Aplikacion
SHBA-ja pritet të mbajë 100,000 trupa të stacionuara në Evropë për të ardhmen e parashikueshme, nëse Rusia kërcënon Suedinë dhe Finlandën ose anëtarët e NATO-s, sipas zyrtarëve të shumtë amerikanë.
Numrat mund të rriten përkohësisht nëse NATO kryen më shumë stërvitje ushtarake në rajon dhe SHBA mund të shtojë baza shtesë në Evropë nëse mjedisi i sigurisë ndryshon, shtuan zyrtarët.
Planet po shqyrtohen pas takimit të së enjtes të krerëve ushtarakë të NATO-s në Bruksel, thanë zyrtarët. Shefat ushtarakë po bëjnë rekomandimet për një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s të planifikuar për në qershor dhe krerët e NATO-s duke përfshirë presidentin e SHBA-së Joe Biden do të takohen në Madrid në fund të atij muaji.
SHBA rriti pozicionin e përgjithshëm të forcës së saj në Evropë nga rreth 60,000 trupa përpara pushtimit rus të Ukrainës, në rreth 100,000 tani, duke shtuar trupa dhe mjete ushtarake në vendet përgjatë krahut lindor të Evropës për të mbështetur NATO-n dhe për të penguar më tej Rusinë. SHBA kontribuoi me mijëra trupa në Forcën e Reagimit të NATO-s, e cila u aktivizua për herë të parë në historinë e NATO-s në fillim të kësaj pranvere.
“Blindohet” Fieri, policia aksion në orët e mbrëmjes. Ja kush ishte objektiviFieri është “blinduar” nga forca të shumta policie, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit me qëllim kapjen e personave me precedent penal.
Mesohet se policia ka ushtruar kontroll fizik të drejtuesve të mjeteve, kanë verifikuar makinat, duke shënjestruar ato me xhama të zinj.
Operacioni është zhvilluar nga forcat e posaçme Shqiponja, patrulla e përgjithshme e Komisariatit Fier, agjentë të policisë kriminale, ato të antidrogës e rrugores.
Ende nuk ka rezultate nga ky aksion i policisë së Fierit, ndërsa gjatë këtyre ditëve të fundit është vënë re shtim i kontrolleve si në qytet ashtu edhe në periferi.
“Talo e goditi 2-3 herë me levë”, Nuredin Dumani tregon grabitjen e kambistitNurdin Dumani, në cilësinë e dëshmitarit të penduar ka treguar përvec vrasjeve edhe grabitjet që ka zhvilluar me Talo Çelën dhe persona të tjerë.
Në dosjen e SPAK që disponon Panorama.al Dumani ka rrëfyer si e kanë grabitur duke e dhunuar kambistin nga Kavaja, Shyqyri Shala në vitin 2012.
Ai rrëfen se gjithmonë në grabitje organizoheshin 4 vetë, ndërsa për rastin në fjalë thotë se detyra e tij ishte të merrte vetëm çantën me para. Sipas tij, ka qenë Talo Çela ai që ka goditur me leva kambistin dhe me pas e kanë grabitur.
“Ishim me qafore dhe kapele sepse skishte kamera. Kemi zbrit unë me Talon i pari pasi jemi afru tek pallati 5 katësh (pallatet e Enverit). Talo është futur sa zbret shkallën unë isha përballë, Talo e goditi me levë në fytyrë, i ra 2 ose 3 here dhe u rrezua në tokë, unë kisha detyrë vetëm të merrja çantën, u mundova ta merrja çantën por se lëshonte, këto më kishin dhënë një thikë hidrauliku dhe u mundova ta prisja rripin e çantës dhe e preva dhe të dora, në këtë moment ai e lëshon çantën dhe largohemi me Talon drejt Audit”, ka treguar Dumani.
Ai tregon më tej se pas grabitjes kanë shkuar tek xhaja i Ilir Feçit në një fshat në Kavajë: “Ishte rruge e prishur nuk kisha qenë ndonjëherë. Kemi ndenjur tek shtëpia e xhajës se Ilirit deri në darkë. Më pas ikim në qytet. Ikim me pas tek shtëpia e hallës se Ilirit. Ishin 20.000 Euro, unë kam marrë 4.000 Euro, në prisnim diku tek 80.000 – 100.000 Euro”.
PJESË NGA DOSJA
Lidhur me faktin penal të vjedhjes me dhunë në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, ngjarje e ndodhur në datën 13.02.2012, në Kavajë.
19.1 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 27.04.2022, procedimin penal nr. Regjistrimin e procedimit penal nr.89 datë 27.04.2022 në regjistrin e procedimeve penale të Prokurorisë së Posaçme (në bazë të akteve të procedimit nr. 44/2012 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, të rifilluar) që bën fjalë për vjedhjen me dhunë të shtetasit Shyqyri Shala, ngjarje e ndodhur në datën 13.02.2012. Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale të “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
19.2 Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 13.02.2012, ku rreth orës 12:30, në vendin e quajtur pallati 60 hyrjesh, në Lagjen nr. 2 të qytetit të Kavajës, shtetasi Shyqyri Shala, kambist në Kavajë, kur ka shkuar për në shtëpinë e tij, në katin e tretë të këtij pallati, gjatë kohës që parkonte autoveturën, ka parë dy persona që kanë hyrë në pallatin e tij. Pa i dhënë rëndësi këtij fakti, ai është drejtuar për në banesë dhe kur ka arritur në katin e dytë të pallatit, njëri prej dy personave i ka drejtuar një pistoletë. Në këto rrethana Shyqyriu është kthyer dhe ka zbritur shkallët me qëllim largimin e tij, por është arritur në hyrjen e jashtme të pallatit nga të dy personat, të cilët e kanë goditur me mjete të forta në kokë. Shyqyri Shala është përleshur me këta dy persona, por ata i kanë marrë çantën me para, rreth 4, 500, 000 lekë, si dhe telefonin celular tip Nokia me nr. cel në të nr. 0682208544 dhe janë larguar me vrap. Autorët janë ndjekur prej të dëmtuarit deri në cepin e pallatit, por nuk ka mundur t’i kapë, pasi ata janë larguar.
19.3 Lidhur me këtë çështje janë kryer veprimet hetimore nga prokuroria të cilat janë përshkruar hollësisht në kërkesë.
19.4 Me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës, i cili sqaron se: “…….Grabitja e 2 ka qenë po me të njëjtët persona në Kavajë në vitin 2011. Ishte një kambist në dalje të Kavajës. Ishte i moshës 60 vjeç, e njihte Ilir Feçe, ky na orientonte. Grabitjen e kam bërë unë me Talo Çelën. Ky person zbriste diku rreth orës 06:00 – 06:30, e kisha ruajtur së bashku me Ilirin. E kam ruajtur diku 2 ose 3 ditë bashkë me Ilirin. Diku afër në autostradë Ilir Feçe kishte shtëpinë përballë mobileri Simaku në krahun e Kavajës. Ishte baza ku ne takoheshim dhe linim makinat e tyre. Në këtë banesë linim dhe armët dhe makinat e vjedhura. Shtëpinë e kishte halla e Ilir Feçit e cila jetonte në Itali. Kemi dal atë ditë me audi 80 benzinë ngjyrë gri i vjedhur, këtë makinë e kishte vjedhur Talo Çela ai na e solli. Shofer ishte Ilir Feçi, në vend të parë ishte Talo Çela dhe mbrapa isha unë. Ishim me qafore dhe kapele sepse skishte kamera. Kemi zbrit unë me Talon i pari pasi jemi afru tek pallati 5 katësh (pallatet e Enverit). Talo është futur sa zbret shkallën unë isha përballë, Talo e goditi me levë në fytyrë, i ra 2 ose 3 here dhe u rrezua në tokë, unë kisha detyrë vetëm të merrja çantën, u mundova ta merrja çantën por se lëshonte, këto më kishin dhënë një thikë hidrauliku dhe u mundova ta prisja rripin e çantës dhe e preva dhe të dora, në këtë moment ai e lëshon çantën dhe largohemi me Talon drejt audit. Futemi tek një rrugë tek fshatrat e Kavajës që lidhen me Tiranën. E lamë audin para një shtëpie jashtë Kavaje dhe na priste BMË e Ilir Feçit që e drejtonte Gent Sharra i cili kishte shkuar më parë aty. Kështu ishte plani. Organizimi ka qenë gjithmonë 4 veta unë, Gent Sharra, Talo Çela dhe Ilir Feçi. Kemi shkuar tek xhaja i Ilir Feçit në një fshat në Kavajë, ishte rruge e prishur nuk kisha qenë ndonjëherë. Kemi ndenjur tek shtëpia e xhajës se Ilirit deri në darkë. Më pas ikim në qytet. Ikim me pas tek shtëpia e hallës se Ilirit. Ishin 20.000 Euro, unë kam marrë 4.000 Euro, në prisnim diku tek 80.000 – 100.000 Euro”.
19.5 Në kërkesën e paraqitur, prokuroria arsyeton se: Në analizë të dhënave të përftuara nga deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani rezulton se ato përputhen dhe vijnë në harmoni me të gjithë provat e tjera të çështjes. Fakti se ngjarja e ndodhur te hyrja e pallatit është kryer nga dy persona sipas hetimeve të kryera e nga ana tjetër shtetasi Nuredin Dumani deklaron se “…Kemi zbrit unë me Talon i pari pasi jemi afru tek pallati 5 katësh (pallatet e Enverit)….”, fakti se i dëmtuari është goditur në kokë me mjete të forta dhe më pas i është marrë çanta me para brenda, fakti se personat sipas dëshmisë së të dëmtuarit Shyqyri Shala ishin rreth moshës 18-24 vjeç, nga ana tjetër sipas dëshmisë së shtetasit Nuredin Dumani, “kambistin e njihte Ilir Feçe….”, fakti se në vendngjarje është gjendur bishti i cigares SLIMS e cila nga akti ekspertimi ka rezultuar se “u përfitua një profil i plotë human i seksit mashkull dhe ka karakteristikat e përshkruara në akt (tab l)”, etj…
19.6 Tërësia e këtyre provave krijon dyshimin e arsyeshëm se të hetuarit Nuredin Dumani, Gentian Sharra, Ilir Feçi, Talo Çela, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Erion Braçe shpërthen kundër qeverisë: Do vijojmë me panaire koti apo …
Alarmi ndërkombëtar për një katastrofë ushqimore ka shqetësuar edhe deputetin e PS, Erion Braçe, i cili nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Braçe thotë se ndërkohë që e gjithë bota po dridhet, në Shqipëri kënaqemi me janxhen në panair.
Sipas të gjithë i janë kthyer fshatit dhe buka, ushqimi nuk behet ne panaire por ne fusha dhe ne kohen e vet.
Postimi i Erjon Braçes
DEGJON KUSH NE KETE VEND?
DO VIJOJME ME PANAIRE KOTI
APO DO PRODHOJME PER BUKE E USHQIM?
Gjithe bota po dridhet nga
KATASTROFA E USHQIMIT!
Ne kenaqemi me JONXHEN NE PANAIR!
Eeej a jeni ne terezi apo jo?
Lexoni e degjoni;
Lufta e nje fashisti po sjell nje dem afatgjate mbi ushqimin, tregjet e dritherave dhe farerave vajore, JETIKE!
Dhe kjo eshte goditja e trete;
Pandemia, Ndryshimet Klimatike, LUFTA!
Gjithe bota i eshte kthyer prodhimit vendas se pari, fshatit e bujqesise;
NE? NE I BEJME FSHATIT PANAIRE!
Nuk di!
Buka, ushqimi nuk behet ne panaire por ne fusha dhe ne kohen e vet!
Urdheroni, eshte koha e MISRIT;
KEMI SHTUAR NDONJE DYNYM APO VITIN TJETER?
DHE VITI TJETER PER MISRIN NIS NE MAJ!
Kaq rende jemi!
SKANDALOZE/ Konsensionari i aeroportit ndan terminalin e udhëtarëve në dy pjesëNë Janar të 2021 Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet e marrëveshjes së koncesionit të aeroportit ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Shoqërisë Koncesionare “Tirana International Airport” sh.p.k., “Për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.
Ndërmjet ndryshime të bëra në këtë marrëveshje, pronari i ri i këtij koncensioni merrte përsipër reduktimin e fitimit të tij me qëllim uljen e çmimit të biletave për udhëtarët dhe vijimin e investimeve që do të risnin kapacitetet e këtij aeroporti për të pritur një fluks më të madh fluturimesh dhe udhëtarësh.
Kështu, dy nga ndërhyrjet kryesore që parashikon marrëveshja e re e aeroportit kanë të bëjnë me zgjatjen dhe riveshjen e pistës së uljes së avioneve dhe zgjerimin e terminalit të udhëtarëve.
Investimi i parë parashikohet të kap një vlerë prej afro 20 milionë euro, ndërsa ai i zgjerimit të terminalit plotë 24 milionë euro.
Por kur ka kaluar më shumë se 1 vit nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të kësaj marrëveshje, kompania që administron aeroportin, në pamundësi për të realizuar investimet gjikante që mori përsipër, ka nisur të bëjë disa ndërhyrje me anë të të cilave kërkon të justifikojë detyrimet që lindin nga kontrata koncensionare me qeverinë.
Ditët e fundit kushdo që i është dashur të shkojë në aeroport, për të udhëtuar apo për të shoqëruar të afërmit e tij, ka parë se pjesa e terminalit të udhëtarëve është përfshirë nga punimet.
Në fakt nuk bëhet fjalë për zgjerim të terminalit ashtu siç edhe ishte parashikuar, por ndarje e atij ekzistues në dy pjesë, duke shfrytëzuar lartësinë e objektit.
Pra bëhet fjalë për një ndërhyrje skandaloze dhe aspak të menduar, që nuk i shkon për shtat një aeroporti, që sipas parashikimeve të institucioneve shtetërore pretendon të presë këtë vit deri në 6 milionë udhëtarë.
Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj shkruante sot e irrituar se aeroporti tani i ngjan një magazine rifuxhio dhe se ka humbur përfundimisht karakteristikën që përcakton cilësinë e transportit publik, operimin brenda kapaciteteve.
Qeveria shqiptare e zgjati kontratën e Koncesionit me 13 vjet pasi atë e bleu grupi Kastrati, i cili, sipas marrëveshjes do të duhet të realizojë 100 milionë euro investime, aq sa në fakt kushton tërësisht i ri aeroporti i Vlorës, i cili do të jetë edhe më i madh e madje edhe me terminal mallrash.
Por nëse investimet parashikojnë vetëm retushime apo sajime të terminalit ekzistues, si do të shpenzohet kjo shumë?
Nuk është e qartë nëse është në dijeni të kësaj sajese qeveria, në veçanti Ministria e Infrastrukturës, e Belinda Ballukut, ai autoritet kontraktues apo nëse ata do të reagojnë pas vënies në dijeni përmes mediave, për të kërkuar respektimin rigoroz të kontratës të votuar në parlamentin shqiptar, për t’i dhënë Shqipërisë një aerport ndërkombëtar modern./Zoom.al
PROFIL/ Nga shitës këpucësh të përdorura në “sipërmarrës” vrasjesh. Kush është Nuredin DumaniNuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.
Ai është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe tashmë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer.
Por, kush është Nuredin Dumani dhe cilat janë disa nga krimet që ka kryer?
I lindur në fshatin Selitshtë të Dibrës, 35-vjeçari Dumani me arsim 8-vjeçar, nga hajdut u ‘shndërrua’ në një ‘sipërmarrës’ të vrasjeve me pagesë.
Nga dëshmia e tij pas bashkëpunimit me drejtësinë, janë zbardhur të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara.
Ai ka treguar përpara prokurorëve të SPAK-ut se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për vrasjen e Endrit Dokles kundrejt 100 mijë eurove.
Dumani ka rrëfyer autorët e ekzekutimit të Fatmira Dedës në vitin 2014, pasi ajo kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda, në vitin 2013.
Ai ka treguar me detaje se porositës i këtij krimi ishte Festim Qoli, i cili i kishte ofruar atij 40 mijë euro për këtë vrasje.
Përpara hetuesve Dumani ka folur edhe për vrasjen e taksistit Bujar Çela, vëllait të armikut të tij Talo Çelës.
Në vitin 2013 pas daljes së tij të parë nga burgu në bazë të dëshmisë së tij, ai tregtonte këpucë të përdorura ndërsa 9 vite më vonë zbardhi një mori me ngjarje dhe ku SPAK pretendon se janë zbuluar 8 grupe kriminale.
“Në vitin 2013 me sa mbaj mend më takon Talo Çela në një dyqan që unë kisha pas daljes nga burgu.
Në këtë dyqan tregtoja këpucë të përdorura. Talo ishte së bashku me Gent Sharrën me një mjet tip Regina.
Më tha se kishte një punë për të bërë por na duhen njerëz nga këtej duke nënkuptuar Durrësin”, është shprehur Dumani gjatë një rrëfimi për një nga grabitjet.
Më herët, Dumani ka qenë i skeduar edhe për trafikimin e një vajze në Francë për shfrytëzim prostitucioni dhe i arrestuar për vjedhje.
Gjithashtu, ai ka rrëfyer edhe 6 grabitje që ka kryer me Talo Çelën dhe persona të tjerë në periudhën kohore 2012-2017./Panorama
Mehmeti: Europa varet nga Partizani, nuk ju kuptoj kur më pyesin për të ardhmen!Në prag të sfidës ndaj Kastriotit, që do të luhet të shtunën në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 17:00, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, foli në një konferencë shtypi.
Kastrioti – “Kundër Kastriotit duhet të zgjidhim një mënyrë tjetër loje. Kastrioti është një skuadër që interpreton shumë mirë fazën difensive dhe do ta kemi me shumë vështirësi sesi do të shkojmë te porta e kundërshtarit. Jam fokusuar te skuadra ime, gjatë gjithë kampionatit jemi munduar që të shohim vetëm rivalin e radhës.”
Objektivi – “Çdo gjë është në dorën tonë, nesër nëse arrijmë të dalim fitimtar e kemi arritur objektivin minimal që ka pasur klubi. Në momentin që kam marrë në drejtim skuadrën në muajin janar, biseda ka qenë shumë normale dhe profesionale me presidentin dhe drejtorin sepse analizuam gjendjen e skuadrës që ishte në dy fazat e para dhe i gjithë objektivi ishte që ekipi të ndryshonte mentalitetin, mënyrën sesi e interpreton lojën që Partizani nuk e meritonte në ato situata kritike sepse kemi qenë tre pikë nga skuadrat që rrezikonin rënien. Ka qenë një moment delikat sepse nëse nuk arrije pikët mund të kaloje në ngërç psikologjik dhe të merrte rrjedhë ndryshe rruga e Partizanit. Është pozitive që jemi pranë objektivit minimal që ka klubi sepse është një skuadër që shpenzon shumë për një objektiv që skuadra ka si titulli kampion, por futbolli është i paparashikueshëm.”
Ndeshja ndaj Kastriotit – “Të tilla skuadra që luftojnë për një objektiv, dhe Kastrioti që nuk ka asgjë për të humbur luajnë pa presion dhe e ka treguar që futbolli është i paparashikueshëm. Duke luajtur pa presion kundërshtari mund edhe të na dëmtojë sepse luajnë futbollin ashtu si ata duan ta interpretojnë.”
Herald Marku – “Çdo gjë lojtarët e kanë në dorë për tu bërë pjesë e formacionit ose jo. Herald Marku ka bërë diferencën sezonin e kaluar me Vllazninë, por nuk është se ishte në ritmin e duhur në stërvitje. Nëse një lojtar nuk më jep sinjalet e duhura apo në momentin që unë e fus në formacion dhe ai nuk paraqitet ashtu siç e meriton kjo fanellë, normalisht që ai do të marrë atë që meriton. Marku po paraqitet mirë tani dhe e meriton formacionin, për mua janë të gjithë lojtarët njësoj. Konkurrenca rrit edhe cilësinë.”
Tedi Cara – “Cara duhet të rritet shumë sepse është një djalë i ri dhe që të arrish të bësh diferencën nuk mund të bësh dy ndeshje shumë të mira dhe një ndeshje të shkosh te 20% i formës tënde, kjo tregon se ende nuk është rritur në aspektin e karakterit sportiv.”
Pankina dhe titullarët – “Nuk mund të përgjigjem. Të fitojmë këtë ndeshje dhe të shohim pas ndeshjes ndaj Laçit. Për mua është maja e trajningut të stërvis Partizanin është hapi i madh në karrierë. Ndihet shumë i vlerësuar për këtë mundësi. Jam ose jo trajner i Partizanit, jam shumë krenar.”
Tifozeria – “Tifozeria jonë ka bërë maksimumin për këtë skuadër, por sjellja që ishte në derbi, besoj se nuk ishte në atë nivel që të merrnim këtë masë disiplinore kur tifozeritë e tjera kanë bërë shumë më tepër. Gjithsesi nëse e arrijmë këtë objektiv minimal, nuk ka vend për festë sepse ne nuk i festojmë të tilla objektivash. Partizani ka qenë shumë i hapur me mediat. Partizani ka një kompleks siç e meriton”
Komisioni i Disiplinës – “Komisionet dhe Drejtësia Sportive, drejtori e di më mirë sepse është pjesë teknike dhe ndoshta ai përballet me këto situata.”
Arbitrat – “Më shumë merrem me pjesën teknike, me dy penalltitë e padhëna. Janë ndeshje shumë të rëndësishme sepse janë katër skuadra që luftojnë për dy vende. Në ndeshjet ndaj Kukësit dhe derbit ndaj Tiranës, arbitrat duhet të bënin pak më shumë. Në Kukës jemi ndëshkuar me gjashtë kartona të verdhë dhe dy të kuq, ne jemi skuadër Fair-Play. Sipas moviolës që janë bërë pas derbit na janë mohuar dy penallti që ndikojnë në rezultat, ky është futbolli dhe shpresoj që gabimet të jenë njerëzore”. /zoom.al/
Eliminimi i Sajmir Tahirit nga gara për të qenë pauses i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste qetësoi disa vite më parë ambientin socialist, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ishte i vetmi kandidat i mbetur në lojë.
Me disa përpjekje të vogla nga figura të njohura të socialistëve si: Ahmetaj, Gjiknuri, Klosi apo Bushati për të rivalizuar Veliajn, situata do mbetej e njëjtë, ndërsa Veliaj e shihte veten gjithnjë e më pranë endrrës së tij për të qenë ai njeriu që do të drejtonte Partinë Socialiste pas Edi Ramës.
Disa nga këto figura do të goditeshin fortë teksa u përfshinë në skandale apo ccështje që kompromentuan emrin e tyre. Vlen të theksohet këtij rasti i Gjiknurit, i cili u përfshi në skandalin e Unazës, ku një kompanie fantazmë iu dhanë 18 milionë euro tender, ndërsa Bushati do të goditej rëndë nga Rama duke u larguar nga ministër dhe deputetë pas divergjencave që patën për marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përpjekja e tretë për të rivalizuar Veliajn në rrugën e tij drejt postit të kryetarit të PS-së ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.
Për ironi të fatit, edhe ajo si Tahiri, u caktua deputete në zonën e Kombinatit në Tiranë, ndërsa duke drejtuar një nga ministritë më të rëndësishme, për shkak edhe të fondeve që menaxhon, Balluku nisi të rrisë pretendimet dhe ambicien e saj për të qenë më shumë se një ministre.
Ajo ja vuri sfidë vetes, teksa në zgjedhjet e shkuara parlamentare arriti të ishte edhe një nga deputetet më të votuara të Partisë Socialiste.
Pas kësaj Balluku do të korrte një tjetër sukses pak javë më parë, teksa do të kryesonte grupin e punës për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës.
Për rritjen e kuotave të Ballukut brenda PS-së, është i vetdijshëm edhe Veliaj, i cili pak kohë më parë teksa publikoi një foto me të, do të fliste edhe inate.
“Me motrën e lalit vet Belinda Balluku dhe si thonë tironcit: Kush na ka inot, kshu na paftë përnot”, shkroi Veliaj përkrah fotos me Ballukun.
Por kaq, pasi Rama vendosi që mes të dyve të zgjedh sërish Veliajn.
Pak ditë më parë Partia Socialiste bëri të ditur se ishin bërë disa ndryshime të nevojshme në ndarjen e zonave të influencës.
Kështu, Balluku nga Tirana e gjeti veten në Dibër, aty ku u emëruar drejtuese politike e qarkut, pozicion që më parë e mbante Ulsi Manja. Ndërsa ky i fundit u detyrua të spostohej në Lezhë, aty ku zëvendësoi Blendi Klosin.
Natyrisht që Veliaj ka hequr qafe nga Tirana një kundërshtare të tijën, por kalimi në Dibër është një thikë me dy presa, pasi kjo lëvizje mund të shihet edhe si një vlerësim për Ballukun, e cila e sheh veten për herë të partë drejtuese politike të një qarku./Zoom.al
VIDEO | Balaj shkund rrjetën në Turqi, por si ky gol nuk ka shënuar ndonjëherëBekim Balaj është rikthyer në formën e tij më të mirë duke shënuar gola deçiziv për Boluspor, i cili ka arritur të gjejë dhe golin e tij të 4-të me skuadrën turke.
Në sfidën përballë Altinordu, bomberi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh në minutën e 32’.
Ky ishte goli i katërt në këtë sezon për sulmuesin shkodran me fanellën e Boluspor, ndërsa ka dhënë edhe nje asiste.
Altinordu vendosi ekulibrin me Ozkan me anë të një 11-metërshi, por në minutat e fundit, Boluspor kaloi sërish në avantazh me Polat, që tundi rrjetën. /zoom.al/
“Grabita 8 kg flori dhe 30 ora”, Nuredin Dumani tregon si nisi “profesionin” e kriminelitNë dosjen e SPAK Nuredin Duamani kujton vitin e largët 2010, ku së bashku me disa persona të tjërë, përfshi edhe Talo Çelën kanë kryer grabitjen e argjendarisë.
Ai tregon se ka arritur të grabisë 8.3 kg flori dhe 30 ora, të cilat më pas i kanë shitur në Korçë, 12 mln lekë të vjetra një kilogram flori.
“Organizator ka qenë Gentian Sharra dhe neve na mori Talo Çela. Ne pritem (unë dhe Ilir Feçi) këtë zotëri që kishte florinjtë e kam goditur unë i pari me levë hekuri, mbas qafe ose në kurriz të njëjtën gjë bëri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora. Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe me pas u larguam bashkë me Sharrën. Ngjarja ka ndodhur në parkim rreth orës 7:30 – 8:00. Ishte një parkim i hapur. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kanë qenë 2 çanta një e kam marrë unë tjetrën e ka marr Ilir Feçi. Talo Çela po na priste tek makina me Gent Sharrën shoqërues, këto ishin për mbrojtje. Kishim një makin bënz blu e errët, nuk jam i sigurt për ngjyrën, tipi 200-250”, ka dëshmuar Dumani.
PJESË NGA DOSJA
20.6 Me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij dhënë për organin e akuzës më datë 15.04.2022, sqaron se:
;;…Grabitja e parë që kam bërë ka qenë tek një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 fillim 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë. Kam pas njohje me një Ilir Feçi, ky kishte lidhje me disa persona nga Elbasani që ishin të kësaj fushe. Ilir e kam njohur në 2010 nga një tregtar që shiste perde, unë në atë kohë isha më paterica. Emrat Gentian Sharra dhe Talo Çela i kam njohur fillimisht prej Ilirit. Ilirit në 2010 i kam shitur një pistoletë për të përfituar një shume prej 300 eurosh nga të cilat do fitoja 80 mijë lekë të vjetra. Pistoletë jugosllave me sa mbaj mend Zastava. Organizator ka qenë Gentian Sharra dhe neve na mori Talo Çela. Ne pritem (unë dhe Ilir Feçi) këtë zotëri që kishte florinjtë e kam goditur unë i pari me levë hekuri, mbas qafe ose në kurriz të njëjtën gjë bëri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora. Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe me pas u larguam bashkë me Sharrën. Ngjarja ka ndodhur në parkim rreth orës 7:30 – 8:00. Ishte një parkim i hapur. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kanë qenë 2 çanta një e kam marrë unë tjetrën e ka marr Ilir Feçi. Talo Çela po na priste tek makina me Gent Sharrën shoqërues, këto ishin për mbrojtje. Kishim një makin bënz blu e errët, nuk jam i sigurt për ngjyrën, tipi 200-250. Shkuam më pas tek shtëpia e Talo Çelës e cila ndodhet në Bradashesh, një shtëpi private 3 katëshe. Në shtëpi kam shkuar vetëm unë dhe Talo Çela. Iliri po na priste në rrugë me një makinë Rover me targa italiane. Çantat i lamë në katin e 3 të Talo Çelës dhe më pas u larguam. Eshtë shitur më pas në Korçë nga Iliri me gruan e vet e cila quhet Fije, në shumë 12 milion të vjetra një kg flori. Lekët mi dha Iliri mbas 10 ditësh, u takuam tek lagja.
Prokuroria arsyeton se: Në këtë vjedhje autorët e përfshirë janë Ilirian Feci (i proceduar veçmas), Gentian Sharra, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të cilët dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të ‘Vjedhje me dhunë” kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari, ndodhur në datën 22.02.2011, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.