Aplikacion
Zakonisht për t’i bërë pjata tona më të shijshme kombinojmë dy ose më shumë artikuj ushqimorë. Megjithatë, ka disa ushqime që duhen ngrënë veçmas, pasi koha e nevojshme për tretjen e tyre dhe gjendja e nevojshme për tretjen e tyre janë të ndryshme.
Kombinimet e këqija të ushqimeve mund të shkaktojnë dhimbje stomaku, fryrje, lodhje, gazra dhe parehati. Nëse vazhdoni të konsumoni kombinime të gabuara ushqimore për një periudhë të gjatë, mund të rezultojë në skuqje, probleme kronike të tretjes dhe erë e keqe.
1. Dy ushqime me përmbajtje të lartë proteinash
Vezët dhe proshuta janë ushqime të njohura për mëngjes, por këshillohet të shmangni këtë kombinim. Këto dy ushqime janë të pasura me proteina dhe janë të rënda për stomakun nëse konsumohen bashkë.
2. Lëng portokalli dhe qumësht
Qumështi do më shumë kohë për t’u tretur dhe kur keni qumësht dhe limon ose ndonjë agrume së bashku, qumështi mpikset. Kjo mund të çojë në djegie të gazit dhe nxehtësisë.
3. Qumësht dhe banane
Kombinimi i qumështit dhe bananes është i rëndë dhe kërkon shumë kohë për t’u tretur. Ndërsa ushqimi është duke u tretur, do të përjetoni lodhje.
4. Frutat me vaktin tuaj
Frutat treten lehtësisht nga barku, por vakti juaj mund të kërkojë më shumë kohë. Pra, derisa ushqimi të tretet, frutat gjithashtu mbahen dhe fillojnë të fermentohen.
5. Ushqim me djathë me pije të ftohtë
Kush nuk e pëlqen pica me kola? Sado që tingëllon joshëse, ky kombinim nuk është i mirë për shëndetin tuaj. Ju duhet të shmangni pirjen e një pije të ftohtë me një ushqim djathi pasi kombinimi mund të çojë në vështirësi në përthithje.
Prandaj, herën tjetër që do të uleni për të ngrënë një meze të lehtë ose një vakt, përpiquni të shmangni këto kombinime ushqimesh. Hani të sigurt për të qenë të shëndetshëm.
Cilat janë shenjat e hershme paralajmëruese të kancerit të prostatësNgjyra dhe shpeshtësia e urinës suaj është një sinjal i rëndësishëm për shëndetin tuaj.
Urina normale dhe e shëndetshme zakonisht ka një ngjyrë të zbehtë ose transparente, dhe shumica e njerëzve urinojnë rreth gjashtë deri në shtatë herë gjatë një periudhe 24-orëshe, në varësi të sasisë së lëngshme të konsumuar.
Nëse ajo që është normale për ju ndryshon papritur, për shembull urina juaj merr një ngjyrë tjetër, kjo mund të sinjalizojë kancerin e prostatës.
Kanceri i prostatës është një kancer që shfaqet në gjëndrën e prostatës, gjendet në bazën e fshikëzës dhe gjendet vetëm te meshkujt. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje zakoneve të urinimit kur kërkoni shenja të hershme paralajmëruese.
John Hopkins Medicine shpjegoi: “Truri sinjalizon muskujt e fshikëzës që të shtrëngohen, gjë që shtrydh urinën nga fshikëza. Në të njëjtën kohë, truri sinjalizon muskujt e sfinkterit që të relaksohen për të lënë urinën të dalë nga fshikëza përmes uretrës. Kur të gjitha sinjalet ndodhin në rendin e duhur, ndodh urinimi normal”.
Megjithatë, kur ka një avari ose një tumor, funksionet normale pushojnë së ekzistuari dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në zakonet e urinimit të një burri.
Alibeaj mbledh grupin parlamentar të PD, nesër në orën 12.00Pas takimit të sotëm me Gjiknurin, Spiropalin dhe Ballën, Alibeaj ka njoftuar mbledhje të grupit parlamentar të PD-së.
Mbledhja do të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00 dhe pritet të diskutohet për të vendosur sesi do të jetë qëndrimi i mëtejshëm për procesin e zgjedhjes së presidentit.
“Në vijim të diskutimeve ne grup për procesin e përzgjedhjes së Presidentit, nesër në orën 12:00, në seli, do të zhvillojmë mbledhjen e rradhës së grupi për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme dhe sesi do të vijojmë me procesin”– shkruhet në njoftimin e Alibeajt.
Vlorë/ Përfshihet nga flakët një makinëNjë automjet është përfshirë nga flakët në qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”,ndërsa në vendngjarje po bëhet kqyrja nga forcat e policisë për të bërë hetimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Makina është djegur në pjesën e përparme, ndërsa dyshohet se ka qenë një zjarrëvënie e qëllimshme. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe raportohet vetëm për dëme materiale.
FOTO/ “Rrëzohet” Elvana Gjata në sfilatën e Valdrin SahititElvana ka ndarë disa foto të reja të realizuara në sfilatë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte njëra prej tyre, ku këngëtarja shihet teksa është rrëzuar kur po dilte nga makina për të shkuar në sfilatë.
Megjithatë, nuk dihet nëse këngëtarja është penguar në të vërtetë dhe është rrëzuar por me shumë mundësi është një tjetër shaka. “Fashion show VS afterparty”, ka shkruar me humor krahas fotove.
Zoom.al ka siguruar detaje të reja në lidhje me atentatin në Sukth të Durrësit.
Sipas dëshmitarëve të rastit, autorët kanë qenë dy persona të cilët u larguan me një benz ngjyrë gri menjëherë pasi qëlluan me breshëri ndaj 48 vjeçarit.
Pista kryesore e hetimeve mësohet se mund të jetë prishja e pazareve të drogës dhe përplasja mes grupeve kriminale të qytetit të Durrësit. Ndërkohë nga Tirana është nisur edhe drejtori i Krimeve të Rënda, Tonin Voci.
Arben Mërkuri njihet si mik i Landi Muharremit, Rrumit të Shijakut. Landi Muharremi ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji ditën që këtij të fundit iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit.
Mërkuri i ekzekutuar në Sukth, dhunoi biznesmenin libanez në 2016-tënNga atentati i organizuar në Sukth të Durrësit, ka mbetur i vdekur 48 vjeçari. Arben Mërkuri i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
Sipas informacioneve të Zoom.al Mërkuri është një person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e lëndëve narkotike.
Gjithashtu në vitin 2016-të ai së bashku me Landi Muharremi dhe Skënder Krahjan u arrestuan pasi dhunuan biznesmenin libanez të ndërtimit, Faadi Mitri.
Ngjarja ndoodhi në vitin 2016, në kryqëzim të Laknasit, autorët i prenë rrugën me makinë biznesmenit libaznez ,i cili udhëtonte pasagjer në një makinë me të shoqen e vajzën e tij kur u përplas qëllimisht me një tjetër autoveturë tip “Tuareg”.
Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër që dyshohet të kenë qenë Mërkuri, Landi Muhaerrimi (i tmerrshmi i Sukthit) e Skënder Krahja kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital.
Atentati në Durrës, reagon policia: U ekzekutua me automatik 48-vjeçariPolicia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atentatin e mbrëmjes së sotme të ndodhur në Sukth të Durrësit ku mbeti i vdekur shtetasi Arben Mërkuri, 48 vjeç i cili njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj viktimës ishte qëlluar me armë zjarri automatik dhe 48 vjeçari është goditur nga dy plumba. Fillimisht mbërriti në spital i plagosur më pas, ndërroi jetë duke mos mundur t’u mbijetonte plagëve të rënda.
Në zonën ku ka ndodhur atentati nuk ka pasur energji elektrike, c` ka bënë më të vështirë identifikimin e autorit ose autorëve të cilët janë larguar menjëherë. Sipas informacioneve, Arben Mërkuri u vra brenda dyqanit të tij.
”Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit Arben Mërkuri (Ismaili), 48 vjeç.
Për pasojë shtetasi Arben Mërkuri u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”– thuhet në njoftimin e policisë.
Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?Arben Maneci është 48-vjeçari, i cili është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit. Mësohet se ndaj tij është organizuar një atentat, ku i riu ka marrë 2 plumba në organet jetësore.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Maneci, gjithashtu rezulton si person me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve.
Policia ka ngritur postoblloqe në qytetin bregdetar, me qëllim kapjen e autorit ose autorëve që organizuan atentatin.
Atentat të riut në Durrës, zbulohet emri i viktimësSukthi është tronditur nga të shtënat me armë zjarri. Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.
Burime për Zoom.al bëjnë me dije se pas mbërritjes në spital, shtetasi Arben Maneci ka ndërruar jetë. Bëhet me dije se viktima ka qenë me precedentë të mëparshëm penalë.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur postoblloqe në hyrje-daljet kryesore të qytetit të Durrësit, për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili ia mbathi nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e tyre.