Aplikacion
Zoom.al ka siguruar foton e policit Ludian Zaimi që mbrëmjen e sotme vrau kolegun e tij Çaush Saliasi.
Ngjarja ndodhi në ambientet e Komisariatit Nr.3 në Tiranë dhe shkak mësohet se është bërë një debat banal mes autorit dhe viktimës.
Zaimi ka treguar në polici se autori e tallte.
VIDEO/ Dalin pamjet e transportimit në spital të policit në Komisariatin Nr.3Dalin pamjet e para të ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotm e në Komisariatin Nr.3 në kryeqytet, ku një efektiv policie humbi jetën.
Në video paraqitet momenti kur Çaush Saliasi transportohet në spital nga kolegët e tij me një makinë policie.
Ai u qëllua për vdekje nga kolegu i tij Ludian Zaimi për shkak të një debati banal.
“Më tallte”, zbulohet motivi i vrasjes së punonjësit të policisë në Komisariatin Nr.3
Hetuesit kanë marrë në pyetje Ludian Zaimin i cili mbrëmjen e sotme qëlloi për vdekje kolegun e tij, Çaush Saliasi.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Zaimi ka deklaruar se shkak për konfliktin është bërë tallja që viktima i bënte në vazhdimësi.
“Më tallte në vazhdimësi”, mësohet të jetë shporehur Zaimi kur është pyetur nga hetuesit lidhur me motivet e kësaj ngjarje.
I dehur/ Polici i FNSH-së plagos 60-vjeçarin në Kombinat, arrestohetPolicia e Shtetit ka dalë me një tjetër deklaratë për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku një 60 vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri.
Policia bën të ditur se autori është punonjësi i FNSH-së, Lutfi Gjyli, i cili kur ka qëlluar Myrteza Likajn ka qenë në gjendje të dehur, në masën 1.045 mg/l.
Tiranë/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.
Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vrasja e policit, Drejtori Gledis Nano mbërrin në komisariatTë Paktën 6 herë ka qëlluar ndaj kolegut të tij Ludian Zaimi, pas një sherri për motive të dobëta që ka ndodhur brenda Komisariatit Nr.3 në Tiran ë.
Ndërkohë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka mbërritur në Komisariat
Autori Ludian Zaimi, qëlloi në drejtim të Çaush Saliasit, polic i patrullës së Përgjithshme. Ndonëse polici u dërgua në spital, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve e armës së zjarrit dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
Sakaq brenda Komisariati nr.3 ndodhet autori i cili po merret në pyetje për të shpjeguar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Koha e tepërt me partneri/ren mund t’jua kthejë rutinën në toksike
“Kohë bashkë” duket si togfjalëshi perfekt për një çift të dashuruarish, por ja që realiteti është më i vështirë nga ç’mendojmë ne. Ç’mund të bëni për të kthyer pasionin?
1.Mos neglizhoni kohën me miqtë dhe familjarët
Vetëm se jeni në një lidhje dhe ndiheni komod s’do të thotë të lini pas dore marrëdhëniet e tjera. Komunikimi dhe të dalat me një person të vetëm krijojnë varësi, frike nga ndarja, ankth dhe mendime të këqija. Thënë këtë, duhet që secili nga ju kalojë kohë vetëm me familjen dhe miqtë.
2.Në vend që të supozosh, është më mirë të pyesësh
Bëni mirë të reflektoni në lidhje me nevojat e partnerit, si mund t’i ndihmoni ata apo ti bëni pak më shumë të lumtur. Ja keni bërë ndonjëherë pyetjen “çfarë të acaron më shumë nga unë”?
3.Gjej ekuilibrin mes kohës vetëm dhe kohës me të
Eshtë shumë e rëndësishme të kaloni kohë me veten. Mos e ktheni lidhjen në raport toksik duke mbytur njëri-tjetrin.
4.Situatat e vështira kalojini me humor
Edhe sikur të jeni në mes të një sherri, një gjest i lezetshëm do ta ndryshonte atmosferën, prandaj bëjeni humorin pjesë të çdo momenti tuajin./L.K
/Zoom.al
Ngjarja në Kombinat, 60-vjeçari u qëllua me armë nga një polic
Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku një 60-vjeçar i identifikuar si Myrteza Likaj mbeti i plagosur me armë zjarri.
Ai u paraqit vet në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 60-vjeçari është plagosur nga nje efektiv policie, i identifikuar si Lutfi Gjyli.
Nuk dihen ende rrethat se si ka ndodhur kjo ngjarje.
Vrasja e policit, zbulohet si ndodhi konflikti mes dy efektivëve të policisëTë tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Komisariatin Nr.3 në Tiranë, ku një policë mbeti i vrarë.
Mësohet se polici Çaush Saliasi i cili humbi jetën dhe efektivi tjetër Ludian Zaimi janë konfliktuar për një çështje banale.
Më pas ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj kolegut të tij, duke e lënë fillimisht të plagosur. Më pas efektivi i plagosur është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Autori mesohet se kishte 1.5 vjet ne radhet e policise, ndersa viktima mbi 20 vjet.
Vrasja e policit nga kolegu, policia del me njoftim: Ja çfarë ka ndodhurPolicia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e sotme, ku një efektiv policie mbeti i vrarë nga kolegu i tij.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në ambientet e Komisariatit Nr.3, ndërsa është bërë edhe arrestimi i efektivit që ka qëlluar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.
Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.
Vdes polici që u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij në Komisariatin Nr.3
Ka ndërruar jetë efektivi i polici që u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit Nr.3 në kryqytet.
Polici Çaush Saliasi mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën duke mos i mbijetuar plagës së marrë.
Autor i kësaj ngjarje është punonjësi tjetër i policisë, Ludian Zaimi.