Aplikacion
Është identifikuar viktima e atentatit në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.
Zoom.al mëson se ka humbur jetën 35-vjeçari Iljaz Cali. Makina “Land Rover” që ra pre e sulmit me armë ishte marrë me qira në Rinas, nga i ndjeri.
Mësohet se autorët e kanë qëlluar viktimën për rreth 50 metra në ecje, deri sa e kanë lënë të vrarë.
Vrasja në Tiranë, Policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhurPolicia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Sipas policisë makina është qëlluar në ecje, ndërsa viktima nuk është mundur të identifikohet ende.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.
Atentat si nëpër filma/ Autorët e qëlluan makinën në ecje për rreth 50 metra, rruga plot me gëzhojaRruga dytësore e autostradës Tiranë-Durrës në afërsi të ekspozitës së Mercedez-it është e mbushur me gëzhoja, ndërsa ekspertët e policisë kriminale kanë vendosur shenjat dalluese përgjatë saj.
Mësohet se autorët e kanë qëlluar viktimën, i cili udhëtonte me një makinë Land Rover për rreth 50 metra në ecje, deri sa e kanë lënë të vrarë.
Nuk dihet ende se cili është identiteti i të riut, të ekzekutuar mbrëmjen e sotme, por mësohet se ai ka një moshë rreth 35-vjeçare.
VIDEO/ Ambulanca dhe polici, ja pamjet nga vendi ku u gjet i vrarë i riuZoom.al ka siguruar pamjet nga vendi i antentatit që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.
Siç shihet edhe në video, pak momente pas ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe ambulanca.
Ndërkohë që shihet edhe makina ku u gjet i vrarë i riu.
FOTO/ Atentati në Tiranë, gjendet i pajetë brenda mjetit 35-vjeçari
Mësohen të tjera detaje nga atentati që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.
Burime nga blutë e Tiranës bëjnë të ditur se brenda makinës së qëlluar me armë është gjendur një person i pajetë, rreth 35 vjeç.
Por mbetet ende një informacion i pakonfirmuar në mënyrë zyrtare nga Policia e Tiranës.
Atentat me armë në autostradën Tiranë-Durrës, qëllohet makina në ecje
Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh dhe mësohet se është rregjistruar afër ekspozitës së Mercedez-it, në afërsi të Vorës.
Akademia Oscar shtrëngon rripat , dyfishon sigurinë pas dhunës
Akademia Oscars ka vendosur të dyfishojë sigurinë për të shmangur çdo incident të ngjashëm me dhunën që është ushtruar së fundmi nga aktori i njohur Will Smith ndaj komedianit Chris Rock.
Organizatorët thuhet se janë trembur nga ceremonia e fundit e Oscars, ku 53-vjeçari Will Smith u ngrit në skenë për të goditur me shuplakë në fytyrë 57-vjeçarin Chris Rock, pasi që ky i fundit bëri shaka me pamjen e gruas së aktorit Jada Pinkett Smith.
Si pasojë, siguria po dyfishohet në eventin muzikor me qëllim që askush të mos dalë në skenë pa pritur.
“Ka pasur takime të shumta gjatë gjithë javës për të siguruar që shfaqja të shkojë pa probleme dhe të mos ketë skena të diskutueshme. Organizatorët kanë pasur mjaft probleme për të përballuar shfaqjen në terren me pandeminë, kështu që shtimi i kësaj që ka ndodhur ka qenë një presion i madh. Të gjithë pjesëmarrësit e dinë se ekziston një kod i rreptë i sjelljes dhe nëse nuk i përmbahen atij, ata do të përjashtohen”, ka thënë një burim për “The Sun”.
Më parë është raportuar se yjet që marrin pjesë në ceremoni ishin paralajmëruar të respektonin rregullat e reja strikte, dhe në rast se dalin jashtë kufijve rrezikojnë t’u hiqen çmimet e fituara./L.K
/Zoom.al
Vuçiç fiton zgjedhjet në Serbi, merr mandatin e dytë si presidentSerbia ka mbajtur sot zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa në disa qyteteë, përfshi edhe Beogradin është votuar edhe për kryetar bashkie.
Votimet u hapën në orën 07 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 20:00. Në votime sipas të dhënave paraprake pati një pjesamarrje shumë të lartë me afro 55%.
Exit Poll e para në Serbi nxjerrin fitues Aleksander Vuçiç, i cili fiton raundin e parë duke marrë 57% të votave.
Gjithashtu në avantazh është edhe Partia Progresiste e Aleksandër Vuçiç.
Vëzhguesit e zgjedhjeve në Serbi kanë raportuar parregullsi të shumta në disa qendra të votimit.
Misioni vëzhgues i organizatës joqeveritare CRTA ka dorëzuar në polici shtatë kallëzime penale për parregullsi.
Siç tha përfaqësuesi i kësaj organizate, këto parregullsi përfshinin blerjen e votave në qendrat e votimit, mbajtjen paralele të listave të votuesve, cenimin e fshehtësisë së votimit, si dhe praninë e personave të paautorizuar në vendvotime.
“Kam vendosur të zmadhoj gjoksin, çfarë mase do ti?”/ Aulona Musta pyet live burrin në emisionAulona Musta i ka punuar një rreng shumë qesharake bashkëshortit të saj, Tomit. Ajo e ka telefonuar atë teksa ishte e ftuar në “E diell” dhe i ka thënë se dëshiron të zmadhojë gjoksin.
Moderatorja vijoi duke i thënë se do të bëjë masën që do të zgjedhë ai. “Kam vendosur dua të bëj gjoksin, vetëm më thuaj çfarë mase dhe do të bëj atë që më thua ti.”– u shpreh Aulona.
Megjithatë reagimi i bashkëshortit të saj solli shumë të qeshura në studio.
“Se di ti që unë e kam fiksim një më të madh një më të vogël.”– përgjigj partneri i moderatores.
Inter kalon në avantazh, shënon në fund të pjesës së parë
Është mbyllur me fitoren e Interit pjesa e parë e derbit të Italisë që po luhet në Torino.
Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por rezultati ndryshoi vetëm në minutat shtesë, kur interi kaloi ne avantazh. Goli do të vinte pas një rrëmuje në zonë, pasi më parë Çalhanoglu gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Arbitrit iu desh të konsultohej me VAR para se të akordonte golin e avantazhit për Interin. Me këtë rezultat Interi rikthehet në garën për titull pasi është vetëm 3 pikë larg Milanit dhe Napolit që kryesojnë tabelën me nga 66 pikë.