Aplikacion
12 vite më parë, në Madrid ngrinte në qiell trofeun e Champions League, festonte edhe me Man.United suksesin në Europa League, fati e solli në Tiranë, në finalen e Conference League, ishte një mundësi unike për të vendosur një rekord të veçante dhe kurrsesi nuk mund ta shpërdoronte.
Hose Mourinho bëhet trajneri i parë në histori që arrin të fitojë të gjithë kompeticionet që organizon UEFA, Champions, Europa League dhe së fundmi Conference League.
Ky trofe, edhe pse për nga rëndësia nuk ka të krahasuar më atë që ka fituar më herët, për këtë arsye ishte i veçantë. Jo vetëm Mourinho, feston edhe Italia, më në fund një skuadër “azzurre” rikthehet të triumfojë në Evropë pas 12 vitesh pritje.
Zbulohet plani bombë! ISIS-i donte të vriste ish-presidentin BushISIS po kontrabandonte vrasës në SHBA, me qëllim vrasjen e ish-presidentit George w. Bush në Dallas. Plani u zbulua nga dy informatorë sekretë, përmes vëzhgimit të llogarive në Whatsapp.
Sipas Forbs, një person i lidhur me ISIS në SHBA kërkonte eleminimin fizik të Bush-it, duke shkuar aq larg sa të udhëtonte në Dallas në nëntor për të bërë video rreth shtëpisë së ish-presidentit dhe duke rekrutuar ndihmë nga një ekip bashkatdhetarësh, që ai shpresonte t’i fuste ilegalisht në vend. Forbes zbulon se personi i lidhur me ISIS-in do të sillte në SHBA njerëzit e tij përmes kufirit meksikan.
FBI tha se zbuloi skemën përmes punës së dy informatorëve konfidencialë dhe mbikëqyrjes së llogarisë së komplotistit të dyshuar në platformën e mesazheve WhatsApp, në pronësi të Meta-s. Operativi i supozuar i ISIS, me bazë në Columbus, Ohio tha se donte të vriste Bushin, sepse mendonte se ish-presidenti ishte përgjegjës për vrasjen e shumë irakianëve dhe copëtimin e vendit pas pushtimit ushtarak të SHBA-së në vitin 2003, sipas urdhër-arrestit.
Rasti tregon se si hetuesit federalë vazhdojnë të monitorojnë kërcënimet nga ISIS edhe pse grupi është dobësuar rëndë nga inteligjenca dhe operacionet ushtarake amerikane në vitet e fundit.
Burimet thonë se përmes WhatsApp mësuan se gjatë viteve 2021 dhe 2022, po regjistroheshin fshehurazi takimet personale me komplotistin e dyshuar në të cilin u zbuluan detaje shtesë befasuese. Në një bisedë nga dhjetori, i dyshuari pretendoi se sapo kishte kontrabanduar dy individë të lidhur me Hezbollahun – një organizatë terroriste, sipas SHBA-së – në SHBA për një tarifë prej 50,000 dollarë secili./ Zoom.al
Roma fiton finalen, Kumbulla dhe Mourinho ngrejnë trofeun në “Air Albania”Roma ka ngritur trofeun e Conferencë League. Verdhekuqtë fituan në “Air Albania” përballë Feyenoordit me një gol të Nicolo Zaniolo, i cili u bë edhe heroi i ndeshjes.
Në podiumin e fituesit u ngjit edhe mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, I cili pati mundësi që të ngrejë trofeun.
Pasi ngritën kupën, lojtarët e Romës nisën festën në fushë, ndërsa nuk mungoi as përshëndetja për tifozët e shumtë që kishin ardhur në Tiranë për të ndjekur skuadrën e tyre.
VIDEO/ Italia në festë, shihni entuziazmin e romanëve në “Olimpico-n” e stërmbushurRoma arriti të fitoi trofeun e Conferencë League dhe festa nisi jo vetëm në stadiumin “Air Albania”, por edhe në gjithë Italinë.
Festa më e madhe po zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës, i cili është mbushur si asnjëherë më parë.
Afro 50 mijë tifozë të Romës e ndoqën ndeshjen në stadiumin e tyre nga 8 ekrane gjigante.
Me rënien e bilbilit, çka sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, i gjithë stadium “Olimpico” shpërtheu në festë.
Festa eshte bere edhe me e madhe, pasi tifozet verdhekuq kishin me shume se 20 vite qe nuk kishin arritur te fitonin nje trofe evropian.
Roma fiton Conference League, mundi Feyenoord 1 me 0IL FINALE ALL’OLIMPICO! 🏆 pic.twitter.com/uVZMasvvu5
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 25, 2022
Roma është fituese e trofeut të Conference League. Verdhekuqtë mundën 1 me 0 Feyenoordin në një finale emocionuese që u luajt mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.
Skuadra e Muorinho kaloi në avantazh në minutën e 32 të pjesës së parë pas një goli të shënuar nga Nicolo Zaniolo.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll kështu me avantazhin e Romës.
Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, ndërsa Feyenord ishte shumë pranë golit kur goditi shtyllën.
Por vetëm kaq, pjesa tjetër e mbetur e lojës ishte e balancuar për të dyja skuadrat, por Roma arriti të ruajë avantazhin deri në fund.
Ishte dëshmitar i tragjedisë së Teksasit ku u vranë 19 fëmijë, shqiptari tregon momentet e tmerritTragjedia në Uvalde të Teksasit (SHBA), ku 18-vjeçari Salvador Ramos vrau me armë zjarri 19 fëmijë dhe dy të rritur në shkollën fillore të qytetit, ka shumë dëshmitarë.
Ata me sytë e tyre panë llahtarinë që ndodhi mbi nxënësit, që në atë shkollë, janë nga klasa e parë deri në të gjashtën.Mes këtyre dëshmitarëve të shumtë, prindër e kalimtarë të rastit, qëlloi të jetë edhe Fidan Mustafa, i cili nga viti 2005, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka rreth një vit që jeton në Uvalde. Në rrëfim për RTKlive, si dëshmitar i rastësishëm i kësaj kasaphane, ku viktima janë nxënësit nga klasa e dytë deri në të katërtën, e ka të vështirë të përshkruajë tërë atë se çfarë ka parë.
“Është e tmerrshme çfarë ka ndodhur”, thotë Fidan Mustafa, 37 vjeçari që nga Kosova, me prejardhje nga fshati Poterq i Epërm, komuna e Klinës.
Thotë se nuk do ta kishte menduar se dërgimi i një pice tek një klient, do të ishte shkak që ai të përjetonte si dëshmitar këtë tragjedi. Krejt ndodhi mëngjesin e së martës, rreth orës 11:30 minuta.Si pronar i një restoranti që shërben dhe shpërndan pica, në bisedë për RTKlive, Fidani tregon se kishte marrë një porosi nga një klient.
“Klienti e ka shtëpinë afër shkollës. Ia dërgova ushqimin dhe meqë koha ishte e mirë, dritaren e veturës e kisha të hapur”, tregon ai për RTKlive. “Kur papritur kam dëgjuar krisma të armës”.
Thotë se ishin krisma të forta. “Aq të forta ishin krismat, sa kam menduar se po shkrepin pranë veturës”.
Në atë moment, rrëfen se ka ndaluar veturën. “Dola nga vetura të shoh çfarë po ndodhë”. Tregon se në vendin ku ishte, mbërriti edhe patrulla me sherifë (policia në Teksas).”Sherifët filluan të shtënë me armë dhe njëri prej tyre më bërtiti, që të hyjë në veturë, të shtrihem e të mos lëvizë”, thotë Fidani, duke përshkruar këtë ngjarje makabre.
“Shkolla nga ku gjuante personi i armatosur në drejtim të sherifëve, ishte vetëm rreth 30 metra larg”, thotë ai. “Kam hy në veturë dhe kam qëndruar rreth 10 minuta”.
Fidani tregon se pas pak, nisën të vijnë edhe njerëzit nga shtëpitë përreth si edhe ata që ishin në qytet, për të parë se çfarë po ndodhte afër shkollës. “Paniku ishte i madh sepse shumë prej tyre kanë fëmijët në atë shkollë”.
“ishte e tmerrshme. Fëmijët e mësueset bërtisnin në shkollë. Dëgjoheshin të bërtiturat e tyre edhe në rrugë”, thotë Fidani, i cili disa herë gjatë bisedës për RTKlive, e përmend faktin se ndoshta, nuk gjen fjalët e duhura për të përshkruar llahtarinë e asaj çfarë ka parë.
“Sherifët erdhën menjëherë dhe e rrethuan shkollën”, thotë ai.
Megjithatë, kjo është vetëm njëra pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndë. Rrëfimi në pika të shkurtra, që një person i ka dhënë policisë në ato momente, lë të kuptohet se dëshmitari kosovari me prejardhje nga Klina, ka parë vetëm gjysmën e tragjedisë.
“Ky qytetari (amerikan) që i tregoi policisë se çfarë ka parë, e ka shtëpinë afër shkollës”, thotë Fidani për RTKlive.
“Ai i tregoi policisë se ka qenë duke pirë kafe, kur ka dëgjuar zhurmën, pasi një veturë ka rënë në kanalin skaj rrugës”, rrëfen Fidani.
Sipas kosovarit, dëshmitari amerikan i ka treguar policisë se sulmuesi, pasi ka rënë në kanal, ka kapërcyer rrethojën, ka kaluar fushën e sportit dhe është nisur drejt shkollës.
“Ai po ndiqej sepse para se të vinte në shkollë, e kishte qëlluar me armë gjyshen e tij, e qytetarët e kishin lajmëruar rastin në polici, prandaj po ndiqej”.
Dëshmitari nga Klina me banim në Teksas, tregon se policia i kishte thënë personit të armatosur që të ndalonte, por ai kishte qëlluar në drejtim të tyre, duke i plagosur dy prej tyre.
“Ai dëshmitari siç e dëgjova duke i treguar policisë, pasi i ka plagosur policët, e ka mbushur armën edhe ka hyrë në shkollë”, thotë Fidani për RTKlive.
“Unë kam qëlluar, në momentin kur agresori ishte në shkollë”.
Në pyetjen e RTKlive, nëse ka informacione se si është vrarë sulmuesi 18 vjeçar, Fidan Mustafa tregon se një gjë e tillë ende nuk dihet pasi ka dilema nëse atë e kanë vrarë apo është vetëvrarë.
“Shkollat kanë sigurim, por nuk janë të armatosur. Nuk ka treguar ende askush nëse atë e kanë vrarë apo ai e ka vrarë veten”, thotë ai. “Tani rastin po e heton FBI (Zyra Federale e Hetimeve)”.
Sa për motivet që kanë mundur ta shtyjnë një 18 vjeçar të kryejë një akt të tillë, Fidani thotë se ka spekulime, por asgjë zyrtare deri më tash.
“Ky ka qenë nxënës i shkollës së mesme. Të premten kanë pasur mbrëmjen e maturës”, thotë ai. “Mediat këtu po raportojnë se ai dhe tre të tjerë, kishin planifikuar të sulmojnë këtë shkollë, por edhe shkollën tjetër të mesme”.
Sipas tij, spekulimet janë të ndryshme. “Dikush thotë se aktin e ka kryer për hakmarrje sepse e ka humbur vitin shkaku i suksesit të dobët, dikush tjetër se ai ka pasur problem me shkollë me mësimdhënës, por saktë nuk dihet”.
Sidoqoftë, ajo që tashmë dihet me siguri është se 19 fëmijë nga klasa e dytë deri në të katërtën dhe dy të rritur, u vranë nga plumbat e një 18 vjeçari.
Fidani thotë se qyteti në Uvalde të Teksasit, sot është zgjuar i zymtë dhe në fytyrën e çdo personi vërehet pikëllimi i thellë.
Tregon se autoritetet ende nuk kanë treguar se kur do të organizohet ceremonia e varrimit, kurse frika e paniku mes banorëve edhe më tej vazhdon.
“Edhe djali im që është 5 vjeç, ishte në çerdhen që ndodhet afër shkollës dhe e ka përjetuar panikun”, rrëfen Fidani për RTKlive.
“E dini çfarë më tha-babi po kam shumë frikë!”
VIDEO/ Sherr masiv në stadium, kërcasin grushtet dhe shkelmat në finaleNjë sherr masiv është shënuar brenda stadiumit të “Air Albania”, teksa zhvillohet ndeshja e Romës dhe Feyenoord.
Bëhet me dije se në sherr janë përfshirë të paktën 30 persona. Mësohet se sherri ka ndodhur për shkak të ngatërresës me biletave që si duket vjen edhe nga tregu i zi.
Siç shihet në videon më poshtë tifozët janë përplasur dhunshëm, me grushta dhe shkelma.
Roma kryeson në “Air Albania”, ja momenti i golit të ZaniolosËshtë mbyllur në “Air Albania” pjesa e parë e ndeshjes mes Romës dhe Feyenoord.
Janë verdhekuqtë ata që kryesojnë ndeshjen me gol të mesfushorit Zaniolo.
Goli erdhi në min utën e 32 të ndeshjes pas asisti të Mancinit.
Nga “I nderuari Edi Rama” te “Edi”, si u miqësua kryeministri i Shqiperisë me presidentin serbView this post on Instagram
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, në vitin 2021, të “mbrojë” Ramën nga kritikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shkak të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Sot, Vuçiç dhe Rama janë krah për krah në promovimin e “Ballkanit të Hapur”, ku anëtare janë: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kjo nismë parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, ndërmjet këtyre tri vendeve.
“Besoj se kjo është një marrëdhënie personale miqësore që është ndërtuar me kalimin e kohës, por edhe një interes, në radhë të parë rajonal”, tha për Radion Evropa e Lirë, Stefan Surliç nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd.
Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet dy liderëve rajonalë, Surliç shtoi se Serbia dhe Shqipëria shohin se pa atë bashkëpunim, pavarësisht problemit të Kosovës, nuk ka të ardhme të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Politologu nga Tirana, Ben Andoni, tha për Radion Evropa e Lirë se të dy e kanë ndihmuar njëri-tjetrin për t’u afirmuar.
“Vuçiqi i dha mundësi Ramës dhe ky anasjelltas, njëri-tjetrit, për t’u shprehur për Kosovën sipas interesave të tyre, respektivisht në Beograd dhe Tiranë, duke bërë të fitojnë shumë pikë: Rama në Kosovë, kurse Vuçiçi në mjedisin nacionalist, por edhe te serbët e Kosovës”, tha Andoni. Për shkak të Kosovës, pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh, ka pasur tensione ndërmjet Vuçiqit dhe Ramës në vitet e kaluara. Shqipëria ishte ndër vendet e para që e pranoi pavarësinë e Kosovës.
Sot, të dy thonë se nuk pajtohen rreth Kosovës, por, megjithatë, mund të bisedojnë.
Në takimin e parë, Vuçiçi akuzoi Ramën për provokim
Aleksandar Vuçiq nuk e fshehu se sa e nervozoi Edi Rama gjatë vizitës së tij në Beograd, në nëntor të vitit 2014, kur në një konferencë të përbashkët për media, Rama tha se pavarësia e Kosovës është realitet.
“Dhe, sa më shpejt ta pranojë Serbia këtë, aq më shpejt do të ecim përpara si rajon. Qëndrimet tona ndryshojnë, por kjo nuk duhet të na pengojë t’ia themi të vërtetën njëri-tjetrit”, tha Rama.
Aleksandar Vuçiq, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Serbisë, u përgjigj se nuk e priste provokimin.
“Nuk kam pritur provokim nga zoti Rama dhe nuk kam pritur se do të flasë për Kosovën e Metohinë. Unë nuk e di se çfarë lidhjesh ka ai me Kosovën e Metohinë. Kosova e Metohia është pjesë e Serbisë, sipas Kushtetutës së Serbisë, dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me Shqipërinë dhe as nuk do ta ketë”, u përgjigj Vuçiç.
Vizita e Ramës në Beograd ishte e para e një kryeministri shqiptar pas 68 vjetësh dhe u vlerësua si historike.
Stefan Surliq, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, vlerësoi se Vuçiq dhe Rama kanë bërë një hap të madh përpara me këtë takim, pavarësisht mosmarrëveshjes për Kosovën.
“Ata, që atëherë, e njohën interesin kryesor, që është lidhja rajonale në mungesë të një perspektive të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Surliç.
Serbia mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE në vitin 2012, ndërkaq negociatat për anëtarësim nisën në vitin 2014. Shqipëria aplikoi për anëtarësim 13 vjet më parë, por ende nuk ka marrë datën për fillimin e negociatave.
‘Përplasjet’ edhe në Tëitter
Retorika e ngjashme mes Vuçiçit dhe Ramës nga takimi i parë, mund të ndiqet edhe në vitet e ardhshme në rrjetin social Tëitter.
“Një Serbi normale mund të jetë e mundur vetëm nëse Serbia e vërtetë e kupton se ‘Shqipëria e Madhe’ është makthi i saj, dhe jo projekti ynë”, shkroi Rama në Tëitter, në tetor të vitit 2014.
Shkak ka qenë një dron me mbishkrimin “Shqipëria e Madhe”, i cili është shfaqur sipër fushës në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, që është zhvilluar në Beograd, dhe reagimet që e pasuan atë.
Vuçiç u përgjigj menjëherë, duke thënë se kanë tërësisht të drejtë ata që thonë se Shqipëria e Madhe është makthi i Serbisë.
“Por, ky nuk është vetëm makthi ynë, por makthi i Evropës, makthi i gjithë njerëzimit dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, për ta parandaluar atë”, shkroi Vuçiç në Tëitter.
Dhe, kur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës mori vendim në favor të Shqipërisë, për shkak të pezullimit të ndeshjes për kualifikimet për EURO 2016, Rama u paraqit në Tëitter me mesazhin: “Shkëlqyeshëm. Kjo është drejtësia evropiane”.
Sipas Vuçiqit, drejtësia evropiane e Ramës ishte një “turp” për ligjin evropian.
“I nderuari Edi Rama, mos u shqetëso, ne do t’ju mundim në fushë në mes të Tiranës pa dron dhe pa ndihmën e askujt. Shihemi së shpejti”, shkroi Vuçiq në Tëitter.
Herën tjetër, Vuçiç i dërgoi një mesazh Ramës nëpërmjet Tëitter-it, për shkak të Kosovës.
“I premtoj kryeministrit Rama se Kosova dhe Shqipëria, siç thotë ai, nuk do të bashkohen kurrë në mënyrën klasike”, shkroi Vuçiq, më 7 prill 2015.
Më herët, Rama, duke folur për televizionin Klan Kosova në Prishtinë, tha se Ballkani duhet të jetë pjesë e BE-së, se bashkimi i shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës do të bëhet në funksion të BE-së ose si reagim ndaj verbërisë evropiane. Përkthimi i cilësuar si i pasaktë i një pjese të intervistës për të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës, shkaktoi reagime të vrullshme në Serbi.
Vuçiçi, më pas, ishte “pa koment” ndaj pyetjes së gazetarëve për vizitën e Ramës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – parti që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, njëri prej liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Por, imagjinojeni sikur unë të shkoja diku në rajon, që të vizitoj përfaqësuesit e partive më ekstreme serbe, se si do të reagonin në Evropë dhe botë”, ka thënë Vuçiq në shkurt të vitit 2017.
Në atë kohë, Haradinaj, deputet i Kuvendit të Kosovës, ishte në pritje të një vendimi të gjykatës në Francë, lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradim, për shkak të akuzave për krime lufte gjatë viteve 1998/’99. Gjykata franceze, më vonë, e hodhi poshtë kërkesën e Beogradit.
Ndryshimi i narracionit, kryesore
Në maj të vitit 2015, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Aleksandar Vuçiç, si kryeministër i Serbisë, u shpreh i bindur se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.
Kjo ishte vizita e parë zyrtare e një lideri serb në Shqipëri, gjatë së cilës, Rama dhe Vuçiç theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Edhe pse kemi kontestin e madh sa mali për çështjen e Kosovës, kjo mosmarrëveshje nuk e zbeh rëndësinë e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Rama, duke iu referuar dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja.
Vuçiç, më pas, tha se “kanë folur sinqerisht edhe kur nuk ishin dakord”.
Me ton të tillë ai u përgjigj, një vit më vonë, ndaj kërkesës së Partisë së djathtë Demokratike të Serbisë, që Rama të “përcillej” nga Serbia, për shkak të kërkesës për njohjen e Kosovës.
“Rama është një mysafir i respektuar i Serbisë dhe Rama do të respektohet dhe nderohet edhe këtu në Nish, sepse ne besojmë se duhet t’i zhvillojmë marrëdhëniet më të mira ekonomike dhe politike me Shqipërinë”, tha Vuçiç, më 13 tetor 2016, në Nish – qytet në jug të Serbisë – ku, bashkë me Ramën, morën pjesë në Forumin e Sigurisë të Beogradit.
Ai shtoi se ndaj kërkesës së Ramës që Beogradi ta njohë Kosovën, është përgjigjur me dinjitet dhe përgjegjësi.
Se të dy kanë ende pikëpamje të ndryshme, por që kuptohen më mirë, e tha edhe Rama gjatë vizitës së tij në Beograd, në tetor të vitit 2016, në promovimin e librit të tij “Kurban”.
Asokohe, ai iu referua takimit të tyre të parë në vitin 2014.
Rama ka shkruar se i kujtohet shprehja e fytyrës së Vuçiqit kur e ka përmendur Kosovën, duke shtuar se ka menduar se ai (Vuçiçi) “do të vdesë para tij”.
Rama takohet më së shpeshti me Vuçiçin në rajon
Gjatë nëntë vjetëve të qeverisjes së tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka kushtuar një rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Serbinë.
Beogradi është kryeqyteti që Rama e ka vizituar më shpesh dhe Aleksandar Vuçiç është lideri rajonal, me të cilin është takuar më së shumti.
Në tetë vjetët e fundit, Rama dhe Vuçiç janë takuar 17 herë, kokë më kokë dhe në kontekstin e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë dy vizita zyrtare që Vuçiq bëri në Tiranë dhe tri vizita të Ramës në Beograd.
Rama e ka argumentuar këtë afrim me lidershipin e Serbisë si mekanizëm për ruajtjen e paqes dhe rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, frymëzuar kjo, sipas tij, edhe nga modeli franko-gjerman pas Luftës së Dytë Botërore.
“Ne, shqiptarët, nuk mund të ndërtojmë të ardhmen pa kapërcyer dhe fshirë kufijtë historikë mes nesh dhe Evropës, mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe mes shqiptarëve dhe serbëve. Le të mos i lidhim këmbët tona me litarët e së shkuarës”, ka thënë Rama gjatë një vizite në Beograd, në dhjetor të vitit 2014.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar se përmirësimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë është veçanërisht meritë e kryeministrit shqiptar.
“As unë nuk i jam shmangur kësaj, nëse asgjë tjetër… Pas shumë dekadash, në të cilat nuk kemi pasur marrëdhënie, duket se kemi krijuar marrëdhënie racionale dhe normale”, deklaroi Vuçiç në intervistën për televizionin shqiptar ABC Neës, në maj të vitit 2018.
Që nga viti 2014, qeveritë, e Shqipërisë dhe Serbisë, kanë nënshkruar 64 marrëveshje në fushën e lëvizjes së lirë të njerëzve, bashkëpunimit policor, njohjes së diplomave universitare etj.
‘Ballkani i Hapur’ si buton i afrimit
Miqësia ndërmjet Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit është forcuar viteve të fundit me idenë e tyre të përbashkët për nismën “Ballkani i Hapur”, e cila synon qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.
Nisma “Ballkani i Hapur”, që fillimisht quhej “Mini Shengen”, filloi në nëntor të vitit 2019, në Novi Sad, nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
“Pashë që kryeministrin Rama e sulmonin se nisma ishte për Serbinë e Madhe. Mua më sulmojnë se nisma është për Shqipërinë e Madhe”, tha Vuçiç në dhjetor, në samitin e kësaj nisme në Tiranë.
Gjatë vizitës së tij në Beograd, në nëntor të vitit 2021, Rama i tha Deutsche Ëelle-s se mendonte se të gjithë do të vijnë në “Ballkanin e Hapur”, sepse “nuk ka rrugë tjetër”.
Mirëpo, nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, deri më tani, nuk kanë arritur të tërheqin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndonëse kanë thënë vazhdimisht se dera është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe Kosovën.
Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kundërshtar i “Ballkanit të Hapur”.
Kështu, në gusht të vitit 2021, në një ngjarje në Prishtinë, ai vlerësoi se nisma i ngjante më shumë Ballkanit të hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçanërisht nga Rusia dhe Kina.
Dhe, pikërisht kjo ka qenë arsyeja që Vuçiq të mbrojë Ramën, duke thënë se po bën gjëra të mira për vendin dhe popullin e tij.
“Nëse Albin Kurti nuk i kupton gjërat e mira që sjell nisma e bashkëpunimit rajonal dhe mesazhet e tij pushtojnë hapësirën, duke mbyllur dhe jo duke hapur Prishtinën, ai e ka shumë gabim”, u tha Vuçiç gazetarëve në Shkup, më 29 korrik të vitit të kaluar, në një takim të nismës “Ballkani i Hapur”.Synimi i nismës “Ballkani i Hapur” është zbatimi i shpejtë i tregut të vetëm dhe përgatitja e tri vendeve për tregun unik të Bashkimit Evropian.
Deri më tani është mundësuar lëvizja e lirë mes këtyre tri vendeve me letërnjoftime, është arritur marrëveshje për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave, si dhe memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për qasje të lirë në tregun e punës.
Të tria vendet kanë vendosur gjithashtu të heqin kontrollet doganore nga 1 janari i vitit 2023.
Cilat janë përfitimet për shtetet?
Politologu nga Beogradi, Stefan Surliç, tha se “Ballkanin e Hapur” e sheh si një hap drejt krijimit të një tregu të vetëm rajonal.
“Këtu, para së gjithash, është interesi ekonomik i Serbisë dhe Shqipërisë, me shpresën se lidhja ekonomike do të shënojë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kosovën tani e shoh vetëm si problemin e vetëm në marrëdhëniet e tyre reciproke”, vlerësoi Surliç.
Për politologun nga Tirana, Ben Andoni, përveç propagandës sipërfaqësore, miqësia Rama-Vuçiq ka pasur shumë pak përfitime për ekonominë shqiptare.
Ai theksoi se marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë mbeten të pandryshuara, por në kuptimin ndërkombëtar, Rama dhe Vuçiq e shfrytëzuan miqësinë e tyre për t’u pozicionuar si liderë që kontribuojnë për paqen dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe më gjerë.
“Sa u përket përfitimeve, deri tani, ka një efekt të vogël dhe kjo lidhet me faktin se strukturat ekonomike të Serbisë dhe Shqipërisë nuk janë njësoj. Nga ana tjetër, duhet thënë se nuk ka ende një studim akademik për përfitimet e palëve. Por, kanë nisur të njihen lejet e qëndrimit dhe lëvizjet e kapitalit dhe janë lehtësuar procedurat. I vetmi problem është se Serbia dhe Shqipëria nuk janë vende kufitare”, tha Andoni.
Çfarë i lidh Vuçiqin dhe Ramën?
Nga Presidenca e Serbisë nuk ka arritur ndonjë përgjigje në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se si ka ndikuar nisma “Ballkani i Hapur” në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe në marrëdhëniet personale ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.As kabineti i Edi Ramës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë.
Politologu dhe gazetari nga Tirana, Ben Andoni, tha se marrëdhënia e ngushtë mes dy liderëve, Rama dhe Vuçiq, është ndikuar nga ngjashmëria e situatave politike në të dyja vendet, por “edhe autokracia e tyre”.
“Edi Rama pothuajse ka çdo pushtet në Shqipëri, madje ka dhe një opozitë inaktive. Pothuaj e njëjta situatë është në Serbi, ku Vuçiq gjithashtu ka një opozitë të dobët. Me pak fjalë, pushteti i madh dhe shkuarja drejt autokracisë i ka bërë të dy që të gjejnë si modele njëri-tjetrin”, vlerësoi Andoni.
Mendim të ngjashëm ka edhe Stefan Surliç, politolog nga Beogradi.
“Në duart e tyre është koncentruar fuqi e madhe, edhe më tutje vazhdon të mungojë sundimi i ligjit, është korrupsion i madh… ndërkaq, nga ana tjetër, ata e kanë paraqitur veten si reformatorë të mëdhenj dhe njerëz që sjellin sukses dhe përparim në shoqëritë e tyre”, tha Surliç.
Partia Socialiste e Edi Ramës i fitoi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri në prill të vitit 2021, duke i siguruar Ramës mandatin e tretë si kryeministër. Një vit më vonë, Partia Përparimtare Serbe e Aleksandar Vuçiçit fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe Vuçiç fitoi mandatin e dytë presidencial.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, flet për Aleksandar Vuçiçin si për “mikun” e tij. Kështu e ka quajtur atë në një intervistë për gazetën e Beogradit, Novi Magazin, në tetor të vitit 2016, kur ka thënë se duhen më shumë ura ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.
“…për të kapërcyer të kaluarën shumë të dhimbshme që na ndan dhe për të ndërtuar një të ardhme të madhe, dorë për dore për popujt tanë – dy kombet më të mëdha në Ballkan, siç pëlqen të thotë miku im, Aleksandar Vuçiq”, tha Rama në atë kohë.
Vuçiq, gjithashtu, foli me të njëjtin ton në nëntor të vitit 2021, pas takimit të nismës “Ballkani i Hapur”, kur bashkë me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, organizuan darkë për Edi Ramën, për zëvendëskryeministrin e atëhershëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, dhe për kryeministrin e atëhershëm malazez, Zdravko Krivokapiç.
“Mbrëmje e mrekullueshme në restorantin ‘Salon 1905’ me miqtë nga rajoni, Edi Rama, Zdravko Krivokapiç dhe Nikola Dimitrov”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Gjatë promovimit të librit të tij në Beograd, në tetor të vitit 2016, Rama ka thënë se disa muaj më parë, në ditëlindjen e tij, në një samit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i ka kërkuar ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, që të këndojë për të.
Jashtë këtyre momenteve, të cilat janë bërë përmbajtje e tabloideve në të dyja vendet, Vuçiç dhe Rama u bënë avokuesit kryesorë të zgjerimit të “Ballkanit të Hapur” në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në këtë ambicie, ata kanë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së.
Por, në rajon ka rezerva të mëdha. Autoritetet në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë nuk po iu përgjigjen thirrjeve, ndërsa kryeministri i ri i Malit të Zi Dritan Bazoviç, i zgjedhur në fund të prillit, e ka mbështetur hyrjen e Malit të Zi në këtë iniciativë. REL
Roma në festë, Zaniolo kalon verdhekuqtë në avantazhRoma është në festë.
Skuadra e Mourinho ka kaluar në avantazh përballë skuadrës së Feyenord.
Ka qenë Zaniolo ai që në minutën e 32 të ndeshjes ka shënuar duke e cuar skuadrën e Romes më afër trofeut.