Aplikacion
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas tërmetit që goditi mbrëmjen e sotme Ballkanin dhe që u ndje në gjithë vendin. Duke publikuar të dhënat e IGJEUM, Peleshi thotë se deri më tani nuk ka të dhëna për dëme materiale.
Statusi i Peleshit
Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqender 10 km Jug- Perëndim të qytetit Monstar, Bosnje Hercegovine, me Magnitude 5.7, Thellesia 10 km, 202 km nga Tirana.
Ky tërmet është ndier pothuajse në të gjithë vendin por deri ne këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohe të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin.
Shpërthim tritoli në Durrës, policia në vendngjarje
Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja është regjistruar në fshatin Katund i Ri dhe tritoli mësohet se ka shpërthyer në derën e jashtme të një dyqani.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Tërmeti që tronditi Shqipërinë, ja sa ishte forca goditëse
Tërmeti që u ndje sot edhe në vendin tonë ka pasur si epiqendër të tijë në Bosnje-Herzegovinë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Kroaci, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë.
Tërmeti sipas të dhënave paraprake ka patur një forcë goditëse prej 6 ballë dhe ka poatur një kohë zgjatje të konsiderueshme, çka ka krijuar jo pak panik te qytetarët edhe në vendin tonë.
Tërmeti i fortë trondit Shqipërinë, ja ku ishte epiqendraNjë tërmet i fuqishëm ka goditur para pak çastesh vendin tonë.
Lëkundjet janë ndjerë në një zonë të gjerë duke fiolluar nga Shkodra, Lezha, Durrësi e Tirana.
Nuk ka ende të dhëna për pasoja.
Eipeqendra mesohet se ka qene ne Bosnje-Herzegovine.
“Kërkon t’i zërë vendin Fridës”, Erion Braçe shpërthen për situatën në bujqësi
Deputeti i PS, Erion Braçe, nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë teksa shprehet se nuk janë marrë masa për bujqit. Në një reagim në Facebook, Braçe ka publikuar edhe disa pamje nga dëmet e shkaktuara në sera si pasojë e erës së fortë në Lushnje.
“Kam kaq muaj që them se duhet të merremi me ndryshimet e klimës. Të mbrohemi prej tyre e të bëjmë demet të pagueshme. Askush nuk dëgjon. Veç lavde lavde lavde, vec jemi mirë jemi mire jemi mire. Gënjen Erioni se do t’i zërë vendin Frides”, shkruan ndër të tjera Braçe.
Reagimi i plotë:
IMSHTE/BUBULLIME, LUSHNJE
DEMI NGA ERA E TMERRSHME SOT!
TUNELET E SHALQIT TE RRENUARA THUAJSE FARE!
Nuk di!
Te premten pas se enjtes se Kuvendit,
e kam diten e territorit; por jo si kjo e sotmja.
Nga Toshkezi ne Imshte, nje ere e tmerrshme qe vijoi per ore te tera,
ka demtuar thuajse te gjitha tunelet e shalqinit; ka demtuar rende edhe serat e vreshtave, kultura e re ne kete zone.
Nuk kam pare bujq me te deshperuar se sot; sdi cte them!!
Kam kaq muaj qe them se duhet te merremi me ndryshimet e KLIMES;
TE MBROHEMI PREJ TYRE E TE BEJME DEMET TE PAGUESHME!
Askush nuk te degjon!
Vec lavde lavde lavde, vec JEMI MIRE, JEMI MIRE, JEMI MIRE!
Genjen Erioni se do ti zere vendin Frides!
Urdheroni, shihini tani;
26 grade tmeperatura, shpejtesia dhe fuqia e eres nuk di sa ishte, por ky eshte demi!
Vitet e fundit i kanë dhënë karrierës së Elton John një frymë të re
Elton John është ende duke gjetur kohë për të punuar në muzikë të re, më pak se gjashtë muaj pas publikimit të albumit të tij të mëparshëm “The Lockdown Sessions”, sipas The Sun.
“Vitet e fundit i kanë dhënë karrierës së Eltonit një frymë të re. Filloi me filmin e tij Rocketman, pastaj Cold Heart me Dua Lipën e çoi atë në një nivel të ri, duke e çuar atë në pozitë numrin 1”, tha një burim.
Disa vite më parë ai tha se nuk ishte i interesuar të bënte muzikë të re, por gjatë 12 muajve të fundit gjërat kanë ndryshuar. Fakti që arrij te një brez krejt të ri dëgjuesish është shumë i veçantë për mua”, deklaroi së fundmi John.
Por ai nuk e ka përfunduar ende promovimin e albumit të tij të fundit, pasi kënga e tij e radhës pritet të jetë bashkëpunimi me Nicki Minaj dhe kënga nga albumi i Young Thug , “Always Love You”./L.K
/Zoom.al
Vështirësi në frymëmarrje dhe dëmtim i mëlçisë/ SHBA jep alarmin për përhapjen e virusit misteriozQendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka njoftuar për një shpërthim të pazakontë të rasteve pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabamas. Deri më tani, të paktën nëntë raste të tilla janë raportuar zyrtarisht në shtetin amerikan, sipas CDC-së dhe mund të ketë më shumë në të gjithë vendin.
Ai shton se inflamacioni i mëlçisë tek fëmijët ishte shkaktuar nga Adenovirusi, jo nga infeksioni i coronavirusit.
Departamenti i Shëndetësisë në Alabama njoftoi se të gjithë fëmijët e infektuar ishin nën moshën 10 vjeçare, raportoi businessinsider.
Mediat e huaja bejne me dije se raste të ngjashme u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar në muajin prill ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi javën e kaluar se ato ishin raportuar edhe në Spanjë dhe Irlandë. Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore ka konfirmuar 49 raste të tilla në Angli, 13 në Skoci dhe disa në Uells dhe Irlandën e Veriut. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha se shumica e rasteve përfshinin fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç. Raportohet se disa fëmijë vuajnë nga dështimi akut i mëlçisë dhe se “një numër i vogël kishte nevojë për transplant”.
Ekspertët besojnë se Adenovirusi 41, një virus që përhapet përmes kontaktit të ngushtë, është përgjegjës për këtë sëmundje të mëlçisë. Adenoviruset mund të përhapen edhe përmes jashtëqitjes, ndaj larja e duarve ka rëndësi të madhe edhe në këtë rast, veçanërisht tek fëmijët e vegjël.
Ata shtojnë se deri më tani nuk dihej se ky virus shkakton hepatit tek fëmijët e shëndetshëm. Adenovirusi 41 shpesh shkakton gastroenterit akut tek fëmijët me simptoma që përfshijnë diarre, të vjella, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.
Vlen të theksohet se deri më nuk ka asnjë trajtim për këtë sëmundje.
E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë në rrugë një 51-vjeçarNjë 51-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Shefqeti”në Tiranë. Policia bën me dijes e viktima është shtetasi me inicialet F. K..
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.
Aksident i rëndë në Lushnje, ndërron jetë 67-vjeçariNjë tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. Një makinë ka përplasur një motor. Si paspojë e goditjes është plagosur rëndë drejtuesi i motorit i cili ndërroi jetë më pas në spitalin e Lushnjes.
Lushnjë
Informacion paraprak
Në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz.
Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Historia tronditëse e 22-vjeçares ukrainase, si e përdhunuan ushtarët rusë dhe më pas e vranëKur trupat ruse pushtuan Ukrainën dhe filluan të qëndronin në Kiev, Andrii Dereko iu lut thjeshtrës së tij 22-vjeçare Karina Yershova të largohej nga periferia ku ajo jetonte.
Por Yershova këmbënguli se donte të qëndronte në Bucha, duke i thënë: Mos fol marrëzira, gjithçka do të jetë mirë, nuk do të ketë luftë.
Yershova, me flokët e saj të gjata dhe me disa tatuazhe që e personifikonin, punonte në një restorant sushi në Bucha dhe shpresonte të diplomohej në të ardhmen.
Ndërsa ushtarët rusë rrethuan Buchan në fillim të marsit, Yershova u fsheh në një apartament me dy miq të tjerë. Në një nga rastet e fundit që Dereko dhe gruaja e tij, Olena, folën me Yershova, ajo u tha atyre se ishte larguar nga banesa për të marrë ushqim në një supermarket aty pranë.
“Ne nuk menduam se rusët do të arrinin në një pikë të tillë që të qëllonin civilët. Ne të gjithë shpresonim që të paktën të mos preknin gratë dhe fëmijët, por ndodhi e kundërta”, tha ai.
Kur kaluan javë pa asnjë fjalë nga Yershova, familja u kaplua nga paniku. Nëna e saj la një mesazh në Facebook duke iu lutur kujtdo që e dinte se çfarë i kishte ndodhur, të kontaktonte.
Pak kohë më vonë, nënës së saj disa miq të Yershova i thanë se kanë parë një trup të vdekur, me tatuazhe të ngjashme si të sajat…
Dereko thotë se imazhet e para nga CNN tregojnë trupin e gjymtuar të thjeshtrës së tij. Policia i tha familjes se ajo ishte vrarë nga ushtarët rusë.
Dukej sikur ajo ishte torturuar ose sikur kishte bërë rezistencë. Dereko beson gjithashtu se Yershova ishte abuzuar seksualisht nga trupat ruse, pasi edhe efektivët e policisë kështu u kishin lënë të kuptohej.
Oficerët që mbikëqyrën rastin nuk pranuan të komentojnë për CNN për shkak të hetimit që ishte ende në vijim.
Pritja e mundimshme e familjes Dereko për përgjigje pasqyron ankthin në rritje mes raporteve të përdhunimeve të kohës së luftës në vend.
Zyrtarët ukrainas thonë se forcat ruse kanë abuzuar seksualisht me gra, fëmijë dhe burra që nga fillimi i pushtimit, duke përdorur përdhunimin dhe vepra të tjera seksuale si armë lufte.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe psikologët ukrainas me të cilët foli CNN, thonë se kanë punuar gjatë gjithë kohës për t’u marrë me një numër në rritje të rasteve të abuzimit seksual që dyshohet se janë bërë nga ushtarë rusë.
Një raport i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i lëshuar më 13 prill, zbuloi shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar nga forcat ruse në Ukrainë, duke vënë në dukje se “raportet tregojnë raste të dhunës me bazë gjinore të lidhur me konfliktin, si përdhunimi , dhunë seksuale ose ngacmim seksual”.
“Ushtarët rusë po bëjnë gjithçka që munden për të treguar dominimin e tyre dhe përdhunimi është gjithashtu një mjet përes të cilit tregojë forcë”, tha psikologia Vasylisa Levchenko, e cila themeloi një shërbim që ofron këshillim falas për ukrainasit që vuajnë nga trauma të lidhura me luftën.
Levchenko thotë se rrjeti i saj, i quajtur Psy.For.Peace, ka folur me rreth 50 gra nga rajoni i Kievit, të cilat thonë se janë sulmuar seksualisht nga ushtarët rusë. Ajo tha për CNN se grupi po merret me disa raste, duke përfshirë një 15-vjeçare dhe nënën e saj, të cilët u abuzuan seksualisht nga ushtarët çeçenë pro-rusë, dhe përdhunimin në grup të një gruaje tjetër nga shtatë ushtarë, ndërsa të arrestuarit ukrainas u detyruan të shikojnë aktin.
“Arma (përdhunimi) është një demonstrim i përbuzjes së plotë për popullin ukrainas”, tha Levchenko.
“Ka njerëz që ndihen fajtorë që nuk janë në gjendje të bëjë diçka, fajtor për mbijetesën, teksa shohin një person t’u vdesë para syve”.
Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët që nga fillimi i luftës – një pretendim i hedhur poshtë nga sulmet e shumta që janë verifikuar nga CNN dhe organizata të tjera lajmesh.
Alyona Krivulyak, e cila drejton një linjë telefonike kombëtare në La Strada-Ukrainë, një grup që bën fushatë kundër dhunës me bazë gjinore, i tha CNN se linja telefonike ka marrë nëntë raporte përdhunimesh nga i gjithë vendi, shumica e tyre përdhunime në grup.
“Përdhunimi është një instrument lufte kundër popullatës civile, një instrument i shkatërrimit të kombit ukrainas,” tha ajo.
Psikologia Alexandra Kvitko, e cila punon në një linjë telefonike për viktimat e traumës, e drejtuar nga Avokati i Popullit i Ukrainës me mbështetjen e UNICEF-it, tha se ka dëgjuar dhjetëra rrëfime për dhunë seksuale gjatë luftës.
“Kjo dhunë seksuale, ky lloj brutaliteti nuk ka ndodhur kurrë më parë”, tha ajo për CNN.
‘Këtë herë nuk munda ta shpëtoja’
Grupet e të drejtave thonë se viktimat do të përballen me traumën e abuzimit seksual për pjesën tjetër të jetës së tyre, ndërsa familjet e atyre që vdiqën, si Karina Yershova, mbeten në kërkim të përgjigjeve, duke u përballur me tmerrin e ndodhur me të dashurit e tyre.
Trupi i Yershovës u gjet në një varr të masiv në Bucha, së bashku me ato të 65-vjeçares Natalia Mazokha dhe burrit të saj, Victor, 64 vjeç.
Fqinjët i thanë vajzës së Mazokhas, Julia, se ushtarët rusë kishin tërhequr zvarrë një grua të plagosur, që besohet të ishte Yershova, në oborrin e prindërve të saj në mes të marsit… Natalia u përpoq ta ndihmonte.
“Ushtarët u kthyen dy minuta më vonë, kur mamaja ime ishte pranë saj duke i dhënë ndihmën, dhe rusët e qëlluan atë, qëlluan nënën time,” tha Julia Mazokha.