zoom

Day ArchiveVIDEO | Inter thyen Juven me përmbysje dhe fiton Kupën e Italisë pas shtesës

Inter fitoi Kupën e Italisë, pasi mposhti me rezultatin 4-2 Juventus-in në Olimpico pas kohës  shtesë.

Zikaltrit triumfojnën për herë të 8 në këtë kompeticion, ndërsa kishin 11 vite pa e fituar kupën.

Një ndeshje fantastike, që i pati të gjitha: emocione, gola, përmbysje, penallti, tension dhe shumë kartona.

45 minutat e para u mbyllën me Inter-in në avantazh, ndonëse loja foli për Juven.

Zikaltrit kaluan në avantazh pas 7’ minutash lojë me mesfushorin Barella duke treguar se kupa është prioritet.

Megjithatë pas këtij momenti loja flet për Juven, që iu afruar disa herë golit me Vlahovic dhe Dybala-n, por Handanoviç ishte i jashtëzakonshëm.

Në pjesën e dytë Juve impresionon në fushë duke shënuar dy gola në harkun e dy minutave.

Alex Sandro vendosi ekulibrin në minutën e 50’, ndërsa Vlahovic kaloi në avantazh bardhezinjtë.

Në disavantazh Inter hidhet në sulm dhe në minutën e 79’ fitoi një penallti me Martinez, të cilën e konvertoi në gol Calhanoglu.

2-2 dhe spektakli vazhdon, me skuadrat që luajnë në sulm, pasi nuk duan ta dërgojnë lojën në shtesë.

Inter luan më mirë në shtesë dhe në minutën e 96’ fitoi një penallti me Ivan Perisic, që e ktheu në gol duke kaluar sërish zikaltrit në epërsi.

Në aksionin e radhës, Perisic shënoi edhe golin e katërt dhe të dytin personal duke tronditur “Zonjën”.

2-4 dhe festa është për Interin, që fiton Kupën e Italisë për sezonin 2021-2022. /zoom.al/

 

 

 

 

 

 

“E dua si mamin tim”/Armina Mevlani tregon takimin e parë me vjehrrën, Liri Berishën

Moderatorja Armina Mevlani, ka folur për herë të parë për raportin e saj me vjehrrën e saj, Liri Berishën.

Mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Armina tregoi se që në takimin e tyre të parë, Liri Berisha e mirëpriti dhe u tregua shumë e kuptueshme.
Ajo tha se marrëdhënia e tyre është shumë e afërt dhe Lirien e konsideron si mamanë e saj.

“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehrrë shembull. Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në marrëdhënie. Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, tregoi Armina Mevlani.

 

Anëtarisimi i Kosovës në KiE, kërcënon Vuçiç: Do destabilizohet gjithe rajoni

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç,  ka folur nga Brukseli pas takimit me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheley.

Vuçiç ka komentuar edhe vendimin e Kosovës për të paraqitur kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Europës.

“Është e qartë se disa njerëz po punojnë për destabilizim të të gjithë rajonit dhe destabilizim të Serbisë. Ne do të përgjigjemi seriozisht dhe përgjegjësi dhe do ta mbrojmë me forcë vendin tonë”, ka thënë Vuçiç.

I pyetur nga gazetarët për presionet e reja për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç u përgjigj qartë se do të marrë vendime në përputhje me interesat e vendit.

 

Që lidhja të jetë e shëndetshme, duhet t’i vërtetoni partnerit emocionet dhe dashuri fizike

Kur jemi në një lidhje, ne kemi të mirat dhe të këqijat tona dhe është e lehtë të jemi aty kur po kalojmë mirë, por mënyra se si jemi si partnerë matet me mbështetjen tonë emocionale gjatë momenteve të jo aq të mira.

Vërtetimi emocional
Vërtetimi emocional është kur ju mund të empatizoni ndjenjat e partnerit tuaj dhe t’i bëni të ditur se ndjenjat e tyre kanë kuptim për ju. Ju vetëm duhet të kuptoni se si ndihet partneri juaj në këtë situatë dhe t’i tregoni se e kuptoni atë ndjenjë.

Autenticiteti
Të jesh autentik do të thotë të komunikosh ndjenjat e tua të vërteta, mendimet, idetë, opinionet e tua, atë që të pëlqen apo jo, ndërgjegjësimin dhe mosvetëdijen për veprat e tua, pikat e forta, dobësitë e tua, bindjet e tua, situatat ndikuese për ty dhe mënyrën se si i shikon veten, qëllimet, aspiratat tuaja nga partneri, etj.

Përgjigjuni pozitivisht kërkesave të partnerit tuaj
Sigurohuni që të gjeni kohë në baza ditore për të lënë mënjanë shpërqendrimet si psh. telefon, kompjuter, televizor, dhe të jeni në dispozicion të partnerit tuaj.

Tregoni dashurinë fizike të partnerit tuaj. Kjo mund të përfshijë një puthje përpara se të dilni nga dera, një përqafim pasi të ktheheni në shtëpi ose duke i mbajtur dorën kur shikoni televizor. Kaloni kohë cilësore me ta.

Jepini atyre një dhuratë. Kjo mund të jetë diçka e vogël, nuk ka rëndësi kostoja. Është vetëm një mënyrë për t’i bërë të ditur partnerit tuaj që ju interesoni për të./L.K

/Zoom.al

Çiljeta rrëfen jetesën me Albanin dhe djalin e tij: Jetoj me tre burra

Si kurrë më parë, këngëtarja Çiljeta Xhilaga është hapur për jetën e saj personale. E ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Çiljeta tha se e do shumë familjen dhe ka vendosur t’i përkushtohet, duke lënë mënjanë karrierën.

Ajo tregoi se jeton në një shtëpi me djalin e Albanit dhe të sajin.

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëherë ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje por e dua shumë. Djali Albanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, pro kur të ketë risk Zoti. Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, u shpreh Çiljeta.

Çmenduri në Olimpico, Juve e përmbys, Inter gjen ekulibrin me 11-m dhe finalja shkon në shtesë

Finalja e Kupës së Italisë, Juventus-Inter shkon në shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2 në Olimpico.

45 minutat e para u mbyllën me Inter-in në avantazh, ndonëse loja foli për Juven.

Zikaltrit kaluan në avantazh pas 7’ minutash lojë me mesfushorin Barella duke treguar se kupa është prioritet.

Megjithatë pas këtij momenti loja flet për Juven, që iu afruar disa herë golit me Vlahovic dhe Dybala-n, por Handanoviç ishte i jashtëzakonshëm.

Në pjesën e dytë Juve impresionon në fushë duke shënuar dy gola në harkun e dy minutave.

Alex Sandro vendosi ekulibrin në minutën e 50’, ndërsa Vlahovic kaloi në avantazh bardhezinjtë.

Në disavantazh Inter hidhet në sulm dhe në minutën e 79’ fitoi një penallti me Martinez, të cilën e konvertoi në gol Calhanoglu.

2-2 dhe spektakli vazhdon, me skuadrat që luajnë në sulm, pasi nuk duan ta dërgojnë lojën në shtesë.

SPAK nis hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj? Dyshohet për shpërdorim detyre

SPAK ka nisur hetimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Lajmi bëhet i ditur nga Report.al,  i cili shkruan se Beqaj është person i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.

Sipas Report.al hetimi ka 4 muaj që është regjistuar, teksa për këto 2 çështje po hetojnë 3 prokuror.

Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit.

Ç’do shkruante Faik Konica për Ronela Hajatin në Eurovision

I dimë të gjithë, të gjitha! Për këngën “Secret”, Ronelën, Eurovision-in, ekstravagancën (banalitetin shprehen ca të tjerë), censurimin dhe moskualifikimin në finale.

Një rrugëtim i shoqëruar nga kritikat, MEME-t dhe komentet për peshën e këngëtares. Sot Shqipëria gdhiu mes analizash intelektualësh dhe një revolte të pashoq. Ronela u nxiu faqen.

Një skenar që ta kanë zënë sytë e dëgjuar veshët jo pak herë. Në 2012-ën thanë se Rona Nishliu s’bëri gjë tjetër me Suus-in e saj, veçse ia dha britmës në skenën e Eurovision-it, britmë ama që na çoi në vendin e 5-të.

Po kështu, Aurela Gaçe ishte më aktive seç duhej, Frederik Ndoci na vuri në gjumë, Olta Boka shkoi këndoi shqip e kështu me radhë. Përherë, diçka për të thënë.

Një situatë komike që të sjell ndër mend “Këshilla një gazetari” të Faik Konicës.

I dashur mik – në shkofsh në Eurovision me gajde si Luiz Ejlli; shqiptarët do të thonë që je démodé.

Në këndofsh shqip, do thonë se fajin e ka gjuha; nëse e lë shqipen, do të akuzojnë se je amerikanizuar e i ke dhënë duart identitetit.

Në i shtofsh performancës muzikore kërcim, të tërheqin veshin e të kujtojnë se s’ishe aty për atë gjë; por nëse zhdërvjelltësia s’është pika jote e fortë, dije çfarë të pret. Do thonë se të shkoi si Kejsi Tola, humbe prej lëvizjeve “të ngathta” skenike.

Një festival muzikor që ngrihet në piedestal në radhët tona ( si gjithçka tjetër “e huaj”, “e jashtme”) e që s’na frenon as më të voglin denigrim të artistëve tanë, nga vetë ne.

Një garë muzikore që lobon “drejtësi” dhe “bashkim” artistik, por që jo pak herë është komentuar si e ndikuar dhe komanduar nga faktorë të jashtëm.

Dy vite më parë, “The Washington Post” do të publikonte artikullin “Eurovision-i është politik këtë vit. Si çdo vit”.

Një argument ky jo për të thënë se Ronelës i takonte kupa e iu bë padrejtësi, por një arsye për të hapur sytë e jo për të kryqëzuar medoemos përfaqësuesit tanë.

Kujtoni Netta-n, fituesen e 2018-ës. Një këngë që rrëmbeu çmimin e parë, por vuri në pikëpyetje seriozitetin e konkursit. Parë nga syri i masës së gjerë ( duke lënë pas detajet teknike, që kërkojnë analizë profesionale), njerëzit ishin skeptikë.

Masakrimi i Ronela Hajatit në rrjetet sociale është i trishtë. Mllef ndaj një këngëtareje, këngët e së cilës numërojnë miliona klikime, sepse shqiptarët e dëgjojnë, zgjedhin dhe duan ta dëgjojnë; në kafene ose në club-e. A është kjo linja/ rryma e duhur për Eurovision? Nuk mund të përgjigjesh me siguri.

Mjafton për këtë t’i hedhësh një sy listës së këngëve fituese ndër vite. Nga balada të ndjera te show dhe ritëm i jashtëzakonshëm.

“Në shkofsh e veshur siç ia ka ënda stilit tënd do thonë se i stepe njerëzit, si Hersi Matmuja. Në shkofsh e veshur me hapin e kohës do të akuzojnë për shthurje, si Ronelën”, do të vijonte më tej, ndoshta, Konica.

“Pornografi” është fjala që ka përshkruar nga komentuesit shqiptarë këto fotografi:

Që në fakt të kujtojnë:

Një temë kjo e diskutuar shumë herë, madje e konsumuar. Prej vitesh, muzika është orientuar drejt seksuales dhe Ronela nuk është e vetmja “mëkatare” në treg.

A po shkon muzika drejt degradimit? Kjo është një temë që s’nis, as mbaron me Ronelën dhe kurrsesi s’mund të bëjë kurban këtë të fundit.

Ndërkohë, të tjera çështje që ju sugjerojmë t’ju revoltojnë sa “Sekreti” i Ronelës:

https://zoom.al/ndertoi-kullat-e-mafias-ne-fier-kujt-ia-dha-qeveria-koncesionin-e-triportit-te-vlores/

https://zoom.al/tirana-sfidon-milanon-cmimet-per-m2-ne-kryeqytetin-tone-me-te-larta-se-ne-ate-te-vendit-fqinj/

https://zoom.al/berzh-rishikon-serish-me-ulje-pritshmerine-per-rritjen-ekonomike-te-shqiperise-zbret-ne-3/

Ndërkohë këtu mund të lexoni “Këshilla një gazetari”.

Artikull origjinal nga Zoom.al

Marcelo zbulon nëse do të vazhdojë me Real Madrid

Marcelo dëshiron të vazhdojë të luajë futboll dhe dëshira e tij nuk është tjetër veçse ta bëjë këtë te Real Madrid.

Kontrata e brazilianit skadon më 30 qershor dhe gjatë gjithë sezonit është folur për të ardhmen e mbrojtësit të krahut.

Gjithçka duket se tregon se koha e tij në Real Madrid ka përfunduar, në pritje të asaj që do të ndodhë në finalen e Champions League më 28 maj në Paris.

Aksidenti në Lezhë/Policia del me njoftim zyrtar, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Tiranë. Policia thotë se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Zejmenit dhe në të janë përfshirë dy makina që janë përplasur kokë më kokë.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Lezhë – Tiranë, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Zejmenit”, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur dy automjete të drejtuar nga shtetasi M.G. 24 vjeç, banues në Mirditë dhe shtetasja M.Sh. banuese në Tiranë.

 

Për pasojë është lënduar vetëm shtetasi M.G. i cili ndodhet për mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.