Aplikacion
Spitali Universitar i Traumës ka reaguar pas letrës publike të ish-këshilltarit holandez të ish-ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj , ku ai denonconte gjendjen skandaloze në të cilën ndodhen spitalet në vendin tonë.
Antonius Daans në këtë letër rrëfente eksperiencën e tij në spitalin e Traumës në Tiranë, ku sipas tij gjendja ishte e tmerrshme dhe ku nuk kishte as fasho për të lidhur plagën. Por Spirali i Traumës në reagimin e vet, teksa tregon te verteten e vet per historinë e Daans, thotë se ky i fundit pasi mori mjekimin e duhur u tregua falenderues për shërbimin.
Sqarim i Spitalit Universitar të Traumës për rastin e qytetarit Z. Antonius Daans
Referuar publikimit në disa portale për rastin e një qytetari me shtetësi hollandeze, paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës në datën 16 prill 2022, sqarojmë si më poshtë:
Daans ka ardhur në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës në orën 23:30 të datës 16.04.2022, i shoqëruar dhe me përkthyes. Sipas vlerësimit të parë, gjendja e përgjithshme ishte e mirë. Pacienti referonte rrëzim në trotuar dhe ankohej për dhimbje të krahut dhe lëndim në fytyrë.
Sipas vlerësimit të mjekëve, pacienti paraqiste plagë sipërfaqësore rreth 4 cm në regionin frontal, gërvishtje të vogël në hundë dhe dhimbje gjatë lëvizjes së krahut të djathtë.
Pasi i janë bërë ekzaminimet radiografike të kokës, hundës dhe krahut, ka rezultuar vetëm dëmtim i kokës së radiusit (brrylit) që është trajtuar në mënyrë konservative, me imobilizim me gips, mbajtja e të cilit është rekomanduar për 3 javë, e më pas fizioterapi.
Janë përpunuar plagët nga Kirurgu i Përgjithshëm, Dr. Dritan Çobani, duke përdorur instrumenta dhe set mjekimi emergjence të standardizuar njëpërdorimësh, me barkode të ruajtura sipas rregullit, sete të cilat përdoren në të gjitha spitalet, sipas standardeve më të mira.
Pacientit në fjalë i është aplikuar gjithashtu serumi antitetanik.
Gjithashtu, është realizuar konsulta nga neurokirurgu Dr. Asllan Sela, nga e cila ka rezultuar pa probleme neurologjike apo neurokirurgjikale.
Pacienti është larguar bashkë me shoqëruesin në orët e para të datës 17.04.2022.
Mjekët dhe personeli referojnë se pacienti është larguar falenderues për shërbimin e marrë.
Daans është rikthyer në mëngjesin e datës 17.04.2022 në SUT, në gjendje të përgjithshme shumë të mirë, pa ankesa, duke referuar se i duhej të udhëtonte me avion. Dr. Asllan Sela, neurokirurg, e ka riekzaminuar dhe e ka pajisur me vërtetim me të dhënat mjekësore, diagnozën dhe që mund të udhëtonte pa probleme, vërtetim i cili është printuar dhe i është dorëzuar kërkuesit.
Stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës ka ndjekur me përpikmëri protokollet mjekësore për shtetasin hollandez dhe siguron të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj, që shërbimi ndaj tyre nuk do të mungojë në asnjë moment dhe se ekipi i mjekëve dhe infermierëve do të vijojnë të jenë në krye të shërbimit 24 orë në 7 ditë të javës për të bërë më të mirën për shëndetin e qytetarëve.
Rivaliteti i ashpër për titullin kampion, 4 arsye përse trofeu shkon te MilaniLufta për titullin kampion në Serie A po bëhet gjithnjë e më interesante. Interi dështoi sonte të merrte kreun, teksa aktualisht padroni i kampionatit italian është Milani, me 74 pikë, 2 pikë më shumë se kushërinjtë zikaltër.
Javë pas javë, ndeshje pas ndeshje, renditja dhe pikët po ndryshojnë dhe për të gjithë, situata është bërë e paparashikueshme. Teksa jemi në fund të edicionit futbollistik, Gazzetta dello Sport tregon 4 arsye pse Milani ia del në fund:
1.LIDHJE SHPIRTËRORE – Sipas të përditshmes italiane, ky Milan i ngjan Italisë që verën e kaluar fitoi Europianin. Përqafimi mes Paolo Maldinit dhe trajnerit Pioli në përfundim të Lacio-Milan dukej si ai mes Xhanluka Vialit dhe Roberto Mançinit pas finales ndaj Anglisë.
“Axurrët” triumfuan me shpirtin e skuadrës dhe forcën e lojës dhe, në fakt, këto janë të njëjtat armë me të cilat kuqezinjtë synojnë të bëjnë më të mirën e një kundërshtari, në teori, më të fortë. Ka lidhje të fortë mes të gjithë përbërësve të këtij Milani: ekipit, trajnerit, menaxherëve. Loja e kolauduar në këto tri vite me Piolin bën të mundur kompensimin e çdo mungese dhe pasuron individët me cilësinë kolektive.
2.ENTUZIAZËM – Interi është më me përvojë se “Djalli”, por entuziazmi i kuqezinjve të rinj nuk është domosdoshmërisht një limit. Përkundrazi. Uria e elementëve si Sandro Tonali mund të jetë vendimtare në një luftë pikë për pikë si ajo mes dy milanezeve.
Nëse Milani ka qenë shpesh në vendin e parë në renditje këtë sezon dhe ka dominuar ndeshjet ballë për ballë më shumë se disa herë, kjo është për shkak se të rinjtë kanë personalitet. Ata dinë të përballojnë përgjegjësitë, ndaj mund të mos dridhen as në sprintin e kampionatit.
3.TË RINGJALLURIT – Ekipi i Piolit, në këtë sprint të fundit të sezonit, rigjeti dy liderë në sulm: Zlatan Ibrahimoviç dhe Ante Rebiç. Vitin e kaluar ata ishin vendimtarë për renditjen, me 15 dhe 11 gola në Serinë A. Këtë vit janë në kuotat 8 dhe 2. Në apel mungojnë 16 gola.
Duke i gjetur në këtë moment (bënë menjëherë diferencën në Lacio-Milan në aksionin që çoi në golin e fitores) është një ndihmë e madhe për Piolin. Për Ibrën, fitimi i titullit do të kishte shijen e suksesit më të bukur të karrierës. Ndoshta, edhe për t’u larguar si fitues.
4.PËRBALLJET DIREKTE – Privilegji i fundit i Milanit ndaj Interit ka të bëjë me përplasjet direkte. Një barazim, 1-1, dhe një fitore e kuqezinjve, 2-1, në dy derbet e luajtura në kampionat gjatë sezonit i lejon “Djallit” të qepë flamurin në gjoks në rast të një përfundimi të barabartë në krye të renditjes.
Artan Lame paralajmëron arrestime në Kadastër: Së shpejti do dëgjojmë edhe për Tiranën
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame bëri një deklaratë të fortë, teksa pohoi se shumë shpejt në Tiranë do të shohim atë çka ka ndodhur në Kadastrën e Durrësit, duke nënkuptuar kështu arrestime. Ai deklaroi sot në ‘Opinion’ janë konstatuar raste të mbivendosjes së pronës.
Lame sqaroi mënyrën sesi do funksionojë Kadastra e cila nga 1 maji sportelet e administratës do të zhvendosen online. “Së shpejti do të dëgjojmë edhe për Tiranë, si në rastin e asaj që ka ndodhur në Kadastrën e Durrësit, pasi ka patur mbivendosje të pronës. Te Kadastra nuk do ndodhë asnjë ndryshim se ne e kemi prej dy vitesh këtë. Vetëm në institucione të tjera do të ketë këto ndryshime nga 1 maji”- tha Lame.
Ai është ndaluar veçanërisht tek certifikatë e pronësisë, si një nga dokumentet më të rëndësishme që lëshohen nga ky institucion, ndërsa tha se tashmë qytetarët nuk do të marrin më një certifikate të printuar, por një dokument me barkod dhe vulë dixhitale.
“Për të 76 shërbimet që jep Kadastra, që nga lëshimi i certifikatës e deri tek të gjitha, kopje kartele, vënie sigurie, aplikimi bëhet online nëpërmjet e -Albanias dhe përgjigja që merr qytetari është po online në llogarinë personale që i shkon qytetarit.
Certifikatën e re tip po të duash e printon, është në sistem. Është në celularin tënd e siguruar. Ditën që nuk ka më vulë të njomë, nuk ka më firmë të njomë, ka vulën elektronike dhe këtë barkodin këtu. Ky barkod është unik. Nëse do e duash në letër e printon po deshe. Nëse do të shesësh shtëpinë, ti do shkosh tek noteri do iu thuash: ‘Kam një shtëpi dua ta shes’. Tek noteri natyrisht që do shkosh. Do thotë noteri: ‘Më jep kodin tënd në e- Albania’ ose noteri vendos pajisjen e hap vetë këtu, e shkarkon vetë automatikisht noteri. Pra nuk je më në situatën; ‘duart lart, më jep letrat’”, tha Lame.
Këngëtari Endri Prifti denoncoi ish-gruan se i mori shtëpinë, prokuroria sekuestron apartamentinPas denoncimit publik të këngëtarit të njohur korçar, Prokuroria e Korçës ka sekuestruar shtëpinë që u tha se ishte marrë padrejtësisht nga ish-gruaja e tij. Më 20 prill të këtij viti, emisioni Stop transmetoi denoncimin e këngëtarit korçar Endri Prifti, i cili foli për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-gruas, me ndihmën e Kadastrës së Korçës.
Në Gjykatën e Korçës, çifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë. Në vitin 2019 gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim, që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi, duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi.
Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehu nuk u zbatua nga Kadastra e Korçës me pretendimin se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë që gjykata konfirmoi të kundërtën. Për pasojë apartamenti që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj dy herë brenda 1 muaji. Prokuroria e Korçës ka regjistruar procedimin dhe sekuestruar apartamentin, që ish-gruaja e këngëtarit Endri Prifti e mori dhe e shiti pa të drejtë.
U ekzekutua me 20 plumba në Ekuador, zbardhen përgjimet e bandës së Ergys DashitErgys Dashi, ishte një emër jo shumë i lakuar në ambientet e kronikës së zezë në Shqipëri. Të paktën, kështu dukej, deri më 23 janar 2022. Mbrëmjen, ku 20 plumba të derdhur ndaj tij në një lokal në Ekuador, do të zbulonin edhe Cv-në e tij të pasur në botën e narkotrafikut. Emisioni ‘Në shënjestër’ ka sjelle detaje të pathëna në lidhje me profilin dhe veprimtarinë e Dashit.
Se si një djalë nga Durrësi që jetonte midis Torinos dhe Amsterdamit, kishte mundur të ngjitej kaq lart në organizimin e një prej rrjeteve më të sofistikuara ndërkombëtare të tregtisë së kokainës. Që lidhte në mënyrë të enkriptuar, dy botët e drogës, atë të Amerikës së Jugut dhe Evropës. Por si mundi ky 34-vjeçar të ishte ndërlidhësi i kokainës midis Ekuadorit dhe Evropës. Si arriti të krijonte në fare pak kohë një rrjet kaq të sofistikuar trafikimi dhe shpërndarje, në disa prej lokacioneve më të rëndësishme metropolitan të Evropës.
Por mbi të gjitha, si mundi të ishte një emisar i suksesshëm i drogës në Ekuador, duke qenë vetë ndërmjetësi për kalimin e tonelatave me kokainë drejt Evropës. Ndërkohë, që Ekuadori ishte kthyer nga një parajsë, në varrin e trafikantëve shqiptarë të drogës. Të cilët po eleminoheshin një e nga një, duke e kthyer këtë vend të largët për Shqipërinë, në vendin funebër të bosëve dhe komisarëve të rinj shqiptarë të drogës.
Fat, të cilit duket se nuk do t’i shpëtonte as Ergys Dashi. I riu nga Shqipëria ishte një emër jo shumë i trazuar në Shqipëri në botën e krimit. Të paktën kështu dukej deri ditën kur nga përtej Oqeanit Paqësor erdhi lajmi për ekzekutimin e shqiptarit të radhës në Ekuador. Një ekzekutim tipik mafioz që zbuloi njëkohësisht edhe udhëtimin e një personazhi enigmatik për shqiptarët, por jo për drejtësinë e huaj. Drejtësi, e cila e kishte në monitorimin e saj të vazhdueshëm, si një nga organizatorët më të mëdhenj të transportit të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.
Punë, për të cilën mesa duket kishte udhëtuar së fundmi drejt Ekuadorit, ku edhe humbi jetën. Ergys Dashi, po darkonte mbrëmjen e 23 janarit 2022 në një nga restorantet e zonave më të njohura rezidenciale të Guajakilit. Një qytet port i njohur si një nga pikat më të rëndësishme të kalimit të sasive të mëdha të kokainës nga Ekuadori drejt botës tjetër përtej oqeanit. 34-vjeçari, nga Durrësi, por që prej vitesh jetonte midis Italisë dhe Hollandës, kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Guajakil.
Atë mbrëmje ai kishte zgjedhur të darkonte në një nga tavolinat që ndodheshin në fundin e restorantit. Tavolinë që shikonte nga dera kryesore e lokalit, kundër kohë po zhvillohej një ditëlindje. Nuk dihet nëse kjo ishte një zgjedhje rastësore e tij, apo një mendim për t’u ruajtur nga ndonjë surprizë e pakëndshme. Edhe pse lokali ku po darkonte ndodhej në një nga zonat më të mbikëqyrura të qytetit. Ishte ora 19:00 e mbrëmjes, ku ndërsa Dashi vazhdonte i qetë të darkonte në restorantin ‘Grilling’ në rrugën Jose Joaquin Orrantia (Hoze Hoakuin Orrantia), përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’, dy burra shtatshkurtër u shfaqën të maskuar në derën kryesore të restorantit.
Pavarësisht insistimit të rojeve të sigurisë, të cilët u kërkuan certifikatën e vaksinimit, dy burrat ku njëri mbante një buqetë me lule në duar, nën kërcënimin e armëve, mundën të futen në restorant dhe të afrohen në vendin ku shqiptari qëndronte. Ergys Dashi u qëllua për vdekje me 20 plumba, ku ai në kokë, e la të vdekur në vend. Ndërkohë që terrori pushtoi sakaq restorantin që tashmë ishte kthyer në një katrahurë të vërtetë nga britmat e të pranishmëve. Ndërsa plumbave nuk u shpëtoi edhe një e re që po darkonte në tavolinën ngjitur me Ergys Dashin. Menjëherë pas ngjarjes tronditëse, policia ekuadoriane u shpreh se një nga pistat për ekzekutimin e shqiptarit, mund të jetë bërë e tashmja e tij, si një personazh i shumëpërfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Por kush ishte Ergys Dashi?
Cilat ishin lidhjet e tij me botën e narkosit?
Si arriti ky personazh, të ngjitej kaq lart dhe kaq shpejt në perandorinë e kokainës, duke krijuar lidhje kaq të fuqishme midis dy botëve të krimit, asaj amerikano-jugore dhe organizatave kriminale në Evropë.
Dhe kush ishte i interesuar për ta ekzekutuar atë?
Për të na ndihmuar se kush ishte ky personazh dhe çfarë përfaqësonte ai në linjën ndërkombëtare të narkotrafikut, ‘Në shënjestër’ ka siguruar për herë të parë dosjen italiane të hetimeve ndaj 34-vjeçarit dhe bandës së tij, që tashmë kishte hapur degëzimet e saj në mbarë Evropën. Dosje e cila na tregon më qartë se si funksiononte banda e tij, por edhe se si shqiptarët, tashmë ishin kthyer nga ushtarë në komisarë të drogës që kalonte nga Ekuadori në Evropë.
Sipas të dhënave, Ergys Dashi ishte arrestuar fillimisht më 18 shtator 2014, bashkë me 31 persona të tjerë, në kuadër të një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës. Ku vetë Dashi rezultonte të ishte një nga kokat e kësaj organizate, ku menaxhonte trafikun e drogës që blihej me shumicë, në vende si Shqipëria, Spanja dhe Bolivia. Drogë, e cila më pas shpërndahej në Itali. Por edhe pse në vitin 2014, pjesa më e madhe e bandës së tij, u dënua me burgim, Ergys Dashi, në atë kohë vetëm 25 vjeç, nuk hoqi dorë nga puna e tij si organizator i trafikut të drogës.
Madje, jo vetëm kaq, por sipas investigimeve italiane, ai vendosi lidhje të forta me kartelet e drogës në Ekuador. Ndërsa ishte e paqartë se kush ishte dega e kartelit që ai përfaqësonte në Shqipëri. Referuar dosjes italiane të hetimeve, Ergys Dashi dhe bashkëpunëtorët e tij, mësohet se kishin mundur të trafikonin me qindra tonelata kokainë nga Ekuadori në Evropë. Madje, autoritetet italiane e kishin cilësuar mbresëlënëse, mënyrën se si shqiptari dhe banda e tij kishin mundur të thyenin çdo barrierë duke e kaluar kokainën nga Amerika e Jugut në Evropë. Një bandë që përbëhej nga 16 anëtarë nga të cilët 13 prej tyre ishin shqiptarë dhe të tjerët të kombësive të huaja.
Sipas hetuesve italianë, promotori i kësaj veprimtarie ishte Ergys Dashi, i cili njëkohësisht ishte koordinatori dhe organizatori, që kujdesej për sigurimin e lëndës narkotike. Po kështu koordinimin dhe organizimin e punës në territorin piemontez, si edhe për dërgesat e drogës që vinin nga Amerika e Jugut drejt Holandës dhe vendeve të tjera të Evropës. Por skrupuloziteti i Ergys Dashit në këtë sipërmarrje ishte i tillë, sa ai merrej vetë edhe me menaxhimin e bazave operacionale në Itali dhe atyre logjistike në Holandë.
Si edhe koordinimin e punëve të korrierëve të drogës. Kjo me qëllim që të arrinte një fitim sa më të konsiderueshëm financiar. Ndërkohë që bashkëpunëtori i tij më i ngushtë sipas hetimeve italiane rezultonte të ishte Edmond Dashi, një i afërm i tij. Që e asistonte kushëririn e tij të parë në menaxhimin e bazave të drogës. Për të cilat, në dosjen italiane të kësaj bande, thuhet se vazhdoi me një shpërndarje mahnitëse në veriperëndim të Italisë. Hetimi ndaj Ergys Dashit dhe bandës së tij do të niste pas arrestimit në flagrancë më 23 Qershor 2017, të shqiptarit Emiliano Sheroku, që udhëtonte në makinë me mbi 1 kg kokainë në bord. Arrestim, që erdhi pas monitorimit të vazhdueshëm pranë shtëpisë së Sherokut, kur në orën 17.30 të kësaj dite, policia konstatoi mbërritjen e një makine Audi A3 me ngjyrë të zezë me targa sllovene.
Ku në drejtimin e këtij mjeti ishte një mashkull, i moshës rreth 35-40 vjeç. Drejtues i cili më pas u identifikua si Edmond Dashi. Ku pasi Sheroku ngjitet në makinën e tij, zbret nga aty me një zarf plastik të bardhë në dorë, që më pas u zbulua se ishte kokainë. Ishte ky moment kur policët bllokuan menjëherë Sherokun ndërsa korrieri u largua. Pas arrestimit të Emiljano Sherokut, interesi hetimor u përqendrua më tej te Edmond Dashi si edhe shqiptari tjetër Astrit Bajraktari, banues në Torino, ku nga hetimet doli se ky i fundit shërbente si ndërmjetës i kokainës midis Edmond Dashit dhe Emiljano Sherokut. Rol i cili u zbulua nga përgjimet ambientale ku Astrit Bajraktari e pyeste Emiljano Sherokun, i cili njihej edhe si Mondi ‘se sa e merrte këtë’ për kokainën. Ndërsa Bajraktari përgjohej teksa i thoshte Sherokut se çmimi ishte te 33-35 mijë euro për kilogram.
Madje duke i specifikuar edhe disponimin e cilësive të ndryshme të kokainës.
Astrit Bajraktari: “Varet … 35 … 34, 33 e gjysmë … si është ..? e mirë, sepse ka edhe nga ajo e cila nuk është e mirë është më pak e fortë..!!”.
Pasi e mësoi këtë, Sheroku e pyeti bashkatdhetarin e tij se sa kushtonte blerja e furnitorëve të pranishëm “në” Evropën Veriore ose në Holandë, aty ku Ergys Dashi del se zotëronte tregun.
Emiljano Sheroku: “… Çfarë është lart? 23 ?!…”.
Ndërsa Mondi, në këtë rast Astrit Bajraktari dëgjohet teksa e sqaron se çmimi për atë, duke iu referuar Ergys Dashit, që punon në Hollandë, është 22 mijë euro për kilogram. E gjithë biseda mbyllet me ankesën e Emiljano Sherokut, i cili i ankohet Astrit Bajraktarit, Mondit, se në Torino ‘po i linin pa ngrënë’.
Duke aluduar mesa duket për mungesën e drogës në sheshet lokale të Torinos. Do të ishte kjo bisedë e përgjuar midis Emiljano Sherokut dhe Astrit Bajrakktarit që do të niste edhe ndjekjen e Edmond Dashit, i konsideruar si numri 2 i bandës, i cili, nga hetimet rezultonte se banonte në Torino. Ku hetuesit futën në gjeolokacion veturën Audi A3 me ngjyrë të zezë me targa sllovene që u konstatua gjatë arrestimit në flagrancë të Emiljano Sherokut. Një automjet që rezultoi nga hetimet se përdorej edhe nga kushëriri i tij, Ergys Dashi, i cili kishte dy vendbanime, një në kryeqytetin hollandez Amsterdam si edhe në Kasale në Itali.
Ku nga bashkëpunimi me Eurojust në Hollandë, autoritetet italiane arritën në konkluzionin se kishin të bënin me ekzistencën e një organizate të strukturuar kriminale me drejtim lart-poshtë, e cila kishte lidhje të forta në trafikun e drogës. Ku u shqua karakteri ndërkombëtar i kësaj organizate që operonte përmes kanaleve dhe degëve të vendosura në Kolumbi, Hollandë, Slloveni. Ku në krye të organizatës kriminale qëndronte i dyshuari Ergys Dashi. i cili thuhet se u kishte siguruar një rrogë mujore të majme vartësve të tij. Ndërsa kushëririt të tij një rrogë të përhershme, me qëllim që ky i fundit të kryente operacionet e ruajtjes dhe transportit deri në destinacion të lëndës narkotike.
Ku për të zbërthyer këtë rrjet, investiguesit italian kapën edhe këtë bisedë të Ergys Dashit, me përmbajtje të qartë, nga ku rezulton se ky i fundit ka paguar shumën prej 3 mijë euro në muaj për korrierë të ndryshëm, në këmbim të transportit të një sasie të madhe droge. Ku nga ana tjetër kushëriri i tij Edmondi ishte paguar në lidhje me drogën, duke marrë kështu një shumë më të madhe, e barabartë me afërsisht 5 mijë euro në muaj.
Ndërsa Ergys Dashi i kujton atij, se ishte paguar me shumë se çdo anëtar tjetër….
Ergys Dashi: “Të tjerët marrin 3000 euro në muaj dhe shkojnë të marrin 200 bukë në muaj. Je i vetmi që paguhesh me copë…në bukë…minimumi ishte 5 mijë…”.
Parë që të dy nuk merreshin me pjekje buke, sipas hetuesve italianë, është e qartë se referimi për ‘bukët’ në fakt kishte të bënte me trafikun e ‘blloqeve’të drogës të llojit kokainë. Kjo referuar edhe bisedave të mëvonshme, të sekuestrimeve të kryera si edhe shumave të konsiderueshme të parave të përmendura, të përfituara nga shitja e drogës
Biseda të përgjuara në bordin e makinës Audi A3 me targë A KPKN922, ndërmjet Ergys Dashit dhe Edmond Dashit.
11.04.2017, ora 13:58:36
Ergys Dashi: Po ti nuk e kupton që këtu ka edhe të tjerë … kurse këtu … je vetëm ti dhe PUMA
Odisea Leka: … Përse edhe Puma i do paratë kur shkon dhe merr … Ti je i vetmi që paguhesh me ‘copë’ …. me ‘bukë’…..Të tjerët marrin nga 3000 euro në muaj…dhe shkojnë marrin 200 bukë në muaj! …. Dhe ti vazhdon akoma …. por çfarë mendon se paratë gjenden në tokë.
Edmond Dashi: Por ti e di që unë kam më shumë se një vit këtu…që po të punoja me 3 mijë euro në muaj…..
Ergys Dashi: Po ti nuk more 3 mijë, më e pakta ishte 5 mijë euro në muaj…. më e pakta ishte 51 … Duhet ti thuash faleminderit Zotit!
“Da Vinci i violinave” del në ankand në FrancëNjë violinë e rrallë e bërë nga lutieri italian Giuseppe Guarneri në 1736 dhe në pronësi të violinistit francez Regis Pasquier do të dalë në ankand në një periferi të Parisit në qershor pas një periudhe të shkurtër ekspozimi.Violina me ngjyrë të ndezur është një nga vetëm rreth 150 të prodhuara nga Guarneri.
“Ka shumë violina, por kjo është e barazvlefshme me shitjen e një pikture të Rembrandt, një Goya apo edhe të Leonardo Da Vinçit,” tha drejtuesja e ankandit Sophie Perrine .E krijuar në kulmin e karrierës së Guarnerit, ajo u ble nga Pasquier më shumë se 20 vjet më parë, në një takim përrallor mes muzikantit dhe instrumentit.
Pasquier e zgjodhi atë nga më shumë se një duzinë violina dhe e luajti të nesërmen në Nantes “pa u praktikuar, sepse për të, ky instrument ishte i përsosur, ai nuk kishte nevojë të praktikonte,” thotë më tej Perrine.
Perrine tha se violina kishte një “tingull të jashtëzakonshëm” dhe kishte mbushur salla të mëdha koncertesh nga Carnegie Hall në Nju Jork deri në Opera Garnier në Paris, pavarësisht se ishte vetëm 351 mm në lartësi.Violina do të dalë në ankand më 3 qershor, pas një ekspozite treditore, dhe vlerësohet nga 4 deri në 4.5 milionë euro, por Perrine tha se mund të shitet deri në 10 milionë euro./L.K
/Zoom.al
“E shkarkuan se ishte maloke”, gazetari shpërthen pas vendimit të KPA për Elisabeta Imerajn
Komisioni i Posaccëm i Apelimit pranoi kërkesën e Komisionerit Publik dhe pas një seance maratonë që zgjati disa javë shkarkoi nga detyra kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Në fakt Imeraj kishte fituar në shkallën e parë, e cila gjatë shqyrtimit të figurës së Imerajt nuk kishte gjetur shkelje sa i përket tre komponentëve të vettingut për prokuroren Imeraj.
Imeraj përbënë një nga rastet e veccanta kur shkalla e dytë rrëzon vendimin e shkallës së parë të vettingut dhe për këtë duket se ka ndikuar jo pak edhe qëndrimin i vëzhguesve ndërkombëtar, pasi ishin ata që i kërkuan Komisionerit që të ankimonte vendimin për Imerajn.
Në fakt vendimi i sotëm ka shkaktuar reagime të ndryshme, pro dhe kundër Imerajt. E në fakt një nga qendrimet kundër vendimit të sotëm të KPA-së është edhe ai i gazetarit të kronikës së zezë, Flamur Vezaj.
Ky i fundit rendit disa nga arsyet që ccuan në shkarkimin e Imerajt dhe që sipas tij kanë të bëjnë me faktin se ajo ka hetuar disa nga ccështjet më të nxehta, përfshi këtu edhe ish-ministrin Sajmir Tahiri.
Në arsyet e tij Vezaj rendit ndër të tjera edhe faktin që Imeraj vjen nga veriu. Dhe për këtë ai i referohet një qëndrimi të shprehur nga një prej anëtareve të trupës së vettingut, e cila pak kohë më parë deklaronte se Imeraj duhet të shkarkohej se ishte maloke, duke iu referuar pikërisht prejardhjes së saj nga zonat e veriut.
Statusi i Flamur Vezajt
Vetingu me fletrrufe, por Imerajt nuk ia ulet dinjitetin!
###
Imeraj u largua se nga hetimet e saj u arrestuan dhe me pas u denuan per terrorizem nje grup qe furnizote ISIS-in me Ushtar!
Imeraj u largua se hetoje dhe mblodhi prova per ish-ministrin Tahiri qe Sot ndodhet ne qeli!
Imeraj u largua se nga hetimi i saj arrestojne dhe denoi Shullazin e “banden” e tij kur koleget e saj iken dhe e kane dosjen ne mes kater rrugeve!
Imeraj u largua se hetoje Bashen për skandalin e lobimin!
Imeraj u largua se guxoje dhe thirri Sali Berishen me deshmu per ngjarjen tel PD-ja!
Imeraj u largua se nga hetimet e saj u denuan 160 persona, disa me burgim te perjetshem dhe te tjeret nga 7 deri 25 vite burg, mes tyre vrases, trafikant etj etj!
KPA-ja pse nuk administroje pergjimet e Prokurorise se Durresit për anetaret e vetingut qe thonin “duhet shkarkuar Imeraj” dhe sajonin prova!!?
Prokuroria e Durresit pse nuk arrestojne ata qe dolen ne pergjime qe po sajonin prova ndaj Imerajt!?
Imeraj u largua me letra anonime!
Imeraj u largua me dokumente te falsifikuara!
Imeraj u largua me deshmitare te sajuar!
Imeraj u largua për Ceshtje personale te vetingsave!
Imeraj u largua se eshte maloke!
Imeraj u largua se ja kishin friken se nuk vihet ne rresht si tjeret qe po ferkojne duart e do te komandojne ne vendin e saj!
#DrejtesiaHumbiNjeGruaTeForte#
#VetinguVazhdonMeShumeStandarte#
#KjoNukEshteReformePorGjuhetiShtrigash#
Takimi në OKB/Xhaçka: Autorët të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë në Ukrainë
Ministrja per Punet e Jashtme Olta Xhaçka ndodhet në Neë York, ku po merr pjesë në takimin e kryesuar nga Shqipëria mbi llogaridhënien për krimet e kryera në Ukrainë, një bashkë-organizim me Francën dhe në bashkëpunim me Ukraninën.
Në një deklaratë për mediat ndërkombëtare, Xhacka u shpreh se lufta e zgjedhur nga Rusia ka shkaktuar vuajtje të pamasë të popullatës .
Sipas saj propaganda ruse për të shtrembëruar realitetin, por ne duhet të vazhdojmë të themi të vërtetën.
“Përballë këtij agresioni të paprecedentë të shoqëruar nga makineria ruse e propagandës dhe gënjeshtrës që synojnë të shtrembërojnë realitetin në terren si dhe të japin një narrativë të rreme për luftën e tyre të pajustifikueshme, ne duhet të flasim, të vazhdojmë të themi të vërtetën dhe të mobilizojmë mbështetje. për mbledhjen dhe dokumentimin e fakteve mbi mizoritë e kryera në Ukrainë.”- u shpreh ajo.
Xhacka po ashtu shprehu nevojën e dokumentimit te krimeve ne Ukraine, si nevoje për te nxjerre përpara përgjegjësisë autoret.
“Miliona refugjatë tashmë janë larguar, ndërkohë që një numër edhe më i madh i personave të zhvendosur brenda vendit po trondit vendin dhe të gjithë rajonin. Nga imazhet e njerëzve të ekzekutuar në mënyrë të përmbledhur në Bucha deri te mbetjet e teatrit të bombarduar të Mariupolit ku humbën jetën qindra refugjatë civilë, ose varret masive të zbuluara rreth Kievit, lufta e zgjedhur e Rusisë ka shkaktuar vuajtje të pamasë mbi popullatën civile. Ka shumë vende që janë mbledhur në mbështetje të Ukrainës, qoftë me pajisje ushtarake për ta ndihmuar atë të mbrohet; përmes ndihmës humanitare, ose hapjes së shtëpive të tyre për të mirëpritur refugjatët. Por ka edhe një mbështetje tjetër të rëndësishme të një natyre tjetër, mbështetja politike për Ukrainën në arenën ndërkombëtare. Përballë këtij agresioni të paprecedentë të shoqëruar nga makineria ruse e propagandës dhe gënjeshtrës që synojnë të shtrembërojnë realitetin në terren si dhe të japin një narrativë të rreme për luftën e tyre të pajustifikueshme, ne duhet të flasim, të vazhdojmë të themi të vërtetën dhe të mobilizojmë mbështetje për mbledhjen dhe dokumentimin e fakteve mbi mizoritë e kryera në Ukrainë. Autorët e këtyre krimeve duhet të jenë dhe do të mbajnë përgjegjësi. Ne jemi të inkurajuar nga uniteti i qëllimit që është shfaqur në lidhje me dokumentacionin e krimeve të kryera në Ukrainë. Të gjithë jemi dakord për rëndësinë e sigurimit që kushdo që është përgjegjës për mizoritë në Ukrainë të mbahet përgjegjës në përputhje me sundimin e ligjit. Ky është qëllimi kryesor i këtij takimi Arria-formula të organizuar nga Shqipëria dhe Franca në bashkëpunim me Ukrainën. Ky takim do të bashkojë Shtetet Anëtare dhe aktorët kryesorë të përfshirë në dokumentimin e krimeve të kryera në Ukrainë për të identifikuar se si mund të mbështeten dhe koordinohen përpjekje të tilla në mënyrë që të sigurohet hetimi dhe ndjekja efektive e atyre që janë përgjegjës për mizoritë. Dëshiroj të bëj një nderim edhe për gazetarët e pavarur profesioniste investigative, punën e kolegëve tuaj në terren që po punojnë në kushte shumë të vështira dhe sfiduese, duke vënë në rrezik jetën e tyre për të thënë të vërtetën, për të treguar historinë e kësaj të pakuptimtë. lufte. Ishin fotot dhe raportet e tmerrshme që dolën nga qytetet afër Kievit që shkaktuan neveri globale si prova e parë e asaj që përbën dhunë sistematike të përhapur kundër civilëve, tipike për krimet mizore. Është thelbësore që të gjitha krimet e tilla të dokumentohen plotësisht dhe të përdoren përfundimisht në një gjykatë. Kjo ngjarje do të kërkojë të mobilizojë të gjitha përpjekjet, duke përfshirë ICC, Komisionin Hetimor të HRC për Ukrainën, si dhe Shoqërinë Civile dhe Përgjegjshmërinë e GoF në Ukrainë për të siguruar ndarjen e njohurive ndërmjet mekanizmave të llogaridhënies, shteteve anëtare të OKB-së përmes ndjekjeve penale kombëtare në shtetet me juridiksioni universal mbi krimet e mizorive ose juridiksioni mbi krimin e agresionit dhe shoqëria civile. Drejtësia dhe llogaridhënia duhet të mbizotërojë, për Ukrainën dhe ukrainasit, por edhe për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë që të rivendoset besimi në multilateralizmin dhe ligjin ndërkombëtar që u shkatërrua nga lufta e zgjedhur e Rusisë”, tha Xhaçka.
LISTA E PLOTE/Tryeza për arsimin, kush janë intelektualët që iu bashkuan nismës së Sali BerishësPartia Demokratike e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit organizoi sot një tryeza të hapur mbi sfidat e arsimit në Shqipëri. Tryeza u drejtua nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa pjesë e saj ishin edhe shumë anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.
Ftesës së Komisionit të Rithemelimit iu përgjigjën edhe shumë intelektual të tjerë, që njihen si mbështetës të së djathtës në vendin tonë.
Kështu në krah të Sali Berishës në tryezë ishte ulur mjeku Ilir Alimehmeti, i cili u bë i njohur vitet e fundit me opinionet e tij për covid.
Më tej në tryezën kryesore ishte ulur edhe pedagogu, Edmund Tupe, i cili po ashtu njihet si një mbështetës i së djathtës në vendin tonë.
Nuk mund të mungonte në këtë takim pedagogu, karikaturisti dhe aktori i njohur, Bujar Kapexhiu, i cili gjithashtu i ka bërë të ditura bindjet e tija të djathta.
Një tjetër figurë e njohur që u bë pjesë e kësaj tryeze ishte edhe urbanisti, Besnik Aliaj, i cili edhe më parë ka qenë përfaqësues i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Një personazh tjetër publik që mori pjesë në këtë takim ishte edhe gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civikle, Erjon Kristo.
Intelektualët
Edmond Tupe
Bujar Kapexhiu
Ilir Alimehmeti
Besnik Aliaj
Erion Kristo
Ines Nurja
Suzana Guxholli
Sandër Kovaçi
Asrtan Pogoni
Besar Xhaferi
Admir Sinomati
Jetëgjatësia në Shqipëri ndër më të ulëtat në Europë. Gratë jetojnë 4 vite më shumë se burratGjatë vitit 2020, jetëgjatësia mesatare në vendet e Bashkimit Europian ishte 80.4 vite. Kjo ishte më e lartë për gratë, 83.2 vite dhe 77.5 për burrat.
Krahasuar me vitin 2019, jetëgjatësia pësoi një rënie me 0.9 vite mesatarisht, ndërsa burrat 1 vit. Gjithsesi kjo lidhet drejtpërdrejtë me rritjen e papritur të vdelshmërisë nga Covid-19.
Në fakt, jetëgjatësia e grave ishte e lartë në çdo rajon të Europës. Kjo vlen dhe për vendin tonë. Sipas Eurostat jetëgjatësia mesatare e një gruaje në Shqipëri është 79 vite. Ndërsa e një burri, 75.2 vite.
Shqipëria renditet në vendet me ngjyrë të verdhë, që nënkupton jetëgjatësi mesatare pranë kufirit minimal, 77.4 vite, gjatë 2020-s.
Të njëjtën jetëgjatësi kanë edhe vendet e Europës Lindore, pa përfshirë Rusinë ku nuk ka statistika. Ndërkohë me jetëgjatësinë më të ulët renditen vendet e Europës Juglindore, me më pak se 75 vite. Bullgaria ka jetëgjatësinë më të shkurtër në Europë, mesatarisht 72 vite.
Ndërsa jetëgjatësinë më të lartë e ka ishulli francez i Korsikës, me 84 vite mesatarisht dhe 87 për gratë.