zoom

Day ArchiveBerisha: U krye, ndodhi mrekullia e shekullit të 21

Sali Berisha mban fjalën si kryetari i zgjedhur i PD.

“U krye jo zgjedhja e Sali Berishës, po mrekullia e vërtetë shqiptare e Shqipërisë në shekullin e 21-të! Nuk kam një fjalim të gjatë, por kam një përulje të madhe dhe një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata burra dhe gra, djem dhe vajza që në një hark kohor ngadhënjyen si njerëz të lirë në një proces që do të regjistrohet në historinë e lirisë së shqiptarë si mrekullia e shekullit të 21”, tha Berisha.

Zgjedhjet për kreun e PD-së, Vokshi: Procesi transparent

Pas rezultatit të zgjedhjeve të sotme për kreun e PD-së, përfaqësuesja e ‘Komisionit të Rithemelimit’ Albana Vokshi lexoi rezultatet në selinë blu.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka fituar bindshëm sot ndaj kandidatit tjetër Ibsen Elezi, ndërsa simpatizantë të shumtë të Berishës ndodhen në ambjentet e selisë në pritje të tij.

Procesi më transparent ndonjëherë dhe i besueshëm. Sot demokratët treguan që partia u përket atyre. Pjesmarrja e lartë në votime tregon se është rikthyer besimi. Rezultati përfundimtar shpallet nesër”-tha Vokshi.

VOA: E drejta e grave amerikane për të kryer abort do të kufizohet

E drejta e grave amerikane për të kryer abort do të kufizohet shumë nëse Gjykata e Lartë anulon vendimin e saj të vitit 1973 për legalizimin e kësaj procedure.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias foli me aktivistë në tre kontinente dhe sjell shqetësimet e tyre për ndikimin që mund të ketë në mbarë botën një vendim i gjykatës amerikane në rast se do të kthente mbrapsht të drejtën e abortit.

Debati filloi para se ata të kishin lindur, por tani të rinjtë në SHBA po i bashkohen plot vrull protestave për të drejtën e abortit. Ky grup u largua nga mësimi për të kërkuar që aborti, sipas Kushtetutës amerikane, të mbetet një e drejtë e privatësisë.

“Vendimi nuk do të prekë vetëm gratë që po mbeten shtatzënë tani. Ai do të ndikojë tek gratë që mbeten shtatzënë në të ardhmen dhe do të ndikojë në të gjitha gjeneratat e ardhshme nëse kjo e drejtë përmbyset”, thotë Harper Shattuck, organizatore e protestës në mbrojte të abortit.

Mes të rinjve ka edhe nga ata që e dënojnë abortin. Ata janë entusiazmuar pasi një variant paraprak i një opinioni të Gjykatës së Lartë që u bë publik nga mediat, tregon se vendimi historik i vitit 1973 që e bën të ligjshëm abortin, është në rrezik.

Nëse ky do të jetë vendimi përfundimtar, 50 shtetet amerikane do të vendosin se në ç’masë do ta lejonin abortin.

Dhe shumë shtete duan ta ndalojnë ose kufizojnë ndjeshëm këtë procedurë.

“Shpresojmë që Gjykata e Lartë të marrë vendimin e duhur dhe ne të jemi në gjendje ta kthejmë diskutimin e abortit në nivele shtetesh dhe të fillojmë me të vërtetë ta diskutojmë atë në komunitetet tona”, thotë Anna Lulis, studente që kundërshton abortin.

A mundet që vende të tjera të ndjekin këtë shembull? Bota po vëzhgon me kujdes.

“Kur Shtetet e Bashkuara ndërmarrin një lëvizje kaq të guximshme dhe të dukshme kundër të drejtave të grave, vendet e tjera gjejnë mbështetje dhe e përdorin atë si mburojë për punën që bëjnë kundër të drejtave jo vetëm për gratë por edhe më gjerë”, thotë Tarah Demant me organizatën Amnesty International.

Sipas Qendrës për të Drejtat Riprodhuese në nivel global, 970 milionë gra jetojnë në vende që përgjithësisht e lejojnë abortin.

Megjithatë, dy në pesë gra në moshë riprodhimi që duan ose kanë nevojë të abortojnë, përballen me kufizime.

Gjykata e Lartë e Meksikës vendosi vitin e kaluar të dekriminalizojë abortin.

Por vetëm tetë nga 32 shtetet e Meksikës kanë ndërmarrë hapa për ta legalizuar abortin.

Ajo që po ndodh në Shtetet e Bashkuara është një shenjë paralajmëruese, thonë aktivistët meksikanë të të drejtave të abortit.

“Ajo që po ndodh në Shtetet e Bashkuara po na tregon se të drejtat tona janë gjithmonë në rrezik, duke pasur parasysh se rrethanat politike mund të ndryshojnë. Grupet kundër të drejtave janë gjithmonë në përpjekje për të hartuar strategji për të bllokuar qasjen e grave për abort”, thotë Adriana Patlan, aktiviste meksikane.

Në Gjenevë të Zvicrës përkrahës të të drejtave riprodhuese të grave nuk janë shumë të shqetësuar për pasojat në Evropë, ku aborti është gjerësisht i lejuar.

“Polonia, Malta, Lihtenshtajni, Andora dhe Monako janë pesë vende në Evropë që ende ruajnë ato që ne i quajmë ligje shumë kufizuese për abortin. Prirja do të mbetet jashtëzakonisht pozitive për sa i përket lëvizjes drejt njohjes së abortit si pjesë e kujdesit shëndetësor thelbësor”, thotë për Zërin e Amerikës Leah Hoctor me Qendrën për të Drejtat e Riprodhimit në Evropë.

Në Afrikë, vetëm disa vende e lejojnë abortin. Një prej tyre është Afrika e Jugut e cila e legalizoi abortin në vitin 1996.

Por kundërshtimi ndaj të drejtave riprodhuese mund të rritet në se do të ketë një ndryshim të ligjit në Shtetet e Bashkuara.

“Në disa nga klinikat tona ka njerëz që protestojnë duke u përpjekur t’i ndalojnë gratë të hyjnë në klinika. Sa më shumë të kufizohet aborti në vendet e tjera/ e njëjta gjë do të zbatohet në Afrikën e Jugut sepse njerëzit thjesht bëhen më të guximshëm”, thotë Whitney Chinogwenya me organizatën “MSI Reproductive Choices-South Africa”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kufizimi i të drejtës së abortit nuk e ndalon atë dhe se 23,000 gra vdesin çdo vit nga komplikimet pas abortit të pasigurt.

Grupet kundër abortit që intervistoi Zëri i Amerikës e kundërshtojnë këtë argument.

Ata duan që Shtetet e Bashkuara të heqin dorë nga kjo e drejtë 49-vjeçare që ata e shohin si të pamoralshme.

“Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se sa radikale janë ligjet e abortit në Shtetet e Bashkuara. Ne shpresojmë se kjo frymë do ndiqet në mbarë botën, sepse kur qeveritë priren të ndryshojnë ligjet e tyre, ato shpesh citojnë ligjin amerikan”, thotë Austin Ruse me organizatën C-Fam.

“Mënyra për të bërë kompromis këtu është të ndihmojmë gratë të kalojnë shtatzënitë e tyre duke u siguruar strehim, kujdes mjekësor, ushqim, veshje dhe të gjitha këto”, thotë Brian Clowes me organizatën Human Life International.

Nuk është e sigurtë se kur mund ta nxjerrë Gjykata e Lartë vendimin e saj për abortin. Por kur kjo të ndodhë, valët goditëse mund të shkojnë përtej brigjeve të Shteteve të Bashkuara./ Marrë nga VOA

Kupa e botës/ Shpërthen Demollari: Nuk na lanë të bëjmë as foto

Kupa e Botës, e cila mbërriti sot në Shqipëri, në kuadër të një turi të organizuar nga Coca Cola, synon të dërgojë trofeun më të rëndësishëm në futboll, në disa shtete.

Trofeu erdhi nën masa mjaft të rrepta sigurie dhe pjesëmarrësit në ceremoninë e ekspozimit të tij në ambientet e kryeministrisë, ishin të gjithë të përzgjedhur dhe ftuar.

Pikërisht njëri prej tyre, Sulejman Demollari reagoi ashpër ndaj kompanisë që solli trofeun e Kupës së Botës në Shqipëri. Demollari akuzoi këta të fundit se shumë funksionar të FSHF nuk u lejuan të futen brenda.

Ja reagimi i Demollarit:
Turpi i Coca Cola-s me Kupën e Botës në Tiranë!
Na ftuan sot për të parë Kupën e Botës por nuk na lanë as të bëjmë një foto. Ishte e turpshme që të shikoja aq figura të mëdha futbolli në atë ceremoni dhe Kupa ishte fshehur për ne njerëzit e futbollit.

Vetëm Coca Cola mund ta bëj që të të ftojë për ceremoninë e ardhjes së Kupës së Botës në Tiranë dhe të të mbaj larg nga trofeu dhe të na tregoj muzeun e FSHF që ishte spostuar në hollin e Kryeministrisë.

Si ish kapiten i ekipit Kombëtar dhe me kontribute në këtë futboll, nuk jam ndjerë asnjëherë më i ofenduar sesa sot nga një sjellje e tillë.
Kam qënë në aktivitete të njëllojta kudo nëpër botë, por asnjëherë në një turp me si kjo me Coca Cola.

Zelensky: Mirënjohës për Poloninë, do të shkoj atje pas fitores
Presidenti i Ukrainës Zelensky, është shprehur mirënjohës ndaj vizitës së Presidentit polak në Ukranë.

“Ne i jemi mirënjohës Polonisë, ata kanë punuar vazhdimisht, çdo ditë dhe Presidenti i Republikës së Polonisë personalisht luajti një rol të veçantë në forcimin dhe furnizimin me armë”, kështu u shpreh Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në me rastin e vizitës së presidentit polak Andrzej Duda në Kiev, sipas agjencisë së lajmeve UNIAN .

Lideri ukrainas tha se pas fitores së luftës do të vizitojë Poloninë duke e falënderuar për mirëpritjen e njerëzve të larguar nga lufta.

“Fatkeqësisht sot nuk kam mundësi, për shkak të luftës, që të shkoj në disa qytete që janë qendra humanitare ose qendra furnizimi me armë, apo qytete të bukura që kanë mirëpritur njerëzit tanë, veçanërisht gratë, fëmijët. Faleminderit këtyre njerëzve dhe këtyre qyteteve, por jam i sigurt se pas fitores së kësaj lufte këto qytete do të jenë ndër të parët ku do të shkoj me kënaqësi”, tha Zelensky.

Përfundon numërimi për kreun e PD, Berisha fitues në të gjitha degët
Përfundon procesi i numërimit në pjesën më të madhe të qëndrave të votimit në vend.Pogradec

516 votues

Sali Berisha 484 vota

Ibsen Elezi 32 vota

Asnjë të pavlefshme

Devoll

Sali Berisha 1082 vota

Ibsen Elezi 135 vota

8 vota të pavlefshme

Maliq

Sali Berisha 1266 vota

Ibsen Elezi 10 vota

Kolonjë

Sali Berisha 356 vota

Ibsen Elezi 38 vota

6 vota të pavlefshme

Shkodër

Sali Berisha 1500 vota

Ibsen Elezi 114 vota

Të pavlefshme 15 vota

Lushnje

Sali Berisha 733 vota

Ibsen Elezi 73 vota

Të pavlefshme 9 vota

Divjakë

Sali Berisha 354 vota

Ibsen Elezi 34 vota

820 votus në total

Durrës

508 votues

Sali Berisha 493 vota

Ibsen Elezi 10 vota

Të pavlefshme 5 vota

Kukës

Sali Berisha 714 vota

Ibsen Elezi 164 vota

Të pavlefshme 4 vota

Gjirokastër

Sali Berisha 1756 vota

Ibsen Elezi 126 vota

Të pavlefshme 16 vota

Në total 1900 anëtarë në total

Klos

Sali Berisha 429 vota

Ibsen Elezi 9 vota

Të pa vlefshme 7 vota

Kanë votuar 445 anëtarë

Burrel

Sali Berisha 490 vota

Ibsen Elezi  31 vota

Të pa vlefshme 5 vota

Kanë votuar 526 anëtarë

Dibër
Sali Berisha 664 vota

Ibsen Elezi 84 vota

Të pa vlefshme 6 vota

Nga 1150 anëtarë kanë votuar 754 votues

Reagon policia/ Aksident në Dajç, vdes pasagjerja

Një aksident me vdekje ndodhi pasditen e sotme në Dajç, në aksin Shkodër-Lezhë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një grua 73-vjeçare dhe janë plagosur disa të tjerë.

Lezhë / Informacion paraprak 

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”, shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Makina del nga rruga në Lezhë-Shkodër, një i vdekur

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë të shënuar prag-mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.

Aksidenti është shënuar pranë zonës së Gjadrit, ku një makinë ka dalë nga rruga.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Mbyllet votimi për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.

Ky proces nisi në orën 08:00 ditën e sotme dhe u zhvillua në 108 qendra votimi në të gjitha qarqet e vendit.

Në garë në këto zgjedhje të ‘Rithemelimit’ për kreun e PD-së janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe demokrati Ibsen Elezi.

Përfundon procesi i votimit në Kukës, nis numërimi i votave

Ka përfunduar procesi i votimit për kreun e PD –së në qytetin e Kukësit.

Tashmë ka nisur numërimi i votave në 3 qendrat e votimit.

Të dhënat e pjesmarrjes në votim për Qarkun Kukës deri në orën 18:00 janë këto: Tropoja ka 1350 votues,nga këto 970 kan votuar ose 72%. Kukësi ka 1200 votues, deri tani kanë votuar 840 ose 70%. Hasi ka 1435 votues, deri tani kanë votuar 719 ose 50%.

Në orën 20:00 mbyllet dhe procesi i votimit në të gjitha qarqet ndërsa mbetet për tu parë se kush do e fitojë këtë garë mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit.