zoom

Day Archive1 vit pa Princin Philip! Britania kujton të shtunën Dukën e Edinburgut

E shtuna e 9 prillit shënon një vit që kur bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth të Britanisë, Princi Philip, u nda nga jeta.

Duka i Edinburgut, i cili qëndroi krah gruas së tij Mbretëreshës Elizabeth II, për më shumë se shtatë dekada, ndërroi jetë në shtëpinë e tyre në Kështjellën Windsor në prill të vitit 2021, dy muaj para ditëlindjes së tij të 100-të.

Vetëm 30 vajtues ishin në gjendje të merrnin pjesë në shërbimin e tij funeral atëherë për shkak të rregullave të rrepta të koronavirusit.Më 29 mars, Mbretëresha, së bashku me djalin dhe trashëgimtarin e saj, Princin Charles, djalin e tij William dhe gruan Kate dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë fëmijët e tyre, mbajtën një shërbim përkujtimor në Westminster Abbey për Dukën e ndjere  si pjesë e një ceremonie të madhe falënderimi.

Duka u martua me Elizabeth në vitin 1947 në Abbey, ku ajo u kurorëzua edhe gjashtë vjet më vonë,i erdhi në ndihmë bashkëshortes  të përshtaste monarkinë me ndryshimet e kohës së epokës së pas Luftës së Dytë Botërore, pasi humbja e perandorisë dhe rënia e nderimit sfiduan botën.

I detyruar për të krijuar një rol për veten e tij pasi nuk kishte precedent të qartë, ai u fokusua në ndihmën e të rinjve përmes skemës si  Duka i Edinburgut dhe promovimi i çështjeve mjedisore./L.K

/Zoom.al

 

Dedikuar grave/ Ç’projekt do të sjellë së shpejti Luana Vjollca

Moderatorja Luana Vjollca, prej kohësh është tërhequr nga ekrani. Ajo njoftoi muaj më parë se është larguar nga televizioni Top Channel, pas 15 vitesh në të.

E njëjta së fundmi ka pozuar për revistën arabe “Ounousa”, për të cilën ka rrëfyer disa detaje nga ajo që do të sjellë në vijim.

Në një pjesë të intervistës, e që është shkëputur nga fansat, Luana thotë se po punon në një projekt që u dedikohet grave.

“Theksova se tani jam duke punuar në një projekt të dedikuar për të ndihmuar gratë dhe kam filluar të përgatitem për të një vit më parë. Nuk mund të zbuloj ende më shumë detaje, por mund të njoftoj se është një projekt i krijuar për të përcjell klithmat e grave që ende përballen me shtypjen në lirinë e shprehjes”, vazhdon më tej prezantuesja./L.K/Zoom.al

 

 

 

“Jam dashnor i shqipes dhe gruas sime”/ Rama: S’më hyn gjemb në këmbë

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, kryeministri Edi Rama u pyet veçanërisht rreth aferës së inceneratorëve.

Sipas tij, pavarësisht zhvillimeve të ndodhura, nuk ka se si personalisht kjo çështje të përfshijë/përlyej kryeministrin e vendit. Shkurt, siç vetë ai u shpreh, nuk ka si t’i hyjë gjemb në këmbë.

“Gjemb në këmbë për shkak të devijimit të rrugës nuk më hyn. Unë nuk devijoj nga rruga. Pushteti është tundim i madh. Është historike që në Shqipëri po fillon të ketë një drejtësi që nuk pyet fare. Nëse ke devijuar, bujrum para drejtësisë.”

Fevziu: Se ju jeni dashnor i madh i mediave. Ka 600 milionë…

Rama: Unë jam dashnor i madh i gjuhës shqipe dhe i gruas sime.

Fevziu: Marrin miliona dhe zhduken, i kërkojnë të japin një shpjegim. A keni opinion për zhdukjen e tyre?

Rama: Rëndojnë pozitën e tyre

Fevziu- Ramës: E keni takuar Saimir Tahirin në burg? Rama: Mos na i nxirr këto sekrete

Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu ceku me kryeministrin Edi Rama temën e Saimir Tahirit dhe përgjegjësitë e tij rreth kanabizimit të vendit.

Në një moment, ai e pyeti në mënyrë të drejtëpërdrejtë Ramën nëse e kishte takuar apo jo Tahirin në burg.

Por kreu i qeverisë me ironi iu përgjigj:

“Mos na i nxirr këto sekrete tani.”

Rama pa përgjigje për inceneratorët, kërkon kafe nga publiku

Në emisionin “Opinion” është diskutuar për çështjen e inceneratorëve. Drejtuesi i emisionin Blendi Fevziu ka publikuar shifrat që qeveria ka shpenzuar për inceneratorët.

Por, kjo gjë nuk është pritur mirë nga kreu i qeverisë, i cili nuk dha një përgjigje shteruese për këtë çështje, por duke bërë ironi u drejtua nga publikua dukë kërkuar kafe.

Fevziu: Kryeministri nuk përgjigjet dot për një çështje.

Rama: Nuk po të ndjek..

Feziu: A mund të përgjigjesh?

Rama: Na sjellni një kafe ju lutem.

Feziu: Ke shpenzuar 40 milionë euro për inceneratorin e Tiranës nga 23 që duhet të paguaje. 60 milionë për dy të tjerët, Fieri dhe Elbasanin. Është djegësi i parë dhe i dytë.

Rama: Për Tiranën nuk paguajmë asnjë lekë.

Meta ngre tonet dhe sulmon Bashën: Pse me këtë kecin do përmbysnin Ramën?

Ilir Meta deklaron se një nga angazhimet e tij në të ardhmen do të jetë mundësia që qytetarët të shprehen përmes referendumeve. Presidenti i vendit tha se opozita ka qenë e kapur dhe e shitur dhe se më 25 Korrik të këtij viti do të ketë një ridimensionim të saj.

Me tone të ashpra ai u shpreh se e ka thënë edhe më parë se nuk mundet të fitohet ndaj kryeministrit Edi Rama me Lulzim Bashën, duke e quajtur këtë të fundit “kec”.

“Një nga angazhimet e mia në të ardhmen do të jetë që qytetarët të flasin nëpërmjet referendumeve dhe jo nëpërmjet “Këshillimeve”. Me 25 Korrik 2022 opozita do ridimensionohet. Opozita ka qenë e kapur dhe e shitur. Ndaj ndodhi ajo që ndodhi më 25 prill. Madje e kam paralajmëruar më herët… U kam thënë pse me këtë kecin (Lulzim Bashën) ju do përmbysni Ramën?!”, u shpreh kreu i shtetit.

Balada e Ylli Limanit mund t’i bëjë njerëzit të dashurohen

Artisti shqiptar, Yll Limani, njihet për zhanrin e tij, ai edhe kësaj radhe duket se po vjen me një baladë dedikuar dashurisë.

Njoftimin e ka bërë në rrjete sociale, madje ka publikuar një fragment të shkurtër të këngës së radhës. Mes tjerash, këngëtari i njohur i estradës bëri me dije se do të lansohet i plotë më 9 prill.

“9 prill – 21:00”, ka shkruar ai. Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente, fansat e së cilit siç shihet mezi po presin për prurjen e re të 27-vjeçarit.

Kjo vjen pas bashkëpunimit “Fjalë” me DJ Geek, që e sollën në fillim të muajit shkurt dhe tani ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve./L.K

/Zoom.al

Rama: Me Lefter Kokën kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer. Ja çfarë u kam thënë ministrave

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sot në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku po flet edhe për çështjen e inceneratorëve. Duke u ndalur tek dy nga zyrtarët e lartë që janë arrestuar për to, dhe në mënyrë të veçantë te Lefter Koka dhe Alqi Bllako, Rama tha se ajo është përgjegjësi personale e tyre.

“Unë me Lefter Kokën kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer. Lefter Koka ka qenë anëtarë I partisë tjetër së bashku me Alqi Bllakon.

Lefter Koka akuzohet për vepra të cilat nuk i përkasin procesit në vetvete, por një marrëdhënie me subjektet. Dhe në këtë aspakt individi, ministër apo ish-ministër, futet vet apo futet me shokë, por me mua kjo nuk bën vaki. Për mua kjo është shumë e qartë. Kur i jap mandatin ministrave u them në atë karrige jeni ulur se ju kam zgjedhur unë, por atë karrige do e mbani vet. Por çdo gjë që do të bëni pas shpinës ….”

Pista e re, Sekretarja e Gjykatës u mor peng për dosjet e pronësisë në Lezhë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me zhdukjen misterioze të kryesekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, e cila alarmoi policinë. Nëna e dy fëmijëve u zhduk nga banesa pa dhënë asnjë sqarim. 34-vjeçarja kishte 3 ditë që ishte zhdukur nga banesa, ndërkohë që vetëm një ditë më parë bashkëshorti i saj ishte paraqitur në policinë e Lezhës, ku edhe kishte bërë denoncimin për zhdukjen e saj.

Burime policore bëjnë me dije se një tjetër pistë që po hetohet, është edhe ajo e një rrëmbimi të mundshëm për disa dosje që lidhen me çështje pronësie, kjo edhe për shkak të punës që ajo bën si sekretare në Gjykatës e Lezhës. Thuhet se për këto çështje ka pasur konflikte. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjatë marrjes në pyetje ditën e sotme, 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ka deklaruar se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se i ishte bllokuar dhe celulari.
“Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, ka thënë ajo.

Mësohet se gjendja e saj psikologjike paraqitet e rënduar pasi ka marrë vesh se lajmi i saj ka qarkulluar në media.

 

‘Pakt me median’, Rama u dikton gazetarëve se çfarë duhet të raportojnë

Kryeministri Edi Rama tentoi t’u diktojë gazetarëve se çfarë dhe si duhej të raportonin gjatë një konference për shtyp që u zhvillua të enjten me fokus rezultatet e Këshillimit Kombëtar.

Duke supozuar se kishte një pakt mes tij dhe mediave, kryeministri u kërkoi gazetarëve të pranishëm në konferencë që të raportonin për temën e konferencës dhe të linin për një hapësirë tjetër përgjigjet e dhëna jashtë kësaj teme.

“Duke shpresuar tek ai pakti, kompromisi që kemi bërë, që për përgjigjet jashtë teme ju do të shfrytëzoni një hapësirë tjetër dhe nuk do të hiqni temën nga raportimi juaj..,”- tha Rama  në fund të konferencës.

I pyetur nga BIRN për ekzistencën e një “pakti” mes kryeministrit dhe mediave, drejtori i Agjencisë për Median dhe Informim, Endri Fuga, tha se “nuk ka ndonjë dokument të shkruar”.

Por Fuga pranoi se gazetarëve iu kërkua që të mbulonin temën për të cilën ishte thirrur konferenca.

“Kemi folur për mundësinë që teksa të gjithë pyesin për çdo gjë dhe marrin përgjigje për çdo gjë, në të njëjtën kohë të mbulojnë edhe temën për të cilën ka ndodhur konferenca,” tha Fuga për BIRN.

“Është bërë zakon që dikush del për një teme të caktuar e më pas bëhen pyetje për tema të tjera dhe tema për të cilën është dalë në rradhë të parë ‘harrohet’,” shtoi ai.

Pretendimi i kryeministrit për një kompromis me median për trajtimin e temave cilësohet “i papranueshëm” nga kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa.

“Kjo vendos kufizim për interesimet dhe mundësinë e reporterëve për informacion dhe përgjigje nga kryeministri,” tha Çipa, ndërsa shtoi se kjo “është thjesht një pengesë informale që ndihmon censurën dhe mungesën e transparencës”.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncoi gjithashtu sjelljen e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve në konferencën e së enjtes si dhe paralajmërimin e tij në adresë të një reporteri se do “ta çonte për riedukim’.

“Bullizimi i reporterëve apo masat kryeministrore për “riedukim” janë  presion dhe privim i lirisë për raportim të thelluar,” tha Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në një deklaratë.

“Gazetarët janë në shërbim të interesit publik dhe detyra e tyre është informimi. Ndalimi i tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, kudo dhe kurdo për realizimin e kësaj detyre, është cënim i lirive themelore, është pengim i lirisë raportuese dhe kurajos për informim,” përfundoi Unioni./Reporter.al