Aplikacion
Kryeministri britanik Boris Johnson i ka premtuar sot presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se do të dërgojë automjetet ushtarake në Ukrainë gjatë ditëve në vazhdim.
Johnson gjithashtu i tha Zelenskyit se Britania do të vazhdojë t’i sigurojë Ukrainës mjetet e nevojshme që të mbrohet.
Në ditën e 52-të të luftës, forcat ruse kanë intensifikuar sulmet dhe bombardimet në Ukrainën lindore, në një zonë midis Kharkiv, Donetsk dhe Luhansk, në përgatitje për një ofensivë tokësore.
Forcat speciale britanike kanë udhëtuar drejt Kievit për të trajnuar ushtrinë ukrainase në përdorimin e disa llojeve të armëve të furnizuara nga Londra, në veçanti raketat antitank. Por ndërkohë, Moska ka njoftuar ndalimin e hyrjes në Rusi për kryeministrin britanik Boris Johnson dhe anëtarët e tjerë të qeverisë së tij./Zoom.al
Si u zbut platforma e Alibeajt në pikën për deputetët e përjashtuar nga grupi i PDNjë platformë me pesë pika e iniciuar nga kreu u grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj që shpresonte të ribashkonte demokratët ka hasur në kundërshti që në momentin që është bërë publike.
Komisioni i Rithemelimit e ka kundërshtuar atë duke bërë thirrje për tu pasur në konsideratë vota e anëtarësisë së PD-së, më shumë se çfarë mendon grupi parlamentar.
E megjithëse kjo platformë u zbut në maksimum në qëndrimet e saj përpara se të bëhej publike, nuk arriti ti bënte bashkë demokratët.
Varianti i lexuar sot nga Alibeaj në konferencën për shtyp kishte një ndryshim thelbësor nga drafti i një dite më parë që u shpërnda për mediat.
Në variantin e parë, pika 2 fliste për rikthim në këtë strukturë të të përjashtuarve të 12 Janarit.
“Anëtarët e grupit parlamentar të përjashtuar apo pezulluar nga grupi me vendim të këshillit kombëtar të 12 janarit 2022, rikthehen në grup si anëtarë me të drejta të plota”, thuhej në pikën 2 të draftit të parë. Kjo pikë i mbyllte derën ish kryeministrit Sali Berisha të kandidonte për kryetar të PD-së, pasi ai nuk do të ishte as anëtar i grupit parlamentar.
Por në variantin e lexuar sot nga Alibeaj kjo pikë nuk figuronte më.
“Çdo proces i njënashëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, në funksion të frymës së bashkimit dhe gjithëpërfshirjes, duhet të anullohen dhe të shtyhen në një kohë të përshtatshme që përcaktohet në përputhje me rregullat e caktuara në këtë dokument”, thuhet në variantin përfundimtar.
Siç tha edhe Alibeaj, disa qëndrime të deputetëve që nuk morën miratimin e shumicës së deputetëve që mbeshtetën platformën, nuk u përfshinë në variantin përfundimtar.
Propozimet që u rrëzuan
Por të gjitha këto cështje, sa kohë nuk kishin dakordësinë e shumicës së deputetëve që propozojnë dhe mbështesin këtë qëndrim, nuk mund të përfshiheshin në këtë qëndrim të shumicës së Grupit Parlamentar.
/Zoom.al/
Po vjen stuhia me shi dhe dëborë! Bëhuni gati për dimër në pranverëNjë pjesë e territorit të Shqipërisë do të përfshihet nga moti i keq duke filluar nga pasditja e sotme për të vazhduar nesër dhe në fillim të javës. Reshjet e shiut do të vijnë nga veriu, por do të prekin edhe veri dhe juglindjen.
Ultësira perëndimore dhe pjesa e juglindjes nuk do të preken nga reshjet e dendura, por vranësirat kalimtare dhe kthjellimet. Ndërkohë që në verilindje do të ketë edhe reshje dëbore.
Shqipëria e mesme dhe më pas i gjithë territori do të jenë në pushtetin e motit të keq në datat 21 dhe 22 prill. Reshjet pritet që të ndikojnë në rritjen e niveleve të HEC-eve në vend./Zoom.al
Zgjedhjet në degët e PD/ Shpallen fituesit në Elbasan, Kuçovë, Skrapar dhe TiranëShpallen fituesi e zgjedhjeve brenda PD per kryetar dege, zgjedhje qe jane organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.
Pas numerimit te votave jane bere te ditur edhe emrat qe do te drejtojne deget e selise blu ne Tirane, Paskuqan, Kuçove, Skrapar dhe Paskuqan.
“Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Elbasan u shpall Z. Blendi Ferdinand Himçi me 66 % të votave.”, behet e ditur ne njoftim.
Kryetare e PD Dega 6 Tiranë u shpall Onelda Gjin Zefi 79.7 % të votave ndersa kryetar i PD dega Dega Kucovë u shpall Myslim Isuf Haxhi me 57% të votave.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Skrapar u shpall Z. Hajredin Lahe Bakiasi me 69% të votave.
Pendohet Xhelal Mziu, nuk mbështet më platformën e Alibeajt/ Publikon propozimet e vetaPas deputetes Greta Bardeli, edhe Xhelal Mziu është penduar se ka mbështetur hapur platformën e propozuar nga Alibeajt. Ai ka fshirë postimin e tij të mëparshëm në rrjetet sociale dhe ka propozuar një platformë të tijën për mënyrën se si bashkohet Partia Demokratike!
Mziu thotë se Partia Demokratike është në situatën më kritike, çfarë e bënë të domosdoshme bashkimin e plotë të saj, duke mos përjashtuar askënd nga PD apo gara dhe duke shfrytëzuar të gjithë energjinë, potencialin dhe kontributin e gjithsecilit, që Partia Demokratike të jetë mazhorancë qeverisëse në zgjedhjet vendore dhe qendrore!
“Lista e zezë do të zgjerohet”, DASH: Vlen edhe për familjarët e “non grata-ve”“Platforma dhe hapat përbashkues, që duhet të aprovohen dhe ndiqen nga grupi parlamentar si e vetmja strukturë përfaqësuese dhe përgjegjëse e PD, që të kemi një PD fituese në zgjedhjet vendore të vitit 2023! 1. Unifikimi total i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sipas 25 prillit 2021. 2. Heqja dorë nga ankimimi në gjykatën e apelit të vendimit për Partinë Demokratike! 3. Shpallja NUL e çdo përjashtimi, që nga kryesia PDSH, këshilli kombëtar e çdo zgjedhje apo emërim të bërë në strukturën drejtuese e deri në bazën e PD (nga PD apo Foltorja)! 4. Ndalimin i menjëhershëm i konflikteve dhe debateve të brendshme dhe pa vlerë brenda PD. 5. Hartimi i një programi e grafiku zgjedhjesh nga baza deri në Kuvendin Kombëtar përbashkues të PD! 6. Grupi parlamentar i PD si e vetmja strukturë e çertefikuar të jetë pjesa substanciale e grupeve të punës në terren nga dy palët, ku zgjedhjet nga Seksioni, Grupseksioni dhe deri në rang Kryetar dege të jenë deri në korrik 2022, më sakt: A. Zgjedhje të reja në seksione Maj 2022; B. Zgjedhje të reja në Grupseksione Maj-Qershor 2022; C. Zgjedhje e Kryetarëve të Degëve në bazë dege dhe Bashkie në Qershor-Korrik 2022; D. Zgjedhje e Kryetarit të PDSH Korrik ose Gusht 2022; E. Organizimi i Kuvendit Kombëtar Përbashkues i PD dhe zgjedhja e strukturave të Këshillit Kombëtar të PD, etj në Korrik ose deri Gusht 2022; F. Mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe Zgjedhja e Kryesisë dhe strukturave të tjera drejtuese të PD Gusht ose në Shtator 2022; H. Të hartojmë një platformë konkurruese qeverisëse të PD (të shpaloset në shtator ose tetor), që të binden jo vetëm demokratët por dhe apolitikët, pse jo dhe socialistët që Shqipëria meriton një qeverisje ndryshe nga sot, një qeveri që i bënë qytetarët shqiptarë që të ndjehen si qytetarët e BE këtu në Shqipëri. Këtë duhet dhe mundet që ta bëj vetëm Partia Demokratike. Kjo është ajo çfarë duhet të bëj grupi i punës i përbashkët i grupit parlamentar të PD por dhe eksponent të tjerë, që të kemi një PD më të madhe se me 25 prill dhe fituese në raport me rilindjen. Historia jo e largët ose koha, do të dënoj me forcë këdo që është kundër bashkimit pakushte të Partisë Demokratike! Demokratët dhe shqiptarët janë në krizë të thellë, ne po Ju humbim shpresën atyre. Shqipëria çdo ditë po bëhet më e vogël nga dje dhe për fajin tonë”, ka shkruar Xhelal Mziu.
Në 31 vite tranzicion Shqipëria është mbështetur pa ndalur nga shtete e Bashkuara të Amerikës. Mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në qershorin e vitit 1991 është një ndër momentet e para dhe pikante kur të rikthimit në Shqipëri të mbështetjes amerikane, pas rënies së diktaturës komuniste. Porositë e Sekretarit Amerikan të Shtetit në parlamentin e parë pluralist, ishin gjithçka duhej të bënte politika shqiptare për ta kthyer Shqipërinë në një vend demokratik. Por çfarë ndodhi në tri dekada është thuajse e kundërta. Si përfundoi Shqipëria një ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe pranisë së elementeve të krimit në politikë, një vend ku lista e personazheve publike të shpallur nongrata në SHBA është shqetësuese.
Ky qëndrim i SHBA-së në vazhdën e ndihmës dhe mbështetjes ndaj Shqipërisë, vjen si një hap për një pastrim të politikës shqiptare nga krimi dhe korrupsioni. Është një hap që politika, institucionet e drejtësisë dhe shoqëria shqiptare nuk e bënë dot.
“Vetting” ka mbledhur momente pikante të tranzicionit që çuan në këtë lëvizje të rëndësishme të SHBA-ve, mbështetur në raportet ndërkombëtare për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. “Vetting” gjithashtu ka pyetur dhe ka marrë përgjigje nga Departamenti Amerikan i Shtetit për emrat e rinj në listën nongrata, që pritet të renditen në këtë listë. Ka pyetur ekspertë të cilët flasin për shanset e humbura të politikës dhe shoqërisë shqiptare. Për të kuptuar se si përfundoi Shqipëria në një prej vendeve më të korruptuara bazuar mbi raportet ndërkombëtare dhe pse institucionet dhe shoqëria shqiptare kanë qenë deri tani të pafuqishme për tu vetpastruar nga fenomeni i krimit dhe korrupsionit.
Por si u përvetësuan këshillat amerikane nga elita shqiptare në 31 vite tranzicion. Vetting ka mbledhur momente pikante të raporteve ndërkombëtare .
Më 22 qershor 1991, grija e sheshit Skënderbe në Tiranë u mbulua me ngjyrat e flamurit amerikan. Me mijëra qytetarë shqiptarë dolën në shesh për të pritur sekretarin amerikan të shtetit, Xhejms Bejker. Ishte një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Shqipërinë e muajve të parë pas shpalljes së pluralizmit politik.
Zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, erdhi në Tiranë për të mbështetur popullin shqiptar në rrugën drejt lirisë së munguar për 45 vite diktaturë komuniste. Sekretari Amerikan i shtetit do t’i drejtohej parlamentit për të dhënë mesazhin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për elitën e re politike që do të drejtonte Shqipërinë në tranzicion.
“Unë kam një mesazh të thjeshtë për anëtarët e këtij Kuvendi sot dhe për çdo qytetar të këtij vendi, që tani po ballafaqohet me sfidën e vështirë të rindërtimit kombëtar. Ky mesazh është se në rrugën e lirisë ne gjithmonë duhet të shkojmë përpara.
Në këtë Parlament, në këtë kryeqytet dhe anembanë këtij vendi mund të shkohet përpara vetëm drejt vendosjes së demokracisë së vërtetë, të një ekonomie tregu të lirë dhe të shtetit juridik. Pas kaq shumë vitesh Shqipëria nuk mund të vonohet më.”
Mesazhi i zyrtarit të lartë amerikan përmban thelbin e reformave që pritej të kryheshin në Shqipëri nga elita që SHBA-të po mbështesnin kaq fort në ato fillime të tranzicionit.
“Në këtë Parlament e në këtë kryeqytet ju do të përpiloni një Kushtetutë të re, që do të jetë një pjesë shumë me rëndësi për ringjalljen, për krijimin e një Shqipërie të re.
Duke folur si avokat, unë mund t’ju them se është me rëndësi jo vetëm përmbajtja e ligjit, por edhe fryma e një ligji të tillë, si dhe zbatimi, që do ta bëjnë shumë të rëndësishëm suksesin e një demokracie të vërtetë, e cila duhet t’u përmbahet ligjeve të drejta dhe të bazohet në drejtues të drejtë.”
Rruga e vështirë drejt lirisë theksohet vazhdimisht në fjalimin e sekretarit amerikan të shtetit.
“Një pjesë e rëndësishme e punës së domosdoshme për të rindërtuar demokracinë duhet të zhvillohet në këtë Parlament, në përgatitjen e ligjeve të domosdoshme për krijimin e një ekonomie të tregut, për një sistem kushtetues qeverisjeje dhe për sigurimin e demokracisë e të lirisë ekonomike. Këtu në Parlament ju do të ballafaqoheni me atë që Presidenti Bush e ka cilësuar si puna e vështirë e lirisë”.
Shqipëria e 31 viteve pas këtij fjalimi, na tregon se rruga e lirisë paska qenë shumë më e vështirë se sa parashikohej atëherë. Në udhëtimin dinamik të kësaj elite në tri dekada, e gjen radhë ose aspak konceptin e lirisë dhe demokracisë e për pasojë po aq radhe ose aspak konceptin e shtetit ligjor siç porosiste SHBA, shqiptarët e viteve 90.
Autoritarizmi, krimi, korrupsioni, vjedhja e shit-blerja e votë u kthyen në model për qeverisjen shqiptare në 30 vjet.
Pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri vijnë raporte që flasin për zgjedhje jo të lira e jo të ndershme. Më mijëra janë faqet e raporteve të departamentit amerikan të shtetit, Bashkimit evropian e organizatave të tjera ndërkombëtare, për korrupsionin në Shqipëri.
Raporti i fundit i Departamenti Amerikan për Shqipërinë, i publikuar më 12 prill, përmban kritikat më të ashpra që i janë drejtuar qeverive shqiptare 10 vitet e fundit. Raporti përmban kritika të forta drejtuar lidhur me korrupsionin në nivele të larta të qeverisjes, me pandëshkueshmërinë dhe politizimin e gjykatave, me cënimin e lirisë së medias dhe shumë problematika të tjera. Raporti vëren se:
“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar.
Prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët”, thuhet në raport.
Kritikat shumë të ashpra të renditura në këtë raport, rrëzojnë të gjithë retorikën apo propagandanë e qeverisë për sukseset në drejtimin e vendit.”
Ky raport vjen në vazhdën e dhjetëra materialeve të tjera të cilat reflektojnë nivelin e lartë të korrupsionit, deri në përcaktimin e tij në elementet e kapjes së shtetit, ashtu siç citon raporti I transparencë international për hulumtimin e qeverisjes në 20 vitet e fundit.
30 vjet qeverisje me korrupsion e pandëshkueshmëri, e çoi Shqipërinë në një situatë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërmarrin masa drastike për pjesëtarë të elitës shqiptare. Në vitin 2018 SHBA shpalli nongrata ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla duke nisur kështu listën e shqiptarëve të padëshiruar në Amerikë, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion. Janë deri tani gjashte personazhe të rëndësishme të politikës dhe biznesit si ish-kryeministri Berisha, më pas ish-deputetë si Tomë Doshi apo Aqif Rakipi.. ish-kryebashkiakë si Vangjush Dako, ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala apo biznesmen e drejtues mediash si Ylli Ndroqi…dhe lista pritet të shtohet. Emisioni Vetting ka komunikuar me zëdhënësin për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të shtetit, Ryan Walsh, lidhur me persona të tjerë të elitës shqiptare që mund të bëhen pjesë e listës nongrata sqaron:
“Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet dhe të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global. Në varësi të rrethanave të veçanta, disa emërtime bëhen publikisht ndërsa të tjerët privatisht”
Aqif Rakipi, ish-deputet dhe Ylli Ndroqi biznesmen dhe drejtues medie, janë emrat e rinj në listën e zezë të SHBA-së. Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi të hënën që shkoi me 11 prill listën e zyrës së Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), e cila përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14033. Në deklaratën zyrtare theksohet se ky është vendimi i dytë që OFAC ka ndërmarrë bazuar në E.O. 14033 dhe që shenjestron persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese. Në Shqipëri, kësaj here janë shënjestruar ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi.
Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim. Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.
Menjëherë pas deklaratës së SHBA-së, reagoi për mediat i biri i Aqif Rakipit. Ai tha se beson në pafajësinë e të atit.
Orlando Rakipi është deputet i Partisë Socialiste. Ai ishte në fundin e listës së kësaj partie, në garën për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Por ndodhi çudia dhe Orlando Rakipi e fitoi mandatin e deputetit duke mbledhur më shumë vota se secili prej shumicës së kandidatëve për deputet të PS-së. Orlando Rakipi nuk kishte asnjë kontribut në Partinë Socialiste, ai nuk njihej si personazh publik përveçse si i biri o Aqif Rakipit. E megjithatë ai ia doli të lërë jashtë parlamentit, socialistë si Pandeli Majko. Për të rregulluar këtë defekt madhor të sistemit politik shqiptar, departamenti Amerikan i Shtetit po përdor listën non – grata.
Në përgjigje të interesit të emisionit Vetting, zëdhënësi i Departamentit Wallsh, sqaron se edhe familjarët e personave non grata kanë të njëjtat sanksione.
“Ne ju referojmë në Departamentin e Thesarit të SHBA-së për të gjitha pyetjet në lidhje me veprimet e OFAC (per vendimet e fundit). Individët e caktuar sipas seksionit 7031 (c) të Aktit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Ndarjeve Programore të Lidhura parashikojnë që zyrtarët e qeverive të huaja për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion të rëndësishëm, ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, janë të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara.
Mospërshtatshmëria vlen edhe për anëtarët e ngushtë të familjes, dhe ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit t’i caktojë publikisht ose privatisht këta zyrtarë dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë. Emërtimet nuk janë të kufizuara në kohë. Si një çështje e përgjithshme, kur një individ është percaktuar sipas Seksionit 7031 (c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për një kohë të pacaktuar. Megjithatë, seksioni 7031 (c) përmban dispozita të përjashtimit dhe të heqjes dorë që mund të lejojnë një individ të udhëtojë në rrethana të caktuara.
Emri tjetër në listën e zezë të SHBA-ve është Ylli Ndroqi. Departamenti I thesarit amerikan evidenton se veç të tjerash, Ndroqi ka përdorur median e tij për korrupsion.
Ylli Ndroqi (Ndroqi) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qenë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.
I pari në listën non grata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u listua ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik llalla. Ai u shpall non-grata në 14 shkurt të vitit 2018-të. Pak muaj më vonë më 16 Prill 2018, SHBA shpallën non-grata ish-deputetin socialist Tom Doshi. Më 30 Korrik 2019 SHBA e shtoi listën non-grata me ish-kryetarin socialist të bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
Më 26 maj 2021 Shtete e Bashkuara të Amerikës shpallën non-grata ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën, njëherësh ish-president në vitet 1992-1997. Por si përfundon një zyrtar a biznesmen në listën nongrata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Cilat janë procedurat që e vlerësojnë një individ të padëshiruar në SHBA?
“Kur Sekretari i Shtetit merr informacion të besueshëm se një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë së huaj ka qenë i përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion të konsiderueshëm ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, Sekretarit i kërkohet të caktojë ose identifikojë atë zyrtar dhe familjen e tij/saj të afert sipas nenit 7031 (c), publikisht ose privatisht.”
Ka persona në listën nongrata që besojnë se nuk ka arsye që të përfshihen në këtë, listë dhe shpresojnë që një ditë të dalin nga ajo listë. Por sa janë mundësitë që të ndodhë kjo, si në rastin e ish-kryeministri Berisha që ka nisur një proces gjyqësor në Francë ashtu edhe Ylli Ndroqi që beson do të rikuperojë emrin e tij për tu larguar nga kjo listë.
Një vend i vogël si Shqipëria, që ka gëzuar mbështetje të padiskutueshme nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, është sot një ndër vendet e Ballkanit ku lista e personave “Non Grata” është domethënëse.
Para se të niste historia nongrata në Shqipëri, elitat qeverisëse patën mundësi të luftojnë korrupsionin, të kryenin zgjedhje të lira dhe të bënin gjithçka duhej për të ndërtuar një shtet ligjor. Historian a dëshmon se kjo rrugë nuk ishte dhe nuk është e dëshiruara për shumë prej anëtarëve të elitës politike në Shqipëri.
Ndaj dhe lista non grata vjen si një rrugë e detyruar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në objektivin e rëndësishëm për të garantuar paqe, stabilitet e prosperitet në Rajonin e Ballkanit ku përfshihet Shqipëria. Është beteja e pakryer e elitës politike së tranzicionit, për vetpastrim si domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën e vështirë drejt lirisë e demokracisë. Është një proces që mesa duket do ta realizojë SHBA për shqiptarët./ABC
Incidenti i Ramës, Berisha nxjerr mesazhin e “dëshmitarit”: E nxorën me forcë nga avioniIsh-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook, pretendon se ka dëshminë e një dëshmitari okular kur kryeministri Edi Rama është zbritur nga avioni i linjës Frankfurt-Detroit, pasi refuzoi të mbante maskën anti-COVID.
Berisha pretendon se dikush i ka shkruar në Facebook për ngjarjen duke dhënë detaje mbi të. Sipas tij, Rama është nxjerr me forcë nga avioni.
Postimi i plotë:
Deshmi te reja mbi nxjerrjen me force nga policia te Rames nga avioni i Lufthanses!
Deshmitaret e ngjarjes qe udhetonin me Ramen provojne se Fuga dhe Spiropali genjejne.
Ata deshmojne se Rama u nxorr forcerisht perkrahesh nga policia gjermane nga avioni i Lufthanses ne Frankfurt.
Lexoni mesazhet e deshmitareve te ngjarjes! sb
Pershendetje Doktor!
Te pata shkruar per incidentin qe shkaktoi Rama ne Frankfurt gjate rruges se tij per ne Michigan. Nje çift i vjeter, burre dhe grua, te aferm te mij e kane pare me syte e tyre ngjarjen. Ata thone ngjarja ka qene me keq sec transmetohet. Ramen e kane marre me force nga krahet dhe e kane nxjerre jashte. Mund te shikoni mesazhin me poshte qe ju kam derguar me daten 6 dhjetor.
Me fal per shqetesimin.
6 Dhjetor 2021
Skandal i kryeministrit Rama :
Në Frankfurt, gjate udhetimit per në Michigan me 3 dhjetor, Edi Ramen dhe krejt stafin i kanë nxjerre jashte nga avioni mbasi kane refuzuar te veshin maskat. Avioni eshte nis me 2 ore me vonese per arsye te refuzimit te Rames per te vene masken. Kane ardhur police te armatosur dhe i kane nxjerre jashte në force dhe nuk jane lejuar te futen në avion. Per kete arsye Rama nuk arriti te merrte pjese në darken e rezervuar ne Restorantin Besa në Detroit ku e pritnin nje numer i madh protestuesish. Rama dhe stafi, kane marre nje avion tjeter ate nate jo per në Detroit por në Ëashington DC. Rama mberriti në Michigan te nesermen në Mengjes. Kjo ngjarje eshte e deshmuar nga deshmitare qe i njoh dhe kane qene në ate avion.
Ndoshta nje gazetar mund ta verifikoje me linjat ajrore./zoom.al
Kandidatit socialist për deputet i humbin mbi 11 mijë euro: Ishin në një qeseNjë ngjarje e pa precedentë është regjistruar në qytetin e Kavajës, ku kandidatit socialist për deputet Vaid Shaba, i janë humbur rreth 1,4 milion lekë.
Burime bëjnë të ditur se paratë mbaheshin në një qese nga një punonjës i zyrës së Këmbimit Valutor në pronësi të Vaid Shabës, i cili kandidoi në garën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 nën siglën e PS, për qarkun e Tiranës.
Pasi ka mësuar për humbjen e parave, kandidati për deputet ka nxjerrë në rrugët e qytetit të Kavajës edhe njoftime ku kërkon bashkëpunimin nga qytetarët./Abc
Prokuroria kërkon arrestimin e 3 zyrtarëve në Bashkinë e ElbasanitELBSAN – Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e tre zyrtarëve të zyrës së Ubranistikës në këtë qytet. Po ashtu arrest është kërkuar edhe për një biznesmen dhe një qytetar që dyshohet se sëbashku kanë ndërtuar pa leje përkatës.
Ndërkohë gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre specialistët e zyrës së Ubranistikës në Bashkinë e Elbasanit.
Po ashtu masë sigurie “arrest në shtëpi” për shtetasin I.Poka, pasi akuzohet për “ndërtim pa leje”. Burime për Abc bëjnë të ditur se “arrest në shtëpi” është dhënë për biznesmenin Ylli Salla.
Emiljano Çela tregon çelësin e suksesit të Kastriotit: Objektivi u arritTrajneri i Kastrioti, Emiljano Çela është duke jetuar një ëndërr në Superiore me ekipin krutan. Ditën e sotme skuadra e tij mposhti Kukësin 1-0, duke siguruar triumfin e 5-të radhazi në kampionat.
Fitorja – “Ishte një nga ndeshjet më të vështira që unë kam përjetuar në karrierën time si trajner. Një ndeshje që doli nga menaxhimi i lojtarëve dhe i arbitrit. Ishte një gol i anuluar i arbitrit, që na u prish loja. U dhanë lloj lloj faullesh, nga më të pakuptimet. Më mirë ta quante atë gol dhe të na linte të luanim lojën tonë. Nuk na la të luanim, gjatë gjithë kohës na ngadalësoi. Kemi mundur Kukësin në ditën e vetë më të mirë. Jam shumë i lumtur që ne si ekip kemi mësuar të marrim pikë dhe në një ditë jo të mirë”.
Mbijetesa – “Jam shumë i sinqertë kur e them që objektivi jonë është që të arrijmë sa më parë mbijetesën. Nuk synojmë të kapim vende më të larta. Ishte një fazë loje shumë e rëndësishme. Normal që doza emocionale është maksimale. Nuk e kontrollova dot sepse u ngarkova gjatë gjithë kohës. Isha shumë i ngarkuar. Momenti i fundit që dha një fuall në zonë të rrezikshme më acaroi, absolutisht reagimi ishte e pajustifikueshme. Mbijetesa është në varësi të kundërshtarëve. Jemi 37 pikë dhe nuk kemi siguruar akoma asgjë. Egnatia ka pasur ecuri të mirë. Është kundërshtar i fortë dhe cilësor që ne e respektojmë. Edhe ne edhe Egnatia, çdo gjë që kemi marrë e kemi marrë me mund, punë dhe djersë”.
Grupi – “Lojtarët e njohin karakterin tim, jam pasionant dhe gjaknxehtë. Fundja fundja ata nuk kanë çfarë të bëjnë, do të më pranojnë siç jam. Kemi pranuar njëri-tjetrin ashtu siç jemi. Do të mbajmë të njëjtin rritëm, hap pas hapi do të vazhdojmë të përmirësohemi, jam në një fazë pune interesante. Unë e kam cilësinë, energjinë dhe i kam lojtarët që të bëjmë lojë të mirë. Kemi edhe grup tjetër cilësor me minutash më të pakët. Është Ajazi, Kodra, Selmani, Sulkja, Jusuf, Hajdaraj, Onanuga, kemi disa lojtarë interesant që janë pjesë e suksesit tonë”, u shpreh Çela.