Aplikacion
Real Madridi dridhet me Chelsea, por fluturon në gjysmëfinale të Champions League.
Megjithatë, për të arritur ë këtë fazë, ”Los Blancos” duhej të kalonin dhimbjet e ferrit në “Santiago Bernabeu”, duke e parë vetën në disavantazh të thellë, 0-3 pas 3-1 të ndeshjes së parë për shkak të golave të Mount, Rudiger dhe Werner (plus një gol i anuluar ndaj Alonso ).
Në momentin më të errët të “Los Blancos”, ishte Modric ai që ndezi mbrëmjen e Realit me një asist fantastiko-shkencor për Rodrygo që e dërgoi sfidën në kohën shtesë duke shënuar për 1-3.
Në të 96-ën, Benzema i zakonshëm mendoi për kualifikimin duke shënuar me kokë pas asisit perfekt të Vinicius.
“Putin, kumbari i vajzës sime”, Ukraina arreston politikanin pro-rusShërbimi i sigurisë i Ukrainës deklaron se është arrestuar politikani i arratisur pro-rus Viktor Medvedchuk. Ai kishte qenë në arrest shtëpiak nën dyshimin për tradhti, por u arratis disa ditë pas pushtimit rus.
Medvedchuk, i cili thotë se Putini është kumbari i vajzës së tij, mohon akuzat. Një fotografi në rrjetet sociale tregon politikanin me pranga dhe të veshur me rroba ushtarake, raporton BBC.
Zëdhënësi i Kremlinit thotë se e ka parë imazhin, por nuk mund të thotë nëse është i vërtetë.
Villarreal shokon Bayern në Mynih, barazon 1-1 dhe avancon në gjysmëfinaleVillarreal arriti një rezultat historik në Mynih duke barazuar 1-1 ndaj Bayern dhe avancon në fazën gjysmëfinale të Champions League.
Loja foli për vendasit, që kaluan të parët në avantazh me sulmuesin polak Robert Lewandowski në fillim të pjsesë së dytë.
Bayern qarkullon topin, por në fund spanjollët gjetën ekulibrin me Chukwueze, që shënoi në minutën e 88’ për ti dhënë kualifikimin Villarreal.
Pas fitores 1-0 të ndeshjes së parë, spanjollët kalojnë në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 2-1.
U sanksionua nga SHBA/ Grupi i PS do marri vendim për Orlando Rakipin dhe Saimir HasallënSocialistët thonë se po presin që grupi parlamentar të marrë një vendim politik për qëndrimin që ata duhet të mbajnë në lidhje me deputetët e lidhur me Aqif Rakipin, i cili u sanksionua si anëtar i krimit të organiziar nga Departamenti i Thesarit i SHBA.
Grupi parlamentar socialist pritet që të marrë një vendim politik në lidhje me të paktën dy mandate deputetësh të fituara nga ndikimi i drejtpërdrejtë i Aqif Rakipit në fushatë, i cili përshkruhet nga SHBA si një ish-deputet “famëkeq” me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.
Djali i tij, Ornaldo Rakipi dhe një familjar i afërt, Saimir Hasalla, u zgjodhën deputetë në listat e PS-së në zgjedhjet e fundit me mbështjetjen e Rakipit.
Kolegët e tyre të PS-së hezitojnë ta komentojnë vendimin e Zyrës së Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) dhe të pozicionohen hapur nëse dy deputetët e listës “Rakipi” duhet të vijojnë mandatin apo duhet të distancohen nga PS. Ata qartësisht presin një orientim politik nga drejtuesit e partisë për këtë qëndrim.
“Secili nga ne mund të ketë një mendim të ndryshëm, por do jetë grupi parlamentar që do të mbaj një qëndrim politik,” i tha Klotilda Bushka BIRN-it të martën.
Të njëjtin qëndrim mbajti dhe deputeti Toni Gogu, i cili shpjegoi se do të diskutohet në mbledhjen e grupit kjo çështje. Gogu pretendoi se dy deputetët në fjalë janë mbështetur nga populli, ndërsa vendimi amerikan nuk lidhet me ta.
“Mesa di unë vendimi nuk prek familjarët e Rakipit,” tha ai, duke shtuar se “Ornaldon e ka mbështetur populli”.
Edhe deputeti Alban Xhelili e cilësoi të panevojshëm dhënien e një qëndrimi personal për rastin duke shpresuar, ashtu si kolegët, në një qëndrim politik të grupit për këtë gjë. Por dhe Xhelili shton se “vendimi nuk prek familjarët e Rakipit”, duke shprehur habi për pyetjen.
Deputeti i Elbasanit, Saimir Hasalla, famijar i Rakipit, nuk shfaqi ndonjë shqetësim për mandatin e tij.
“Nuk kam një qëndrim, sepse nuk jam njohur akoma me vendimin,” tha ai për BIRN-in. Hasalla nuk e mohon që Aqif Rakipi ka qënë mbështetësi i tij kryesor në fushatë.
Ndërsa Orlando Rakipi u tha mediave të hënën se do ishte i gatshëm ta linte mandantin nëse do i kërkohej nga partia. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i cili ndodhet në një vizitë në Berlin së bashku me kryeministrin Edi Rama, nuk ishte i arritshëm për koment të martën.
PS ka zgjedhur heshtjen kur sanksionet amerikane kanë prekur një prej tyre, ndërkohë që e kanë përshëndetur vendimin “non-grata” në kampin tjetër politik, në rastin e Berishës.
Rakipi e humbi mandatin e deputetit në vitin 2018, si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kishte deklaruar një procedim në Itali për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara më 25 prill 2021, djali i tij, Ornaldo Rakipi, pa përvojë në politikë, u zgjodh me një numër surprizë votash deputet i PS-së në Tiranë.
Në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, theksohet se Rakipi ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri dhe dhe shtohet se ish-deputeti ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të emëruar zyrtarë publikë në Elbasan dhe në Tiranë.
“Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar,” përfundoi njoftimi./Reporter.al
“Unlimited Love” kryeson toplistatËshtë një fillim i mbarë për grupin “Red Hot Chili Peppers”. Ky është albumi i pestë i bandës që kryeson toplistat në Britani të Madhe pas atyre: “By The Way” i publikuar në vitin 2002, “Live in Hyde Park” i lansuar më 2004, “Stadium Arcadium” më 2006 dhe “I’m With You” i publikuar në vitin 2011.
“Unlimited Love”, që është albumi i 12-të i grupit është i pari që e përfshinë kitaristin, John Frusciante, prej se u largua nga “Red Hot Chili Peppers” në vitin 2009. Ky album gjithashtu pozicionohet në vendin e parë të toplistës së 200 albumeve më të mira “Billboard”./L.K
/Zoom.al
A ka turbulenca në martesën me Mark Frrokun? Rudina Denbacaj habit me përgjigjen e sajAktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka folur në lidhje me marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, duke zbuluar edhe mesazhet e fundit që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.
Ajo ishte e ftuar në një intervistë pas premierës së filmit të saj “Dshuri dhe Turbulenca.” Duke marrë shkas nga titulli i filmit, ajo u pyet nëse në dashurnë e saj me Mark Frrokun ka turbulenca.
Dembacaj u shpreh se në dashurinë e saj ka turbulenca “të lehta” dhe se është shumë e lumtur që diskutimet e saj dhe Frrokut shkojnë vetëm në debate. Por, ajo ka zbuluar edhe bisedën e fundit që ka zhvilluar me partnerin e saj. Ajo tregoi një mënyrë se si ia shpreh dashurinë ish-deputetit.
“Patjetër që ka turbulenca, turbulenca shumë të lehta do thoja. Dhe jam shumë e lumtur për këtë dhe shumë krenare, sepse diskutimet ton shkojnë maksimumi në debate. Në fillimet tona… të lexoj çfarë i kam thën sot Markut. Unë gjatë gjithë kohës bëj shumë shaka me Markun sepse dua ta kujtoj gjatë ditës, por nuk e besdis ndonjëherë, as ai mua, me këtë “alo ça po bën”. Më duken shumë klishe. Dhe për t’i thënë në një farë mënyre tjetër që e dua i thashë: “Zemër ka raste që mendoj se nuk do të të lë asnjëherë dhe frikësohem. Se sikur po më ndryshon karakteri.”
“Hahaha”-thotë, “Po si i ke këto medime zemër. Ti vetëm me mua se s’ka si bëhet ndryshe”- tregoi ajo në “Jeto me Orën.”
Në një intervistë të dhënë për “Panorama Plus”, aktorja ka rrëfyer gjithashtu se ajo dhe Mark Frroku janë gati për fëmijën e tyre.
“Dashtë Zoti sa më shpejt, e duam kaq shumë familjen tonë të madhe dhe nëse do jemi të bekuar me një fëmijë tjetër, jo vetëm ne por gëzimi do mbërrijë tek e gjithë familja.”– tha ajo.
Makina përplas 13-vjeçarin me biçikletë, transportohet në spital në gjendje të rëndë
Një 13-vjeçar është përplasur nga një makinë duke përfunduar në spital në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme në Maliq në rrugën e fshatit Orman. Policia bën të ditur se shtetasi Xheni Shaholli duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Maliq/Informacion paraprak
Me datë 12.04.2022, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
7 orë mbledhje, zbardhen debatet e plota në mbledhjen me dyer të mbyllura në grupin e PDJanë zbardhur deputetet kryesore të zhvilluara në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike që zgjati afro 7 orë. Ndërsa një pjesë e deputetëve kërkuan gjetjen e një zgjidhje që do bashkonte demokratët, ish-kryeministri Berisha është përplasur fortë me kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj. Shkak është bërë ankimimi që ky i fundit i ka bërë vendimit të gjykatës qëë njohu vendimet e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.
DEBATET
Berisha: Ka probleme nëpër dege për zgjedhjet. Por kjo duhet tejkaluar ne vazhdim. Pra edhe pse mund të kemi probleme tani, pak nga pak do i korrigjojmë rrugës. Por s’duhet penguar 30 prilli.
Boçi: Degjova me vemendje te gjithe koleget. Bashkohem me shqetesimet e tyre dhe thirrjet per bashkim jane deshira te sinqerta. Por bashkimi arrihet nëpërmjet akteve dhe proceseve. Po flasim këtu për dy procese bashkimi: Ate te grupit Ate te bazes. Une dua te ndërtoj nje qasje tjeter. Eshte një proces por njeri eshte shkaku tjetri eshte pasoja. Kuvendi i 11 dhjet 18, proceset e tjera jane pasoja. Pasoja te vendimeve te gabuara te lidershipit përfshire ne si grup. Qe te arrijmë bashkimin duhet te sherojme shkakun.’te bashkojmë grupin. Nepermjet zbatimit te rregullave te funksionimit e kryerjes se akteve politike. Cdo vendim politik dhe i qendrimit politik duhet te kaloje nepermjet konsultimit te kryesise dhe te merret si vendim ne grup. Edhe mbledhja e tij. Aktet duhet te vazhdojnë me pranimin e vendimit te gjykates dhe terheqjen e ankimimeve qe sprodhojne gje. Sikurse me pranimin e çdo anëtari grupi si te tille duke rrezuar çdo përjashtim e pezullim. Procesi i bashkimit ne baze, e cila na vëzhgon dhe mban qendrime sipas pozicioneve tona, nese ne bashkohemi, natyrshem na ndjek ne kete proces bashkimi. Bashkimi i bazes nuk përfundon as ne 30 as nje jave me pas. Ai eshte i vazhdueshem. Nese vërtet bashkohemi do arrijme te jemi force poltike e besueshme dhe alternative qeverisese!
Salianji: Cdo mbledhje pa axhende duket si mbledhje per axhenda okulte, produkti qe jem kjo mbledhje nuk duhet te prodhoje me shume paqartesi, me shume mjegull dhe me shume ndasi! Personalizimi i mbledhjes i sherben krijimit te ndasisë dhe propogandimit ne publik te ndarjes!
Duhet t’iu them disa elemente; ne kemi bere nje rrugetim te ndryshem per disa muaj; para 2 javeve ka pasur nje vendim gjykate, njera pale thote nuk e njoh por nderkohe prej dy javesh nuk e ka tjerritur pjesen e grupit qe mendon keshtu, as kryesine e partise, nuk e ka mbledh as deget, cuditerisht dorezuan dhe celsat duke e bere fakt vendimin! Gjendja dhe prania e cdo deputeti ketu ka bere fakt nje gjendje te re, sot gjendja faktike po tregohet nga te gjithë koleget qe folen. Po i kerkohet Komisionit te Rithemelimit te beje pjese te procesit deputetet dhe nuk po i kerkohet askujt tjeter. Problemi themelor qe ka partia sot jane plaget ne bazë, ne duhet ti japim mundësi cdo demokrati te garoje ne nje proces te besueshem dhe ku jane gjithe palet! Bashkimi vjen duke u bere proces i perbashket!
Po ju kerkoj dhe dicka si kolege, secili prej jush eshte ne te drejten e vet per sa kohe flet ne cilesi personale dhe jo ne emer te grupit, por Zoti Berisha duhet te ndalen sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe cdo perfaqesuesi te Shteteve te Bashkuara.
Problemet ja kemi shkaktuar njeri-tjetrit, nuk mund te shpallim fajtorë ambasadoret për gabimet e dikujt!
Na ka ndare jo mbeshtetja ndaj nje personi, por mbeshtetja qe i kemi dhene sigles dhe puna për demokratët!.
Noka-Bardhit: Ti ke shkaktari i kësaj gjendjeje.
Gazmend Bardhi: Unë jam në partinë time. S’të marr leje. Kur erdhët ditën e vendimit gjyqësor thate ‘vendimet e gjyqit zbatohen’. Sot thoni gjykata është e Ramës.
Helidon Bushati: Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim, por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen. Pavarësisht se rithemelimi mund të gëzoje mbështetjen e shumicës, procesi nuk është gjithëpërfshirës. Që të gjejmë zgjidhje dhe të japim sinjale pozitive unë sugjeroi:
-Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë. Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa te integrimit të të gjitha grupimeve ne këtë proces.
-Gjate kësaj periudhe mund te vendosim te mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë “Kuvend Pajtimi” nga ku te dalim me mesazhe te qarta për të ardhmen tone dhe rikthimin si alternative qeverisëse.
– Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike
– Të ndalohet që sot dalja ne Televizione e kolegeve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qëndrime kontradiktore me njeri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon.
Sot vetëm bashkimi e shpëton Partinë Demokratike, çdo proces tjetër vetëm sa e zvogëlon atë dhe nuk e bën kurrë fituese.
Noka: Bashkimi i demokrateve dmth rikthim ne normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari, Lulzim Basha qe mori vendimin individual pa pyetur institucionet mori edhe faturën individuale me ikjen. Bashke me te ikën cdo vendim qe ai ka marre. Bashkim dmth te tërheqje nga ankimimet ne gjykata pasi drejtimin e vendos vota Pas datës 6 mars ne qe dolëm shumice kemi ber thirrje vetem per bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar agjende tjetër përçarëse.
Lefter Geshtenja: Pasi PD nuk fitoi zgjedhjet 25 prillit, nisi bjerrja apo rrjedhja e pare e antaresise dhe struktures, ku shume demokrate shprehnin pakenaqsine per ate cka ne nuk erdhem ne pushtet.
Krijsa e dyte dhe me thelle ishte vendimi i 9 shtatorit, e per pasoje vendimet e njepasnjeshme te 11 dhe 18 dhjetorit qe cuan ne carjen dhe krizen e thelle te PD.
Duke pare dhe pranuar realitetin ku ndodhemi sot si PD, Ne duhet te ndermmarim nje proces gjitheperfshires ku secili nga ne duhet te kontriboje jo per te perfituar por duke dhene maksimumin ne funksion te bashkimit dhe organizimit real te PD.
Në thelb të ketij procesi mendoj se duhet te qendroje:
‘‘armepushimi’’ mes demokrateve, vota e fshehte e lire dhe e barabarte.
Çfare kuptimi ka hapja apo bashkimi i partise nese ne vazhdojme bejme zgjedhjet perpara se te hapet apo te bashkohet Partia?
Mendoj qe ne PD nuk duhet te egzistoje termi shumice pakice, pasi ne duhet te jemi nje te jemi te gjithe bashke kunder Edi Rames, ndarja ne mazhorance e minorance ne parti na con ne ndarje dhe perçarje te struktures ne te gjitha Nivelet.
Nuk eshte aspak normale qe ne procesin e zgjedhjeve brenda ne Parti te mos perfshihen kryetaret /drejtuesit/ ish drejtuesit e strukures se degeve qe kane shpenzuar per 30 vjet kohe mund dhe para, jane njerez me vlera dhe kontribute, jane njerez qe kane sepaku 9 vjet ne nje opozite te veshtire. Ata nuk perfshihen thjesht per faktin se mendojne ndryshe apo nuk kane firmosur formularin, nderkohe nuk jane larguar per asnje moment nga PD.
Une them qe kjo nuk eshte normale, kjo nuk eshte demokraci, kjo nuk eshte hapje e partise ky nuk eshte bashkimi, por eshte e kunderta.
Per zgjidhjen e kesaj krize propozoj:
Ngritjen e Grupeve te Perbashketa Pune ne nivel qendror dhe lokal per organizimin dhe drejtimin e procesit te bashkimit dhe zgjedhjeve ne PDSH ne nivel qendror (5deputete) dhe lokal (5 veta drejtues strukture) (deri me 15/04/2022).
Te drejten per te kandiduar e ka cdo demokrat qe ploteson kriteret e percaktuara mepare.
Nderkohe duhet te fillojme me urgjence punen ne terren duke dal te gjithe bashke per te dhene mesazhin e Bashkimit pasi pas 1 viti kemi zgjedhjet lokale, te japim mesazh te qarte per cdo demokrat qe Grupi Parlamentar eshte i bashkuar dhe i unifikuar.”- tha Geshtenja.
Xhaferaj: Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA-ve dhe jo guvernatore!”, mësohet të ketë thënë Xhaferaj.
Berisha-Alibeajt: Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës i cili kontrollohet nga Rama. Përbashkimi i PD ka pasur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë si të deputet për të zhbërë një periudhe të shkurtër përçarje. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë.
Alibeaj- Berishës: Kam shumë respekt për ju doktor. Por në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli do e pranoj i pari. Ti pushtove selinë se s’ke kohë. Do të hiqesh si triumfator. Është i paligjshëm. Ai vendim nuk është i formës së prerë.
Liam Neeson, një yll i filmave aksionLiam Neeson vazhdon të jetë një prej yjeve më të angazhuar të filmave aksion. Aktori irlandez rikthehet me filmin e ri të titulluar, “Memory”.
Filmi rrëfen historinë e Alex Lewisit, një vrasës profesionist me një reputacion për saktësi të matur. I ngatërruar në një situatë që e prekë anën morale të njeriut, ai refuzon ta përfundojë një punë e cila shkel kodin e tij etik dhe kështu detyrohet t’i vrasë njerëzit që e punësuan atë, përpara se ata dhe agjenti i FBI-së, Vincent Serra, ta bëjnë të njëjtën gjë. Alexi është ndërtuar për hakmarrje, por marrë parasysh faktin se ka filluar të ketë probleme me kujtesën, ai detyrohet ta vërë në dyshim çdo veprim të tij. Kjo ia bënë të vështirë ta dallojë kufirin midis së drejtës dhe së gabuarës.
“Memory” është realizuar nga regjisori i Zelandës së Re, Martin Campbell, dhe bazohet në filmin belg të vitit 2003, “The Memory of a Killer”. Krahas yllit Neeson në film luajnë edhe aktorët, Guy Pearce, Monica Bellucci, Ray Stevenson, Stella Stocker dhe Antonio Jaramillo. Filmi “Memory” do të debutojë në kinematë e Amerikës më 29 prill të këtij viti./L.K
/Zoom.al
Bilanci i frikshëm, rreth 21 mijë civilë janë vrarë në MariupolKryetari i bashkisë së qytetit ukrainas të Mariupolit, tha se vlerësimet e fundit flasin se afër 21,000 banorë të këtij qyteti-portual janë vrarë që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Gjatë një adresimi televiziv, i pari i Mariupolit, Vadym Boichenko, tha se ka qenë e vështirë që të llogaritej numri i saktë i viktimave, pasi kanë nisur luftimet në rrugët e këtij qyteti.
Mariupoli, që gjendet në juglindje të Ukrainës, është i rrethuar nga trupat ruse. Ky qytet është goditur më së keqi nga bombardimet dhe sulmet ajrore ruse. Ukraina ka thënë se banorët që ende gjenden në qytet nuk kanë qasje në ujë, rrymë dhe nevoja të tjera bazike. Rrethimin e qytetit të Mariupolit zyrtarët ukrainas e kanë quajtur krim lufte. Ky qytet është i një rëndësie të madhe për Rusinë, pasi nëse bie nën kontrollin rus, do të krijonte një urë tokësore midis Krimesë së aneksuar nga Moska dhe rajonit lindor ukrainas të Donbasit, pjesë të së cilit, që prej vitit 2014, kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Ndërkohë Presidenti rus, Vladimir Putin, u zotua se Rusia do të triumfojë në të gjitha qëllimet te cilat i quajti “fisnike”. Ai po ashtu tha se sanksionet e Perëndimit po dështojnë që ta gjunjëzojnë ekonominë ruse.
Duke folur për luftën në Ukrainë për herë të parë pasi forcat ruse u tërhoqën nga veriu i Ukrainës, Putin tha se situata në Ukrainë është tragjedi. Megjithatë, sipas tij, Rusia nuk ka zgjidhje tjetër por të luftojë, pasi siç tha lideri rus, duhet të mbrojnë rusishtfolësit në lindje të Ukrainës dhe për të parandaluar këtë shtet që të bëhet një trampolinë antiruse për armiqtë e Moskës.