Aplikacion
Manchester United regjistroi fitoren më të thellë në drejtimin e Ralf Rangnick (në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi), pasi “Djajtë” mundën 3-0 Brentford në “Old Trafford”.
Një hapje e shkëlqyer e lojës me gol nga Bruno Fernandes u pasua nga një penallti në pjesën e dytë nga Cristiano Ronaldo dhe goli i parë i Raphael Varane me United, e vendosi fitoren në kasafortë, 3-0.
Ronaldos gjithashtu iu anulua një gol pasi kaloi në 18 gola në Premier League, katër prapa liderit për Këpucën e Artë, Mohamed Salah.
Rezultati mban gjallë shpresat e vogla të United për kualifikim në Champions League të paktën deri në fundjavën e ardhshme, ndërsa Brentford mund të rrezikoj mbijetesën, edhe pse 40 pikët e tyre janë pothuajse me siguri të mjaftueshme për të ruajtur statusin e tyre si një klub i Premier League.
Për ndeshjen e tretë radhazi, tifozët vendas protestuan kundër pronarëve të klubit, por ndërsa pati shumë brohoritje kundër Glazer. /zoom.al/
Buzëqesh Shqipëria, UEFA jep lajmin e madh për kuqezinjtëNjë lajm pozitiv për kombëtaren dhe trajnerin Edi Reja, në prag të Ligës së Kombeve.
UEFA ka njoftuar sot se Rusia do të renditet e fundit në grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombëve, ku gjendet edhe Shqipëria.
Kuqezinjve tashmë kanë mundësi reale për të synuar vendin e parë në këtë grup.
UEFA ka përjashtuar të gjitha ekipet kombëtare të Rusisë, si të meshkujve, ashtu edhe të femrave, dhe klubet e ruse nga kompeticionet e saj për shkak të luftës me Ukrainën.
“Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Ligës B dhe automatikisht do të renditet e katërta në këtë grup. Për rrjedhojë, ata do të bien në fund të fazës së grupeve dhe do të renditen në vendin e 16-të dhe të fundit të Ligës B”, lexohet në vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.
Ndërkaq oferta e Federatës Ruse për të organizuar Euro 2028 ose Euro2030 është hedhur poshtë nga qeveria europiane e futbollit. /zoom.al/
Ish-agjenti i KGB-së: Putini si Stalini, i prirur për t’u çmendurTeksa kriza e luftës po thellohet dhe lëvizjet e Moskës po shqetësojnë Perëndimin, skenarët për shëndetin e liderit rus, Vladimir Putin sa vijnë e po shtohen.
Sipas një agjenti të KBV-së, që tashmë strehohet dhe jeton në një vend Perëndimor, Putini, vuan nga parkinsoni dhe demenca në fazat e hershme.
Ai në fakt e krahasoi atë me Stalinin për temën e obsesioneve dhe prirjes për çmenduri.
Ish-agjenti tha se njerëzit e afërt të Putinit mund të mos informohen qëllimisht për gjendjen e të fuqishmit në Kremlin.
Pavarësisht se zëdhënësi i tij këmbëngul se gjendja shëndetësore e presidentit rus është “e shkëlqyer”, një sërë videosh dhe fotosh duket se e zhbëjnë këtë pretendim.
Megjithatë, duke folur për British Sun, Boris Karpitskov tha se presidenti rus është i çmendur dhe i fiksuar pas “ideve paranojake”.
“Ai i sheh të gjithë, duke përfshirë ata brenda shërbimeve ruse të sigurisë,” tha ai.
“Putini nuk dëshiron të informojë bashkëpunëtorët e tij për ndonjë problem shëndetësor në mënyrë që të ruajë imazhin e një njeriu të fortë”, shtoi Karpitskov.
Imazhi jo shumë i mirë i shëndetit të Putinit, si dhe sjellja e tij “e pashpjegueshme”, sipas ish-agjentit të KGB-së, mund të jetë për shkak të sëmundjes së Parkinsonit dhe kancerit, dhe zëri i tij – shton ai – ndez spekulime.
“Unë nuk jam mjek, por ka shqetësime serioze se Putini vuan nga një sërë sëmundjesh fizike – ndoshta lëndime sportive që në moshë të re”, tha ish-agjenti i KGB-së.
Në të njëjtën kohë ai theksoi se presidenti rus njihet për fiksimin e tij me detajet, por edhe për dyshimin e tij.
“Ai është aq dyshues dhe obsesiv saqë tani mund të krahasohet me tiranin Stalin”, tha në veçanti Karpitskov. /GazetaExpress/
Noka publikon draftin ”sekret” dhe akuzon Bashën, reagon Alibeaj: Ja e vërteta!Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur sot se një draft për Reformën Zgjedhore ka ardhur pas një konsulte mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Dhërmi, një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD.
Ndërkohë, Zoom.al ka siguruar reagimin e deputetit Enkelejd Alibeaj në grupin e “whatsapp” të deputetëve të PD.
Alibeaj i ka cilësuar këto deklarata si të pa vërteta. Ai thotë se kjo është një sajesë e ulët dhe e pa precedentë, ndërsa shton se tentohet të vazhdohet me axhendën e përçarjes.
Reagimi i Alibeajt:
Të nderuar kolegë,
Nga zyra e shtypit jam informuar për një shpifje të thënë në një emision televiziv nga deputeti Flamur Noka, drejtuar ndaj meje dhe kolegëve Tabaku dhe Bardhi. Dua të informoj secilin prej jush, se kjo është një sajesë e ulët, e padenjë për një demokrat dhe e paprecedentë. Unë dhe asnjë koleg në PD, nuk kemi asnjë lidhje me dokumentin e gënjeshtër që konsiderohet “sekret”, por që është në fakt në dorën e atij që e ka sajuar, për të përbaltur kolegët dhe për të trajtuar si budallenj demokratët. Këto sajesa janë të denja për sigurimin e shtetit, e mesa duket vazhdohet me axhendën e përçarjes, por s’kanë qenë dhe as mund të jenë metoda funksionimi në PD.
Akte të tilla, sajesa të tilla duhet të turpërojnë cilindo që i sajon. Ndjeva domosdoshmërinë që indinjatën time mbi këtë sajesë ta ndaj me secilin koleg të Grupit Parlamentar. Ndjesë për shqetësimin në këtë ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë, por që mendjet e liga nuk të lenë të qetë as në një ditë të shenjtë. Ju uroj një natë të qetë.
“Jam me ilaçe dhe shumë e sëmurë”/ Celine Dion trondit fansat me rrëfimin e sajArtistja Celine Dion ka bërë të ditur se po lufton me ngërçet e muskujve dhe se rikuperimi i saj nuk po shkon ashtu siç priste. Për shkak të problemeve shëndetësore, asaj iu desh t’i shtynte koncertet nëpër Evropë.
https://www.instagram.com/p/Cc7rnJjgbM-/
“Më vjen keq që duhet ta ndryshojmë edhe një herë turneun tonë të planifikuar në Evropë. Së pari na u desh të shtynim koncertet për shkak të pandemisë, dhe tani duhet të shtyjmë disa për shkak të problemeve të mia shëndetësore. Fatkeqësisht, disa do të më duhet t’i anuloj”, ka thënë ajo në një video të postuar në Instagram.
Këngëtarja ka treguar se është ende duke marrë ilace e se shërimi mund të zgjasë më shumë seç e priste. Turneu do të nisë në shkurt të vitit të ardhshëm. Koncertet zgjasin deri në prill, kur Celine do të bëjë një pushim. /L.K
/Zoom.al
Plagosen me sende të forta babai dhe dy djemtë në Sarandë
Tre persona janë paraqitur të plagosur në spitalin e Sarandës, mbrëmjen e kësaj të hëne.
Të plagosurit janë Shaban Avduli dhe dy djemtë e tij të cilët mësohet se kanë marrë plagë të shumta.
Dyshohet se plagët janë shkaktuar nga sulme me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në Çuke, në Sarandë dhe se autor i ngjarjes dyshohet shtetasi S. Gj, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Bëhet me dije se 62-vjeçari Shaban Avduli ka marrë plagë në kokë. Ndërsa 37-vjeçari Florenc Avduli ka marrë plagë në dorë, ndërsa djali tjetër mësohet se ka pësuar shembje në brinjë./zoom.al
VIDEO/ Godet macen me shkelm dhe e hedh në det, shqiptari rrezikon 10 vite burg në GreqiNjë shqiptar në Greqi rrezikon të gjobitet me 50 mijë euro ose të dënohet me 10 vite burg, për shkak të një shakaje pa kripë, që ka bërë me një mace.
Një video e bërë virale në rrjet, tregon momentin kur një shqiptari ulur në një tavernë greke fillimisht gënjen macen me ushqim, dhe sapo ajo afrohet e godet me shkelm duke e hedhur në det
Για την πλάκα τους κλωτσάει το ζώο και το ρίχνει στην θάλασσα. Κανείς δεν τον σταματάει, όλοι γελάνε. Ξέχασε όμως ότι πλέον είναι κακούργημα και τιμωρείται με ποινή φυλάκισης έως 10 έτη και πρόστιμο έως 50.000 ευρώ.
Ενημέρωσα ήδη το @CyberAlertGR @hellenicpolice pic.twitter.com/50fw6Bauko— Stamatina Stamatakou (@StamatinaSs) May 2, 2022
Video ka irrituar publikun, ndërkohë që shqiptari duke ju referuar ligjeve greke pritet të marrë një dënim të rëndë, i cili varin nga një gjobë 50 mijë euro deri në 10 vite burg.
Ndodh edhe kjo, vidhet xhamia në natën e BajramitKOSOVË- Dera e xhamisë u hap që xhemati ta kryejë namazin e fundit në natën e Bajramit. Por aty besimtarët u ndeshën me një pamje të papritur e të pakëndshme.
Kasaforta në të cilën mbahen paratë e xhamisë, ishte e hapur e hajdutet kishin marrë krejt ça kishte.
Përgjegjësi i xhamisë së fshatit Drobesh të Vitisë, që e kishte gjetur kasafortën, është i tronditur me faktin se si xhamia u vodh pikërisht në natën e Bajramit.
Muharremi thotë se i ka lajmëruar organet policore menjëherë.
Por pasi që një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur më herët, nuk ka të dyshuar për vjedhjen.
Se në kasafortë nuk dihet sa para ishin e thotë edhe përfaqësuesi i fshatit Drobesh, Bislim Bislimaj.
Si do që të jetë, ai e quan akt të shëmtuar vjedhjen e parave në muajin e Ramazanit.
Në anën tjetër, nga Policia Rajonale e Gjilanit kanë njoftuar se rasti është nën hetime.
Komuna e Vitisë përballet tash e disa herë me vjedhje të tilla të xhamive.
Kufizime për ministrat, Rama u ndalon takimet me biznesmenëMinistrave do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmenë. Ata s’mund të pranojnë bileta të paguara nga persona dhe kompani private apo të frekuentojnë bare e restorante gjatë ditëve të punës.
Në mënyrë specifike ministrave iu ndalohet bixhozi: Ata nuk duhet të hyjnë në asnjë ambient lojërash fati.
Po ashtu ata duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Nëse anëtari i kabinetit do të bëjë një nga këto shkelje, ose duhet të kërkojë ndjesë publike ose do shkarkohet menjëherë nga detyra.
Rregullat e paralajmëruara nga Kryeministri Edi Rama në nisje të mandatit të tretë të qeverisjes, dhe të miratuara në shtator të vitit të shkuar nga Këshilli i Ministrave kanë hyrë në fuqi të premten e 29 prillit.
“Kodi i Ri Etik” lejon takimin me grupe biznesi vetëm në prani të 2 nëpunësve publikë të cilët mbajë minutat e takimeve, identitetin e personave dhe shënojnë në një regjistër të posaçëm çështjet e diskutuara.
Ministrat do të ndalohen tashmë ligjërisht të udhëtojnë me “Bussines Class” brenda Europës, të përdorin sallën VIP të aeroportit apo makinën e punës për familjarët në momentin që nuk janë vetë të pranishëm.
Kryeministri ka ndaluar dhe organizimin e festave për personelin me fondet e buxhetit apo pushimet jashtë vendit. Frekuentimi i bareve dhe restoranteve do të lejohet gjatë pushimeve zyrtare vetëm në rast të eventeve familjare dhe shoqërore, apo aktivitete që lidhen me punën dhe që është marrë leje.
Të gjitha dhuratat që marrin ministrat do të përdoren si dekor për zyrën ose të dorëzohen në kryeministri.
Edhe punonjësit e administratës ndalohen që të bëjnë veprime jo etike dhe të ekzagjeruar në bare e restorante, të frekuentojë ambiente të padenja, të takohen me grupe interesi, apo të publikojë në rrjete sociale video dhe foto të papërshtatshme të ambientit të punës.
Kush do të jenë kandidatët përballë Berishës në PD? Spaho zbulon emratIsh-kryeministri Sali Berisha mbetet kandidati kryesor për kreun e PD, por përballë tij priten edhe emra të tjerë. Po cilët janë emrat e mundshëm?
Duket se këtë kuriozitet e ka shuar disi, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili bën pjesë në Komisionin e Rithemelimit.
Teksa ka qenë i ftuar në Ora News, Spaho rrëfeu se ka dëgjuar se pjesë e garës do të bëhen edhe Fatbardh Kadilli me Ervin Kullurin.
Ish-nënkryetari i selisë blu u shpreh: “Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Ervin Kullurin”.
Të dy emrat e përfolur janë të njohur në PD, si kritikë të deklaruar hapur të ish-kryetarit Lulzim Basha./zoom.al