zoom

Day ArchiveMos e bëni veten “pushimin seksual ” të shefit tuaj

Në punë njerëzit kalojnë një pjesë të mirë të ditës së tyre, por edhe të jetës. Ndaj është e pashmangshme që ashtu siç lindin shumë konflikte, aty të mund të lindin edhe flirte ose edhe deri në marrëdhënie të forta dashurore.

Por ekspertët sociologë thonë se shumë romanca që mund të lindin në punë, mund të jenë të rrezikshme si për karrierën ashtu dhe për ecurinë në jetë. Një hulumtim i revistës “Female First”, ka treguar që 27% e të anketuarve thonë që nuk ka asgjë të keqe romanca në punë.

Mos u dashuro me shefin

T’i hedhësh sytë shefit tënd, është një gjë klasike, po kujto që paraqet edhe një seri të metash, mund të jetë një problem. Mbi të gjitha, është e natyrshme të tërhiqesh nga dikush që ju admiron. Shpesh është më e thjeshtë të fshehësh marrëdhënien me shefin tënd, nëse ky person drejton një biznes të madh.

Kujdes me burrat e martuar

Të lidhesh me një person/e të martuar kur je beqar/e, është gjithmonë një ide e keqe. Kjo gjë bëhet edhe më e keqe kur marrëdhënia është në vendin e punë. Nëse je në kërkim të një partneri seksual, ka me të vërtetë pak shanse që marrëdhënia të shkoj drejt një fundi të lumtur

Shmang “pushimin seksi” në zyrë

Mos e bëj veten që të bëhesh “pushimi seksual” i të dashurit tënd, që do të përfitonte për pak çaste të qetësohej pas një momenti me seks të shpejtë!/L.K

/Zoom.al

Inter shtyn festën e Milanit, mundi Cagliarin 3 me 1

Titulli kampion në Itali do të vendoset në javën e fundit, pasi Inter fitoi ndeshjen e radhes.

Pas fitores 2 – 0 të Milanit me Atalantën, Interi mundi 3 – 1 Cagliarin, duke e mbajtur diferencën e pikëve në 2 me ekipin e Piolit në krye.

Në javën e fundit të Serie A, Milan do të luajë me Sasuolon, ndërsa Interi me Sampdorian.

Kuqezinjtë synojnë trofeun e kampionit pas 11 vitesh, ndërsa zikaltërit mbrojtjen e titullit.

Pasi fitoi Eurovizionin, këngëtari ukrainas niset për në frontin e luftës

Këngëtari i ‘Kalush Orchestra’, i cili fitoi mbrëmë bashkë me grupin e tij Eurovizionin, i ka dhuruar puthjen e lamtumirës të dashurës së tij për t’iu bashkuar vijës së parë në luftën e vazhdueshme të Ukrainës kundër Rusisë.

Oleg Psiuk, drejtuesi i grupit popullor-rap, u fotografua duke përqafuar të dashurën e tij Oleksandra jashtë hotelit të tij në Torino, Itali ditën e sotme, ndërsa ai u largua për të mbrojtur Ukrainën nga presidenti Vladimir Putin.

I veshur me kapelën e tij rozë dhe me një çantë shpine, gjërat e Psiuk u vendosën në një taksi gati për t’u nisur për në aeroport.

Mbrëmë, presidenti Zelensky u zotua të mbajë Eurovizionin në Mariupol vitin e ardhshëm, pasi një mbëshetjeje të madhe nga publiku evropian i cili e shtyu Ukrainën drejt fitores.

Vendi i shkatërruar nga lufta përfundoi me 631 pikë, ndërsa Britania e Madhe përfundoi e dyta me 466 pikë. Spanja përfundoi e treta me 459, ndërsa Suedia e katërta me 438.

“Kurrë mos thuaj kurrë”/ Melani Trump serish ambicie për Shtëpinë e Bardhë

Melania Trump ka dhënë intervistën e saj të parë, që kur ajo u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ish-zonja e parë la të kuptohej se ekzistonte një shans që ajo të mund të jetonte përsëri atje ndërsa Donald Trump synon sërish të marrë postin në 2024.

“Unë mendoj se kemi arritur shumë në katër vitet e administratës Trump,” i tha Melania Trump Fox në një intervistë që u transmetua të dielën në mëngjes, duke shtuar: “Kurrë mos thuaj kurrë”, kur u pyet nëse ajo mund të jetonte përsëri në Shtëpinë e Bardhë nëse bashkëshorti i saj do të rikandidojë.

Gjatë intervistës, Trump diskutoi ato që ajo i quajti “projektet e saj NFT”. Ish-zonja e parë ka projektuar dhe nxjerrë në shitje në faqen e saj personale disa koleksione dixhitale.

Të gjithë artikujt që Trump shet mund të blihen vetëm nëpërmjet kriptomonedhës dhe pjesa e parë e artikujve të nxjerrë në shitje në fillim të këtij viti nuk arriti pragun e dëshiruar monetar prej $250,000 për një ofertë hapëse.

NFT-ja më e fundit, e titulluar “The MetaRose”, është një trëndafil blu që gjallëron. Në mënyrë tipike, shumica e zonjave të para moderne krijojnë fondacione ose organizata – përgjithësisht jofitimprurëse – që i çojnë më tej iniciativat që ata filluan gjatë mandatit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha përsëri gjatë intervistës se “disa nga të ardhurat” nga shitja e NFT-ve – të cilat janë të listuara me 150 dollarë secila – do të shkojnë për mbështetjen e fëmijëve birësues.

Nga Braçe, Salianji te Bojken Lako, Xhimi zbulon ndryshimet që ka bërë te VIP-at

Në programin “Dola te Ola” ne News24 këtë të diel ishte i ftuar Xhimi, parukieri i njohur i VIP-ve shqiptarë.

Gjatë programit u shfaqën fotografi të disa prej personazheve të njohur publikë për të cilët Xhimi zbuloi detaje nga puna e tij me ta.

Dy nga klientët e përhershëm të Xhimit janë vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, të cilët prej kohësh i kanë besuar pamjen e tyre parukierit të njohur.

Teksa u shfaq një fotografi e Erion Braçes, Xhimi tha se pas vajtjes në sallonin e tij deputeti ka ndryshuar, ndërkohë që zbuloi se i ka sugjeruar edhe të rrisë pak mjekrën, por Braçe nuk e mban dot.

Teksa fotografitë shfaqeshin në studio Xhimi vlerësoi stilin e Pirro Çakos, ndërkohë për Landin tha se ka rreth një vit që shkon në sallonin e tij dhe ndryshimi është i dukshëm, sikurse theksoi edhe për Ervin Salianjin, i cili po ashtu ka ndryshuar shumë.

Klient në sallonin e Xhimit është edhe Bojken Lako, i cili njihet për stilin e tij të veçantë. Xhimi tha se me Bojken ka bashkëpunim, pasi edhe kantautori kërkon shumë por edhe ai zgjedh të ndërhyjë.

Fotografi të tjera që u shfaqën ishin të aktorit Olsi Bylykut, për të cilin parukieri tha se ka eksperimentuar disa herë, Lorik Cana i cili ka vite që zgjedh sallonin e Xhimit, ndërkohë për Lulzim Bashën u shpreh se deri diku ka marrë formë pamja e tij por është nga ata personazhe të cilët duan të rrinë në formën e vet.

Edhe artisti i madh Robert Ndrenika ka rreth gati 9 vite që zgjedh sallonin e Xhimit, dhe për këtë parukieri u shpreh shumë i lumtur pasi e ka adhuruar figurën e tij.
Ndërkohë teksa u pyet se kë personazh do të donte të ndryshonte teksa i sheh në ekran, Xhimi u shpreh se janë të shumtë, por zgjodhi të veçojë analistin e njohur Mentor Kikian, të cilit do të dëshironte shumë t’i ndryshonte modelin e flokëve.

Lideri çeçen thirrje Edroganit: Mos ndihmo në evakuimin e njerëzve në Mariupol

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka ftuar Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan që të mos japë asnjë kontribut në evakuimin e njerëzve që ndodhen në fabrikën e çelikut “Azovstalit”, në Mariupol.

“Nëse myslimanët rusë do të habiteshin me lajmin se dronët Bayraktar kanë furnizuar Ukrainën nga një vend mysliman, imagjinoni se si mund të reagonin nëse Turqia do të ishte gati të ndihmonte në evakuimin e grupeve të kundërshtarëve të Islamit”, kështu deklaroi Kadyrov në faqen e tij në Telegram.

Prej disa javwsh njw grup luftwtarws ukrainas vazhdojnw rrezistencwn nw uzinwn nw Mariuopol tw rrethar nga tw gjitha anwt nga forcat ruse.

“Eskorta nga Shqipëria në Dubai”, menaxheri i VIP-ave në Shqipëri zbulon të vërtetën

Xhani Demnika është djali që ndodhet gjithmonë aty ku është muzika, ku janë Vip-at shqiptarë. I rezervuar kur flet për ta, me shumicën prej të cilëve ka krijuar dhe miqësi të ngushta.

Në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa, Xhani komentoi dhe një nga ngjarjet më të komentuara ditët e fundit, fenomenin e Dubait ‘Porta Potty’.

“Eskorta ka kudo në botë, nuk ka vetëm në Dubai. Dubai është vend luksi dhe po nuk i pati ai nuk quhet Dubai, por ne jemi një vend shumë i vogël dhe i prapambetur. Video që po qarkullon me atë modelen ka të bëj me mazokizmin. Dhe në Dubai besoj ka eskorta nga Shqipëria, por s’e dija që dhe këtu ekziston një faqe eskortash”, u shpreh Xhani

I riu shkon te Liqeni dhe tenton t’i japë fund jetës me fotoksinë, dërgohet në spital

Një i ri në Tiranë ka pirë fotoksinë, në tentativë për të vrarë veten.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 33-vjeçarin Sh. Sh. Ai aktualisht është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i Policisë:

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, te Liqeni Artificial, shtetasi Sh. Sh., 33 vjeç, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

“Flakë për flakë”, Vllaznia emëron trajnerin e ri. Ja kush e zëvendëson Plorin

Mirel Josa do të jetë trajner i Vllaznisë.

Klubi shkodran ka emëruar kështu në pankinë menjëherë teknikun e ri, pasi u divorcua pak minuta më parë me Elvis Plorin.

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë te gjithe besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu. I urojmë fat dhe suksese në permbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR!” – Shkruan klubi.

 

Ish-Sekretari i Shtetit mbërrin në Tiranë, çfarë mban çantën e rëndë?

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti sot në Tiranë për një vizitë në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai u pri nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballad he ish-deputeti, Alket Hyseni.

Ajo që bie në sy nga fotot e shpërndara nga ky i fundit është se gjatë gjithë kohës së takimit, ish-shefi i CIA-s mban në dorë një çantë të madhe të cilën nuk e lëshon për asnjë moment.

Pompeo do të marrë pjesë nesër në një aktivitet të organizuar nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me ambasadën amerikane në Tiranë, ku dhe do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”.