zoom

Day ArchiveDetaje nga plagosja e Dedë Pllanajt në Shkodër

Dedë Planaj ka qenë duke qëndruar i ulur tek karburanti ku punonte në momentin kur është qëlluar me pistoletë.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç” Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e autorit/ve zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

I plagosuri në Shkodër, kushëriri i “kumbarit” që u ekzekutua me 30 plumba

I plagosuri mbrëmjen e sotme në Shkodër është Dedë Pllanaj, i cili mësohet të jetë kushëriri i parë i “kumbarit” të drogës, Bardhok Pllanaj. Ky i fundit u ekzekutua me 30 plumba në mbrëmjen e 4 prillit të vitit 2021.

Kush është Bardhok Pllanaj?

I njohur si “kumbari” i Shkodrës, më datë 03.12.2018 ai u arrestua me akuzat e pastrimit të parave, falsifikimit dhe ndërtimit të paligjshëm, ndërkohë që iu sekuestrua një pallat 10 katësh me vlerën 2 milionë euro, por edhe disa makina luksoze.

Pesë vite më parë Pllanaj trazoi politikën pasi opozita akuzoi maxhorancën se biznesmeni i cili kërkohej nga policia si i dyshuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë, operacioni i koduar “Laguna e Vilunit”, ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Bardhok Pllanaj qëndroi vetëm pak ditë në burg pas arrestimit ne dhjetor te 2018, pasi gjykata e ndryshoi masën e sigurisë pas komplikacioneve në zemër.

Si u krye ekzekutimi i tij?

Bardhok Pllanaj u vra mbrëmjen e 4 Prillit pranë shtëpisë së tij në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, ku u qëllua me më shumë se 60 plumba, 30 prej të cilave i ka marrë në trup.

Në video shihet momenti kur Pllanaj qëllohet me breshëri arme nga pas, teksa është duke lëvizur me makinën e tij tip ‘Range Rover” poshtë shtëpisë së tij. Autorët që e kanë ndjekur me një mjet tip “Volsvagen Passat” me targa italiane e kanë qëlluar fillimisht në ecje dhe Pllanaj ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e të shtënave, duke u përplasur me një biznes anës rrugës. Më pas autorët i kanë dalë në pjesën anësore duke e qëlluar sërish dhe më pas kanë ikur.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur

Mbrëmjen e sotme janë raportuar të shtëna me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se personi i plagosur është shtetasi Dedë Pllanaj, i afërm i Bardhok Pllanajt, që u ekzekutua para disa muajsh.

I plagosuri ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e parë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën vlerësimet e duhura për përcaktimin e rrethanave të saj.

Menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit/ Reagon Fondi Shqiptaro-Amerikan

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Sipëmarrjeve (AAEF) ka reaguar për herë të parë pas debateve dhe akuzave të bëra nga palë të ndryshme sa i përket menaxhimit të Parkut të Butrintit.

Deklarata e Plotë:

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Sipëmarrjeve (AAEF) u krijua në vitin 1995 sipas Aktit të Mbështetjes për Demokracinë e Evropës Lindore (SEED Act), miratuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në 1989, me një kapital fillestar prej 30 milionë USD. Fondi krijoi dhe investoi në një sërë sektorësh si banka, sigurime, aeroport, karta biometrike identifikimi, etj. Si rezultat i suksesit të tij, në vitin 2009 Qeveria e SHBA vendosi që të gjitha fitimet e krijuara nga Fondi do të shërbenin për të krijuar një organizatë jofitimprurëse, të përhershme të quajtur Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) me synimin për të mbështetur zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri nëpërmjet 4 programeve kryesore: Edukim, Lidership, Sipërmarrje, Turizmi Kulturor dhe Ekologjik.

AADF nuk është një sipërmarrje fitimprurëse. Synimi i Fondacioni është përmirësimi i jetës së shqiptarëve nëpërmjet projekteve që ai zhvillon. Të gjitha fondet që ai menaxhon qëndrojnë në Shqipëri si një dhuratë e popullit amerikan ndaj popullit shqiptar. Fondacioni udhëhiqet nga një Bord Administrimi, ku marrin pjesë qytetarë amerikanë dhe shqiptarë, të cilët kontribuojnë me kohën e tyre pa shpërblim. AAEF dhe AADF kanë 27 vjet që operojnë në Shqipëri vetëm në interes të popullit shqiptar. Fondi dhe Fondacioni kanë bashkëpunuar me secilën qeveri shqiptare dhe me cilëndo opozitë. Që nga themelimi në vitin 2009, AADF ka mbështetur 70 projekte dhe ka angazhuar rreth 100 milionë dollarë. Nëpërmjet projekteve të tij, AADF ndihmon mbi 400,000 nxënës e studentë dhe
mbështet pothuajse 1,000 biznese në të gjithë vendin. Projektet arsimore përfshijnë disa nga modelet më të avancuara në botë si Junior Achievement, TUMO, SDA Coding Academy dhe më shumë. Projektet e trashëgimisë kulturore përfshijnë rivitalizimin e qendrave kryesore të qyteteve historike në vend si në Shkodër, Krujë, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Durrës. Projekte të tjera kanë zhvilluar dhe mbështetur instalimin e sistemeve të biletave elektronike në 10 site të trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë, ngritjen e Muzeut Fotografik Kombëtar Marubi, mbështetjen për aplikimin dhe regjistrimin e pesë elementeve të
Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Shqiptare në UNESCO, etj.

AADF ka kontribuar në Parkun Kombëtar të Butrintit që prej vitit 2009. Qëllimi ynë është të mbështesim ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e Butrintit si siti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë, institucionet shqiptare, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, Fondacioni ka sjellë një nga modelet më të suksesshme për trashëgiminë kulturore në Butrint. AADF ka kontribuar 1.2 milionë USD për instalimin e kamerave, infrastrukturës turistike dhe tabelave, rehabilitimin mjedisor të rrugës së re, sistemet e biletave elektronike dhe zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Integruar. Falë këtyre ndërhyrjeve Parku ka shënuar rritje të të ardhurave, përmirësim të transparencës, ulje të korrupsionit dhe një cilësi më të lartë shërbimesh.

Faza e dytë e angazhimit të AADF ndaj Butrintit synon të mbështesë dhe të ruaj Parkun në afatin e gjatë. AADF mbështeti hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit (IMP), i cili iu dorëzua për konsultim Qendrës së Trashëgimisë Botërore (UNESCO). Plani u rishikua nga dy organet konsultative të UNESCO, ICOMOS dhe ICCROM, dhe u miratua nga Qeveria e Shqipërisë.

Pronësia dhe kontrollin mbi Butrintin, ashtu si me të gjitha sitet kulturore në Shqipëri, nuk ndryshon. IMP siguron arkitekturën e nevojshme për mbrojtjen e Parkut, promovon transparencën dhe garanton që të ardhurat e krijuara të përdoren për zhvillimin e tij në përputhje me standardet e një siti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Pas miratimit të Planit nga Qeveria e Shqipërisë, AADF do të kontribuojë me 5 milionë USD të tjera, në mënyrë që Parku Kombëtar i Butrintit të njihet: “…si një model i qëndrueshëm menaxhimi për zonat me elementë kulturorë dhe natyrorë, duke u bërë një qendër për ofertën turistike rajonale dhe duke u ofruar vizitorëve një eksperiencë unike, duke angazhuar komunitetet lokale dhe institucionet financiare, dhe duke shërbyer edhe si model për parqet e tjera në Shqipëri.”

Projekti i Butrintit është një shembull i rëndësishëm se si AADF shërben si katalizator, duke ofruar fonde dhe njohuri për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe shërbimeve të qytetarëve shqiptarë duke rritur transparencën dhe ulur korrupsionin nëpërmjet disa prej modeleve më të avancuara të menaxhimit dhe ekspertizës në botë.

Përpos debateve, ka mbërritur në Kuvend projektligji për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi.Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

 

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit

Ukraina ka shkëmbyer këtë të shtunë të tjerë burgosur me Rusinë. Lajmi është konfirmuar nga zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

Sipas mediave të huaja, të paktën 7 ushtarë ukrainas dhe 7 civilë u rimorën, duke përfshirë edhe një grua shtatzëne.

Megjithatë, Vereshchuk nuk tregoi se sa ishte numri i rusëve të përfshirë për shkëmbimin.

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer të burgosur disa herë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.

 

 

Të enjten, Ukraina tha se Rusia kishte dorëzuar 33 ushtarë.

Këshilli Kombëtar i PD-së, nis numërimi i votave për 420 kandidatët

Pas përfundimit të votimit, ka nisur numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD.

Në garë ishin 420 kandidatë, nga të cilën do të zgjidhen 150.

E jashtëzakonshme, Tirana Volej shpallet kampione e Shqipërisë pas 28 vitesh

Tirana është shpallur mbrëmjen e sotme kampione e Shqipërisë në volejboll për meshkuj.

Ky ishte titulli i dhjetë në histori për skuadrën bardheblu dhe që kthehet pas 28 vitesh te Tirana (hera e fundit viti 1994).

Këtë sezon bardheblutë e dominuan kampionatin dhe e merituan këtë trofe, i dyti pas Kupës së Shqipërisë, fituar dy muaj më parë.

Bardheblutë e trajnerit Sako fituan sot 3-2 ndaj Erzenit në finalen e katërt play off, ndeshje e luajtur në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës.

Në total, Tirana fitoi 3-1 me ndeshje ndaj rivalëve shijakas. Gjithsesi, finalja e sotme, që zgjati dy orë, ishte tejet dramatike, me emocione e rivalitet deri në pikën e fundit.

Tirana vuan, por arrin t’i fitojë dy setet e para me rezultatin e njëjtë 25-23, sete ku gjithçka ishte e ekuilibruar deri në pikët e fundit.

Erzeni nuk dorëzohet dhe rihap ndeshjen, duke fituar 25 21 setin e dytë. Më pas, shijakasit rikthejnë ekuilibrat në parket, duke fituar edhe setin e katërt 25-15.

Barazim 2-2 dhe gjithçka vendoset në setin final, ku sërish gjithçka është e ekuilibruar e rezultati barazohet në çdo pikë.

Bardheblutë kanë një epërsi të lehtë në fund, ku fitojnë 15-13 e krejt takimin 3-2, duke nisur festën në fushën e kundërshtarëve të tyre. /zoom.al/

Meshkuj-Finale play off

Nd.1, Tirana – Erzeni, 3-0

Nd.2, Erzeni – Tirana, 1-3

Nd.3, Tirana – Erzeni, 1-3

Nd.4, Erzeni – Tirana, 2-3

*Tirana fitoi 3-1 me ndeshje

Angelina Jolie viziton Ukrainën, takohet me fëmijët e mbetur jetimë dhe të plagosur nga lufta

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka vizituar Ukrainën për t’u takuar me fëmijët e prekur nga konflikti dhe organizatat lokale që po operojnë atje për t’i mbrojtur ata.

Jolie, e cila është një e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, u takua me fëmijë jetimë dhe të plagosur si dhe me vullnetarë dhe mjekë ukrainas që kujdeseshin për ta.

Aktorja befasoi gjithashtu njerëzit në një kafene në Lviv, në Ukrainën perëndimore.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë se ajo duke u qëndruar me fëmijët dhe duke nënshkruar autografe për ta.

 

 

Burimi: BBC

Kancer dhe Parkinson! Putin do tërhiqet disa ditë nga “drejtimi” i luftës?!

Gjenerali SVR raportoi se Putin ka kancer të barkut dhe Parkinson prej 18 muajsh.

Vladimir Putin mund të detyrohet të heqë dorë nga kontrolli i luftës në Ukrainë për ditë të tëra, pasi dyshohet se ai do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi vuan nga kanceri.

Patrushev thuhet se do të marrë kontrollin e luftës në Ukrainë, ndërsa Putini është në operacion për të trajtuar kancerin e barkut.

Ai thuhet se ka vonuar operacionin, i cili tani nuk do të bëhet para përkujtimit të Ditës së Fitores të fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore në Sheshin e Kuq më 9 maj.

Lajmi vjen mes spekulimeve se Putini do të nisë një luftë gjithëpërfshirëse në të gjithë Ukrainën dhe do të urdhërojë mobilizimin masiv të burrave të moshës ushtarake, një rrezik i konsiderueshëm politik.

Serbia ekspozon armatimet e marra nga Kina

Shefi i stafit të presidencës së Kosovës, Blerim Vela, e ka ngritur me shqetësim armatosjen e vazhdueshme dhe të pandalshme të shtetit serb. Ai, sot ka reaguar ndaj ekspozimit në Serbi të armatimit kinez.

Ekspozimi i këtij armatimi këtë të shtunë, ka nxitur shqetësime të shumta edhe te zyrtarë ndërkombëtarë.

Vela ka thënë se militarizimi i shpejtë i Serbisë është duke e rrezikuar paqen në rajon.

“Serbia publikisht ekspozoi sistemin antiraketor kinez FK-3 me rreze të gjatë veprimi. Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka pranuar dhe po operon me një sistem të tillë kinez. Serbia është duke u armatosur me shpejtësi dhe duke e rrezikuar paqen në rajonin tonë”, ka shkruar Vela përmes Twitter-it.

Armatosja e Serbisë është bërë shqetësues gjatë muajve të fundit, veçanërisht prejse nisi lufta në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare zbuluan furnizimin e fshehtë të Serbisë me armë kineze përmes rrugëve turke.

Po ashtu, armatosja e Serbisë është intensifikuar edhe nga furnizimet ruse, ndërkohë që Vuçiq është interesuar që të blejë edhe dronët modernë turq “Bayraktar”. Për këtë gjë, kishte thënë presidenti serb se ka marrë dritën e gjelbër nga presidenti turk Erdogan.

Ndërkohë, Serbia është nën presion nga SHBA dhe BE që të orientohet qartë pro Perëndimit pas luftës së Rusisë në Ukrainë. Një pozicionim i saj i qartë, nuk ka ndodhur ende, prandaj roli i saj në Ballkan po shihet ende si i rrezikshëm për stabilitetin dhe sigurinë.

❗️#Serbia publicly unveiled the recently received ???????? FK-3 long range, high altitude anti-aircraft missile system.

Serbia is the only European country to receive and operate such a Chinese weapon system.

Serbia is rapidly militarizing and endangering the peace in our region. pic.twitter.com/mS4jaObkFL

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 30, 2022