Aplikacion
Evakuimet e para të ushtarëve të plagosur nga uzina e çelikutr të Azovstal në Mariuopol kanë nisur.
Rreth një duzinë autobusë që transportonin luftëtarë ukrainas të cilët ishin ngujuar nën uzinën e rrethuar janë parë duke u larguar nga vendi, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet ukrainase dhe BBC nuk mund ta verifikojë atë në mënyrë të pavarur.
Një komandant i lartë i forcave ukrainase në uzinën e rrethuar tha më herët në një postim në mediat sociale se luftëtarët atje po zbatonin një vendim nga komanda e lartë ushtarake ukrainase për të shpëtuar jetën e personelit të shërbimit, por ai nuk dha detaje se cili ishte vendimi.
Kujtojmë se më herët Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte arritur një marrëveshje me Ukrainën që ushtarët e plagosur të evakuoheshin nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal, megjithatë një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga Kievi.
Reuters po raporton se ushtarët ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol kanë mbërritur në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Novoazovsk.
Rusia kishte thënë se do të përdorte një “korridor humanitar” të krijuar për të evakuuar ushtarët e plagosur ukrainas në një institucion mjekësor në qytet, rreth 45 km në lindje të Mariupolit.
Veliaj në prokurori? Kryebashkiaku: Nuk e kam problem të përballem me drejtësinëGjatë mbrëmjes së sotme në “Top Story”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar reformën në drejtësi, ku tha se Rama e ka kërkuar një gjë të tillë para ndërkombëtarëve dhe nuk do të ishte e ndershme të thuhet se qeveria bën gjëra që ia kërkojnë ndërkombëtarët.
I pyetur nga gazetari nëse do ishte i shqetësuar po të dilte para drejtësisë për hetim, Veliaj tha se nuk kishte asnjë problem në lidhje me këtë gjë dhe se ky do të ishte një fakt që Rama nuk mbështet zyrtarët e partisë së tij por i trajton ata të barabartë me të tjerët, edhe para drejtësisë.
Veliaj: Ajo që është e ndershme është që edhe ne edhe të huajt të kemi të njëjtin qëllim. Nuk do doja të thoja që qeveria bën gjëra se ja kërkojnë ndërkombëtarët se ne që në 2017 kemi vënë theksin në reformën në drejtësi. Ka qenë vullneti fillimisht i shqiptarëve e më pas i ndërkombëtarëve që drejtësia në Shqipëri të jetë në qendër të vëmendjes.
Gazetari: Rama ka thënë që kryebashkiakët do të dalin para drejtësisë, si ndiheni ju për këtë?
Veliaj: Nuk shqetësohem fare që të dal para drejtësisë. Në qoftë se një kryebashkiak nuk përgjigjet në kohë ndaj shërbimit ndaj qytetarëve qartazi nuk është për atë vend. Secili i bën hysmet punës vet. Në këtë rast kjo është prova që kryeministri nuk do që të mbrojë të vetët. Kur vjen përvjetori i 21 janarit na thotë njerëzit mirë se ju votuam por ku është drejtësia? Po të isha prokuror i SPAK-ut do thoja Edi Rama është tifozi im dhe duhet ti jap gaz punës time.
Interesim i madh, tifozët e Milanit nxjerrin jashtë funksionit sistemin e biletaveMilani është shumë afër fitimit të titullit të 19-të në histori. Kuqezinjve u mjafton të mos humbasin sfidën e fundit të kampionatit përballë Sasuolos në transfertë për t’u rikthyer te trofeu i Serisë A, pas 11 vitesh.
Dueli ndaj Sasuolos do të zhvillohet të dielën e 22 majit ora 18:00. Në të njëjtën datë dhe orar luhet edhe dueli Inter-Sampdoria.
Entuziazmi dhe adrenalina janë rritur shumë te tifozët milanistë teksa pritet një eksod kuqezi drejt “Reggio Emilias”. Mediet italiane raportojnë se kërkesat e tifozëve të Milanit për bileta kanë qenë të panumërta, aq sa sajti i klubit të Sasuolos është bllokuar dhe ka rënë. “Mapei Stadium” ka një kapacitet prej 21.525 vendesh.
“Ta plas dyfekun në faqe unë”, Debat i fortë mes Lorenc Vangjelit dhe Agron ShehajtNjë debat i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes Agron Shehajt dhe Lorenc Vangjelit. E gjitha ka nisur me disa akuza që Shehaj ka hedhur ndaj Damian Gjiknurit.
Ndërkohë që ishin të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shehaj ka deklaruar se kushëriri i Gjiknurit ka marrë status investitor strategjik, por ky fakt u kundërshtuar ashpër nga Vangjeli, i cili deklaroi se ka verifikuar në gjendje civile dhe se Gjiknuri e ka paditur Shehajn ditën e sotme për shpifje.
Debati:
Lorenc Vangjeli: Jemi duke bërë një gjyq publik. Në një proces të mundshëm, zoti Shehaj duhet të tregojë çertifikatë të trungut familjar. Nëse ky person, babai i tij a është vëllai i Gjiknurit? Në të gjithë deklarimet deri tani, ky njeri konsiderohet si djali i xhaxhait të Gjiknurit. Mbi këtë bazë ngrihet hipoteza. Në zyrat e gjendjes civile del tjetër gjë. Në Vlorë flitet goxha dhe më thonë se kompania për të cilën bëhet fjalë, ka në treg prej 30 vitesh, e krijuar nga babai i djalit dhe në këtë zonë kanë operuar duke marrë, toka private atje. Join venture me kompani kryesore, është bërë, ofrojnë pjesë të sipërfaqjes së tokës dhe financimi rreth 28 milionë. Pra ky person nuk ka lidhje. Nuk është djali i xhaxhait të Gjiknurit. Babai i tij nuk është vëllai i babait të Gjiknurit. Kanë apo jo marrëdhënie sepse kanë thither ajër në të njëjtin qytet? Gazetarët e mi më kanë vënë në dispozicion edhe padinë që është depozituar sot. E shoh pak të përpjetë procesin, ju keni barrën e provës. Duhet të vërtetoni fjalinë e parë. Ka disa probleme, statusin si investitor strategjik e ka marrë Albstar, që ka ndërtuar stadiumin. Më dërguan tani një foto, tani që po flisni ju.
Agron Shehaj: Çfarë foto?
Lorenc Vangjeli: Kur e verifikoj unë e them. Pjesa e parë e akuzës bie. Ka vërtetuar që pohimi juaj është i pavërtetë, nuk është djali i xhaxhait. Thua është larguar nga Butrinti, është hequr toka dhe është ndërtuar kjo. Nuk kanë të bëjnë, nuk përputhen njollat. Nuk e përfshin këtë zonë.
Agron Shehaj: Ti po na sjell një padi të Gjiknurit ndaj meje, sepse paskam thënë që e ka djalë xhaxhai. Padia nuk është provë, është pretendim.
Lorenc Vangjeli: Po ta njoftoj padinë. Po them çfarë kam parë.
Agron Shehaj: Unë ballafaqohem me të. Meqë ra fjala, po dorëzoj në SPAK, ta nxjerrë SPAK a ka lidhje Gjiknuri. E ka djalë xhaxhai? E ka kushëri? Mbaje veten ti…
Lorenc Vangjeli: Hahahah fol më pak se ta përdorin si provë.
Agron Shehaj: Nëse dikush ka mbështetur politikisht dhe pastaj shpallet investitor strategjik dhe i jepet pronë publike në përdorim, mendoj se dikush që zgjidhet për të punuar në interes të qytetarëve të mendoj për veten dhe të bëjë ligje për veten. Ty nuk të bën përshtypje, mua më bën shumë përshtypje. Ta hetojë SPAK. Të verifikojë për Gjiknurin, për Xhaçkën.
***
Lorenc Vangjeli: 70 jetë të kalosh në bibliotekë nuk arrin dot të gjesh çfarë mund të them . Unë mbroj të vërtetën. Ta plas dyfekun në faqe unë.
Agron Shehaj: Po më kërcënon ti mua?
Lorenc Vangjeli: Nuk ka lidhje është metaforë. Shpenzo një jetë, të kuptosh metaforën.
Turqia bllokon Finlandën dhe Suedinë në NATO, Erdogan: Nuk do ta lejojmëPresidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është shprehur i vendosur se Turqia nuk do të miratojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Më tej Erdogan ka bërë thirrje që delegacionet suedeze dhe ato finlandeze të mos tentojnë bisedime me qëllim për të ndryshuar vendimin e Turqisë për këtë çështje.
Pushtimi i Moskës në Ukrainë, megjithatë, ka çuar në një rishikim radikal të politikave të sigurisë, të Finlandës dhe Suedisë.
Anëtarësimi në NATO do të kërkonte ratifikimin nga të gjithë anëtarët ekzistues.
Turqia është anëtare e NATO-s që nga viti 1952 dhe anëtarësimi i saj mbetet një gur themeli i politikës së saj të jashtme ndaj vendeve perëndimore.
Arrihet armëpushimi në Mariupol, Rusia lejon evakumin e të plagosurveRusia ka bërë të ditur se është arritur një armëpushim me trupat ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, me qëllim evakuimin e të plagosurve.
Nga pala ukrainase ende nuk ka një konfirmim për arritjen e një armëpushimi.
Ministria ruse e Mbrojtjes thekson se është arritur një marrëveshje për evakuimin e ushtarëve të plagosur nga uzina.
“U arrit një marrëveshje me përfaqësuesit e ushtrisë ukrainase të bllokuar në Azovstal në Mariupol për evakuimin e të plagosurve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Ky armëpushim parashikon kohëzgjatjen e evakuimit dhe se ushtarët ukrainas do të dërgoheshin në një spital në qytetin e afërt të Novoazovsk. Qindra ushtarë ukrainas mbetën të bllokuar në tunelet nëntokësore të fabrikës së madhe të çelikut Azovstal që është rrethuar nga forcat ruse për javë të tëra pasi Moska mori kontrollin e Mariupolit.
“Je grua serioze, s’mund të bësh seks”, Rita Petro tregon paragjykimet për jetën e sajShkrimtarja dhe poetja Rita Petro ka folur në lidhje me paragjykimet dhe jetën private pas humbjes së bashkëshortit të saj Latif Ajrullai, i cili ndërroi jetë dy vite më parë.
Pak kohë më parë shkrimtarja e njohur deklaroi se pas humbjes së bashkëshortit, të gjitha dyert janë të hapura për dashurinë. Ndërsa ishte e ftuar ditën e sotme në “Wake Up”, Petro u shpreh se nëse do të lidhej me një njeri, do të ishte me dikë me të cilin do të ketë “kimi bisede.”
“Ka vende të tjera që unë mendoj se mund ta kem atë kiminë, sepse në moshën time neve na pëlqejnë shumë bisedat dhe të them të drejtën nëse vërtet do të lidhesha do të lidhesha me një njeri i cili di ta kuptojë lirinë e jetës. Të ketë atë autoritetin e bukur, artin, të flasësh për shumë gjëra. Këtë kimi bisede e dua sesbën.
Unë jam kundër martesës të paktën për moshën time. Nuk më duket e nevojshme ajo gjë por asnjëherë nuk them kurrë. Por unë kështu e mendoj, ndërsa një bashkëjetesë pak edhe së largu edhe një lidhje që me këtë partner që kalon fundjavën është një gjë e mirëseardhur.”- u shpreh ajo.
Ndër të tjera, Petro foli edhe për pragjykimet me të cilat përballen të gjitha gratë e moshës së saj.
“Mendësitë “Je grua serioze, ose ke fëmijë”, s’do të thotë që nuk je as sensuale, as që s’ke dëshirë të kënaqesh dhe të bësh seks. Por paragjykojnë sepse thonë që ti je në moshë të madhe, lërja të rinjve ato gjëra.”- tha shkrimtarja.
Sipas Rita Petros dashuritë më të forta ndodhin pas moshës 30-vjeçare.
“Unë e mendoj që mbi 30, mbi 40, të paktën edhe çfarë më ka ndodhur mua domethënë deri në 30 ti fillon dhe njeh veten tënde dhe quhesh i rritur. Unë e mendoj që dashuritë më të forta dhe më me arsye ndodhin mbi këtë moshë (30).”– tha ajo.
Gjenden në Malin e Çikës 6 turistët holandezë, njëri dërgohet me urgjencë në TiranëJanë gjetur nga policia 6 turistët holandezë, të cilët lëshuan gjatë pasdites së kësaj të hëne, sinjalin SOS nga Mali i Çikës në Vlorë.
5 prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë një tjetër është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, pasi ka dëmtime në këmbë.
Mësohet se pjesa tjetër e turistëve nga Holanda janë duke u shoqëruar për në Orikum.
S’ka president të ri, por në parlament ka lëvizje. Ministrja takon deputetin e LSISeanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zgjati fare pak, duke ezauruar raundin e parë të votimit pa asnjë kandidatë në garë.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka ndërsa prezantoi raportin e miratuar nga Komisioni i Ligjeve për procesin e zgjedhjes së presidentit, njoftoi se deri në momentin kur ishin përcaktuar afatet nuk u dorëzua asnjë kandidaturë.
Ndërsa nëpërmjet disa fotografive sjellim edhe momente të kësaj seance brenda dhe jashtë ambienteve të Kuvendit.
Kryeministri Rama shihet i menduar duke fërkuar mjekrën.
Ndonëse në ‘Foltore’ situata ka qenë paksa e tensionuar, pas përfundimit të seancës disa momente pikante janë fotografuar jashtë ambienteve të Kuvendit.
Jo vetëm veshja, por ajo çfarë bie në sy është edhe komunikimi i deputetëve me njëri-tjetrin , për t’ja lënë vendin mirësjelljes.
Ndërsa Agron Gjekmarkaj është fotografuar për një çast duke rregulluar paksa xhaketën e Gazment Bardhit.
Nga ana tjetër shihet deputeti Çela, mjaft i kujdesshëm ndaj Elisa Spirolalit ndërsa i ka kapur dorën.
Megjithatë vëmendje ka tërhequr deputetja Fluta Açka e cila është paraqitur në seancë me bastun, nuk dihet se çfarë shqetësimi mund të ketë deputetja, ndërsa shihet në shoqërinë e Grida Dumës që asnjëherë nuk zhgënjen me pamjen e saj mahnitëse.
Të buzëqeshur jashtë ambienteve të Kuvendit shihen edhe Fatmir Xhafaj , Damian Gjiknuri.
Politike, provokuese dhe absurde. Pse Kana është “katedralja e kinemasë”?
Truman Show” është një film hollivudian i viteve 1990 për një njeri që jeton në një flluskë, i shkëputur nga bota. Siç luhet nga Jim Carrey, Truman Burbank – i rrethuar nga aktorë, çdo lëvizje e tij e ndjekur nga kamerat – shikon në një skenë dhe beson se është e vërtetë. Në skenën e fundit të filmit ai ngjit shkallët, gjen një derë dhe përgatitet të ikë nga kafazi i tij i praruar.
Ai imazh kryesor – ngjitja e Trumanit kundër një qielli të pikturuar – është tani posteri zyrtar për festivalin e ardhshëm të filmit në Kanë, që së shpejti do të jetw në programe, do të ngjitet në vitrinat e dyqaneve dhe do të montohet si një zot në Pallatin prej betoni. Dhe ndërsa duhet të jemi të kujdesshëm për të gjykuar një ngjarje nga kopertina e saj, zgjedhja e imazhit duket e përshtatshme. Organizatorët e zgjodhën, thonë ata, sepse “përfaqëson një festë poetike të kërkimit të shprehjes dhe lirisë”. Të tjerët mund ta lexojnë atë si një koment vetjak për festivalin në tërësi.
Kjo është pyetja e përjetshme për Kanën, shesh lojërash të atij milioneri në Côte d’Azur. A është flluska apo dera, sëmundja apo kura? Një përgjigje krijuese ndaj fatkeqësive të botës apo një mjet për të pastruar ekseset e saj më të këqija? Askush nuk është i sigurt. Juria është gjithmonë jashtë. Kana lulëzon nga fërkimet, kontradiktat; kjo është pjesë e apelit të saj.
Ky vit shënon edicionin e 75-të të festivalit, një lloj ditëlindjeje. Ai ofron justifikimin e përsosur për të rikthyer në të kaluarën e ngjarjes, duke festuar historinë e saj si një shtëpi provokimi, një shtrat për Nouvelle Vague, New Hollywood, ‘buena onda’ e kinemasë latine. Por është gjithashtu një shans për të rivendosur busullën, për të përcaktuar të ardhmen.
E gjykuar nga vlera nominale, formacioni i këtij viti është i mrekullueshëm. Ka filma të rinj nga David Cronenberg, Claire Denis, George Miller, Kelly Reichardt; një ekuilibër mendjemprehtë i delikatesave artizanale me ushqime të shijshme kinematografike (Top Gun: Maverick; Elvis). Është pothuajse e mjaftueshme për të hequr vëmendjen nga problemet e grumbulluara përreth. Trazirat e industrisë. Pandemia. Ukraina.
Është një vit i mirë tashmë për producentin britanik Mike Goodridge, i cili ka dy filma në konkurrencën kryesore. “Triangle of Sadness” është komedia e re nga Ruben Östlund, i cili fitoi Palmën e Artë 2017 për satirën e tij botërore të artit The Square. “Gruaja e Çajkovskit” është një dramë e periudhës nga regjisori disident rus, Kirill Serebrennikov. Kana i ka ndaluar delegacionet zyrtare ruse këtë vit, por artistët individualë (shumica e të cilëve gjithsesi janë në kundërshtim me regjimin e Putinit) janë gjithmonë të mirëpritur.
Prodhuesi mendon se kjo është mjaft e drejtë. Serebrennikov, shpjegon ai, sapo ka kaluar disa vite në arrest shtëpiak: “Ai është personi i fundit që duhet të marrë një bojkot kulturor”.
“Goodridge” erdhi për herë të parë në Kanë në vitin 1991. Ai ka qenë gazetar, agjent shitjesh dhe vetë drejtor festivali. Pra, ai ka ardhur në ngjarje nga pothuajse çdo këndvështrim dhe kryesisht ka bërë paqe me kontradiktat e tij të dukshme. Kana, argumenton ai, është ende festivali më emocionues i filmit në botë. Për më tepër, mund të jetë kampioni i fundit i madh i vetë kinemasë, i lidhur fort me modelin e vjetër të biznesit teatror dhe duke detyruar përmbajtjet e krijuara për TV të Netflix të shfaqen në Venecia.
“Kana është e përkushtuar për të mbrojtur artin e shenjtë të kinemasë”, thotë ai. “Dhe Pallati i Kanës, përveçse është një vend zbulimi, është edhe katedralja më e mirë e kinemasë. Ju ndryshon jetën. Ndryshon mënyrën se si e shihni botën”.
Në mënyrë të pashmangshme, ka gjithashtu një anë negative. “Gjëja më e keqe për Kanën, mendoj, është natyra e rrallë e saj. Është elitar. Është snob. Dhe po, është e ngadaltë për të ndryshuar. Procesi i përzgjedhjes nuk është i përsosur. Duhet të ketë më shumë gjak të freskët, vetëm për ta përzier. Ju mërzitet duke parë të njëjtat fytyra të vjetra në garën kryesore”.
Jemi kthyer sërish në ato fërkime në Kanë. Për çdo veprim, një reagim. Për çdo të lartë, një të ulët dërrmuese. Kam vite që vij në festival dhe ende nuk e kuptoj dot. Është në të njëjtën kohë radikale dhe e fshehur, serioze dhe absurde, tmerrësisht hierarkike dhe jashtëzakonisht demokratike.
Ose e thënë ndryshe, Kana është Walt Whitman i festivaleve të filmit. Ai përmban shumë. Ajo bie ndesh me vetveten. Jashtë Palais, enigmës së padepërtueshme të shtëpisë së artit i është dhënë i njëjti trajtim në tapetin e kuq si filmi kryesor i Hollivudit në listën A. Brenda, konkurrenca kryesore kompensohet nga një treg filmash, duke shitur thrillerë erotikë aziatikë me fjalë të ngatërruara në anglisht (“Në një apartament të vogël, ajo ishte pothuajse si një perëndeshë e vjetër për të”). Natën, në port, jahtet e oligarkëve dyfishohen si vende feste filmash. Zbavitësit ngrenë masivisht flautat e tyre të shampanjës për të bërë dolli për krismën më të fundit social-realiste nga Bukureshti ose Timbuktu.
Në mënyrë të pamohueshme, dikur ishte më i trazuar, më shumë një cirk i dukshëm. Më mungon trafiku njerëzor që dikur rritej përgjatë Croisette përpara se të forcoheshin masat e sigurisë. Studentët e rinj regjisorë të filmave që bërtasin me zhurmë; shitësi i gazetave duke bërtitur “Çlirim!” në shkallë. Vitet e fundit, Kana është bërë e ndërgjegjshme për sigurinë, pothuajse e mbyllur. Por a e bën kjo më të mirë se më parë?
Regjisori Mark Cousins nuk pajtohet me forcë. “Nuk kam kohë për këtë argument”, thotë ai. Së pari, shpjegon Cousins, afiniteti i natyrshëm i Kanës ka qenë gjithmonë për novatorin. Së dyti, më e rëndësishmja, mbetet një festival fizik, një lidhje jetike me botën offline. “Ajo që dikur quhej jetë”, thotë ai.
Goodridge e krahason Kanën me një katedrale. Cousins, nga ana e tij, arrin në ngjashmëri detare. Festivali, më thotë ai, është si një mur detar kundër erozionit, “i goditur, por rojtar”, duke e drejtuar rrezen e tij në katër anët e globit. Nëse ka një komedi në Kanë dhe një personazh të famshëm në Kanë, rrjedh se mund të ketë një parim bazë në Kanë, diçka për t’u kapur kur gjithçka tjetër shpërthen. Më mirë Kana duhet parë si stuhi.
Kur njerëzit flasin për lulëzimin radikal të Kanës, ata citojnë pa ndryshim fishekzjarrët kryengritës të majit 1968, kur Godard dhe Truffaut hynë në sallën kryesore dhe e ndaluan ngjarjen. Por rrënjët politike të Kanës shkojnë shumë më thellë se kaq. Ky është festivali i 75-të, edhe pse sipas të drejtës duhet të jetë më i vjetër. Ai u konceptua shprehimisht si një karnaval i rezistencës, një kundërpërgjigje ndaj ngjarjes fashiste në Venecia, e cila e bëri Joseph Goebbels mysafirin e tij të nderit dhe i dha “Kupën Mussolini” një fotografie të Leni Riefenstahl. Festivali inaugurues i Kanës do të fillonte më 1 shtator 1939. Kur tanket e Hitlerit hynë në Poloni, festivali u anulua disa orë më vonë.
Ndonjëherë mendoj se kampionët e Kanës mund të bëjnë më shumë nga kjo gjenezë. Është si një përrallë e origjinës së superheronjve: një thirrje për armë, një ngritje. Politika është në ADN-ja e Kanës. Shkrimtarja franceze, Agnès Poirier, argumenton se historia e saj është themelore. “Më shumë se çdo festival tjetër, nuk ka pasur kurrë frikë të mbajë një qëndrim ndaj botës”, thotë ajo.
Kana u ndërtua në frymën e përfshirjes, tolerancës dhe ndjeshmërisë me kulturat e tjera. Kjo është arsyeja pse i pëlqen artistët provokues. Kjo është arsyeja pse ajo i do artistët disidentë që hedhin dritë mbi padrejtësinë. Filmi i Sergei Loznitsa-s Donbass dha alarmin e një krize në rritje në Ukrainën lindore. “Loveless” i Andrey Zvyagintsev paralajmëroi për kalbjen morale rrëshqitëse midis klasës së mesme të Moskës. Kana luan të dyja palët, por angazhohet me botën.
“Epo, është interesante që ju mund të thoni se është joserioze”, thotë Poirier. “Kjo është ndoshta një perspektivë britanike. Në Francë, Kana nuk është parë kurrë si joserioze. Për ne është shumë serioze. Është klasa jonë politike. Është universiteti ynë i gjeopolitikës. Është vendi ku ne vijmë për të ditur pjesët e botës që nuk i kemi vizituar kurrë”.
Për 12 ditë këtë muaj, besimtarët e Kanës do të mblidhen jashtë Pallatit. Ata do të shkelmojnë thembrat e tyre nën imazhin gjigant të Truman Burbank duke u ngjitur në qiellin e pikturuar, duke kërkuar përgjithmonë rrugën e tij të daljes. Pasi të kalojnë portat, ata të ftuar e kanë programin pa pagesë; kufiri i vetëm është koha. Ata mund të shohin një kryevepër. Ata mund të dëshmojnë diçka që ndryshon mënyrën se si ata e shohin botën. Sigurisht, Kana është një flluskë. Por filmat: ato janë dyer./the guardian