zoom

Day ArchiveIdentifikohet autori i plagosjes së dy vëllezërve të mitur në Sarandë

Një ngjarje e rëndë tronditi sot në mbrëmje Sarandën, teksa gjatë një shërri me thika mbetën të plagosur dy vëllezër të mitur. Autori menjëherë pas plagosjes është larguar nga vendi I ngjarjes, ndërsa policia mundi të bëjë identifikimin e tij. Ai është shtetasi Ibrahim Duda, 43-vjeç.

Ai rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penal. Madje bëhet e ditur se ai ka pak kohë që ka dalë nga burgu, ku ndodhej aty për shkak të një vjedhje të kryer. Gjithashtu ai njihej si përdorues i drogave të forta. Mësohet në të kaluarën ai ka qenë i dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë.

Sa i takon gjendjes shëndetësore së 2 të miturve, bëhet e ditur se 17-vjeçari K. G., është goditur me një thikë në kraharor dhe ka humbur shumë gjak. Nga ana tjetër, i vëllai 16 vjeç ka marrë dëmtime të lehta në dorë dhe gjendja e tij është e stabilizuar.

Shpërthim me tritol në një hotel në Sarandë, dyshimet e para

Një shpërthim me tritol është regjistruar në katin e parë të një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se shpërthimi është shënuar në hotelin në pronësi të shtetasit N. Y., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Bëhet e ditur se shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak.

Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Milan fiton në fund me Lazion

Milani rimori kreun e Serie A. Fitorja 2 – 1 me Lazion në çastet e fundit bëri që kuqezinjtë të ruajnë diferencën prej 2 pikësh me Interin.

Takimi ishte i vlefshëm për javën e 34.

Në sfidën tjetër të luajtur këtë të dielë Napoli u mund 3 – 2 nga Empoli.

Macron mban fjalimin e fitores: Do jem president i gjithë francezëve

I rizgjedhur për të dytën herë në krye të presidencës franceze, Emanuel Macron ka mbërritur i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte dhe i rrethuar nga fëmijë, në podiumin e ngritur poshtë kullës Eiffel në Paris.

Në fjalimin e fitores Macron falenderoi të gjithë ata që votuan për të dhe tha se është i vetëdijshëm që shumica e votuan për të bllokuar të djathtën ekstreme.

Ai shtoi se tashmë është presidenti i të gjithëve dhe do të punojë për të adresuar problemet e atyre që abstenuan dhe zgjodhën të votonin Frontin Nacional të Marine Le Pen.

“Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve. Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresoj shqetësimet e tyre”, tha Macron

Teksa Macron mbërriti në skenë ai shoqërohej nën tingujt e himnit evropian (Ode për gëzimin e Beethoven-it).

Dj Dagz djeg shaminë e beqarit ?!

Einxhel dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të komentuar brenda edicionit të parë të “Big Brother VIP” dhe po ashtu jashtë shtëpisë. Lidhja e tyre ishte ajo në të cilën publiku besoi më pak, mirëpo të gjithë dalluan kiminë mes njëri-tjetrit. Tashmë, Einxhel dhe Dagz janë një prej çifteve më simpatikë, që kalojnë thuajse çdo moment të ditës së tyre bashkë.

“Në çdo rrahje të zemrës time”- shkroi Einxhel krahas fotos, si një premtim për partnerin dhe kaq u desh që të aludohet se ata i kanë dhënë fund beqarisë.

Mirëpo, më shumë sesa një unazë fejese, kjo dhuratë e Dagz për Einxhel duket si një premtin për të ardhmen e tyre më vonë. Nëse ecin në këta hapa, pa dyshim do të kemi edhe fejesën e shumë-komentuar. Shumë urime çiftit të dashuruar!/L.K

/Zoom.al

 

Eduard Shalsi nuk e ndan kutinë e shahut edhe në Kuvend

Deputeti socialist, Eduard Shalsi, krahas politikës i pëlqen së tepërmi të merret edhe me shah.

Aq i fiksuar është pas kësaj loje është Shalsi sa edhe djalit të tij i ka vënë emrin Shahu.

Në fakt Shalsi nuk lë asnjë aktivitet që ka të bëjë me shahun pa e frekuentuar, ku shpesh herë i pëlqen të laujë edhe vet. Këtë pasion nuk e lë pasdore edhe kur është në punë, në Kuvendin e Shqipërisë.

Ditët e fundit ai postoi disa foto nga një takim pune në zyrën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, ku krahas pikturave të shumta me të cilat ka mbushur muret, dallohet qartë edhe kutia e shahut, gati për lojë.

“Exit Pollet” shpallën fitues Macron, Le Pen pranon rezultatin

Pas publikimit të “Exit Polleve” që nxjerrin fitues si President të ri të Francës, Emmanuel Macron, ka ardhur dhe një reagim i kundërshtares së tij, Marine Le Pen.

“Ne mund të kishim parë një erë të madhe lirie që përfshiu këtë vend”, më sohet të ketë thënë Le Pen para mbështetësve.

Më tej ajo ka shtuar se votuesit francezë vendosën ndryshe, e megjithatë ajo e cilëson këtë një fitore të shkëlqyer.

“Unë do të ndjek angazhimin tim për Francën dhe francezët”, ka thënë ajo duke u zotuar se do të udhëheqë betejën e ardhshme elektorale të Tubimit Kombëtar, zgjedhjet legjislative të qershorit, duke thënë se votuesit francezë kanë treguar se duan një forcë tjetër për të kundërbalancuar fuqinë e Macron si president.

“Rroftë Republika dhe rroftë Franca”, ka përfunduar ajo, përpara mbështetësve kryesorë në interpretimin e himnit kombëtar, “La Marseillaise”.
Kujtojmë se sipas France 24, Emmanuel Macron u zgjodh për një mandat të dytë si president francez të dielën me 58.2% të votave, sipas një vlerësimi nga instituti i sondazheve Ipsos.

Ndërsa sfiduesja e tij e ekstremit të djathtë Marine Le Pen fitoi 41.8% të votave në zgjedhjet që panë shkallën më të lartë të abstenimit në vend në 50 vjet.

Rama uron Macron per rizgjedhjen: Të mikpresim së shpejti në Shqipëri!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar fitoren Presidentit të rizgjedhur të Francës Emmanuel Macron.

Rama thotë në postimin e tij në “Tëitter” se mezi pret Macron për një vizitë në Shqipëri.

Postimi i Edi Rama:

Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë

Liverpool fiton derbin, të kuqtë s’i ndahen Cityt. Everton në “rrugë pa krye”

Liverpool ka fituar 2-0 derbin me Everton, në takimin e Premier League.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me rastet në të dyja skuadrat që ishin të shumta.

Goli për të kuqtë do vinte në minutën e 60-të. Salah kroson për Robertson, që me saktësi çon topin në rrjetë.

Me këtë fitore Liverpool mbetet në vend të dytë me një pikë më pak se Manchester City.

Tirana humbet me Kastriotin, ndalet pas 8 javësh

Tirana u dorëzua në sfidën me Kastriotin dhe humbi me rezultatin 1 – 0. Takimi i javës së 30 u vendos nga goli i nigerianit Onanuga në minutën e 16.

Përpjekjet e lojtarëve të Tiranës u ndalën nga portiere Sali.

Bardheblutë edhe pse u ndalën nuk rrezikojnë kreun, pasi ndjekësi më i afrët është 15 pikë larg.

Krutanët me këtë sukses vijojnë me rezultatet pozitive dhe po afrohen me zonën e kupave të Europës.

Egnatia po shpreson ende që të mos kthehet në Kategorinë e Parë. Fitorja 1 – 0 me Skënderbeun në Korçë e mban në vendin e tetë, zona play off.

Teuta mundi Dinamon po 1 – 0, duke bere që blutë ta shohin veten gjithnjë e pranë kategorisë së parë. Kampionatit i kanë mbetur edhe 6 javë për të zhvilluar.