zoom

Day ArchiveShperthimi në Kavajë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhur

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Kavajë, ku një makinë shpërtheu në ambientet e një garazhi.

Sipas policisë nga të dhënat e para dyshohet kemi të bëjmë me një shpërthim tritoli.

Kavajë/Informacion paraprak

 

Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer.

 

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse.

 

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

http://https://www.instagram.com/tv/CehQJHrjmyh/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

 

Emri/Makina që shpërtheu në Kavajë i përket një polici

Makina që shpërtheu mbrëmjen e sotme në Kavajë i përket një punonjësit të Policisë Rrugore.

Ai është Lulzim Muça dhe dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një shpërthim të qëllimshëm.

Ndonëse makina ka qenë edhe me impiant gazi, burime nga policia bëjnë me dije se shopërthimi ka ndodhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse.

 

Shpërthen makina në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Një makinë ka shpërthyer në një garazh në Kavajë. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar qepenat e garazhit.

Policia dhe zjarrfikësja mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën punën për zbardhjen e shkaqeve të saj.

Dyshimet e para janë që shkak ka qenë një shpërthim me tritol, ose një bombul gazi.

Makina me targat AB 299 DM ka qenë e parkuar pranë tregut Industrial të qytetit, zonë ku ka qenë edhe ish-policia e vjetër.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të plagosur, ndërsa zona është mbuluar nga tymi.

VIDEO | Italia thyen Hungarinë e merr kreun e grupit, Anglia merr pikën e parë në Gjermani

Në xhiron e dytë të Ligës së Kombeve, Italia mposhti 2-1 Hungarinë dhe kalon në krye të grupit 3 të Ligës A me 4 pikë.

Në Manuzzi në Cesena, pjesa e parë ishte e shkëlqyer për të kaltërit që hapi lojën në minutën e 30’ me Barella, që shënoi një gol të bukur dhe dyfishoi  me Pellegrinin në të 45′.

Në pjesën e dytë, Politano ndalet nga traversa, më pas një autogol fatkeq i Mancinit i kthen në lojë hungarezët (61′).

Por vetëm kaq, pasi vendasit administruan rezultatin dhe morën tri pikë me vlera.

U mbyll në barazim 1-1 supersfida mes Gjermanisë dhe Anglisë zhvilluar në “Allianz Arena”. /zoom.al/

Deputeti i PD: Rama përdor avionin personal, por s’ka mjete për shuarjen e zjarreve

Pas kryetarit të Partisë Demokratike, edhe deputeti demokrat, Ervin Salianji ka denoncuar abuzimet e kryeministrit Edi Rama duke harxhuar miliona lekë për udhëtimet me avionin personal, ndërkohë që nuk është në gjendje të sigurojë një mjet fluturimi për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Në një postim në rrjetet sociale, Saliani shkruan se edhe këtë vit po përsëritet historia e verës së shkuar, kur mijëra hektarë pyje u dogjën nga zjarret.

Por ndërsa parsuria kombëtare e shqiptarëve vijon të shkrumbohet, Saliani thotë se qeveria ka vendosur të mos bëjë asgjë.

Madje ai thotë se ndërsa Rama harxhon me mijëra euro për fluturimet me avionin e tij personal, forcat e emergjencës dhe ato ushtarake nuk kanë lekë për të vënë në punë asnjë prej mjeteve fluturuese që kanë në dispozicion.

Zoom.al ka sjellë disa herë fakte sesi Rama për udhëtimet të ndryshme në europë dhe përtej oqeanit përdor avionin e tij personal, ku vetëm për një orë fluturim harxhon afro 14 mijë euro.

 

Statusi i Salianit

 

Në Shqipëri vetëm Rama fluturon, qeveria është në ajër, qytetarët i kanë shtrirë përtokë!

Shqipëria vitin që lamë pas kaloi një verë të vështirë prej zjarreve ku sërish qeveria u gjet e papërgaitur për ta përballuar e menaxhuar si situate. Janë ende të freskëta në memorien e gjithësecilit, pamjet e operacioneve të ushtrisë për shuarjen e zjarreve me mjete rrethanore.

Nuk mund të harrohem imazhet kur zjarrët përpinin qindra e mijëra sipërfaqe tokësore në disa zona të vendit dhe ministria pajiste ushtarët e FA me degë pemësh, lopata e kazma për tu përballur me flakët! Si në çdo rast qeveria shmangu përgjegjësitë dhe lexoi komunikatat e dëmeve që zjarret lanë pas!

Këtë vit sezoni veror nisi po njësoj, qeveria fajëson këdo, madje dhe ata që përpiqet të shuajnë flakët por nuk merr asnjë masë dhe tregon sërish paaftësinë e saj për të përballuar një situatë të ngjashme me një vit më pare.

Në nëntor të vitit 2021 e kam pyetur Ministrin e Mbrojtjes në komision nëse buxheti që kërkonin ishte i mjaftueshëm për t’ia dalë këtë vit në situata të mundshme zjarresh. Pyetjet për ministrin dhe qeverinë e tij ishin këto:

“Nuk është aty ku duhet gjendja e helikopterëve, gjithë specialistët më thonë ne Shqipëria nuk ngre dot në ajër asnjë helikopter, dini gjë ju si është gjendja e operacionalitetit të tyre? Paratë e taksave të shqiptarëve shpërdorohen pa pasur përgjegjësi askush! A do vijë helikopteri i blerë për një viti e gjysmë që ndodhet në Itali. A paguhet për parkimin e e tij atje? A i keni adresuar drejt fondet e buxhetit në raport me nevojat e forcave të armatosura. Në Zall Herr akoma rrijnë nëpër çadra, ndërkohë që harxhohen 5 mln euro për të bërë një muze që sot nuk është funksional”

Qeveria u përgjigj se mjaftonin për të zgjidhur çdo situatë dhe se ka marrë çdo masë! Sot kur zjarri po shkrumbon Sazanin dhe qeveria vetem e sheh nga larg duke shpërfaqur gjithë paaftësinë e saj për zgjidhje dhe ndihmë, përgjegjësia për ato deklarata të papërgjegjshme është e qartë. Sot përgjegjësia nuk është vetëm politike dhe morale por është shpërdorim që duhet hetuar dhe ndëshkuar penalisht!

Sot qytetarët shohin se si Kryeministri përdor si avion personal vetëm për salltanetet familjare dhe qejfe personale! Për Ramën ka më shumë rëndësi që shqiptarët të paguajnë me taksat e tyre komoditetin e tij se sa të sigurojë mjete për ruajtjen e Shqipërisë nga shkrumbimi i përvitshëm!

Shqipëria sot ende nuk ka një mjet për të shuar zjarret nga ajri!

 

Buzëqesh Reja, blindohet sulmi para kualifikueses me Izraelin

Kombëtarja shqiptare është rikthyer sot në atdhe pas ndeshjes së luajtur në Islandë të hënën dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, atë ndaj Izraelit që luhet më datë 10 qershor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Përfaqësuesja kuqezi ka mbërritur rreth orës 16:00 në aeroportin e Tiranës dhe është nisur drejt Durrësit, ku në ora 19:00 ka zhvilluar në kompleksin Tropikal një seancë të lehtë stërvitore.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me ekipit sot në stërvitje i është bashkuar edhe sulmuesi Armando Broja, i cili mungoi në transfertën e Islandës.

Stafi teknik do të vëzhgojë në vazhdimësi gjendjen e lojtarit me shpresën që ai të jetë në kushtet e duhura fizike për të luajtur në sfidën ndaj Izraelit.

Gjithashtu, me ekipin sot është stërvitur edhe sulmuesi Myrto Uzuni, pasi mungoi në ndeshjen e parë zyrtare për shkak dëmtimi dhe është stërvitur në mënyrë individuale.

Stafi mjekësor është duke monitoruar në vazhdimësi rikuperimin e lojtarit dhe shpresohet që ai mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e dytë të qershorit.

Edhe sot Uzuni u stërvit i diferencuar nga grupi. Shqetësime ka pasur edhe mesfushori Odise Roshi i cili po kalon një gjendje gripale dhe nuk është stërvitur.

Skuadra do të vijojë nesër me përgatitjet po në Durrës, ndërkohë që të enjten do të zhvillohet edhe stërvitja zyrtare para ndeshjes me Izraelin, e dyta në Ligën e Kombeve për kuqezinjtë. /zoom.al/

Qytetari i sëmurë, vëllai i grabiti 16 milionë lekë kur ishte koma

Një qytetar invalid si pasojë e dy tumoreve, ka denoncuar se vëllai i tij i ka marrë 16 milionë lekë.

Për paratë e zhvatura të invalidit Nesti Naçi gazetari i emisionit “Stop” shkoi në postë, ku u shprehën se çdo gjë është bërë në mirëbesim dhe pa dokumente.

Nesti Naçi-Problemi qëndron këtu: Dikush ka ardhur këtu.

Përgjegjësi i Postës Fier-Po!

Nesti Naçi-Vironi, Viron Naçi, ka ardhur këtu 2015-1016 dhe ka tërhequr lekët e mia, ndërkohë, kur unë kam qënë në gjendje kome

Përgjegjësi i Postës Fier-Po!

Nesti Naçi-Kam biseduar para ca kohësh me drejtoreshën, i ka mbledhur të gjithë këta dhe personi, arkëtarja, që i ka dhënë këto lekë, është ajo Gjini, Lumturi Gjini, që është në pension sot.

Përgjegjësi i Postës Fier-Pension, po!

Nesti Naçi-Si i bëhet punës? Si i janë dhënë këto lekë? Unë nuk po marr përgjigje, sepse ai nuk ka qenë i autorizuar me mua.

Përgjegjësi i Postës Fier-S’ka pas as prokurë, as autorizim?

Nesti Naçi-Absolutisht asnjë gjë! Me çfarë dokumentacioni, unë dua të di, si do ta zgjidhim këtë?

Përgjegjësi i Postës Fier-Ne kemi rregull, që zakonisht, kur nuk vjen vetë personi, ne duhet të kemi o prokurë të posaçme, që i jep personi, personit të autorizuar, ose një autorizim. Normalisht Lumturia ka besuar, që është vëllai jot, nuk i ka ditur marrëdhëniet, nuk e ka ditur dhe problematikën tuaj, se kjo është, që ne biem viktimë të punës tonë, të ushtrimit të funksioneve, që ne kemi për detyrë.

Nesti Naçi-Po, po e vuaj unë, pra.

Përgjegjësi i Postës Fier-Është gabim i joni, jam dakord, unë jam plotësisht dakord me pjesën tuaj. Por e drejta juaj do funksionojë vetëm nëpërmjet gjykatës.

Nesti Naçi-S’ka rrugëzgjidhje tjetër?

Përgjegjësi i Postës Fier-Nuk ke rrugëzgjidhje këtu tek ne. Nuk të ndihmojmë dot.

Heshtja e postës ka bërë që sot pas 5 vitesh asnjë person nuk ka marrë përgjegjësi për këtë vepër penale.

“Stop” u takua edhe me autorin e vjedhjes së 16 milionë Lekëve, vëllain e Nesti Naçit, Viron Naçi.

Gazetari-Këtë shumën e parave, e keni tërhequr ju në Fibank?

Viron Naçi-Jo, absolutisht!

Gazetari-Po ke dalë, ka dalë emri atje i joti, te tërheqja.

Viron Naçi-Unë kam.., shiko Ronin, kam një prokurë!

Gazetari-Po, por prokurën e ke vetëm për të tërhequr kujdestarinë. Shiko, ku është!

Viron Naçi-Është vetëm për kujdestarinë, jo për shumën e lekëve.

Viron Naçi-E kemi lënë dhe për shumën e lekëve ne.

Gazetari-Po, ku?

Viron Naçi-Po tani…

Gazetari-S’është këtu, edhe të postës ju i tërhoqët?

Viron Naçi-Shiko është marrë në telefon ai edhe ka thënë ai në telefon edhe mua dhe asaj, një diçka e tillë.

Gazetari-Ti s’kishe dokument?

Viron Naçi-Kisha pra, dokumentin e tërheqjes.

Gazetari-Posta thotë s’ka pas dokument.

Viron Naçi-Jo, jo, hajde shkojmë atje..!

Gruaja e Viron Naçit-Ishte prokura ajo.

Gazetari-Po kjo deklarata, nuk është për atë të postës.

Gruaja e Viron Naçit-Ka qenë, po do t’i ketë humbur, se shiko..!

Gazetari-Po i keni ju fotokopjen?

Gruaja e Viron Naçit-Ne s’i kemi, ia dhamë të tëra atija zotërisë.

Viron Naçi-Ia kam dhënë unë oficerit të krimeve.

Gazetari-Të ka thërrit Prokuroria? Të ka marrë në pyetje?

Gruaja e Viron Naçit-Po, po e mori.

Viron Naçi-I kemi mbaruar të gjitha.

Gazetari-Kur? Në atë kohë?

Viron Naçi-Jo në atë kohë more burrë, sapo bën 2 vjet e gjysmë.

Gazetari-Me Elida Hoxhën, atë bjonden?

Viron Naçi-Po, ky muhabet ka mbi 10 vjet. Dëgjo mos më thuaj, se i kam dhënë lekët unë atij.

Gazetari-Tha më ka dhe 3 milionë pa më dhënë.

Viron Naçi-Jo mor burrë, jo mor burrë!

Çështja e vjedhjes së vëllait të sëmurë u mbyll nga prokurorja Elida Hoxhaj në Fier, e cila është sot prokurore Apeli në Vlorë./ TVKLAN

 

 

Shqipëria merr dronë ushtarak nga SHBA, u përdorën sot në Sazan

Shqipëria ka marrë në përdorim dronë ushtarak. Nuk bëhet fjalë për dronët që Ministria e Mbrojtjes ka programuar për të blerë, por për ata që janë vënë në dispozicion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë të ditur se dronët, apo siç i cilëson ai sistemet e fluturimit pa pilot, janë përdorur sot për monitorimin e situatës në ishullin e Sazanit.

“Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit “PUMA RQ-20B”, për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA.

Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin gjen”, shkruan Peleshi teksa ka publikuar edhe foto të dronit dhe pamjeve të përftuara prej tij nga Sazani.

Samiti i Ohrit/Rama ndan foton krah Vuçiç dhe…

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga samiti për Ballkanin e Hapur, kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto ku shihet krah liderëve të tjerë të Ballkanit në Ohër.

“Ohër, Samiti i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama përkrah fotos, ku shihet përkrah Vucic dhe kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija.

Në foton në fjalë shihet kreu i qeverisë shqiptare, Vuçi, Dritan Abazoviç dhe liderë të tjerë. Kujtojmë se nesër në këtë samit do të firmosen një sërë marrëveshjesh.

Makina përplas një fëmijë në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital

Një fëmijë 12 vjeç është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ndodhi në “Bulevardin Gjergj Fishta”, teksa një makinë në lëvizje ka goditur një fëmijë të moshës 12 vjeç.

I mituri është dërguar në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut.

Drejtuesit të mjetit iu bë testi alkoolit, por nga i cili rezultoi se nuk kishte konsumuar.