Aplikacion
Fatkeqësisht, ende sot vazhdojmë të shqetësohemi dhe të kemi ende të tilla dilema: ngërçin e seksit në takim të parë.
Seksi në takim të parë nuk është vrasja e një marrëdhënieje, përkundrazi. Kështu ju kuptoni nëse ti dhe njeriu përballë jeni kombinim i mirë seksualisht. Çfarë djemtë apo shoqëria mendon rreth kësaj nuk është problemi juaj, por i tyre.
Sipas ekspertëve, legjenda e vjetër që thotë se nëse flini shumë herët me dikë, respekti i tij ndaj jush do të humbasë, është duke vdekur. Patjetër që ka ende njerëz që e mendojnë kështu, por janë të pakët. Jo çdo takim duhet t’ju çojë domosdoshmërisht në një marrëdhënie serioze, por as seksi pas 5 muajsh lidhje nuk garanton një martesë të suksesshme.
Historia ka treguar që shpesh lidhjet më të shëndetshme kanë qenë ata kur partnerët kanë ndarë shtratin që në daljet e tyre të para. Sidoqoftë, mund të ndodhë edhe e kundërta: përputheni fizikisht, por jo emocionalisht, prandaj vazhdimësia i mbetet në dorë vetëm kohës. /L.K
/Zoom.al
Rrëfehet Jozefina Topalli: Ja pse nuk i flas Evi KokalaritJozefina Topalli ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për Kuvendin e Partisë Demokratike që u mbajt të shtunën.
Topalli tha se ky Kuvend bëri ndarjen e partisë nga “pazaret” dhe nga “biznesi politik”, duke shigjetuar Lulzim Bashën.
“Nuk kam pasur kurajon ta shoh veten sepse isha shumë e emocionuar. Ka edhe një pjesë të historisë personale aty. Është rikthim pas një dekade, në një proces të jashtëzakonshëm dhe unik. Proces që do të studiohet në historinë politike të Shqipërisë. Foltorja zgjoi strukturën, Kuvendi bëri ndarjen nga pazaret. Ky Kuvend me rezolutën e tij, u distancua nga bojkoti, nga djegia e mandateve. Në njëfarë mënyrë u kërkoi falje shqiptarëve, për koston dhe dëmin që u ka shkaktuar shqiptarëve. Është pika kur një forcë politike ndahet nga historia e një dekade, që ishte më shumë biznes politik. Ju e quajtët saga, unë do ta quaj proces. Një forcë politike që është dëmtuar aq rëndë, ka nëvojë për një proces, që nuk është as i thjeshtë dhe as i shkurtër. Për gjashtë muaj ka patur aq zhvillime dhe reflektim, sa ka të gjithë probabilitetin, për të hyrë në një fazë tjetër të këtij procesi që do të rizgjojë shpresën dhe besimin”, tha Topalli.
Topalli ka komentuar edhe deklaratën e Evi Kokalarit në një studio televizive, e cila deklaroi se ajo nuk i flet dhe e shmang.
Ajo tha se nuk ka njohje dhe miqësi me Kokalarin.
Ndërsa Belind Këlliçi, deklaroi se Kokalari i ka dhënë një ndihmë të madhe Partisë Demokratike.
Zonja Topalli, Evi Kokalari tha se nuk i flisni asaj dhe i shmangni gratë…
Topalli: Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi.
Çfarë detyre ka Kokalari në PD?
Belind Këlliçi: Asnjë detyrë. Jeton në SHBA dhe është aktiviste e Partisë Republikane.
Deklaratat e Kokalarit përfaqësojnë PD?
Belind Këlliçi: Janë deklaratat e saj, është aktiviste republikane, ka qëndrimet e saj konservatore.
Po me Jozefinën cfarë pati ajo sepse Jozefina tani është në krahun e duhur?
Topalli: Unë jam mësuar aq shumë…
Belind Këlliçi: Evi i ka shërbyer jashtë mase Partisë Demokratike. Ajo ka thënë nuk kam asnjë ambicie për asnjë pozicion.
Arjan Çani: Kam një parandjenjë që kur Berisha të zgjidhet edhe kryetar, Evi do dalë kundër Berishës. Do ti duket sikur e ka lënë pas dore.
Nikolin Janina u arrestua për trafik drogë, reagon Porcelanosa në Spanjë: Nuk mban asnjë postBiznesmeni i njohur nga Tirana, Nikolin Janina 56 vjeç, u arrestua nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” nga autoritetet spanjolle.
Së fundmi Grupi Porcelanosa në Spanjë, me qendër në Vila-real (Castellón), është shkëputur nga biznesmeni.
Sakaq nënkryetari i grupit Porcelanosa-s, Silvestre Segarra, ka deklaruar se Janina “asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është pronar i Porcelanosa Albania” dhe as nuk përfaqëson kompaninë apo mban ndonjë pozicion në të.
Më tej ka shtuar se i arrestuari ka blerë dhe shitur materiale Porcelanosa në të kaluarën, por ai nuk ka pasur asnjë marrëdhënie biznesi me grupin për të paktën pesë vjet.
“Djali i Janinës, një banor i qytetit Castellón të Almassora, blen pllaka nga marka të ndryshme në sektorin e vendosur në provincë, megjithëse ai nuk mban asnjë pozicion në firmën Vila-real apo në të tjera”, shtoi më tej Segarra.
“Në vitin 2016, policia spanjolle sekuestroi një sasi prej 54 kilogramësh heroinë, me vlerë 2.5 milionë euro dhe sipas mediave vendase shqiptare, Janina përdori kompaninë e saj si mbulesë për trafikun e paligjshëm të drogës”, shkruajnë mediat e huaja.
FOTO-LAJM/Edi Rama vendos bustin e Stalinit në vilën qeveritareNë kulmin e sulmit të Rusisë në Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka gjetur kohën që të bëjë një tjetër provokim, ndoshta për të tërhequr vëmendjen nga problemet me të cilat hasen çdo ditë shqiptarët.
Ditët e fundit brenda murrit rrethues të Vilës 30 në zonën e ish-bllokut qw ruhet nga Garda ka “ngritur krye” busti i ish-diktatorit rus, Josif Stalin.
Busti është vendosur në oborrin e vilës dhe dallohet edhe nga rruga.
Rezidenca qeveritare është kthyer në një vendtakimi, thuajse të përjavshëm, të kryeministri Edi Rama me ministrat e tij.
Kjo është vila ku i dha fund jetës edhe ish-kryeministri i kohës së diktaturës komuniste, Mehmet Shehu.
Deputeti rus viziton Ukrainën: Rusia do qendrojë përgjithmonjë këtu
Një prej deputetëve rusë ka vizituar ditën e sotme jugun e Ukrainës, konkretisht qytetin e Khersonit duke thënë se Rusia do të pushtojë përgjithmonë këtë zonë.
“Rusia është këtu përgjithmonë. S’ka asnjë dyshim për këtë. S’do të ketë kthim në të kaluarën” tha Andrey Turchak sipas një deklarate nga partia e tij qeverisëse ‘Rusia e Bashkuar’.
Kherson u bë qyteti i parë ukrainas që ra në duart e forcave ruse dy muaj më parë dhe javën e kaluar autoritetet njoftuan se rubla ruse do të futej së shpejti ndërsa përpiqeshin të normalizonin kontrollin e Moskës.
Në një postim të veçantë në Telegram, Turchak e fotografoi veten duke vendosur lule në një memorial të luftës së qytetit dhe tha se përgatitjet ishin duke u zhvilluar në qytet për festimet e Ditës së Fitores së Rusisë pas tre ditësh, transmeton BBC.
“Për herë të parë pas shumë vitesh, banorët e Khersonit do ta festojnë sërish këtë festë të madhe me ne. Njerëzit e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë”, tha ai.
Festa është një datë e rëndësishme në kalendarin rus që shënon fitoren e vendit në Luftën e Dytë Botërore ndaj Gjermanisë naziste.
Bardh Kadilli tregon votën: Ja kë zgjodha për kryetar të Këshillit Kombëtar
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bardh Kadilli, sqaroi mbrëmjen e sotme se përse nuk votoi Edi Palokën për kryetar të Këshillit.
Ai tha se vota e tij shkoi për kandidaten Eleina Qirici, pasi Paloka sipas tij ka pohuar se ka ndikuar në procesin zgjedhor për kryetar partie në qershor të vitit të kaluar.
“Unë vetë votova për Eleina Qiricin. E di pse? Sepse Paloka ka deklaruar se ka futur duart në procesin zgjedhor për kryetar partie në qershor të vitit të kaluar”, u shpreh Kadilli.
VIDEO | Inter fitoi ndeshjen e çmendur, Asllani shënon, por nuk mjaftonNë prog të javës së 36-të të Serie A, Inter mundi Empolin 4-2 me përmbysje dhe, të paktën deri të dielën në mbrëmje, kaloi në krye të renditjes me një pikë përpara Milanit.
Nisje shokuese për zikaltërit, të cilët pas 5′ minutash e panë veten në disavantazh me Pinamonti.
Mesfushori i kombëtares, Kristjan Asllanit në minutën e 28′ dyfishoi shifrat.
Autogol i Romagnolit në minutën e 40′ rihapi ndeshjen, ndërsa Lautaro Martinez (45′) ribalancojnë ndeshjen.
Sulmuesi argjentinas gjeti golin e dytë në minutën e 64-të duke ndezuar “San Siro” pas disa pritjeve të shkëlqyera të Vicario. Sanchez në të 94’, kompletoi pokerin. /zoom.al/
LISTA E PLOTË/Si janë ndarë deputetët demokratë në tre grupe kundërshtare?Mbledhja e sot e Këshillit Kombëtar të zgjedhur nga Kuvendi i 30 prillit, ashtu si mbledhja e grupit të PD-së që mbajti punimet një ditë më parë, konfirmoi edhe një herë përçarjen e madhe që ekziston mes deputetëve demokratë.
Mbledhjen e Këshillit e bojkotuan plotë 36 deputetë, ose shumica e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Çka tregon se i vetmi forum brenda PD-së të cilin Berisha nuk e kontrollon dot është pikërisht grupi parlamentar.
Por jo të 36 deputetët që munguan sot janë pjesë e palës kundërshtare të Berishës në grup. Kjo pasi aktualisht grupi është i ndarë në tre pjesë, ku pjesa më e madhe janë mbështetësit e ish-kryetarit të partisë, Lulzim basha. Ky grup përbëhet nga 22 deputetë, duke përfshirë edhe vet Bashën.
Ndërkohë që Berishën ,brenda grupit parlamentar, e mbështesin 14 deputetë, të cilët tashmë njihen edhe si pjesë e Rithemelimit.
Përveç dy grupimeve kundërshtare, në grupin e PD eksiston edhe një palë e tretë ku bëjnë pjesë ata që deri më tani nuk janë me asnjë palë ose janë të pavendosur. Në këtë grup bëjnë pjesë 16 deputetë.
Deputetët që mbështesin Bashën
1.Lulzim Basha
2.Jorida Tabaku
3.Dhurata Cupi
4.Oriola Pampuri
5.Emilia Koliqi
6.Lindita Metaliaj
7.Merita Bakiu
8.Kastriot Piroli
9.Seladin Jakupllari
10.Sajmir Korreshi
11.Dashnor Sula
12.Zheni Gjergji
13.Eralda Tase Bano
14.Kreshnik Collaku
15.Enkelejd Alibeaj
16.Arber Agalliu
17.Ferdindand Xhaferri
18.Gazment Bardhi
19.Lefter Geshtenja
20.Flamur Hoxha
21.Ilda dhori
22.Andia Ulliri
Rithemelimi
1.Flamur Noka
2.Edi Paloka
3.Tritan Shehu
4.Albana Vokshi
5.Luciano Boçi
6.Edmond Spaho
7.Luan Baçi
8.Agron Shehaj
9.Sorina Koti
10.Oerd Bylykbashi
11.Isuf Cela
12.Bujar Leskaj
13.Belind Kelliçi
14.Sali Berisha
15.Elda Hoti
Deputetët e pavendosur
1.Grida Duma
2.Ervin Salianji
3.Agron Gjekmarkaj
4.Flutura Acka
5.Ina Zhupa
6.Alfred Rrushaj
7.Kasem Mahmutaj
8.Xhelal Mziu
9Helidon Bushati
10.Greta Bardeli
11.Bledion Nallbati
12.Fation Veizaj
13.Ilda Dhori
14.Tomor Alizoti
15.Zef Hila
16.Radamadan Lika
Vuçiç: Deklaratat e Putin-it për Kosovën rrisin presionin mbi ne
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij “është nën presion gjithnjë e më të madh” për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se situata në Serbi “ka ndryshuar për të keq”, pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Ky i fundit, më 26 prill, e ka krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas.
Rusia, ashtu si edhe Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Duke iu drejtuar kombit, pasditen e së premtes, Vuçiq tha se “i gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të shkojë shpejt kah njohja e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i thotë Putinit se Kosova nuk mund të krahasohet me atë që po ndodh në territorin e Ukrainës”.
Sipas tij, “një numër i vogël vendesh thonë se janë në favor të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës” dhe se “një numër në rritje kërkon njohje reciproke”.
Vuçiq tha se Serbia “po paguan çmim të lartë” edhe për faktin se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka sanksionuar shtetin rus, me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.
Fjalimi i Vuçiqit pason qëndrimin e tij në Berlin më 4 maj.
Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pritur në takime të ndara nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Ky i fundit ka porositur se njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Kurti, pas takimit, ka thënë se “njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund të procesit të negociatave me Serbinë”.
Vuçiq, në anën tjetër, ka thënë se Serbia “do të bëjë të pamundurën për të arritur një zgjidhje kompromisi”.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011.
Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren./REL/
Nga Topalli me syze dielli tek ngritja në këmbë kur vjen Berisha, momentet pikante nga KëshilliNë mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD ishin të pranishëm 203 persona, anëtarë e deputetë. Siç shihet nga pamjet, në momentin që vjen ish-kryeministri Sali Berisha, të pranishmit u ngritën në këmbë për ta përshëndetur.
Të pranishëm ishin edhe figurat e vjetra të PD-së, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, të cilët iu ribashkuan sërish selisë blu që në Kuvendin e 30 prillit.
Ajo që bie në sy, është ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila erdhi dhe qendroi në mbledhje me syze dielli. Ndoshta ska dashur që t’i duken lotët e emocioneve për ritkhimin në selinë blu.