Aplikacion
Kur dëgjoni termin “energji seksuale”, ndoshta mendoni për tensionin seksual që ndodh kur thjesht *e dini* se do të bëni seks shumë të nxehtë me dikë. Ose ndoshta ju mendoni për dikë që ju pëlqen, jeni pranë tij apo po flirtoni. Ndërsa energjia seksuale mund të jetë (dhe zakonisht është) e pranishme në ato shkëmbime, ka shumë më tepër se vetëm kaq për të.
“Seksualiteti ynë është fuqia jonë”, shpjegon terapistja e seksit tantrik*, Sarrah Rose. “Dhe ajo që unë shoh duke ecur nëpër shoqërinë tonë është se shumë njerëzve thjesht u ka vdekur fuqia seksuale.”
*Seksi tantrik – është një formë e ngadaltë, meditative e seksit ku qëllimi përfundimtar nuk është orgazma, por shijimi i udhëtimit seksual dhe ndjesive të trupit. Ai synon të lëvizë energjinë seksuale në të gjithë trupin për shërim dhe transformim.
Rezulton se energjia juaj seksuale mund të luajë një rol në shumë aspekte të jetës suaj – jo vetëm në jetën seksuale.Të mësuarit se si të krijoni dhe shfrytëzoni energjinë seksuale mund t’ju ndihmojë të ndiheni më kreativ dhe të përballeni me projekte pasioni dhe qëllime të tjera të mëdha. Plus, të qenit në kontakt me energjinë tuaj seksuale mund të çojë gjithashtu në ndryshime në jetën tuaj romantike dhe t’ju ndihmojë të shëroheni nga përvojat negative në marrëdhëniet e kaluara.
Çfarë është energjia seksuale?
Energjia seksuale është forca e jetës që ju lidh me pikën tuaj shpirtërore dhe kozmosin. Ajo mban gjurmën energjike të ndërgjegjes suaj dhe hartës së shpirtit. Jeni ju në ndriçimin më të plotë të asaj që jeni.
Energjia juaj seksuale mund të shfrytëzohet për seks (duh), por mund të bëjë shumë më tepër se kaq, si për shembull, të ndihmojë për të ndezur kreativitetin ose për të kapërcyer një moment jo shumë të mirë të jetës suaj. Ajo energji krijuese mund të ushqejë projekte dhe pasione, ide dhe ëndrra.
Si e krijoni energjinë seksuale?
Nëse dëshironi të kanalizoni më mirë energjinë tuaj seksuale, ka disa teknika që mund të provoni:
– Masturbimi
– Praktikat e frymëmarrjes
– Meditimi
– Seksi tantrik
/ANABEL
FOTO/ Kush është gjyqtarja seksi që refuzoi një ofertë nga “Playboy”Në vitin 2018, prestigjiozia “The Sun” e shpalli Karolina Bojar-Stefanska (24-vjeç) gjyqtaren më të bukur të futbollit në botë dhe popullariteti i saj në rrjetet sociale “shpërtheu” brenda natës.
Polaja numëron rreth 170 mijë ndjekës në “Instagram”, duke qenë tepër aktive me postimet. “Patjetër që nuk e kam menduar, edhe pse duhet ta pranoj që kam pasur një ofertë nga agjencitë e top modeleve.
Ajo tregoi se kishte edhe një ofertë për “Playboy”, por nuk pranoi. “Po. Unë refuzova sepse privatësia është shumë e rëndësishme për mu”, tha Bojar-Stefanska. Gjyqtarja atraktive ka treguar se bashkëshorti i saj është mbështetja më e madhe e saj dhe se çdo ditë mundohet të përparojë në punë./Panorama Sport
Skandal me tenderat/ Ky është kryebashiaku i PS që abuzoi me fondin 80 milionë lekëNë zgjedhjet lokale të vitit 2019, në bashkinë e Vaut të Dejës u krye një rotacion politik pas thuajse 2 dekadash. Në krye të bashkisë u zgjodh Mark Babani, një biznesmen i suksesshëm i kësaj zone.
Kryetar i ri, vizion i ri, projekte të reja. Nisur nga këto nevoja pak muaj pas marrjes së detyrës, kryetari vendos të hartojë projekte për kopshte, shkolla dhe infrastrukturë.
Kështu më 11 mars të vitit 2020 ai urdhëron përdorimin e fondeve të bashkisë me vlerë mbi 8 milionë lekë të reja pa TVSH për kryerjen e një tenderi për hartim projektesh. Më 26 maj 2020 bashkia e Vaut të Dejës si autoritet kontraktor lidh kontratën me “Arabel Studio” dhe HMK Consulting e Transport Highway Consulting shpk.
Kompania fituese duhet t’i dorëzonte projektet brenda 2 muajsh nga data e nënshkrimit të saj.
“Magjistarët” e projekteve arritën të dorëzojnë brenda 2 ditësh dosjet voluminoze të porositura nga bashkia Vau Dejës. Dhe jo 1 e 2, por plot 31 projekte.
Gjithçka e bë me një urgjencë kaq të madhe, 33 projekt për 3 ditë. Por si ja arritën kësaj?
Kryetari i bashkisë i pyetur nga “Piranjat” u përgjigj shkurt: Nuk është e vërtetë ajo.
Kryetari e mohon këtë fakt, të njëjtën gjë përpiqen të bëjnë edhe zyra e hartimit të projekteve. Por dokumentet që “Piranjat” disponojnë japin një version tjetër të historisë./ABC
Bie propaganda e Ramës, torturë në linjat e Wizz AirPak kohë më parë, kryeministri Edi Rama e konsideronte sukses ardhjen në vendin tonë të linjës “low cost” të “Wizz Air”.
Sipas tij, shqiptarëve do u kurseheshin plot 120 milionë euro, vetëm nga biletat me kosto të ulët që ofronte kjo kompani.
Megjithëse edhe vërtetësia e kësaj shume mbetet për t’u verifikuar, ajo me të cilën po përballen çdo ditë qytetarët që zgjedhin të fluturojnë me avionët e kësaj kompanie i ngjan një torture të vërtetë.
Pak ditë më parë, Zoom.al publikoi lajmin se udhëtarët e linjës Barcelonë-Tiranë kishin mbetur në aeroport për më shumë se 3 orë, pasi avioni kishte patur vonesa. Dhe ky nuk ishte rast i vetëm, por i përsëritur në vazhdimësi.
Ditën e sotme avionët e kësaj kompanie kanë shënuar një tjetër rekord. Në redaksinë e Zoom.al ka mbërritur denoncimi se fluturimi i “Wizz Air” Nice-Tiranë ka pasur një vonesë prej afro 6 orësh.
Pasagjerët kanë qendruar në aeroportin e Nicës të bllokuar gjatë gjithë kohës, ndërsa kompania nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vonesën e krijuar.
Por ky nuk ishte rasti i vetëm për ditën e sotme, pasi disa faqe interneti publikuan një tjetër video që tregon se si pasagjerët, fëmijë e të moshuar torturohen prej stafit të avionit të “Wizz Air”, duke i mbajtur për orë të tëra në bord dhe pa ajër të kondicionuar.
Siç shihet edhe në video pasagjerët fillojnë të irritohen nga kjo situatë, ndërsa stafi i avionit në vend që të ndezë ajrin e kondicionuar, kujdesen që të heqin telefonët e pasagjerëve, të cilët po filmonin situatën e krijuar.
Madje në video është fiksuar edhe momenti ku si pasojë e mungesës së ajrit në bord, një vajze i bie edhe të fikët, ndërsa disa pasagjerë të tjerë dalin me forcë jashtë avionit, që për kushtet, i ngjan autobusëve urbanë të unazës së Tiranës.
Që prej nisjes së fluturimeve, “Wizz Air” ka kryer me qindra fluturime në destinacione të ndryshme. Një pjesë e shqiptarëve ka paguar bileta me çmime më të ulta, por shumë të tjerëve udhëtimet u kanë kushtuar disa herë më shumë sesa llogaritë e bëra sipas biletave të “Wizz Air” apo më shumë sesa mund të kishin udhëtuar me kompani të konsoliduara, si Austrian, Lufthansa, Turkish, Ita, etj.
Me dhjetëra fluturime raportohet të jenë anuluar në kthim për në Tiranë dhe kompania nuk ka marrë asgjë përsipër, përveçse t’u rimbursojë pasagjerëve biletat me çmime qersharake prej 30 deri në 60 euro.
Nëse një qytetar do të duhej të merrte një fluturim tjetër nga Nica në Tiranë, do të paguante nga 150 deri në 350 euro, gjithnjë nëse do të gjente linjë kthimi brenda pak orësh. Wizz Air rimburson vetëm biletën e vet dhe nuk merr në konsideratë asgjë tjetër.
Kështu, teksa janë përpjekur të kursejnë, flururimet “low cost” në fakt kanë rezultuar në “high cost”, një kosto e lartë jo vetëm financiare, pasi shumëkush ka humbur punën, takime biznesi dhe u është dashur të paguajnë edhe hotelin nëse nuk kanë arritur të gjejnë bileta brenda 24 orëve nga humbja e linjës së Wizz Air.
Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, Josa i jep trofeun e tetë kuqebluve
Vllaznia mposhti me rezultatin 2-1 Laçin në stadiumin “Air Albania” dhe fiton Kupën e Shqipërisë për sezonin 2021-2022.
Me këtë sukses kuqeblutë sigurojnë pjesëmarrjen në Conference League.
Një sukses i jashtëzakonshëm për Vllazninë, që fitoi Kupën e dytë radhazi dhe të tetë në histori.
Guindo, golashënuesi i Superiores, kaloi Laçin në epërsi që në start. Por festa nuk zgjati shumë sepse në minutën e 18-të Hoxhaj me kokë, vendosi ekulibrin.
Pavarësisht rasteve të rrezikshme, ndeshja shkoi në shtesë, dhe i buzëqeshi Vllaznisë.
Në minutën e 95-të, Adili realizoi një gol vendimtar nga një distancë e konsiderueshme, por jo pa faj është edhe portieri Dajsinani, që duhet ta kishte kontrolluar më me kujdes trajektoren e topit dhe sfida përfundoi 2-1.
Në aventurën e tretë me Vllazninë, Mirel Josa, i shton palmaresit tij Kupën e katërt dhe bëhet trajneri shqiptare me më shumë trofe, plot 12 (5 kampionate, 4 Kupa dhe 3 Superkupa), duke lënë pas Zihni Gjinalin (11 trofe). /zoom.al/
Medalje e artë për Erkand Qerimajn në Kampionatin Europian të peshëngritjesAventura e peshëngritësit Briken Calja në Europianin e shtangës që po zhvillohet në Tiranë ka nisur keq. Ai nuk ka realizuar asnjë nga tri provat që kishte në dispozicion në stilin e shkëputjes, në peshën 73 kg, duke mos dhënë rezultat as në dygarësh.
Calja garoi në Baterinë A dhe ishte pretendenti kryesor për medalje, por nuk ia doli dot mbanë. Ai ishte i fundit nga peshëngritësit që u ngjit në pedanë dhe në të trija provat synoi të ngrejë 151 kg, por pa sukses. Një paraqitje jo e mirë e shtangistit kuqezi, duke mos kapur dot medaljen.
Gjithsesi, ajo i shkoi shtangistit tjetër kuqezi, Erkand Qerimaj, që pati garuar pak orë më parë në Baterinë B. Në këtë stil, Qerimaj ngriti 150 kg, duke marrë kështu medaljen e arte. Nje medalje disi e papritur kjo për shkodranin, që kap podiumin në stilin e shkëputjes. Medalja e artë, po me 150 kg, i shkoi shtangistit gjeorgjian Kakhi Asanidze.
Pas pak do të nisë konkurrimi i Baterisë A të peshës 73 kg në stilin e shtytjes, ku pritet që Calja të jetë protagonist, duke synuar të paktën një medalje në këtë stil. Ndërsa Qerimaj, në këtë stil nuk dha asnjë rezultat në konkurrimin e tij.
Mëkateve çfarë do t’u bësh? Qytetari gozhdon Ben Blushin. Ja si përgjigjet ish-deputetiIsh-deputeti socialist, Ben Blushi që nga momenti i largimit nga Top Channel, ku mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm të kësaj medie, ka nisur udhëtimet nëpër Shqipëri, duke sjellë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, histori te personazheve dhe vendeve të ndryshme.
Ditën e sotme, ai publikoi një dialog të shkurtër me një qytetar në Tiranë, ku ai fliste për mëkatet njerëzore.
E duke marrë shkas nga ky diaolog një qytetar i bën një pyetje të drejtpërdrejtë Blushit se çfarë do të bënte me mëkatet e tij.
Dhe përgjigja e ish-deputetit ndaj kësaj pyetje nuk mungoi, teksa I kujtoi se kjo ishte një pyetje për priftërinj dhe hoxhallarë.
Nga Ben Blushi
TIFOZI ME KRYQ
Këtë burrë me kryq mbi shpinë, e takova përpara ndeshjes Roma-Feynord në Tiranë.
Çbën këtu, e pyeta
Të gjithë janë tifozë të futbollit sot, tha.
Po ti çfarë je?
Unë jam tifoz i Krishtit,
Ku po e çon këtë kryq?
Nuk po e çoj asgjëkundi po e mbaj mbi shpinë,
Pra ti mban mbi shpinë mëkatet tona si Krishti?
Sigurisht edhe të tuat.
Nuk mendon se pesha e mëkateve është e pamundur të mbahet nga një njeri i vetëm?
Dikush duhet ta bëjë, tha burri
Po pse ti, e pyeta.
Sepse askush nuk e bën, as ti nuk e bën.
Unë sigurisht nuk e bëj, mezi mbaj mëkatet e mia, thashë unë.
Ti nuk beson, tha burri.
Nga e di ti që nuk besoj ?
Të kam lexuar librat.
Mendon se kuptohet shkrimtari nga librat e vet, e pyeta.
Shpirti i shkrimtarit mund të njihet nga mënyra si flet për shpirtrat e tjerë,
Po nëse unë të bëj ty një foto, a mendon se mund ta njoh shpirtin tënd përmes saj?
Fotoja nuk është pasqyrë e shpirtit por e çastit, tha burri.
Meqë u njohëm do të të bëj një nder, thashë unë.
Çfarë nderi, pyeti burri.
Nuk do ta tregoj as emrin as fytyrën.
Po pse do të më fshehësh, pyeti burri.
Dua të të mbroj, thashë unë.
Nga kush do më mbrosh?
Nga gjithë ata që bëjnë mëkate dhe do vijnë tek ty të të kërkojnë tu mbash kryqin mbi shpinë, thashë unë.
Kjo është detyra e Zotit, tha burri, nuk kam nevojë të më mbrosh nga mëkatarët.
Epo tani ta dhashë fjalën, thashë unë, mbete i panjohur.
Vetëm në facebook tënd, tha burri.
Mashtroi mbi 40 persona, ja kush është 31-vjeçarja e arrestuar nga policia në Tiranë
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në policinë e Tiranës ka arrestuar mashtruesen Verjana Gega.
Vënia e saj në pranga është bërë edhe me urdhër prokurorie.
Ndaj 31 vjeçares ishin depozituar të pakten 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të së resë.
Gega u ka marrë atyre shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar.
Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit.
Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar, i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.
U gjet e vdekur në Shkodër, 37-vjeçarja mund të jetë …
Policia ka hedhur poshtë mundësinë që 37-vjeçarja Laze Qosaj, që u gjet sot e pajetë në Shkodër të jetë vrarë.
Burime pranë bluve të Shkodrës bëjnë të ditur se nga mjekësia ligjore nga kqyrja praprake e trupit nuk ka vënë re shenja dhune, ndryshe nga çfarë u raportua fillimisht.
Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, 37-vjeçarja mund të jetë vetëhelmuar.
Pampuri tregon se pse opozita nuk çoi asnjë kandidaturë për presidentinDeputetja Pampuri bëri të ditur arsyen se pse opozita nuk e ushtroi të drejtën për të çuar kandidaturat e saj. Deputetja tha se nuk donin që figurat rigoroze që do propozoheshin nga opozita të bëheshin pjesë e farës së kryeministrit. Sipas saj, Rama kishte deklaruar që në fillim se do zgjidhnin një President të vetin.
Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri e ftuar në emisionin “Radari Informativ” në Abc, u shpreh se opozita nuk ka bojkotuar asnjë nga tentativat për të qenë pjesë e bisedimeve.
Pampuri: Kemi qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk kemi bojkotuar asnjë tentativë për të qenë pjesë e bisedimeve për të pasur një President konsensual. Kishim dhe platformë. Presidenti duhet të jetë përfaqësues i unitetit kombëtar. Sot të gjithë ata që folën për pazare duhet të tërheqin ato deklarata që kanë thënë. Nuk ishte asgjë e vërtetë. Firmat ne nuk i thamë për të pasur një konsensus me PS, por për të qenë figura e Presidentit konsensuale. Ne donim që kjo figurë, e cila vinte nga propozimet e opozitës, të kishte konensusin e maxhorancës.
Ndërsa një pjesë e opozitës vijoi bisedimet me maxhorancën, Rithemelimi nuk pranoi t’i bashkohej procesit për zgjedhjen e Presidentin. Pampuri tregoi në studio se janë bërë ftesa për bisedime me të gjithë demokratët.
Pampuri: Janë bërë ftesa, është kërkuar të diskutohet, është diskutuar me aleatët. Se si i perceptojnë ata diskutimet, është çështje perceptimi. Alibeaj i ka ftuar që t’i bashkohen bisedimeve. Nuk është pranuar në asnjë formë. Kemi bërë mbledhjen e parë ku janë diskutuar 8 emra dhe nuk u formalizuan me qëllim që të bëhej ftesa të nesërmen dhe të ishte I pranishëm gjithë Grupi Parlamentar. Presidenti është mbi të gjitha palët, nuk njeh inate brenda një Grupi Parlamentar. Është bërë kërkesa që të bashkëpunohet me opozitën e bashkuar. Unë nuk e di se deri ku duhet të shkojë përpjekja për t’i pasur në tryezë.
Pas dështimit të tre raundeve të para për Presidentin, raundi i katërt do të mbahet më 4 qershor. Afati i depozitimit të kandidaturave është ora 12:00 e së shtunës, ndërsa seanca në Kuvend do të mbahet në orën 18:00./ Zoom.al