zoom

Day ArchiveE jashtëzakonshme, Florian Marku mbron titullin me nokaut ndaj Chris Jenkins

Florian Marku arriti një fitore emocionuese në boksin profesionist duke mundur me nokaut Chris Jenkins në raundin e katërt.

Boksieri shqiptar mbrojti titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta në takimin e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Një atmosferë e jashtëzakonshme, ku tifozët shqiptarë ishin të shumtë për të përkrahur Markun.

JUST LIKE THAT! ?@FlorianMarku92 stops Chris Jenkins in the fourth!#MarshallHermans | TONIGHT | Utilita Arena | @SkySportsBoxing pic.twitter.com/gwMCmHvjin

— BOXXER (@boxxer) April 2, 2022

“Nuk kam ardhur këtu me fat, kam punuar fort. Jam shumë i lumtur, dua t’i falenderoj të gjithë fansat e mi. Ishte një mbrëmje fantastike”, tha Marku pas ndeshjes.

Për boksierin 29-vjeçar, kjo ishte fitorja e 11 nga 12 ndeshje në boksin profesionist, teksa ka edhe një barazim.

Kush po e blen naftën ruse? Zhduken nga sistemi i gjurmimit 4.5 milionë barrela

Megjithë sanksionet thuajse totale, dikush po ble në masë naftën ruse. Kështu raporton revista online “Fortune” sipas të cilës produktet e naftës dhe tankersat rusë të transportit janë zhdukur nga sistemi i gjurmimit.

Kompania e menaxhimit të riskut detar, “Windward” i ka deklaruar CNN se aktiviteti i paregjistruar është rritur me 600% që nga nisja e luftës në Ukrainë, çka tregon se ka një tregti që shkon përtej sanksioneve.

“Ne po shohim një rritje të daljes nga sistemi i transmetimit me synon anashkalimin e sanksioneve. Flota ruse ka nisur të fshehë eksportet e veta”, shprehet drejtori Ekzekutiv i kompanisë, Ami Daniel.

Gjatë javës së pas 12 marsit u vunë re 33 raste të aktivitetit të paregjistruar nga kontenierët rusë që është në kundërshtim me rregulloren ndërkombëtare e cila parashikon që anijet duhet të mbajën përherë të ndezur gjurmuesit e tyre.

Hamendësimet janë se naftën ruse po e blejnë me çmim të lirë indianët dhe kinezët, por destinacioni real mbetet i panjohur. Që nga nisja e luftës në sistemin e gjurmimin mendohen se nuk janë regjistruar 4.5 milionë barrela naftë që tregtohet me 30$ për barrel.

Kështu raporton revista online “Fortune” sipas të cilës produktet e naftës dhe tankersat rusë të transportit janë zhdukur nga sistemi i gjurmimit. Kompania e menaxhimit të riskut detar, “Windward” i ka deklaruar CNN se aktiviteti i paregjistruar është rritur me 600% që nga nisja e luftës në Ukrainë, çka tregon se ka një tregti që shkon përtej sanksioneve.

“Ne po shohim një rritje të daljes nga sistemi i transmetimit me synon anashkalimin e sanksioneve. Flota ruse ka nisur të fshehë eksportet e veta”, shprehet drejtori Ekzekutiv i kompanisë, Ami Daniel.

Gjatë javës së pas 12 marsit u vunë re 33 raste të aktivitetit të paregjistruar nga kontenierët rusë që është në kundërshtim me rregulloren ndërkombëtare e cila parashikon që anijet duhet të mbajën përherë të ndezur gjurmuesit e tyre.

Hamendësimet janë se naftën ruse po e blejnë me çmim të lirë indianët dhe kinezët, por destinacioni real mbetet i panjohur. Që nga nisja e luftës në sistemin e gjurmimin mendohen se nuk janë regjistruar 4.5 milionë barrela naftë që tregtohet me 30$ për barrel.

Kjo lloj tregtie nëse tolerohet parashikohet të krijojë kosto reale për eksportuesit perëndimorë, duke vënë në pikëpyetje vlerën e sanksioneve./lexo.al/

Plani i Roman Abramovich për të shpëtuar pasurinë e tij

Roman Abramovich është një nga figurat kryesore në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, që po përpiqen të gjejnë një marrëveshje për të arritur paqen. I sanksionuar si nga Mbretëria e Bashkuar, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, për shkak të afërsisë së tij me Vladimir Putin, manjati po mundohet të luajë një rol vendimtar në procesin e bisedimeve.

Në muajin e fundit ai ka udhëtuar në Rusi, Turqi dhe Izrael, dhe, sipas informacioneve të siguruara nga “Financial Times”, biznesmeni rus është takuar dy herë në Kiev me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili javë më parë i bëri thirrje Perëndimit që të heqë sanksionet ndaj ish-pronarit të Chelsea, në mënyrë që ai të lehtësojë bisedimet e paqes me Kremlinin.

Pikërisht, një nga informacionet e fundit për miliarderin rus ka të bëjë me takimin që ai pati me delegacionin ukrainas ditë më parë. Në të, siç publikonte “Wall Street Journal”, ai dhe dy anëtarë të delegacionit ukrainas shfaqën shenja të “helmimit me agjentë kimikë”. Kremlini deklaroi se Abramovich nuk është një anëtar zyrtar i delegacionit rus që negocion me Ukrainën, por vepron si një lloj ndërlidhësi.

Mirëpo, siç raporton “Financial Times”, kritikët e Abramovich thonë se këto janë manovra të kryera prej tij për të ruajtur asetet financiare jashtë vendit. “Unë nuk jam i sigurt se deri në çfarë mase pjesëmarrja e tij në këtë ndërmjetësim është reale dhe efektive” tha Vladimir Ashurkov, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kundër Korrupsionit, të themeluar nga Alexei Navalny.

Nga ana tjetër, në një nga bisedimet e fundit me delegacionin ukrainas, Abramovich preku edhe çështjen e korridorëve humanitarë në Mariupol, një nga qytetet e rrethuar dhe të sulmuar më shumë nga trupat ruse. Sipas mediave të sipërpërmendura, Kievi mendon se Roman Abramovich po impenjohet si ndërmjetës vetëm sepse e sheh si mundësi unike që të rimarrë pasuritë që iu konfiksuan me fillimin e ofensivës ushtarake në Ukrainë.

Një muaj më parë, Roman Abramovichit iu ngrinë asetet në Mbretërinë e Bashkuar, duke u larguar edhe nga klubi i futbollit Chelsea. Ndërkohë që në të njëjtën kohë iu ndalua kryerja e transaksioneve financiare me kompani dhe individë britanikë. Gjithashtu, pasi u përfshi në listën e të sanksionuarve nga BE-ja, Brukseli ia ndaloi hyrjen në çdo vend anëtar të organizatës./lexo.al/

Zhgënjen United, fiton City & Liverpool, Brentford turpëron Chelsea në Londër

Manchester United dhe Leicester City kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 31-të të Premier League. Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 1-1.

Një rezultat që e largon edhe më tepër United nga zona Champions. Të dy golat u shënuan gjatë pjesës së dytë. Kelechi Ihenacho kaloi fillimisht miqtë në epërsi në minutën e 63-të, ndërsa “Djajtë” u përgjigjën me Fred vetëm pas tre minutave.

Pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme sfida u mbyll në barazim. Me këtë rezultat Manchester United renditet i gjashti në tabelë me 51 pikë, kurse Leicester City është i nënti me 37 pikë.

Në takimet e tjera të zhvilluara më herët gjatë së shtunës, Man City fitoi me rezultatin e pastër 2-0 Burnley me golat e De Bruyne dhe Gundogan.

Fiton edhe Liverpool, ndjekësi më i afërt i City-t, që mundi 2-0 në Anfield, Watford dhe diferenca me “Qytetarët” mbetet vetëm një pikë. Titulli në Angli, mund të vendoset në javën e ardhshme kur City, të pres në Etihad, Liverpool.

Ndërkaq Wolves mposhti 2-1 Aston Villa, Leeds-Southampton u mbyll në barazim 1-1, po barazim përfundoi edhe Brighton-Norwich, por 0-0, ndërsa Brentford shkatërroi Chelsea duke fituar me rezultatin e thellë 4-1 në Londër.

Pas një muaji, rikthehet qetësia në Çernihiv

Qyteti verior i Çernihivit, të premten pati natën e parë të qetë që nga pushtimi rus më 24 shkurt, tha për BBC-në nënkryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Lomako.

Ai tha se “falë përpjekjeve të mëdha të ushtrisë ukrainase, trupat ruse u larguan nga shumica e fshatrave përreth Çernihivit”.

Pas javësh granatimesh dhe sulmesh ajrore ruse, Lomako tha se ka dëme të mëdha në infrastrukturën e Çernihivit.

Analistët perëndimorë dhe ukrainas besojnë se tërheqja ruse në pjesë të veriut është një plan rigrupimi, përpara një ofensive të re ruse në lindje të Ukrainës.

 

Benzema shënon dopietë në fitoren e diskutueshme të Real Madridit ndaj Celta Vigo

Real Madrid ka kaluar 12 pikë përpara në krye të klasifikimit të La Liga, pasi mposhti 2-1 Celta Vigo në Balaidos të shtunën në mbrëmje.

Karim Benzema kaloi dy herë “Los Blancos” në avantazh nga penalltia, me Nolito që barazoi për vendasit në fillim të pjesës së dytë.

Pa Carlo Ancelottin në fushë, pasi ai rezultoi pozitiv për COVID-19, Real Madrid e filloi mirë lojën duke rrezikuar portën e Celta.

Thibaut Courtois iu desh të bënte një pritje të mirë për të penguar Denis Suarez të shënonte në minutën e 14-të.

4’ minuta më vonë Real Madrid pati shansin për të zhbllokuar ndeshjen, pasi Nolito shkaktoi faull në zone ndaj Eder Militao. Benzema me gjakftohtësi e konvertoi në gol penalltinë e fiftuar nga mbrojtësi brazilian.

Megjithatë, vetëm katër minuta pas golit të Benzemas, Celta flirtoi me barazimin. Iago Aspas provoi nga godtija e dënimit, por Courtois bëri një ndërhyrje fantastike.

Edhe në pjesën e dytë, Reali luan më mirë me Modric, që rrezikon, por golin e gjejnë vendasit. Javi Galan dërgoi një kros të ulët në zonë që gjeti Noliton, i cili nga hyrja e zonës e dërgoi topin në rrjetë.

Në barazim loja bëhet më interesante, me Realin që në aksionin e radhës fitoi një penallti. Këtë herë Benzema gabon nga 11m, megjithatë arbitri akordon sërish një penallti për “Los Blancos”.
Këtë herë Benzema nuk gabon dhe shënon duke i dhënë fitore Realit të Madridit.

Minat detare kërcënojnë rrugët tregtare në Detin e Zi

Vendet që lagen nga Deti i Zi kanë zbuluar javët e fundit mina detare pluskuese. Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për vendosjen e tyre, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë.

Marina turke njoftoi se që nga fundjava e kaluar ka çarmatosur disa mina detare që pluskonin në Detin e Zi. Një nga minierat e neutralizuara gjendej në afërsi të Ngushticës së Bosforit, e cila për një kohë të shkurtër madje u mbyll për anijet e transportit.

Edhe ushtria rumune njoftoi se ka neutralizuar në fillim të javës një mjet shpërthyes lundrues që kishin zbuluar peshkatarët në brigjet e vendit.

Qindra mina – apo vetëm dhjetë?

Në fillim të javës së kaluar shërbimi sekret rus FSB dhe Ministria e Mbrojtjes në Moskë paralajmëruan se mina detare ukrainanase ishin shkëputur për shkak të një stuhie nga vendet ku ishin vendosur në bregdetin e qytetit Odesa.

Në fillim u fol për disa qindra mina që pluskojnë në Detin e Zi. Më pas Ministria ruse e Mbrojtjes e korrigjoi këtë lajm duke saktësuar se dhjetë nga rreth 370 minat e vendosura në brigjet e Odesës ishin shkëputur nga vendet ku ishin vendosur.

Ukraina e hodhi poshtë menjëherë këtë informacion si të rremë. Minat e zbuluara u përkasin rezervave të armatimeve të Ukrainës, por ato e kanë origjinën nga Sevastopoli në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014. Sipas Kievit Rusia po i lë qëllimisht  minat të pluskojnë në Detin e Zi në mënyrë që të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Ukrainës.

“Të dy versionet janë të besueshme,” thotë Johannes Peters, ekspert për strategjinë dhe sigurinë detare në Universitetin e Kilit. Pamjet e publikuara tregojnë se kemi të bëjmë me modele të vjetra, ndoshta të prodhimit sovjetik, që kanë emblema ukrainase. Një njoftim të tillë kishin dhënë edhe autoritetet turke. Por e qartë është gjithashtu se “Më së voni që nga aneksimi i Krimesë, marina ruse ka akses në mina të tilla”.

Rrezik për transporti detar civil

Ndryshe nga minat tokësore për minat detare nuk ka marrëveshje ndërkombëtare që e ndalon përdorimin e tyre. Sipas Konventës së Hagës nuk minat ujore nuk duhet të lihen të pluskojnë si mall pa zot në ujërat ndërkombëtare. Por në kohë krizash dhe konfliktesh të armatosura shteteve u lejohet të vendosin në ujërat e tyre territoriale mina ujore për t’u mbrojtur nga sulmet nga deti.

Ukraina e respektoi marrëveshjen dhe i paralajmëroi kompanitë e transportit detar se ka minuar zona të mëdha të ujërave të saj bregdetare në veri-lindje të Detit të Zi. Sipas Marrëveshjes së Hagës teorikisht Kievi duhet të paralajmërojë edhe për çdo minë, që mund të shkëputet nga vendndodhja.

Pasi marina turke çarmatosi një nga minat e zbuluara në Ngushticën e Bosforit, autoritetet turke ndaluan deri në një njoftim të dytë edhe peshkimin në Detin e Zi gjatë natës.

Ngushtica e Bosforit, që lidh Detin e Zi dhe Mesdheun, është një rrugë tregtare me rëndësi thelbësore për të gjitha vendet fqinje me përjashtim të Turqisë. Ngushtica e Bosforit është gjithashtu edhe vendi nga kalojnë anijet që eksportojnë grurë nga Rusia dhe – zakonisht – edhe nga Ukraina. Bllokimi i kësaj rruge detare ka shkaktuar pasiguri për transportin detar civil dhe mund çojë sërish në rritjen e çmimit të grurit dhe të prodhimeve të tjera./DW

Breshëri nxjerr nga rruga makinën në Gjirokastër, lëndohet rëndë drejtuesi

Koha e keqe me reshje të dendura breshëri, ka shkaktuar para pak minutave një aksident në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime serioze në gjymtyrë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.

Ngjarja ka ndodhur te kthesa e unazës së qytetit në lagjen Gërhot, ku një autoveturë, e cila vinte nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës, është përplasur me bordurën metalike në kushtet e rrëshqitjes nga rruga e ngarkuar me breshër.

Carla Del Ponte: Të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për Putin

Ish-Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale deklaroi këtë të shtunë se ndaj presidentit rus Vladimir Putin duhet të lëshohet një urdhërarrest ndërkombëtar.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Le Temps”, Carla Del Ponte tha se Putin është një kriminel lufte. Ajo tha se ishte e tronditur nga përdorimi i varreve masive në Ukrainë, të parë në zona si Mariupol.

“Shpresoja të mos shihja më kurrë sërish varreza masive”, tha ajo për gazetën Blick. “Këta njerëz të vdekur kanë familjarë që nuk dinë asgjë për fatin e tyre. Kjo është e papranueshme.”

Carla Del Ponte ishte ajo që mbikëqyri hetimet e krimeve të luftës nga Gjykata e Hagës në Ruandë, Siri dhe ish-Jugosllavi. Sipas saj, nuk ka dyshime që në Ukrainë po kryhen krime lufte.

Të shtëna me armë në Elbasan, policia sqaron ngjarjen: Është operacion, një i arrestuar

Pak momente më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Elbasanit.

Njoftimi:

Bëhet me dije se nuk ka të shtëna me armë, por është një operacion nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-në.

Deri tani është kapur një person i armatosur me armë zjarri pistoletë, te stacioni i trenit në Elbasan dhe është shoqëruar. Po vijon operacioni e kontrollet.