Aplikacion
Eintracht Frankfurt arriti një fitore emocionuese në “Camp Nou”, duke mundur 3-2 Barcelonën.
Me këtë sukses gjermanët kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League, ku i pret West Ham, që mposhti me rezultatin e përgjithshëm 4-1 Lyon.
Eintracht Frankfurt ia bëri shumë të qartë Barçës se ka ende shumë për të bërë për të treguar veten në Evropë.
Do të kthehet, por nuk do të jetë këtë sezon. Titulli që kishin më shumë në dorë u shpëton futbollistëve të Xavit dhe mban erë vit bosh.
Katalanasit kanë pësuar një rënie në javët e fundit, kur askush nuk e priste pas një progresi të qartë. Ajo u pa në ndeshjen e parë në Gjermani – e maskuar nga barazimi final, u rezistua ndaj Levantes, fitore dhe falë golit të Luuk de Jong në 92′ dhe në ndeshjen e dytë kundër Eintracht jo vetëm që nuk u përmirësua, por erdhi me e keqja.
Rezultati 2-3 nuk është real dhe nuk është ai që tregon ndeshjen. Barça po kalon një moment të vështirë në fillimin e ndeshjeve të fundit dhe kjo ndjenjë ruhet me kalimin e minutave.
Xavi duhet ta korrigjojë sa më shpejt që të jetë e mundur nëse dëshiron të zërë vendin e Champions League në fund të Ligës.
Kualifikohet edhe Rangers, që mundi pas shtesës 3-1 Braga-n në Skoci. Në gjysmëfinale skocezët do të përballen me Leipzig, që eliminoi Atalanta-n.
Arrihet marrëveshja mes palëve në PD, të përjashtuarit rikthehen në mbledhjet e grupitRibashkimi i Partisë Demokratike tashme prej ditësh përben kryefjalën e diskutimeve ne seline blu, ku palet ndajne qëndrime të ndryshme për mënyrën si duhet bërë ky proces.
Gazment Bardhi, i ftuar në Top Channel foli për një takim mes kryetarit të komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Nokës, mbështetës i Sali Berishës. Sipas tij, çdo person që është pezulluar nga Basha, mund të vijë në mbledhje dhe të japë sugjerimet e tij.
“Në takim është rënë dakord që çdo person i përjashtuar apo pezulluar nga Grupi parlamentar është mirëpritur që të vijë dhe të bëhet pjesë e mbledhjes”.
Ndërsa Eno Bozdo ka sugjerime të tjera për mënyrën si duhet bërë ribashkimi dhe procesi, thotë ai, duhet të nisë duke marrë parasysh vendimin e qytetarëve që në shumicë votuan Sali Berishën.
“Populli demokrat ka vendosur me votë të tij kush është shumica. Aty duhet të fillojë përpjekja për bashkim. Duhet të hiqni dorë nga ankimi.
Të heqim ne të drejtën është shkelje ligji, përgjigjet Bardhi.
Nuk është shkelje ligji, thotë Bozdo.
Megjithatë, shton Bozdo, “kjo krizë në një mënyrë apo një tjetër do të zgjidhet”.
Kujtojme se gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj të martën u shoqërua me debate mes mbështetësve të Berishës dhe Alibeajt. Berisha gjithashtu i kërkoi Alibeajt që të jepte dorëhqjen duke u shprehur për mediat se do ta ndjekë fati i Bashës.
Në mbledhje nuk mori pjesë ish-kryedemokrati Lulzim Basha, si edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Belind Kelliçi, Dash Sula, Ferdinand Xhaferri, Bujar Leskaj dhe Agron Shehaj.
Dy vrasje në shtëpi, psikologia shpjegon sjelljen e gruas që lante gjakunNgjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Vidhishtë të Roskovecit ku Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi ka tronditur opinionin publik në Shqipëri.
Po aq tronditëse, ishte edhe sjellja e bashkëshortes së autorit menjëherë pas ngjarjes. Ajo shfaqej para mediave duke larë gjakun ndërsa tregonte historinë me një qetësi të pashoq, si të mos kishte ndodhur asgjë.
Psikologia Denata Toçe ka folur pikërisht për këtë sjellje gjatë emisionit “Opinion” ku tha se vjehrra në këtë rast është bashkëpunëtore e bashkëshortit të saj.
“Ajo nuk e ka për herë të parë dhunën në familje. Ajo ka qenë në kërcënime, ma merr mendja, edhe në kërcënim për jetën në mënyrë të vazhduar. Në fakt, po ta shikojmë historinë në makro, gruaja është personi i cili është në bashkëvrasje mendoj unë. Është një person në bashkëpunim me bashkëshortin. Mos harrojmë se në konfliktin mes dy palëve, janë palët vjehrrë dhe vjehrrë-nuse.
Janë të dy që kanë qarë hallet dhe kanë diskutuar problematikën e nuses. Se nuk pashë që vjehrra të mund të ishte në opozitë me historinë. Ajo madje del në oponencë të nuses, thotë që nuk e duronim më. Pra një person që na e kishte sjellë në majë të hundës. Pra ajo në një farë mënyrë vihet në pozicionin e bashkëpunueses në këtë rast, pra presionit që ka ushtruar dhe ajo përveç pjesës tjetër të shoqërisë. Ajo konfirmoi, dhe mentaliteti aty legjitimon krimin. Ajo thotë aty atë që legjitimon sjelljen e saj”, tha psikologia.
Uron ish-bashkëshortin! Jennifer Garner, e lumtur për Ben AffleckAktorja hollywoodiane, Jennifer Garner, ka uruar ish-bashkëshortin, Ben Afleck, për fejesën e tij me yllin e muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez.
Garner e cila me Affleckun i ka fëmijët, Violet, Seraphina dhe Samuel, nuk ka arsye për të qenë e mërzitur me lajmin e fejesës së çiftit dhe thuhet se e gëzon një raport të mirë me Lopezin.
“Ajo ka reaguar mirë ndaj lajmit të fejesës, madje edhe i ka uruar personalisht. Jennifer dhe Ben ka kohë të gjatë që janë ndarë dhe mes tyre është sqaruar gjithçka. Ajo është e lumtur nëse ai vazhdon të jetë esëll dhe të kujdeset për shëndetin e tij, gjë që Ben po e bën ngase kjo pjesë është shumë e rëndësishme edhe për Lopezin”, deklaroi një burim për portalin “HollywoodLife”.
Garner dhe Affleck, të cilët qëndruan të martuar nga viti 2005 deri më 2018, vazhdojnë të jenë miq të mirë edhe thuhet se aktorja me siguri do të jetë e ftuar në dasmën e çiftit të njohur të showbizit.
Besohet se dasma e Benit dhe JLos do të jetë e madhe dhe çifti nuk do të kursehet në organizimin e saj. Çifti i lumtur u ribashkua më 2020-n, pasi i dhanë fund fejesës në vitin 2004./L.K
/Zoom.al
Votimet në PD, ja kush i fitoi zgjedhjet në RoskovecEmels Xhaxhaj është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike për Bashkinë e Roskovecit. Zgjedhjet u mbajtën këtë të enjte, teksa procesi i votimit u hap në orën 08:00 dhe u mbyll në orën 19:00. Nga numërimi i votave rezultoi se Xhaxhaj ka marrë 94 për qind të votave.
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është përmbyllur procesi zgjedhor në PD Roskovec.
Procesi I votimit u mbyll në orën 19.00.
Pas numurimit të fletëve të votimit, Kryetar PD dega Roskovec shpallet z. Emels Bektash Xhaxhaj me 94% të votave
Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.
Drejtori i CIA-s: Merrini seriozisht kërcënimet bërthamore të Rusisë
Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta marrin lehtëmundësinë që Rusia të përdorë armë taktike bërthamore në Ukrainë, pasi Moska po vijon të hasë vështirësi në luftë. Kështu deklaroi të enjten drejtori i CIA-s, Bill Burns.
“Duke parë dëshpërimin e mundshëm të Presidentit Putin dhe lidershipit rus, duke parë frenimin në fushëbetejë, askush nuk duhet të marrë lehtësisht kërcënimin e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore taktike”, tha ai në një fjalim të mbajtur në Institutin e Teknologjisë së Xhorxhias.
Burns shtoi se CIA po e monitoron me shumë kujdes situatën, por theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë ende asnjë shenjë se Rusia po përgatitet të ndërmarrë këtë hap.
Ai tha gjithashtu se Putin është izoluar së tepërmi dhe kjo ka bërë që të mos i druhet më rrezikut. “Rrethi i tij i këshilltarëve është ngushtuar shumë, askush nuk ka bërë karrierë duke vënë në dyshim gjykimin apo kokëfortësinë e tij, si dhe besimin thuajse mistik se fati i tij është të rivendosë sferën e influencës ruse”, tha Burns.
A po i hap rrugë pastrimit të parave të pista qeveria me nismën e amnistisë fiskale?
Mazhoranca e majtë vendosi t’i rikthehej sërish nismës për amnistinë fiskale, pavarësisht se dy vite më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandoi qeverisë që të heq dorë prej saj, si një nismë që mund të ulë të ardhurat në buxhet dhe mbi të gjitha që mund të përdoret për pastrimin e parave.
Ndryshe nga dy vite më parë, kur qeveria e hodhi atë në diskutim si një nismë të vetën, kësaj here ajo përdori një mekanizëm populist ,siç ishte Këshillimi Kombëtar, duke u përpjekur ta sjellë atë si një gjë që e kërkon populli.
Ashtu si në rastin e legalizimit të kanabisit, edhe për aministinë, përfaqësuesit e mazhorancës, duke filluar nga kryeministri Edi Rama e deri tek eksponentët më të ulët të shumicës së majtë, i kanë mëshuar fortë këto ditë faktit se kjo është një nismë që e mbështet shumica e shqiptarëve, pasi bën të mundur futjen në tregun e bredshëm të parave të emigrantëve të ndershëm shqiptarë që i mbajnë ato nën dyshek dhe nuk arrijnë të përdorin.
Kësaj llogjike iu përmbajt sot në fjalimin e tij në Kuvend edhe kryetari i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla, i cili duke replikuar me deputetin demokrat Agron Shehaj në Kuvend, iu drejtua atij se si një ish-emigrant nuk mund të ishte kundër nismës që do sjellë në vendlindje paratë e shqiptarëve që punojnë jashtë.
Madje në ligjërimin e tij prej afro 10 minuta, Balla nuk nguroi të atakojë edhe policinë, e cila sipas tij po ndalon emigrantët e ndershëm që të fusin paratë e tyre në Shqipëri.
“Ti je kundër që shqiptarët paratë e emigracionit ti kthejnë në Shqipëri, që mos t’ua nxijmë më jetën me ca histori idiote dhe që policia ndalon një qytetar shqiptar që vjen në shtëpinë e vet”, u shpreh Balla në fjalën e tij duke iu drejtuar Shehajt.
Në fakt qeveria nuk ka sjellë asnjë fakt, studimin apo të dhënë që të justifikojë domosdoshmërinë e një amnistie të tillë.
Banka e Shqipërisë raporton se emigrantët nuk e kanë pasur problem prurjen e parave të punës së tyre në Shqipëri. Përkundrazi, sipas BSH-së remitancat kanë ardhur në rritje çdo vit, madje në 2021 arritën nivelin më të lartë që nga viti 2009.
Në krahasim me 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë dhe mbylljes së Europës, remitancat u rriten me 13%. Në krahasim me periudhën përkatëse normale të 2019-s, zgjerimi është gati 9%.
Nga ana tjetër pretendimi i Ballës se policia po ndalon shqiptarët në kufi të fusin paratë e punës së tyre duket sërish populist, pasi deri më tani të gjitha rastet e ndaluara kanë qënë me shuma të mëdha, që vetëm nëpërmjet aktiviteteve kriminale mund të bëheshin.
Gjithashtu shtete shumë të fuqishme dhe të konsoliduara se Shqipëria, si për shembull Britania e Madhe, në përpjekje për të luftuar trafiqet dhe paratë e pista të tyre, ka rregulla akoma më të rrepta, teksa nuk lejon asnjë shtetas që të dalë apo hyjë në territorin e saj me më shumë se 2 mijë pound cash.
Pra në këtë drejtim, Shqipëria me këtë nismë tregon se, ose është më e konsoliduar se Britania e Madhe ose kërkon t’i hap rrugë lekëve të pista, sidomos tashmë që po afrojnë zgjedhjet vendore. M.O
Kush konsumon më shumë se 700 kilovat, paguan më tepër. Preken 65 mijë familjePër të kursyer energjinë elektrike, qeveria po mendon që të faturojë më shumë një pjesë të familjeve shqiptare. Ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë energji do t’i vijë një çmim i ri në faturën e dritave.
Sipas të dhënave te ERE, janë 55-65 mijë familjarë që mund të marrin faturën e energjisë me çmimet e rritura.
Një faturë dritash deri në 700 kilovat me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat orë, së bashku me TVSH kushton 8000 mijë lekë të reja. Ndërkohë, nëse miratohen ndryshimet e reja, një familje që do të konsumojë 100 kilovat orë mbi fashën do paguajnë 2700 lekë më shumë për energjinë, bashkë me TVSH-në 540 lekë, totali i shtesës në faturën e dritave do të jetë 3240 lekë. Në total fatura e tij shkon 11 240 lekë.
Nga 2015 qeveria e ka mbajtur tarifën fikse për konsumin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla, duke eliminuar fashat e dikurshme ku mbi 300 kilovat orë paguhej një çmim tjetër, por kriza energjetike e ka shtyrë ekzekutivin ta rimendojë skemën e pagesës së energjisë elektrike.
Tarifat e reja duken ende larg në kushtet kur pas studimit që po kryhet nga Ministria e Infrastrukturës duhet të bëhet aplikimi pranë Entit Rregullator. Ligjërisht është ky institucion që do duhet të miratojë fashat e reja, dhe rritjen e çmimit të energjisë për këtë pjesë të konsumatorëve.
OSHEE kompani më e madhe publike në sektorin energjetik prej tre vitesh po del me humbje dhe nuk po arrin të mbulojë kostot kjo edhe për shkak të një niveli shumë të lartë humbjesh në rrjet prej 21%, energji që nuk faturohet dhe që me çmimet e sotme të tregut kushton 28 miliardë lekë(230 milionë euro). Prej vitesh OSHEE ka dështuar të arrijë objektivat e vendosura nga Banka Botërore dhe Sekretariati i Energjisë për të ulur nivelin e humbjeve.
Pamela Anderson shkëlqen në skenën e BroadwayPubliku e mirëpriti me brohoritje dhe duartrokitje aktoren, Pamela Anderson, e cila shënoi debutimin në skenën e “Broadwayt”.
Për një kohë të caktuar, ish-ylli i serialit “Baywatch” do ta portretizojë rolin e Roxie Hartit, në muzikalin e famshëm “Chicago”.
“Ky është një projekt i përkryer për të. Marrë parasysh se ajo nuk ka eksperiencë në vallëzim, realizatorët e shfaqjes definitivisht e kanë bërë të pamundurën që roli t’i përshtatet mirë. Dhe Pamela ishte spektakolare. E ka bërë një punë vërtet të mirë”.
Shfaqja “Chicago” shënon 25-vjetorin e inskenimit në “Broadway”. Një tjetër adhurues i quajtur, David, tregoi se ka ardhur nga Maine vetëm për ta parë këtë shou dhe është ndarë i kënaqur me performancën e 54-vjeçares, Anderson. Anderson do të performojë për tetë javë në teatrin “Ambassador” në New York./L.K
/Zoom.al
Aktorja britanike kritikon mediat për sjellje seksisteAktorja e njohur britanike, Millie Bobby Brown, po i kritikon ashpër mediat për qasje seksiste ndaj saj. Ylli i serialit “Stranger Things” u shfaq në një podcast gjatë kësaj jave, ku foli hapur për atë se si mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë trajtuar gjatë gjithë karrierës.
Brown ishte vetëm 12-vjeçare kur seriali hit, “Stranger Things”, . Aktorja mbushi 18 vjeç në shkurt të këtij viti, dhe tani thotë se e ka vënë re ndryshimin se si mediat po e kanë një qasje më seksiste ndaj saj.
“Çdo person i moshës 18-vjeçare ballafaqohet me vështirësitë e balancimit të jetës si i rritur, mundohet të krijojë lidhje dhe miqësi, ta gjejë veten, të pëlqehet nga të tjerët si dhe përpiqet të përshtatet me ambientin. Kjo nuk është e lehët për t’u bërë. Ndryshimi i vetëm mes tyre dhe meje, natyrisht është fakti se unë po e bëjë këtë gjë në syrin e publikut. Prandaj, mund të jetë një eksperiencë vërtet dërrmuese”.
Millie Bobby Brown pritet ta përsëris rolin e Eleven në sezonin e katërt të serialit “Stranger Things”, i cili lansohet në Netflix më 27 maj./L.K
/Zoom.al