zoom

Day ArchiveVIDEO/Aksident te Pazari i Ri në Tiranë, makina kthehet përmbys

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në zonën e njohur si Pazari i Ri në Tiranë.

Një makinë nuk ka mundur të marrë dot kthesën në rrethrotullim dhe për pasojë është përmmbysur.

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Dyshohet se makina mund të ketë qenë me një shpejtësi tej normave të lejuara, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos e kontrollojë dot në kthesë.

View this post on Instagram

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)

“Takimet tërhiq, por mos e këput janë një tërheqje e luftës ndaj emocioneve”

Në fakt, ka trajnerë meshkuj, të cilët sigurojnë jetesën duke u thënë burrave të tjerë se si ta bëjnë këtë. Këta “artistë të zgjedhur” japin këshilla të dobëta për të maksimizuar shanset e tyre për sukses me gratë.

Premisa, shpjegon eksperti i marrëdhënieve të harmonisë, Rachael Lloyd, është se femrat beqare tërheqëse shpesh bisedojnë dhe vërshohen me komplimente, gjë që e bën më të vështirë për meshkujt të sigurojnë një takim. Prandaj, besimi është se “sjellja në një mënyrë kundërintuitive do të tërheqë vëmendjen e tyre”, shpjegon Rachael.

Ajo vazhdon: “Ideja është që të kombinohet një deklaratë apo veprim pozitiv me një negativ, për të mbajtur marrësin të stimuluar. Pra, një djalë mund të thotë: ‘Ne thjesht do të pimë diçka, pa pasur nevojë të kujdesesh shumë për aparencën. Kjo tingëllon e tmerrshme – sepse është.

“Takimet tërhiq, por mos e këput janë një tërheqje e luftës ndaj emocioneve pa fituar asnjëra palë”, thotë Dennie Smith. Zakonisht kështu ndodh: Udhëtimi juaj i takimit duket se po shkon pa probleme. Ju jeni duke folur çdo ditë, duke qeshur dhe duke u njohur me njëri-tjetrin. Ju nuk dëshironi të emocionoheni shumë, por të gjitha shenjat tregojnë për një marrëdhënie. Pastaj, krejt papritur, dikush – zakonisht, sipas përvojës së Dennie-t, mashkulli në një marrëdhënie heteroseksuale bëhet i largët pa asnjë shpjegim./L.K

/Zoom.al

Emri, ja kush është personi që mbeti i plagosur nga zjarri që ra në një banesë në Tiranë

Një zjarr përfshiu mbrëmjen e sot një shtëpi në rrugën “Memo Meta” në Tiranë.

Zjarri mësohet se është vendosur nga 42-vjeçari me problem mendore, Igli Alianji.

Si pasojë e asfiksisë nga tymi dhe flakëve 42-vjeçari ka marrë disa plagë dhe është dërguar në spital.

Mori tre puthje nga holandezët gjatë raportimit, Gazetarja: Nuk dija çfarë të thoja

Tifozët e mbërritur në Tiranë për finalen e madhe të Conference League” e luajtur në stadiumin “Air Albania”, përveç trazirave ofruan edhe “shumë dashuri.”

Gazetarja Glidona Daci, e cila po raportonte në terren duke intervistuar tifozët, u bë virale në rrjetet sociale pasi mori tre puthje brenda 24 orëve nga tre tifozë të ndryshëm.

Në rrjetet sociale ajo u etiketua “gazetarja që e puthin”, ndërsa vetë ajo ka shpjeguar se kjo famë e menjëhershme i është dukur deri diku e habitshme.

“Nisur edhe ndoshta nga natyra ime që unë të vij nga kronika e zezë dhe jam shumë serioze në raportim. Në momentin kur po raportoja për Blendin jam mësuar që aty jam gjithmonë stoike, serioze, konçize në çdo gjë që them. Kur ai erdhi dhe më puthi, unë ngela dhe nuk dija ç’të thoja sepse thashë “obobo çfarë u bë tani se u bë nami, po shpërndahet gjithandej dhe po komentohem gjithandej për këtë gjënë”.

Ndërkohë unë kam bërë lajme shumë më të mira në fushën time dhe nuk jam komentuar kaq shumë. Ishte shumë e sikletshme dhe u përpoqa ta kaloj në mënyrën më të mirë të mundshme sepse për mua ishte vërtet shumë siklet. Që momentet e para nuk po e mbaja dot veten sepse nuk jam mësuar të raportoj në të tilla situata. Ishte siklet i paparë.”- tha ajo teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina.”

Pas ftesës së Vuçiç, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Malit te Zi Dritan Abazoviç ka konfirmuar më 26 maj se do të marrë pjesë në takimin e radhës së iniciativës “Open Balkan”, i cili në qershor do të mbahet në Ohër te Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një aktiviteti në Podgoricë, Abazoviç tha se Mali i Zi nuk i është bashkuar kësaj iniciative, por në të kaluarën ka marrë pjesë në takimet si vëzhgues.

“Personalisht mendoj se çdo iniciativë rajonale e cila mundet të përshpejtojë integrimet evropiane, jo vetëm të Malit të Zi por krejt rajonit, është diçka që ne duhet të pranojmë. Në anën tjetër, nëse dikush dëshiron të zëvendësojë integrimet evropiane, ne nuk jemi te interesuar. Por, unë ende nuk e kam dëgjuar një argument të vlefshëm që Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi”, ka deklaruar Abazoviç.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ftoi Abazoviçin më 25 maj në Davos të Zvicrës që t’i bashkohet takimit të radhës të nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”, në Ohër.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale.
Megjithatë, kryeministri i ri, Dritan Abazoviç e mbështet konceptin e kësaj nisme. Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë.

Një i plagosur nga zjarri në banesë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhur

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin që ra sot në mbrëmje në një banesë në rrugën “Memo Meta” dhe ku mbeti i plagosur një person.

Policia thotë se zjarri është vendosur nga një person me problem të shëndetit mendor.

Sipasojë e ndërhyrjes së zjarrfikëseve zjarri është fikur, por prej tij ka mbetur i lënduar shtetasi 42-vjeçar që është edhe autor I zjarrvënies.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

 

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

 

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VIDEO/Një shtëpi përfshihet nga flakët në Tiranë, rrezikohet i gjithë pallati

Një apartament në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” dhe mësohet se zjarri është vendosur nga një prej familjarëve që është me problem mendore.

Ndërkohë që nga flakët rrezikon tashmë i gjithë pallati.

Forcat e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve.

 

View this post on Instagram

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)

“Më detyruan të ulesha në gjunjë dhe të thoja lutjen”, dëshmia e ukrainasit që i shpëtoi rusëve

Në fshatin Verkhnya Rohanka, në lindje të Kharkivit në Ukrainë, Rudych, 68-vjeç flet rreth momentin kur forcat ruse erdhën në zonë si dhe tmerrit që ai përjetoi, pasi ushtria ruse e arrestoi dhe donte ta ekzekutonte me pretekstin që kishte dhënë informacion ushtrisë ukrainase.

“Më vunë në gjunjë këtu në oborr, dhe qëlluan përtokë para syve të mi. Komandanti i tankut kishte një mitraloz, shoferi i tij kishte një pistoletë”, tha Rudych.

Ai thotë se më pas ushtarët rus e tërhoqën zvarrë nëpër korsi dhe e dërguan në një kodër, ku atje e detyruan përsëri të ulej në gjunjë.

“Pastaj ata thanë:“Bëj lutjen tënde të fundit”. Thjesht pyesja pse. Ata thanë se i kisha dhënë informacion ushtrisë ukrainase, por thashë se nuk kuptoja asgjë se çfarë po ndodhte. Telefoni im nuk kishte as sinjal. Komandanti më la të shkoja, por më tha të largohem nga fshati, duke shtuar: “Të jap tre orë. Nëse kthehem dhe të gjej këtu, do të të qëlloj dhe do të të shkatërroj shtëpinë”, tregon i moshuari.

Rusët që atëherë janë tërhequr nga skajet e Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, dhe tani mbrojnë një brez të hollë territori përgjatë kufirit verilindor të Ukrainës 20 milje larg, një linjë furnizimi për në Donbas, por lufta ka lënë shkatërrim pas saj.

Vrasja para shkollës së djalit, dalin pamjet kur 28-vjeçari ther me thikë shqiptaren

Rajoni i Raguzës në Itali, u trondit ditën e djeshme nga vrasja makabre e 37-vjeçares shqiptare Brunilda Halla përpara shkollës së djalit të saj.

Autori 28-vjeçar i kësaj ngjarje u arrestua ditën e sotme dhe rrëfeu se sulmi vdekjeprurës me thikë ndaj nënës së dy fëmijëve ishte momental dhe i pajustifikuar.

Ndërkohë media italiane ka publikuar edhe imazhe nga momenti, kur vrasësi i 37-vjeçares kryen krimin e rëndë dhe largohet me thikën e përgjakur në rrugicat e qytetit.

“Tre imazhe tronditëse. Ai që i afrohet dhe më pas, pasi e ka goditur me thikë, ia mbath. Falë këtyre fotove, 28-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Brunilda Halla, 37-vjeçares me origjinë shqiptare, u identifikua dhe u rrëfye në kazermën e Vittoria”, shkruan Corriere Della Sera.

Karabinierët e Raguzës kanë shfrytëzuar pamjet e kamerave të survejimit publik dhe privat, të marra në më pak se 3 orë nga ngjarja dhe në bashkëpunim me shumë banorë në të njëjtën lagje me viktimën kanë bërë të mundur ndalimin e autorit.

VIDEO/Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk përbahet, del toples ne mes te Romës

Festa e çmendur e ish-konkurentes së “Përputhen +40”, Lindita Bimi është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale së fundmi.

Pas triumfit të Romës mbrëmjen e djeshme në Ligën e Konferencës ndaj Fejnordit, shqiptarja doli live në “Instagram”, teksa hoqi reçipetat, duke festuar me tifozët italianë në rrugët e Romës.

Lindita është shumë aktive në “Instagram” ku numëron edhe 46 mijë ndjekës.

Normalisht që ky veprim i guximshëm i saj është bërë për të marrë sa më shumë vëmendje.

Ndërkohë që kanë qënë të shumta komentet që e konsiderojnë Lindita Bimin me problem mendore.

Për më tepër shikoni pamjet: