Aplikacion
Ka përunduar procesi i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partisë Demokratike në Bulqizë.
Nga 2100 anëtarë morën pjesë ne votim 1037 anëtarë, nga të cilat kandidati Fatos Hoxha siguroi 587 vota ose 56.3%, ndërsa kandidati tjetër Shaqir Manjani ka marrë 442 vota ose 44.7%.
Procesi i zgjedhjeve në Bulqizë u shoqërua me tensione dhe akuza mes kandidatëve për fryrje të listave të votuesve. Gjatë ditës së sotme një pjesë e demokratëve shqyen edhe derën e kinemasë ku mbaheshin votimet duke tentuar të futen brenda me forcë.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi gjithashtu se është mbyllur procesi për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Himarë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Himarë, ndërmjet 3 kandidaturave, shpallet znj. Afrovita Dhimojani me 39% të votave.
Rusia sulmon Moldavinë? Shpërthime të shumta në zonat kufitareNë orët e fundit janë shtuar shpërthimet në zonën e Transnistrisë, pjesë e territorit të kontrolluar nga Rusia në Moldavi.
Kjo ka shkaktuar shqetësim të autoritetet moldave të cilat kanë deklaruar gjatë ditës së sotme se forca të jashtme po kërkojnë të ta tërheqin Moldavinë në një konflikt të armatosur.
Ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe Kievi. Ministria e Jashtme e Ukrainës ka premtuar mbështetjen e saj për integritetin territorial të Moldavisë dhe ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të krijojë trazira dhe të destabilizojë zonën.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Rusia po përpiqej që të tërhiqte zonën në luftën e saj kundër Ukrainës.
“Ukraina do të sigurojë patjetër sigurinë strategjike të rajonit. Por ne duhet të punojmë si një ekip”, tha një ndihmës presidencial i Ukrainës në një postim në Tëitter.
Man City fiton ndeshjen e çmendur kundër Real Madrid, plot 7 gola në EtihadManchester City fiton raundin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit dhe synon finalen në Paris.
Në “Etihad Stadium”, skuadra e Guardiolës mundi 4-3 futbollistët e Ancelottit në fund të një ndeshje spektakolare.
Në pjesën e parë, “Qytetarët” zbritën fuqishëm dhe kaluan në epëri me goditjen e De Bruyne në minutën e 2′.
Gabriel Jesus dyfishoi shifrat në minutën e 11′ ndërsa më pas humbin disa mundësi për të shënuar edhe golin e tretë.
Benzema në minutën e 33′ shkurtoi distancën dhe ekipet shkuan me City në epërsi 2-1 në pushimin mes pjesëve.
Në pjesën e dytë Mahrez goditi shtyllën, më pas Foden në minutë e 53′ nënshkruan tripletën.
Vinicius në të 55′ ringjall lojën, por City reagon me Bernardo Silva që shënoi për 4-2 në minutën e 74′.
Reali sulmon më fortë dhe fitoi një penallti me Benzema, që mban gjallë shpresat e “Los Blancos”, për kalimin në finale. /zoom.al/
E njihni ?! Aktori Colin Farrell transformohet në mënyrë të frikshmeAktori irlandez, Colin Farrell, ka ndryshuar tërësisht pamjen e tij për xhirimet e “The Batman”, ndërsa është publikuar edhe një video në të cilën shihet se si dukej procesi i transformimit.
Transformimin e tij ekstrem e projektoi artisti i grimit, Mike Marino. “Ky është padyshim xhirimi më emocionues i karrierës sime. Mezi pres kthimin e Oswald në rrugët e Gothamit dhe të krijojmë kaos”, kishte thënë më herët Farrell.
Marino ka postuar në profilin e tij në Instagram se si dukej një provë grimi në studion e tij dhe ka falënderuar të gjithë kolegët që e ndihmuan ta përfundonte me sukses detyrën. “The Batman” me regji të Matt Reeves, u publikua në fillim të muajit mars të këtij viti.
Krahas Farrellit, rolet u luajtën nga Robert Pattinson (Bruce Wayne/Batman), Zoe Kravitz (Selina Kyle/Catwoman), Jeffrey Wright (Lt. James Gordon), Paul Dano (Edward Nashton/ Riddler) e të tjerë./L.K
/Zoom.al
Tërmet i fuqishëm në Greqi, ja ku ishte epiqendraBallkani vijon të mbetet një vatër tepër aktive e veprimtarive sizmike. Kësaj here është tronditur Greqia.
Raportohet se tërmeti ishte me magnitutë 4.8 i shkallës Rihter dhe është regjistruar në ishullin e Qipros. Epiqendra e saj ishte në jug të Paphos, ndërsa lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa zona.
Lëkundjet e mbrëmjes së sotme kanë krijuar paniktek banorët, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për dëme apo të lënduar.
Berisha “kokë më kokë” me Ramën, iftar me besimtarët në KavajëIsh-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer “traditës” së vjetër, në kohën që ka qenë deputet në Kavajë. Këtë të martë Berisha ka marrë pjesë në një iftar me besimtarët myslimanë atje.
Ai është pritur nga kryetari i sapozgjedhur i degës në atë qytet, Hysen Kadiu dhe pjesëtarë të tjerë të kryesisë. Në tavolinën kryesore, pjesë ka qenë edhe myftiu i qytetit, Besnik Leçini.
Lideri historik i Partise Demokratike Sali Berisha është ftuar në iftarin e shtruar nga besimtarët muslimane në Kavajë.
Ndërsa Berisha ishte në Kavajë, kreu i qeverisë, Edi Rama merrte pjesë në një tjetër darkë iftari të shtruar në Tiranë.
“U prehsh në paqe trim”, Niko Peleshi ndan lajmin e keq: Tej mase i hidhëruar nga …Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka ndarë me ndjekësit lajmin e keq të ndarjes nga jeta të nëntetar Erjon Naskës. Peleshi nuk bën të ditur se si e ka humbur jetën ushtaraku, por gjen rastin t’i shprehë ngushëllime familjes së tij
“Tej mase i hidhëruar nga lajmi i tmerrshëm i ndarjes së papritur nga jeta të nëntetar Erjon Naska, pjesë e batalionit të dytë të këmbësorisë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nënoficerit dhe kolegëve!
U prehsh në paqe trim!”, shkruan Peleshi.
“S’kishte fasho!”, ish-këshilltari holandez i Etilda Gjonajt letër Ramës për situatën në spitale
Një shtetas holandez i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i ka treguar peripecitë dhe kalvarin që iu desh të përjetonte pas një aksidenti që e detyroi të shkonte në spitalin e Traumës.
Tom Daans, ish-këshilltar në fushën e riedukimit në ministrinë e Drejtësisë gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Etilda Gjonaj, tregon në letër se ishte rrëzuar në një trotuar pak ditë më parë në Tiranë.
Sipas holandezit, trajtimi mjekësor në Spitalin e Traumës ishte një ferr për të, për shkak të kushteve të këqija dhe infrastrukturës së dobët.
LETRA
Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
I dashur zoti Edi Rama,
Emri im është Ton Daans. Jam një shtetas holandez, ish drejtor burgu në pension dhe që nga viti 2017, ndër vende të tjera kam ardhur edhe në Shqipëri, si ekspert jorezident në fushën e riedukimit. Kam qenë i përfshirë në disa projekte dhe, në vitet 2018, 2019 dhe 2020, kam qenë ‘këshilltar personal ndërkombëtar për burgjet’ i ministrit shqiptar të Drejtësisë.
Kjo letër nuk ka të bëjë me mua, por po përdor një ngjarje (të rëndë) private që më ka ndodhur së fundmi për t’ju drejtuar shqetësimet e mia, jo përsa i përket gjendjes së burgjeve, por gjendjes së sistemit shëndetësor në vendin tuaj.
Dua të ndaj përvojën tim dramatike me ju. Gjithashtu, dëshiroj ta ndaj atë me ministrin shqiptar të shëndetësisë, me ambasadorin holandez në Shqipëri, kryesuesin e delegacionit të Bashkimit Evropian, komisionin parlamentar shqiptar për kujdesin shëndetësor, partinë shqiptare në pushtet, opozitën politike, shoqërinë civile shqiptare si dhe me disa media shqiptare.
Jam i bindur që përvoja ime me shumë gjasa është e ngjashme dhe e krahasueshme me përvojat e shumë bashkëqytetarëve tuaj shqiptarë. E di që nuk jam shtetas shqiptar, por pas asaj përvoje më qau zemra për të gjithë shqiptarët.
Cili është shkaku i drejtpërdrejtë që po shpreh këto shqetësime?
Të shtunën e datës 16 prill 2022, në orët e vona të mbrëmjes, u lëndova pas një rrëzimi në një nga trotuaret e shumta të lëna pas dore në qytetin e Tiranës. Pata lëndime të rënda në ballë, në hundë dhe në krahun e djathtë.
Aksidenti më ndodhi në cep të kryqëzimit të Bulevardit Zogu I dhe Rrugës Reshit Petrela. Pas këtij incidenti, një miku im shumë i mirë personal (me njohje të mirë të gjuhës angleze) më çoi në një spital të traumës, të quajtur ‘Spitali Universitar i Traumës’, në departamentin ‘Urgjenca e Traumës’. Qëndrova në atë spital për disa orë dhe mu duk sikur isha kthyer prapa në histori. Sikur po udhëtoja përmes një ‘makine të udhëtimit në kohë’ në vitet gjashtëdhjetë (holandeze) të shekullit të kaluar.
I dashur zoti Edi Rama, le t’jua tregoj përvojën time në atë spital duke ju kërkuar, me dashamirësi, t’a merrni atë parasysh nga një këndvështrim i caktuar. Dikur, rusi i madh Fjodor Dostojevski ka shkruar se “shkalla e qytetërimit në një shoqëri mund të gjykohet duke hyrë në burgjet e saj”. Jam plotësisht dakord me përmbajtjen e këtij citimi dhe, për mendimin tim, termi ‘burgje’ mund të zëvendësohet edhe me institucione të tjera shërbimesh sociale të shoqërisë, si institucionet psikiatrike apo dhe spitalet e përgjithshme. Kujdesi shëndetësor, ashtu sikurse çështje të tjera thelbësore si p.sh. Shteti i së Drejtës, është një nga shtyllat esenciale të ndërtimit të një shoqërie të mirëbalancuar e të civilizuar. Ai është një ndër parakushtet e mirëqenies së të gjithë qytetarëve në një shoqëri.
Po ju bëj një përshkrim shumë të detajuar, pasi mendoj se është e nevojshme të më kuptohen shqetësimet si dhe përfundimet/konsideratat që po parashtroj, megjithëse supozoj se jeni plotësisht i vetëdijshëm për ekzistencën e shumë pikave të dobëta në sistemin shëndetësor shqiptar. Për më tepër, dua të theksoj se nuk po fajësoj stafin mjekësor të spitalit. Jam i bindur se mangësitë sistemike dhe organizative janë shkaku i “të metave” dhe i cilësisë së dobët të shëndetësisë shqiptare. Vërejtja ime kryesor ishte se stafi duhet të ofrojë kujdes shëndetësor të mirëkoordinuar, ndërkohë që kushtet e spitalit nuk e lejonin një gjë të tillë. Këto kushte ishin të vjetëruara. Stafi mjekësor ishte i detyruar të mjaftohej me atë që kishte. Ai përballej dukshëm me mangësi sistemike. Çka është një fakt klinik!
Së pari, dëshiroj t’ju paraqes disa fakte (klinike) dhe disa vërejtje personale:
1) Gjatë vizitës time në spital takova shumë infermierë dhe disa mjekë. Vetëm njëri mjek (kirurg i përgjithshëm) e kuptonte mirë gjuhën angleze. Nëse nuk do të isha i shoqëruar nga miku im personal shqiptar, çdo bisedë normale me personelin mjekësor në këtë spital universitar do të ishte e pamundur për shkak të pengesës së dukshme gjuhësore;
2) Në departamentin e urgjencës që vizitova nuk kishte pajisje kompjuterike dhe informacionet rreth meje, si lëndimet etj. u shkruan me dorë në ca blloqe të mëdhenj;
3) Nuk kishte letër higjienike për pacientët, si dhe nuk kishte ujë të pijshëm;
4) Në banjë nuk kishte ujë në rezervuarin e ËC-së;
5) Gjatë trajtimit tim privatësia ime (si pacient) nuk u respektua absolutisht;
6) Në departamentin e radiologjisë ata përdorën një aparat me rreze X, që dukej të ishte blerë shumë dekada më parë;
7) Si pacient në dhomën e radiologjisë mu desh të gjunjëzohesha në pllakat e dyshemesë për të vendosur krahun tek aparati sepse nuk kishte karrige apo stola të përshtatshëm për ta bërë këtë ulur. Në moshën 68-vjeçare dhe i lënduar rëndë, kjo ishte një ‘torturë’, një ferr i vërtetë;
8) Pasi qepa plagët, mu desh të qëndroja në një lloj dhomë vëzhgimi, por shtrati që përdora nuk kishte çarçafë të pastër;
9) Për shkak se një mjek kishte diagnostikuar një frakturë në krahun tim të djathtë, krahu u fut në allçi. Gjatë këtij procesi u intervistova edhe nga punonjës policie për aksidentin dhe procesi u desh të ndërpritej për një kohë të shkurtër sepse punonjësit e policisë kishin nevojë për nënshkrimin tim;
10) Në spital nuk kishte fasho (nga ato që përdoren për të mbajtur krahun e dëmtuar të futur në allçi) dhe mu desh ta blija në një farmaci të qytetit.
11) Kërkova disa herë një dokument mjekësor për t’ia dorëzuar mjekut tim të familjes në Holandë. Pas disa refuzimesh, më në fund një infermiere (e një ambulance që ishte aty), e cila nuk ishte në procesin e trajtimit tim, shkroi disa informacione në një fletë jozyrtare. Shënimet ishin shkruar me dorë dhe ‘dokumenti’ nuk kishte as datë, as firmë dhe as vulë. Në këtë letër kishte dy diagnoza dhe unë vura re se një nga diagnozat binte ndesh me diagnozën e parë (të shprehur gojarisht) të kirurgut të përgjithshëm; në fakt diagnoza e shkruar me dorë ishte e kundërta e diagnozës verbale që më paraqiti kirurgu i përgjithshëm. Do shkruaj më poshtë rreth kësaj teme më vonë;
12) U thashë disa herë në spital se përdorja hollues gjaku çdo ditë, pas një embolie pulmonare spontane, jo të lidhur me Covid, që kam kaluar në dhjetor 2020; edhe për këtë do të shkruaj më poshtë;
13) Grafitë me rreze X i mora me vete në Holandë (me lejen e personelit mjekësor);
14) Një nga anëtarët e stafit mjekësor më pyeti nëse kishte mjek holandez në Ambasadën Hollandeze në Tiranë. Nuk e kuptova pse ma bëri këtë pyetje.
Së dyti, për shkak të aksidentit dhe lëndimeve mu desh të ndërpres misionin dhe të kthehem në vendlindje të hënën më 18 prill, më herët nga sa ishte planifikuar. Pas kthimit në vendlindje, Eindhoven, kontaktova menjëherë një specialist traumash në spitalin tonë lokal.
Dua të ve në dukje disa përfundime të jashtëzakonshme të këtij specialisti në spitalin holandez:
A) Materiali i allçisë së përdorur në krahun tim ishte shumë i dobët. Krahu duhet të ishte fiksuar. Nuk ishte bërë siç duhet. Pas disa orësh vura re se te pjesa e brrylit allçia ishte varur. Ky është gabimi 1.
B) Specialisti holandez i traumatologjisë pas kontrollit të fotove shqiptare me rreze X dhe pasi bëri disa analiza mjekësore konkludoi se NUK kishte frakturë në krah, por një kontuzion të rëndë; pra në spitalin shqiptar të traumës është bërë një diagnozë krejtësisht e gabuar. Allçia (e thyer/varur) u hoq. Diagnoza e gabuar është gabimi 2.
C) Diagnoza e shkruar me dorë për krahun ishte “fractura olecrani”; sipas specialistit holandez kjo diagnozë është krejtësisht e gabuar. Ky është gabimi 3.
D) Diagnoza e shkruar me dorë për kokën ishte “kontuzion Capitis ET VLC”; sipas specialistit holandez krejtësisht gabim. Ky është gabimi 4.
E) Siç u përmend më herët, diagnoza e shkruar me dorë gjithashtu nuk ishte në përputhje me diagnozën e kirurgut të përgjithshëm. Ky është gabimi 5.
F) Duke marrë parasysh faktin se kam vuajtur nga një dëmtim i rëndë në kokë dhe duke marrë parasysh përdorimin e holluesve të gjakut, sipas standardeve mjekësore të pranuara ndërkombëtare, personeli mjekësor duhet të kishte kryer një ekzaminim me CT skaner. Nëse një pajisje e tillë nuk disponohej, atëhere personeli mjekësor duhet të kishte marrë vendimin e shtrimit në spital për të paktën 48 orë për vëzhgim dhe mbikëqyrje, pasi ekzistonte rreziku për hemoragji të brendshme në kokë. Ky është gabimi 6.
G) Nuk ka pasur fare ekzaminim neurologjik, as nga kirurg, as nga një infermiere, as nga një neurolog. Ky është gabimi 7.
H) Mu dha një deklaratë se isha ‘i aftë për fluturim’; por, bazuar në konsideratat e përmendura në F, ishte gabim të jepej një deklaratë e tillë. Më domethënëse është se kjo deklaratë është dhënë pa asnjë ekzaminim neurologjik apo teste të shkurtra neurologjike. Në bazë të deklaratës fluturova pasditen e së hënës 18 prill vetëm 38 orë pas aksidentit. Specialisti holandez ishte i mendimit se stafi mjekësor në Tiranë kishte ndërmarrë një rrezik të papërgjegjshëm. Kombinimi i dëmtimit të kokës, holluesi i gjakut, presioni në kabinën e avionit mund të kishin shkaktuar një hemnoragji të brendshme në kokë/tru. Ky është gabimi 8.
I) Pasi dola nga spitali, më kthyen në hotel. Askush nuk më këshilloi të mos qëndroja vetëm për shkak të rrezikut të një hemoragjije të brendshme në kokë. Mbikëqyrja në hotel duhet të ishte një ‘conditio sine quo non’. Megjithatë, nuk mu këshillua një gjë e tillë. Ky është gabimi 9.
Gjithsesi, jam mirënjohës që plaga në kokë m’u mbyll me qepje, por veç kësaj, pothuajse gjithçka tjetër ishte ‘nën optimale’ në këtë spital universitar, ku stafi mjeksor ishte i detyruar të punonte me pajisje të vjetruara dhe pa asnjë kompjuter. Për më tepër, më ra në sy një proces pune kaotik, pa një sistem të qartë detyrash, autorizimesh dhe përgjegjësish. Qasja ishte krejtësisht e papërqendruar te pacienti, komunikimi ishte konfuz, sistemi i regjistrimit plotësisht i pamjaftueshëm dhe proceset e punës jo të mira dhe jo të organizuara në mënyrë efektive. Për më tepër, pata përshtypjen se disa anëtarë të stafit nuk ishin të mirëarsimuar dhe disa prej tyre silleshin sikur të ishin krejtësisht të painteresuar dhe të pamotivuar.
Për mendimin tim të gjitha këto fakte që rreshtova flasin për mundësi fatkeqësish të pamendueshme.
Kryeministër, nuk bëhet fjalë për mua, unë arrita të shkoj në shtëpi, të vizitohem në një spital modern të Evropës Perëndimore të pajisur mirë.
Por, qytetarët shqiptarë, duke përjashtuar ata pak të pasur e të lumtur në vendin tuaj, i nderuar Kryeministër, nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.
Kam frikë, dhe kjo nuk është e paimagjinueshme, që aty njerëzit vdesin më kot, gjë që mund të jetë një skenar realist në spitalin e traumës ose në spitale të tjera shtetërore.
Para se të hyja në këtë spital më 16 prill 2022, gjatë viteve të kaluara, kam dëgjuar shumë për cilësinë dhe standardet e shërbimit shëndetësor shqiptar. Për ‘ikjen e trurit’, për demotivimet, për korrupsionin, për dallimet mes klinikave shtetërore dhe private. Ka shumë që konfirmojnë se për shkak të kujdesit të dobët shëndetësor, njerëzit po vdesin.
I dashur kryeministër, shëndetësia nuk është çështje përfitimi. Është detyrë thelbësore e shtetit që të garantojë një akses (të mirë dhe falas) për të gjithë qytetarët në një sistem të mirë-koordinuar të kujdesit shëndetësor. Bazuar në eksperiencat e mia, natyrisht në kombinim me ato që kam dëgjuar dhe ato që kam lexuar, kam mendimin modest se në këtë aspekt ka disa fusha domethënëse për përmirësim. Janë sfida të vërteta.
Shërbimi i mirë shëndetësor lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut. Dhe respektimi i të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet është një parakusht për një shkallë të pranueshme civilizimi.
Jam i bindur se zoti Fjodor Dostoevsky do të pajtohej me mua se shkalla e qytetërimit të shoqërisë suaj nuk është në përputhje me standardet evropiane në lidhje me kujdesin shëndetësor.
Për më tepër, i nderuar zoti Edi Rama, për mendimin tim shëndetësia nuk mund të jetë kurrë një element ekuilibri në buxhetin e shtetit. Kur eci në rrugët e Tiranës dhe krahasoj pejsazhin urban të qytetit me nja dy vite më parë, vë re se ka shumë para për të realizuar ndërtime. Ndoshta do më fajësoni se po krahasoj mollët me portokallet dhe do të dëshironit të ndalja së adresuari këto vërejtje kritike.
Megjithatë, është qëllimi im i ndershëm dhe i sinqertë, të bëj avokatin e qytetarëve të thjeshtë të vendit tuaj të bukur në emër të përmirësimit të aksesit në një sistem të mirë shëndetësor për të gjithë shoqërinë tuaj. Mendoj se ky parim i solidaritetit do t’ju tërheqë si kryetar i Partisë Socialiste (PS) në pushtet.
Kryeministër, shpresoj që këtë letër të mos e quani si të mbinxehur emocionalisht, apo më keq, si incident.
Unë sinqerisht shpresoj se kjo letër do të kontribuojë në disa rishqyrtime themelore. Dhe ju lutem vini re, kryeministër, mos harroni kujdesin psikiatrik, kujdesin shëndetësor në burgje dhe komisariate dhe psikiatrinë ligjore në institucionet tuaja të vuajtjes së dënimit. Bazuar në një model gjithëpërfshirjeje, të gjithë qytetarët shqiptarë, të rinj, të moshuar, të lirë, të burgosur, kanë të drejtë të kenë akses në një sistem shëndetësor të ekuilibruar dhe të mirëorganizuar.
Ju pershendes me përzemërsi,
Ton Daans
Këshilltar ndërkombëtar në fushën e riedukimit.
Eindhoven, Holandë, 26 Prill 2022
“Armiku yt mund të bëhet miku yt më i mirë”, mesazhi i plotë i Ramës për myslimanët
Në kremtim të muajit të Shenjtë të Ramazanit, Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama shtruan një darkë iftari në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, duke rikthyer kështu traditën e shkëputur prej dy vitesh pandemie.
Tryeza e iftarit bëri bashkë politikanë, artistë, mjekë, mësues e pedagogë, gazetarë, përfaqësues të bizneseve të mëdha dhe të vogla, përfaqësues të komunitetit mysliman, si dhe të komuniteteve të tjera fetare, katolik, ortodoks, bektashi dhe ungjillor, drejtues të institucioneve qëndrore, kryetarët e bashkive, etj.
Në nisje të darkës, Kryeministri Edi Rama përshëndeti të ftuarit:
Fort të dashur miq!
Jam i lumtur sot që pas dy vite ndarjesh dhe kufizimesh, pasojë e një sulmi të paprecedent pandemik, rigjendemi rreth tryezës së iftarit.
Më ka munguar ky takim sepse prej vitesh tryeza e iftarit ka lënë tek unë një shije të posaçme njerzillëku duke ushqyer një ndjesi të mirëseardhur paqeje.
Mirë se keni ardhur dhe shumë faleminderit për praninë tuaj, edhe në emër të Lindës, gjysmës gjithmonë më të mirë timen.
Natyrisht si në çdo rast të tillë, nuk do të mungojnë as në këtë rast edhe përqeshjet, edhe përfoljet, të cilat i ushqen një këndvështrim i shtrembër i fesë në tërësi dhe një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti, por ja që nuk ka nevojë as të jesh mysliman, madje as të jesh hiç fare besimtar në zot, që të ulesh në tryezën e iftarit e të marrësh prej saj ushqimin lehtësues për mendjen dhe për shpirtin.
Thelbi i kësaj tryezë është islami pa dyshim, por nga ana tjetër islami është përveç se një fe e përqafuar ethshëm nga besimtarët myslimanë edhe një dhuratë pa kushte për mbarë njerëzimin. Një dhuratë që është gjynah ta refuzosh në mos si një burim besimi tek Zoti, si një burimi më shumë besimi tek njeriu, tek vetja, tek ai që jo thjesht duhet por mund të jesh.
“Ju lejohet sot”, thuhet në Kuran, “ushqimi i zgjedhur. Ju lejohet ushqimi njerëzve të librit sikundër dhe atyre u lejohet sot të konsumojnë ushqimin tuaj”. Është e gdhendur në syratën e pestë të Kuranit me titullin “Tryeza e Shtruar”, që frytet shpirtërore që ju premtuan Abrahamit, tora dhe ungjilli, janë dritë dhe janë prijëse të qytetërimeve të themeluara nga bijtë e patriarkut.
Shkruhet në Kuran, “secilit prej jush ju dhamë një ligj e ju dhamë një drejtim. Nëse do ta kishte dashur Zoti, do t’ju kishte bërë një bashkësi, por ja ku deshi t’ju sprovojë përmes dhuratave të tij. Rivalizoni me njëri tjetrin në vepra të mira, të gjithë do të ktheheni tek Zoti, ai do t’ju ndriçojë për gjithçka ju bën të ndryshëm mes jush”.
E ja ku jemi sot, në një tryezë të shtruar e të rrethuar nga njerëz me dhunti, me njohuri e patjetër me besime, bindje dhe opinione nga më të ndryshmet.
Kjo tryezë, jo vetëm nuk është tepërt, e dalë boje, e tejkaluar në botën që njohim sot, por është në vendin e saj, në kohën e saj, në të drejtën e saj të qytetarisë, në këtë botë ku progresi, teknologjia, inteligjenca artificiale, jo vetëm që nuk e kanë bërë më pak të nevojshëm besimin, por përkundrazi. Nuk ka si të jetë ndryshe në fakt, deri sa feja është një nga aspektet më të rëndësishme të historisë shpirtërore të njeriut dhe një nga pjesët më të pazëvendësueshme të anatomisë, të kulturës njerëzore në tërësi.
Feja, librat e shenjtë, historia dhe arti i saj nuk janë kurrsesi vetëm një çështje e besimtarëve, aq më pak janë çështje të ndara sipas besimeve, të kultivuara në parcela të ndryshme të kopshtit të besimit, përderisa në qendër të fesë është kërkimi i të vërtetës absolute, të vërtetës rreth ligjësive të natyrës, por dhe ligjeve e normave shoqërore, të cilave njeriu i bindet, ama duke e pyetur pa rreshtur veten se përse gjërat duhet të jenë kështu e jo ashtu? Atëherë, krejt natyrshëm për çdonjërin prej nesh feja ofron një hartë të vetën, që na ofron në leximin e rrugëve të jetës, sidomos në udhëkryqet e tyre. “Mos gjyko, se do të gjykohesh nga gjykimi yt”. “Mos ia bëj tjetrit atë që nuk do doje që tjetri të ta bënte ty”. “Mos ua përmend të tjerëve nderet”, e me radhë plot të tjera, deri tek mos e harro që armiku yt mund të bëhet miku yt më i mirë. Janë drita orientuese në atë hartë e ndërkohë që në çdo hap në rrugët tona të jetës, ne i kemi si hije pyetjet e pandashme, pavarësisht sa larg shkon shkenca apo teknologjia.
Ç’kuptim ka të jetosh çdo ditë kur në fund të fundit jetës i vjen fundi një ditë.
Çfarë ka përtej vdekjes?
Përse ekziston e keqja?
Çfarë marrëdhënie ka midis zgjedhjes së mirë e zgjedhjes së gabuar?
Si mund të luftohet e keqja brenda njeriut e në rrathët shoqërorë që njerëzit krijojnë?
Të gjitha këto janë pyetje themelore të cilat fetë e ndryshme u përgjigjen aspak çuditërisht në mënyra shumë të ngjashme ndërsa një fjalë e vjetër na thotë se edhe engjëlli, edhe djalli, rrojnë brenda tek i gjalli. Nga të gjitha krijesat e natyrës, njeriu është e vetmja që jo vetëm zë vendin e vetë në natyrës, jo vetëm plotëson si të gjitha kafshët e tjera nevojat themelore të ushqimit, fjetjes, riprodhimit por edhe e pyet veten për këto e për shumëçka tjetër që lidhet me ekzistencën e tij. Këtu fshihet një mister i madh. Një enigmë e përjetshme të cilën shkenca nuk arrin dot ta zgjidhë deri në fund.
Shkenca na shpjegon se si ndodhin gjërat, se si lidhen shkaqet e pasojat, ,si funksionon biologjia, fizika, kimia, psikologjia. Ajo përdor gjithnjë e më shumë mjete të sofistikuara, por gjithmonë në fund ka një pyetje, ,të cilës shkenca sado e përparuar të jetë, nuk arrin dot ti japë përgjigje. Jo se si ndodhin gjërat por përse ndodhin gjërat? Feja i ka fillesat pikërisht të ky misteri i përse-së së ekzistencës sonë në këtë botë. Nëpërmjet urës së feve, njerëzit e kapërcejnë dimensionin e tyre kafshëror dhe hyjnë në një dimension shpirtëror ku e vërteta dhe sekreti janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe ku merr formë një marrëdhënie e brendshme me një qenie të përtejme. Me një qenie që është brenda teje por që është përtej teje. Tek kjo marrëdhënie me shumë stade, njeriu e zbulon veten si krijesa më e fuqishme pro dhe si qenia më e mjerë në botë, sepse sado të përparojë, njeriu nuk e gjen dot të gjithë kuptimin e gjithësisë e pikërisht tamam aty, tek kufiri fundor i njohjes fillon besimi. Aty fillon lehtësimi i shpirtit të njeriut nga barra e mjerimit të pandashëm të qenies së tij, që i ka ditët gjithsesi të numëruara.
Fe e të barabartëve e kanë cilësuar Islamin. Ne sot jemi këtu myslimanë e të krishterë, besimtarë dhe jo, pikërisht si njerëz të barabartë në tryezën e një feje të barabartësh, e cila nuk na kërkon asnjë nënshtrim tjetër përveç respektin për sho-shoqin, bashkimin në mirësi, vetëpërmbajtjes me mendje të hapur në dëgjimin e tjetrit. Rreshtimit krah për krah pa asnjë epërsi. Mu si vetë profeti i gjunjëzuar krah ndjekësit më të fundit në luftën e të barabartëve drejtuar zotit të tyre.
Mua më duket se tradhtia e përkthyesve nuk ka qenë asnjëherë, në asgjë, më e karakterizuar në shekuj e sa në lidhje me një fjalë kyçe të islamit, edhe pse jo vetëm me të në fakt.
Në gjuhët e perëndimit toni imponues, shpërfillës, përbuzës i fjalës nënshtrim i është mbivendosur dhunshëm kuptimit sa të dëlirë aq edhe të hijshëm të saj që në fakt e përmban kjo fjalë në konteksti kuranor. Dorëzim besimplotë tek Zoti ose t’i jepesh lirish e në ndërgjegje paqes. Ti jepesh e ti përkushtohesh paqes, jo vetëm që nuk do të thotë t’i nënshtrohesh diçkaje apo ndokujt por do të thotë të jesh ndriçues e çlirues i asaj thellësie shpirtërore ku gëlon burimi i besimit. Aty ku formësohen dhe fetë dhe ku edhe besimi islam ka buruar, jo në emrin e profetit që e shpalli atë, por përmes raportit mes atij që qëndron përtej njohjes sonë dhe lajmëtarit të tij këtej nga ana jonë.
Thoni “Ne besojmë në Zot, në atë që iu zbulua Abrahamit, Ismailit, Isakut, Jakobit dhe fiseve të tyre, në atë cka iu dha Mojsiut dhe Jezusit, në atë që iu dha profetëve nga ana e perëndisë, mes tyre nuk ka parapëlqime apo dallime. Te gjithë iu jemi dhënë Zotit”, këshillon Kur’an.
Tani, cilido që mund të mendonte këtu apo ndër ata që mund të na ndjekin se unë po predikoj fenë islame, do duhet të të ndalej sepse nuk është ky qëllimi im fare, aq më tepër që të tjerë ku e ku më të mëdhenj, si Gote, mendimtar i ndikuar deri në palcë nga Judeu krishtërimi e kanë bërë këtë deri në cudi si në vargjet më të famshëm të divanit mes Perëndimit dhe Lindjes; “Nëse islam do të thotë t’i nënshtrohesh vullnetit vullnetit në Zot, atëherë nën islam jetofshim jetë e mot”, apo Naimi ynë “Kafshët dhe bagëtia na i dha në këtë jetë shokë e ndihmës, Perëndia. O shokët e njeriut, Zoti ju shtoftë dhe ju begoftë dhe shpirti im mik përjetë, sikundër ka qenë ju qoftë, kafshët dhe bagëtinë që ju ka kaq nevojë, njeriu duhet t’i shohë, t’i ketë kujdes, t’i dojë. Mos t’i mundojë kurrë, por si fëmijë t’i kemi, është mëkat dhe fjalë të ligë për to të themi”.
Janë të pashtershëm, në fakt, hadifet ku shfaqet kjo pjesëz e mëshirës së madhe të cilën Profeti e shumëfishon pakufijshëmërisht duke brenda shtruar në të gjithë ekosistemin njerëzor vegjetal.
Përkrah urdhëresës “Ushqe të uriturin, vizito të sëmurin dhe liro të marin rob”, qëndrojnë qortimet e profetit kundrejt kujtdo që keqtrajton kafshët apo përdollimet e tij ndaj zogjve që nuk kanë pranë të vegjëlit e tyre.
Kur’ani i madhërishëm dëshmon “Shërbesëtarët janë ata që ecin me përulësi në Tokë dhe që ia kthejnë me të mirë injorantëve që i keqtrajton. Mëshira, e cila është përkufizimi i dashurisë i përkthyer në akte dhe i nënshtrimit lirisht me vetëdije dhe lme përkushtim ndaj vullnetit hyjnor, është në të njejtën kohë edhe udhëndricuesi i kultureës së bashkëjetesës dhe të kujdesit ndaj cdo gjymtyre të krijimit që Zoti i ka mirëbesuar njeriut.
“I besuam qiejve, tokës, maleve, barrën për të prurë të mirën dhe për të shamngur të keqen, prej frikës së madhe refuzuan dhe atëherë ajo barrë iu dha njeriut”, shkruhet në Kur’an.
Çfarë mësimi më të thjesht dhe më të përmbledhur në vetëm dy fjali mund të marrë njeru sot teksa barra për të mbrojtur gjeneratat e tjera, duke shmangur të keqen fatale të ndryshimit të klimës, përmes kuptimit të forcës shkatërruese qëndrojnë brenda bashkë me fuqinë e saj transformuese era e zhvillimit. Cilikund mund t’i shërbejë sot më mirë shkundjes së dynjallëkut përballë kësaj të keqe kërcënuese për krejt planetit, sesa kumti i profetit Muhhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të. Edhe Dita e Qametit në të gjettë me një filiz në dorë, mos e lër pa mbjellë.
“Unë jam tronditur nga vlerat njerëzore dhe morale që populli amerikan bahskëndan me islamin. Ne ndajmë, së pari dhe mbi të gjitha, një besim të thellë tek një qenie sipërore dhe jemi drejtuar prej saj që të besojmë, që të mëshirojmë dhe të duam drejtësinë”, thotë presidenti Jimmy Carter. Në ndërkohë, si ta kishte paradëgjuar tronditjen e presidentit të SHBA, nga përafërianë shpirt, edhe pse jo në fe e popullit amerikan me islamin, Kurani thotë “O njerëz, ja ku ju bëmë femër dhe mashkull e ju bëmë me kombe dhe me fise, që të njiheni me shoshoqin. Zoti është shumë i paanë për t’u mbyllur në një, besojmë, që i përjashton të gjithë të tjerat”, thotë i përkohëri Ib Narani, ndërsa i pavdekshmi Xheladin Rumi shton “E vërteta është një pasqyrë që ra nga dora e Zotit dhe u bë copë. Gjithsecili që mori një fragment, beson se aty është e tërë e vërteta”. E sa më shumë të përpiqesh ta kqyrësh pasqyrën e fesë, pa e thyer për t ëmbajtur në dorë një copë që përjashton të tërën, aq më shumë e cmon burimin e beismit dhe urtësisë që feja i ofron bujarisht njeriut.
Ashtu sikundër, kupton fare qartë se devijimi ideologjik i besimit islam prej injorancës, prej dashakeqësisë apo shkretimit politik të Islamit, i ngjan një dhunimi të përbindshëm të Shpirtit të Shenjtë kuranor.
Besimi dhe qytetërimi islam, përkundër gjithë dezinformimit sistematik mbështetur sa në thjeshtëzimin vulgar dhe deri vrastar të fondamentalizmit lindor aq edhe në falsifikimin propagandistik dhe deri dhe racist të fondamentalizmit perëndimor, kanë gjalluar përmes një zbulese që lirisë së ndërgjegjes, sovranitetit dhe dijes dhe zgjedhjes së lirë individuale janë bërë kurorë qysh në zanafillë.
Cilët ndër ata që e mbajnë veten për të kultivuar dhe erudite dhe ndërkohë nëpërkëmbin Islamin si një prurje barbarie nga shekujt e njohin urdhëresën parësore që e zbriti kur’anin tek njerëzit?
Kjo urdhëresë nuk është as një oshëtimë për konvertim të dhunshëm, as një kushtrim ushtarak për të vrare e për të prerë me shpatë të ndryshmin. E madje, udhëresa parësore nuk është as një thirrje imponuese për të besuar në Zotin që shpall lajmësi i tij, profeti Mohhamed. Urdhëresa parësore është një odë për lirinë e shpirtit dhe mendjes, të cilën më herët e patën thurur filozofët klasikë grekë si Aristoteli, që filozofët islamë e quajnë “Mësuesi ynë i parë”. Ata ia ruajtën tekstet “Mësuesit të Parë” me fanatizëm ,ia përkthyen me besnikëri dhe ia pasuruan me komente që më tutje, filozofia mesjetare kristiane i rimori. I rimori nga Veroe, nga Vicena, nga Alfarabhi, nga Alkindi dhe plot kolosë të tjerë të mendimit islam, me kontributin e të cilëve përparoi ajo që vetëm imperalizmi i padijes e përkufizon si “Kulturë Perëndimore”. Ikra, lexo . Lexo dhe shpall. Lexo dhe dëfto. Mbi të gjitha, lexo dhe mëso”. Lexo është fjala urdhërore e Kumtit të parë, e vetme dhe e madhe sa pafundësia e librave, është kontributi themelor i fesë islame në progresin e përbotshëm. Është ajo që ka shpënë në kontributin e pazëvëndësueshëm të kulturës islame në astronomi, në algjebër, në kimi, në mjekësi, në metafizikë, në muzikë dhe në shumë fusha të tjera. Lexo ëshët fjala më islamike dhe ndërkaq, është fjala që më pak se cdo fjalë tjetër, fatkeqësisht, asociohet me fenë islame sot e kësaj dite.
“Lexo” ëhstë fjala prej ku buron edhe respekti pa kufi që islami ka jo vetëm për të ashtëquajturit “Al Hal Kitab”, njerëzit e librit, hebrenjtë dhe të krishterët por edhe për cdo bindje dhe kulturë. Por, në islam të lexosh sa për të lexuar sikundër të besosh sa për të besuar nuk mjafton. Lipset dhe edukimi, zotërimi i vetvetes përmes përftimit të një dijeje që i jep koherencë fillit të arsyes dhe dikton vijim sjelljen e njeriut. Më shumë se 100 herë, në Kur’an i bëhet thirrje veprimit të arsyes, si mishërimi themelor i besimit. Tek “Qyteti i Virtytshëm” dhe “Arritja e Lumturisë” thuhet se qytetar ështt ai që është i pajisur me dije. Ndërsa, Ibn Haitam e quante “Detyrë themelore të fesë, kërkimin e të vërtetës, gjykimin kritik dhe braktisjen e opinioneve vetjake të njëanshme”.
Në 20 vitet e fundit çmimi Nobel i është dhënë 6 personaliteteve të besimit mysliman, kryesisht gra.
Të gjitha këto personalitete janë njerëz të librit, por janë dhe njerëz të besimit.
Shirin Ebadi gjykatësja e angazhuar që provoi përndjekjet e ajatollahëve iranian, lauratja e parë myslimane grua e çmimit Nobel në 2003-in thoshte: “gjatë 23 viteve të fundit nga dita qe më shkarkuan nga detyra e gjykatëses, deri në betejat përpara gjykatave revolucionare të Teheranit nuk kam reshtur së përsërituri një interpretim të islamit në harmoni me barazinë dhe demokracinë”, është shprehja më autentike e besimit.
Të gjitha këto e bëjnë sot e kësaj dite islamin një shkollë universale prej se cilës përftohet çka në gjuhën arabe shprehet me fjalë “Isan”, të vepruarit bukur dhe hijshëm.
Bukur dhe hijshëm më duket se po veprojmë edhe ne sot tek jemi sëbashku rreth tryezës së iftarit duke kryer një gjest miqësie dhe mirësie.
Të gjithë vëllezërve dhe motrave të besimit islam këtu dhe kudo që ndodhen iu uroj agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!
Ndërsa ne të tjerët, uroj qe përtej besimeve të ndryshme dhe mosbesimeve të larmishme të gjejmë me shumë forcë për vetëpërmbajtje dhe arsye për mirëkuptim brenda kufijve të ekzistencës sonë, gjithsesi shumë të përkohshme.
Zoti qoftë me ne, me familjet tuaja, me Shqipërinë dhe me shqiptarët!
Faleminderit!
E preferuara e Ramës për Presidente? Lea Ypi rishfaqet sërish në Tiranë
Akademikja Lea Ypi është rikthyer sërish në Shqipëri, teksa Tirana është në ethet e zgjedhjes së Kreut të Shtetit.
Por arsyeja e pranisë së saj në vendin tonë nuk ka të bëjë me procesin e zgjedhjes së presidentit, por me librin e saj “Të lirë”, të cilin e publikoi disa muaj më parë.
Ajo mori pjesë në një aktivitet kulturor, ku me librin e saj fitoi çmimin “Lumo Skendo”.
Çmimi për këtë libër u akordua për vlerat e shquara në trajtesën origjinale, artistike e filozofike të konceptit të lirisë në kohën e diktaturës komuniste dhe të tranzicionit demokratik në Shqipëri, nëpërmjet kujtimeve të fëmijërisë dhe adoleshencës, dhënë me vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor, meditim politik e filozofik bashkëkohor.
Në këtë libër autorja sjell kujtimet e fëmijërisë dhe adoleshencës, të cilat janë vlerësuar se përcjellin vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor dhe meditim politik.
Kujtojmë se në garë për këtë çmim ishin dhe autorë si Fatos Lubonja me librin e tij të fundit “Jetë burgu”, Rubens Shima me “Posteri shqiptar”, Fatmir Toci me “Arbëreshët” dhe Kujtim Shala me “Zbulimi i Zef Pllumit”.
Të pranishëm në ceremoni kanë qenë një sërë figurash të shquara nga bota artit të shkruar si dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Lea Ypi ka qenë përfolur më parë në media si e preferuar e kryeministrit Edi Rama për postin e Presidentit, megjithëse vet akademikja që jeton në Angli e ka hedhur poshtë mundësinë për të hequr dorë nga jeta e saj profesionale dhe për tiu angazhuar politikës në Tiranë.
Një nga pengesat që e bëjnë të pamundur rrugën e saj drejt Presidencës në fakt është edhe përcaktimi kushtetues që kandidati për president duhet të ketë jetuar në 10 vitet e fundit në Shqipëri.
Kujtojmë se Lea Ypi per vitesh tashmë jetën e saj jo vetëm akademike dhe profesionale, por edhe familjare e zhvillon në Angli.