Aplikacion
Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Fier.
Përveç Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetases Bylyre Salaj, 78 vjeçe (vjehrra e Sokratit) ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e tij, Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe.
Fatbardha ndërroi jetë në spital në orët e mbrëmjes, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në aksident u plagosën edhe shtetasit Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran (drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe./Zoom.al
E rëndë në Durrës/ Një person përplas me makinë policët në postobllok, qëllon edhe vetenNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se një person që ishte në kërkim ka përplasur me makinë disa policë që i kishin ngritur postobllok në rrugë.
Në momentin që ata i kanë bërë shenjë të ndalojë, ai i ka dhënë gaz makinës dhe i ka përplasur ata.
Për pasojë mësohet se një punonjës i policisë ka mbetur i plagosur. Autori gjithashtu ka qëlluar edhe veten./ Zoom.al
Meta flet për raportet me ambasadoren Yuri Kim dhe takimin me Lulzim Bashën
Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste në Neës24 foli për raportet me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, teksa sqaroi se qëndrimet e tij kanë qenë gjithmonë të qarta.
Sa i përket takimit të sotëm me ambasadoren Kim, në ambasadën e SHBA, ku i pranishem ishte edhe Lulzim Basha, Meta tha se ishte i ftuar si ish-ministër i Jashtëm dhe takimi ishte mjaft pozitiv e miqësor.
“Kjo është një çështje e shpikur për interesa të tjera. Qëndrimet e mia kanë qenë dhe mbeten shumë të qarta, edhe me ndërkombëtarët. Ne ishim të ftuar si ish-ministra të Jashtëm. Kemi pasur një atmosferë shumë pozitive dhe miqësore. Qëndrimet e mia kanë qenë gjithmonë shumë të qartë, u kam thënë SHBA ‘Po’, por ka pasur dhe raste kur kam thënë ‘Jo’, dhe ju kam thënë në sy, dhe mendoj se kam pasur të drejtë, pasi mendoj se kam mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë, por kam mbrojtur dhe një Kushtetutë, që e kemi bërë me SHBA.
Dikush është përpjekur të lobojë dhe rilindja lokale ka bërë maksimumin e vet, por qëndrimi im ka qenë ai që ka pasur dhe Komisioni i Venecias dhe është qëndrimi i vërtetë. Kam 30 vite që punoj me institucionet ndërkombëtare, në të gjitha nivelet.
Që të kuptoni rilindjen lokale, rilindjen ndërkombëtare, si shpjegohet që nuk flet askush për pushtetin lokal? Në Shqipëri sot kemi 61 bashki, përveç asaj të Shkodrës, që e ka 100% këshillin bashkiak të mazhorancës, ku nuk kemi një këshilltar që të shikojë çfarë bëhet aty. Kush e paguan këtë faturë, që ka sjellë cënim shumë të rëndë të demokracisë, të interesit të 3 milionë shqiptarëve. Këto gjëra që ndodhën nuk u bënë pa bashkëpunimin e opozitës, edhe çështja e zgjedhjeve lokale. Përplasja ime nuk është me ndërkombëtarët, por me rilindjen ndërkombëtare”, theksoi Presidenti.
Emrat e plotë të viktimave dhe të plagosurve/Bashkë me policin humbi jetën edhe vjehrra
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, policia bëri identifikimin e personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë, duke saktësuar edhe të dhënate bëra të ditura më parë.
Përfundimisht, policia sqaron se janë plagosur shtetasit Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran (drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
Kanë ndërruar jetë shtetasit Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja Fatbardha Lelaj, 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L.
Sokrat Lelaj viktima
Fatbardha Lelaj plagosur rëndë
Bylyre Salaj viktima
Gerti Skënderaj plagosur
Gladiola Meraj plagosur
Vajza 6 vjeçe plagosur/ Zoom.al
Del foto, ky është polici që humbi jetën sot bashkë me gruan në aksidentSokrat Lela dhe bashkëshortja e tij, Fatbardh Lela humbën jetën sot tragjikisht në aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Zoom.al ka siguruar foton e policit, i cili drejtonte automjetin tip Ford.
Zoom.al ka mësuar edhe emrin e drejtuesit të mjetit tjetër, tip “Opel” që mbeti i plagosur në këtë aksident.
Ai është Gerti Skënderaj, 43 vjeç, nga Cakrani i Fierit. Ky i fundit udhëtonte së bashku me gruan dhe vajzën e tij, të cilat po ashtu mbetën të plagosura.
OBSH ndryshon qëndrim për origjinën e COVID-19: Të studiohet teoria e …Një grup ekspertësh i krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), për të ndihmuar në hetimin e origjinës së pandemisë së koronavirusit, tha se nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar se si filloi COVID-19, duke përfshirë një analizë më të detajuar të mundësisë së një aksidenti laboratorik.
Ky qëndrim shënon një përmbysje të mprehtë të vlerësimit fillestar të Agjencisë së Shëndetit të OKB-së për origjinën e pandemisë. OBSH-ja, vitin e kaluar, arriti në përfundimin se ishte “jashtëzakonisht pak e mundshme” që COVID-19 është përhapur te njerëzit nga laboratori.
Shumë shkencëtarë dyshojnë se koronavirusi është transmetuar te njerëzit nga lakuriqët e natës, përmes kafshëve të tjera. Në raportin e publikuar të enjten, grupi i ekspertëve të OBSH-së tha se ende mungojnë “të dhënat kryesore” , të cilat do ta sqaronin se si filloi pandemia.
Shkencëtarët thanë se grupi “do të mbetet i hapur për të gjitha provat shkencore që do të jenë të qasshme në të ardhmen, në mënyrë që të mundësojë testimin gjithëpërfshirës të të gjitha hipotezave të arsyeshme”.
Identifikimi i burimit të sëmundjes tek kafshët zakonisht zgjatë me vite. U deshën rreth 15 vjet që shkencëtarët të gjenin llojet e lakuriqëve të natës që ishin rezervuar natyror për SARS-in, kushëri i COVID-19.
Grupi i ekspertëve të OBSH-së gjithashtu vuri në dukje se, duke qenë se aksidentet laboratorike kanë shkaktuar disa epidemi në të kaluarën, kjo teori, shumë e politizuar, nuk mund të hidhet poshtë.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka spekuluar disa herë – pa prova – se COVID-19 u nis në një laborator kinez. Ai akuzoi gjithashtu OBSH-në për “bashkëpunim të fshehtë” me Kinën për të mbuluar epideminë fillestare, duke iu referuar faktit se OBSH-ja në vazhdimësi e ka lavdëruar publikisht këtë vend.
Grupi i ekspertëve të OBSH-së tha se drejtori i përgjithshëm i agjencisë së shëndetit të OKB-së, Tedros Adhanom Gebrejesus u dërgoi, në muajin shkurt, dy letra zyrtarëve të lartë të qeverisë kineze, duke kërkuar informacione, përfshirë detajet për rastet më të hershme njerëzore të COVID-19 në qytetin e Wuhan. Është e paqartë nëse kinezët u përgjigjën.
Ekspertët thanë se OBSH-së nuk i është dorëzuar asnjë studim, i cili do të vlerësonte mundësinë e përhapjes së COVID-19, si rezultat i një rrjedhjeje nga laboratori.
Ata thanë se të kuptuarit e tyre, lidhur me atë se si u shfaq koronavirusi, ishte i kufizuar në disa faktorë, duke përfshirë faktin se jo të gjitha kërkimet e paraqitura nga shkencëtarët kinezë ishin publikuar.
Jamie Metzl, i cili është anëtar i grupit të pavarur këshillues të OBSH-së, sugjeroi që Grupi i shtatë kombeve të industrializuara të vendosë hetimin e vet për origjinën e COVID-19, duke thënë se OBSH-së i mungonte autoriteti politik, ekspertiza shkencore dhe pavarësia për të kryer një vlerësim të tillë kritik.
Metzl përshëndeti thirrjen e OBSH-së për hetime të mëtejshme mbi mundësinë e një rrjedhjeje nga laboratori, por tha se kjo nuk ishte e mjaftueshme.
“Tragjikisht, qeveria kineze vazhdon të refuzojë të ndajë të dhënat bazë të papërpunuara dhe nuk do të lejojë auditimin e nevojshëm dhe të plotë të laboratorit në Wuhan”, theksoi ai dhe shtoi:
“Marrja e qasjes në këtë informacion është thelbësore për të kuptuar se si filloi kjo pandemi dhe për të parandaluar pandemitë e ardhshme”.
Ekspertët shkencorë të OBSH-së thanë se nevojiten një sërë rrugësh kërkimore, duke përfshirë studime që vlerësojnë rolin e kafshëve të egra, të cilat konsiderohen se janë rezervuari natyror i COVID-19, si dhe studime mjedisore në vendet ku virusi mund të jetë përhapur për herë të parë, siç është tregu i ushqimeve të detit në Huanan, në Wuhan.
Në mars të vitit 2021, OBSH-ja publikoi një raport mbi origjinën e COVID-19, pas një vizite shumë formale të shkencëtarëve ndërkombëtarë në Kinë. Raporti arriti në përfundimin se sëmundja ka shumë të ngjarë të jetë përhapur te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe se nuk kishte prova që të tregonin një lidhje me laboratorin.
Megjithatë, pas kritikave të rëndësishme, përfshirë nga disa shkencëtarë nga ekipi i OBSH-së, kreu i OBSH-së, Tedros Gebrejesus, pranoi se ishte “e parakohshme” të përjashtohej rrjedhja nga laboratori dhe tha se i është lutur Kinës që të ishte më transparente në shkëmbimin e informacioneve.
Në raportin e saj të ri, OBSH-ja tha se ekspertët kanë fituar qasje në të dhënat që përfshijnë mostra të papublikuara gjaku nga më shumë se 40,000 njerëz në Wuhan, në vitin 2019. Mostrat u testuan për antitrupa ndaj COVID-19. Asnjë nuk u gjet, duke sugjeruar se virusi nuk u përhap përpara se të identifikohej për herë të parë në fund të dhjetorit të atij viti.
Ekspertët e OBSH-së kanë bërë thirrje për një numër studimesh, duke përfshirë testimin e kafshëve të egra, për të zbuluar se cilat specie mund të jenë nikoqire të COVID-19.
Për të hulumtuar nëse pandemia COVID-19 mund të ketë qenë rezultat i një aksidenti laboratorik, ekspertët e OBSH-së thanë se kërkimi duhet të kryhet “me stafin laboratorik të ngarkuar për menaxhimin dhe zbatimin e sigurisë biologjike”, duke thënë se kjo do të sigurojë më shumë informacione për atë se si janë menaxhuar viruset e ndërlidhura me COVID-19.
Më herët, Kina e vlerësoi si “të pabazuar” sugjerimin se COVID-19 e kishte origjinën në laborator dhe deklaroi se virusi mund të kishte origjinën në objektet amerikane, për të cilat dihej gjithashtu se po hetojnë koronavirusët te kafshët.
Qeveria kineze tha se e mbështet kërkimin për origjinën e pandemisë, por se vendet e tjera duhet të jenë në fokus.
Shkencëtarët e lidhur me OBSH-në paralajmëruan në gusht të vitit 2021 se kërkimi për origjinën e pandemisë kishte ngecur dhe se dritarja e mundësive po “mbyllet shpejt”. Ata paralajmëruan se mbledhja e të dhënave, të cilat tani janë të vjetra të paktën dy vjet, është gjithnjë e më e vështirë./REL
Aksidenti tragjik në Fier, ja kush është polici që humbi jetën bashkë me gruan e tij
Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik në aksin Levan-Tepelenë.
Burime nga policia bëjnë të dirtur se kanë humbur jetën në aksident punonjësi i FNSH, Sokrat Lela, dhe bashkëshortja e tij, Fatbardha Lela.
Ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i 4 personave të tjerqë që mbetën të plagosur në këtë ngjarje.
Ka pasur komunikim me Ramën para dekretit për Begajn? Meta zbulon detajetPresidenti Ilir Meta thote se para firmosjes së dekretit për Presidentin e ri Bajram Begajn, ka komunikuar zyrtarisht vetëm me ministrin e Mbrojtjes, pasi kërkesa për lirimin nga detyra erdhi prej këtij të fundit.
Më tej, Presidenti Meta tha se vonesa e këtij procesi, do të ndizte debate të tjera të panevojshme
“Kur bëhet fjala për të mbrojtur Kushtetutën e kam treguar shumë qartë, në rastin konkret, kjo vetëm se do ndizte debate të tjera të panevojshme, që nuk do ishin të mira as për institucionin e Presidentit, as parlamentin as për opinion në çdo rast dihej që do zgjidhej nga kjo maxhorancë, kjo gjë dihej. Së dyti Shqipëria sot është një vend që shkëlqen, sidomos e-albania…. Kandidati kërkon të lirohet nga detyra, ta mbash me pahir?!
S’kam pritur asnjë proces normal, sepse s’ka pasur normalitet në çështje të tjera. Çfarë do zgjidhte në këtë rast vonesa? S’kam pasur asnjë komunikim me kryeministrin por me ministrin e Mbrojtjes, se është autor i kërkesës për lirimin nga detyra dhe ka pasur komunikim zyrtar, dhe dekreti është hartuar në Tiranë dhe është firmosur në Stamboll”, tha Meta.
Grumbull hekurash, ja si kanë përfunduar dy makinat pas aksidentitPërplasja e dy makinave të përfshira në aksidentin e ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 4 të tjerë duhet të ketë qenë shumë e fortë, pasi dëmtimi i tyre raportohet shumë i madh.
Nga video dhe fotot e siguruara prej Zoom.al dallohet qartë se që të dyja makinat janë shkatërruar plotësisht, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në një grumbull hekurash.
Ndërkohë që makina tjetër ka përfunduar me dëmtime të mëdha në një arë me grurë.
Për nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve.
Aksidenti tragjik në Fier, policia del me njoftim zyrtar: Ja si ka ndodhur
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy makina, njëra tip “Opel” dhe tjetra “tip “Ford”.
Si pasojë, policia thotë se kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur katër të tjerë.
Ngjarja rrugore mësohet se ka ndodhur pranë fshatit Buzëmadh./Zoom.al/