Aplikacion
Kur një partner kryen një akt tradhtie, lidhja e besimit është thyer. Ndoshta nuk ndiheni më të respektuar apo admiruar. Më e keqja nga të gjitha, nuk dini më sesi janë ndjenjat e tyre ndaj jush.
– Ne tradhtojmë sepse dëshirojmë emocion dhe paparashikueshmëri
Shumica prej nesh mendojnë se “faza e muajit të mjaltit” e marrëdhënieve është mënyra si dashuria romantike supozohet të jetë gjatë gjithë kohës. Tradhtia është e fshehtë dhe potencialisht e rrezikshme, prandaj mund të ndihet emocionuese dhe të na japë adrenalinë.
– Tani, është më e lehtë se kurrë të takosh e të shohësh njerëz të tjerë tërheqës
Një arsye tjetër pse ne tradhtojmë është thjesht sepse mundemi. Përpara fillimit të viteve 1970, ishte shumë më e zakonshme që gratë të ishin nëna në shtëpi dhe burrat në punë. Këto struktura shtypëse shoqërore u siguruan grave shumë pak mundësi për të tradhtuar.
– Herë pas herë, ndodh të tradhtosh
Ndërsa të gjitha tradhtitë cënojnë besimin e partnerëvë tanë, një puthje e padëshiruar në një cep pas disa gotash mund të jetë relativisht e pafajshme./L.K
/Zoom.al
FOTO/ “Demat” tërbohen në stadium, shihni kaosin e krijuarDerbi mes Partizanit dhe Tiranës, e cila u fitua nga bardheblutë ka sjellë edhe tension mes tifozëve. Në këto fotot shihet një tifoz, i cili është vënë në pranga nga policia.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Tiranës nisën festën për titullin kampion, ndërsa nga ana tjetër tifozëria e Partizanit ka thyer stolat e stadiumit.
Për të qetësuar gjendjen, policia ka përdorur gazin lotsjellës, për të mos nxehur më shumë gjakrat mes dy tifozerive.
Tirana shpallet Kampione e Shqipërisë
Tirana është kampione e Shqipërisë për sezonin 2021-2022. Bardheblutë e fitojnë titullin për herë të 26 në historinë e klubit.
Dhe këtë suskes, Tirana e arriti në një mënyrë të veçantë, duke mundur në derbi Partizanin me rezultatin 2-1. Takimi i javës së 33 i luajtur në “Elbasan Arena” dhuroi emocione të mëdha dhe spektakël.
“Të kuqtë” kaluan në avantazh në minutën e 20 të lojës me një rroveshatë të Skukës.
Por festa zgjati vetëm 7 minuta, pasi Seferi barazoi për bardheblutë. Pjesa e dytë nisi me gol për Tiranën. Totre realizoi golin që i dha fitoren në derbi dhe titullin.
Spektakël edhe në trubuna nga tifozeritë e të dyja ekipeve. Në minutën e 53, takimi u ndërpre për shkak të tymueseve.
Sfida në vazhdim dhuroi raste të bukura, por rezultati nuk ndryshoi. Me përfundimin e takimit, nisi festa bardheblu.
Veliaj në SHBA për takim zyrtar? Por ku “e harroi” flamurin shqiptarKryetari i Bashkisë së Tiranës është takuar së fundmi me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork si dhe me komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman.
Veliaj ka postuar edhe disa foto në rrjetet sociale, por mesa duket Veliaj është kujdesur për gjithçka tjetër, me përjashtim të një detaji tejet të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për flamurin shqiptar që nuk duket asgjëkundi në takimet e zhvilluara nga zoti Veliaj.
Ndryshe nga sa ndodh në takimet zyrtare ku vendosen flamujt përkatës të secilit shtet, kjo nuk ka ndodhur në takimin e Veliajt.
Mos vallë zyrtarët amerikanë “nuk e dinin” për vizitën e Veliajt? Këtë përgjigje mundet të na e japë vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës.
/Zoom.al
6 të arrestuar në dy ditë për llogari të Spanjës
View this post on Instagram
Menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së ekstradimit me Spanjën, Policia e Shtetit ka vendosur në pranga një sërë personash që ishin shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle.
Vetëm në dy ditët e fundit janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Spanjës 6 shtetas, mes të cilëve edhe biznesmeni i hidrosanitareve, Nikolin Janina.
Janina dyshohet se ka qenë në drejtimin e një grupi kriminal që merrej me trafik të lëndëve narkotike në përbërje të të cilit ishin edhe shtetas turq.
Vet kompania e hidrosanitareve me qendër në Spanjë ka mohuar që Janina të kishte pozicione drejtuese në të.
Gjithashtu policia ka vënë në pranga edhe Arbri Rrushin, Renato Toron, Anxhelino Kallozin dhe Antonio Xhaferrin.
/Tv Klan
Vdekja e Ilvi Metës, Berisha: Të rinjtë dalin nga qelia me arkivol, janë vrasje shtetëroreIsh-kryeministri Sali Berisha në protestën e mbajtur këtë mbrëmje për vdekjen e 31-vjeçarit në komisariatin e Kavajës thotë se vrasjet apo vetëvrasjet në komisariate nuk duhet të ndodhin.
Sipas tij, këto janë vrasje shtetërore dhe autoritetet duhet të marrin masa.
“Cdo qytetar i këtij vendi që shoqërohet apo ndalohet në një institucion të vuajtjes së dënimit apo në komisariate të policisë ai ka të garantuar me ligj jetën, paprekshmërinë dhe dinjitetin e tij. Kjo është për cdo vend të lirë.
Kurse në Shqipëri është një seri tragjike të rinjsh të cilët hyjnë shkojnë në qeli të shoqëruar dhe dalin prej tyre me arkivol. Rasti i fundit, i Ilvi Metës në Kavajë është një rast tragjik, i cili dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit shqiptar.
U shoqërua në polici dhe u mor me një vendim gjykatë dhe del me arkivol. Asnjë nga drejtuesit e shtetit nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme për këtë dramë të të riut që nuk duhet të humbte jetën.
Ky është morali i kësaj bande në pushtet. Ju garantoj unë se shkaku themelor i këtyre vdekjeve vrasjeve apo vetëvrasjeve ne qeli që në të dyja rrethanat janë shtetërore, sepse nuk duhet të ndodhin, shkak kryesor është rekrutimi në policinë e shtetit i pengmarrësve, trafikantëve, grabitësve dhe vrasësve ordinerë.
Të gjitha këto janë vrasje shtetërore. Një gjë është e sigurt që një i shoqëruar as mund të vrasë vetën as të vritet”, tha Berisha./Zoom.al
Lul Berisha në Kushtetuese: Më lini të lirëVendimi i Gjykatës së Lartë që konsideroi të padrejtë lirimin e Lul Berishës me kusht në vitin 2016 është kundërshtuar nga ky i fundit, i cili nga arratia i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Ish-kreu i bandës së Durrësit i kërkon Kushtetueses të prishë vendimin si anti-kushtetues dhe të lërë në fuqi atë të Shkallës së Parë.
Lul Berisha prej Dhjetorit 2020 është në arrati si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Klodian Saliu në vitin 2005. Hetimet për këtë dosje janë dërguar në Gjykatë nga SPAK që kërkon marrjen e tij të pandehur./Zoom.al/
Vëtëvarja e 31-vjeçarit në Komisariat, nis protesta e heshtur në disa qyteteProtesta e heshtur e thirrur ditën e djeshme nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka nisur përpara komisariateve në disa rrethe të vendit si dhe në kryeqytet përpara Kryeministrisë.
Qytetarët kanë ndezur qirinj në shenjë homazhi pas vdekjes së 31-vjeçarit në Komisariatin e Kavajës.
Protesta zhvillohet në Shkodër, në Durrës, në Elbasan, në Korçë, në Lezhë dhe në qytete të tjera.
Mes protestuesve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga deputetë të Komisionit të Rithimelimit.
“Një tjetër vendim i rëndësishëm është që nesër në të gjithë Shqipërinë, me organizimin e Partisë Demokratike do të ketë një protestë të heshtuar përpara të gjithë komisariateve në rrethe për aktin e rëndë që ka ndodhur ku një i ri u gjet i vdekur për fat të keq në qelinë e Komisariatit të Kavajës dhe pavarësisht se cili është fakti dhe vërteta që do të dalë nga hetimi i mëvonshëm, ky është një akt i rëndë që bën përgjegjës këtë qeveri, Policinë e Shtetit dhe nuk është akti i vetëm. Për këtë arsye, edhe njëherë theksoj, nesër në orën 8 përpara gjithë komisariateve në të gjitha rrethet e Shqipërisë, ndërsa në Tiranë nesër në ora 8 para kryeministrisë do të ketë një protestë të heshtur. Do të dilet dhe do të ndizen qirinj para këtyre institucioneve që ju thashë“, tha ditën e djeshme Paloka./Zoom.al
Çfarë po ndodh në vendin ku u eliminuan 6 shqiptarë? Mbi 500 arrestimeQuito – Gjithsej 533 persona janë arrestuar në Ekuador në javën e parë të gjendjes së jashtëzakonshme të dekretuar për provincat Esmeraldas, Guayas dhe Manabí për shkak të shkallës së lartë të dhunës, njoftoi Policia. Këto arrestime janë kryer në kuadër të operacionit “Plani i Shpëtimit” që nisi më 30 prill. Sjellim në vëmendje se këto qytete njihen si vendi i origjinës prej nga vjen kokaina dhe më pas shpërndahet në të gjithë Europën dhe më gjerë. Në këto qytete së fundmi janë rritur së tepërmi edhe grupet kriminale shqiptare. Jo pak herë konfliktet mes bandave kanë sjellë edhe eliminimin e tyre në Ekuador.
6 viktima në Guayas nga Ballkani
Ergys Dashi është viktima më e fundit dhe e gjashtë nga Ballkani i vrarë në Guayas.
Të mëparshëm ishin:
Shqiptari Ilir Hidri, i ekzekutuar në periferi më 30 maj 2017,
Shqiptari nga Kosova Renzi Azemi, i sulmuar (mbijetuar) në qendër të qytetit më 7 nëntor 2017,
Malazezo-shqiptari Fadil Kaçani, i ekzekutuar rrugës për në “la Costa” më 14 mars 2018,
Serbi Sasa Spasic, u vra në një qendër tregtare Samborondón më 21 prill 2020
Shqiptari Adriatik Tresa, i eliminuar në La Aurora, në Daule.
ABC më herët raportoi lidhur me aleancat që grupet shqiptare po krijojnë në Ekuador dhe Kolumbi për të siguruar “mbushjen” e Europës me kokainë. Kartelet kolumbiane konkurrojnë për tregun fitimprurës evropian me meksikanët, shqiptarët dhe rusët. Për dërgesat në Evropë, kartelet shqiptare dhe Sinaloa krijojnë aleanca. Tregjet e saj kryesore janë Holanda, Belgjika, Shqipëria, Greqia dhe Spanja.
Detajet nga operacioni i fundit në Ekuador
Janë kryer 22.307 operacione në të cilat janë arrestuar 533 persona. Nga rezultatet e operacioneve u numëruan 381 automjete të mbajtura dhe të sekuestruara, si dhe sekuestrimi i 62 armëve të zjarrit.
Aksioni u raportuar një “goditje për mikrotrafikun”, pasi ka sekuestruar 2 593 kilogramë drogë.
Më 29 prill, presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, dekretoi një gjendje të jashtëzakonshme në tre provincat e lartpërmendura në bregdetin e vendit për të luftuar krimin e organizuar, i cili përfshin një shtetrrethim natën në tre qytete. Qeveria e Ekuadorit raportoi gjithashtu se ka ndarë një fond prej 11.5 milionë dollarësh për të përforcuar sigurinë në qytetin bregdetar të Guayaquil (në jugperëndim).
Këto vendime janë pjesë e përpjekjes për ndalimin e dhunës në rritje në bregdetin ekuadorian të udhëhequr nga bandat e organizuara kriminale të fokusuara kryesisht në trafikun e drogës dhe disa me lidhje me kartelet e drogës në Meksikë dhe Kolumbi, sipas autoriteteve ekuadoriane.
Rasti më i fundit që ka tronditur opinionin publik është ai i një vrasësi që ndodhi në hyrje të një hoteli luksoz në veri të qytetit, ku u vra një avokati mbrojtës alias Gerald, nga një i njohur edhe si Pablo Ekuadorian Escobar i cili u ekstradua në Shtetet e Bashkuara.
Skena të tilla si shfaqja e njerëzve me koka të prera ose vrasjet me pagesë janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në provincat bregdetare, kryesisht rreth Guayaquil, kryeqyteti i Guayas, porti i të cilit përdoret si trampolinë për kokainën e prodhuar në Kolumbi.
Tentoi të vidhte para në recepsionin e spitalit, arrestohet 34-vjeçari34-vjeçari me iniciale A.R është vënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të vidhte një shumë parash në spitalin e Gjirokastrës.
Policia bën të ditur se pas marrjes së njoftimit se në ambientet e spitalit rajonal në Gjirokastër, një shtetas po tentonte t’i vidhte një shumë parash recepsionistes, nën kërcënimin e një sendi të fortë, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcën “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. R., 34 vjeç, banues në Gjirokastër.
Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një send plastik (pistoletë lodër).
Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë”.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Zoom.al