zoom

Day ArchiveMerr fund marrëveshja/ Çfarë ndodhi me podcasti-n e familjes Obama ?

Kompania e prodhimit të ish-familjes  së parë Obama, Higher Ground, nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re me platformën audio Spotify, sipas njerëzve të përfshirë me negociatat. Në vend të kësaj, kompania po flet me shpërndarësit e tjerë për një marrëveshje me vlerë dhjetëra miliona dollarë.

Higher Ground është në mes të negociatave me disa partnerë të mundshëm, duke përfshirë Audible të Amazoncom Inc. dhe iHeartMedia Inc. Kompania dëshiron të zgjedhë një shtëpi të re brenda javëve të ardhshme. Ajo ka biseduar me shumë rrjete të mëdha, duke përfshirë Spotify, por gjiganti suedez i transmetimit nuk pranoi të bënte një ofertë, sipas tre burimeve të njohura me diskutimet.

Familja dëshironte t’i jepte podcast-it të tyre shtrirjen më të gjerë, por kjo nuk ishte e mundur me Spotify. Higher Ground nënshkroi një marrëveshje me gjigantin e transmetimit të muzikës në vitin 2019, ndërsa Obama planifikoi biznesin e tyre mediatik pas presidencës.  Spotify tha se ajo shfaqje ishte një nga pesë podkastet e saj më të njohura në 2020./L.K

/Zoom.al

Abazoviç, kryeministër. Siguron edhe mbështetjen e Presidentit Gjukanoviç

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar mbështetjen e partisë së tij për qeverinë e pakicës që do të krijohet nga Dritan Abazoviç.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, të Partisë DSP.

“Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë qeverinë e pakicës pasi shumica e kërkesave të saja janë përmbushur”, tha presidenti Gjukanoviç.

Dritan Abazoviç prej kohësh është mandatuar për të krijuar qeverinë e re malazeze, e cila pritet të marrë shumë shpejt besimin e deputetëve.

Deputeti nxjerr emrat: Ja dy zonjat që ka zgjedhur Rama për Presidente

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka zbuluar se Presidenti i ardhshëm do të jetë grua. I ftuar në “Syri TV”, Këlliçi u shpreh se në qarqet e PS është pranuar që kandidatet për presidente të vendit janë Valdete Sala dhe Vali Bizhga, të cilat kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama

“Dihet tashmë që presidenti i ri do të jetë një femër. Në mos Valdete Sala, Vali Bizhga apo ndonjë zonjë tjetër. E pranojnë në të gjitha qarqet edhe vetë PS”, tha Këlliçi.

Dy emrat e përmendur nga Belind Këlliçi nuk u mohuan nga socialisti Blendi Klosi. Ky i fundit tha se presidenti i ardhshëm mund të zgjidhet me mbi 100 vota, ndërsa ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit.

Del në skenë emri i Nanos/ Ish-këshilltari: PS e ka kandidatin për President

Ish këshilltari i Fatos Nanos, Ilir Kulla në një postim në Facebook shkruan se nëse PS do të tregojë se është parti politike, duhet të zgjedhë President Fatos Nanon.

Sipas tij ccdo përpjekje tjetër për të zgjedhur Presidentin me zarfe dhe e-mail e bën procesin joserioz.

“Nëse PS do të tregojë që është parti politike e ka Kandidatin për President Fatos Nano, nëse do të vazhdojë humorin e zi me kandidate me e-mail, thjesht do e bëj vendin edhe me qesharak”, shkruan Ilir Kulla.

Një teniste me bark të rrumbullakosur

Ish-ylli i tenisit Maria Sharapova njofton se është shtatzënë me fëmijën e parë. Në ditëlindjen e saj të 35-të të Maria Sharapova, ajo njoftoi përmes Instagramit se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. “Fillime të çmuara. Ngrënia e tortës së ditëlindjes për dy ka qenë gjithmonë specialiteti im”, ka shkuar ajo.

Sharapova u martua pak kohë më parë me biznesmenin britanik Alexander Gilkes, me të cilin ka edhe fëmijën e saj. Pesë herë kampionia e Grand Slam-it u tërhoq nga tenisi në vitin 2020. Ajo është një nga 10 femrat që përfunduan karrierën e Grand Slam-it, duke fituar pesë turne Grand Slam gjatë 10 viteve./L.K

/Zoom.al

Dënohet me 7 vite burg ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri maqedonas Nikoalla Gruevski është dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, përvetësim dhe fshehje të pasurisë. Gjykata Penale e Shkupit dënoi gjithashtu me 1 vit e tre muaj edhe ish kreun e shërbimeve sekrete gjatë qeverisjes së Gruevskit, Sasho Mijallkovin.

Sipas pohimeve të prokurorisë në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2012-të, Gruevski ka përvetësuar rreth 1.3 milionë euro të ardhura nga kuotat e anëtarësisë dhe donacionet partiake të VMRO-DPMNE-së. Këto para sipas organit të akuzës ish-kryeministri I ka përdoprur për të blerë toka e prona të tjera në vende atraktive të Maqedonisë së Veriut.

Rusët hapin varre masive në Mariupol, çfarë po planifikon Moska?

Imazhet satelitore tregojnë ato që duken si varreza masive të gërmuara pranë qytetit të rrethuar të Mariupolit.

“Varrosjet masive të banorëve të Mariupolit të vrarë nga ushtria ruse po bëhen në një fshat aty pranë. Pushtuesit po gërmojnë llogore rreth 30 metra të gjata dhe përdorin kamionë për të sjellë kufomat në një vend në periferi të fshatit Manhush”, tha këshilli i qytetit të portit jugor të Ukrainës, raportoi BBC.

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka postuar një foto të marrë nga ajri, që supozohet se tregon vendin, duke thënë se është dy herë më i madh se varrezat aty pranë.

“Pothuajse 80 vjet më parë, nazistët vranë 12.000 banorë të Mariupolit në fshatin Agrobazë. Është afër Mangushit. Jo më shumë se 13 km. Historia përsëritet përsëri. Vetëm në vend të fashistëve gjermanë kanë ardhur rusët”, thuhet në deklaratë.

26-vjeçarja tenton te hidhet nga pallati në Tiranë

Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë në Tiranë. Një vajzë 26-vjeccare ka tentuar të vetëhidhet nga pallati ku banon. Familjarët e saj kanë lajmëruar policinë, e cila ka bërë të mundur neutralizimin e saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2022, te Komuna e Parisit, në rrugën “Mihal Popi”, ka tentuar të vetëhidhet nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasja K. E., 26 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shtyu Alibeajn nga foltorja/ Berisha tregon prapaskenat: Nuk mund të fliste kurrë ai pa folur unë!

Ish kryeministri Sali Berisha ka sqaruar sot situatën e krijuar mes tij dhe kryetarit të Grupit Paarlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nxjerrja e Alibeajt në foltore, ndërkohë që ishte radha e tij, ishte e qëllimshme dhe se ky nuk ishte rasti i parë që kjo kishte ndodhur.

“Situata e sotme me Alibeajn, nuk është një problem mes meje e Alibeajt, por mes meje dhe Ramës. Ai foli sa deshi, dhe lakoi emrin tim 30-40 herë. Në ligjin e Parlamentit nëse deputeti gjatë diskutimin përflet një deputet tjetër fill pas tij i jepet fjala 2 minuta. Ata bënë një mekanizëm të turpshëm dhe keqpërdorën turpshëm Alibeajt.

Atë e nxorën me vrap në platformë. Ishte një akt i shpëlarë. Për këdo që mendoi se nuk ishte i përgatitur, kur unë do të merrja fjalën kërcen Balla e kërkon 5 minuta pushim vetëm që une mos flisja. Pra kemi të bëjmë me një njeri që përdoret në mënyrë mjerane, bëhet vegël për të mohuar të drejtën e fjalës”, shpjegoi ai.

Bëhuni gati/ Majk dhe Ghetto Geasy do të vijnë me një super projekt

Ka kohë që Ghetto Geasy dhe Majk kanë bërë paralajmërimin e një projekti të ri muzikor. Ndonëse nuk zbuluan më shumë detaje, ata sollën vetëm një fotografi nga xhirimet e videoklipit.

Megjithatë, dyshja e famshme kanë ndarë fotografi në rrjete sociale dhe njoftojnë se bashkëpunimi i radhës i tyre do të lansohet të premten.

“Të premten”, ka qenë përshkrimi që yjet e hip hopit kanë vënë përkrah postimeve që publikuan në Instagram. Besohet që edhe kjo këngë e tyre do të jetë një hit, marrë parasysh që numërojnë fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.

E fundit e tyre mbetet “Mëktati jem”, të cilën e publikuan në tetor të vitit që lamë pas në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn. Dueti deri më tani ka kaluar shifrën e dhjetë milionë klikimeve në YouTube./l.k

/Zoom.al