zoom

Day ArchiveAkuzuan shqiptarët, psikologia rrëfen bisedën e fundit me Carolinën që u vra nga burri i saj

Pak ditë para se të nisë gjyqi për pilotin grek Babis Anagnostopoulos, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij, Carolinën, ka thyer heshtjen Eleni Mylonopoulou, psikologe. Çifti shkonte për vizita para krimit makabër, ndaj konsiderohet si dëshmitare kyç pasi zbulon aspekte të panjohura të ngjarjes së rëndë.

Në kohën kur Babis po përpiqej të largonte akuzat e vrasjes nga vetja, kërcënonte psikologen që të mos fliste.

Në intervistën për “Protothema”, Mylonopoulou ngre pikëpyetjen se si do të guxojë Babis ta shikojë në sy pas të gjithë ngjarjes.

“Do ta shikoj në sy, por a do të guxojë ai të më shikojë mua? Gjithçka që dua që ai të përgjigjet është pse dhe me çfarë të drejte”, tha ajo.

Pyetje: Kur i keni takuar?

Mylonopoulou: Më 17 nëntor 2020 erdhën për herë të parë dhe seancat përfunduan në fund të janarit. Që në vizitën e parë u duk se çifti kishte një marrëdhënie jo të shëndetshme. Sepse kur erdhën të dy, Anagnostopoulos mori fjalën për të shpjeguar qëllimin e vizitës, ndërsa Caroline nuk fliste fare.  Anagnostopoulos po përpiqej të më bindte se sa i lumtur ishte dhe se problemi i vetëm ishte depresioni nga lindja. Më tregoi foto nga dasma, më tregoi se si u njohën, një përrallë. Ai u përpoq të më fuste në flluskën në të cilën kishte futur edhe Caroline.

Kur i thashë të na linte vetëm për të parë se çfarë donte të më thoshte Caroline, fjalët e saj të para ishin: “Dua të largohem nga shtëpia. Unë nuk e dua atë, dua të marr fëmijën tim dhe të iki. Unë jam duke kërkuar për një shtëpi”. Kur e pyeta për arsyen tha: “Sepse dua të shkoj në një shkollë pastiçerie.: Ndërsa kur e pyeta se kush do t’ju ndihmojë financiarisht, tha: “Më dërgon mami, por tani Babis ma merr atë që më dërgon. Kur të iki, do t’i marr”. Kur e pyeta pse nuk ia tregon situatën nënës, tha: “Sepse nuk dua t’i them asaj, nuk dua ta vendos në këtë situatë.”

Pse i ndërprenë seancat?

Mylonopoulou: Caroline kishte filluar të më hapej shumë dhe të më tregonte çështje shumë delikate personale. Pikërisht atëherë papritmas mora një mesazh se do të ndalonim seancat.

Çfarë bëri ai?

Mylonopoulou: Nuk e pranoi kurrë. Ai më tha se ishte dëshira e Caroline. Kishte diçka të çuditshme në këtë çift: Unë kurrë nuk mund të kontaktoja drejtpërdrejt me Caroline. Ai nuk u përgjigj kurrë në telefon. As Caroline as Babis. Një ditë, një orë pasi e telefonova, më mori vetë Babis.

Dhe çfarë të tha?

Se Caroline nuk e donte atë. Se nuk kishin më lidhje me njëri-tjetrin. Dhe kjo ishte e vërtetë, sepse e kisha dëgjuar nga Caroline. Megjithatë Carolinë më kishte thënë se flinin bashkë, se i mbështetej në gjoks kur shtrihej. Dhe për t’i qetësuar gjërat, i thashë: Qetësohu, ti je 32 vjeç, ajo është 20, duhet të bësh një hap prapa dhe të tregosh mirëkuptim . Madje aty e pyeta: “Pse e shtyve kaq shumë pas abortit që të mbetej sërish shtatzënë?”. Nuk mora asnjë përgjigje.

Pse mendon se e bëri?

Mylonopoulou: Një mashkull që dëshiron gjithmonë të manipulojë partneren e tij krijon gjithmonë angazhime. Ajo ishte e izoluar, nuk kishte para dhe Babis e mbante pas vetes me pretekstin se “kishte përgjegjësinë e fëmijës ”.

Kur Caroline fillon të më thotë se nuk e do më Babin, se dëshiron të marrë fëmijën e saj dhe të largohet, se kjo e mërzit dhe ia vështirëson jetën, ajo izolohet, nëse dëshiron të dalë me një mikeshë, duhet të shkonte edhe Babis. Caroline kishte arritur në pikën që më thoshte: “Unë u dashurova me të, por tani e urrej. Unë jam i dashuruar me fytyrën, me pamjen, por e urrej njeriun, karakterin e tij. E urrej njeriun me të cilin jetoj.”

Kishte frikë nga Babis?

Mylonopoulou: Në fund po. Më tha në janar. Deri atëherë nuk kishte thënë asgjë. Seancat vazhduan dhe çdo herë Caroline hapej edhe më shumë. Kështu filloi të thoshte disa gjëra për punën e Babis.

Ai filloi punë edhe të dielave. Të dielën që do ta kalonin bashkë dhe ai do ta ndihmonte për fëmijën dhe u largua sepse kishte klientë që do t’i çonin diku. Kur ma tha këtë, u habita. Por Caroline ishte vajzë pa përvojë, e ndjeshme dhe e ndershme.  Ai kishte vendosur një gjurmues në iPhone-in e saj për të ditur në çdo moment se ku ndodhej. Por kurrë nuk mund të flisja në telefon me Caroline.

Në një prej seancave i thashë: “Një shtëpi nuk krijon marrëdhënie. Ju thjesht po e zgjatni torturën tuaj. ” Duhet të flasësh me nënën tënde. ” Kur erdhën sërish të dy, Caroline nuk foli, ndërsa Babis më tha që do të tentonin sërish të ishin bashkë. Javën tjetër erdhi Caroline dhe më tregoi se prindërit do i jepnin 55 mijë euro, ndërsa prindërit e tij 25-30 mijë euro për të marrë shtëpi. Diskutimet nisën sepse mamaja i dha më shumë para Caroline, por ajo nuk mori asnjë qindarkë.

Dhe seancat u ndalën me një mesazh?

Mylonopoulou: Po. Gjatë gjithë seancave, kur Caroline më fliste, ajo më pyeste: “A po na dëgjon?” Në janar më konfirmoi se kishte frikë. “Nuk dua që ai të na dëgjojë”, thoshte Caroline. E kisha pyetur shumë herë nëse kishte ndonjë sjellje abuzive. Nëse e kishte vënë në pranga apo e kishte dhunuar fizikisht. Nuk ma kishte përmendur kurrë një gjë të tillë. Në seancën e fundit, megjithatë, Caroline ishte shumë e frikësuar, unë u përpoqa ta bind atë të fliste me nënën e saj, ajo nuk pranoi. Më pas, i thashë të kërkonte këshillën e një avokati, në fakt i dhashë celularin e avokates time Stamatias Markou. E dija që Markou trajtonte pa pagesë rastet e grave të dhunuara. Fatkeqësisht, ajo nuk e mori kurrë atë.

Me një postim e dashura e Don Xhoni-t i jep fund romancës

Të gjithë u habitëm kur një modele ruse, asokohe e panjohur e, bëri tatuazh në trupin e saj portretin e reperit Don Xhoni.

Sigurisht, ky gjest i pëlqeu reperit shqiptar nga Drenica, i cili u vu menjëherë në kontakt me Ariana Lirey-n.

Por papritur nisën deklaratat e forta për njëri-tjetrin, që na bënë të gjithëve të dyshonim se ata ishin më shumë se shokë dhe në fakt ashtu ndodhi! Mirëpo gjërat s’kanë shkuar siç duhet dhe marrëdhënia e tyre është prishur. “Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten.”- përfundon modelja.

Don Xhoni dhe Ariana nisën një romancë, teksa u përpoqën të mbajnë lidhjen e tyre në distancë. Madje, modelja ruse nisi një kurs në shqip, që të mësonte gjuhën tonë./L.K

/Zoom.al

“Shpirti po më dhemb”, gazetarja tregon historinë prekëse të 49-vjeçares në kërkim të djalit të …

Gazetarja Anila Hoxha ka bërë një rrëfim prekës për Liljana Gjonajn, nënën e Mariglenit të zhdukur tashmë prej 7 vitesh, në rrethana që nuk dihen edhe sot e kësaj dite.

Sipas gazetares, Liljana e kishte telefonuar edhe të dielën, me shpresën për të marrë informacion prej saj, në lidhje me zbulimin e disa eshtrave në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin. Edhe këtë herë nënës së dëshpëruar nuk i është dhënë lajmi nëse eshtrat ishin apo jo të djalit të saj.

Hoxha shprehet se hetimet për dosjen e Mariglenit nuk kanë qenë të plota, ndërkohë që edhe prova të tilla si gjurmë gjaku në këpucën e një shoku të tij të klasës nuk u hetuan deri në fund.

RRËFIMI I PLOTË I GAZETARES:

Një nënë në kërkim të të birit

Sot Liljana Gjonaj, grua e një burri të vrarë dhe nënë e një djali të zhdukur mbush 49 vjec. Kapa telefonin për ta uruar dhe sapo më dëgjoi zërin qau duke ma kthyer; faleminderit , smë intereson ditëlindja dhe as pse po jetoj. Dua djalin.

Liljana Gjonaj është një nënë sic do nënë e cila, që derisa të mos ketë frymë do kërkojë drejtësinë për të birin. U takuam në një nga ato ditët më të zeza të saj ( që vazhdojnë të jenë të tilla) kur duke mos I dhënë asnjë shpresë i përplaseshin dyert e prokurorive përpara atyre syve që kërkojnë të shohin edhe njëherë djalin. Ai quhet Mariglen Gjonaj, zhdukur më datë 18 maj 2015. Ishte 15, dëshironte të bëhej boksier, ndaj dhe ndiqte një shkollë private sporti. Atë e kishte lënë jetim i ati që ja vranë.

Gjatë këtyre 7 vite kërkime kam shkruar disa herë për një grua si Liljana dhe për Mariglenin, derisa një eshtër e gjetur në fundjavë ja zgjoi sërisht shpresat nënës në kërkim të tij.

Zemra e Liljanës, dëshiron që i biri të jetë gjallë, e megjithatë e njëjta zemër i thotë se trupi i fëmijës dergjet diku. Diku ku ajo e kërkon dhe e kërkon, rend mbas cdo fjale që dëgjon poshte e lartë, e megjithatë ska gjetu asnjë gjurmë të tij.

‘Kur të vijë momenti – më tha në një nga ato ditë të ngarkuara me zi Liljana – dua të flasësh për mua, unë po iki nga ky vend sepse askush smë ndihmoi dhe më duhet me shpëtu dy djemtë e tjerë‘’. Kështu ajo më shkruan sa herë që merr lajme prej atje ku ndodhet për eshtra të paidentifikuara. Nëna më pyet; mos janë të djalit tim? Të dielën u takuam prapë në telefon.

Më tha ‘Kam dëgjuar lajme që është gjetur një kufomë. Shpirti po më dhemb. Nëqoftëse merr vesh dicka a mos është djali im?’’. Në kërkim të eshtrave të Mariglenit në bisedë me zyrtarë policie dëgjoj se nuk dihet aspak nëse mund të jetë ai, por mund të jetë edhe ‘’filani e mban mend që u zhduk”, ‘po filani e tjetri e tjetri që sdihet ku janë, po ai që u rrëmbye?”.

Kuptoj përgjigjem në telefon, kuptoj. Por a kuptohet mosha e atyre eshtrave?

A mos janë të një fëmije adoleshent?

Smarr përgjigjje. Sdi cpërgjigjje të jap dhe ngre telefonin që mos të mendohem më gjatë e I them nënës së tij:- dëgjo Liljanë, duhet të bësh durim.

Nëna e Mariglenit nga ai zëri që I ishte gjallëruar, ia ndjej fjalët që I fiken dhe përgjigjet : -duhet me ba durim. Të gjithë më thonë je më e fortë se një burrë. Kështu mbyllet takimi ynë në telefon me një nënë, e cila kërkoi hetime nga krimet e rënda, ato sja gjetën, denoncoi në policinë locale në atë kohë, as ata sja gjetën, ju lut shkollës sportive tja kishin kujdes mbasi ishin në hasmëri, ata se dëgjuan. Një ditë Liljana më shkroi : pashë djalin në ëndërr dhe nuk po më njihte”. A thua po më fajëson që spo arrij tja gjej?. Heshta .

Zhdukja e Maiglenit u denoncua nga xhaxhai I tij , dhe fillimisht policia e Kurbinit I nisi hetimet për rrëmbim. ‘Nipi im është larguar nga shtëpia dhe nuk ka patur tendenca vetvrasjeje ‘thotë në denoncim xhaxhai I tij. Xhaxhai shtoi se fëmija ishte parë me shokët në një kafene ku njëri ndër ta e kishte pyetur “sa e shtrenjtë kjo varësja”’ . Megjithatë ai tregon në denoncim se babai i fëmijës i quajtur Andon e kishin vrarë në vitin 2005.

Megjithëse itenerari I fëmijës shjegohet nga shokët e tij, mes tyre edhe të dyshuar , një udhëtim nga Mamurrasi në Shëngjin, nuk u gjet asnjë gjurmë e tij. Ndonëse në atleten e njërit prej të rinjve u gjetën gjurmë gjaku, asnjë prokurori nuk zbuloi dot se për cfarë bëhej fjalë. Por prokuroritë njëra pas tjetrës, në 7 vite firmosnin pezullim hetimesh me arsyetimin ‘nuk provohet që gjendemi përpara një rrëmbimi”. Tanimë një eshtër tjetër e gjetur në atë zonë, I ktheu sërisht të afërmit Mariglenit në dyert e insitutucioneve . Për ti kujtuar se Marigleni mungon, dhe koha ka ngrirë për familjen e tij.

VIDEO | Triumfon Man City, De Bruyne depërton murin e Simeones

Manchester City fitoi raundin e parë të betejës kundër Atletico Madrid, duke fituar 1-0 ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League në “Etihad Stadium”.

Një ndeshje e bllokuar për më shumë se një orë me anglezët e trajneri Guardiola të angazhuar për të gjetur një mënyrë për të thyer murin e ngritur nga Atletico përballë Oblak.

Goli i fitores erdhi në minutën e 70-të me De Bruyne, që shënoi pas asist të Foden të sapofutur në lojë.

Fiton edhe Liverpool, që mundi në stadiumin “Da Luz” në Lisbonë në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League 3-1 Benfica. Një rezultat në favor të futbollistëve të Klopp, që futën këmbën në gjysmëfinale.

Liverpool shkoi në avantazh të dyfisht 2-0 me golat e Konatè dhe Manè në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë portugezët riahpën takimin me Nunez, por në finale Diaz mbylli llogaritë.

Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën e ardhshme në Anfield, luzitanianët kanë nevojë për një mrekulli për të shkuar më tej.

Një pasagjere në gjendje të rëndë, ja kush janë katër të plagosurit në Korçë

Policia e Korçës ka dalë me një njoftim lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë – Bilisht.

Policia thotë se në aksident janë plagosur 4 persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Më konkretisht gjatë aksidentit u plagos drejtuesi i mjetit “Toyota”, Besnik Cakollar, drejtuesi i mjetit tjetër tip “Renault”, Jetnor Lumani, pasagjerja Johana Elmasllari, e cila nddohet në gjendje të rëndë dhe pasagjeri tjetër Astrit Muhaxhiri.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C. dhe mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin J. L.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, konkretisht shtetasja J. E., (pasagjere në mjetin tip “Toyota”) e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi A. M., (pasagjer në mjetin tip “Renault”) i cili së bashku me dy shtetasit e tjerë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

“E kthyen me helikopter nga Greqia”, Berisha zbardh tentativën për arratisje të Alqi Bllakos

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur dyshimet se ditën kur u dha urdhër arresti për Alqi Bllakon, ky i fundit ishte larguar në Greqi dhe më pas u soll me helikopter. Edhe pse kjo nuk konfirmohet, shprehet e Berisha, e vërteta është se Policia gënjeu kur tha se Bllako ka qenë në komisariat.

Sipas të dhënave që Berisha i disponon, por që thekson se nuk janë të konfirmuar, Bllako ka kaluar në Qafë Botë me një person i quajtur Ergys dhe që është njeriu i afërt i Edi Ramës. Ndërsa vetë kryeministri thekson Berisha, është personi i fundit që Bllako ka takuar në vilën 31.

Sali Berisha deklaroi se nëse Bllako nuk do të ishte gjendur, atëherë të nesërmen në vend do të shpërthenin protestat.

“Në këtë moment ne jemi në një proces të zgjedhjeve partiake dhe nuk mendojmë se duhet të ndërpritet ky proces. Kjo do të thotë se rasti i emergjencës nuk mund të përjashtohet. Psh nuk mund ta fsheh se atë natë që u tha se u arratis Alqi Bllako me erdhën shumë kërkesa që të mbushnim sheshet të nesërmen. Ne po e ndiqnim situatën. Dikush thotë se e kthyen me helikopter nga Greqia, nuk e di por mbeti e vërtetë kjo. Thonë që ai kaloi në Qaftë Botë me një Ergys, njeri i afërt i Edi Ramës dhe thuhet se njeriu i fundit që ka takuar në vilën 30 apo 31 ka qenë vetë Edi Rama, çka këtë unë nuk e di se duhet të kem fakte. Por një gjë është e sigurt se Policia e Shtetit mashtroi opinionin publik duke deklaruar se Alqi Bllako mbrëmë ka qenë në Polici, në një kohë kur ai ishte kthyer, ishte vetëdorëzuar në polici në orën 2 e 10 minuta sipas burimeve dhe prokuroria për këtë reagoi zyrtarisht.  Nëse ai nuk do gjendje do shpërthenin protestat. Shkuan e gjendet, dikush thotë në Greqi”, u shpreh ish-kryeministri për A2CNN.

Kinematografia koreane frymëzohet nga Umberto Eco

Për të gjithë fansat e zjarrtë të serialit korean “Squid Game” kemi lajme të mira! Krijuesi i serialit ka filluar të planifikojë sezonin e dytë, duke i dhënë dritë jeshile vazhdimit të historisë më të famshme në të gjithë botën, që ka mbajtur shikuesit para ekranit.

Shefi ekzekutiv Ted Sarandos e konfirmoi këtë lajm, ndërsa në “Netflix” mund ta shohim në fund të vitit 2024. Mirëpo që ta dini ju, seriali “Squid Game” është “lule” përpara projektit të ri për të cilin po punon krijuesi Hwang Dong-hyuk.

Ai po punon për një film që do të titullohet “Killing Old People Club”, ose “K.O. Club (Grupi për të vrarë të moshuarit), bazuar në një prozë të shkruar nga studiuesi dhe eseisti i njohur italian, Umberto Eco.

Hwang ka shkuar deri tani 25 faqe të projektit të ri, i cili me siguri do të na fiksojë po njësoj para ekranit, madje do të na trondisë më shumë me ngjarjet e tij. Ende s’dihet kur mund të publikohet projekti i ri “Killing Old People”, por me siguri jo më herët se sezoni i dytë i “Squid Game”, të cilin fansat po e presin me padurim.

“Squid Game” bëri histori sërish duke u bërë seriali i parë televiziv në një gjuhë jo angleze, i cili ka marrë një nominim për çmimin e “Screen Actors Guild” (SAG)./L.K

/Zoom.al

U aksidentua në zonën e Astirit në Tiranë? Ja reagimi i Armina Mevlanit

Gjatë ditës së sotme në rrjet qarkulloi një lajm ku thuhej se blogerja Armina Mevlani ka pësuar një aksident në kryeqytet.

Sipas informacioneve që qarkulluan nëpër media të ndryshme, u raportua se aksidenti kishte ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku blogerja po udhëtonte me një makinë tip “Audi” ngjyrë të bardhë.

Panorama Plus ka kontaktuar me Armina Mevlanin në lidhje me rastin e raportuar.
“Jam në xhirime, nuk mund të flas”- tha ajo, duke mos e mohuar apo pohuar lajmin rreth aksidentit.

Ndër të tjera në lajmin që qarkulloi u tha se Armina Mevlani është përplasur me një kamion mallrash dhe se aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.

Tragjedia në Mirëditë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ndodhi

Policia e Mirëditës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shtrungaj, ku dyshohet se është mbytur një fëmijë vetëm 10 vjeç. Sipas policisë në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat polumbare për gjetjen e fëmijës por kërkimet u ndërprenë për shkak të errësisë.

Njoftimi i policisë

Lezhë

Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimet.

Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Renneas, të ciëlt kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes,  po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit do fillojnë në porët e para të mëngjesit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Berisha zbulon mesazhin që i dërgoi Yuri Kim pas 6 marsit

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës në A2 ka treguar se ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një mesazh me anë të një personi pas zgjedhjeve të 6 marsit. Berisha tha se ajo dilte garante që Basha të mos kandidojë më për kryetar partie, por në të njëjtën kohë I kërkonte dhe atij që të tërhiqej provizorisht.

“Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj. Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja  cilindo njeri që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.

Përgjigjja ime ishte një refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla”, ka treguar Berisha.