zoom

Day ArchiveVIDEO | Liverpool vuan ndaj Aston Villa, por merr tri pikë të çmuara

Liverpool ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme në Premier League duke mundur 2-1 Aston Villa.

Në minutën e tretë  Villa ka befasuar “The Reds” me një gol nga ana e Luiz.

Por festa e tyre nuk zgjati shumë pasi në minutën e gjashtë Matip barazoi shifrat dhe kjo pjesë u mbyll 1-1.

Në pjesën e dytë Sadio Mane, kaloi në epërsi Liverpool-in që arriti të menaxhoj rezultatin për të marrë tri pikë të çmuara.

Me këtë fitore, Liverpooli renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Manchester City, ku të dy kryesuesit mbajnë nga 86-të pikë mbi shpinë, por City ka në favor ndeshjet direkte. /zoom.al/

Çfarë pritet të ndodhë nesër në PS? Rama dhe Manja do japin njoftimin e rëndësishëm

Zhvillime të papritura vijnë nga selia e PS. Kryeministri Edi Rama dhe ministri Ulsi Manja do të zhvillojnë ditën e nesërme një konferencë për mediat. Konferenca është njoftuar se do të mbahet në orën 10:00.

“Nesër në 10.00 Kryetari Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat, së bashku me Ministrin Ulsi Manja, nga selia e PS”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga selia rozë.

Ende nuk dihet  qëllimi, ndërsa duket se është zhvillim i rëndësishëm. Kryeministri Edi Rama vjen nga Brukseli, ndërsa Manja do të lërë Kuvendin pikërisht për këtë konferencë.

Ministri i Drejtësisë është parashikuar që të ketë një seancë dëgjimore pikërisht në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve për kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm. Por për shkak të konferencës së selinë e PS, duket se ministri do të shtyjë paraqitjen e tij në seancën dëgjimore.

Që seksi të mos harrohet kurrë, duhet të veproni me strategji

Në rast se lista më poshtë ju duket shumë familjare, me siguri po! Duhet të ndryshoni strategji dhe pozicione. Po, nga televizori dukej një mrekulli, por nëse nuk po i ndjeni më këmbët, atëherë ndoshta duhet të ndërroni pozicion.

Po zgjidhni pozicionin që ju bën të dukeni më e dobët. Fillimisht, kjo do t’ju shpërqëndrojë dhe do t’ju largojë eksitimin. Nëse nuk po e bëni me dikë që mendon se jeni sexy në të gjitha pozicionet, atëherë problemi është diku tjetër. Hiqni dorë nga fiksime të tilla!

Lini gjithmonë partnerin të zgjedhë pozicionin. Zgjidhni një pozicion që ju kënaq ju. Ju sigurojmë që edhe atij do t’i pëlqejë.

Po bëni kontakt sy më sy me dikë që nuk është partneri juaj. Nëse po shihnidikë tjetër nga dirtarja i cili edhe ai/ajo po ju shikon , atëherë është momenti të ndryshoni pozicion./L.K

/Zoom.al

‘Sekreti’ i Ronela Hajatit skualifikohet nga Eurovision! Lista e plotë e 10 të kualifikuarve

Ronela Hajati me këngën e saj ‘Sekret” çeli natën e parë të festivalit më të madh muzikor Europian, Eurovision. Këngëtarja shqiptare bëri një performancë të mirë me një koreografi ritmike që i shkonte edhe këngës, teksa shpërtheu edhe me vokalin e saj në skenën e madhe në Torino të Italisë ku rrëmbeu edhe duartrokitet e publikut.

Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar pasi këngëtarja shqiptare nuk u kualifikua në natën finale.

Ronela Hajati nuk arriti të kualifikohej në 10 këngët që kalojnë në natën finale. Votuesit zgjodhën këngët e 10 shteteve të tjera, të cilat do ti bashkohen këngëve të shteteve të tjera që kualifikohen direkt.

 

Lista e plotë e finalistëve
Zvicra
Armenia
Islanda
Lituania
Portugalia
Norvegjia
Greqia
Ukraina
Moldavia
Hollanda

 

Tërmeti i fortë godet shtetin fqinj, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet 4.59 shkallë Rihter ka goditur qytetin e Kragujevcit, afër Nishit në Serbi.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar. Lëkundjet e tokës janë ndjerë disa minuta më parë.

Kujtojmë se një javë më parë Bosnja u trondit nga tërmete të njëpasnjëshme që shkaktuan një viktimë.

Shehi frikëson Tiranën, trajneri pranon se është kontaktuar nga gjigandët e Kosovës

E ardhmja e Orges Shehit te Tirana nuk është e sigurt, ndonëse ai fitoi titullin kampion.

Në Kosovë raportojnë për negociata të kreut të pankinës së Tiranës me klubin e Gjilanit. Madje, vetë Shehi ka pohuar për “Koha.net” se ka pasur kontakte me Gjilanin, por shton se do të vendosë për të ardhmen e tij pasi të ulet në tryezën e bisedimeve me presidentin Refik Halili në fund të sezonit.

“Telefonatë kam pasur, por jo takime. Me sa dijeni kam, Gjilani është klub që ka vite që është në majat e futbollit kosovar. Kampionatin e Kosovës e ndjek. Kam shumë miq në Kosovë. Kam qenë edhe afër Ballkanit para se ta merrja Tiranën.

Unë jam ende zyrtarisht trajner i Tiranës dhe deri në përfundim të kontratës nuk është etike të bisedoj me klube të tjera. Pas mbylljes së bisedimeve me presidentin e Tiranës, Refik Halilin, pastaj do të shohim për opsionet e tjera”, ka thënë Orges Shehi. /zoom.al/

Meta jep premtimin dhe paralajmëron: Më 25 korrik fillon ekzekutimi i…

Presidenti Ilir Meta ka bërë një premtim për shqiptarët, ndërsa i ka paralajmëruar se pas 25 korrikut do të nisë ‘ekzekutimi’ i frikës.

Në një intervistë për Top Story Meta tha se pas kësaj date, kur edhe i mbaron mandati i presidentit, do të nisë një lufte e pakompromis kundër mafies lokale.

“Jap një premtim solemn para të gjithë shqiptarëve, si ish-student i dhjetorit ’90, për te gjithë ata qe donin te asgjësonin pluralizmin, se më 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës dhe llogaridhënies ne çdo nivel. Nis një lufte e pakompromis kundër mafies lokale, rajonale dhe nderkombetare”, tha ai.

 

Çmendet tregu/Një kilogram qershi 30 mijë lekë në Tiranë?

Muajt e fundit shqiptarët po përballen me një rritje galopante dhe të pakontrolluar të çmimeve në tërësi, ku përjashtim nuk bëjnë as produktet ushqimore apo edhe fruta-perimet.

Këtë të martë në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto ku tregohet se një kilogram qershi shitet në treg me 30 mijë lekë të vjetra ose 3 mijë lekë të reja. Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, por nëse do ishte kështu atëherë kjo do ishte një çmenduri e vërtetë.

Pak ditë më parë ishte deputeti Erion Braçe ai që publikoi disa fatura nga çmimet e lokaleve në bregdetin e jugut, ku çmimet kishin fluturuar edhe pse sezoni nuk ka nisur ende.

“Do të kap prej fyti!”/ Pedagogia kërcënon studenten, e reja përfundon në spital

E gjitha ndodh vetëm për një reagim në Facebook dhe pedagogia kërcënon studentin në auditor të universitetit.

Kjo situatë ka ndodhur në fakultetin e Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku është bërë shkak një reagim i një studenti në facebookun e pedagoges që kjo e fundit ta kërcënojë, por jo vetëm kaq, nga situata e krijuar një studente e asaj klase përjeton sulm paniku dhe përfundon në spital.

Studentët e Fakultetit të Arteve në Tetovë i drejtohen emisionit Fiks Fare për të gjetur zgjidhje në problemin që ata i shqetëson. Me një letër ankesë që mbërrin në redaksi, studentët e Tetovës luten që të bëhet publike sjellja pedagoges së tyre Besiana Mehmeti e cila jep lëndën “Histori muzike” në Fakultetin e Arteve në Tetovë. Shpresa e vetme për ta mbetet media ndaj dhe kanë bërë thirrje për vëmendje ndaj këtij rasti.

Në letrën e tyre shprehet shqetësimi edhe për një studente e cila ka përfunduar në spital si pasojë e një sulmi paniku ardhur nga kërcënimet e pedagoges.

 

Gazetarët e Fiksit kontaktojnë me vetë studenten e dhunuar . Ajo rrëfen se nuk do që të rikujtojë situatën, pasi akoma nuk është mirë nga ana shëndetësore, por konfirmon se çdo gjë e thënë nga moshatarët e saj është e vërtetë. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Fillimisht konflikti mes pedagoges dhe një studenti ka nisur për arsye banale ku më pas ka degraduar në dhunë psikologjike nga ana e pedagoges.

Studenti ka reaguar në rrjetin social Facebook me një të ikone qeshjeje në postimin që bëhej për ditëlindjen e bashkëshortit të pedagoges.Pas kësaj vijojnë mesazhet fyese të pedagoges ndaj studentit, ku thuhet se ka dozë të lartë injorance. Por si të mos mjaftonte kjo debati vijon edhe në klasë duke degraduar deri në kërcënime.

Pedagogia nxjerr studentin nga auditori, duke i thënë do ta kapte prej fyti. Madje e gjitha kjo është e regjistruar nga studentët dhe kur pedagogia vihet para faktit nga gazetarët e Fiksit ajo shprehet se përgjimet janë të paligjshme, por nuk komenton mbi to.

Gazetarët kontaktojnë me pedagogen, kjo e fundit thotë se përgjimet nuk janë të ligjshme dhe se me studentët do merret shteti. Ndërkohë kur gazetarët e pyesin për sjelljen e saj në auditor , pedagogia thotë “Mirupafshim, nuk kam asgjë për të thënë”. Gazetarët telefonojnë dekanin e fakultetit , Nafi Jashari, i cili thotë se është mbledhur Komisioni i Disiplinës dhe Këshilli i Fakultetit për rastin e pedagoges Besiana Mehmeti.

Në përfundim është vendosur dhe një pedagog tjetër për zhvillimin e të njëjtës lëndë në mënyrë që studentët të zgjedhin se më kë duan të bëjnë mësim.

Dekani thotë se aktualisht me pedagogun po marrin mësim 30 studentë, ndërsa me pedagogen Besiana Mehmeti vetëm 10 studentë. Në lidhje me pagesat që bën ky fakultet për dy pedagog që japin të njëjtën lëndë dhe pse duhet të jetë kështu , dekani anashkalon përgjigjen duke u shprehur se me pagesat dhe kontratat e pedagogëve me fakultetin nuk është ai personi që mund të jap përgjigje në lidhje me këtë pjesë./Topchanel/

 

Berisha cakton dy deputetët e tij për të negociuar për presidentin, ja emrat

Në përfundim të mbledhjes së ‘Rithemelimit’, ish kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat tha se Boçi dhe Bylykbashi kanë mandatin të negociojnë me opozitarët në emër të PD për presidentin.

Gjithashtu Berisha tha se Enkelejd Alibeaj po funksionin si ministër virtual i Edi Ramës.

Pyetje: A keni një emër për president për të propozuar?

Berisha: Sigurisht që përfshihet i gjithë spektri opozitar , kjo nuk ka diskutim. Të imagjinosh president jopolitike kjo është asburditet. Posti i presidentit është politik,. Pra çdo kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar dhe i stisur dhe non sens. Rama nuk synon gjë tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do ai. Ju e keni vënë re se si në procesin më serioz për një vend, u katandis në një proces familjar. E hidhur është se po trajtohet si çështje familjare.