zoom

Day ArchiveTë negociosh në mënyrën e duhur për të bërë seks me partnerin/ Duhet dëshirë dhe emocion

Për shkak të pritshmërive kulturore, është shumë më e lehtë për një grua të pranojë mungesën e dëshirës seksuale sesa një burrë.  Për gratë, mund të jetë marrëdhënie e dhimbshme ose spazma e muskujve të legenit, ose një çekuilibër hormonal i prodhuar nga një kontraceptiv oral ose ndonjë agjent tjetër farmaceutik.

Për meshkujt, mund të jetë gjithashtu një çekuilibër hormonal, ose mund të jetë një mënyrë për të shmangur trajtimin e mosfunksionimit erektil. Për të dyja, ka edhe çështje psikologjike pas mungesës së dëshirës, duke filluar nga historia e abuzimit seksual deri te edukimi joadekuat ose i dëmshëm për seksualitetin.

Çrregullim apo dallime?

Në përvojat e seksologëve, theksohet shpesh se shumë pak çifte përputhen saktësisht në mënyrë të barabartë në dëshirën seksuale. Prandaj, pothuajse çdo çift duhet të përballet me njëfarë niveli të dëshirave të mospërputhshme.

Kur individët hyjnë në angazhime të reja relacionale, ata zakonisht negociojnë shumë aspekte. Ata vendosin se ku të jetojnë, me çfarë buxheti do të punojnë, kush gatuan, çfarë ushqimi, a kanë fëmijë dhe nëse po, sa, ku do të kalojnë pushimet, çfarë lloj traditash familjare do të krijojnë, etj. Por seksi thjesht do të ndodhë. Shpesh ekziston një supozim se nuk ka asgjë për të negociuar./L.K

/Zoom.al

Macron propozon ndryshime të mëdha në BE: Të hiqet veto për vendet anëtare

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen propozuan, në ceremoninë përmbyllëse të Konferencës për të Ardhmen e Evropës në Strasburg, ndryshimin e Traktatit të BE-së dhe heqjen e vetos në politikën e jashtme dhe të sigurisë për shtetet anëtare.

Konferenca për të ardhmen e Evropës filloi një vit më parë dhe përbëhej prej të ashtuquajturve “panele qytetare”. Agjencitë e marketingut zgjodhën 800 pjesëmarrës në përputhje me strukturën socio-demografike të Bashkimit Evropian.

Të ndarë në katër panele të ndryshme me nga 200 pjesëmarrës secili, miratuan rekomandimet që ata besojnë se Bashkimi Evropian duhet t’i zbatojë.

Disa nga propozimet e Konferencës për të ardhmen e Evropës, si heqja e vetos në politikën e jashtme dhe të sigurisë, bëjnë thirrje për një ndryshim të Traktatit të BE-së, prandaj Parlamenti Evropian pritet të organizojë një konventë për të diskutuar këto çështje.

Macron tha se Bashkimi Evropian duhet të jetë “efikas dhe sovran” në mënyrë që t’i përgjigjet sfidave globale, gjë që është e vështirë të arrihet në kontekstin aktual.

“Sfida është të jesh efikas në kohë paqeje, jo vetëm në kriza”, tha ai në Parlamentin Evropian.

“Përballë kësaj, ne duhet të reformojmë traktatet, kjo është e qartë”, tha francezi, duke shtuar se një mënyrë për ta bërë këtë është mbajtja e një konvente për të ndryshuar Traktatin.

“Ky është një propozim i Parlamentit Evropian dhe unë e miratoj atë”, tha ai duke shtuar se “kjo do të thotë gjithashtu t’i lehtësosh gjërat dhe të shfrytëzosh votën e shumicës për politikat kryesore publike”.

Rekomandimet përfshijnë, për shembull, promovimin e bujqësisë organike dhe zhvillimit të qëndrueshëm, përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër kudo që është e mundur, krijimin e një rrjeti evropian të transportit publik, futjen e standardeve minimale shëndetësore në nivel të BE-së, integrimin e mëtejshëm të një tregu, reduktimin e varësisë nga vendet e treta etj.

Krahas propozimeve të tilla parimore, kërkesat specifike që devijojnë më shumë nga situata aktuale janë votimi me shumicë të cilësuar për të gjitha çështjet, përveç zgjerimit të BE-së, si dhe mundësia e një referendumi në nivel evropian të thirrur nga Parlamenti Evropian. AFP thekson se Franca, Italia, Spanja, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu kanë shprehur mbështetje për ndryshimin e marrëveshjes ndërsa 13 shtete janë kundër këtij propozimi.

Ndryshe, nevojitet një shumicë për të nisur një debat mbi këtë çështje në Këshill dhe të gjitha shtetet anëtare duhet të japin pëlqimin e tyre për ndryshimin e Traktatit

 

“Rama ka nuhatur diçka”, paralajmërimi i Artan Hoxhës: SPAK ka një hetim tjetër

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë se Prokuroria e Posaçme ka në hetim çështje që nuk janë bërë publike dhe që mund të trazojnë më shumë ujërat në politikë.

Gazetari tha se çështja në fjalë ka të përfshirë personazhe si nga maxhoranca ashtu edhe nga opozita. Hoxha tha se ka depozituar në SPAK provat që kishte.

“Në një situatë të tillë, di që SPAK ka në hetim çështje që nuk janë bërë publike. Çështje që kanë brenda edhe këta të opozitës dhe maxhorancë. Në të njëjtën çështje janë brenda. Besoj se është shpejt, kam dorëzuar në SPAK materiale për këtë gjë. Kam pasur prova dhe kam vënë në dispozicion. Atë që kisha e dorëzova. Dhe kjo më krijon bindje se SPAK nuk po mban anë. Nuk është sukses të arrestosh një politikan por ta dënosh. Këto arrestimet që bëhen sa për fushatë janë të gabuara. Dënimet janë të rëndësishme. Kjo është situata që ne ndodhemi. Kryeministri në ato sondazhet e veta ka nuhatur diçka”, tha ai.

Hoxha thotë se deklaratat e kryeministrit se SPAK po godet vetëm në anën e tij janë për të tërhequr vëmendjen. Gazetari shton se ka ardhur momenti që kryeministri s’mund të justifikohet më me faktin se “përgjegjësia është personale”.

“Reagimi i kryeministrit tërhoqi vëmendje. Unë besoj se është lëvizje taktike për spostim vëmendje. Nga ana tjetër në gjithë këtë histori mesa duket ato sondazhet e brendshme, po i duket sikur veprimet që ka bërë SPAK i ka minuar pritshmëritë e publikut. Me dy ish ministra në burg, me ish deputetët në qeli sigurisht që ka ardhur momenti që nuk mund të justifikohet më me përgjegjësi personale. S’mundet të na tregojë më se nuk dinte gjë. Pse ti vete dhe zgjedh pikërisht këta?
Rama deri tani i ka dhënë vetes atributin sikur ai ishte babai i reformës në drejtësi, ai luftoi me korrupsionin. Nuk llogariti që do merrte edhe mandatin e tretë. Tani s’ke as kujt ti qahesh. Ti the që ky SPAK do bënte namin. A kemi të bëjmë me gjëra konkrete? Ai gjeti një çështje ku është i përfshirë presidenti, gjeti Dvoranin që e mbështeti ambasada. Simboli që zgjodhi është një personazh që ka mbështetjen e babait…Ajo që ndodhi para një jave me prokuroren e Tiranës ne pamë bashkë, presidentin, kryeministrin, kryetarin e opozitës, median që të ishin bashkë në mbrojtje të prokurores. Pavarësisht çfarë deshën vendimi erdhi për shkak të ndërhyrjes së ambasadës amerikane. Pse e bën Rama këtë dhe kërkon balancim? Është në pushtet për një kohë të gjatë. Kushtet e flagrancës të cënojnë ty. Opinioni publik sigurisht që kërkon hetim edhe për të mëparshmit”, -deklaroi gazetari.

VIDEO/Momente paniku, avioni që u nis nga Rinasi goditet nga rrufeja në ajër

Një aeroplan i nisur nga Aeroporti i Rinasit është goditur nga rrufeja.

Fatmirësisht si pasojë e kësaj ngjarjeje nuk ka mbetur asnjë i lënduar dhe aeroplani është kthyer në aeroportin e Rinasit. Pavarësisht incidentit, fatmirësisht ka arritur që të rikthehet në pistë dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Pamjet i ka shpërndarë gazetari Venhar Isufi.

“Para pak çastesh, ky aeroplan është goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qene edhe nipi Aid F. Musliu i cili edhe ma dërgoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja. Fatmirësisht, ani pse një numër i madh i udhëtarëve kane qene ne aeroplan, ky aksident ka kaluar pa dëme ne njerëz. Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qene tronditës! Aeroplani tashme është kthyer përsëri ne Aeroportin e Tiranës, Faleminderit Allahut qe nuk e ka lejuar këtë ngjarje te behet me e madhe”, përfundoi Isufi.

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/05/video-1652124394.mp4?_=2

Visar Zhiti dhe Mentor Petrela kandidatë për president të opozitës?, Ja çfarë thotë Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Berisha nuk i ka ndalur kritikat ndaj Enkelejd Alibeaj, ndërsa është shprehur se ai po bën hapa fasadë për të dalë te kandidati që ka ndërmend të vërë si president kryeministri Edi Rama.

Sipas ish-kryeministrit Rama e ndjen rrezikun për shkak se është i kërcënuar dhe po kërkon që ta ruajë postin e presidentit për vete.

“Visar Zhiti dhe Mentor Petrela, të garantoj se nuk mund të jetë Edi Rama pas tyre. Këto janë hapat fasadë që bën Alibeaj për të dalë te kandidati i Edi Ramës. Alibeaj tha se do propozojë katër kandidatura. Rama do zgjedhë atë që do vetë. Ka një gjë. Rama me këtë procedurë që po ndjek, me pseudo opozitën ka dy qëllime. Së pari të nxjerrë presidentin nën dorë prej tyre. Së dyti të mbyllë precedentin e zgjedhjeve. Kur nuk janë bërë negociata mes deputetëve, janë bërë mes drejtuesve të partive. Unë kam qenë kryeministër dhe kam thirrur në parlament Edi Ramën. Ai ka sjellë kandidaturën e vet, Aleksandër Lleshin. Kam propozuar një njeri që e kishin votuar të dy maxhorancat. Xhezair Zaganjorin. Edi Rama i refuzoi kategorisht këto. Solli Lleshin. Ia refuzova dhe vazhdova rrugën. Nëse ai vendos që presidenti i takon opozitës ai në një farë mënyrë e mbyll problemin e zgjedhjeve. Sepse sot vërtetë unë nuk i kam ato mandate por i lëshova presidentin. Ai në një rast mund të thotë jo këtë, më sillni një tjetër. Opozita i dërgon një tjetër dhe votohet. E zgjodhi opozita kandidatin e vet dhe jo përmes Alibeajt. Alibeaj nuk përfaqëson askënd. Ato emra nuk i ka konsultuar me askënd në grup. Del Batoni dhe thotë më i mirë për president do të ishte Linda Rama. Tani u ka thënë socialistëve që në zarf jam unë i pari. Rama është në teh. E sheh rrezikun dhe atë post e do për të siguruar kokën e tij. Edhe po nuk shkoi e kërkon që të ketë një avokat të fuqishëm për vete. Rama është i kërcënuar”, tha Berisha në një intervistë për Syri Tv.

Çoba bën heroin në Shkodër, vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren e çmendur Vllaznisë

Vllaznia arriti një fitore emocionuese në “Loro Boriçi”, duke mundur 2-1 Kukësin në një ndeshje plotë befasi.

Me këtë tripikësh Vllaznia, u ngjit në vendin e tretë me 49 pikë duke parakaluar Partizanin, që ka po 49 pikë.

Da Silva kaloi kuqeblutë në epërsi në fund të pjesës së parë. Kukësi u përpoq më tepër në pjesën e dytë dhe gjeti ekulibrin me Lulajn në minutën e 80’ pas gabimit të Zogoviç.

Kur të gjithë prisnin vërshëllimën e trefishtë të arbitrit Xhaja, në skenë ngjitet Çoba që vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Vllaznisë pas një pasimi fantastik të Heriç. /zoom.al/

Çfarë fshihet pas sulmeve ndaj SPAK-ut? Gazetari: Po hetohen dy zyrtarë të lartë të PS

Gjatë javë të fundit kryeministri Edi Rama ka ndërmarë disa sulme ndaj SPAK, duke e akuzuar se po gjuan cironka me dinamit ndërsa peshqit e mëdhenj të korrupsionit nuk po I heton. Këtë Rama e ka justifikuar me nevojën që SPAK të ndërmarrë veprime konkrete për të goditur korrupsionin në të dyja krahët. Por gazetari i kronikës së zezë, Trashëgim Sokolaj ka një shpjegim tjetër të këtyre sulmeve. Sipas tij Rama është në dijeni të hetimeve që ka bërë SPAK për dy figura të rëndësishme të socialistëve, një ish-ministër dhe tjetri ende ministër në kabinetin qeveritar.

Statusi i gazetarit Trashëgim Sokolaj

Nëse axhendën e SPAK-ut do ta bënte politika, Shqipëria do të ishte kthyer prej kohësh në një shembull të keq për të drejtën dhe drejtësia do të ishte kthyer në një barrë të rëndë gjobash për buxhetin e shtetit në gjykatat ndërkombëtare.

Nuk është e zakonshme për Edi Ramën të adresohet me sulme direkte ndaj institucioneve të përveçme për raste konkrete si ai i Dvoranit, megjithëse, ai është pasuesi më i denjë i gjuhës përçmuese, fyese e kërcënuese, madje bullizuese, të Sali Berishës ndaj organeve të drejtësisë (kujtoj fushatat linçuese për Ina Ramën, Theodhori Sollakun, Arben Rakipin, etj).

Në thelb, fushatat e Sali Berishës nuk kanë arritur asgjë, megjithatë, të akuzuarit e tij kanë përfunduar mandatin kushtetues dhe megjithë akuzat e rënda, nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë. Mbetet për tu parë se çfarë do të arrijë fushata e Edi Ramës.

Është interesante të shikohet se në prag të dy betejave elektorale të fundit, kryeministri Edi Rama ka sjellë në rend të ditës drejtësinë, dhe njerëzit e saj duke përforcuar tonet dhe duke ashpërsuar deklaratat.

Fillimisht me anti-KÇK-në, pastaj me OFL-në, një vit para zgjedhjeve të fundit, si për tu thënë qytetarëve, se megjithëse nuk bëmë asgjë ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar në tetë vjet, ne i urrejmë ata, nuk bëjmë paqe me ta, nuk biem kurrë në ujdi, edhe pse vetingu po vonon, e madje gjatë vetingut, disa prej tyre e kanë trashur zullumin ndaj qytetarëve.

Të njëjtën fushatë, ndonëse me terma më të butë, Rama dhe mazhoranca e tij e kanë bërë në mandatin e parë, për të justifikuar ndërmarrjen e reformës në drejtësi (kujtoj fushatën linçuese ndaj gjyqtarit Gjin Gjoni, etj).

Sulmi i fundit i KM ndaj SPAK-ut si institucioni më përfaqësues i drejtësisë në vend sot, nuk po bëhet në prag të ndonjë fushate dhe rrjedhimisht duhet të shikohet parimisht si i ndarë nga interesi i mundshëm elektoral.

Informacionet e dy muajve të fundit janë se shkaku i këtij sulmi është politik dhe ka të bëjë me të paktën dy funksionarë të lartë të PS-së (njëri ish dhe tjetri ende në qeveri). Për këta dy personalitete të qeverisjes socialiste, SPAK ka në duar dosje të nxehta që kanë të bëjnë me koncesionet në shëndetësi dhe me incineratorët.

Acarimi i kryeministrit megjithëse i dalë në sipërfaqe së fundi, ka nisur së brendshmi në kohën e arrestimit të Alqi Bllakos, kur për shkak të ecurisë së hetimit të çështjeve, SPAK ishte në fazën e diskutimit të kërkesave për caktimin e masave të sigurisë ndaj një ish zyrtari të lartë të shëndetësisë për çështjen e koncesioneve në këtë sektor dhe të një zyrtari të lartë të qeverisë për çështjen e incineratorëve.

Se çfarë ka ndodhur së brendshmi nuk dihet por ende nuk kemi parë ndonjë masë ndaj këtyre dy personazheve. A është stepur e frenuar SPAK-u? Askush nuk di ta thotë. A ka tentuar sërish të veprojë ditët e fundit? Përsëri e vështirë të thuhet pa pasur prova e detaje. Megjithatë tentativa e SPAK-ut për t`iu afruar atyre personazheve, në një kohë kur pas arrestimit të Lefter Kokës, goditjet vazhduan vetëm majtas me Alqi Bllakon e të tjerë, duket se ka shkaktuar nervozizëm në nivelet e larta të njërit krah politik, ndërsa tjetri krah, ka fërkuar duart para një situate që dëmton imazhin e qeverisë e që opozita kurrë nuk arriti ta prodhojë.

Acarimi ka arritur kulmin kur është mësuar se prokuroria ishte në diskutim për dy goditje të tjera majtas, që mesa duket, janë perceptuar si një mesazh që do ti jepet publikut se vetëm këta po abuzojnë me ligjin dhe po shpërdorojnë fondet përmes korrupsionit.

Siç duket këta presin që drejtësia, pas disa goditjeve majtas, të bëjë edhe disa djathtas, por harrojnë, se drejtësia nuk mund e nuk duhet të punojë me axhendë.

Politika mesa duket do të vazhdojë të presionojë SPAK-un me qëllim për t`ia përcaktuar axhendën atje ku i ka interesat.

Dhe në këtë rast nuk ka shembull më të mirë për t`ia plasur SPAK-ut në derë sesa Dvoranin si “kampion i antikorrupsionit” dhe Berishën si e kundërta e kësaj, të dyja me certifikimet përkatëse të SHBA.

E gjitha më lart, është vetëm politikë. Dhe SPAK, me reagimin sqarues dje për çështjen e Dvoranit ka bërë hapin e parë për ti thënë politikës që mos ti përdorë çështjet e saj. Çfarë ndodhi më pas dihet, por ky është një moment kyç, ndoshta më i rëndësishmi në historinë e SPAK, që duhet të dalë mbi interesat e politikë së ditës dhe të shikojë më larg.

Nuk e kemi parë këtë gjë deri tani, por asnjëherë nuk është vonë.

SPAK nuk duhet të trembet nga sulmet e tilla të njërit krah, por as të marrë hov nga mbrojtja që po i bëjnë si qokë e rastit personazhe të opozitës.

SPAK duhet të veprojë atje ku e çojnë provat pavarësisht qurravitjeve të politikës.

 

 

Aksidenti i frikshëm në Tiranë, Ariani dhe Vilma kishin 25 vjet që prisnin të bëheshin prindër

Ariani dhe Vilma Konomi janë dy prindërit që së bashku me foshnjën e tyre vetëm tre muajshe u përplasën dje nga një makinë në një aksident të frikshëm që ndodhi në Tiranë.

Fatmirësisht nga përplasja ata kanë marrë vetëm dëmtime trupore, por janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa foshnja e tyre doli sot nga spoitali.

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj është një nga komshijet e familjes Konomi dhe në një koment në rrjetet sociale ajo tregon pritjen e gjatë të Arjanit dhe Vilmës për tu bërë prindër.

Ajo thotë se fëmijën, që dje rrezikoi ta shtypte makina, ata pritën 25 vite që kishin.

Statusi i Nora Malajt

Lus dhe  falenderoj  Zotit ! 🙏

Arjanin dhe Vilmën i njoh shumë mirë ! Jane nje  cif model, që e duan njeri- tjetrin dhe që Zoti deshi t‘i gëzojë me lindjen e nje vajze , që pas 25- vitesh , më ne fund u gezuar me nje vajzë 3- muajshe .

Gezimi i familjes ishte pa fund i madh . Pas perpjekjeve më ne fund ata u gëzuan me një vajzë te endërruar prej tyre .

Ariani dhe Vilma , teksa i gëzohen rrezeve të diellit të Majit , vendosën të dalin nje shetitje me vajzën e tyre , enderren e realizuar prej kaq kohesh .

Teksa ecin në vijat e bardha, fatkeqësisht nje makinë ne të qinden e sekondës i merr fshin të dy bashkëshortët, ua shkeput vajzën nga dora dhe karroza permbyeset e prinderit janë shtrirë te m ne .

Tashmë ngjarja dihet nga të gjithë .

Po ata që kane jetuar me Ariani dhe Vilmën ( bashkë kemi mbi 20 vite njohje ) u shokuan nga ajo qe ndodhi .

Sot mora vesh që të dy prindërit dhe e vogla e bukur  jane jashte rrezikut .

U paqtova ne shpirt dhe falendetova Zotin që i ruajti të tre , prindërit dhe bukuroshen . Teksa lexoja dhe ndjeja ne shpirt solidaritetin qytetarë , me kujtohet qê me Arianin , ne Ministri , kemi futur kokursin per femije “ Te sigurt mbi dy rrota “ për te edukuar femijet dhe prinderit qe te perdorin rregullat e qarkullimit ne rruge . Ky rast është nje moment reflektimi per te gjithe . Jo vetem per ata qe ngasin makinen por edhe per cdo familje , kembesorë dhe shofere .

Jeta është e shtrenjte ndaj duhet ta ruajmë e të vlerësojmë!

Sherim sa me te shpejtë familjes se bukur Konomi dhe engjellit te shtrenjtë te tyre !

Nje mesim per te gjithë ! 🙏🙏❤️🙏🙏🙏❤️❤️❤️❤️

 

 

Pse nuk u hap Namazgjaja? Berisha: Rama presion kreut të KMSh që të dorëhiqet

Sali Berisha e lidh vonesën e hapjes së Xhamisë së Namazgjasë me kërkesën e Recep Taip Erdogan për largimin nga kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar të Bujar Spahiut.

Sipas Berishës, Erdogan e cilëson Spahiun si njeri të Gylenit, ndërsa ish-Kryeministri akuzoi Ramën se po i bën presion kreut të KMSH që të dorëhiqet.

“Nuk e hapi xhaminë dhe jo vetëm kaq, por informohem se ka dërguar njerëz për t’i bërë presion kryetarit të KMSh për të dhënë dorëheqjen sepse sipas tij këtë e kërkon Erdogan. Dënoj me forcë këto qëndrime të Edi Ramës. Asnjë ndërhyrje në autonominë e komuniteteve fetare nuk lejohet, i bëj thirrje Presidentit të Turqisë të sjellë çdo dosje për çdo individ, por që të fajësojmë qytetarët fetarë, apo zyrtarë pse janë shkolluar me fondet e Gylenit kur ai ka qenë aleati juaj më i ngushtë, kjo nuk mund të ndodhë”, tha Berisha.

Xhamia është ndërtuar me fondet e Turqisë. Ish-Kryeministri deklaroi se Partia Demokratike në pushtet do të paguajë çdo qindarkë që ka kushtuar ndërtimi i xhamisë për t’i rikthyer, sipas tij, autonominë e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

“Nesër në pushtet PD do të paguajë çdo qindarkë për ndërtimin e saj. për ne autonomia fetare është më e rëndësishme se çdo ndërtesë kulti”, tha Berisha.

A kishte gisht Rama pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja?, Berisha: Të ngrihet Komision Hetimor

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë seancës së sotme plenare ka lëshuar lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ai u ndal te prokurori Arjan Ndoja që u përjashtua nga vettingu, ku theksoi se ky i fundit ka tabulate me përgjime ku dëgjohet Rama që flet me banda. Sipas Berishës, Rama ka përdorur telefonin ‘BQ’, duke shtuar se po analizohen zërat.

Ndërkohë ish-kryeministri kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për denoncimin e Ndojës.

“Të falënderojmë për xhaminë, por ne si PD kur të vijmë në pushtet, do paguajmë çdo qindarkë. Për ne çdo autonomia është më e çmuar. Kërkoj komision hetimor parlamentar për dëshminë publike të Prokurorit Arjan Ndoja, i cili thotë se e kam të regjistruar kryeministrin duke diskutuar me banda dhe banditë. Unë e kam sulmuar Arjan Ndoja, s’ka sekret. Unë s’jam kurrë që të vriten njerëzit. Edi Rama, kur ai ishte në breshëri, lëshonte breshëri kundër tij. Sa nuk thoshte; ‘sa keq që shpëtove’. A kishte gisht Rama pas këtij atentati? Çfarë ka pasur në tabulatet që prokurori Ndoja e denoncoi me guxim. S’janë vetëm këto tabulate që komprometojnë Ramën dhe ministrat e tij. Telefoni i famshëm ‘BQ’ është në analizë, po analizon zërat se cili është i këtij dhe cili i atij. Po zbardhen mesazhet e tyre”, tha Berisha.