zoom

Day ArchiveZhvarrosen trupat nga varri masiv në Bucha

Prokurorët dhe ekipet e mjekësisë ligjore po zhvarrosin trupat nga një varr masive Bucha. Ata kanë lajmëruar se kanë mbi 100 faqe të dhënash për rusët të cilët sulmuan Buchën.

“Detyra jonë aktuale është të identifikojmë të gjithë të përfshirët në masakër.”, kështu kanë lajmëruar ekspertët.

Avokatja e popullit në Ukrainë ka publikuar fakte të tmerrshme të përdhunimeve nga ushtarët rusë.

Lajmin e ka ripostuar edhe ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba. Ai i ka bërë sërish thirrje evropianë për të ndalur këtë “çmenduri” duke vendosur embargo të naftës dhe gazit ndaj Rusisë.

“Një vajzë 14-vjeçare është përdhunuar nga 5 ushtarëve të ndryshëm rusë dhe tani është shtatzënë. (Bucha)

Një vajzë 11-vjeçare është përdhunuar në sytë e nënës së saj. Nënën e saj e lidhën në një karrige. (Bucha)

Një 20-vjeçare është përdhunuar nga 3 ushtarë rusë. (Ipin)”, ka shkruar avokatja e popullit.

10 vite lidhje, distanca dhe rrethanat e shkatërruan dashurinë

Megjithëse emri i saj lakohet shpesh në media si autore e programit të njohur “Për’puthen”, për jetën private të Olsa Muhametit s’kemi dëgjuar shpesh.

Në një rrëfim si asnjëherë më pare ajo foli si asnjëherë më pare gjatë emisionit “Live From Tirana”.

 “Kushdo që dashuron ndjen copëza lumturie, nëse ti je i zoti ta kultivosh këtë dashuri, do të jesh më i lumtur. Unë jam shumë besnike në dashuri, njerëzit që më njohin nga larg më shohin paksa të ashpër, në punë jam ashtu se përpiqem të ruaj një lloj strukture, por jam besnike nëse dashuroj. Unë dashurinë e bazoj edhe në respekt, nëse unë të dashuroj, të respektoj dhe duhet të më respektosh shumë. Janë dy elemente kryesore që do ta rrisin këtë lloj marrëdhënie. Ulu dhe reflekto për dashuritë që ke humbur. Kur kupton që nuk ka pasur besnikëri dhe respekt, me siguri këto gjëra e kanë degraduar marrëdhënien. Dashuria është si ti e ndjen.

Autorja e programit është shprehur se ka patur një lidhje 10-vjeçare në distancë, një dashuri shumë e madhe që e ka bërë të lumtur por që distanca, rrethanat kanë bërë që të degradojë jo të rritet./L.K

/Zoom.al

Nëse ju dhemb barku gjithmonë pasi keni ngrënë, ja sëmundja

Kanceri është një gjendje ku qelizat në një pjesë të caktuar të trupit rriten dhe riprodhohen në mënyrë të pakontrolluar. Qelizat kancerogjene mund të pushtojnë dhe shkatërrojnë indet e shëndetshme përreth, duke përfshirë organet.

Edhe pse ka mbi 200 lloje të kancerit, ndër më të zakonshmit janë kanceri i gjirit, kanceri i mushkërive, kanceri i prostatës dhe kanceri i zorrëve. Kanceri i zorrëve më së shpeshti gjendet tek personat mbi moshën 60 vjeç, por si të gjithë kanceret, ai mund të shfaqet në cilindo të çdo moshe. Simptomat, ndërkohë, mund të shfaqen në disa zona. Një nga simptomat është dhimbja e barkut që shkaktohet nga ngrënia.

Simptoma të tjera përfshijnë:

• një ndryshim i vazhdueshëm në zakonin e jashtëqitjes;

• gjak në jashtëqitje;

• humbje peshe e pashpjegueshme;

• lodhje ekstreme pa arsye

• dhimbje ose gungë në bark.

Shumica e njerëzve me këto simptoma nuk kanë kancer të zorrëve. Probleme të tjera shëndetësore mund të shkaktojnë simptoma serioze. Por nëse keni një ose më shumë nga këto, ose nëse gjërat thjesht nuk duken mirë, shkoni të konsultoheni me mjekun tuaj të përgjithshëm.

Një test i fundit laboratorik ka zbuluar se kanabisi medicinal mund të vrasë deri në 90 për qind të qelizave të kancerit të zorrës së trashë. Duke folur për rezultatet, onkologu Tami Peretz tha: “Bazuar në këto eksperimente, ka vend për të kryer studime te kafshët dhe, në të ardhmen, për të shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së këtyre produkteve në pacientët me kancer kolorektal”.

Megjithëse rezultatet janë premtuese, është e rëndësishme të theksohet se ekziston një ndryshim i rëndësishëm midis testeve laboratorike dhe provave të kafshëve ose njerëzve. Ndërsa baza e provave vazhdon të rritet dhe përfitimet e kanabisit medicinal bëhen gjithnjë e më të dukshme, kjo mund të ndihmojë në heqjen e stigmës që ka mbuluar bimën që nga shekulli i 20-të.

Shqiptarët heqin dorë nga drekat dhe darkat në restorante

Importuesit e produkteve ushqimore parashikojnë që shitjet të bien deri në 50% nga mbingopja e konsumatorit me vaj, miell, oriz dhe konserva, për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së produkteve në treg. Në furrat e bukës, prodhimi është ulur 20% nga gatimi i bukës në shtëpi. Të pasurit heqin dorë nga bizhuteritë. Konsumi në bare dhe restorante ka rënë, fillon kursimi dhe te nafta. Rritja e çmimeve pritet të thellojë varfërinë

Dorina Azo
Paniku nga mungesa e furnizimeve në treg me produkte ushqimore preku të gjithë zinxhirin tregtar. Rritja e çmimeve për produktet ushqimore nisi që në maj të vitit të kaluar, por fillimi i luftës Rusi-Ukrainë solli valën e re të rritjes së çmimeve, si dhe shtoi shqetësimin e importuesve, supermarketeve dhe konsumatorit për mungesë të mallrave.

Për shkak të kësaj situate, shumë njësi tregtare dhe konsumatorë krijuan rezerva ushqimore. Blerjet e konsumatorëve rritën shitjet në supermarkete nga 10 deri në 40%.

Aktualisht sipas rrjeteve të supermarketeve më të mëdha në vend, kërkesa për mallrat e shportës është stabilizuar, por mbingopja e konsumatorit me produkte ushqimore do të ndikojë te shitjet e tyre. Për muajin mars, supermarketet parashikojnë rënie të shitjeve.

Genti Çela, drejtori i shitjeve në terren në distributorin “Marketing and Distribution” sh.a., tha për “Monitor” se në javët e para, konsumatori pati tendencën për të krijuar rezerva ushqimore për produktet si miell, vaj apo oriz, por aktualisht kërkesa është stabilizuar. Çela pohon se në këtë periudhë u vu re krijimi i stoqeve nga supermarketet për një periudhë 2-3-mujore, për shkak të rrezikut për mungesën e furnizimeve.

Shitjet janë rikthyer në normalitet edhe për rrjetin e supermarketeve “Big Market” dhe “Conad”. Përfaqësues nga “Big Market” pohuan për “Monitor” se prej një jave, kërkesa për produkte ushqimore është stabilizuar. Konsumatori, sipas tyre, vijon të shpenzojë në të njëjtën sasi si më parë.

“Në fillim të rritjes së çmimeve, konsumatori i ndikuar nga paniku, krijoi rezerva ushqimore kryesisht për produkte si miell, vaj dhe makarona. Në këtë periudhë kërkesa u rrit 30 deri në 40%. Aktualisht nuk ka ndryshim të konsumit, është kthyer gjithçka në normalitet”.

Për shkak të rritjes së çmimeve dhe vështirësive në furnizime, supermarketet krijuan rezerva 4 deri në 5-mujore. “Nuk parashikohet të ketë vështirësi për furnizimin e tregut me produkte të shportës, përveç vajit që pritet të ketë mungesë në treg”, nënvizuan përfaqësues të “Big Market”.

Burime nga rrjeti i supermarketeve “Conad” thanë se aktualisht kërkesa është stabilizuar, ndërsa tendenca e konsumatorit për të krijuar stok ushqimor ishte në javët e para pas fillimit të luftës. “Shitjet në këtë periudhë u rritën 10%, nuk e kaluan nivelin e pandemisë, që në karantinë u rritën 60%.

Në këtë periudhë, konsumatori krijoi rezerva më tepër nga paniku për mungesë të furnizimeve në treg, pasi rritja e çmimeve ndodhi më vonë. U blenë më tepër produkte ushqimore si: vaji, mielli, sheqeri dhe konservat. Aktualisht kërkesa është stabilizuar, konsumatori vijon të blejë si më parë.

Nuk është vënë re të ketë rritje të kërkesës për produktet më të lira. Pritet që rritja e kërkesës nga krijimi i rezervave ushqimore të ndikojë për një ulje të lehtë të shitjeve në muajin mars”.

Blerjet nga paniku, konsumatorët krijuan rezerva vjetore të vajit

Konsumatori i krijoi rezervat më të larta me blerjen e vajit ushqimor, që ka pasur shtrenjtimin më të lartë të çmimit (rritja 48,5%) dhe pritet që për stinën e verës të ketë mungesë të këtij produkti në treg. Sipas administratorit të kompanisë “Olim”, Aredi Sado, blerjet ishin abuzive, pasi shkatërruan zinxhirin tregtar.

“Të gjithë operatorët e vajit në tregun shqiptar dispononin një stok të caktuar dhe e gjithë sasia u ble në mënyrë abuzive nga konsumatori. Stoqet mesatare të Shqipërisë për vajin e lulediellit mesatarisht nuk zgjasin më tepër se një muaj.

Vaji është një produkt i shtrenjtë dhe është e pamundur të mbash depozita në sasi të larta. I ndikuar edhe nga paniku i rritjes së çmimit, konsumatori krijoi depozita vjetore vaji në shtëpi, ndërkohë që konsumi mesatar i vajit të lulediellit është 1 litër për frymë në muaj.

Kjo shkaktoi deformim të zinxhirit tregtar. Edhe nëse do të këtë furnizime me vaj luledielli nga mbingopja e tregut, shitjet do të bien 50%”.

Ulet 20% prodhimi në furra nga gatimi i bukës në shtëpi

Për periudhën 2021-2022, çmimi i bukës është rritur 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të vitit të kaluar, ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Në mesin e muajit mars, çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë.

Ndërsa çmimi në 120 lekë ka nisur të tregtohet në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti. Rritja e çmimit në 120 lekë pritet të reflektohet shumë shpejt në të gjithë tregun.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, Gëzim Peshkëpia, furrat e bukës nuk po punojnë me 100% kapacitet, për shkak të rritjes së çmimit. Rënia e prodhimit është ndikuar nga shtimi i prodhimit të bukës në shtëpi. “Pas rritjes së çmimit të miellit në furrat e bukës, kapaciteti prodhues është reduktuar nga 80 deri në 85%.

Arsyeja është që shumë konsumatorë, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të miellit dhe të bukës, nisin që këtë produkt ta gatuajnë në shtëpitë e tyre. Pra blerjen në furrat e bukës e zëvendësuan me blerjen e miellit për gatim të bukës apo petullave në shtëpi. Rënia e kapacitetit të furrave të bukës është më e lartë në zonat rurale, pasi janë më të familjarizuar me prodhimin e bukës në shtëpi”.

Peshkopia thekson se tendenca e blerjes së miellit u ndikua më tepër nga paniku i konsumatorit jo vetëm për shtrenjtimin e çmimit, por edhe për shkak të frikës për mungesën e miellit në treg. “Shumë familje nisën të blinin 1 apo 2 thasë me miell.

Por kjo nuk është zgjidhje, pasi mielli në kushte familjare nuk mund të ruhet me afat më tepër se një muaj. Një familje me 3-4 persona i nevojiten të harxhojë 1 kg e gjysmë miell për përgatitjen e 2 bukëve. Me sasinë e 100 kg miell që përmban 1 thes arrin të prodhosh bukë në shtëpi për një tepër se një muaj”, thotë z. Peshkopia.

Në muajin gusht 2021, rritja e çmimit të miellit nga 50 lekë në 55 lekë për kg solli rritje të çmimit të bukës në të gjithë tregun 14%. Për muajin mars, çmimi i miellit arriti në 80-85 kg, duke sjellë rritje të çmimit të bukës në të gjithë tregun edhe me 20%.

Rritja e çmimit të miellit fillimisht u ndikua nga shtrenjtimi i grurit, për shkak të mungesës së prodhimit. Në muajin tetor të 2021, çmimi i grurit të importit u rrit nga 220 dollarë në 360 dollarë për ton i zhdoganuar. Fillimi i luftës ekspozoi më tepër çmimin e bukës dhe grurit.

Sipas INSTAT, rreth gjysma e sasive vjetore të grurit (46%) që importon Shqipëria, vjen nga Rusia, ndërsa nga Ukraina erdhi 4% për vitin 2021.

Xhaçka: Sulmi në hekurudhë dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus

Ministria e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka përmes një shkrimi në Twitter ka dënuar vrasjen e dhjetëra civilëve në hekurudhën e Kramatorsk në Ukrainë.

Xhaçka shprehet se sulmi në stacionin e trenit ku po evakuoheshin civilë është një tjetër dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus, duke qenë në koherencë me zërat e tjerë nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë dënuar këtë sulm.

“Vrasja e dhjetëra civilëve në #Kramatorsk një ditë pasi u pezullua nga #HRC për shkak të mizorive që ka kryer në #Ukrainë është edhe më shumë një provë e natyrës kriminale të luftës së agresionit të #Rusisë”, shkruan ajo.

Ukraina: Rusia ka humbur 19,000 trupa në luftë

Në bilancin e fundit Ukraina ka dhënë përditësimin mbi numrin e humbjeve që Rusia ka pësuar që nga fillimi i luftës.

Nga ana e Ukrainës, pretendohet se 19,000 trupa ruse janë vrarë dhe 1,891 automjete të blinduara të forcave ruse janë shkatërruar.

Kjo erdhi pasi NATO vlerësoi se deri në 15,000 trupa ruse ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 Shkurt.

Muajin e kaluar, Rusia pretendoi se 1,351 nga trupat e saj kishin vdekur.

Akademia merr vendimin e rëndë për Will Smith

Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në Academy Awards për 10 vitet e ardhshme. Aktori nuk mund të marrë pjesë në çmimet Oscar dhe ngjarjet e tjera të Akademisë për një dekadë pasi goditi me shuplakë komedianin e njohur, Chris Rock.

Akademia e Arteve dhe Shkencës së Filmit, e cila organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve, u mblodh të premten për të diskutuar masat disiplinore. Takimi, i planifikuar fillimisht për 18 prill, u përshpejtua pasi Smith njoftoi dorëheqjen e tij nga Akademia javën e kaluar.

“Bordi ka vendosur që për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje të Akademisë, personalisht ose virtualisht, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë,” thanë Presidenti i Akademisë, David Rubin dhe CEO Daen Hudson në një deklaratë të premten.

Gjatë ceremonisë në Teatrin Dolby në Los Anxhelos më 27 mars, Smith doli në skenë dhe goditi komedianin, i cili kishte bërë një shaka për gruan e tij, aktoren Jada Pinkett Smith. Incidenti shkaktoi debate të ashpra dhe personazhe të shumtë kërkuan masa të rrepta disiplinore.

Kryetar i PD nëse Berisha tërhiqet nga gara/ Këlliçi jep përgjigjien e papritur

Deputeti i PD, Belind Këlliçi është pyetur lidhur me mundësinë që ky i fundit të zgjidhet në krye të partisë Demokratike, nëse ish kryeministri Sali Berisha tërhiqet nga gara.

Këlliçi tha se kjo do të ishte diçka interesante por shtoi se dihej që Berisha nuk do të tërhiqej nga gara për të qenë në krye të PD.

Pyetje: Sa shanse ka të bëhet kryetar i PD nëse Berisha tërhiqet nga gara?

Këlliçi: Kjo do ishte interesante por, doktori njihet për një detaj, që nuk tërhiqet nga gara.

Vagabondë që duan pushtetin e medias/ Për kë e ka Endri Prifti ?!

Endri dhe Stefi Prifti janë pjesë e tregut muzikor shqiptar prej shumë vitesh. Ata ishin të ftuarit e kësaj të mërkure në “Pardon My French: me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, teksa kanë folur për karrierën, jetën personale si dhe kanë komentuar Eurovisionit ku këtë vit ishin pjesëmarrës në Festivalin e RTSH-së.

Njëri nga vëllezërit, Endri u shpreh se festivali u manipulua dhe kënga e tyre nuk u vlerësua si duhet.

“Kënga jonë duhet të ishte në vend të parë, të zbritej 100 shkallë poshtë dhe pastaj të vendosej vendi i dytë dhe vendi i tretë. Kjo është këngë me mesazh që duhet të shkojë në Eurovision. Ta keni me garanci që vendoset 6 muaj para se kush fiton festivalin. Është një grup vagabondësh që drejtojnë këtë festival dhe e kanë vendosur 6 muaj para, të gjitha të vendosura me kalem. Unë prapë do shkoj në mes të atyre zagarë , tha ai.

Nga ana tjetër sipas Stefit, projekti i tyre përfaqësonte nivelin më të lartë artistik për Shqipërinë.

“Festivali kombëtar dëshiron të përfaqësojë në Eurovision, por duhet të ndahet nëse çmimi i parë i festivalit kombëtar i jepet kujt do shkojë në Eurovision apo të jepet me meritë vlere artistike. Çmimi i parë vlerësohet me ‘kërkesat’ e Eurovision”, ka thënë Stefi./L.K

/Zoom.al

Familja e Sabina Nessa-s e quan vrasësin ‘frikacak’, nuk shkoi në gjykatë

Familja e Sabina Nessa-s e quajti vrasësin e saj një “frikacak” kur ai refuzoi të vinte në gjykatë për t’u dënuar për vrasjen e saj të enjten.

Koci Selamaj, 36 vjeç, u nis me makinë për në Londër nga shtëpia e tij në Eastbourne në bregun jugor për të kryer një sulm të paramenduar ndaj një gruaje pasi u përbuz nga gruaja e tij e larguar. Punonjësi i garazhit përgjonte rreth parkut Cator në Kidbrooke, në juglindje të Londrës, ku ai synoi 28-vjeçaren Nessa ndërsa ajo kalonte rrugës për të takuar një mik më 17 shtator të vitit të kaluar.

Pamjet e CCTV kapën momentin kur Selamaj sulmoi Nessa-n duke e goditur mbi kokë 34 herë me një trekëndësh trafiku metalik 2 metër të gjatë, përpara se ta çonte pa ndjenja në një breg me bar.

Ai i tërhoqi rrobat, i hoqi getat dhe të brendshmet dhe e mbyti para se ta mbulonte trupin me bar.

Trupi i Nessa-s, i cili mësoi një vit një klasë në shkollën fillore Rushey Green në Catford, u gjet gati 24 orë më vonë pranë një qendre komunitare në park.

Selamaj, nga Eastbourne, East Sussex, u arrestua në qytetin bregdetar dhe u akuzua për vdekjen e saj disa ditë më vonë.

Në shkurt, shtetasi shqiptar u deklarua fajtor për vrasje.

Të enjten ai u quajt “frikacak” nga motra e Nessa-s kur ai nuk pranoi të vinte në gjykatë për t’u dënuar.

Jabina Islam tha: “Ti je një njeri i tmerrshëm dhe nuk e meriton të thuhet emri yt. Ju jeni një kafshë e neveritshme.”

Ajo tha se motra e saj ishte një “model i mrekullueshëm” që ishte “e fuqishme, e patrembur, e ndritur dhe thjesht një shpirt i mahnitshëm”.

Prindërit e Nessa-s, Abdur Rouf dhe Azibun Nessa, thanë në një deklaratë: “Nuk kishit të drejtë ta hiqnit atë nga ne në një mënyrë kaq mizore.

“Në momentin kur oficeri i policisë erdhi në shtëpinë tonë dhe i tha se ajo u gjet e vdekur, bota jonë u copëtua.

“Si mund t’i bësh një gjë të tillë një vajze të pafajshme që po kalonte pranë, duke u marrë me punët e saj. Ju nuk jeni qenie njerëzore, ju jeni një kafshë.”

Drejtoresha Lisa Williams përshkroi ndikimin “shkatërrues” në shkollën e Nessa-s.

Nga klasa e saj prej 30 nxënësish, ajo tha: “Për pjesën tjetër të jetës së tyre, këta fëmijë të vegjël nuk do të jenë kurrë në gjendje të kuptojnë pse dikush vrau mësuesin e tyre dhe bota në të cilën ata jetojnë nuk është e sigurt për ta për të luajtur në një park. ”

Në zbutje, Lewis Power QC tha se familja e Selamajt, e cila kishte marrë pjesë në gjykatë, ishte në “shok dhe mosbesim total”.

Ai tha se klienti i tij nuk kishte dhënë asnjë shpjegim përse e vrau Nessa-n, duke shtuar: “Ai thjesht e pranon që e bëri atë”.

Zoti Sweeney tha se dënimi “i pashmangshëm” do të ishte burgim i përjetshëm, me një pikënisje prej 30 vjetësh. Ai e shtyu vendimin për në orën 10 të së premtes.

Më herët, prokurorja Alison Morgan QC tha se Selamaj kishte qenë i dhunshëm ndaj ish-partneres së tij në të kaluarën, duke përfshirë edhe goditjen e saj disa herë.

Tre ditë para sulmit ndaj Nessa-s, i pandehuri rezervoi një dhomë në hotelin Grand me pesë yje në Eastbourne, East Sussex, vetëm pesë minuta larg shtëpisë së tij.

Më 17 shtator, ai u vendos në hotel dhe, dy orë para vrasjes, kontaktoi ish-partneren e tij në një përpjekje të dështuar për ta bindur atë të bënte seks me të.

Nissan Micra i të pandehurit u gjurmua nga kamerat e njohjes së automjeteve dhe provat e faqes së celularit të telefonit celular që udhëtonte për në Londër.

Ai hyri në Cator Park pak pas orës 20:00 dhe qëndroi në pritje për gjysmë ore përpara se Nessa të mbërrinte rrugës për në bar Depot, ku ajo do të takonte një mik.

Në pamjet me kokrra të luajtura në gjykatë, Selamaj u pa duke vrapuar pas Nessa-s dhe duke nisur një sulm të egër.

Gjatë kthimit për në bregun jugor, Selamaj ndaloi në Tunbridge Wells në Kent dhe e hodhi armën në lumin Teise.

Policia tha se Selamaj dukej se ishte “i qetë dhe i mbledhur” në arrestimin e tij. Pasi u paralajmërua përmes një përkthyesi, Selamaj tha: “Çfarë do të ndodhë nëse hapem tani dhe them gjithçka?”