Aplikacion
Modelja e njohur, Kristina Baki, ka festuar 27-vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje është e veçantë për modelen pasi e gjeti në pritje të ëmbël. Ajo ka organizuar një festë shumë të bukur mes miqsh dhe të afërm.
Modelja ndau me ndjekësit e saj në Instagram pamje nga festa, ku modelja duke më e ëmbël se kurrë. Vëmendje mori padyshim edhe barku i rrumbullakosur i Kristinës, të cilës duhet thënë se i ka kaq lezet.
“Ditëlindjet vijnë çdo vit, por miq si ju vijnë vetëm një herë në jetë”, ka shkruar modelja krah postimit.
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 100 dronë me çelës për ushtrinë ukrainase
SHBA-ja ka dërguar 100 dronë me çelës që ata thanë se do t’i jepeshin ushtrisë ukrainase dhe “ata do të hyjnë shpejt në Ukrainë nëse nuk janë tashmë atje”, tha një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes.
“Ne jemi në diskutime me ukrainasit për përdorimet e ardhshme të dronëve me çelës dhe sigurisht që do ta mbajmë të hapur këtë opsion në vijim,” tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.
Dronët e vegjël, të lëvizshëm, të ashtuquajtur kamikazë mbajnë koka luftarake dhe shpërthejnë në momentin e përplasjes. Modeli më i vogël mund të godasë një objektiv deri në gjashtë milje larg, sipas një kompanie që prodhon dronët.
Kirby tha gjithashtu se SHBA ka trajnuar “një numër shumë të vogël ushtarësh ukrainas që ishin tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe kishin qenë që nga rënia” për dronët përpara se të ktheheshin në Ukrainë për të trajnuar të tjerët.
“Një individ mund të trajnohet në mënyrë të përshtatshme se si të përdorë dronin me çelës në rreth dy ditë ose më shumë,” tha Kirby.
Ai tha gjithashtu se SHBA-ja do të “shikonte mundësi të tjera të përshtatshme nëse do të ishte e nevojshme për të ofruar më shumë trajnime nëse është e nevojshme”.
Real Madrid fluturon me Benzema, francezi mposht Chelsea me tripletë
Real Madrid arriti një fitore emocionuse në “Stamford Bridge”, duke mposhtur me rezultatin 3-1 Chelsea.
Karim Benzema ishte i jashtëzakonshëm në fushë me një trigolësh. Dy golat e parë francezi i shënoi me kokë, në minutën e 21’ dhe 24’.
Chelsea rihapi takimin në të 40’ me Havertz, që i dërgoi shifrat në 1-2. Në përsëritje, Reali shënoi edhe golin e tretë me Benzema, që shfrytëzoi dhuratën e Mendy.
Përfundimisht 3-1 dhe feston Real Madridi, kualifikimi në gjysmëfinale duket formalitet për “Los Blancos”.
Fiton edhe Villarreal, që mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 Bayern Munchen. Danjuma, realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 8’, ndërsa spanjollëve iu anulua edhe një gol në minutën e 41’ nga VAR.
Pasuria e ikonës Betty White del në ankandSendet personale që dikur i përkisnin aktores ikonike komike Betty White, duke përfshirë një orë ari nga nëna e saj, do të dalin në ankand në shtator.
Çmimet, pikturat, skenarët, bizhuteritë dhe veshjet e mbajtura në tapetin e kuq nga shtëpitë e aktores së “The Golden Girls” u ekspozuan në “Julien’s Auctions” në Beverly Hills.
White vdiq në moshën 99-vjeçare më 31 dhjetor. “Ky është një ankand që përfaqëson një jetë dhe karrierë të pabesueshme. Është një ankand i stilit të jetesës”, tha Martin Nolan, drejtori ekzekutiv i Julien’s Auctions.
Të gjitha këto sende erdhën nga shtëpia e saj në Brentwood ose rezidenca e saj në Carmel në Kaliforninë veriore, ku ajo jetonte me burrin e saj Allen Ludden.
Artikulli më personal, sipas Nolan, është një orë ari 14 karatësh që iu dhurua Betty-t më 25 dhjetor 1940 me inicialet TCW, e cila, natyrisht, është Tess White, nëna e Betty-t”. Nolan vlerëson të gjithë koleksionin nga 1 deri në 2 milionë dollarë. Ankandi do të mbahet nga 23-25 shtator në Beverly Hills. /L.K
/Zoom.al
Gjykatësi vret veten, ishte nën vëzhgim nga hetuesitNjë gjykatës veteran i shtetit të Nju Jorkut vrau veten, dy javë pasi shtëpia e tij u bastis nga hetuesit.
John Michalski, një gjykatës në detyrë në Gjykatën e Lartë të Qarkut Erie, vdiq në banesën e tij në Amherst, ku oficerët federalë dhe shtetërorë të zbatimit të ligjit kishin ekzekutuar një urdhër kontrolli 12 ditë më parë.
“Ai ishte një djalë kaq i mirë. Kjo thjesht nuk duhej të ndodhte”, tha avokati i tij.
Michalski, i cili u emërua në Gjykatën e Kërkesave të Nju Jorkut dhe si ushtrues detyre i gjykatës së Gjykatës së Lartë në vitin 2006, ishte vënë në shënjestër nga hetuesit për vite me radhë, por kundër tij nuk u ngrit asnjë akuzë penale. Problemet e tij ligjore dukej se ishin “të menaxhueshme”, tha avokati për mediat amerikane.
“Hajde se vdiqa, më kanë gjuajtur”, dëshmia e Valter Bamit për atentatin ndaj Marklen HakësEmisioni “Shënjestër” ka zbardhur të tjera dëshmi nga atentati me armë ndaj Marklen Hakës në vitin 2019.
Ajo që bën përshtypje dhe që ka ndalur grupin hetues në zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 21 shtator 2019 në fshatin Zezë të Niklës, ku mbeti i plagosur rëndë Marklen Haka dhe humbi jetën në spitalin e Traumës, halla e tij Shpresa Basha, është se si mundi toga prej 6 armëtarësh të shmangte kamerat e zonës?!
Kush i ndihmoi ata në monitorimin e zonës?
Ndërkohë që është ende e pashpjeguar se përse familja Haka edhe pse kishte konstatuar lëvizje të dyshimta një natë përpara ngjarjes, nuk kishte vepruar për të mësuar se kush ishin ‘miqtë’ e paftuar pranë banesës së tyre.
Ndërsa edhe në këtë histori janë të përfshirë elementë të botës së krimit siç është edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i njohur si i forti i Niklës, i skeduar në dhjetëra ngjarje, me e fundit ajo e vrasjes së ish policit Arben Bilali, ku i dyshua si një nga autorët.
Valter Bami, personi i identifikuar me rreth të kuq që mban në krah Marklen Hakën, në këto pamje të siguruara mbrëmjen e 21 shtatorit 2019, në urgjencën e Spitalit të Traumës.
VALTER BAMI
“Kam qenë në shtëpi kur kam dëgjuar krisma automatike në afërsi të lagjes time. Krismat vinin nga lagjja e Hakëve. Dola menjëherë në ballkon. Në këtë moment më mori në telefon Aurel Deliu të cilin e kam kushëri dhe më tha kanë qëlluar Marklen Hakën dhe hallën e tij Shpresa Basha. Kam dalë direkt. Erdhën me morën me makinë Aureli dhe Gust Haka dhe jemi nisur për në Spitalin Ushtarak.”
Valter Bami tregoi në hetuesi edhe për një njohjen e tij të ngushtë me objektivin e atentatit.
Por ajo që sërish mbetet e dyshimtë edhe në dëshminë e tij, është se si ka mundësi që pavarësisht se kishin dijeni prej 24 orësh për trupën e armatosur që lëvizte në fshat, familjet Bami dhe Haka, nuk kishin marrë masa.
Ndërsa të dy këta personazhe rezultojnë të kishin qenë në të njëjtën bankë akuze.
Teksa më 12 shtator 2018, Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin dhe dy persona të tjerë, në rrethimin që forcat speciale i bënë Niklës dhe disa fshatra të tjera të Krujës, ku u shoqëruan dhjetëra persona, por që u arritën të gjenden vetëm disa armë pa leje.
Në vitin 2019, Marklen Haka u dënua me 1 vit e gjashtë muaj heqje lirie.
Ndërsa më herët, i njëjti personazh, më 13 qershor 2011, ishte shoqëruar si i dyshuari kryesor në vrasjen e biznesmenit të kromit, Nadien Zeneli, ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, në kryeqytet, ku atëkohë Marklen Haka u dyshua se e ekzekutoi biznesmenin e kromit, pas dyshimeve se Nadien Zeneli ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Roland Haka, ngjarje kjo e ndodhur më 10 qershor 2004.
Teksa ky i fundit po darkonte me disa miq të tij në një prej lokaleve më të njohura të Fushë-Krujës.
VALTER BAMI
“Marklen Hakën e kam shok të ngushtë dhe kur e kam takuar ditën e ngjarjes, me tregoi se një natë përpara në afërsi të banesës, nipi i tij kishte parë 5 apo 6 persona të armatosur që po qëndronin të fshehur në kanalin përpara portës së banesës së tij.
Por Markleni më tha se nuk e kishte lajmëruar policinë sepse kishte menduar se mos kishte qenë vetë policia.”
Një kamuflim që duket se i ka shërbyer më së miri bandës së atentatorëve që kishin mundur të lëviznin lirshëm në fshat.
Madje duke i shpëtuar edhe kamerave të tre vilave luksoze të Hakajve në fshat.
Ndërkohë që një tjetër personazh krahas Valter Bamit, që rezulton njohje e Marklen Hakës, në këtë histori është edhe Indrit Rraja, i cili sot nuk jeton më, por dëshmia e tij atëkohë konsiderohej kyçe për hetuesit.
INDRIT RRAJA
“Rreth orës 23:00 të datës 21 shtator 2019 më ka marrë ne telefon Marklen Haka dhe më ka thënë ‘hajde se vdiqa, më kanë gjuajtur para shtëpisë’. Jam nisur me makinën time dhe i kam shkuar tek shtëpia. Sapo kam ndaluar pashë Marklenin që e kishin nxjerrë të porta familjarët e tij dhe e futën në makinë. U nisëm për në Spitalin Ushtarak. Në makinë hipi edhe motra dhe nipi i tij dhe e trasportuam për në spital. Kur mbërritëm e futën me urgjencë në sallën e operacionit. Marklenin e kam shok të ngushtë dhe vjen shpesh në lokalin tim te ‘Ura e Gjolës’”.
Edhe Indrit Rraja, ashtu siç pritej nuk deklaroi në dëshminë e tij probleme të mundshme që mund të kishte miku i tij.
INDRIT RRAJA
“Unë nuk kam dijeni që Markleni të kishte konflikte apo probleme me njeri. S’më është shprehur ndonjëherë për këtë gjë. Gjatë rrugës ai më thoshte vetëm ec shpejt se kam dhimbje krahu. E pyesja nëse kishte plumba të tjerë në trup, por ai m’u përgjigj se i kishte vetëm në krah. Më tha se personat që e qëlluan kanë qenë tek kanali përballë shtëpisë në errësirë.”
Të njëjtën dëshmi ofroi për grupin hetues edhe Aurel Deliu, i cili rrëfeu se mbrëmjen e ngjarjes, teksa po transportonin të plagosurin në spitalin e Traumës, dy kushërinjtë e këtij të fundit i kishin thënë se ishin mbledhur në darkë, pasi ishin të shqetësuar për lëvizjet e pazakonta që po ndodhnin pranë banesës së Hakajve.
AUREL DELIU
“Isha në banesën time, kur më erdhi në shtëpi Egustian Haka dhe Ervis Basha, duke më thirrur. Dola nga shtëpia dhe ato më thanë hajde se kanë gjuajtur Marklenin tek porta e shtëpisë. Menjëherë njoftova Valter Bamin”.
Por Ervisi më tha se një natë përpara kishte parë rreth 5 apo 6 persona të armatosur që kishin lëvizur përpara banesës së dajës së tij Marklenit. Ai tregoi se i kishte thënë dajës së tij për këtë gjë. Ndërsa Gusti më tha se në darkë (kur ndodhi ngjarja) kanë qenë tek banesa e Marklenit dhe është folur për personat që janë parë një natë më parë. Në atë moment Shpresa Basha e cila është halla e Marklenit dhe nëna e Ervisit ka dalë me elektrik për të parë vendin që personat kanë lëvizur një natë më parë. Egustiani tha se në momentin që Shpresa është afruar me elektrik drejt kanalit është qëlluar në drejtim të saj dhe Marklenit”.
Sikurse miqtë e tjerë të mbijetuarit të atentatit, as Deliu nuk foli për ndonjë problem apo konflikt që kishte Marklen Haka, ndonëse emri i tij edhe skeduar në dhjetëra ngjarje, ndërsa është shoqëruar disa herë në polici. Edhe pse i shpëtoi plumbave atë mbrëmje të 21 shtatorit 2019, Marklen Haka, nuk i shpëtoi dot problemeve me drejtësinë.
Ai u arrestua për herë të fundit në janar të vitit 2022, në një operacion të gjerë të forcave Renea në disa zona të Shqipërisë që përfshinte edhe Niklën, ku u gjetën armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Për çudi ai u lirua nga gjykata, por hetimet që po kryheshin për një ngjarje tjetër, sollën përpara hetuesve një pistë të mundshme për atentatin kundër tij. Në zonë shpjegojnë se ai dyshohet për një vrasje të kryer në Lezhë disa vite më parë. Për këtë, faktet tregojnë se familja e viktimës, kishte dyshime të forta e që të shuante këto dyshime mes tij dhe të afërmve të të vrarit nisën negociatat. Marklen Hakës iu kërkua përmes një ndërmjetësi që të përgjigjej sipas kanunit, që nuk kishte lidhje me krimin.
Si ndërmjetës ishte ngarkuar një kryeplak i një prej fshatrave të Niklës, por askush nuk e di me siguri, nëse Marklen Haka iu përgjigj familjes së viktimës, sipas Kanunit. Megjithatë, kjo përplasje mes tyre shihet si pista më e fortë që solli atentatin e mirëorganizuar ndonëse grupi kriminal prej 6 personash, nuk mundi ta ekzekutonte atë, por viktimë mbeti halla e tij. Një tjetër pistë janë përplasjet që grupet nga Nikla kanë me një grup në Durrës. Pavarësisht dyshimeve, deri më sot nuk ka asnjë të skeduar apo dyshuar për krimin.
Parë në dritën e fakteve, atentati ndaj Marklen Hakës, nxori edhe njëherë në pah, ashtu si edhe në ngjarje të tjera të ngjashme, lidhjet e krimit lokal dhe të rrethit vicioz të personazheve të cilët njëkohësisht rrotullohen dhe rikthehen, në ngjarje të ndryshme. Duke arritur të mbivendosin me axhendën e tyre edhe ato të fatkeqësive natyrore, apo edhe zyrtare.
Rusia ndryshon strategji, viktimat e luftës po i djeg në krematoriume që të fshehi krimetPas zbulimit të mizorive të ndodhura nga Bucha, Rusia ka vendosur të ndryshojë strategji sa i përket asaj që po lë pas në vendet e zotëruara prej saj. Zëvendëskryeministrja Ukrainase, Iryna Vereshchuk, Moska për të fshehur krimet e saja, po i ndjeg viktimat në krematoriume.
“Sa i përket Mariupolit, shërbimet tona sekrete na thonë se Rusia po përpiqet të fshehë krimet e saj dhe për këtë arsye po përdor krematoriumet e lëvizshme për të djegur kufomat e grave tona dhe fëmijëve”, – tha Iryna Vereshchuk gjatë një interviste të sajën.
Ajo tha gjithashtu se rusët në të njëjta furra krematoriumi po djegin trupat e ushtarëve të tyre që mos të shikohen në Rusi.
“Putini po përdor krematoriumet për të fshehur të gjitha veprimet e tij kriminale”, tha Vereshchuk.
E PLOTË/Atentati ndaj anëtarit të bandës së Niklës, si u fut në fshat “toga e pushkatimit”Pasditen e 21 shtatorit 2019, Shqipëria u trondit nga një tërmet i fortë. Qindra qytetarë në Tiranë, Durrës, Krujë dolën nga shtëpitë e tyre të tmerruar. Situata ishte kaotike.
Dëmet materiale mendoheshin të ishin të mëdha, ndërsa në spitalin e Traumës mbërritën të lënduarit e parë.
Në dyert e ish-ushtarakut zbarkuan dhjetëra gazetarë e kamera, për të kuptuar më qartë pasojat që mund të kishin sjellë lëkundjet sizmike. Pranë të lënduarve u njoftua se do të mbërrinte edhe kryeministri Edi Rama, i cili sipas njoftimeve atëkohë vendosi të shkurtojë axhendën e tij jashtë vendi.
Por ndërsa pritej eskorta, për të cilën policia dhe punonjësit e Gardës qëndronin në gatishmëri, kamerat fiksuan këto pamje.
Dy automjete luksoze u ndaluan në urgjencën e Traumës. Eksponentë të botës së krimit, nxorën nga njëra prej tyre, një të plagosur. Pak minuta më vonë, mbërriti dhe një grua e plagosur rëndë.
Pamje të cilat nuk kishin lidhje me fatkeqësinë natyrore që kish goditur vendin, por me një ngjarje kriminale që ishte zhvilluar në Nikël, pak kilometra larg Spitalit të Traumës, ku po zhvillohej e gjithë kjo skenë, ku siç u mësua shpejt dhe siç dallohet edhe në këto imazhe të siguruara nga ajo natë, personazhi që do të mbahej në krah nga shokët e tij do të ishte Marklen Haka.
I dyshuar si anëtar i “Bandës së Niklës”, i cili ishte qëlluar me breshëri plumbash pranë fortesës së tij në fshatin Zezë të rrethit Krujë, ku edhe pse vetë i shpëtoi plagëve të rënda, plumbave nuk mundi t’i shpëtonte halla e tij Shpresa Basha.
Por ajo që tronditi më pas, nuk ishte vetëm forca e këtij grupi kriminal për të zhvendosur qoftë edhe axhendën e një kryeministri, por edhe mënyra se si një togë pushkatimi mundi të futej mbrëmjen e 21 shtatorit 2019 në Nikël.
E cilësuar si një nga zonat më të fortifikuara të krimit në zonën e Krujës, aty ku edhe vetë shteti shpeshherë është treguar i pafuqishëm për të vepruar, një zonë, ku thuhet se nuk mund të futet askush tjetër pa lejen e bosëve lokalë të lidhur me eksponentë të politikës.
Nga ku për të kuptuar në fakt se sa e vështirë ishte të futeshe në këtë zonë, mjafton të shikojmë përshkrimin që raporti policor i bën banesës së Marklen Hakës për të kuptuar masat me të cilat ruheshin bosët e krimit në zonë.
Por edhe sesi grupi kriminal me 6 anëtarë kishte mundur të futej në këtë fshat.
Raporti policor
“Më datë 21 shtator 2019, është njoftuar salla operative se në fshatin Zezë, Nikël, janë plagosur Marklen Haka dhe halla e tij Shpresa Basha, e cila më vonë nga plagët e marra ka gjetur vdekjen në spital. Banesa e Marklen Hakës është një banesë dykatëshe, e rrethuar me mure dhe me portë metalike dy kanatëshe, ndërsa ajo njëkanatëshe ndodhet në drejtim të krahut jugor. Në sheshin përpara portës, që të nxjerr në rrugën e asfaltuar që lidh fshatin Nikël me lagjen Zezë, gjithashtu dhe një shesh që ndodhet në anën perëndimore të asfaltit janë gjetur gjithsej 85 gëzhoja model 56 kalibri 7.62 mm.”
I pari që u pyet në lidhje me ngjarjen ishte vetë shënjestra e atentatit të sofistikuar Marklen Haka.
Një personazh me rekorde të shumta kriminale, i cili ishte arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në qershor të vitit 2011, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por që më pas ishte lënë i lirë nga drejtësia për mungesë provash.
Emisioni “Në Shënjestër” sjell për herë të parë dëshminë e plotë të Marklen Hakës. Ai iu dha hetuesve versionin e tij të ngjarjes dhe detaje se çfarë kishte ndodhur një ditë përpara se të binte pre e breshërive të kallashnikovit.
MARKLEN HAKA
“Më datë 20 shtator 2019, rreth orës 22:00, kam qenë vetëm tek kalçeto në Nikël, në pronësi të Ylli Çangut. Më ka telefonuar nipi im Ervis Basha dhe më ka thënë se janë 4 persona me uniformë policie, te porta kryesore e banesës time. I kam thënë po shkoj të shoh, ndërsa ai ka vazhduar me këmbë drejt shtëpisë së tij. 5 apo 7 minuta më vonë kam mbërritur te shtëpia, por nuk kam parë asnjë person. Kam menduar se është policia dhe nuk kam njoftuar askënd për këtë ngjarje. Kam kontrolluar vendin përreth dhe kam parë se në skarpatin e lumit, kishte shenja dheu të rrëshqitshme dhe degë pemësh të thyera.”
Siç thotë dosja hetimore, mbrëmjen e ngjarjes, Marklen Haka mbërriti në shtëpinë e tij rreth orës 21:00. Mbrëmja po kalonte qetë për të dhe familjarët. Por gjithçka do të ndryshonte pikërisht në momentin kur kushëriri i tij që kishte dalë për të parë një ndeshje futbolli i rrëfen i shqetësuar se tek lumi, shumë pranë shtëpisë, kishte dëgjuar zhurmë. Marklen Haka, mesa duket shqetësohet. Sepse një ditë më parë, nipi e kishte informuar se pranë shtëpisë kishte parë persona të armatosur e të veshur me antiplumb. Markleni nuk kishte reaguar një ditë përpara dhe as kishte marrë masa për t’u mbrojtur, sepse kishte besuar se ishte policia. E me këtë të fundit punët s’i kishte fort mirë. Kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu, e me gjasë nuk donte telashe të reja.
Por, pas rrëfimit të kushëririt, ai vendos të “hedhë një sy rreth e përqark, pasi siç duket po ndjente frikë e shqetësim.
Siç rezulton nga hetimi, kushëriri dhe nipi i Marklen Hakës dalin me elektrikë në dorë të kontrollonin zonën përreth. Pas tyre, del Markleni dhe halla e tij Shpresa Basha. Në këtë moment, 3 persona të armatosur hapin zjarr drejt tyre.
Siç del hetimi dy qitës qëlluan në drejtim të Shpresa Bashës, ndërsa një tjetër drejt Marklenit.
Mesa duket errësira, bëri që ata të mos e shquanin objektivin e tyre, sepse Marklen Hakën e kapën plumba vetëm në krah, ndërsa halla u qëllua me disa të tillë. Në vendin e krimit, policia mblodhi 85 gëzhoja, që ishin qitur nga 3 armë të ndryshme.
Ja si e shpjegon këtë moment, shënjestra e atentatit të mirëorganizuar, por që mundi të mbijetonte.
MARKLEN HAKA
“Më datë 21 shtator 2019, kam shkuar rreth orës 2100 në shtëpi, ku kishin ardhur për vizitë motra ime dhe halla ime Shpresa Basha. Kemi qëndruar të gjithë së bashku për darkë, aty ishte dhe djali i xhaxhait tim Egustian Haka. Gusti doli për të parë ndeshjen Inter-Milan. Ai është kthyer rreth orës 2300, dhe ka parkuar automjetin para shtëpisë time. Erdhi tek unë dhe më tha se tek skarpati e lumit, kishte dëgjuar zhurmë. Më ka thënë hajde të dalim të shikojmë njëherë. I kam thënë Gustit dhe nipit Ervis Basha të marrin nga një elektrik dhe të kontrollonim skarpatin e lumit. Të dy kanë dalë nga banesa duke kontrolluar, ndërsa unë me hallën Shpresën kemi dalë tek porta kryesore. I kam thënë Shpresës të kthehet në shtëpi, por ajo nuk më dëgjoi. Pasi kam bërë 4-5 hapa nga porta kryesore, kam dëgjuar breshëri automatiku, po qëllohej drejt meje. Kam ndjerë që u plagosa te krahu i djathtë.”
Ndonëse i plagosur lehtë, Markleni nuk u ngjit në makinë, të nisej drejt spitalit. Duket se frika se mos binte sërish në pritën e grupit të armatosur, bëri që ai të kërkonte ndihmën e xhaxhait, por ky i fundit kishte dalë në kërkim të birit.
Ndaj, ai vendos të kërkojë ndihmën e mikut të tij, Indrit Rrajës. Ky i fundit nuk vonoi, bashkë me Valter Bamin dhe miq te tjerë eskortuan të plagosurin drejt spitalit të Traumës….
MARKLEN HAKA
“Kam ikur me vrap dhe kam hyrë tek shtëpia e xhaxhait dhe i kam kërkuar atij të më dërgonte në spital, pasi po humbisja shumë gjak. Familjarët ishin të hutuar, pasi po kërkonin Ervisin dhe Gustin. Unë kam telefonuar shokun tim, Indrit Rraja që të vinte me makinë dhe të më dërgonte në spital.”
Por a i shqoi Marklen Haka personat që qëlluan mbi të dhe hallën? Dhe ky dyshonte ai? A kishte ai konflikte dhe nëse po tek kush dyshonte?
Por këtyre pyetjeve të hetuesve, shënjestra e atentatit nuk ia dha asnjë përgjigje.
MARKLEN HAKA
“Nuk i kam parë personat që më qëlluan, pasi ishte errësirë. Dua të sqaroj se unë nuk kam asnjë konflikt dhe nuk dyshoj tek askush”.
Po përse heshti ai? Cfarë po ndodhte atëkohë në Nikël? Emisioni “Në Shenjestër” do të ndalet tek pistat ku po heton prokuroria, në lidhje me këtë ngjarje, që lidhen me të paktën dy ngjatrje, njera në Lezhë e tjetra në Durrës, por këtë do ta bëjë në vijim.
Në këtë pjesë, do zbardhim edhe dëshminë e Egustian Hakës, djali i xhaxhait të Marklen Hakës, rrëfim që nxjerr në dritë edhe faktin, se si komandot që po përgatisnin atentatin, e kishin nisur punën shumë më herët se ajo natë për eleminimin e Marklen Hakës. Kjo sepse, sikurse vlerësojnë hetuesit ata kanë punuar për një kohë të gjatë për të shmangur të gjitha kamerat në zonë, duke mos lënë asnjë gjurmë pas.
EGUSTIAN HAKA
“Më 21 shtator 2019, rreth orës 23:30, jam ndodhur në oborrin e banesës së djalit të xhaxhait tim, Marklen Hakës. Aty ishim unë, babai im, halla Shpresa Basha dhe nipi Ervis Basha. Pasi kemi ngrënë darkë, kemi dëgjuar zhurma që vinin nga lumi. Dëgjova se nga bregu i lumit që është pranë portave të banesave tona, po rrëshqiste zhavorr, duke na lënë përshtypjen se dikush po kalonte aty. Meqenëse kishim dijeni se një natë më parë, më datë 20 shtator 2019, rreth orës 21.00 nipi Ervis Basha përballë portës së banesës së Marklenit kishte parë gjashtë persona të armatosur (ata nuk e kishin parë Ervisin) kemi vendosur të dilnim dhe të verifikonim se kush po e shkaktonte këtë zhurmë”.
Po si shpëtuan kushëriri dhe nipi Marklen Hakës, nga breshëria e armëve. Egustiani, që e thërrasin shkurt Gusti, jep këtë version…
EGUSTIAN HAKA
“Meqënëse vendi është i ndriçuar nga prozhektorët unë kam marrë një elektrik makine dhe së bashku me nipin Ervis Basha, kemi dalë sipër urës së lumit për të parë faqen e bregut të lumit nga po vinte zhurma përballë banesës së Marklenit. Sapo kemi mbërritur tek ura nga porta e oborrit të banesës, kanë dalë halla Shpresa, motra e Marklenit dhe vetë Markleni. Në këtë moment, unë kam lëshuar dritën e elektrikut dhe ai është nisur për të ardhur për nga ne, duke u shkëputur 5 metra nga porta e banesës në drejtim rrugës. Sapo kemi hedhur elektrikun i cili ndriçoi komplet faqen e bregut të lumit, aty është filluar të qëllohet me armë zjarri.”
Sipas dëshmisë së Eugestin Hakës, nuk kishte dyshime për ta, se objektivi i atentatit ishte djali i xhaxhait të tij.
Ai shpjegon se ndaj Marklenit dhe familjarëve të tjerë u qëlluan me dhjetëra plumba, çka dëshmon se autorët ishin të vendosur ta eliminonin me cdo kusht, objektivin, e mbase i frikësoheshin edhe një kundërpërgjigje me armë.
EGUSTIAN HAKA
“Nga sa më kujtohet kam parë rreth 4 persona të cilët kanë qenë të shtrirë në pozicion zjarri në breg të lumit dhe njëri ka qëlluar në drejtim të Marklenit dhe 2 të tjerë kanë qëlluar në drejtim të portave ku ndodheshin gratë. Ata kanë qëlluar për afro një minutë pa ndërprerë. Nga pozicioni ku ndodhesha kam parë që dy prej tyre kanë ndjekur me vrap duke qëlluar Marklenin dhe se një tjetër person kishte qenë në pritë disa metra më tej tek makina që ka qenë e parkuar tek avllia e shtëpisë. Nga ana e tyre është qëlluar fillimisht për rreth një minutë tek e tek dhe më breshëri dhe më pas janë kthyer duke qëlluar në drejtimin tonë, ku po mbanin elektrikun.”
Tashmë nuk kishte më dyshime se atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit ishte një pritë e mirëorganizuar, ku komandot të kamufluar si Policia e Shtetit, kishin mundur të përvetësonin të gjitha informacionet mbi zonën, sikurse dhe lëvizjet e objektivit të atentatit. Por grupi i armatosur hyri dhe doli si hije prej andej, duke mos lënë pas asnjë gjurmë, veç dyshimit se dikush i fuqishëm në zonë mund t’i kishte ndihmuar.
EUGUSTIAN HAKA
“Nga pozicioni ku ne ndodheshim nuk kemi dalluar ndonjë karakteristikë fizike të personave. Një natë më parë Ervisi ka parë dritat e një makine, e cila ka zbritur nga rruga e Kamenasit, e cila të lidh me rrugën e burgut të Fushë-Krujës dhe atë të 4 rrugëshit të fshatit Larushk, që ndodhet rreth 2 km poshtë banesës së djalit të xhaxhait, Marklen Hakës. Makina pothuajse ka zbritur në shtratin e lumit, ku ka qëndruar pak dhe ka ikur. Nga kjo makinë kanë dalë gjashtë persona, të cilët kanë ecur për në shtratin e lumit që të nxjerr te shtëpia e Marklenit. Gjatë kësaj kohe Ervisi është nisur për tek shtëpia e Marklenit dhe për 5 minuta ka parë gjashtë persona të armatosur me armë kallashnikov duke kaluar përballë portës së rrethimit të banesës. Ata janë hedhur nga bregu në lumë, të cilët kanë qenë pa maska, me antiplumba, veshur me ngjyrë të zezë, dhe me trupa të mëdhenj. Ai nuk ka njohur asnjë prej tyre. Personat janë futur në shtratin e lumit dhe kanë ikur në drejtim të urës së Seleve, vendin ku ishin lënë nga makina. Ajo që dua të them është se personat të cilët qëlluan me armë zjarri, kanë ikur shtratit të lumit, në drejtim të vendit ku ishin lënë një natë më parë nga makina. Për shkak të distancës së largët nuk kemi dalluar se çfarë lloj makine, por vetëm dritat e makinës.”
Shape of You, zyrtarisht vetëm prodhim nga Ed SheeranEd Sheeran ka fituar betejë ligjore për të drejtat e autorit mbi hitin e tij të vitit 2017 Shape of You.
Një gjykatës vendosi se kantautori nuk kishte bërë plagjiaturë këngën e vitit 2015 Oh Why nga Sami Chokri.
Chokri, një artist që performon me emrin Sami Switch, kishte pohuar se fraza “Oh I” në këngën e Sheeran ishte “çuditërisht e ngjashme” me një refren “Oh pse” në këngën e tij.
Sheeran tha se nuk i kujtohej të kishte dëgjuar Oh Why përpara çështjes ligjore.Shape of You ishte kënga më e shitur në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2017 dhe është kënga më e transmetuar ndonjëherë nga Spotify.
Ai pranoi se kishte “ngjashmëri midis frazës ” në Shape of You dhe Oh Why, por tha se “ngjashmëri të tilla janë vetëm një pikënisje për një shkelje të mundshme” të së drejtës së autorit.
Pas studimit të elementeve muzikore, ai tha se kishte “dallime midis pjesëve përkatëse” të këngëve, të cilat “sigurojnë dëshmi bindëse se fraza ‘Oh I'” në këngën e Sheeran “e ka origjinën nga burime të tjera përveç Oh Why”./L.K
/Zoom.al
Rusia po bën masakra në Ukrainë, por Italia nuk heq dorë nga gazi rusKryeministri italian, Mario Draghi tha të mërkurën (6 prill) se ndalimi i importeve të gazit nga Rusia nuk po konsiderohet në nivel të BE-së, por nëse arrihet një konsensus për këtë çështje, Italia do të pajtohet me të.
“Një embargo gazi nuk është ende në tryezë dhe nuk e di nëse do të jetë ndonjëherë,” u tha Draghi gazetarëve në një konferencë shtypi.
Ai tha se nëse flukset e gazit nga Moska do të pezulloheshin, Italia kishte ende rezerva për të mbuluar nevojat e saj deri në fund të tetorit.
Italia është shumë e varur nga Rusia për furnizimet e saj me gaz, por Draghi tha se nëse shfaqet një konsensus në nivelin e BE-së për të bllokuar importet e gazit, “ne do të jemi krejtësisht të lumtur ta respektojmë”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 31 mars se ka nënshkruar një dekret ku thuhet se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga 1 prilli dhe kontratat do të ndërpriten nëse këto pagesa nuk do të kryhen.
Vendet e Bashkimit Evropian përveç Hungarisë e kanë kundërshtuar këtë formë të pagesës.