Aplikacion
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka pranuar se e ka marr një orë si dhuratë në vlerë prej 20-mijë dollarëve nga kryeministri i Katarit, të cilën kishte menduar t’ia ia kthej, por thotë se u frikësua se raportet mes dy shteteve mund të lëndoheshin.
“Në një hulumtim sipërfaqësor që unë kam bërë kam kuptuar që është diku rreth 20 mijë euro dhe menjëherë i kam shkruar eprorit tim kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me idenë që potencialisht edhe ta kthej”, tha Sveçla në KTV.
“Por, pas analizës dhe pas shqyrtimit të këtij skenari doli që raportet mes Katarit dhe Kosovës mund të lëndoheshin dhe unë e kam njoftuar kryeministrin se dhuratën do ta marr, por jo për vete personalisht. Ora ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe e kam deklaruar në doganë”.
“Pas rehatimit unë e hapa dhuratën dhe e pash që është një dhuratë e shtrenjtë që siç duket për këto vende nuk është e jashtëzakonshme, por për rrethanat e tona unë besoj që është jashtëzakonisht e shtrenjtë”.
Sveçla theksoi se i ka dorëzuar edhe ky një dhuratë kryeministri të Katarit.
“Pata nderin që ta takojë kryeministrin e Katarit në një takim bilateral dhe qysh më herët ne dorëzuam dhuratën tonë e cila një dhuratë simbolike – është harta e Kosovës e punuar në filigran”.
VIDEO | Blegjika keqtrajton Poloninë, Holanda fiton në frymarrjet e fundit të takimit
Në Bruksel, Belgjika mposhti Poloninë 6-1 dhe u rikthye te suksesi pas disfatës në debutim.
Miqtë e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 28-të me Lewandowskin e zakonshme, por vendasit reaguan me kalimin e minutave dhe barazuan pak para pjesës së parë falë goditjes së Witsel të servirur nga Castagne.
Në pjesën e dytë Belgjika shfaq cilësinë më të lartë dhe hap një humnerë të pakalueshme, deri në ekzagjerim në finale.
Në 59′ Hazard shërben De Bruyne, që nënshkruan në mënyrë diagonale parakalimin, më pas i takon Trossardit të shuajë të gjitha shpresat polake me një goditje personale, në 73′ dhe në 80’.
Dendoncker me një gjuajtje të bukur nga distanca në minutën e 83-të dhe Openda në minutën e 93-të nënshkruan rezultatin përfundimtar 6-1. Futbollistët e Martinezit i fiksojnë polakët në tre pikë.
Në ndeshjen tjetër Holanda mundi Uellsin në frymën e fundit dhe kaloi e vetme në epërsinë e Grupit 4 me 6 pikë.
Portokallinjtë fitojnë 2-1 në një ndeshje të vështirë, në të cilën britanikët mbrohen fort dhe lënë pak hapësira.
Banda e Van Gaal bëhet e rrezikshme me Gakpon në pjesën e parë dhe zhbllokoj lojën në fillimin e pjesës së dytë, kur mesfushori i Atalantas Koopmeiners shpik diagonalen e duhur që rrëshqet në kënd.
Uellsi futi Bale dhe gjeti guximin, derisa barazoi në minutën e 92-të me Norrington-Davies nga krosimi i Roberts nga e djathta.
Holanda gjen forcën për të reaguar dhe për të gjetur sukses në minutën e 94-të me gjuajtjen e Weghorst, duke mposhtur Davies dhe duke ngrirë stadiumin e Cardiff City. /zoom.al/
“Nuk do t’i fus llapën, latë nam!” Armina Mevlanit debat me Fatma Haxhialiun për puthjen ne publikNë emisionin “Goca dhe Gra”, është diskutuar në lidhje me puthjet në publik mes çifteve.
Kjo ka shkaktuar edhe një debat mes dy prej moderatorëve të emisionit, Fatma Haxhialiu dhe Armina Mevlani.
Mevlani ka qenë kundër puthjeve me partnerin e saj në praninë e shoqërisë apo familjarëve.
Ajo tha se edhe prindërve ua kishte ndaluar puthjet e gjata në buzë në sytë e saj.
“Nuk do t’i fus llapën. Latë nam. Më duket shumë mungesë respekt. Është tjetër gjë një puthje momentale, përqafim, shtrëngim dore, puthje në faqe. Ka puthje dhe puthje. Ka puthje që zgjasin dhe më duket mungesë respekti se është intimitet. Nuk e kam lejuar puthjen e prindërve të mi në sytë e mi. Unë nuk e bëj këtë gjë në sytë e shoqërisë sime se nuk jam adoleshente”, tha ajo.
I një mendimi ndryshe ka qenë Fatma Haxhialiu, e cila tha se nuk sheh asgjë të gabuar në puthje, madje e ka quajtur qëndrimin e Arminës, injorancë.
“Injorancë totale. Është zgjedhja jote, jo mungesë respekti. Çfarë halli ke ti se puth unë burrin tim. Unë jam puthur para babait tim dhe nuk po puthem para atij që i kam bërë kokën. Nëse të vjen për të puthur burrin nuk do presësh sa të ikësh në shtëpi”, tha ajo.
Raportuesi i CDU-së përsërit mesazhin: S’bashkëpunojmë me një non-grata
Reporteri për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer ka reaguar për vizitën e fundit që bëri në Shqipëri, ku ka realizuar takime me drejtues të qeverisë dhe opozitës.
Me anë të një postimi në Facebook, Beyer tregon se e ka vendosur theksin te mesazhet e forta që dha për klasën politike në Tiranë.
Ato ishin kryesisht për bashkimin dhe forcimin e prezencës së opozitës në Parlament, por edhe për kërkesën drejtuar Bullgarisë për të mos e bllokuar më tepër rrugën europiane të Shqipërisë.
Statusi
Kam qenë në Tiranë/Shqipëri 🇦🇱 për tre ditë për bisedime me nivele të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE 🇪🇺:
Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e radhës ndërqeveritare si hapi tjetër konkret në procesin e anëtarësimit në BE.
Situata e Partisë Demokratike, PD:
Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Axhendat personale të individëve nuk duhet të luajnë një rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i zakonshëm, i pakundërshtueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA.
“Vdisni brenda 24 orëve”, Noizy kërcënohet nga një tjetër reperSherri mes Noizyt dhe Cllevio Serbiano, i cili mori përmasa të mëdha, ka futur në “lojë” një tjetër reper.
Një nga anëtarët e grupit TBA, kundërshtar i hershëm i mbështetësve të OTR, ka dalë në një video, përmes së cilës kërcënon Noizyn.
Benardin Simoni, i njohur ndryshe si “Biiemtii”, i drejtohet Noizyt se do ta paguajë që preku një anëtar të TBA-së, ndërsa e paralajmëron se do ta godasë aty ku i dhemb zemra.
“Përshëndetje miqtë e mi shqiptar. Një fjalë pata për këtë Noizyn edhe për krej grupin OTR. Ti e bone tënden me Cllevion, mirë s’ke bo, gjithsesi është rrethi aq i ngushtë i shoqnisë. Ta psh*rri karrierën. Nëse duam ne, ti s’bën koncert as në Gjermani, as në Londër, as në Amerikë, as në Itali. Do ta paguash shumë shpejt dhe shumë keq, do të godas aty ku të dhemb zemra. Ti mund të kesh miliona euro por mos harro se je t’u pastru lekët e boloshave. Edhe mos të shkojë mendja se të mbron as ai në Athinë dhe as ai në Londër. Ata janë çuna të mirë, i respektoj, por kur vjen puna për një anëtar të grupit TBA ta bëj kafkën shportë. Po pastron lekët e atyre çunave, se t’i morr je. Edhe del thu nëpër mesazhe se ke 20 milionë euro, por t’i dy milionë euro ke o p*derast. Ne po lemë 400 mijë nëpër kazino. Do të godas aty ku të dhemb zemra dhe mbaje mend dhe sa për ju grupi OTR që doni me u kap me TBA, ju psh*rri në gojë nga tri herë, çdo ditë nga një herë dhe vdisni brenda 24 orëve. Unë jam Biiemtii, anëtar i TBA-së, të fala mamës”, shprehet Biiemtii.
Fatmir Xhafaj rishfaqet në krahë të Erion Veliajt, a ka mbaruar koha e rehabilitimit?Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ishte në Njësinë 10, ku zhvilloi një takim organizativ për procesin e zgjedhjes së drejtuesve të rinj vendorë të Partisë Socialiste.
Ai shoqërohej në këtë takim nga deputeti Fatmir Xhafaj, i cili gjatë dy viteve të fundit ka qenë i mënjanuar nga strukturat partiake dhe angazhimi politik i socialistëve.
Çdo gjë nisi gjatë kohës që Xhafaj ishte ministër i Brendshëm, kur edhe nisën përplasjet me Ramën.
Që prej asaj kohe Xhafaj ka qenë gjithmonë një emër i padëshiruar për kreun e socialistëve, aq sa në zgjedhjet e shkuara parlamentare ky i fundit e vendosi jashtë listës së sigurtë në Tiranë.
Pavarësisht kësaj Xhafaj arriti ta thyejë herësin dhe u zgjodh deputet.
Por pavarësisht kësaj, ai ka qenë thjesht një numër në radhët e deputetëve socialist, pasi Rama nuk e ka angazhuar më një asnjë betejë politike apo strukturë drejtuese në grup apo parlament.
Ky ëshë angazhimi i parë publik i Xhafajt në jetën politike të socialistëve. Mos është ky fundi i fazës së “rehabilitimit” të tij?
Integrimi i Shqipërisë dhe RMV-së, bie qeveria në BullgariKryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, tha se do të vazhdojë drejt një qeverie të pakicës pas tërheqjes së një prej katër partive nga qeveria e koalicionit qendror të vendit.
“Një qeveri e pakicës është më e mirë se ajo që është nën presion dhe zhvatje të vazhdueshme (nga një partner koalicioni)”, u tha gazetarëve të mërkurën kryeministri bullgar, Kiril Petkov.
Tre ministra të partisë populiste u larguan nga qeveria, mes tyre edhe ministrja e jashtme Teodora Gençovska, duke vënë në rrezik të ardhmen e koalicionit qeverisës.
Kreu i partisë së tyre, Slavi Trifonov, përmendi mosmarrëveshjet me rishikimin e buxhetit të shtetit të propozuar nga kryeministri, duke e akuzuar atë se e çon vendin drejt falimentimit duke ngritur borxhe të reja.
Trifonov akuzoi gjithashtu kryeministrin se ka injoruar interesat kombëtare të Bullgarisë duke bërë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që ajo dhe Shqiperia të mund të fillojnë bisedimet e pranimit në Bashkimin Evropian.
“Që nga sot po i tërheq ministrat tanë dhe po i jap fund këtij koalicioni dhe kësaj agonie”, tha Trifonov.
Koalicioni qeverisës me katër parti komandon 134 vende në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë e cila ka 240 vende, por pa mbështetjen e 25 ligjvënësve të Trifonov, kryeministri mbetet pa një shumicë të nevojshme./ REL
Roshi i pafat, largohet nga ekipi kombëtar prag Izraelit
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë mërkurë seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit më 10 qershor dhe miqësores me Estoninë më 13 qershor.
Trajneri Edy Reja dhe stafi teknik ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët me përjashtim të mesfushorit Odise Roshi.
Mesfushori sulmues vazhdon të jetë me gjendje gripale dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që ai të largohet nga grumbullimi duke humbur kështu ndeshjen e radhës.
Sulmuesi Armando Broja është stërvitur normalisht me grupin, ashtu si Myrto Uzuni, i cili pas disa ditësh stërvitje të diferencuar, ka kryer seancën e parë me ngarkesë të plotë bashkë me shokët e ekipit.
Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, nuk ka asnjë problem sa i takon dëmtimeve dhe gjendja e futbollistëve duket e mirë.
Të enjten skuadra do të zhvillojë në kompleksin Tropikal në Durrës seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes me Izraelin. /zoom.al/
Qeveria rriti çmimin e naftës, shoqëria civile thërret protestat qytetare
Ditën e sotme Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria vendosi çmimin rekord të naftës prej 258 lekë të reja. Kjo ka ngjallur një zemërim tek shumica e qytetarëve të cilin e kanë shfaqur edhe në rrjetet sociale.
Por nuk janë mjaftuar me kaq, pasi përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë thirrje edhe për protesta në gjithë vendin.
Aktivisti Adriatik Lapaj ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të protestojnë dhe të refuzojnë çmimet e vendosura nga qeveria.
KOHA PËR TË PROTESTUAR NË ÇDO CEP TË SHQIPËRISË
Kudo ku jemi, t’i ndalim makinat. Të shpallim 1 ditë të protestës kombëtare e të refuzojmë abuzimin me çmimet. Të ndalim makinat! Të mbyllim dyqanet! Të refuzojmë të nënshtrohemi!
Ne jemi ndoshta vendi i vetëm në botë që paguajmë 8 taksa dhe tarifa mbi çmimin e karburanteve!
Taksa:
370 lekë akcizë;
270 lekë taksë qarkullimi;
30 lekë taksë karbon;
100 lekë taksë riliçensimi.
Tarifa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë:
30 lekë tarifa e markimit dhe ajo e skanimit;
20 lekë tarifa e kontrollit te pompave;
Në fund, mbi 4 taksat shtetërore dhe 3 konçesionarët, shtohet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar(TVSH):
TVSH mbi naftën është 20 % e çmimit final, ose rreth 400 lekë për litër.
Kjo e çon barrën totale të taksave që ne paguajmë për një litër naftë plot 1220 lekë për litër.
Pra në një litër naftë, që sot në treg shitet 2580 lekë, rezulton se rreth 1220 lekë janë taksa.
“Plumbi i Artë”, pas dëshmisë së Dumanit policia zbarkon në banesën e biznesmenit të njohur
Forcat Speciale pak ditë më parë kanë zbarkuar në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini i njohur si ‘Poja’, ku kanë kryer kontrolle. Me vendim të Gjykatës së Posaçme i është kontrolluar banesa në kuadër të operacionit të ‘Plumbit të Artë’, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Lajmi është bërë i ditur sot në emisionin “Në shënjestër”.
Po ashtu mësohet se është kontrolluar edhe banesa e të birit dhe e nipit.
Troplini ka dhënë dëshmi para oficerëve të policisë. Aksioni në fjalë vjen pak ditë pas rrëfimit të Dumanit, i cili tronditi botën e krimit me dëshmitë e tij, duke çuar në arrestimin e 18 personave.
Troplini ka qenë pjesë e listës së biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga një eksponent shumë i njohur kriminal në Shqipëri si Emiljano Shullazi.
Por emri i tij është lakuar dhe për dy atentate, atë të 2017 ku në Mbikalimin e Sukthit mbetën të vrarë Juxhin Dauti dhe Ervin Dalipaj, si dhe atentatit ndaj kunatit të Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt në 2019.
Biznesmeni ka qenë në rrjetën e OFL pasi iu sekuestrua një automjet i blinduar tip ‘Jeep’ por më pas i është rikthyer pasi e kishte me dokumentacion të rregullt.