zoom

Day ArchiveRëndohet bilanci/12 të plagosur në spital, 6 prej tyre janë policë

Trazirat që ndodhën mbrëmjen e sotme në Tiranë kanë shkaktuar një bilanc të rëndë. 12 persona mësohet se kanë përfunduar të plagosur në Tiranë, 6 prej të cilëve janë efektiv policie.

Burime ng aspitali bëjnë të ditur se njëri nga policët është në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë që tifozët e të dyja skuadrave që kanë mbetur të plagosur kanë marrë dëmtime, kryesisht në kokë dhe shpatull.

Policia ka shoqëruar në komisariat më shumë se 50 persojna nga të dyja tifozeritë. /Zoom.al

Partnerët tërheqës i bëjnë gratë të “rrezikshme ” në seks

Sipas një studimi të fundit, gratë raportojnë një tendencë më të madhe për t’u përfshirë në sjellje të rrezikshme seksuale me partnerë më tërheqës dhe kur ato përdorin seksualitetin e tyre si një mjet për të mbajtur bashkëshortin.

Preferencat e bashkëshortit të grave ndryshojnë për partnerët afatgjatë dhe afatshkurtër. Për marrëdhëniet e gjata romantike, gratë kanë një preferencë për burrat që shfaqin potencial për të përvetësuar burime dhe burra që kanë tipare pozitive, si pjekuria dhe mirësia.

Për marrëdhëniet afatshkurtra, gratë kanë një preferencë më të fortë për treguesit e gjeneve të mira, të tilla si tërheqja fizike, maskuliniteti, inteligjenca dhe dominimi – këto tipare sinjalizojnë cilësinë gjenetike që mund t’u sigurojë pasardhësve avantazhe mbijetese.

Për shembull, gratë raportojnë preferenca më të forta për burrat që kanë tipare mashkullore dhe simetrike, dhe janë më të tërhequr nga dominimi, më afër ovulacionit.

Marrja e rrezikut seksual është një fenomen i zakonshëm, me gratë që raportojnë gatishmëri më të madhe për të rrezikuar shtatzëninë me burra fizikisht tërheqës dhe burra që tregojnë përkushtim, perspektiva të mira financiare, si dhe status të moderuar në të lartë social./L.K

/Zoom.al

VIDEO/ Me karrige e tavolina kokës, dalin pamjet e sherrit mes tifozëve në Tiranë

Nuk kanë të sosur incidentet e shkaktuara nga tifozeritë e Feyenoordit dhe Romës që kanë mbërritur ditën e sotme në Tiranë.

Një tjetër sherr ka ndodhur në një lokal të Tiranës, ku tifozeritë e të dyja skuadrave kanë goditur  njëri-tjetrin me karrige dhe tavolina .

Nga përplasja raportohet se ka vetëm të lënduar lehtë.

View this post on Instagram

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)

Banderola e Mourinhos te Politeknikut, reagon deputetja Flutura Açka: Turp! Prokuroria të …

Kanë qënë të shumta reagimet për banderolën e trajnerit të Romës, Hose Mourinhos që është vendosur në fasadën e Politeknikut të Tiranës.

Një reagim të ashpër për këtë banderolë e ka pasur sot edhe deputetja dhe shkrimtarja e njohur, Flutura Açka.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Açka thotë se autori që ka bërë këtë shkelje, duhet të përballet me ligjin.

Sipas saj, kushdo mund të bëjë tifo për kë të dojë, por të përdorësh hapësirat publike në këtë formë, është e dënueshme. Mes të tjerash ajo i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë për ngjarjen në fjalë.

REAGIMI I ACKES
Kush ia jep të drejtën e kësaj shkeljeje ligjore?

Kjo fasadë është pronë publike dhe Stadiumi Shqiptar, dhe asetet publike, duhet të jenë neutrale në ndeshjen e nesërme.
Kush e ka bërë këtë shkelje, kush ka urdhëruar për këtë, duhet të përballet me ligjin.
Në shtëpinë e tij, në ballkonin e tij, në rradaken e tij, në injorancën e tij, kushdo mund të bëjë tifo për kë të dojë, por të përdorësh hapësirat publike nē këtë formë, është e dënueshme.
I bëj thirrje Ministres së Arsimit, zonjës Kushi, Federatës së Futbollit, Rektoratit të Universitetit dhe Bashkisë Tiranë të mos e shkelin rregullin bazë të neutraliteit në institucionet publike.
I bëj thirrje Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë hetimet për shkelësit e ligjit dhe abuzantët të veshur me pushtet.
Mos e bëni pis ende pa filluar festa!
Ai poster duhet të hiqet menjëherë dhe është një turp kombëtar për këdo që ka urdhëruar të vendoset aty!

Përplasje e dhunshme mes huliganëve holandezë dhe policisë edhe te “Vasil Shanto”

Situata në Tiranë vijon të mbetet e vështirë, për shkak të sjelljes së tifozëve holandez.

Përvec rrugës “Mustafa Matohiti” dhe “Myslim Shyri”, përplasje të dhunshme mes policisë dhe tifozëve holandezë raportohen edhe në zonën e “Vasil Shantos”, në afërsi të hotel “Hilton”.

Huliganët holandez kanë sulmuar forcat e policisë me shkopinj dhe gurë.

Si pasojë janë dëmtuar disa mjete të policisë, ndërsa një policë raportohet se është i lënduar.

Përplasja mes tifozëve holandezë dhe policisë zhvendoset te ura e Lanës

Vijojnë përplasjet mes tifozëve holandezë dhe forcave të policisë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se grupet e huliganëve janë zhvendosur drejt rrugës “Myslym Shyri”, ndërsa janë duke u përplasur me sende të forta me forcat e policisë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në ndihmë të policisë së rendit kanë mbërritur edhe punonjësit e FNSH-së.

Deri më tani raportohet se një policë ka mbetur i plagosur.

 

“Do arrestohen 90 persona”, deklarata e fortë e ekspertit të sigurisë për “Plumbin e Arte”

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një tjetër deklaratë të fortë, teksa solli detaje të reja rreth operacionit të SPAK, “Plumbi i artë”, ku pohoi se pritet arrestimi i 90 personave.

Ai theksoi se përmes përgjimeve të tabulateve, ka dyshime se bandat e krimit kanë folur edhe me disa politikanë.

“Kanë dalë disa informacione sipërfaqësore, kam informacione të pazyrtarizuar se janë dhe 90 veta që do arrestohen dhe janë qindra asete që po kontrollohen dhe do sekuestrohen. Këto kanë dalë nga tabulatet telefonike, përmes aplikacioneve, siç është Matrix. Do 2 mijë euro në muaj për t’u mbajtur si sistem. Është formë aplikimi. Por vetëm për t’u shkruajtur, përdoret kryesisht nga krimi i organizuar. Kemi të dhëna se disa njësi ligjzbatuese ndërkombëtare po hetojnë për këto sisteme që kanë çkodifikuar edhe për disa politikanë shqiptarë. Të cilët, nëse rakordohen por shkak të sistemeve që kanë, pasi një sistem që hapet në Shqipëri s’do flasë me të huaj, mund të nxjerrin një lidhje, që është një lidhje e ngushtë mes disa politikanëve dhe krimit të organizuar. Te çkodifikimi që i kanë bërë celularit, mund të dalin edhe emrat.”, tha ai.

 

LAJM I FUNDIT/Me shkopinj e gurë, 200 tifozë holandezë përplasen me policinë

Një tjetër incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe sërish protagonist janë bërë tifozët holandez.

Në rrugën “Mustafa Matohiti”, rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë janë duke u përplasur policinë.

Si pasojë deri më tani është dëmtuar një polic.

Ndërkohë që policia ka mundur deri më tani t’i kthejë pasi, pasi ata ishin nisur për të shkuar para stadiumit “Air Albania” ku qendrojnë tifozët e Romës.

VIDEO/ Tifozët holandezë “pushtojnë” pedonalen në Tiranë

Qindra tifozë holandezë kanë mbërritur në vendin tonë për të ndjekur ndeshjen e Feyenoord me Romën që do luhet mbrëmjen e nesërme në “Air Albania”.

Një pjesë e tyre janë mbledhur këtë mbrëmje në zonën e pedonales “Murat Toptani”, ku kanë nisur festën e tyre.

Sicc shihet edhe në video tifozët holandez janë duke pirë birra, ndërsa nuk ndajnë për asnjë moment edhe këngët dhe ovacionet për ekipin e zemrës.

View this post on Instagram

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)

VIDEO/Sherri mes shqiptarëve dhe holandezëve në Tiranë

Zoom.al ka siguruar videon e sherrit që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e nëntëkatësheve në Tiranë.

Në video shihen momenti kur 45-vjeçari nga Tirana është ende në tokë i gjakosur, ndërsa në vendngjarje mbërrin edhe policia.

Blutë e kryeqytetit bën të ditur se 45-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka bërë shoqërimin e 8 tifozëve holandez që u përfshinë në këtë shtet.

View this post on Instagram

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)