Aplikacion
Bayern Munchen fiton sfidën direkte me Borussia Dortmund dhe siguron matematikisht titullin kampion në Bundesligë.
Bavarezët fituan me rezultatin 3-1 ndaj rivalëve direkt dhe me 75 pikë, kundrejt 63 të Dortmundit, dhe sigurojnë titullin 3 javë para mbylljes së kampionatit.
Golat u shënuan nga Grnabry në minnutën e 15, Lewandowski në 34-ën dhe Musiala në minutën e 83-të, ndërsa Emre Can realizoi me penallti në minutën e 52 për Dortmund.
Ky ishte titulli i 10-të radhazi për Bayernin dhe i 32-ti në historinë e klubit më të titulluar gjerman. /zoom.al/
Kukësi nuk e thyen dot Laçin as me mbështetjen fantastike të tifozëveËshtë mbyllur në barazim 0-0 përballja e sotme mes Kukësit dhe Laçit.
Kurbinasit konfirmojnë edhe njëherë veten si “macja e zezë” e verilindorëve, teksa nuk janë mposhtur asnjëherë prej tyre në 4 sfidat e zhvilluara këtë sezon.
Kukësi nuk i mund dot bardhezinjtë as me atmosferën fantastike të tifozëve, që kanë mbushur stadiumin në inagurimin e tij.
Një shtetas italian dhe dy brazilianë kanë dalë para gjykatësve pasi akuzohen për ekzekutimin e shqiptarit Alban Gropçaj, ngjarje e cila ka ndodhur në shkurt të vitit 2019 në qytetin e Caucaias, të Rajonit Metropolitan të Fortalezas së Brazilit. Gropçaj ishte i punësuar nga i pandehuri italian i quajtur Guido Bertola, në një kompani me qendër në Itali. Ata udhëtuan të dy drejt Brazilit për të punuar, por planet për shqiptarin nuk shkuan ashti siç i kishte menduar.
Hetuesit thonë se Gropçaj u vra nga dy persona, njëri nga të cilët i paidentifikuar, me urdhër të një gruaje braziliane dhe vetë italianit që akuzohet si autor i krimit. Italiani kërkonte eliminimin e të riut shqiptar për “interesa financiare”, pasi Gropçaj do të zhvillonte një projekt të madh në kompaninë e italianit. Por ky i fundit kishte frikë mos shqiptari fuqizohej dhe mund ta falimentonte.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë kthimit nga një restorant në Fortaleza të Brazilit. Teksa shqiptari po shkonte në shtëpinë e italianit, në Caucaia, dy persona iu afruan me motor, më pas e nxorën nga automjeti dhe e ekzekutuan me tre plumba, dy në kokë dhe një në shpinë.
Erdogan i jep goditjen e rëndë ambicieve të Putinit në Siri, mbyllet hapësira ajroreHapësira ajrore turke është e mbyllur për avionët ushtarakë dhe civilë që transportojnë trupa nga Rusia në Siri, njoftoi të shtunën televizioni TRT Haber duke thënë se ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu.
Turqia, një anëtare e NATO-s, gjithashtu ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën dhe po përpiqet të ndërmjetësojë negociatat midis dy palëve.
“Ne kemi mbyllur hapësirën ajrore për avionët ushtarakë rusë, por edhe fluturimet civile që transportojnë ushtarë në Siri”, tha Cavusoglu në një aeroplan në rrugë për në Uruguai.
Leja jepej çdo tre muaj dhe tani ndalimi do të jetë i vlefshëm për tre muaj, tha Cavusgolu, duke shtuar se për këtë kishte informuar homologun e tij rus Sergei Lavrov.
Rusia është një nga aleatët kryesorë të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, të cilin e ndihmoi të qëndrojë në pushtet pas shpërthimit të luftës në Siri në vitin 2011./Zoom.al/
Tragjike në Odessa, humb jetën edhe një foshnje, Zelenksy shpërthen ndaj rusëve: Bastardë!Është rënduar akoma më tepër bilanci në qytetin jugor të Odesas në Ukrainë. Bombardimet u kanë marrë jetën 8 personave mes tyre një foshnjeje 3 muajshe pasi shtatë raketa goditën qytetin.
Për këtë ka reaguar edhe presidenti Zelensky i cili gjatë fjalimit u emocionua.
“Ata vranë një foshnjë tre muajshe”, tha ai. “Lufta filloi kur kjo foshnjë ishte një muajshe. E imagjinoni dot se çfarë po ndodh? Ata janë thjesht bastardë. Thjesht bastardë. Nuk kam fjalë të tjera për të përdorur në këtë kontekst. Ata janë thjesht bastardë.”
Nesër 2 muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë/ Zelensky: Krenar të jem udhëheqësi juajNesër bëhen dy muaj nga fillimi i luftës. Volodymyr Zelenskiy mori një moment për të thënë se ishte krenar që ishte udhëheqësi i Ukrainës dhe se gjëja më e rëndësishme ishte që vendi të vazhdojë te jete e bashkuar.
“Ukraina ka bërë gjithçka, gjithçka, vërtet e besoj këtë. Jemi kaq të bashkuar. Gjëja më e rëndësishme është që kjo ndjenjë uniteti të mbetet deri në fund të luftës”.
Gati dy muaj granatime ruse tashmë kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën e Kharkiv. Qyteti industrial verilindor shtrihet 42 km (26 milje) nga kufiri rus. Shumica e banorëve të saj përdorin rusishten si gjuhë të parë. Në postimin e tij në Telegram, guvernatori Synehubov tha se forcat ukrainase duke kundërsulmuar në veri të qytetit i dëbuan trupat ruse nga tre fshatra – Bezruki, Slatine dhe Prudyanka./Zooma.al
Manaj shënon në Serie A, por nuk mjafton për SpeziaRei Manaj ka shënuar një tjetër gol në Serinë A. Këtë herë shërbeu për statistikat pasi Torino fitoi me shifrat 2-1 ndaj Spezias.
Në minutën e fundit, Manaj arriti të fitonte duelin me Djidi dhe ky i fundit u detyrua për t’i shkaktuar penallti.
Manaj e mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe mposhti Milinkovic Savic, që këtë herë zuri vendin e Etrit Berishës.
Ndeshja e sulmuesit shqiptar ishte për notë maksimale teksa ishte i vetmi te Spezia që arriti të fitonte shumë duele dhe kur përballë kishte Bremer, një prej mbrojtësve më të mirë të Serisë A në këtë sezon.
Sigurisht që problemi kryesor i këtij sulmuesi është njohja e portës, më veçanërisht në aventurat e tij në Itali që kurrë nuk kanë pasur numra positiv. /zoom.al/
Makina përplas për vdekje këmbësorinNjë aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin nacional Korçë – Bilisht.
Raportohet se një automjet me targa greke ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /Zoom.al
Mesut Özil, baba për herë të dytëFutbollisti Mesut Özil është në pritje të fëmijës së dytë me gruan e tij Amine Gülşe.
Çifti, i cili u martua më 7 qershor 2019, mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Eda, më 30 mars 2020. Sipas transmetuesit turk NTV, gruaja e Özil, Gülşe, një ish-Miss Turqia, është tre muajshe shtatzënë.
“Ajo po rritet kaq shpejt, unë dua të përjetoj çdo moment. Ne thamë se do të kishim pesë fëmijë, por Allahu e di më së miri. Ndoshta jo pesë, por duam që vajza jonë të ketë një vëlla,” citon NTV të ketë thënë Gülşe së fundmi. Aktorja ka bërë një pushim nga profesioni duke iu përkushtuar familjes së saj./L.K
/Zoom.al
Zyrtari i parë i SHBA që mbërrin në Ukrainë pas pushtimit, Blinken viziton Kievin të dielënSekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Kievin të dielën, tha Zelensky.
Vizita, e cila do të përfshijë gjithashtu Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin, do të jetë udhëtimi i parë zyrtar i zyrtarëve të qeverisë amerikane që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkurt.
“Nesër, zyrtarët amerikanë do të vijnë të na vizitojnë”, u tha Zelensky gazetarëve./Zoom.al