Aplikacion
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani janë përplasur me njëri-tjetrin në emisionin ‘Opinion’.
Teksa Bardhi po akuzonte Komisionin e Rithemelimit se nuk iu intereson të vijnë në pushtet por thjesht të ndajnë karriget, Ristani iu kthye duke i thënë që ‘të shkojë e të bëjë kafet e Bashës dhe të rrijë rehat’
Përplasja në studio:
Gazment Bardhi: Këtu po e çoni partinë dhe thoni që jeni të lumtur, pak rëndësi ka fiton apo nuk fiton PD-ja. S’ka rëndësi është PD-ja apo jo fituesi, e rëndësishme është te zgjedhim Këshillin Kombëtar, zgjedhim kryesinë dhe ndani karriget dhe jeni në rregull.
Arben Ristani: Shko bëj kafet në shtëpi të Bashës dhe rri rehat. Mbylle kur flas unë
Gazment Bardhi: As kam bërë kafe dhe as i kam shërbyer ndonjëherë me të raki, unë jam ky që jam. Jam përballë teje. Unë s’të kam shërbyer ndonjëherë kafe ty, ti më ke shërbyer kafe. E di shumë mirë atë që po i them. E kishte të trashëguar që nga koha e komunizmit shërbimin e kafeve.
Zelensky e konfirmon: Rusia sapo filloi sulmin për Donbasin, ditë të vështira po vijnëRusia ka nisur sulmin e saj për marrjen e zonës së Donbasit në lindje të Ukrainës. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili në një postim në rrjetet sociale tha se beteja për Dombasin sapo ka filluar.
“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj offensive. Ditë të vështira po vijnë”, tha Zelensky.
Por pavarësisht kësaj ai shtoi se Ukraina do të luftojë për të mbrojtur territorin e saj.
“Pavarësisht se sa ushtarë rusë janë sjellë këtu, ne do të luftojmë. Ne do të mbrohemi”, tha ai.
Kriza në Partinë Demokratike, ja zgjidhja që ofron Gazmend BardhiSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka dalë me një propozim të ri sa i përket zgjidhjes së krizës në të cilën është përfshirë forca kryesore opozitare në vend.
I pranishëm në emisionin “Opinion” ai tha se një nga zgjidhjet e kësaj situate do të ishte zerimi i gjitha vendimeve të së shkuarës, përfshi këtu edhe ato të marra nga dy Kuvendet e mbajtura më 11 dhe 18 dhjetor.
“Ajo që na dallon nga pala tjetër është që ne kërkojmë që të fshijmë çdo gjë që ka të bëjnë me të shkuarën, përfsahi edhe dy kuvendet dhe të ecim përpara”, tha Bardhi.
Moment magjik! Meghan dhe Harry tregojnë sa duhen në publikÇifti mbretëror Harry dhe Meghan Markle ndanë një moment intim, si rrallëherë në skenën e ceremonisë së hapjes së Lojërave Invictus mrëmjen e kësaj të shtune në Holandë.
Ata shkëmbyen një puthje në buzë, përpara se princi të mbante një fjalim për më shumë se 500 konkurrentë, duke u thënë se do të ishte krenar nëse djali i tij kur të rritej.
Momenti i çiftit mbretëror erdhi pasi Meghan ishte ngjitur në skenën brenda stadiumit Zuiderpark në Hagë, Holandë, për të prezantuar Dukën e Sussexit.Dukesha u shfaq tepër elegante e veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të zeza me bel të lartë dhe një gjerdan ari Cartier, ndërsa Harry zgjodhi një kostum gri dhe këmishë të bardhë me jakë të hapur.
Pasi falënderoi veteranët e pranishëm për shërbimin e tyre ushtarak, Meghan tha:
“Tani është nderi im të prezantoj nga kush do të jeni të emocionuar të dëgjoni. Ai ka kaluar shumë netë pa gjumë duke planifikuar këto lojëra për t’i bërë ato sa më perfekte për secilin prej jush.Ju lutemi mirëpresim burrin tim të mrekullueshëm, Princin Harry, Dukën e Sussex.”
Harry doli në skenë dhe i dhuroi një puthje Meghan. Ai buzëqeshi gjerësisht ndërsa ajo u kthye në vendin e saj dhe tha: ‘Faleminderit dashuria ime’./L.K
/Zoom.al
Kapet një makinë me kanabis në Greqi, arrestohen dy shqiptarëNjë sasi prej 8 kg kanabis janë kapur dhe sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Gjatë operacionit nga policia greke, është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbërt.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako me 8 kg dhe 140 gramë marijuanë. Në pranga është vendosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.
Më konkretisht janë arrestuar dy shqiptarë, 49 dhe 34 vjeç. Ky i fundit, sipas policisë fqinje, kishte kaluar ilegalisht kufirin për në Greqi, ku u takua më pas me 49-vjeçarin dhe lëvizën me makinë.
Gjatë kontrollit personal, pasagjerit i janë gjetur dhe sekuestruar 31 kokrra që përfshihen tek ligji për narkotikët. Efektivët e policisë greke, ushtruan kontroll në banesën e drejtuesit të mjetit në Selanik, ku gjetën dhe sekuestruan 637 gramë marijuanë dhe 1 peshore elektronike.
Dy të arrestuarve u janë sekuestruar edhe 2 ceularë e 4 karta SIM si dhe automjeti në të cilin u kapën.
Komandanti ukrainas poston foton me Zelenskyn dhe ka një mesazh për PerëndiminKomandanti i Brigadës së 36-të të Veçantë Detare, Serhiy Volyna, i është drejtuar me një mesazh NATO-s nga qyteti i rrethuar i Mariupolit. Duke postuar nje foto me presidentin Zelenski, ai ka kërkuar armatime që ushtria ukrainase të mund t’i bëjë ballë sulmeve të vazhdueshme të Rusisë.
“Unë jam Serhiy Volyna, Komandanti i Brigadës së 36-të të Veçantë Detare me emrin e admiralit Mykhailo Belinsky, po ju drejtohem nga Mariupoli i rrethuar. Ne nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në fund”, shkroi ai.
“Por besnikëria jonë ndaj betimit nuk mjaftoi për të çliruar Mariupolin. Ne kemi nevojë për armë të rënda. Është në fuqinë e BE-së dhe SHBA-së që të na e ofrojnë atë. Armët e rënda për mbrojtësit e Mariupolit do të shpëtojnë grupin ushtarak ukrainas. Mariupol mund të shpëtohet. Jemi gati të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut. Por ne duhet të dimë se bota ka bërë gjithçka që është e mundur për këtë. Atëherë jemi gati të bëjmë edhe të pamundurën për vendin tonë”, përfundoi ai.
Berisha zbulon planin e Bashës dhe Alibeajt: Duan të krijojnë partinë e tyre
Ish kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se ish kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, kanë tentuar që të manipulojnë grupin parlamentar duke hedhur poshtë Kuvendin e 11 dhjetorit dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.
Një gjë të tillë sipas Berishës, ata po përpiqen ta arrijnë nëpërmjet Edi Ramës.
Berisha ka dhënë edhe një tjetër detaj mbi atë se çfarë pritet të ndodhë, duke bërë me dije se Basha dhe Alibeaj po kërkojnë të krijojnë partinë e tyre.
“Ishte një gjë më e thellë që të themi të vërtetën. Basha dhe Alibeaj janë angazhuar në një proces të turpshëm të manipulimit të grupit parlamentar. Kjo është 100 % e sigurt. Ata i lejuan vetes të vazhdojnë të mbajnë qëndrimin për mosnjohjen e kuvendit të 11 dhjetorit. Këtu fillon cdo gjë. Së pari Basha dhe Alibeaj bëjnë gjithçka që nëpërmjet Ramës të hedhin poshtë Kuvendin e 11 dhjetorit, votimin e 6 Marsit. Ata po bëjnë gjithçka të bëjnë partinë e tyre”, tha Berisha.
Përfundon numërimi i votave, ja kush janë fituesit e zgjedhjeve në 6 degët e PD-sëKa përfunduar numërimi i votave në të gjashtë degët e Partisë Demokratike që gjatë ditës së sotme iu nënshtruan procesit të zgjedhjeve. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e votimit, duke shpallur në të njëjtën kohë edhe fituesit. Komisioni i Rithemelimit vendosi të vijojë procesin e zgjedhjeve në Pd, pavarësisht kontestimit nga grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn.
Njoftimi
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e hënë, dt 18 prill 2022, u mbajtën zgjedhjet në 6 degë të PD.
Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Berat, dhe Tirana 5, procesi vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes.
Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:
Morën pjesë në garë 4 kandidatë.
Fitues u shpall z. Shyqyri Dura me 46% të votave
Morën pjesë në garë 3 kandidatë.
Fitues u shpall z. Ilirjan Alliu me 53 të votave
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall z. Arjan Karriqi me 61% të votave
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall z. Fetah Hasanaj me 76% të votave
Morën pjesë në garë 5 kandidatë.
Fitues u shpall z. Fatmir Myrta, me 47% të votave
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall z. Gazmend Sallaku, me 64% të votave
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.
Familja mbretërore shkëlqen gjatë meshës së PashkëvePrinci George dhe princesha Charlotte po marrin pjesë në një tjetër ceremoni të familjes mbretërore. Dy fëmijët më të mëdhenj të Kate Middleton dhe princ William iu bashkuan familjes mbretërore në shërbimin kishtar të së dielës së Pashkëve, shkruan The People.
Princi George dhe princesha Charlotte morën pjesë në meshën në kapelën e Shën Gjegjit në Kështjellën Windsor. Familja u koordinua me veshjet blu, me fustanin me lule të princeshës Charlotte dhe triko marine që përshtateshin në mënyrë perfektë me nuancën e fustanit dhe kapelës së nënës së saj.
Princi George madje praktikoi shtrëngimin e duarve teksa kalonte një nga klerikët pas shërbimit./L.K
/Zoom.al
Kundër islamit dhe emigrantëve, politikani suedez djeg Kuranin ditën e PashkëveMë shumë se 40 persona janë arrestuar dhe dhjetëra janë plagosur pas përleshjeve të dhunshme që shpërthyen kundër policisë në të gjithë Suedinë, të shkaktuara nga deklarimi i një politikani të krahut të djathtë se dëshironte të digjte kopje të Kuranit.
Partia anti-imigruese dhe anti-islamike e Rasmus Paludan Stram Kurs Hard Line kishte kërcënuar se do të digjte kopje të librit të shenjtë islamik gjatë mitingjeve gjatë fundjavës së Pashkëve, duke shkaktuar kundërprotesta të zhurmshme dhe konfrontime me policinë gjatë katër ditëve.
Jonas Hysing, komandanti i policisë kombëtare të Suedisë, tha sot se 26 policë dhe 14 protestues ose kalimtarë ishin lënduar, me 20 automjete të policisë të shkatërruara ose dëmtuara në trazirat që nga e enjtja.
Por ai shtoi se dhuna në disa qytete dhe qyteza mund të ishte nxitur nga bandat kriminale që synonin qëllimisht policinë, si dhe në përgjigje të komenteve të Paludan.
Politikani danezo-suedez kishte pranuar se kishte djegur një kopje të Kuranit dhe deklaroi se dëshironte ta bënte këtë përsëri përpara mitingjeve në të gjithë vendin, duke shkaktuar një reagim të ashpër.
Në qytetin lindor të Norrkoping dje oficerët qëlluan të shtëna paralajmëruese ndaj një grupi demonstruesish që hodhën gurë dhe bomba benzine. Njëzet e gjashtë persona u arrestuan, duke përfshirë tre të cilët morën lëndime të lehta nga plumbat rikoset.
Në një protestë të ngjashme në Malmo, qyteti i tretë më i madh i Suedisë, një turmë e zemëruar kryesisht të rinjsh u vunë flakën gomave të makinave, mbeturinave dhe koshave të plehrave në lagjen Rosengard. Protestuesit hodhën gurë ndaj policisë, e cila u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të turmës. Një shkollë dhe disa makina u dogjën dhe 11 persona u arrestuan por situata u qetësua herët sot. Protesta dhe trazira të ngjashme u panë në Stokholm, Orebro dhe Landskrona. Arabia Saudite ka dënuar atë që e quajti “abuzimin e qëllimshëm të Kuranit të shenjtë nga disa ekstremistë në Suedi, dhe provokimin dhe nxitjen kundër muslimanëve”.
Irani dhe Iraku më herët thirrën ambasadorët suedezë për të protestuar.
Paludan, një avokat 40-vjeçar, krijoi Stram Kurs për të protestuar kundër muslimanëve në Danimarkë dhe vende të tjera evropiane, me një politikë të deklaruar “se Islami është një fe budallaqe dhe ideologji politike pushtuese që kurrë nuk do të jetë në gjendje të punojë në harmoni me danezët në Danimarkë”.
Ai duket se fajëson policinë për mospërmbajtjen e dhunës së drejtuar ndaj tij këtë fundjavë. Duke postuar një fotografi të një këmbe të gjakosur në Instagramin e tij të shtunën, Paludan shkroi se “një kriminel më hodhi një gur dhe më goditi në këmbë, ndërsa unë isha ‘i mbrojtur’ nga policia suedeze jashtë Malmos sot”.
Ai njoftoi në faqen e partisë së tij në Facebook se vendosi të anulojë demonstratat e djeshme në Norrkoping, rreth 85 milje në jugperëndim të Stokholmit, dhe afër Linköping, pasi autoritetet suedeze në rajon kanë “treguar se janë plotësisht të paaftë për të mbrojtur veten dhe mua. Nëse do të lëndohesha rëndë ose do të vritesha për shkak të papërshtatshmërisë së autoritetit policor, atëherë do të ishte shumë e trishtueshme për suedezët, danezët dhe veriorët e tjerë”.
Thornberg tha në një konferencë shtypi sot se disa nga të përfshirët në trazirat ishin të njohur për policinë, duke shtuar: “Ne dyshojmë se ata që janë përfshirë kanë lidhje me bandat kriminale… Unë kam qenë në kontakt me prokurorin publik për të ndjekur penalisht këta individë.”