zoom

Day ArchiveManchester City dhe Liverpool kalojnë në gjysmëfinalen e Champions League

Manchester City ka siguruar praninë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, duke kaluar Atletico Madrid në një sfidë shumë të tensionuar.

Skuadra e Guardiolës kishte fituar 1-0 në shtëpi dhe aq ka mjaftuar, pasi ndeshja e dytë në Madrid nuk ka prodhuar gola. Në të kundërt, ka qenë një ndeshje shumë e tensionuar dhe fizike, me skuadrat që nuk kanë kursyer dyluftimet e pak sherr në fund të duelit.

Megjithatë, me vërshëllimën përfundimtare ka qenë Manchester City që ka festuar, teksa bëhet gati për duelin gjysmëfinal me Real Madrid.

Më tej kaloi edhe Liverpool, i cili barazoi 3 me 3 në ndeshjen e dytë kundër Benfikës, ndërkohë që ndeshja e parë në Portugali kishte përfunduar 3 me 1 për anglezët.

Mizoritë nuk ndalen, “kasapët” e Putinit përdhunojnë dhe më pas vrasin 16-vjeçaren

I tmerrshëm ishte fundi që e priste adoleshenten bukuroshe ukrainase, e cila pasi u përdhunua, u qëllua pas koke nga rusët dhe u la e vdekur.

Trupi i Karina Yershovës u zbulua i hedhur në një kopsht në Bucha të shkatërruar nga krimet e luftës.

Trupi i të resë është vetëm një ndër qindra trupat që janë gjetur në varre masive në Bucha.

Yershova u zhduk në fillim të muajit të kaluar dhe më 10 mars nëna e saj në rrjetet sociale bëri thirrje për ndihmë dhe ndonjë informacion që mund ta çonte drejt gjetjes së saj.

Më shumë se 400 trupa janë gjetur deri tani në Bucha, pasi “kasapët”   e Moskës u tërhoqën nga periferia e Kievit në fillim të këtij muaji.

Emeli Sande thyen barrierat duke folur për seksualitetin e saj

Këngëtarja skoceze, Emeli Sande, thotë se do të dëshironte të ishte deklaruar rreth seksualitetit të saj më herët. 35-vjeçarja  në një intervistë të realizuar muajin e kaluar, zbuloi lajmin se është në lidhje dashurie me një grua. Ajo është pianistja Yoana Karemova.

“Do të dëshiroja ta kisha bërë këtë veprim më herët. Edhe gjatë intervistës së muajit të kaluar, kur deklarova se jam e dashuruar me Yoanan, gazetari menjëherë u befasua dhe më pyeti nëse kjo nënkuptonte se jam lesbike. Në fakt, unë nuk e kisha menduar këtë gjë më herët. Thjeshtë po e shijoja ndjenjën e të qenit e dashuruar, tha ajo në ngjarjen “National Student Pride”.

Sande, e cila më parë ishte e martuar me biologun Adam Gouraguine, shtoi se është krenare për atë që është. Ylli i hitit “Next to Me” tha se me të dashurën është takuar falë muzikës . Këngët më të dëgjuara të këngëtares skoceze me famë botërore janë: “Read All About It”, “My Kind Of love”, “Daddy”, “Nex To Me”, “Hurts”, “Clown”, “Beneath Your Beautiful”, “Wonder” dhe të tjera./L.K

/Zoom.al

Lufta në Ukrainë/ Gjenden trupat e më shumë se 1500 ushtarëve rusë të vdekur në Dnipro!

Trupat e më shumë se 1,500 ushtarëve rusë janë gjetur në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, ka njoftuar një zyrtar ukrainas.

Nënkryetari i bashkisë së këtij qyteti, Mychajlo Lyssenko, tha se trupat janë dërguar në katër morgje të ndryshme.

Ai u kërkoi nënave ruse që të shkonin dhe të merrnin djemtë e tyre të vdekur.

“Unë nuk dua t’i varros ata në varre masive, dhe nuk dua t’i djeg”, tha Lyssenko.

“Ne nuk jemi brutal”, shtoi ai.

Sipas ushtrisë ukrainase, pothuajse 20,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës ruse gati shtatë javë më parë.

Moska, nga ana tjetër, thekson se ka humbje dukshëm më pak dhe së fundi njoftoi se janë 1,351 ushtarë të vdekur nga radhët e saj./REL

“Telefoni i prishur i Enkelejdit nuk e pengon procesin”, Berisha: Kuvendi nuk ndalet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit. Ai tha se Komisioni i Rithemelimit është i vendosur për të vijuar procesin e zgjedhjeve dhe riorganizimit të Partisë Demokratike dhe se Enkelejd Alibeaj nuk mund ta pengojë atë.

“U diskutua gjerësisht për ecurinë e procesit gjer tani. U vendos që auditi të funksionojë në tërë procesin. Fryma e bashkëpunimit dhe pajtimit në bazë është vërtetë shumë i mirë. Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë nuk e pengon këtë proces, po ecën mjaft mirë. Shqetësimet e ligjshme të deputetëve që u ngritën për defekte të caktuara në degë të caktuara do merren masa që t’u jepet zgjidhje, pra mund të them që po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë.

Problematika ka pasur në Lushnjë, ka pasur një problem që do zgjidhet sepse para fillimit të fushatës kanë bërë një ujdi e cila ka funksionuar për fushatën, por tani vota dhe vetëm vota. Tani unë dhashë një shembull. Kudo që procesi, për shembull Lefter Gështenja që është kryetar i degës 7 shprehu dje një mendim, me të cilin ata që kanë punuar në atë degë nuk janë plotësisht dakord, por nuk e hedhin plotësisht poshtë, atëherë është dakord të ulen bashkë dhe aty ku gjenden parregullsi, të korrigjohet. Ka një vullnet të hekurt për një transparencë të plotë”.

Mosha, pengesë për rikandidim? Berisha: Kur isha kryeministër bëja 10 minuta streching

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka konsideruar aspak pengese moshën e tij për rikandidim në krye të PD. Ai është shprehur se ndihet më mirë se ditën që është larguar nga pushteti.

Gjatë intertvistës në ABC Berisha tha se bën ecje çdo ditë dhe se dhimbja per te nuk ekziston.

 A po e vret garën rikandidimi juaj?

Rikthimi nuk është dëshirë e vullnet. Dua t’u them të gjithëve që thonë se mosha nuk premton se sot po shkoj drejt 78 vjetëve. Nëse me pyesni si ndihem nga energjia, sot une ndihem të paktën 15% më mirë se ditën që jam larguar nga pushteti. Jam i apasionuar pas ecjes. Sot unë bej 10 mijë hapa, 8 km në një kohë që në verën e 2013 në 2008 më duhej të bëja 10 minuta streching për t’u qetësuar. Sot dhimbja nuk ekziston.

Partia Socialiste mbledh Sekretariatin Ekzekutiv, çfarë po ndodh?

Pas zgjedhjes se tre sekretareve te rinj në punimet e Kongresit është zhvilluar dhe mbledhja e parë e Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë Socialiste.

Mbledhja e zhvilluar nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, kishte në fokus procesin zgjedhor brenda partisë.

“Diskutuam mbi procesin zgjedhor që do të zhvillohet në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste i cili do konkludojë me zgjedhjen e 61 kryetarëve të Partisë në të gjithë vendin me qëllim ri-organizimin dhe energjizimin e çdo strukture të forcës sonë politike.
Partia Socialiste e Shqipërisë gjithmonë ka reflektuar eksperiencën e duhur për të përballuar me sukses sfidat që sjell koha”, thekson Gjiknuri.

Berisha: Shumë shpejt do vijë një kompani amerikane që do na ndihmojë për …

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në një intervistë në emisionin “Bardh e Zi” në ABC ku foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme vendore kandidatët e Partisë Demokratike do zgjidhen sërish nëpërmjet primareve.

Për këtë qëllim ai bëri të ditur se shumë shpejt në Shqipëri do të mbërrijë një kompani amerikane e cila do ndihmojë Partinë Demokratike për aplikimin e këtij standardi në zgjedhjen e kandidatëve.

 

“Father Stu” drama e re biografike

“Father Stu” është drama e re biografike e regjisores Rosalind Ross. Filmi e rrëfen historinë e vërtetë të Stuart Longut, një boksier i arrestuar  nën ndikimin e drogave dhe alkoolit, i cili me çdo kusht mundohet të ndryshojë.

Pasi udhëton drejt Hollywoodit për ta ndërtuar një karrierë si aktor, ai mrekullisht i shpëton një aksidenti me motoçikletë dhe e merr këtë ngjarja tragjike si shansin e fundit për të bërë ndryshime në jetë. Boksieri problematik i befason të gjithë kur vendos të bëhet prift. Rrugëtimi i tij i paparashikueshëm i mbushur me trauma, frikë dhe një diagnozë kërcënuese për jetën, frymëzon këdo që ai e takon.

Në rolet kryesore të filmit vijnë aktorët, Mark Wahlberg, Jacki Weaver, Mel Gibson dhe Teresa Ruiz, raporton portali “NME”. “Father Stu” lansohet nëpër kinema më 15 prill./L.K

/Zoom.al

Të pasurit shtojnë pasurinë, 600 milionë dollarë më shumë të ardhura

6 miliardë e 460 milionë USD pasuri bankare zotërohen nga 109 mijë e 192 individë, që përbëjnë vetëm 6.6% të qytetarëve që kanë kursime në Shqipëri.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të vitit 2021, të pasurit kanë shtuar pasurinë që mbajnë në banka, duke zënë 58% të totalit të depozitave që ka i gjithë sistemi.

Pasuria e tyre është rritur me 600 milionë dollarë krahasuar me fundin e vitit 2020.

Por edhe numri i personave të pasur që kanë një llogari bankare mbi shumën 25 mijë dollarë është zgjeruar me 8 mijë veta.

Pavarësisht kësaj, tendenca e pabarazisë vijon të thellohet. 1 individ zotëron pasuri më shumë se 20 të tjerë bashkë. Një vit më parë ky raport ishte 1 me 19.

Depozitat me shuma të vogla janë rritur me 4.8% me bazë vjetore, ndërsa ato të mëdha u shtuan me 10.4%.

Totali i depozitave në banka arriti 12.86 miliard dollarë, duke u rritur me 4.5 % krahasuar me 2020-n