zoom

Day ArchiveArrestohet këngëtari i njohur, ja arsyeja që e çoi në pranga

Fituesi i “American Idol” Laine Hardy është arrestuar nga Departamenti i Policisë së Universitetit Shtetëror të Luizianës. NBC Neës raporton se Laine u akuzua se kishte përgjuar dhomën e konviktit të ish-të dashurës së tij. Ai u arrestua me “akuzën e përgjimit dhe zbulimit të komunikimit me telefon.”

Ish-e dashura zbuloi aparatin e përgjimit në dhomën e saj të konviktit më 7 prill dhe thirri policinë“Viktima deklaroi se pasi kishte kërkuar në google pajisjen mësoi se ishte një regjistrues i aktivizuar i zërit VR-500”, thuhet në urdhër. “Viktima raportoi se ajo beson se personi që la të dhënat atje ishte ish i dashuri/i pandehuri i saj ( Laine Hardy .)”

21 vjeçari e zbuloi lajmin se ishte nën hetim përmes një postimi në Facebook , duke thënë se LSUPD lëshoi ​​”një urdhër për shkak të akuzave të bëra kundër tij”.

Këngëtari nuk specifikoi se për çfarë akuzohej, por vuri në dukje se ishte “plotësisht bashkëpunues” me policët.

“Unë e kuptoj që karriera ime më ka vënë në qendër të vëmendjes së publikut dhe e përqafoj me gjithë zemër pasi e gjithë bota ime i përket muzikës sime dhe fansave të mi,” shkroi Hardy, i cili fitoi sezonin 17 të “American Idol” në vitin 2019 dhe njihet për hitet e tij “Memorize You” dhe “Flame.”.

Postimi i tij vazhdoi: “Megjithatë, për shkak të natyrës së ndjeshme të këtij pretendimi, me përulësi kërkoj privatësi në këtë moment. Unë kam respektin maksimal për ligjin dhe do të ndihmoj në hetimin e tyre sipas nevojës për të ecur përpara.”

Lavrov: Sanksionet nuk do të na shtyjnë të kërkojmë falje

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një interviste u shpreh se sanksionet e Perëndimit nuk do ta shtyjnë Rusinë që të kërkojë falje apo të kërkojë ndihmë.

“Të besosh se vala e fundit e sanksioneve që kanë treguar fytyrën e vërtetë të Perëndimit , siç kuptohet tashmë që ka qenë gjithmonë rusofobike, do ta ‘shtyjnë Rusinë që të bërtasë për ndihmë e të kërkojë falje’, është plani më i keq madje dhe më i keq se vetë ata. Perëndimi nuk di asgjë për politikën e jashtme të Moskës apo si të merret me Rusinë”, tha Lavrov në një intervistë për televizionin “Al-Arabiya”.

 

Pas Shqipërisë, zyrtarja e lartë amerikane shkon në Mal të Zi. Takohet me Abazoviç

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried tha në një bisedë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç se krimi i organizuar dhe korrupsioni duhet të luftohen.

 “Në qoftë se nuk punohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje, përparimi dhe demokracia e Malit të Zi do të vazhdojnë të vuajnë, ndërkaq anëtarësimi në BE do të mbetet vetëm në nivelin e aspiratave”, ka thënë Donfried.

Vizita e zyrtares së lartë amerikane në Podgoricë u organizua në ditën e parë të punës së Qeverisë së re të Malit të Zi, e cila u zgjodh në seancën e Kuvendit, më 28 prill.

Donfried, siç u njoftua në llogarinë Tëitter të Ambasadës amerikane në Podgoricë, tha se Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me Qeverinë për të siguruar përparimin e Malit të Zi në rrugën euroatlantike, duke përfshirë përshpejtimin e anëtarësimit në BE, fuqizimin e anëtarësimit në NATO dhe promovimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse dhe civile.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic tha se në fokus janë shteti i së drejtës, bashkëpunimin rajonal dhe investimet.

Gjatë bisedës me kryetaren e re të zgjedhur të Kuvendit të Malit të Zi, Donfried tha se pritet që të gjithë deputetët të marrin pjesë plotësisht në punën e Kuvendit, për të zgjidhur çështjet e vështira:

“Përfshirë përmirësimin e ekonomisë, luftën kundër korrupsionit dhe thirrjen e Rusisë në përgjegjësi për luftën brutale kundër Ukrainës”.

Kujtojmë se ish-qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiç miratoi sanksione ndaj Rusisë në fillim të prillit, me të cilat ngrihen pronat dhe burimet ekonomike të disa qytetarëve dhe kompanive ruse në Mal të Zi dhe ndalohet puna e mediave qeveritare ruse.

Më herët, më 4 mars, fluturimet u ndaluan për të gjithë avionët rusë, me çka Malin e Zi iu bashkua anëtarëve të BE-së, të cilët mbyllën hapësirën e tyre ajrore për trafikun ajror me Rusinë si përgjigje ndaj agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviç, tha se është e bindur se Mali i Zi do të vazhdojë të respektojë rrugën e tij evropiane dhe euroatlantike dhe shprehu përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së re për të punuar me përkushtim në përmbushjen e kushteve për anëtarësim në BE.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet me rastin e agresionit të Rusisë në Ukrainës dhe pasojat e mundshme për stabilitetin e rajonit. Kryetarja Gjuroviç shprehu mirënjohjen për faktin se n kemi siguri shtesë si anëtare e aleancës së NATO-s”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Malit të Zi dhe është shtuar se Donfried ka vënë në dukje rëndësinë e fillimit të një dialogu parlamentar mbi emërimet kryesore në prokurori dhe gjyqësor, si dhe për arritjen e një konsensusi të gjerë për reformimin e legjislacionit zgjedhor.

Në bisedime mori pjesë edhe Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar.

Me vizitën e tyre në Mal të Zi, Donfried dhe Escobar përfundojnë vizitën e tyre pesëditore në Ballkanin Perëndimor, e cila filloi të hënën në Kosovë, më pas në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri./ Marrë nga REL

Divorci vë në diskutim fëmijët/ Çfarë mori gjatë prezantimit Olivia Wilde ?

Aktorja dhe regjisorja, Olivia Wilde, është parë e shqetësuar pasi iu dorëzuan dokumentet e kujdestarisë së fëmijëve teksa ishte në skenë në një ngjarje në Las Vegas.

Ajo po prezantonte kur ju dorëzua një zarf ngjyre kafe. Derisa e hapi atë, ajo zbuloi se brenda kishte letra të kujdestarisë nga ish-partneri i saj, Jason Sudeikis, shkruan BBC.

Wilde pyeti: “Kjo është për mua?”, teksa po i dorëzohej zarfi nga një grua e panjohur. Ajo e hapi letrën gjatë prezantimit dhe shikoi përmbajtjen e saj, përpara se të rifillonte fjalimin. Letra nuk u përmend më dhe çoi në spekulime se Wildeit i ishte dorëzuar një skenar i ri filmi. Por doli se letra ishte për kujdestarinë e fëmijëve të saj dhe Sudeikist.

Wilde është e njohur për regjinë e filmit amerikan për adoleshentët e shkollës së mesme Booksmart dhe për rolin e saj si Remy “Thirteen” Hadley në dramën mjekësore House.

Ajo u takua me Sudeikis, i njohur për serialin komedi Ted Lasso, në vitin 2011. Ata ishin fejuar dhe kishin dy fëmijë së bashku para se të ndaheshin në vitin 2020./L.K

/Zoom.al

Zelensky: Një varr masiv me rreth 900 kufoma është zbuluar në rajonin e Kievit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se është zbuluar një tjetër varr masiv me kufomat e rreth 900 personave, në rajonin e Kievit.

Lajmin ai e ka bërë të ditur gjatë një interviste për mediat polake, duke saktësuar se varri masiv është gjetur në një zonë pranë kryeqytetit që ishte nën pushtimin rus muajin e kaluar.

Zelensky tha gjithashtu se qeveria beson se gati gjysmë milioni ukrainas janë dëbuar ilegalisht në Rusi që nga fillimi i pushtimit si dhe askush nuk e di se sa njerëz u vranë.

 

“Jam mbajtur aq fortë”, pasagjerja tregon momentet e aksidentit

Të lënduarit e aksidentit të sotëm janë vizituar në spital nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo është njohur me gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa ka theksuar se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Një nga pasagjeret që udhëtonte me autobusin i ka treguar Manastirliut se ka shpëtuar për mrekulli, duke rrëfyer se në momentin që po binte autobusi është mbajtur shumë fortë.

“Jam mbajtur aq fortë. kemi shpëtuar për mrekulli”, tha pasagjerja.

Aksidenti në Tiranë, ja kush janë 5 personat që mbetën të plagosur

Policia e Tiranës ka dhënë informacione shtesë lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia bën të ditur se të 5 të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).

Aksidenti në Tiranë/ Veliaj: Lajm i mirë, kemi 5 të aksidentuar lehtë

Për aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë ka folur edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai tha se ky ishte një aksident i pafatë, por e quajti lajm të mirë faktin se prej tij janë vetëm 5 persona të lënduar lehtë.

Veliaj tha se autoritetet do bëjnë të gjitha hetimet për të nxjerrë në pah shkakun e aksidentit.

Veliaj gjithashtu bëri të ditur se autobusi do të lëvizet nëpërmjet mjeteve të rënda.

(VIDEO) Momente paniku/ Aksidenti në Tiranë, detajet më të fundit

Ai që pritej të ishte veçse një itinerar i zakonshëm i një prej autobusëve të Unazës së Re, për pak përfundoi në tragjedi.

Ishte ora 20:10, në afërsi të Kinema Agimit, kur autobusi në fjalë u përplas me një makinë dhe për rrjedhojë të dyja mjetet përfunduan në Lanë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)

Teksa makina “u zhyt” në lumë, autobusi krijoi “një urë” duke mbajtur peng për disa çaste qytetarët, të cilët të tmerruar godisnin xhamat nga brenda.

Nga mjeti që përfundoi në ujë, u nxorën dy persona, të cilët jashtë rrezikut për jetën u shoqëruan për në spital.

Zoom.al mëson se gjithashtu në spital është dërguar edhe shoferi i autobusit së bashku me tre pasagjerë (2 burra dhe 1 grua), për shkak të traumës psikologjike që kanë pësuar.

Në një prononcim për Zoom.al, i shokuar, shoferi tha se krejt papritur, mjeti nuk po i përgjigjej. Frenat dhe timoni nuk punonin.

*Lajmi mbetet në përditësim

 

Atentati në Vlorë, djali i kryeplakut ishte i shoqëruar nga e dashura

Ngjarja e regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë rezulton të ketë qënë një atentat. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë të ditur se nga të dhënat paraprake, dyshohet se Juxhin Todi, i cili njihet edhe me mbiemrin Aliaj, ka qënë i shoqëruar nga e dashura e tij kur është qëlluar me armë. Të rinjtë kanë tentuar të largohen me makinë, kur janë qëlluar nga Lisjan Myrtaj, i cili është punonjës i Delta Forcë. Si pasojë automjeti ka marrë plumba në pjesën e pasme dhe një plumb në xhamin e përparmë. Policia ka bërë shoqërimin e vajzës që shoqëronte Juxhinin si dhe kanë kapur punonjësin e Delta Forcë. Ky i fundit mësohet se i ka thënë policisë se qëlloi për vetmbrojtje. Do të jenë hetimoet ato që do të zbardhin dinamikën e plotë të kësaj ngjarje.