zoom

Day Archive“Vdekje Khamenei-t”, Kryengritje dhe protesta kundër çmimeve të larta në Iran

Të enjten në mbrëmje, më 12 maj 2022, shumë qytete iraniane dëshmuan kryengritje popullore kundër rritjes astronomike të çmimeve të bukës dhe të mallrave bazë, dhe kundër planeve të kabinetit të Ebrahim Raisit për t’i plaçkitur më tej njerëzit.

Në Ahvaz, populli protestoi kundër çmimeve të larta në të gjithë qytetin. Protestuesit në Izeh brohorisnin “Vdekje Khamenei-t”. Forcat e regjimit hapën zjarr mbi njerëzit, duke plagosur disa prej tyre.

Populli i Dorudit shprehu zemërimin dhe urrejtjen e tij ndaj regjimit klerikal me thirrjet, “Vdekje Khamenei-t”, “Pushkë, topa dhe tanke, Khamenei duhet të hiqet”. Përplasjet mes të rinjve dhe agjentëve represivë vazhduan deri në orët e vona të natës.

Në Shahrekord, protestuesit thirrën, “Vdekje diktatorit”, “Raisi gënjeshtar, çfarë u bë me premtimet e tua boshe”, “Raisi turp të kesh, largohu nga vendi ynë”, “Kjo qeveri është e turpshme”, “Iranianët vdesin dhe nuk e pranojnë poshtërimin”, dhe “Pushkë, topa dhe tanke, mullahët duhet të ikin”.

Banorët e Andimeshk protestuan kundër rritjes së lartë të çmimeve dhe Forca e Sigurimit të Shtetit hapi zjarr ndaj tyre. Të rinjtë rezistuan dhe përplasjet me forcat represive të regjimit vazhduan për orë të tëra.

Njerëzit e Junqan në provincat Çaharmahal dhe Bakhtiari dolën në rrugë duke thirrur, “Raisi, turp të kesh, lëre vendin tonë të qetë”. Të rinjtë e rebeluar bllokuan rrugën duke djegur goma dhe pushtuan bazën e focave të urryera Basij.

Regjimi ndërpreu ose ngadalësoi internetin për t’iu kundërvënë protestave në shumë zona.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti popullin dhe të rinjtë që kanë dalë në rrugët e Ahvaz, Andimeshk, Hamedan, Isfahan, Dorud, Tabriz, Teheran, Izeh, Junqan dhe Shahrekord, dhe që u përballën me banditët e Basij dhe IRGC. Ajo përsëriti se: Përdorimi i armëve dhe gazit lotsjellës nuk mund ta thyejë më vullnetin e protestuesve për ta çliruar Iranin nga kthetrat e mullahëve kriminelë dhe për të vendosur liri, drejtësi dhe prosperitet. Lufta do të vazhdojë deri në fitore!

 

Kush janë tre emrat e preferuar të Ramës për postin e Presidentit të Republikës?

Të hënën e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë mban seancën e parë për zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes.

Deri më tani gjasat janë që kjo seancë të ezaurohet pa kandidat, kjo pasi negociatat mes palëve janë ende në fazë diskutimi për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

Por ezaurimi i kësaj seance pa kandidat shton presionin mbi palët për të gjetur sa më parë një kandidat konsensual, pasi në rast të dështimit edhe të dy seancave të radhës, atëherë kjo do ti krijonte mundësi mazhorancës ta votonte e vetme presidentin e ri.

Dhe për këtë duket se shumica e majtë është përgatitur, pasi ka mundur të seleksionojë më shumë se 60 kandidatë të propozuar nga deputetët socialistë.

Por burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se tashmë që Rama e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjes së emri nga grupi parlamentar dhe një kandidati politikë, janë shtuar emrat që vijnë nga jashtë radhëve të socialistëve ose nga politika.

Kështu mësohet se një emër potencial për tu zgjedhur në postin e kreut të lartë të shtetit është ai i ish-kreut të KED, Ardian Dvorani, një nga emrat më të sulmuar nga ana e opozitës dhe në mënyrë të veçantë nga presidenti aktual.

Dvorani gjithashtu shihet si favorit edhe për faktin se ai një vit më parë u nderuar nga SHBA si kampion i luftës kundër korrupsionit.

Një tjetër emër që ka dalë në skenë ditët e fundit është edhe emri i ish-kryeprokurores Ina Rama. Kjo e fundit është aktualisht pjesë e organeve të vettingut dhe gëzon gjithashtu mbështetjen e mazhorancës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një tjetër emër që vijon të mbetet në tryezën e Ramës është edhe ai i Majlinda Bregut, e cila aktualisht është e angazhuar në pozicione drejtuese të institucioneve të BE-së.

 

“Ajo nuk do njeri nëpër këmbë”, Evi Kokalari shpërthen sërish kundër Jozefina Topallit

Aktivistja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Evi Kokalari është një nga mbështetëset më të mëdhaja të ish-kryeministrit Sali Berisha. Së fundmi ajo u pa në krah në të tij në Kuvendin e 30 Prillit.

Gjatë angazhimit të saj në politikë, sidomos javët e fundit, ajo është përfshirë në një debat në distancë me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli, edhe kjo e rikthyer së fundmi në PD.

Mbrëmjen e sotme Kokalari foli për replikat në distancë mes tyre pasi ajo shkroi në një status në rrjetet sociale se Jozefina Topallit mund t’i bjerë infarkt nëse Majlinda Bregu zgjidhet presidente.

Teksa u pyet nga moderatori Arjan Çani nëse e shikon Topallin si një presidente të mundshme, Kokalari u përgjigj me ironi duke thënë se ajo nuk do asnjeri nëpër këmbë dhe në presidencë do të ishte perfekt.

“Batutat e Jozefinës më duken si në vitin 1980. Jozefina e nisi vetë. Ajo do jetë mirë si president. Presidenti është shumë i izoluar në Shqipëri. Kjo nuk do asnjeri nëpër këmbë dhe si presidente do jetë perfekt. Jozefina këtë problemin që ka me femrat që nuk jep as dorën as nuk përshëndet e ka shprehur edhe me disa të huaja”, deklaroi ajo.

Sipas saj Topalli nuk e shkrin dot partinë që krijoi në zgjedhjet e shkuara parlamentare pasi gjykata ia ka rrëzuar vendimin.

“Mori 5 mijë firma për të hapur partinë dhe më thonë se ky është problemi. Kam dokumente që ajo nuk shkrin dot partinë e saj tani. Ajo është akoma anëtare e partisë së vet. I duhen 2/3 të votave për të shkrirë partinë. Ka individë të tjerë që duan të qëndrojnë në parti.

Gjykata ia ka rrëzuar vendimin për shkrirjen e partisë. Ajo mund të dilte shumë hapur. Mua më fillojmë dhe më dërgojnë dokumente. Ky është realitet. Kam dokumente të firmosur nga gjykata. Të njëjtën gjë bënë edhe me Lul Bashën. Nuk është se atë të Muzin me Bashën e kam lënë rehat. Nëse Basha mendon se do ngrejë kokën dhe të krijojë një parti të re, nuk e lë unë rehat”, u shpreh Kokalari.

“Është e para në listë”/ Zyrtari rus zbulon shtetin e radhës që mund të sulmohet nga Rusia

Një zyrtar i lartë rus ka zbuluar targetin e radhës së ushtrisë ruse. Oleg Morozov, anëtar i Partisë së Kremlinit, Këshilli i Lartë i Rusisë së Bashkuar dhe deputet i Dumës propozoi që Polonia të vendoset në radhë për denazifikimin pas Ukrainës.

“Me deklaratat e saj për Rusinë si një “tumor kanceroz” dhe për “dëmshpërblimin” që duhet t’i paguajmë Ukrainës, Polonia na inkurajon ta vendosim atë në radhë të parë për denazifikimin pas Ukrainës”, ka shkruar ai, në një postim në Telegram.

Autoritetet ruse bllokuan llogaritë e ambasadës polake në Moskë si një masë hakmarrëse ndaj dënimit dhe sanksioneve.

Kërcënimi i drejtpërdrejtë ushtarak kundër Polonisë erdhi pasi kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, tha në një artikull në “The Telegraph” se ai e konsideron botën ruse “një kancer që përbën një kërcënim vdekjeprurës për të gjithë Evropën”. Ai shtoi se, sipas tij, vendi duhet “çrrënjosur”.

Në një konferencë të premten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov sulmoi kryeministrin polak për thirrjen për të “çrrënjosur” “ideologjinë monstruoze” të Rusisë.

“Kjo është thelbi i asaj urrejtjeje ndaj rusëve që për fat të keq, si një metastazë, ka infektuar të gjithë udhëheqjen polake dhe, në shumë mënyra, shoqërinë polake”, tha Peskov.

Puthja “historike” mes dy meshkujsh në Eurovizion 2022 shkakton polemika

Nata e dytë e Eurovizionit solli mjaft surpriza por ajo që ra në sy më shumë ishte performanca e Achille Lauro i cili përfaqësonte shtetin e San Marinos.

Gjatë performancës shpërthyese në gjysmëfinalen e Eurovizionit 2022, pati shumë energji, fishekzjarre që dilnin nga kitarat dhe një puthje “historike” mes dy meshkujsh. Këngëtari 31-vjeçar, emri i vërtetë i tv cilit është Lauro De Marinis, kishte bërë dhe një zgjedhje interesante të veshjes së tij e cila zbulonte shumë.

Menjëherë pas performancës vërshuan komentet duke vënë në dukje që kjo ishte puthja e parë homoseksuale në Eurovizion dhe se kjo përbën një moment historik. Mesa duket kjo performancë nuk paska qenë mjaftueshëm provokative për Eurovizionin, ndryshe nga ajo e Ronelës.

“E vërteta është që fotoja u zëvendësua. Pastaj patëm një komunikim të vogël, por pasi u rishikuan gjithë gjërat, performanca është tepër normale. Është show në fund të ditës. Më s’do ndryshohet asgjë, thjesht do bëhet më bukur”,– pati thënë vetë Ronela./L.K

/Zoom.al

Si ra Edi Rama në grackën që i ngriti Berisha me rezolutën për Srebrenicën?

Kryeministrit Edi Rama duket se nuk i del e keqja për “autogolin” që bëri mazhofranca me mosvotimin e kërkesës për projekt-rezolutën  për Srebrenicën. Pas disa reagimeve që bëri një ditë më parë vet personalisht, por edhe nëpërmjet kryetarit të Grupit Parlamentar, Taulant Balla, Rama reagoi sërish për këtë çështje, duke u përpjekur të shpjegojë se qëndrimi i mazhorancës nuk ka të bëj me krimet serbe në Bosnje, por me propozuesin e kërtij drafti, Sali Berishën.

Gati një javë më parë, Rithemelimi me anë të deputetit Tritan Shehu paraqiti në një konferencë për mediat nismën për një mocioni me debat që do të përfundonte me një rezolutë që dënonte si genocid krimet e luftës në Srebrenicë.

Mazhoranca e mori lehtë këtë propozim dhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve vendosi ta rrëzojë kërkesën e cila në krye mbante firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Vet kryeministri do të thoshte se firma e Berishës në krye të kësaj kërkese ishte një arsye shumë e madhe për ta rrëzuar këtë kërkesë.

Me lehtësinë më të madhe mazhoranca do ta rrëzonte nismën edhe në seancë plenare, teksa do të akuzonte Berishën se ishte një nga personat që me anë të lejimit të kontrabandës së naftës i kishte dhënë jetë krimeve serbe në ballkan.

Por në fakt shumica kishte bërë një autogol, pasi gjithë opinioni publik, jo vetëm në Shqipëri, e konsideroi këtë një votim kundër dënimit të masakrës së Srebrenicës.

Thuajse të gjitha mediat në Kosovë nisën të shkruajnë se Kuvendi i Shqipërisë, ishte nga të vetmit në botë që kishte rrëzuar një rezolutë të tillë, teksa edhe vet OKB kishte miratuar një rezolutë të tillë. Ndërkohë që në Bosnje Herzegovinë grupe të ndryshme në rrjetet sociale bën thirrje edhe për bojkotin e të gjitha produkteve shqiptare në shënjë zemërimi ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës për të mos miratuar rezolutën që dënonte krimet serbe.

Mazhoranca e kishte kuptuar se Berisha i kishte futur në një kurth të cilin ata nuk e kishin kuptuar. Ndaj me rikthimin nga Brukseli kryeministri Edi Rama angazhoi të gjithë potencialin politik dhe mediatik për të justifikuar këtë vendimarrje dhe për të treguar se vendimarrja nuk kishte të bënte me Srebrenicën, por me propozuesin e saj dhe me vet mënyrën e hartimit të projekt-rezolutës.

Ndoshta ishte edhe një gabim taktik, pasi mund ta kishte futur kërkesën e opozitës në kalendar të punimeve të Kuvendit dhe ta ndryshonte draftin rrugës.

Natyrisht që ky rast nuk mund ti shpëtonte Berishës, i cili sot i kushtoi një konferencë të posaçme për mediat kësaj çështje, duke i mëshuar fort idesë se Rama ishte detyruar nga Vuçiç për të votuar kundër këtij drafti. Natyrisht që pozita e Ramës ishte e vështirë edhe për një fakt tjetër, pasi vetëm një natë para se Kuvendi të rrëzonte draftin e rezolutës, kishte darkuar me vet Vuçiçin dhe kreune serbëve të bosnjes Miroslav Dodik.

 

Inteligjenca e Ukrainës: Një grusht shteti po ndodh në Rusi, Putini është sëmurë …

“Një grusht shteti po zhvillohet në Rusi për të larguar Vladimir Putinin, i cili është i sëmurë rëndë nga kanceri”, kjo ishte ajo që raportoi Shefi i Inteligjencës së Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov.

Gjatë një interviste për “Sky News”, Budanov tha se humbja në Ukrainë do të sillte largimin e liderit rus dhe shpërbërjen e vendit.

“Ky proces tashmë ka filluar dhe ata po ecin në atë drejtim. A po bëhet një grusht shteti? Po. Ata po lëvizin kështu dhe është e pamundur të ndalohet. Putin është në  kushte shumë të këqija psikologjike dhe fizike dhe është shumë i sëmurë “, tha ai duke shtuar se udhëheqësi rus ka kancer dhe sëmundje të tjera.

Paris SG identifikon zëvendësuesin e Mbappe, por e “shqetëson” United

Paris Saint-Germain tashmë po përgatitet që Kylian Mbappe të largohet nga skuadra në fund të sezonit.

PSG ka qenë në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm dhe sulmuesi i Benfica-s, Darwin Nunez, ka tërhequr interesimin e drejtorëve të klubit.

Sulmuesi 22-vjeçar, i cili shënoi gjashtë herë në Champions League këtë sezon, është golashënuesi më i mirë i kampionatit portugez me 26 gola.

Dalja e Nunez gjatë dy viteve të fundit ka nxitur fuqi të ndryshme evropiane si Barcelona, ​​Atletico Madrid, Manchester United dhe PSG që të shikojnë atë.

Edhe pse klauzola e tij e blerjes është vendosur në 150 milionë euro, Marca ka mësuar se klubi portugez do të ishte i gatshëm të ulë kërkesat e tyre.

Megjithatë, Benfica nuk do ta lërë të lirë sulmuesin e tyre pasi janë të vetëdijshëm se ai është një nga lojtarët më të kërkuar përpara afatit kalimtar të verës.

Ndërkohë, paratë nuk do të ishin një problem për PSG-në në përpjekjen e tyre për të joshur sulmuesin në Paris. Por në lojë është futur edhe Manchester United që thuhet se po përballet me një luftë me Paris Saint-Germain për Nunez.

Klubi francez mendohet se ka bërë një ofertë të madhe hapëse për sulmuesin, por edhe “Djajtë” pritet t’i përgjigjen me të njëjtën mënyrë. /zoom.al/

Deputeti socialist zbulon emrin që propozoi për President të Republikës

Gramoz Ruçi është i përzgjedhuri i deputetit socialist, Etjen Xhafaj për postin e Presidentit të Republikës. I ftuar gjatë një emisioni televiziv ai tha se kishte zgjedhur Ruçin pasi beson se është personi që mund të arrijë të ruajë balancat politike dhe të menaxhojë situata të vështira.

“Po zbuloj një nga tre emrat që kam propozuar. Për mua njeriu që duhet president është Gramoz Ruçi. Zoti Ruçi ka provuar që di të mbaj balanca dhe të krijojë kompromise në një kohë që nuk ka qenë e qetë për parlamentarizmin në Shqipëri”, – tha Etjen Xhafaj.

“Të falenderoj qe ma ke shëruar shpirtin”/ Në ditëlindjen e vajzës, Arjola bën dedikimin prekës

Arjola Demiri festoi ditëlindjen e vazjës, dhe fotot që postoi, treguan qartë sa e lumtur ndihet aktorja. Ato i ka shoqëruar edhe me një mesazh mjaft të ndjerë për të bijën.

“Me ke lumturuar qe diten kur mi mbushe krahet plot, e syte rane thellesisht ne dashuri me këtë bebe , e shpirti im ndjeu paqe e u mbush plot. Të falenderoj qe ma ke shëruar shpirtin. ZOTI të dashtë bija ime”, ka shkruar Arjola.

Arjola është mjaft e lidhur me fëmijët e saj, të cilët i munguan shumë gjatë periudhës që qëndroi në shtëpinë e Big Brother VIP./L.K

/Zoom.al