zoom

Day Archive“Frustimi seksual” po ju shkatërron lidhjen?! Atëherë rregulloni disa gabime te personaliteti

Seksi është një mundësi për vetëshprehje, lidhje emocionale dhe kënaqësi fizike. Njerëzit që ndihen të frustruar seksualisht shpesh përshkruajnë se ndihen të vetmuar dhe të izoluar brenda marrëdhënies.

Pse njerëzit ndjejnë frustrim seksual?

Nuk ka një arsye të qartë pse njerëzit ndjejnë frustrim seksual, pasi kjo mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh. Por më e zakonshmja është kur dy persona në një lidhje përjetojnë një mospërputhje në dëshirën e tyre për seks.

Profesionistët e shëndetit mendor panë një rritje të frustrimit seksual te beqarët gjatë pandemisë, kur njerëzit nuk ishin në gjendje të dilnin ose të bënin seks aq shpesh sa mundeshin më parë. Ky nuk është një mallkim vetëm për çifte, por mos u shqetësoni, ka një kurë.

Frustrimi seksual nuk ka të bëjë vetëm me aktin e seksit, por edhe me intimitetin pas seksit. Njerëzit mund të masturbojnë për t’u kujdesur për elementin fizik, por vetëm një partner mund të kënaqë komponentin emocional./L.K

/Zoom.al

Skandali me eskortat në Dubai, psikologia: Mos shkoni aq larg, ndodhin në hotelet e Tiranës

Një skandal që u bë tema e ditës në mbarë botën, ishte pikërisht e famshmja “Porta Potty” në Dubai ku vajzat në këmbim të parave, pranonin që sheikët të kryenin jashtëqitjen në gojën e tyre.

Mbrëmjen e sotme kjo temë është risjellë në vëmendje në emisionin “Open”, për shkak të bujës që mori edhe në Shqipëri.

Psikologia Besarta Taçi, tha se këto akte kalojnë në sadomazokizëm, teksa tha se nuk është nevoja të shkohet “deri në Dubai”, pasi raste kur femrat, në këmbim të pagesës, pranojnë të kryejnë akte atipike seksuale, ndodhin rëndomë edhe në Tiranë.

“Ekziston një agjensi në Dubai, që rekruton modele, influenser, aktore, pra personazhe që kanë ndikim në rrjetet sociale, dhe bëhet kontratë dhe thuhet që në këmbim të 30 mijë a më shumë eurove, do keni marrëdhënie që hyjnë në parafilitë.

Parafilitë janë përjetimet e seksualitit  në formë individuale që prekin në mënyra të ndryshme. Kur këto vajza që shkojnë në Dubai, dimë që përfshihen në këto akte, koprofagji, urofili, pedofili, orgji e kështu me radhë.

Problematika qëndron që në momentin që ndodhesh në Dubai, të ndodh që situata shkon përtej prostitucionit, dhe ti s’ke shanse as ta denoncosh atë që kërkon sheiku, sepse është ilegale. Imagjinoni ambientin ku ndodh gjithë ky prostitucion.

Ajo që ndodh në këtë rast është që dinamika që kanë të bëjnë me poshtërimin e një individi tjetër, se dimë që ka qenë arsyeja ekonomike, por fakti që kjo vajzë është vetëvrarë, tregon se arsyeja që të çon drejt një akti atipik, ka të bëjë me sadomazokizëm, ku përmes poshtërimit, dhimbjes apo skllavërimit, flasim për një dinamikë që shkon përtej prostitucionit apo aktit seksual.

Edhe pse s’kemi nevojë të ikim deri në Dubai, sepse çrregullimet parafilike janë dhe në Tiranë, raste kur vajzat kryejmë marrëdhënie atipike, në hotelet e Tiranës dhe paguhen, ky është një realitet që e kemi këtu afër”, tha ajo.

E rëndë, vetëvaret 57-vjeçari në Shkodër. Ja çfarë thotë policia

Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Policia bëri të ditur se ai është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij në lagjen “Guerrile”, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur  i vetvarur, në oborrin e banesës së tij shtetasi D. M. rreth 57 vjeç.

Nga kqyrja paraprake  e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje

Analiza/ Nga Sadami te Putini, a i dëgjojnë tiranët këshilltarët e tyre?

Tre ditë para se të jepte urdhrin për pushtimin e Ukrainës , presidenti rus Vladimir Putin mblodhi anëtarët e Këshillit të Sigurimit për një mbledhje që do të transmetohej nga televizionet ruse. Në këtë kontekst, Putin pyeti secilin prej tyre nëse ishte dakord me planin e tij për të njohur si shtete të pavarura 2 rajonet separatist të Ukrainës Lindore.

Duke shfaqur haptazi sikletin e tyre, duke u ngatërruar shpesh gjatë fjalës së tyre, të gjithë u përkulën me respekt ndaj vullnetit të udhëheqësit të tyre suprem. Por ky nuk duhet të jetë gjithmonë rasti, kur një diktator absolut dhe brutal takohet me këshilltarët e tij, për të diskutuar një çështje të rëndësishme, sidomos nëse takimi zhvillohet jashtë vëmendjes sëpublikut.

Nëse ndodh kjo e fundit, ata mund ta shprehin hapur mendimin e tyre dhe të ndikojnë në vendimmarrjen e udhëheqësit. Ne e dimë këtë gjë, pasi ekziston një histori e veçantë e një takimi të tillë, që u zhvillua në korrikun e vitit 1986 në kryeqytetin irakian Bagdad, me nismën e diktatorit Sadam Husein.

Amatzia Baram dhe Ban Al–Maliki e tregojnë këtë në një artikull të kohëve të fundit që u botua në “Journal of the Middle East and Africa” me titull “Të thuash të vërtetën në njëdiktaturë:Ideologjia laike kundër real–politikës islamike, një mosmarrëveshje e fortë në Irakun e Sadamit”.

Asnjë regjim i Lindjes së Mesme, theksojnë autorët, “nuk na ka lënë një dokument kaq të detajuar mbi një debat me peshë, në zemër të një regjimi në detyrë, dhe për një temë kaq vendimtare”. Në atë moment në qeverinë e Sadamit, shpjegojnë Baram dhe Al–Maliki, “diskutimet midis liderëve mund të ishin nganjëherë pothuajse të lira”.

Për pasojë, “zyrtarët e lartë të partisë mund t’i thoshin ende të vërtetën atyre që ishin në pushtet”. Siç shkruajnë autorët, ai debat tregon “tensionin midis ideologjisë dhe praktikës, në një regjim diktatorial të orientuar nga ideologjia, dhe shkallën befasuese të lirisë së fjalës”.Çështja në fjalë ishte themelore. Partia Ba’th, në emër të së cilës sundonte Sadami, këmbëngulte për respektimin e shekullarizmit në jetën publike. Por në vitin 1986, Islami kishte fituar një mbështetje kaq të gjerë, saqë Sadami ndjeu nevojën urgjente për ta adresuar këtë sfidë, duke u angazhuar në një dialog me Vëllazërinë Myslimane në Egjipt dhe Sudan. Udhëheqësi irakian zhvilloi një takim gjysmë–orësh me ndihmësit e tij, para ta miratonte atë ndryshim të qasjes. Prania e një figure me peshë si Mishel Aflak, i lindur nga një familje e krishterë dhe bashkëthemelues i partisë Ba’th, e bëri shumë më delikat diskutimin.

Aflak, që kishte një pushtet nominal dhe gëzonte shumë prestigj, donte padyshim që shekullarizmi të mbetej dominues. Pikën kulmore debati e arriti pasi Sadami shpjegoi nismën e tij të propozuar me Vëllazërinë Myslimane. Në atë moment, diskutimit iu bashkua Ministri i Jashtëm i besimit të krishterë, Tarik Aziz.

Aziz i dëgjoi argumentet që dha Sadami, por nuk ishte në dijeni se vetë ishte vetë ky i funditai që e kishte propozuar idenë për atë dialog. Prandaj, Aziz ndërhyri dhe përmes një fjalimi 14-minutësh, u shpreh kundër një ndryshimi të tillë. Ai madje përdori armën më të fundit retorike, duke cituar vetë fjalët e Sadamit, për të kundërshtuar nismën:”Shoku Sadam e bëri shumë të qartë qëndrimin e tij mbi këtë gjë!”.

Autorët shkruajnë:“Me përjashtim të një pauze të shkurtër prej 4 sekondash, askush nuk tha asnjë fjalë, ndërsa ai vazhdoi me ndërhyrjen e tij. Pjesëmarrësit ngrinë në vend nga mosbesimi por edhe frika, pasi duhet ta kenë kuptuar se Aziz nuk e dinte se po sulmonte liderin.

Po ashtu, ata ishin të vetëdijshëm edhe për sedrën e sëmurë që kishte Sadami:kundërshtimi i tij në një forum të tillë ishte më së paku i rrezikshëm. (…) Ndoshta Aziz ishte duke bërë një gabim të rrezikshëm. Sa larg do të shkonte ai me kritikat që po bënte?”.

Çuditërisht, Sadami nuk reagoi ndaj atij kundërshtimi, duke mos urdhëruar ekzekutimin e Aziz, por duke iu bindur atij dhe dy aleatëve të tij (njëri prej të cilëve ishte Aflak). Siç shpjegojnë Baram dhe Al–Maliki:“Në fund, 3 kundërshtarët e detyruan Sadamin të arrinte njëkompromis. (…).

Me sulmin e Aziz ndaj propozimit të tij, Sadami kuptoi se debati kishte hyrë në një fazë potencialisht të rrezikshme. Ai e kuptoi se nëse nuk do të vepronte shpejt, miqtë e tij mund të nisnin të dyshonin se ai ishte gati të braktiste parimet bazë të Ba’th”.

I befasuar, presidenti irakian e modifikoi propozimin e tij të mëhershëm, i pranoi kritikat e bëra ndaj tij, dhe hoqi dorë nga dialogu me Vëllazërinë Myslimane. Por 3 vite më vonë, kur Vëllazëria Myslimane mori pushtetin në Sudan, Sadami i mbështeti ata, duke e bërë shumëjetëshkurtër lëshimin e tij të vitit 1986.

Por fakti që vartësit e tij patën kaq shumë ndikim mbi të, tregon se ndonjëherë një despot i kushton vëmendje edhe asaj që i thonë këshilltarët e tij. Duke u rikthyer në të tashmen, mbledhja televizive e Vladimir Putinit, mund të jetë paraprirë nga një debat privat po aq autentik mbi politikën ukrainase. Ne nuk e dimë nëse presidenti rus është aq i izoluar dhe kapriçioz sa duket. Vladimir Putin mund të jetë vetëm udhëheqësi i grupit. (Nga Daniel Pipes – “Opinione.it”)

“Është shumë e dhimbshme”, Berisha flet për Nishanin: Humba një nga miqtë më të mirë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli i prekur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë këtë të shtunë, në moshën 56-vjeçare.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, ish-kryeministri Berisha e cilësoi Nishanin një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë e më të vyer, ndërsa theksoi se për të është shumë e dhimbshme të humbasë një prej miqve më të mirë të të gjithë jetës politike.

“Bujar Nishani ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, një nga shërbëtorët më besnikë të shqiptarëve, një nga qytetarët më dinjitoz të shtetit, një nga presidentët që i dha vendit dhe qytetarëve nder çdo ditë që qëndroi si përfaqësuesi më i lartë i tyre në Shqipëri dhe botë.

Ai ishte ministër i Drejtësisë, i Rendit, detyra që i përmbushi me një përkushtim të madh, me transparencë të madhe, me sukses të potë. Përveç tjerash, Bujar Nishani këto 30 vite ka qenë një nga drejtuesit më të rëndësishëm të PD, deputet i saj, drejtues i degës së Tiranës, dhe më vonë ministër. Është një humbje e madhe. Për mua personalisht është një dhimbje shumë e dhimbshme të humbash një prej miqve më të mirë të të gjithë jetës politike.

Ndihem pafundësisht i detyruar ndaj tij, ndihem krenar me miqësinë që patën, krenar me bashkëpunimin e përkryer që ne kemi pasur njëri me tjetrin, dhe që pata një bashkëpunëtor si ai. Bujar Nishani vdiq para kohe, 56 vjeç, por la një trashëgimi të rrallë për të gjithë ata që e kanë njohur”, u shpreh Sali Berisha.

 

BE dështon të bllokojë përdorimin e naftës ruse

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën as sot të gjejnë një marrëveshje për një paketë të re sanksionesh kundër naftës ruse, ndërsa takimet për këtë çështje pritet të vazhdojnë dhe nesër gjatë një takimi të nivelit të lartë në Bruksel.

“Ende nuk jemi në atë pikë”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, pas takimit të sotëm.

Nga ana tjetër Presidenti francez Emmanuel Macron u tha gazetarëve se marrëveshja e shumëkërkuar për paketën e gjashtë të sanksioneve po afrohet, por pa dhënë hollësi tjera.

Ndërkohë që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në samitin evropian në Bruksel, i bëri thirrje Evropës “të qëndrojë e bashkuar dhe të mos përçahet” dhe kërkoi që sanksionet e reja ndaj Rusisë të miratohen “sa më shpejt të jetë e mundur”. Zelensky iu drejtua të 27 liderëve dhe nuk pati asnjë seancë pyetjesh dhe përgjigjesh gjatë fjalimit.

Disa vende anëtare të BE-së, me në krye Hungarinë janë shprehur kundër embargos ndaj naftës ruse, duke kërkuar nga BE që më parë të jap ndihma për vendet e tyre nëse pranojnë një propozim të tillë.

Nusja u kap mat me të dashurin, Pastori: Tradhtia është e rëndë, por nuk justifikohet dhuna

Mbrëmjen e sotme në News24, paneli i të ftuarve po diskuton mbi ngjarjen e bërë virale tashmë, ku nusja në Librazhd u kap nga vjehrrit e saj duke tradhtuar bashkëshortin, në dhomën e tyre.

Pastori Akil Pano ka komentuar videon e bërë virale, ku nusja u kap në krevat me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra.

Ai u shpreh se dhuna që i është ushtruar nuses nga familjarët e bashkëshorti të saj është e pajustifikueshme, por shton se nuk po i vendoset theksi shumë një tjetër elementi të rëndësishëm sipas tij, nderit.

“Dhuna që ka përjetuar është si rrallë herë e bërë publike në vendin tonë, dhunë e cila na karakterizon, se duket sikur këtë dhunë që e mbartim përmes dekadave. Trajektorja e kësaj ‘komete’ para shpërthimit, është e gjatë, s’mund të mos prekim emigracionin, divorcet mes çifteve në emigracion rezultojnë më të larta, për shkak të zhvendosjeve të qëllimeve dhe vlerës.

Është e pajustifikueshme dhuna që është ushtruar kësaj vajze dhe që është bërë publike, që lidhet me linçimin.

Por nuk përmendet një element që është i rëndësishëm për një pjesë të mirë të qytetarëve, që është çështja e nderit. Pa, çfarë pashë në fenomenin e komunikimit publik nga komentuesit në rrjetet sociale, ditën e parë kishte valë komentesh negative ndaj vajzës, ditën e dytë dhe të tretë, shikoj që një pjesë filluan ta justifikonin aktin duke thënë se kemi të bëjmë me një martesë të pakonsumuar… martesa e konsumuar lidhet me aktin seksual, nëse akti ka ndodhur një herë, martesa është konsumuar.

Unë do thoja që gjithçka që lidhet me këtë ngjarje është shumë e rëndë, por tradhtia është shumë e rëndë, nuk justifikon dhunën, sepse në fund të ditës dikush që shkel kurorën mund të ndahet, por për aq sa po diskutojmë nga ky panel, përpiqemi të hyjmë në botën e një grupi i individësh që jetojnë me kode dhe çështje që vijojnë t’i konsiderojnë me shumë vlerë, fakti që nuk është trajtuar elementi i nderit me bën pak të mendoj se mbase si shoqëri nuk e po e vlerësojmë aq sa duhet, nuk po flas për nderin që gjejmë në romane, por për nderin në raportet praktike, tradhtinë”, u shpreh pastori.

Blendi Fevziu: Berisha është talenti më i rrallë i këtyre 30 viteve

Gazetari Blendi Fevziu tha në emisionin “Të paekspozuarit“ se Partia Demokratike në qoftë se nuk rithemelohet, do të shkërrmoqet.

Ai gjithashtu vlerësoi Sali Berishën si talentin më të rrallë të këtyre 30 viteve dhe shtoi se në Shqipëri nuk ka terren për krijimin e partive konservatore.

“PD është partia e vetme nga partitë që rrezuan komunizmin që mbijetoi në Evropën lindore. Mbijetoi në sajë të vullnetit të Berishës. Nëse Berisha do të tërhiqet sot, a ka fuqi që kjo parti të rigrupohet, është shumë e vështirë.

Plasari tha që PD duhet të rithemelohet. PD është në një situatë tejet delikate. Vendi pa opozitë nuk mbetet po mund të duhen 10 vite sa të krijohet një opozitë e re. Ne jemi në një risk të madh të shkërmoqjes së partisë.

Unë rithemelim kuptoj të gjithë njerëzit opozitar. Nëqoftose nuk rithemelohet PD shpërbëhet.

Kryesia nuk ka asgjë të re edhe pse janë me integritet, nuk ka asgjë të re. Nuk e di nëse Berisha ka një as nën mëngë.

Unë kam sjellë një shembull, këtu nuk bëhet fjalë ka apo nuk ka të rinj, ka të rinj briliantë.

Brezi im është i rritur në kohën më të keqe me s80-90, vendi ishte ekonomikisht në rrënim. Po rritej një brez parazit që mendonte se shteti e gënjente dhe e anasjellta. Befas ky brez pa ideal me ngjarjet e 1990 u rimotivua dhe gjeti një motiv dhe eci shumë. Problemi është çfarë modeli i jep të rinjve.

Unë nuk e di a voton vajza ime për doktorin. Kam pasur bindjen që PD duhet të kishte një figurë të re, Berisha të mbetej lideri historik. Lideri i ri mund të gjendej me garë. Berisha është talenti më i rrallë i këtyre 30 viteve, por  e mbylli vetë karrierën e tij.

PD nuk ka qenë kurrë parti konservatore, ka qenë grup antikomunist, një grup që u bashkua dhe mendonte se Shqipëria duhet të ishte ndryshe nga komunizmi. Tentuan disa parti të bëheshin konservatore, nuk pati terren”, tha Fevziu.

 

 

Zbulohen vazot e Champions-it për sezonin 2022-2023, Milani në të parën

Me mbylljen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, UEFA ka bërë zbuluar menjëherë ndarjen në vazo të skuadrave që do të luajnë në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm.

Vazoja e parë përmban të gjithë kampionët e këtij sezoni, me Realin, Mançester Sitin, Bajernin e PSG si skuadrat më favorite, por duke mos lënë pas Milanin që u shpall kampione në Itali pas një sezoni fantastik që kaloi.

Shumë pretendentë shikohen dhe në vazon e dytë, me emra të mëdhenj të futbollit europian, të cilat skuadrat e tjera do të duan t’i evitojnë.

Emrat që surprizojnë në vazon e tretë janë padyshim Interi dhe Borusia e Dortmundit. Dhe pse dolën nënkampion në ligat e tyre, koeficienti që kanë ka bërë që ato mos të vendosen më sipër.

Në vazon e katërt deri më tani janë përcaktuar vetëm dy emra, me të tjerat që priten të vendosen në bazë të kualifikueseve.

Vazo 1: Real Madrid, Aintraht Frankfurt, Mançester Siti, Milan, Bajerni i Mynihut, PSG, Porto, Ajaks.

Vazo 2: Liverpul, Çelsi, Barcelona, Juventus, Atletiko Madrid, Sevija, RB Lajpcig, Totenhem.

Vazo 3: Dortmund, Salcburg, Shakthar, Inter, Napoli, Sporting Leverkusen (Marsejë)

Vazo 4: Klub Bruzh, Sëlltik (Marsejë)

Klubi i Chelsea-t bëhet me pronar të ri, Todd Boehly finalizon blerjen për këtë shifër

Klubi i Chelsea-t bëhet me pronar të ri. Konsorciumi i Todd Boehly përfundon marrjen e bluve të Londrës.

Chelsea konfirmoi të hënën se konsorciumi i Todd Boehly ka përfunduar blerjen e klubit të Premier League.

Grupi i Boehly ra dakord për një marrëveshje për të blerë Chelsean nga Roman Abramovich për 4.25 miliardë £ (5.3 miliardë dollarë) më 7 maj dhe shitja tani është zyrtarisht e vulosur.

“Ne jemi të nderuar që bëhemi kujdestarët e rinj të Klubit të Futbollit Chelsea. Ne jemi të gjithë, 100 për qind, në çdo minutë të çdo ndeshje,” tha Boehly për faqen e internetit të Chelsea.

Marrja e Boehly i jep fund mbretërimit 19-vjeçar të Abramovich si pronar i Chelseat. /zoom.al/