zoom

Day ArchiveVIDEO | Milan fiton ndeshjen e çmendur në Verona, Tonali afron kuqezinjtë me titullin

Në xhiron e 36-të të Serie A, Milani mundi me përmbysje 3-1 Verona-n në transfertë, dhe kaloi Interin në krye të renditjes.

Me 180′ minuta nga fundi i kampionatit kuqezinjtë kanë nevojë vetëm për 4 pikë për të fituar titullin kampion.

Protagonistë të mëdhenj të mbrëmjes kuqezi, janë Tonali dhe Leao.

Mesfushori festoi ditëlindjen e 22-të me një dygolësh, fillimisht realizoi në minutën e 48 të pjesës së parë dhe në të 50′, që përmbysi disavantazhin e Faraonit, gjithmonë nga asistet e portugezit.

Në fund sapo hyri në fushë Florenzi e vulosi rezultatin në 3-1. Një tjetër mbrëmje emocionuese për “Djallin”, që sheh në horizont titullin kampion. /zoom.al/

Zv/kryeministri rus viziton Ukrainën: Do japim ndihmën tonë

Zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin ka vizituar Mariupolin ditën e sotme. Asnjë prej zyartëve të lartë të qeverisë ruse nuk kishte shkelur në këtë qytet që pas javësh të tëra bombardime. Në kanalin e tij Telegram, Khusnullin tha se “Kam vizituar territoret e çliruara të DNR [Republika Popullore e Donetsk] dhe LNR [Republika Popullore e Luhansk]. Kam vizituar Mariupol, Volnovakha, Luhansk dhe qytete të tjera dhe kam biseduar me vendasit.”

“Në këto rajone ka filluar rivendosja e jetës paqësore. Ne do të japim ndihmën tonë. Në veçanti, është e nevojshme të kryhet një punë në shkallë të gjerë për të ofruar ndihmë humanitare”, ka theksuar Khusnullin.

Në përgjigje ndaj zyrtarit rus, këshilltari i kryetarit të zgjedhur ukrainas të Mariupolit, Petro Andrushenko, tha se në fakt Khusnullin kishte vizituar portin detar të Mariupolit.

“Përveç plaçkitjes banale, vizita të tilla kanë të bëjnë gjithnjë e më shumë me përpjekjet për të integruar territoret e pushtuara drejtpërdrejt në Rusi” tha Andrushenko.

Aksidentet/Policia me dorë të hekurt, vendos 400 gjoba vetëm në Fier

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier Kryekomisar Valentin Florini, ka deklaruar se edhe në këtë qytet, pas urdhrit nga Drejtori i Policisë Gledis Nano, janë intensifikuar masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë vendosur mbi 400 masa për shkeljet të cilat janë burim aksidenti: 200 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë, 29 përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 27 për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 49 masa administrative për parakalime të gabuara, 7 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse, 82 masa për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Sakaq, Florini iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë Rrugore dhe të kontriubojnë të gjithë së bashku për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Tonalin bëhet hero i Milanit në Verona, përmbys rezultatin

Milan po fiton në Verona me dy gola të Tonalit.

Skuadra e Piolit shënoi që në fillim të ndeshjes me Tonalin, por sistemi VAR do ta anulonte golin.

Kjo do ti jepte krahë Veronës e cila kaloi në avantazh në minutën e 38 të ndeshjes. Për të barazuar shifrat do të mendonte sërish Tonali, i cili e kishte ndarë mendjen për ta shënuar emrin në listën e golashënuesve, pasi tashmë do dërgonte sërish topin në rrjetë, në shtesa.

Sapo nisi e dyta, Tonali do merrte një assist nga Leao dhe më pas e pati lojë fëmijësh për të realizuar të dytin.

Presidenti i ri, zbulohen propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kryesuar nga Enkelejd Alibeaj ka hartuar një draft-propozim për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Dokumenti prej 4 faqesh përcakton kriteret dhe hapat që duhet të ndiqen deri në zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit. Drafti nuk përcakton emrat.

 

PROPOZIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE PËR PROCESIN E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

DRAFT

Tiranë, më 09 Maj 2021

Kuvendi është në prag të zhvillimit të procedurës parlamentare të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, me mandat 5 vjecar, që fillon në datën 24.07.2022. Kjo është një prej procedurave kushtetuese më të rëndësishme, e cila zhvillohet në situatën e mëposhtme:

Sipas nenit 86 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit;

Sipas nenit 87 të Kushtetutës, zhvillimi i tre raundeve të para synojnë zgjedhjen e Presidentit të Republikës me një shumicë të cilësuar prej 3/5 të anëtarëve të Kuvendit, pra me një shumicë që tejkalon vullnetet e njëanshme partiake;

Mazhoranca aktuale nuk ka legjitimitetin e nevojshëm për të zgjedhur e vetme Presidentin e Republikës edhe pas tre raundeve me shumicë të cilësuar. Kjo mazhorancë parlamentare është formuar nga mandate të kontestuara, në një proces zgjedhor të kontestuar[1], dhe të paktën 7 mandate të saj janë rrjedhojë e angazhimit të individëve të shpallur non-grata nga SHBA për korrupsion (2 mandatet e Aqif Rakipit; 3 mandatet e Tom Doshit) apo të arrestuar për korrupsion gjatë ushtrimit të detyrave publike (2 mandatet e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos);

Mazhoranca aktuale, si rezultat i zhvillimeve institucionale të viteve të fundit, ka kapur dhe kontrollon e vetme të gjitha pushtetet. Presidenti i Republikës mbetet i vetmi institucion, i cili mund në rolin e duhur kushtetues të garantit të Kushtetutës, mund të veprojë për kontrollin dhe balancën mes pushteteve;

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, vlerëson se:

Është detyrë kushtetuese e opozitës parlamentare për të marrë pjesë në procedurën e zgjedhjes së Presidentit, si mënyrë për të garantuar kushtetutshmërinë e saj, si dhe për të përcjellë interesin e qytetarëve në këtë proces, duke zbatuar njëkohësisht parimin e bashkëpunimit luajal që duhet të karakterizojë cdo proces parlamentar, për të cilin Kushtetuta parashikon shumica parlamentare të cilësuara;

Presidenti i Republikës, i cili sipas Kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit, duhet të zgjidhet në një proces gjithëpërfshirës, konsensual midis shumicës dhe pakicës parlamentare, transparent, luajal ndaj Kushtetutës dhe interesave të qytetarëve;

Presidenti i Republikës, i cili sipas Kushtetutës është kryetari i shtetit, duhet të zgjidhet bazuar në kritere të qarta dhe të paracaktuara të përshtatshme për lartësinë e detyrës, në mënyrë që zgjedhja të jetë rezultat i ndershëm i procesit dhe i kritereve, duke u larguar nga praktikat e mëparshme ku individit i është ofruar kjo detyrë e lartë shtetërore.

Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës duhet të garantojë pjesëmarrjen substanciale të opozitës, me synim respektimin e qytetarëve, të cilët opozita përfaqëson. Ai duhet të jetë një proces që krijon praktikën parlamentare të respektimit të opozitës parlamentare, si detyrim kushtetues në funksion të legjitimitetit demokratik.

Për këtë qëllim, Grupi Parlamentar i PD-së, i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij procesi, propozon kriteret dhe procedurën e mëposhtme, si një hap serioz për zgjedhjen e një Presidenti konsensual.

KRITERET PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Sipas Kushtetutës, President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.

Gjykata Kushtetuese është shprehur se Kushtetuta, duke ndjekur modelin e republikës parlamentare, e ka konceptuar Presidentin me pozitë neutrale, mbi palët (super partes), me rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave, balancimin e pushteteve dhe kryerjen e funksioneve të tyre respektive, që lidhet edhe me procedurën e zgjedhjes së tij nga shumica parlamentare të nevojshme dhe përmes raundeve të votimit. Presidenti nuk duhet të investohet politikisht, ai nuk duhet të shihet as si pjesë e drejtpërdrejtë e ekzekutivit dhe as si pjesë e drejtpërdrejtë e partive politike, por si një arbitër kushtetues, i cili vetëm në këtë pozicion mund të zgjidhë krizat institucionale dhe të bëhet garant i Kushtetutës. Pavarësisht se nuk merr vendime politike, Presidenti ka ndikim në jetën politike të vendit, në përputhje me këtë rol që Kushtetuta i ka caktuar. (vendimet nr. 1/2022 dhe nr. 26/2021 të Gjykatës Kushtetuese).

Grupi parlamentar i PD-së, vlerëson se përvec këtyre kritereve kushtetuese, Presidenti i Republikës duhet të përmbushë edhe kritere specifike, që garantojnë integritetin e tij moral dhe profesional për përmbushjen e detyrës kushtetuese me neutralitet dhe besnikëri ndaj Kushtetutës. Ndër këto kritere specifike mund të përfshihen:

 

  1. Kandidati për President të Republikës, gjatë 5 viteve të fundit, nuk duhet të jetë angazhuar në politikë aktive partiake, në kuptimin që të mos ketë mbajtur funksione politike në organet shtetërore dhe as pozicione në organet drejtuese të ndonjë partie politike.
  2. Kandidati për President të Republikës, përgjatë përvojës profesionale të tij, duhet të ketë dëshmuar publikisht aftësi të spikatura të integritetit, në kuptimin e kontributeve politike, ku të ketë dëshmuar aftësi për të vendosur në situata të vështira dhe aftësi për të përballur presionin/ndikimin e papërshtatshëm politik. Dëshmitë për angazhimin dhe përkushtimin e tij në kauza të rëndësishme civile përbëjnë avantazh;
  3. 3. Kandidati për President të Republikës duhet të bëjë transparencë të plotë dhe të dokumentuar të të gjitha të ardhurave dhe ligjshmërisë së pasurisë, si dhe të pagimit të të gjitha detyrimeve tatimore, bazuar në dokumentacionin zyrtar të institucioneve shtetërore përgjegjëse.
  4. Kandidati për President i Republikës nuk duhet të ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi sekret, si dhe në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaҁme. Dëshmitë për angazhimin dhe përkushtimin e tij për zhdukjen dhe crrënjosjen e komunizmit përbëjnë avantazh.
  5. Kandidati për President i Republikës duhet të plotësojë kushtet e pastërtisë së figurës në drejtim të dekriminalizimit.
  6. Kandidati për President i Republikës duhet të ketë një përvojë në punën e tij për të paktën 15 vjet, ku të ketë dëshmuar integritet moral dhe profesional të lartë dhe të provuar, si dhe të ketë dëshmuar paanësi politike në veprimtarinë dhe qëndrimet e tij publike, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek figuara që zgjidhet si President. Dëshmitë për përkushtimin e Presidentit ndaj vlerave themelore kushtetuese, ndaj procesit të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe vlerave euro-atlantike përbëjnë avantazh.

PROCES GJITHËPËRFSHIRËS DHE KONSENSUAL SHUMICË-PAKICË PARLAMENTARE

Për të siguruar pranimin e të gjitha palëve politike tek figura e Presidentit të Republikës, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek Institucioni i Presidentit të Republikës, është e nevojshme që procesi parlamentar për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të jetë transparent, gjithëpërfshirës, luajal ndaj Kushtetutës dhe konsensual. Ai duhet të bazohet tek diskutimi dhe dialogu i sinqertë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, ku secila palë të ketë rol aktiv në përzgjedhje. Në këtë drejtim, palët duhet të bien dakord në formësimin e një procesi të përbashkët, që siguron rol të balancuar të të gjitha palëve. Vetëm pas dakordësisë mbi rregullat e përbashkëta të procesit, palët mund të kalojnë në fazën e propozimit të emrave konkretë, me synimin e përbashkët për përzgjedhjen e kandidatit më të mirë të mundshëm për ushtrimin e detyrës së Presidentit të Republikës.

Procesi duhet të synojë me cdo kusht zgjedhjen e Presidentit të Republikës me shumicë të cilësuar prej të paktën 84 vota.

Një formulë për procesin, pa qenë e kufizuar dhe që mund të përsoset me kontributin e të gjitha grupeve parlamentare, mund të jetë si më poshtë:

 

  1. Palët bien dakord paraprakisht për kriteret e përzgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kriteret e dakordësuara publikohen menjëherë;
  2. Opozita Parlamentare propozon 4 kandidatë për President të Republikës, që vijnë në mënyrë proporcionale nga fusha të ndryshme, të cilat paracaktohen në kriteret e caktuara sipas pikës 1. Këto propozime paraprakisht i nënshtrohen konsultimit publik;
  3. Mazhoranca përzgjedh 2 kandidatë që gëzojnë besimin më të madh.
  4. Një Komision i përbërë nga 6 anëtarë: 3 shumica parlamentare dhe 3 pakica parlamentare, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancë plenare.
  5. Kjo procedurë përsëritet për cdo raund, ku skualifikohen kandidatët që nuk janë përzgjedhur sipas pikës 2, dhe kandidati që nuk ka marrë mbështetjen në seancë plenare.
  6. Shkelja e njëanshme e rregullave të procedurës i njoftohet zyrtarisht shumicës parlamentare dhe publikohet menjëherë. Në rast të mosriparimit të shkeljes ose në rast të shkeljes së përsëritur të tyre, opozita parlamentare tërhiqet nga pjesëmarrja e mëtejshme në proces duke treguar publikisht edhe shkakun.

Ngarkohet Kryetari i Grupit Parlamentar të PD që përpara dërgimit zyrtarisht të këtij propozimi, të zhvillojë konsultime me të gjitha grupet parlamentare të opozitës dhe të pasqyrojë edhe propozimet e tyre, me synim unifikimin e qëndrimit opozitar mbi këtë proces.

Ky dokument nuk ka si qëllim ngurtësimin e një procesi që favorizon opozitën, por synon gjithëpërfshirjen. Për këtë arsye, ky propozim është i hapur për diskutime, përmirësime apo propozime shtesë nga të gjitha grupet parlamentare, me synimin e vetëm të ndërtimit të një procesi transparent dhe që prodhon produkt të gjithëpranuar. Për këtë proces ngarkohet Kryetari i Grupit Parlamentar, i cili informon dhe konsultohet në mënyrë të vazhdueshme Grupin Parlamentar mbi ecurinë e procesit.

Aksidenti/Gledis Nano telegram urgjent strukturave të policisë, zbulohet urdhri për ngritjen e …

Nisur nga aksidentet e ndodhura ditët e fundit, në disa qarqe të vendit, me pasoja për jetën, si dhe nga aksidenti i mesditës së sotme në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka kërkuar reflektim të menjëhershëm të strukturave të Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, por dhe të strukturave të Rendit e Shqiponjave, me qëllim koordinimin e veprimeve për evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, konkretisht:

Në dhënien përparësi të këmbësorëve në vijat e bardha dhe aty ku ato mungojnë, që nuk respektojnë tabelat e shpejtësisë, ata që nuk vendosin rripin e sigurimit, për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, për ata që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që përdorin mjetet me xhama të riveshur pa u certifikuar, ata që kryejnë gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, dhe ata drejtues motomjetesh që nuk përdorin kaskën mbrojtëse.

Drejtori i Përgjithshëm, nëpërmjet një telegrami urgjent për stukturat, ka kërkuar që drejtuesit e strukturave Policore të jenë në krye të shërbimeve, për ti organizuar dhe orientuar, që të fokusohen në ato shkelje që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, Drejtor Nano, ka urdhëruar ngritjen e një grupi inspektimi nga Departamenti i Sigurisë Publike për të kontrolluar, analizuar dhe evidentuar mangësitë, si dhe për të marrë masa konkrete ndëshkimore, për personat përgjegjës për aksidentet e ndodhura, apo për rezultate të dobëta në punë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkon edhe njëherë bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të Policisë Rrugore, apo për mosveprim a plogështi në veprime, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të ashpër, ndaj çdo drejtuesi mjeti dhe ndaj secilit punonjësi Policie, që me mosveprimet e tij, cënon rëndë sigurinë e jetës në rrugë.

Njëkohësisht Nano falenderon median dhe inkurajon ato që të bëjnë publike çdo shkelje të rregullave të qarkullimit dhe të kontribuojnë sëbashku në rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Prej orës 20:00 në të gjithë vendin kanë nisur kontrolle intensive, patrullime e monitorime, që do jenë të përditshme dhe jo me fushata, duke përdorur të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore, që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim.

 

VIDEO/ Përplasi foshnjën tre muaj, shikoni si reagon 39-vjeçari kur i bëjnë testin e drogës

Ditën e sotme një aksident i rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një 39-vjeçar duke drejtuar me shpejtësi mjetin e tij “G-Class” dhe duke mos respektuar semaforin, ka përplasur një çift bashkëshortësh dhe fëmijën e tyre vetëm tre muaj që ndodhej në karrocë.

Shoferi i mjetit, Ajas Sulejmani, pas ngjarjes braktisi mjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por ra në prangat e policisë pak orë më vonë.

Pas arrestimit, policia i ka bërë të riut testin e drogës, ku ka rezultuar se ai ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Në videon e publikuar nga policia, shihet momenti kur efektivi i policisë i tregon rezultatet dhe i kërkon të firmosë, ndërsa ai nuk bën asnjë koment.

 

 

https://video.xx.fbcdn.net/v/t39.25447-2/280284665_149122387631211_2583334377158443782_n.mp4?_nc_cat=101&vs=28f615127e0b885b&_nc_vs=HBksFQAYJEdQbk50QkJyWFBGQ29JY0FBQWFEbGM3dDJOa2pibWRqQUFBRhUAAsgBABUAGCRHSkEzdGhBbDV6R3AwSlVSQUh0MktwODRCeWtqYnJGcUFBQUYVAgLIAQBLBogScHJvZ3Jlc3NpdmVfcmVjaXBlATENc3Vic2FtcGxlX2ZwcwAQdm1hZl9lbmFibGVfbnN1YgAgbWVhc3VyZV9vcmlnaW5hbF9yZXNvbHV0aW9uX3NzaW0AKGNvbXB1dGVfc3NpbV9vbmx5X2F0X29yaWdpbmFsX3Jlc29sdXRpb24AEWRpc2FibGVfcG9zdF9wdnFzABUAJQAcAAAmsJ3Nkp3zmQEVAigCQzMYC3Z0c19wcmV2aWV3HBdASy4UeuFHrhggZGFzaF92NF81c2VjZ29wX2hxMV9mcmFnXzJfdmlkZW8SABgYdmlkZW9zLnZ0cy5jYWxsYmFjay5wcm9kOBJWSURFT19WSUVXX1JFUVVFU1QbCogVb2VtX3RhcmdldF9lbmNvZGVfdGFnBm9lcF9zZBNvZW1fcmVxdWVzdF90aW1lX21zATAMb2VtX2NmZ19ydWxlCnNkX3VubXV0ZWQTb2VtX3JvaV9yZWFjaF9jb3VudAYxNDM4MDYRb2VtX2lzX2V4cGVyaW1lbnQADG9lbV92aWRlb19pZA81NjE3NDcyMTIxODk4MzgSb2VtX3ZpZGVvX2Fzc2V0X2lkDzU3MTkxMzk4NDE5OTg5MhVvZW1fdmlkZW9fcmVzb3VyY2VfaWQPMzM4NDMwMTU0ODc2NzYwHG9lbV9zb3VyY2VfdmlkZW9fZW5jb2RpbmdfaWQPNTU0NDExNzk5MzU1MDI1DnZ0c19yZXF1ZXN0X2lkACUCHAAlxAEbB4gBcwQ2NTA0AmNkCjIwMjItMDUtMDgDcmNiBjE0MzgwMANhcHAURmFjZWJvb2sgZm9yIEFuZHJvaWQCY3QZQ09OVEFJTkVEX1BPU1RfQVRUQUNITUVOVBNvcmlnaW5hbF9kdXJhdGlvbl9zCTU0LjQyNzU3NAJ0cxRwcm9ncmVzc2l2ZV9vcmRlcmluZwA%3D&ccb=1-6&_nc_sid=edb743&efg=eyJ2ZW5jb2RlX3RhZyI6Im9lcF9zZCJ9&_nc_ohc=Iak9DEYoXm4AX8ms2IL&_nc_ht=video.xx&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT-R7qLswbROApZPeLnA2AUSBzQ-Sb09ra48FGz4Z9QLrg&oe=627DD7AF&_nc_rid=313621700746257

Fitore e thellë/Manchester City shkatërron Newcastle, “flirton” me titullin

Manchester City vazhdon rrugën drejt titullit kampion. Të besuarit e Guardiolës harruan për një moment dështimin në Champions League dhe fituan në kampionat, pastër, 5-0 ndaj modestëve të Newcastle.

Brenda 40 minutash lojë, “Qytetarët” do gjenin rrugën e rrjetës 2 herë, me Sterling dhe Laporte.

I 3-ti dhe i sigurisë mban firmën e Rodrit. Në fund do kishte kohë edhe për Foden-Sterling.

Manchester City është në vendin e parë me 86 pikë. Ndjekësi më i afërt është Liverpool me 3 pikë më pak. Ndërkohë që Newcastle ka siguruar mbijetesën.

Pse Sali Berisha nuk e shkarkon Enkelejd Alibeajn në Grupin Parlamentar?

Disa herë gjatë javëve të fundit ish-kryeministri Sali Berisha ia tha ballë për ballë Enkelejd Alibeajt se nuk e njihte më si kryetar të Grupit Parlamentar.

Madje i tha se ishte i shkarkuar pasi me veprimin e tij duke paditur Partinë Demokratike në Gjykatë kishte shkelur çdo parim të bashkëjetesës në një forcë politike.

Më 30 prill, Kuvendi Kombëtar shpalli edhe vakancën për postin e kryetarit të Grupit Parlamentar, duke nënkuptuar se Alibeaj ishte i shkaruar nga ky funksion.

Një vendim ky që nuk është njohur nga Alibeaj, i cili pas mbledhjes së fundit të grupit parlamentar do ta ironizonte këtë vendimarrje Kuvendit Kombëtar.

Por pse Sali Berisha nuk e shkarkon Alibeajn në Grupin Parlamentar?

Pavarësisht se i ka thënë se është i shkarkuar, lideri historic I Partisë Demokratike nuk ka tentuar asnjëherë ta shkarkojë Alibeajn në mbledhjen e Grupi Parlamentar.

Dhe kjo gjë nuk ka ndodhur për një arësye të qënësishme. Kjo pasi Grupi Parlamentar është i vetmi forum politik i Partisë Demokratike që Sali berisha nuk e kontrollon dot për momentin.

Në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të thirrur nga Aliebaj gjatë kësaj jave, u pa qartë ndarja që ekziston tashmë brenda tij dhe ku Berisha nga tre pjesët që është ndarë grupi kontrollon pjesën më të vogël.

Më konkretisht nga 53 deputetë që ka grupi parlamentar I PD-së duke përfshirë këtu edhe ata të përjashtuarit gjatë kohës që PD drejtohej nga Basha, Berisha ka 14 mbështetës të tij, ose siç njihen ndryshe deputetë të Rithehemelimit.

21 të tjerë janë mbështetës të Lulëzim Bashës, ndërsa 16 të tjerë janë deputetë që nuk janë me asnjë palë ose janë të pavendosur.

Pra siç edhe shihet nga kjo ndarje, Berisha nuk ka votat e nevojshme brenda Grupit Parlamentar për të votuar një propozim të mundshëm për shkarkimin e Alibeajt./Zoom.al

 

Deputetët që mbështesin Bashën

 

1.Lulzim Basha

2.Jorida Tabaku

3.Dhurata Cupi

4.Oriola Pampuri

5.Emilia Koliqi

6.Lindita Metaliaj

7.Merita Bakiu

8.Kastriot Piroli

9.Seladin Jakupllari

10.Sajmir Korreshi

11.Dashnor Sula

12.Zheni Gjergji

13.Eralda Tase Bano

14.Kreshnik Collaku

15.Enkelejd Alibeaj

16.Arber Agalliu

17.Ferdindand Xhaferri

18.Gazment Bardhi

19.Lefter Geshtenja

20.Flamur Hoxha

21.Ilda dhori

22.Andia Ulliri

 

 

Rithemelimi

 

1.Flamur Noka

2.Edi Paloka

3.Tritan Shehu

4.Albana Vokshi

5.Luciano Boçi

6.Edmond Spaho

7.Luan Baçi

8.Agron Shehaj

9.Sorina Koti

10.Oerd Bylykbashi

11.Isuf Cela

12.Bujar Leskaj

13.Belind Kelliçi

14.Sali Berisha

15.Elda Hoti

 

 

Deputetët e pavendosur

 

1.Grida Duma

2.Ervin Salianji

3.Agron Gjekmarkaj

4.Flutura Acka

5.Ina Zhupa

6.Alfred Rrushaj

7.Kasem Mahmutaj

8.Xhelal Mziu

9Helidon Bushati

10.Greta Bardeli

11.Bledion Nallbati

12.Fation Veizaj

13.Ilda Dhori

14.Tomor Alizoti

15.Zef Hila

16.Radamadan Lika

FOTO/ Tjetër aksident, “Audi A8L” përmbyset në autostradën Tiranë-Durrës

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradës Tiranë-Durrës.

Një automjet tip “Audi A8 L” është kthyer përmbys në autostradën, ndërsa mësohet se për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.