Aplikacion
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka nënshkruar një marrëveshje prej gjashtë milionë euro për t’u bërë fytyra e markës së njohur të modës, Prada.
Këngëtarja 31-vjeçare ka qenë e rregullt në shfaqjet e modës së firmës italiane gjatë viteve të fundit, ku shihet me fustanin Prada që zgjodhi ta veshë në Met gala në Nju Jork gjatë vjeshtës së kaluar.
“Shefët e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të qenë imazh i markës së tyre. Ajo është një superyll botëror”, ka thënë një burim për “The Sun”.
Në fillim të këtij viti, The Sun zbuloi se Rita, e cila është në lidhje me regjisorin fitues të Oskarit, Taika Waititi, dyfishoi pasurinë e saj në 20.4 milionë paundësh. Thuhet se ajo ka tetë milionë paund në biznese, Ora Live dhe Ora Multi Services, dhe 12 milionë paund në pronë./L.K
/Zoom.al
Lufta brenda PS-së, Taulant Balla futet në zonën e Damian Gjiknurit
Në shtatorin e shkuar, me rastin e nisjes së sezonit të ri politikë, kryetari i PS-së Edi Rama vendosi të ndryshojë tërësisht dhe shpërndarjen e deputetëve në bazë si dhe të drejtuesve të qarqeve.
Jo vetëm kaq, por ai ndryshoi edhe kupolën drejtuese të Partisë Socialiste, teksa Taulant Ballën nga Sekretar të Përgjithshëm e caktoi vetëm kryetar Grupi.
Ndërkohë që postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ose numrin dy të partisë, ja dha Damian Gjiknurit.
Një humbje kjo për Taulant Ballën, i cili do të shikonte që ti ikte posti i dytë më i rëndësishëm në parti nga duartë.
Jo vetëm kaq, por Damian Gjiknuri do t’i jepte një goditje të dyfishtë Taulant Ballës, teksa do t’i merrte edhe bastionin e tij, qarkun e Elbasanit.
Rama e emëroi atë drejtues politikë të Qarkut të Elbasanit, ndërsa Ballës do t’i jepte Qarkun e Fierit.
Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar se mes tyre ekziston një lloj rivaliteti, në fakt “lufta” brenda radhëve të dy figurave kryesore në PS është prezente.
Balla gjithmonë është përpojekur ta justifikojë lëvizjen nga Elbasani, si diçka që ka të bëj me organizimin e partisë, ndërsa është përpjekur të justifikohet të paktën në public se emërimi drejtues politikë i Fierit është një vlerësim për të, pasi ky është qark më i madh se ai i Elbasanit. Por në fakt Ballës nuk i del e keqja dhe nuk lë rast pa e provokuar Gjiknurin në Elbasan.
Rasti më i fundit ishte ai I kësaj të diele, ku Balla ndonëse nuk është më i deleguar në qarkun e Elbasanit zhvilloi disa takime në zonën e Polisit në Librazhd. Ishte vet Balla ai që publikoi disa foto nga këto takime, ku i shoqëruar ishte edhe nga djali i tij Robin.
“Babi të do”! John Travolta përlot me dedikimin për djalinJohn Travolta e ka kujtuar djalin e tij të ndjerë, Jett, në atë që do të ishte ditëlindja e tij e 30-të. Jett vdiq në vitin 2009 në moshën 16-vjeçare, pasi goditi kokën në një vaskë.
“I dashur Jetty, më mungon më shumë se sa mund të thonë fjalët. Mendoj për ty çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen. Të do, babi yt”, shkroi Travolta në Instagram, duke shpërndarë një foto bardh e zi të tij dhe Jett.
Familja ishte me pushime në Bahamas kur Jett vdiq. Travolta dhe gruaja e tij e ndjerë, Kelly Preston, kishin gjithashtu një vajzë, Ella. Rreth një vit pas vdekjes së Jettyt, ata patën një djalë tjetër, Benjamin.
Postimi emocional i Travoltas për djalin e tij të ndjerë vjen tre muaj para përvjetorit të vdekjes së gruas së tij. Preston në anën tjetër vdiq në moshën 57-vjeçare në korrik 2020 pas një beteje me kancerin e gjirit./L.K
/Zoom.al
Vuçiç i vendosur për miqësinë me Rusinë: Do furnizohemi me gazin rusPresidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se vendi i tij do të ruaj miqësinë me Rusinë. Deklaratën ai e ka bërë gjatë një takimi me ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bocan-Kharchenko,
“Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse, duke përfshirë fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.
Serbia, më herët ka reaguar kundër sanksioneve të BE ndaj Rusisë, megjithatë vendi votoi pro pezullimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB.
Por pas kësaj vote, Serbia u kujdes të tehksonte se kjo ndodhi për shkak se kishin qenë nën presion.
The Simpsons së shpejti do të ketë një personazh me famë botërore
Billie Eilish do të shfaqet krah familjes “The Simpsons” në një film të shkurtër. Fituesja e Grammyt ka publikuar një poster në rrjetet sociale ku shkruan “Kur Billie takoi Lisan”.
Ajo shkroi më tej se “Billie është pjesmarrëse e The Simpsons, transmetimi do të jetë më 22 prill”.
Filmi i shkurtër do të dalë bë Disney+ më vonë këtë muaj, kur Billie dhe vëllai i saj Finneas do të zbulojnë talentet muzikore të Lisa Simpsonit. “Kur Billie takoi Lisan” do të jetë filmi i katërt i shkurtër krijuar ekskluzivisht për Disney+./L.K
/Zoom.al
“Është shumë i dëshpëruar”/ Ish-shefi i inteligjencës britanike zbërthen planet e PutinitVladimir Putin mund të ketë në plan goditjen e një baze të NATO-s, në mënyrë që të ndalojë transferimin e armëve në Ukrainë, ka paralajmëruar një ish-shef i sigurisë britanike.
Lordi Ricketts, këshilltari i parë i qeverisë për sigurinë kombëtare, tha dje se Putin po bëhet ‘gjithnjë e më i dëshpëruar për të mbytur fluksin e armëve’ në Ukrainë.
Ai madje mund ta bëjë këtë duke sulmuar avionë ose autokolona të drejtuara në vend nga NATO. Ish-shefi pretendon se Putin ka frikë se konflikti po shkon drejt një “ngërçi të zemëruar, ku Rusia do të mbajë një pjesë të madhe të vendit” dhe Ukraina nuk do të bjerë dakord për një marrëveshje zgjidhjeje.
Ricketts paralajmëroi gjithashtu se konflikti mund të vazhdojë për vite me radhë si një luftë guerile si një ‘plagë e hapur në mes të Evropës’.
“Unë supozoj se ajo që presidenti Putin dëshiron që ne të gjithë të kemi frikë është se ai mund të dëshirojë të përdorë një armë bërthamore në Ukrainë, e cila do të ishte një përshkallëzim i rëndësishëm dhe do të siguronte që Rusia të ishte e izoluar në mbarë botën”, tha ai.
“Më shumë gjasa, unë mendoj se ajo që ata po shohin është një mënyrë për të parandaluar ose kufizuar këtë rrjedhë të armëve në Ukrainë, duke mbajtur Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Pra, ne mund të shohim sulme ndaj autokolonave ose avionëve që sjellin armët nga perëndimi.
“Në rastin më të keq, ndoshta, një lloj sulmi me raketa në një bazë në NATO, ku po përgatiteshin armët për Ukrainën.
“Dhe kjo sigurisht që do t’i vërë vendet e NATO-s me një dilemë të vërtetë.”
Zgjedhjet në PD/Shpallen rezultatet e numerimit në 10 degë, ja emrat fitues
Pas Patosit, Partia Demokratike ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në 10 degë të tjera të partisë. Bëhet fjalë për degëtL Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, degët 3 dhe 13 në Tiranë, Cerrik, Kukës.
Për këto degë Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike shpalli dhe rezultatet konkrete të përqindjes së votave.
Njoftimi i Komisionit
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD në këto degë:
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Përmet u shpall Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Tepelenë u shpall Malo Hydai Sadikaj me 87% të votave.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Memaliaj u shpall z. Bujar Pasho Kapllani me 87.7% të votave.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega 13 Tiranë u shpall z. Arsen Kujtim Valisi me 61% të votave
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetare e PD dega Cërrik u shpall znj. Nadire Aqif Asllani me 78% të votave.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Këlcyrë u shpall z. Arjan Kapllan Kasa me 92% të votave.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega 3 Tiranë u shpall z. Gëzim Hasan Demushi me 81% të votave.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Kukës u shpall z. Admir Behlul Sinamati me 91% të votave.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetare e PD Sarandë u shpall znj. Manjola Kastriot Nikollo me 73% të votave.
Fansat po çmenden! Ç’bëri së fundmi Meghan Markle
Meghan Markle po vlerësohet për gjestin e saj, pasi i dha pallton një nëne që mbante një fëmijë, ndërsa bëri paraqitjen e parë në Lojërat Invictus përkrah bashkëshortit të saj, Princit Harry.
Duka dhe Dukesha e Sussexit po shoqëroheshin në vendin e ngjarjes në Holandë nga konkurrentët kur Meghan raportohet se vuri re se temperatura po binte dhe ia dorëzoi pallton një gruaje që po mbante në krahë fëmijën e saj, teksa i shoqëronte gazetari Omid Scobie.
Dukesha shihej duke ecur përkrah gruas, e cila kishte fëmijën e saj të mbështjellë me një pallto të gjatë në ngjyrë deveje.
“Rrugës për në vendin e ngjarjes, çifti u shoqërua nga konkurrentët dhe familja e #TeamNetherlands – njëra prej të cilave mbante një të porsalindur”, shkroi reporteri mbretëror. “Duke vënë re rënien e papritur të temperaturave, Meghan ia dorëzoi shpejt pallton nënës për të ndihmuar për foshnjën”.
“Një nënë e mirë është një nënë e mirë për fëmijën e të gjithëve”, shkroi një person, ndërsa një tjetër tha: “Përkundër të gjithave, ajo nuk ka ndryshuar, ende e sjellshme”.
Gjesti u bë kur Harry dhe Meghan, të cilët zgjodhën një kostum të bardhë “Valentino” për paraqitjen e saj të parë publike në Evropë që nga viti 2020, po merrnin pjesë në një pritje të miqve dhe familjes për konkurrentët e Invictus Games të premten. Turneu ka filluar në vitin 2014 dhe mbahet çdo vit për veteranët ushtarakë./L.K
/Zoom.al
Si iu shmang Sokol Sadushi vettingut dhe rruga plot hije dyshimi drejt Gjykatës së LartëPrej korrikut të vitit 2020, Sokol Sadushi de juro mban postin e zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, ndërsa de fakto është edhe kryetari i saj.
Pra ai aktualisht është njeriu me pozicionin më të lartë në gjithë sistemin gjyqësor në vend. Si i tillë duhet të jetë edhe model për gjithë piramidën e gjyqësorit, si në aspektin e transparencës, ashtu edhe në anën profesionale.
Por në fakt i gjithë rrugëtimi i Sadushit deri në krye të Gjykatës së Lartë mbart me vete hije dyshimi që nisin që nga shkelja e paktit që ai si ekspert i lartë pranë Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi kishte bërë për të mos u zgjedhur në organet e reja që do të dilnin prej saj, si një mënyrë për të shmangur konfliktin e interesit. Por kjo është vetëm një prej elementëve që e bëjnë të dyshimtë zgjedhjen e Sadushit në krye të Gjykatës së Lartë, pasi një sërë përcaktimesh ligjore dhe aktesh të tjera duket se janë bërë të mirëllogaritura që ai dhe ndonjë person tjetër të mos i nënshtrohej vettingut nga organet e posaçme të ngritura nga reforma.
Kështu, duket sikur i gjithë kuadri ligjor në fuqi u hartua nga grupi i ekspertëve të lartë dhe më pas u miratua nga Kuvendi si i qepur posaçërisht që personazhe si Sadushi t’i shmangeshin vettingut.
Legjislacioni
Ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” në nenin 3 të tij, pika 16 përcakton se “subjekt i rivlerësimit janë të gjithë personat e parashikuar në nenin 179/b të Kushtetutës”. Referuar pikërisht këtij përcaktimi nenin 179/b i Kushtetutës në pikën 3 sanksionon se “të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të gjithë prokurorët, duke përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm, Kryeinspektorin dhe inspektorët e tjerë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i nënshtrohen rivlerësimit ex officio”.
Ndërsa pika 4 e këtij neni përcakton se “procesit të rivlerësimit mund t’i nënshtrohen me kërkesë dhe nëse plotësojnë kriteret sipas ligjit edhe ish-gjyqtarët, ish-prokurorët, ish-këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet”.
Pra ndonëse këto përcaktime kushtetuese e bëjnë të detyrueshme vettingun për gjyqtarët dhe prokurorët që janë pjesë e sistemit, Sadushi deri më tani nuk ka kryer një proces të rregullt vettingu nga organet e posaçme.
Por çfarë ka ndodhur?
Në bazë të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” të miratuar me konsensus nga Kuvendi në vitin 2016 përcaktohet që vettingut i nënshtrohen vetëm ata gjyqtarë dhe prokurorë apo magjistrat që janë në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Nga ky përcaktim përfiton në mënyrë të drejtëpërdrejtë Sokol Sadushi, i cili në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit në fjalë ishte drejtor i Shkollës së Magjistraturës, pozicion ky që nuk i nënshtrohet procesit të vettingut.
Por sikur të mos mjaftonte vetëm ky përcaktim, ligji në fjalë sanksionon se vettingut i nënshtrohen vetëm gjyqtarët dhe prokurorët magjistrat, duke përjashtuar në këtë mënyrë ata që vijnë nga fusha të tjera siç është edhe profesorati.
Pra duke qënë se Sadushi nuk mban statusin e magjistratit, megjithese ka mbajtur detyra në gjyqësor, më parë si anëtarë i Gjykatës Kushtetuese dhe tashmë si gjyqtar i Gjykatës, atëherë ai nuk i është nënshtruar procesit të vettingut nga organet e posaçme.
Pra ndonëse është njeriu me pozicionin më të rëndësishëm në gjithë systemin gjyqësor në vend, ai duke qënë se ka ardhur nga profesorati nuk duhet t’i nënshtrohet vettingut.
Po kush e kontrollon Sadushin?
Ligji përcakton se të gjithë ata që emërohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji i nënshtrohen një kontrolli nga organet e reja që dolën nga reforma në drejtësi. Bëhet për Këshillin e Lartë Gjyqësor për gjyqtarët dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për prokurorët.
Pra në bazë të këtij përcaktimi Sadushi, para se të emërohej duhet t’i nënshtrohej një kontrolli të figurës nga KLGJ. Deri më tani, megjithëse është deklaruar se ai i është nënshtruar një kontrolli të tillë, në fakt publikisht nuk ka asnjë dokument që ta vërtetojë këtë dhe aq më shumë që të nxjerrë në pah rezultatet e këtij verifikimi.
Vlen të theksohet se organet e posaçme të vettingut, në kuadër të transparencës, kanë publikuar deri më tani afro 500 vendime të plota për gjyqtarë e prokurorë të të gjitha niveleve që kanë kaluar deri më tani në vetting. Ndërkohë që për kreun de fakto të Gjykatës së Lartë deri më tani nuk ka asnjë të dhënë apo vendim që ai ta ketë kaluar vettingun.
Të vetmet të dhëna që janë publike deri më tani janë deklaratat e politikanëve apo hulumtimet e mediave të cilat kanë konstatuar jo pak probleme të Sadushit sa i takon çështjes së pasurisë. Pra nga gjithë kjo histori duket se Sadushi, si pjesë e grupit të ekspertëve të lartë që hartoi ligjet e reformës në drejtësi, i ka qepur ligjet sipas interesave të veta në mënyrë që rruga drejt majës së gjyqësorit të mos i pengohet dhe nga ana tjetër të mos i nënshtrohej as vettingut.
Por nëse vertetë Sadushi do të kishte sado pak sedër për të pastruar veten nga dyshimet dhe akuzat publike që janë hedhur ndaj tij, ka pasur mundësinë që të shfrytëzojë pikën 4 të nentit 179/b ku përcaktohet se “procesit të rivlerësimit mund t’i nënshtrohen me kërkesë dhe nëse plotësojnë kriteret sipas ligjit edhe ish-gjyqtarët, ish-prokurorët, ish-këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet”.
Pra si ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese për më shumë se 10 vite Sadushi ka pasur mundësinë që t’i drejtohej me një kërkesë organeve të vettingut dhe të pastronte të gjitha dyshimet që mbart figura e tij. Fakti që nuk e ka bërë jo vetëm vesh me dyshime figurën e tij dhe kompromenton besueshmërinë e institucionit qe ai drejton. /Zoom.al
Partia Demokratike mbajti sot zgjedhjet për kryetarë në 18 degë në rrethe. Një prej degëve ku u mbajtën zgjedhjet ishte edhe ajo e Patosit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se pas mbylljes së procesit zgjedhor është zhvilluar edhe procesi i numërimit të votave.
Kështu, pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar PD dega Patos u shpall Shezaim Ramadan Ymeraj me 69% të votave.