Aplikacion
Persona të paidentifikuar kanë dhunuar me leva kancelari i gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi.
Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup, duke marrë plagë të rënda, ndërsa në rrugë dallohen qartë edhe njollat e gjakut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo ai ishte çuar nga një bar-kafe vetëm 150 metra larg drejtorisë së Elbasanit.
Por fakti që drejtoria e policisë ka qenë tepër afër, nuk i ka trembur autorët. Ai ka qenë i vetëm duke iu drejtuar lagjes Muzeale të Kalasë së Elbasanit
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve. Sulkuqi është dërguar në spital për marrjen mjekimit dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.
Disa fakte që nuk i dini për MacronMacron thotë se arritjet e tij më të mëdha kanë qenë ulja e papunësisë dhe taksave, si dhe shpenzimet më të larta kanë qenë për sigurinë. Ai e bëri më të lehtë për kompanitë shkarkimin e punëtorëve dhe futi ligje të ashpra sigurie për të luftuar terrorizmin.
Por ai u detyrua të hiqte një taksë të propozuar për karburantin në vitin 2018 pas disa javësh trazirash nga protestuesit jelekverdhë.
Reforma të tjera, duke përfshirë një premtim për të ulur shkallën e papunësisë nga më shumë se 10% në 7% deri në vitin 2022, u goditën nga pandemia Covid, megjithëse papunësia aktualisht është ulur në 7.4%.
Faktet që mbase nuk i keni ditur!
Ai u bë presidenti më i ri në historinë franceze në vitin 2017 në moshën 39-vjeçare
Një ish-bankier dhe ministër i ekonomisë që nuk ishte zgjedhur asnjëherë deputet.
I martuar me ish-mësuesen e tij të dramës, Brigitte, e cila është 24 vjet më e madhe se ai.
Perceptimi për të është se ai nuk ka kontakt, me njerëzit e zakonshëm./dritare.net/
Papa Françesku thirrje për armëpushim në Ukrainë para PashkëvePapa Françesku i ka kërkuar Moskës dhe Kievit që të mbajnë një armëpushim të Pashkëve në Ukrainë, duke çuar në negociata drejt paqes së qëndrueshme.
Gjatë meshës së të dielën për dhjetëra mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit, në qytetin e Vatikanit papa bëri thirrje që të ndalet lufta dhe të lihen armët.
“Le të fillojë një armëpushim i Pashkëve. Por jo për të riarmatosur dhe rifilluar luftimet, por një armëpushim për të arritur paqen përmes negociatave reale”, tha ai.
Bisedimet e paqes janë zhvilluar në Bjellorusi dhe nëpërmjet lidhjes video që kur shpërtheu lufta me Rusinë në Ukrainë në shkurt.
Deri më tani, delegacionet nuk kanë arritur të bien dakord për një armëpushim
Marine Le Pen, kush është rivalja e Macron në zgjedhjet presidencialeLe Pen, 53 vjeç, është vajza e Jean-Marie Le Pen, politikanit 93-vjeçar i së djathtës ekstreme dhe mohues i Holokaustit, i cili ishte President i Frontit Kombëtar nga 1972-2011.
Fronti Kombëtar (i riemërtuar Tubimi Kombëtar në 2018) është një parti e ekstremit të djathtë që kandidon me nje platformë kundër imigracionit.
Le Pen mori detyrën si Presidente e Frontit Kombëtar nga babai i saj që nga viti 2011.
Si presidente, Le Pen u përpoq të zbuste imazhin e Ballit Kombëtar, duke dëbuar disa anëtarë që u akuzuan për racizëm dhe antisemitizëm, përfshirë babanë e saj.
Ajo gjithashtu anuloi kundërshtimin e partisë ndaj partneriteteve të të njëjtit seks dhe abortit të pakushtëzuar, dhe tërhoqi mbështetjen e saj për dënimin me vdekje.
Cilat janë politikat e Le Pen?
Edhe pse Le Pen reformoi në një farë mase Tubimin Kombëtar gjatë kohës së saj si presidente, ajo vazhdon të mbështesë shumë nga politikat e saj thelbësore historike, veçanërisht qëndrimin e saj kundër imigracionit.
Në mitingjet e fushatës, Le Pen është përqendruar në diskutimin e krizës ekonomike që prek Evropën dhe botën, dhe duke fajësuar për të politikanët e mëparshëm.
Ajo planifikon të heqë tatimin mbi të ardhurat për moshën nën 30 vjeç, të ulë TVSH-në në energji nga 20% në 5.5% dhe 0% në disa produkte thelbësore në një afat të shkurtër.
Ajo gjithashtu ka bërë fushatë për një politikë të daljes në pension të parakohshëm në moshën 60 vjeç për ata që kanë punuar 40 vjet.
Le Pen është një euroskeptike, megjithëse retorika e saj kundër BE-së është zbutur që kur humbi zgjedhjet e 2017-ës. Që nga ajo kohë ajo ka diskutuar politikat e imigracionit si disa kontrolle kufitare që mund të bien ndesh me rregullat e BE-së.
Ajo gjithashtu dëshiron që ligjet franceze të kenë përparësi ndaj legjislacionit të BE-së, gjë që mund të shkaktojë gjithashtu largimin e Francës nga BE.
Politika e saj mjedisore përfshin dhe mbështetjen për energjinë bërthamore./Zoom.al/
Le Penn dhe sfidat e saj për të mundur Macron në zgjedhjet presidencialeE parë si rivalja kryesore e Macron dhe e parashikuar t’i bashkohet atij në raundin e dytë të zgjedhjve është Marine Le Pen.
Le Pen ka kërkuar të zbusë imazhin e partisë së saj që kur mori pushtetin nga babai i saj – i cili u dënua disa herë për komentet e tij antisemitike. Kjo e ka bërë partinë më të përhapur, por ajo tani rrezikon të dalë nga e djathta nga personaliteti i ri, Eric Zemmour.
Sfida e saj kryesore do të jetë ndërtimi i besueshmërisë së saj për çështje që nuk kanë të bëjnë me emigracionin dhe sigurinë. Mungesa e përvojës dhe njohurive të saj ekonomike e rrezoi atë ne krahasim me Macron gjatë një debati televiziv në 2017.
Ndër masat që ajo ka përshkruar është edhe nënshtetësia automatike në moshën 18 vjeç për njerëzit e lindur në tokën franceze dhe që ende banojnë atje.
Ajo gjithashtu planifikon të kufizojë aksesin në shtesat familjare për francezët, me një periudhë pritjeje pesëvjeçare për të huajt.
Ajo gjithashtu dëshiron të heqë subvencionet për “energjitë me ndërprerje”, duke përfshirë energjinë e erës dhe fotovoltaike.
Megjithatë, ajo ka braktisur idenë e nxjerrjes së Francës nga Bashkimi Evropian, Zona Shengen dhe eurozona./ zoom.al/
Foto/ Pranvera vjen ndryshe, bora zbardh KalimashinEdhe pse jemi futur tashmë në stinën e pranverës, temperaturat dhe koha duket se po qëndrojnë ende në stinën e dimrit.
Në verilindje të vendit dimri ka në plan të vazhdojë ende, ndërsa në afërsi të tunelit të Kalimashit, në rrugën e Kombit, bora ka zbardhur vendin.
Zoom.al ka arritur të sigurojë këto foto, ku duket gjendja aktuale në këtë rrugë.
Zgjedhjet në Francë, Macron e Le Pen shkojnë në raundin e dytëKa përfunduar rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, në ora 20:00. Vetëm një minut më pas u publikuan edhe rezultatet e projeksioneve të para për fituesit.
France24, ka raportuar se presidenti aktual Emmanuel Macron i ka fituar zgjedhjet e rundit të parë me 28.1 për qind të votave, ndërkohë që kandidatja tjetër për presidente e krahut të djathtë Marine Le Pen ka marrë 23.3 për qind të votave, shkruan Gazeta Express.
Sipas këtij rezultati, Macron e Le Pen do të dalin edhe një herë në zgjedhje me 24 prill, për betejën përfundimtare.
Mediat ndërkombëtarë sot kanë shkruarse kandidatja Marine Le Pen ishte duke lëkundur seriozisht gjasat e presidentit aktual Emmanuel Macron për t’u rizgjedhur. Mbetet për t’u parë në rundin e dytë nëse Macron do të arrijë ta ruajë epërsinë.
Në këto zgjedhje kanë votuar 48.7 milionë francezë. /GazetaExpress/
Në kulmin e krizës, Rama fluturon sërish me avionin luksoz drejt GjermanisëKryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Gjermanisë ku do të zhvilloi disa takime të rëndësishme, përfshi atë me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe atë me kancelarin, Olaf Scholz.
Por sërish, ashtu siç ka bërë shpesh në udhëtimet e fundit jashtë vendit, ai nuk zgjodhi të udhëtojë me avion të linjës, por preferoi të fluturojë me avionin luksoz qeveritar që mban emrin “Ismaili”.
ishte vet Këshilli i Ministrave ai që shpërdau kësaj here pamjet e mbërritjes së Ramës në aeroport, teksa ai zbret shkallët e avionit që përdor prej dy vitesh falë një marrëveshje të fshehtë të arritur me kompaninë “Air Albania”.
Natyrisht që Rama e ka përdorur shpesh avionin qeveritar në dy vitet e fundit, por udhëtimi i tij me të në këto krize, kur shumë shqiptarë nuk po përballojnë dot rritjet galopante të çmimeve, duken të tepruara.
Kjo pasi kostoja e operimit të një avionic të tillë për një rrugë Gjermanie u kushton shqiptarëve më shumë se 30 mijë euro, ndërkohë që nëse do të kishte zgjedhur të udhëtonte me një avion komercial, kjo shumë do të ishte gati 10 herë më vogël.
Edi Rama është i vetmi lider, jo vetëm në Ballkan, që përdor një avion për udhëtime jashtë vendit, qofshin këto edhe fare të shkurtra.
Por pavarësisht, kostove që duhet të paguajnë shqiptarët në këto krize, opozita në vendin tonë fle gjumë, dhe nuk e ngre zerin për të denoncuar këtë abuzim të pastër të kryeministrit me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Shkon në 57 numri i të vdekurve gjatë sulmit në Kramatorsk
Numri i të vdekurve në sulmin në stacionin e trenit Kramatorsk ka shkuar në 57, thotë administrata ushtarake rajonale e Donetsk
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk tha të dielën se numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në stacionin e trenit në Kramatorsk, Ukrainë, ishte rritur në 57.
“Që nga ora 11 e mëngjesit të sotëm, 10 prill, gjithsej është 57 të vdekur, 109 të plagosur,” tha Pavlo Kyrylenko. “Të lënduarit e lehtë janë liruar për të shkuar në shtëpi, të lënduarit e rëndë po transportohen në rajone të sigurta dhe po iu ofrohet ndihma e nevojshme”.
Atentati me armë drejt drejtorit të shkollës “Wilson”, arrestohet autori 31-vjeçar!Një 31-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme i akuzuar si autori i atentatit kundrejt pronarit të shkollës private “Wilson”, Lulëzim Masha.
Ngjarja e cila ndodhi më 18 janar të këtij viti, zbuloi se 63-vjeçari Lulëzim Masha teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Mercedenz Benz ML” pranë Liqenit të Thatë, u qëllua me breshëri plumbash pistolete.
Autori 31-vjeçar, Skënder Tasi, është arrestuar nën akuzën “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 31-vjeçari është kapur nga forcat e rendit tri muaj pasi ishte shpallur në kërkim, thanë burimet e Gazetës Shqiptare.
Njoftimi i Policisë:
‘S. T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç”, thuhet ne njoftimin e policisë
Si ndodhi ngjarja:
Lulëzim Masha, 63 vjeç, pronar i shkollës private “Wilson” ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedez Benz ML”, ku në drejtim të tij u qëllua me plumba pistolete. Agresori nuk mundi ta përfundonte qëllimin e tij dhe është larguar menjëherë nga vendi ngjarjes.
Administratori i shkollës “Wilson” kishte vetëm pak minuta që ishte larguar nga ambientet e punës dhe krejt i vetëm po zbriste nga Kodrat e Liqenit Artificial.
Dëshmia e Lulëzim Mashës:
I marrë në pyetje nga hetuesit, 63-vjeçari është shprehur se prej disa kohësh kishte vërejtur një të ri që e vëzhgonte në ambientet e shkollës “Wilson” ku ai vetë administron.
Masha rrëfeu në polici se nuk i ka kushtuar shumë rëndësi pasi për shkak të mungesës së konflikteve, nuk e ka cilësuar si problematike dhe nuk i ka lënë vend për dyshime.
Masha dha dhe detaje të autorit ndërsa sipas tij personi që ka kryer atentatin ka qenë shumë i ngjashëm më atë që e ruante në ambientet e shkollës.
Masha e përshkoi agresorin si një person me mjekër rreth të 30-ave, pak esmer dhe me kapele. Më herët është marrë në pyetje është edhe i vëllai, Fatmir Masha, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për vrasje. Hetuesit ngritën dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për hakmarrje, por pista u përjashtua.