zoom

Day ArchiveVIDEO | Bonjour Benzema, Reali fiton ndeshjen e çmendur ndaj City-t dhe shkon në Paris

Real Madridi është në finalen e Champions League për herë të 17-të në historinë e tyre.

Në një sfidë të pabesueshme, plot emocionue, skuadra e Ancelottit eliminoi Manchester City-n e trajnerit Guardiola në “Santiago Bernabeu”, duke fituar 3-1 në kohën shtesë.

Ecuria e ndeshjes është si një film: pas suksesit 4-3 të ndeshjes së parë në Manchester, avantazhi i Mahrezit për City-n në minutën e 73-të ngriu Bernabeun.

Në të nëntëdhjetën minutë, megjithatë, në harkun prej nëntëdhjetë sekondash, Rodrygo shënoi dy gola që e çuan sfidën në kohën shtesë.

Në tridhjetë minutat shtesë penalltia e kthyer në gol nga Benzema mjaftoi për përfundimin e mrekullisë.

Në Paris, Real Madrid dhe Liverpool do të luajnë për trofeun e Champions League. /zoom.al/

 

Liverpool ???? Real Madrid…

The 2022 #UCLfinal is set! ????#UCL pic.twitter.com/GYFrvIHsUh

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 4, 2022

Rusia shpall 3 ditë armëpushim në Azovstal, të evakuohen civilët

Rusia ka shpallur tre ditë armëpushim në fabrikën e ccelikut në Azovstal për të lejuar civilët të largohen.

Armëpushimi do jetë në fuqi në datat 5, 6 dhe 7 maj.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Ndërkohë që këtë të mërkurë, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky pati një bisedë telefonike me kreun e OKB-së, Antonio Guterres, të cilit i kërkoi ndihmë që procesi i evakuimit të mos ndërpritet.

“Eksitohen vetëm nga imazhet pornografike”/ Të rinjtë bëjnë më pak seks për disa arsye

Një studim i fundit ka treguar se gjithnjë e më shumë po ulet numri i marrëdhënieve seksuale në mesin e të rinjve, dhe shkaku për këtë është shqetësues!

Adoleshentët australianë po kryejnë marrëdhënie më pak se gjysma e herëve që kryejnë prindërit e tyre dhe kjo për shkak të mediave sociale, aplikacioneve për lidhjet online dhe pornografisë, sipas ekspertëve.

Rreth 40 për qind e njerëzve midis moshës 18 dhe 24-vjeçare nuk kanë bërë kurrë seks. 15 për qind bëjnë seks një herë në muaj në krahasim me moshën 40 deri në 49-vjeçare, 30 për qind e të cilëve bëjnë seks një herë në muaj, sipas sondazhit të Australian Talks ku u morën në studim 50,000 njerëz .

Susan Tuckwell, një terapiste seksi në Sidnej, tha se pornografia në internet po ndryshon mënyrën se si njerëzit qasen ndaj seksit. Ajo tha se disa njerëz “mund të eksitohen vetëm nga imazhet pornografike” ndërsa të tjerët nuk mund ta ekspozojnë marrëdhënien e tyre nga bota dixhitale në atë reale./L.K

/Zoom.al

 

Magjia e Bernabeut, Reali fiton me përmbysje 2-1 ndaj City-t dhe e dërgon ndeshjen në shtesë

Real Madrid, bën të paimagjinueshmen në Santiago Bernabeu, duke shënuar dy gola në harkun e një minute, 90’ dhe 91’ për ta dërguar ndeshjen në shtesë.

Heroi i takimit ishte braziliani Rodrygo, i cili hyri nga stoli për të elektrizuar Madridin.

⏸️ AFTER 90 MINUTES ⏸️

There’s more to come! Extra time to follow…

Who’s winning this? ????#UCL

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 4, 2022


City kaloi në epërsi me Mahrez në minutën e 73’ dhe krijoi përshtyjen se “qytetarët” do të shkoni në finale të Champions.

Por në skenë ngjitet Rodrygo, i cili me një dopietë e dërgoi lojën 2-1, rezultatin e përgjithshëm 5-5 dhe lojën në shtesë. /zoom.al/

Policia greke arreston shqiptaren me Rolex 85 mijë euro në dorë, ishte grabitur në Danimarkë

Një shqiptare e cila kishte dërguar për riparim orën e saj Rolex në një nga dyqanet e Athinës është ndaluar nga policia greke.

 Arsyeja e prangosjes së shqiptare lidhet me grabitjen e bujshme të ndodhur në Kopenhagen të Danimarkës në vitin 2017, kur tre persona të një bande ndërkombëtare, pjesë e ‘Panterave Rozë’ hynë brenda një argjendarie dhe morën 50 ora.

Policia greke në bashkëpunim me Europolin po kërkon të bjerë në gjurmët e autorëve që grabitën argjendarinë më 13 nëntor të 2017-s ku tre autorët e grabitjes nën kërcënimin e armëve dhe sprajit me piper vodhën orët e shtrenjta.

Njëra prej tyre është gjetur 5 vite më vonë në përfaqësinë zyrtare të orës zvicerane në Athinë dhe policia veproi menjëherë. Policia greke sekuestroi orën duke ia dorëzuar autoriteteve daneze, ndërkohë që hetimet nga Departamenti i Krimeve kundër Pronës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës, vijojnë.

Njoftimi i policisë greke: Pas një hetimi nga Departamenti i Krimeve kundër Pronës të Drejtorisë së Sigurisë në bashkëpunim me autoritetet daneze u zbulua dhe u konfiskua ora me vlerë 85 mijë  euro, që ishte dërguar për riparim në një nga dyqanet e ROLEX në Athinë.

Ora e sekuestruar është pjesë e një koleksioni orësh të grabitura me armë më 13.11.2017 në një argjendari në Kopenhagen të Danimarkës nga tre persona.

Ora e konfiskuar iu dorëzua autoriteteve daneze. Hetimet paraprake kryhen nga Departamenti i Krimeve kundër Pronës pranë Drejtorisë së Sigurisë”.

Ngjarja në Kavajë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhur

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e sotme që ndodhi në Kavajë ku një i ri humbi jetën në ambientet e komisariatit të policisë.

Policia bën të ditur se Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano ka dërguar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë, një grup inspektimi, të përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar.

Reagim i Policisë së Shtetit

Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku në dhomat e sigurisë u gjet pa shenja jete, shtetasi I. M., i dyshuar si i vetëvarur, i cili ishte ndaluar mesditën e sotme, informojmë se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dërguar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë, një grup inspektimi, të përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Veprimet hetimore po kryhen nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Policia e Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar dhe e interesuar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Dy tërmete godasin Shqipërinë, ja sa ballë ishin

Dy tërmete kanë goditur veriun e Shqipërisë mbrëmjen e së mërkurës.

I pari ka qenë 3.4 ka qenë forca e tërmetit që ka goditur Lezhën dhe 3.5 tërmeti i dytë që ka goditur Shkodrën.

Tërmetet jane ndier nga qytetarët, por fatmirësisht nuk kane shkaktuar dëme.

Konferenca e gabuar e Longos

OPINION nga: Altin Sulçe

Diego Longo nuk do ta bëj gjumin e qetë sepse skuadra e tij, Kukësi humbi një ndër finalet e Euopës, ndeshjen me Partizanin, brenda në shtëpi.

Në fakt këtë ndeshje trajneri Longo e humbi, ose më sakt e udhëhoqi gabim, që në konferencën për shtyp, duke bërë një gafë amatoreske.

Nxori rrobat e palara të klubit, – gjithnjë siç pretendon ai, për t’i larë para kamerave.

Në gjuhën e futbollit shkaktoi një penallti, ende pa filluar ndeshja.

Atmosfera u rëndua në ekip pas humbjes së rëndë me Teutën, dhe pjesës së parë shumë të dobët me Partizanin.

Ekipi kërkonte moral, por italiani bëri të kundërtën.

Duket se është i pamësuar me presionin si trajner i parë. Është tjetër gjë të shohësh dhe tjetër ta bësh vetë.

Por Diego mori edhe një karton nga presidenti Safet Gjici, i cili tha për “Supersport”:

“Mesazhi që i jap është të mos merret me deklaratat por të marrë përgjegjësinë për rezultatet, ajo që i them është të mbyllë kampionatin dhe të arrijë objektivin, sepse kam besim te lojtarët. I pata thënë që në fillim mos mendo që këtë sistem loje nuk do ta kuptojnë kundërshtarët. Është trajner i mirë, shumë punëtor, por humb kohë me gjëra të tjera që nuk i takojnë. Për problematikat e tjera Kukësi ka njerëz të tjerë, një staf që merret me to”, deklaroi Gjici. /zoom.al/

Tjetër aksident në Lezhë, plagosen dy fëmijë

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Dy makina janë përplasur me njera tjetrën, pranë fshatit Gajush.

Nga të dhënat e para mësohet se sipasojë e përplasjes janë plagosur dy fëmijë.

Rama hedh në gjyq ish-bletën e tij punëtore në Drejtorinë e Tatimeve

Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve, aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim është “shënjestra” më e fundit e kryeministrit Edi Rama në listën e padive të tij për “shpifje”.

Padia e firmosur nga kreu i qeverisë kundër asaj që kur drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e nderoi me çmimin “Bleta e artë”, është depozituar në Gjykatën Civile të kryeqytetit pak ditë më parë.

Burime pranë Gjykatës bënë me dije për A2 së në padi kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës.

Duke i cilësuar si shpifëse dhe të pabaza disa nga deklarimet e Shehajt, Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë prej saj.

Pas regjistrimit në gjykatë shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Teuta Hoxha për shqyrtimin e padisë, ndërkohë që ende nuk ka është caktuar një datë për seancën e parë.

Prej vitit 2018, kur u zotua për të mos kursyer paditë për shpifjet kundër tij, Rama ka depozituar më shumë se 20 padi në Gjykatën e Tiranës, me palë të paditur kundërshtarët e tij politikë.

Deri më tani ai ka fituar një përballje me Sali Berishën dhe ato me Jorida Tabakun e Arben Imanin, ndërsa paditë e tjera janë ende në shqyrtim.