zoom

Day ArchiveKeni dëshirë të bëni seks por nuk keni kohë?! Atëherë merrni masa para se të jetë vonë

Hormonet e tilla si oksitocina dhe endorfina çlirohen gjatë aktit seksual, gjë që çon sinjalin e kënaqësisë në tru dhe e shton dëshirën për të kryer marrëdhënie seksuale.

Në këtë mënyrë edhe periudhat e gjata pa kryer marrëdhënie do të bëjnë që dëshira juaj të jetë më e vogël dhe zgjimi seksual më i vështirë. Seksi i rregullt e ndihmon qarkullimin e gjakut në zonat intime duke ju ndihmuar të keni më shumë lubrifikim ,një shenjë që jeni gati të bëni seks.

Duke mos menduar për seks, ju fokusoheni më tepër në faktorët stresues dhe që ushtrojnë trysni tek ju (siç mund të jenë limitet kohore në punë, fëmijët, etj.) dhe këta janë faktorë që e pakësojnë dëshirën për seks.

Ndryshime të vogla në marrëdhënie mund të forcojnë seksualitetin dhe pasionin. Kështu përpiquni të bëni diçka të re, shkoni diku së bashku./L.K

/Zoom.al

Ja kush është gjyqtarja që firmosi urdhër-arrestet për 8 grupet kriminale

Atalanta Zeqiraj është gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme që firmosi një ditë më parë urdhër-arrestet për anëtarët e 8 grupeve të rrezikshme kriminale që veprojnë në vendin tonë.

Mbi bazën e vendimit të saj policia ka vënë në pranga 18 persona, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe 14 të tjerë.

Mes emrave që janë tashmë në kërkim është edhe ai i Ervis Martinajt.

 

“Ti je kal race”/Plas sherri ne studio mes Zhejit dhe Gjatës

Është shoqëruar me debate dhe tone të ashpra diskutimi mes analistit Artur Zheji dhe Çlirim Gjatës në emisionin “Open”.

Ndërsa analisti Zheji ka folur për operacionin e kryer nga SPAK ka pasur edhe ndërhyrje nga Gjata.

I revoltuar Zheji i është drejtuar Gjatës se po bën rolin e zhurmuesit, duke mos e lënë të përfundojë mendimin.

Pjesë nga debate:

Zheji: Gjatën nuk e sqaroj dot, kemi presione të ndryshme

Gjata: Çi ke këto mo burrë, nuk je mësuesi i klasës që vendos nota.

Zheji: Ti po më vë mua shtatë nota mor burrë . Më thua mua bën propagandën e SPAK, më the shumë gjëra

Gjata: Mos mu drejto atëherë

Zheji: Ti mu drejtove gjithë kohës

Gjata: Më qetë…

Zheji: më qetë ti se më lodhe, boll, o zhurmues, je i lodhshëm sinqerisht. Kam kaq kohë që të lë, unë hap gojë ti ndërhyn.

Gjata: Përse më drejtohesh atëherë

Zheji: Por je këtu… Përse bën polemikë me mua? Përse?

Gjata: O Zheji, ti je një kalë race në stallën e analistëve shqiptar, përse e prish debatin

Zheji: Nuk po më lë të përfundoj mendimin tim.

Meta përcakton të ardhmen: Ja çfarë do bëj pas 25 korrikut

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i vendosur që pas 24 korrikut të dalë në opozitë të hapur me qeverinë. Gjatë një interviste në MCN ai tha se nuk do të bëjë kurrë kompromis me qeverinë.

“Kam vendosur që më 25 korrik të dal në opozitë dhe të jem në krah të qytetarëve. Nuk kam vendosur, as të shkoj me qeverinë dhe as të bëj kompromis me të, jo”, tha Meta.

Gjithashtu presidenti i Republikës Ilir Meta ka ritheksuar se në çdo kohë ka bërë zgjedhjen më të mire, duke parë gjithmonë interesin e shqiptarë

“Unë në çdo kohë kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme duke parë në radhe të parë interesin e shqiptarëve. Këto i kam treguar me qëndrimet e mia; për marrëveshjen e  17 majit; për djegien e mandateve; për bojkotin që Lulzim Basha, i bëri Reformës në Drejtësi dhe të gjitha këtë qëndrime unë i kam bërë publike”, u shpreh Meta.

 

Është vrarë Talo Çela? Ja çfarë thotë gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, ka hedhur dyshime se një nga kriminelët më të kërkuar për momentin në vendin tonë, Talo Çela mund të jetë eliminuar. Duke folur në emisionin “Opinion” ai tha se ka dyshime të forta se Çela mund të jetë vrarë.

Duke folur për dosjen e bujshme të SPAK, “Plumbi i Artë”, Hoxha tha se gjithçka mund të ketë ndodhur pas momentit të arrestimit të Nuredin Dumanit.

“Kam dyshime se Talo Çela nuk do kemi më mundësinë ta intervistojmë por as të shohim imazhin e tij. Dhe besoj që kjo gjë ka ndodhur pas momentit që Nuredin Dumani është arrestuar. Unë dyshoj që nuk kemi për ta parë më. Uroj që ta kem gabim, por kam shumë dyshime që ne nuk do kemi mundësinë të bëjmë atë që bëri Taku, ta intervistojmë Talo Çelën. Prej plumbit që u qëllua Dumani erdhi edhe e gjithë kjo që ka ndodhur mbrapa. Dy ditë më parë gjykata ka firmosur urdhër arrestet. Dje ka firmosur kontrollet e banesave. Sot kemi nga 32 urdhër arreste kemi 9 urdhër arreste janë ekzekutuar, 9 ishin në burg dhe pjesa tjetër 14 nuk janë kapur. Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët. Ata që ne i quajmë bosët e krimit në Shqipëri, më tepër ata e drejtojnë biznesin e tyre në portet e Europës. Por më rezulton se disa ata janë në territorin e Shqipërisë. Këto persona duhet të merren nën vëzhgim nga policia. Janë personazhe me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe prokurori. Ata kanë pasur me rroga mujore punonjës të policisë, shefa krimesh. Ata janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre. Policia kreu kontrolle në 28 banesa”, tha Hoxha.

 

Dalin Pamjet/Nga kallashnikov te targat false, ja çfarë gjeti policia në shtëpinë e Ervis Martinajt

Në kuadër të operacionit të nisur pasditen e djeshme për kapjen e personave që kanë lidhje me krimin në vendin tonë, forcat special kanë ushtruar kontrolle edhe për kapjen e një prej personazheve më të njohura të botës së errët të krimit, Ervis Martinaj.

Policia ka kontrolluar në disa banesa dhe biznese ku mendohej se mund të fshihej Martinaj, por deri më tani ka mundur të gjejë vetëm armatime dhe sende të tjera të ndaluara që rrëdojnë edhe më shumë situatën e tij.

Zoom.al ka mundur tëe sigurojë disa foto nga kontrolli I ushtruar në banesën e Martinajt.

Siç edhe shihet në pamje, Martinaj përdorte një tavolinë në dhomën e tij për të fshehur armët dhe sendet e tjera që do ti nevojiteshin në një rast emergjent të ndonjë sulmi të mundshëm.

Në foto shihet një automatic kallashnikov, disa targa false e disa mjete të tjera të ndaluara.

Video/Kthehet dhe e qëllon në kokë, momenti i vrasjes së Bujar Çelës

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e vrasjes të vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela.

Bujar Çela u vra në 19 shtator të vitit 2020 nga Nuredin Dumani rreth orës 05:45 të mëngjesit, ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal në fshatin Bradashesh në Elbasan.

Sikurse shihet në video Çela po pinte kafe me dikë tjetër, kur disa persona i afrohen dhe hapin zjarr ndaj tij. Ndonëse ai përpiqet që të largohet prej aty, autorët e qëllojnë disa herë.

Ajo që i bën edhe më të rënda keto pamje është se atentatorët e ka qëlluar disa herë në trup dhe kokë Bujar Çelen, ndërsa njëri prej tyre kthehet sërish dhe e qëllon në kokë, si për ta kontrolluar nëse ka ndërruar jetë apo jo.

Bujar Çela asokohe, 62 vjeç punonte si taksist në të zezë. Vrasja e Bujar Çelës u bë nga Nuredin Dumani në një distancë të afërt, i cili kishte marrë urdhër për ta ekzekutuar nga Endrit Alibej.

Që prej këtij momenti filloi dhe konflikti i ashpër mes Dumanit dhe Talo Çelës të cilët dikur ishin miq të ngushtë, madje pjesë e e bandës që kryen megagrabitjen në Rinas,.

Nuredin Dumani u arrestua mesnatën e 30 marsit në një apartament në Fier, ku u gjet i plagosur pas një përplasjeje me armë në fshatin Papër në Elbasan.

Pas arrestimit dëshmia e tij solli ditën e sotmr një megaoperacion të zhvilluar nga autoritetet i shtirë në disa qytete të vendit, ku u goditën 8 grupe kriminale.

 

Nga vrasja e Bujar Çelës te tentativa për eliminim Indrit Dokles. 17 akuzat që rëndojnë mbi Dumanin

Zbardhet dosja e plotë e SPAK në lidhje me mega-operacionin që u zhvillua sot në disa qytete të vendit. Gjithçka duket se ka nisur pas dëshmive tronditëse që bëri Nuredin Dumani, i cili tashmë është po kerkon te marre statusin “bashkepunetor i drejtësisë”.

Zoom. Al ka siguruar dosjen hetimore të prokurorisë pas firmosjes së 32 urdhër arresteve, ndërsa u ekzekutua urdhri për 18 persona. Tashmë ndaj Dumanit rëndojnë akuza për 17 vepra penale, mes të cilave edhe ato për vrasje me paramendim, ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve’ si dhe për ‘Grup i strukturuar kriminal’.

Nuredin Dumani një nga emrat më të përfolur të botës së krimit dhe Henrik Hoxhaj dy të penduar të drejtësisë akuzohet për disa vepra penale.
DOSJA
Nuredin Dumani, i datëlindjes 26.04.1987, lindur në Selishtë, Dibër dhe banues në Durrës, me arsim 8-vjeçar, i papunë, me status civil i martuar, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

1-“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

2-“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).
3-“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal.

4-“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

5-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

6-“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

7-“Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

8-“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

9-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
10-“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi, (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

11- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

12- “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

13- “Vjedhje me dhunë”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, në dëm të argjendarit Lirak Bajraktari në Elbasan.

14- “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

15-Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

16-“Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

17- “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi kryer në datën 17.06.2013, Maminas Vorë, në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

 

CDU/CSU: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet të djeshmes

Përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, PD rrezikon të humbas mbështetjen edhe të aleatëve gjerman të CDU/CSU.

Në një intervistë për DW deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian, tha se nuk do të bashkëpunojnë me Partinë Demokratike të Shqipërisë nëse kjo e fundit I kthehet të djeshmes, duke nënkuptuar Sali Berishën.

Madje ai thotë se personalisht do të angazhohej që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim PD-së në nivel të Partisë Popullore Evropiane.

 

Intervista

 

Deutsche Welle: Sot në Bundestag ju hodhët idenë e një modeli të ri për vendet që janë më afër BE-së, por nuk mund ose nuk duan të jenë anëtare të BE-së. A është kjo përgjigja juaj ndaj propozimit të fundit të presidentit francez Macron për krijimin e një formacioni të ri politik përtej BE-së?

Gunther Krichbaum: Sigurisht që ka të bëjë edhe me sugjerimet e zotit Macron dhe mendoj se do të ishte pozitive që Gjermania dhe Franca  të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Sfondi është se vendet që duhet të pranohen sot janë pak më larg standardeve të Bashkimit Evropian sesa ishin dikur vendet kandiduese si Finlanda, Republika Çeke ose Sllovakia. Pra, të mos e gënjejmë veten: sa i përket Ukrainës – dhe unë do të doja që Ukrainës t’i jepej statusi i kandidatit – procesi i anëtarësimit do të kërkojë dekada. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të ofrojmë një perspektivë të besueshme evropiane, një model për vendet që nuk duan ose nuk mund të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.

Cilat vende keni parasysh konkretisht?

Për shembull, vendet e Zonës Ekonomike Evropiane (EEA), si Lihtenshtajni, Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Britania e Madhe. Këto vende nuk duan të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. Por duhet të kemi edhe një model për vendet që ende nuk janë anëtarë të BE-së. Por kjo ide duhet elaboruar. Për mua është e rëndësishme që ky model të kuptohet si një stacion përgjatë rrugës drejt Bashkimit Evropian. Këto vende do të mund ta vendosin vetë, nëse duan të anëtarësohen apo  preferojnë të qëndrojnë aty përgjithmonë, siç janë vendet e EEA, të cilat nuk synojnë të anëtarësohen. Në këtë rast do të kishim një anëtarësim të asociiuar. Ky është një model që nënkupton që në titull se këto vende i përkasin që tani BE-së. Ky anëtarësim i asociuar mund të zgjerohet për shembull me pjesëmarrje në tregun e përbashkët, ose me pjesët e kapitujve që janë të hapur ose që janë përmbyllur. E mundshme ështsë një pjesëmarrje në tregun e brendshëm, ose bashkim doganor. Ky model ende duhet të elaborohet, por mendoj se është një perspektivë e besueshme evropiane.

Ju nuk e përmendët Ballkanin Perëndimor. A do të ishin edhe vendet Ballkanit Perëndimor pjesë e këtij modeli?

Preferoj të flas për Evropën Juglindore ose për vendet e Ballkanit e jo për Ballkanin Perëndimor. Aty ka vende si Sllovenia dhe Kroacia, të cilat tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian, vende, me të cilat tashmë po negociojmë, si Serbia dhe Mali i Zi, vende që janë ante portas (duke hyrë , shën.i red.), pra, drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit, të cilat, siç e dini, janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ka edhe vende si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, të cilave nuk mund t’u  jepet asnjë perspektivë garantuese për momentin. Pra, kemi të bëjmë me gjendje të ndryshme. Pra ky model vlen edhe për shtetet e Ballkanit, në mënyrë që edhe ato të marrin diçka gjatë procesit të negociatave dhe t’u jepet sinjali: Ju do të hyni në BE, edhe pse kjo mund të zgjasë ca. Më lejoni t’ju kujtoj se vendi i fundit që iu bashkua BE-së, Kroacia, kishte negociuar 8 vjet e gjysmë me BE.

Ju sot patët një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Cili ishte qëllimi i këtij takimi?

Ky takim kishte për qëllim që zoti Rama të njihej me kryetarin e CDU-së dhe të grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Friedrich Merz. Por në takim merrnin pjesë edhe shoqërues të kahershëm të proceseve të Shqipërisë, si për shembull Joe Ëadephul dhe unë. Rama e ftoi Friedrich Merz-in të vinte në Shqipëri ose të bënte një udhëtim në vendet e Ballkanit. Dhe ai jo vetëm që është i hapur dhe i interesuar, por e ka në plan të vizitojë rajonin. Biseduam edhe për progresin e reformave në vend, të cilin personalisht e konsideroj të dalluar. Le të kujtojmë këtu reformën në drejtësi, vettingun. Pra, kanë lëvizur shumë gjëra në një drejtim pozitiv vitet e fundit. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të pranoim çeljen e negociatave. Që këto kanë vonuar, për këtë nuk e ka fajin Shqipëria, por bllokada e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Dhe ne mund t’i bëjmë thirrje Bullgarisë që t’i zgjidhë mosmarrëveshjet në planin dypalësh, sepse ato nuk kanë të bëjnë me negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zoti Rama ka thënë se nëse Bullgaria nuk e heq bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut, ai do të kërkojë shkëputjen. A e mbështesni ju këtë?

Ne si grup parlamentar kemi marrë vendim që këto dy vende të jenë së bashku. Por kam përshtypjen se Bullgaria është duke lëvizur. Kjo është përshtypja ime tani. Shpresoj shumë se mund ta kapërcejmë edhe këtë pengesë.

Dhe së fundi, doja t’ju pyesja për situatën brenda Partisë Demokratike në Shqipëri. Grupi juaj ka qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj situatës së brendshme në Shqipëri, përveç muajve të fundit.

Së  pari, më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në për zgjedhjen e kryetarit. Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara.

Pra, ju do ta refuzoni PD-në, nëse në krye të saj vjen Sali Berisha? 

Besoj se u shpreha qartë ashtu siç e thashë. Partia lipset të marrë një vendim të mençur dhe të marrë parasysh efektin në planin ndërkombëtar, nëse në të vërtetë ndjek pretendimin se jo vetëm dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit. Ky është qëllimi legjitim i një partie në demokraci: që të vijë në pushtet e të formojë qeverinë. Unë mendoj se amerikanët kanë gjetur fjalë të qarta dhe mendoj se partia bën mirë që fjalë të tilla të mos i lërë pa i dëgjuar.

 

Qentë , mund të jenë “shërim” për autizmin

Kur je prind i një fëmije që është në spektrin e autizmit, shpesh mund të kesh një grup prioritetesh të ndryshme nga prindërit e tjerë.

Qentë mund të ndihmojnë në qetësimin e ankthit të tyre gjatë momenteve nervore. Nuk është sekret që qentë priren të kenë një prani qetësuese për të gjithë, nga foshnjat e vogla te të moshuarit, por qentë mund të kenë një ndikim pozitiv edhe tek fëmijët me autizëm.

Nëse keni një qen në shtëpi i cili mund të sigurojë një prani ngushëlluese gjatë atyre momenteve të pasigurta, mund t’i jepni fëmijës dikë edukues dhe plot dashuri për t’u përqendruar gjatë një periudhe kohe veçanërisht shqetësuese. Qentë mund të ndihmojnë një fëmijë në spektër të mësojë të kujdeset për diçka dhe të ndërtojë marrëdhënie

Ka disa fëmijë dhe adoleshentë në spektër që mund të mos kenë aftësitë më të zhvilluara të komunikimit verbal. Qentë e bëjnë të gjithë komunikimin e tyre me njerëzit pa folur kurrë një fjalë, kështu që ata mund të jenë në gjendje të ndihmojnë fëmijët me autizëm për të krijuar një lidhje unike me një krijesë tjetër të gjallë dhe që merr frymë që nuk përfshin sinjale verbale./L.K

/Zoom.al