zoom

Day ArchiveAngelina Jolie viziton fëmijët që kanë ikur nga lufta në Ukrainë

Aktorja e njohur, Angelina Jolie, njihet për veprimet e saj humanitare në të gjithë botën. Së fundmi aktorja ka qenë në Romë, ku ka vizituar fëmijët që kanë ikur nga lufta në Ukrainë dhe kanë mbërritur për trajtim në Itali.

Fëmijët janë të shtruar në spitalin pediatrik “Bambino Gesu” në Romë, ku dhe po marrin trajtimin që i nevojitet.

Sipas mediave ndërkombëtare, thuhet se Jolie në postin e ambasadores së OKB-së, do të nisë xhirimet për një dokumentar./L.K

/Zoom.al

Rokadë në televizione, Balla te Top-Channel, Eni Vasili kthehet në News24

Televizionit ‘News24’, i bashkohet sërish një nga emrat e njohur të gazetarisë shqiptare, Eni Vasili. Emisioni “Open” i gazetares Vasili rikthehet sërish në ekranin e ‘News24’, aty ku ka qene per shume vite me pare.

Teleshikuesit do të mund ta ndjekin emisionin e Eni Vasilit në “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00.

Gazetarja Eni Vasili ka firmosur disa ditë më parë kontratën me Presidenti i “Hysenbelliu Group”, z.Irfan Hysenebelliu, ndërsa shumë shpejt pritet që të startojë edhe emisioni.

Në fakt kemi të bëjmë me një rokadë mes Eni Vasilit dhe Sokol Ballës. Ky I fundit nga News24 kaloi në Top-Channel, ndërsa Eni Vasili nga Top-Channel kaloi në News24.

Berisha: Kandidatin për kryeministër do e zgjedhim pas fitores së zgjedhjeve

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë” në televizionin Klan. Ai foli për zhvillimet në Partinë Demokratike, ndërsa për herë të parë la të kuptohet se nuk ka ambicie për tu zgjedhur kryeministër. Ai bëri të ditur se kryeministri i Partisë Demokratike do të zgjidhet pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 2025.

“Jo, nuk do të thotë që kryetari i Partisë Demokratike të jetë kryeministër. Kryeministri do të zgjidhet pas fitores së zgjedhjeve të 2025. Mund të jetë kushdo, por ai do të zgjidhet përmes procesit të primareve”, tha Berisha.

Berisha: Nëse gjykata regjistron edhe statutin e 18 Dhjetorit, do ishte zhbërje e pluralizmit

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në studion e Zonë e Lirë sqaroi procesin e regjistrimit të statutit në gjykatë. Berisha tha se me vendimin e para pak ditëve të Gjykatës të Tiranës që regjistroi statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, nuk është e mundur që gjykata të njohë edhe statutin e Kuvendit të 18 Dhjetorit. Për ish-Kryeministrin, nëse një gjykata do të bënte një veprim të tillë, do të ishte zhbërje e pluralizmi politik.

Sali Berisha: Sipas ligjit shqiptar, çdo parti dhe shoqatë është e detyruar të regjistrojë statutin në gjykatë. Dhe është e detyruar gjykata brenda 30 ditësh t’i kthejë përgjigje, nuk ka të bëjë këtu me asnjë lloj procesi tjetër. Gjykata shikon statutin nëse përputhet ose jo me Kushtetutën. Ky është i tërë procesi. Nuk ka asnjë proces tjetër këtu. Gjykata e shtyu sepse pala tjetër kërkoi dorëheqjen e gjyqtarit etj. Pra këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë proces tjetër, përveçse me regjistrimin të thjeshtë në gjykatë si të çdo shoqate dhe force politike.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse gjykata do të regjistronte edhe statutin e dalë nga Kuvendi i 18 Dhjetorit, që u thirr nga ish-kreu i PD Lulzim Basha, Berisha tha: “S’mund të ndodhë kjo, nuk e regjistron dot”.

Arjan Curi: Po e regjistron, pse çfarë ka? Këtu gjykatat tona kanë bërë çudira të jashtëzakonshme…

Sali Berisha: Mund të bëjë Edi Rama çdo gjë, po ajo nuk ka asnjë vlerë ama.

Arjan Curi: Do ta njihni ju këtë gjë apo jo?

Sali Berisha: Sigurisht që nuk mund të njihet. Sigurisht që unë njoh statutin që kam dërguar dhe që ka njohur gjykata dhe ai është statuti i PD. Nëse gjykata merr përsipër të zhbëjë pluralizmin politik në Shqipëri, ai është një vendim antihistorik me të cilin sigurisht do të përballet me pasojat, ai që organizon këtë./tvklan.al

 

Rusët të pamëshirshëm, vrasin një studente 19-vjeçare dhe përdhunojnë një 16-vjeçare

Trupat ruse kanë asgjësuar një autokolonë ukrainase me ndihma, duke vrarë pesë, përfshirë një studente, trupi i të cilës mbeti i djegur në anë të rrugës.

Katër të tjerë u plagosën kur autokolona me pesë makina që transportonte ushqim për të evakuuarit u godit pak jashtë qytetit të rrethuar të Chernihiv.

Anastasia Tagirov, një studente 19-vjeçare, u vra menjëherë kur një breshëri e artilerisë ruse ra mbi kolonën paqësore të mërkurën.

Bombardimi ishte aq intensiv sa thuhet se e nxori trupin e saj nga automjeti dhe në anë të rrugës ku mbeti i djegur.

Universiteti i Anastasias njoftoi vdekjen e saj në një postim tronditës në Facebook.

“Më 30 mars 2022, kur ajo po transportonte ndihma humanitare për në Chernihiv, makina e saj u qëllua në kryqëzim para se të shkonte në qytet”, thuhej në postim.

“Kolektivit universitar i mungon dhe simpatizon shumë familjen dhe të dashurit e Nastias.

Ata janë të bindur se fajtorët me siguri do të ndëshkohen”.

Ai shtoi: “Ne do ta kujtojmë gjithmonë vajzën tonë të mirë dhe të bukur”.

Pamjet shqetësuese tregojnë pasojat e sulmit, i cili pa pesë makina të bombarduara dhe një viktimë e dytë u evakuua dhe më vonë vdiq në spital, sipas burimeve lokale.

Videoja tregon kolonën e bombarduar dhe një burrë mund të dëgjohet duke folur me mosbesim të plotë, ndërsa ai përpiqej të kuptonte nëse ishte trupi i shokut të tij i djegur në dysheme.

Nga katër automjete që po dërgonin ushqime për të evakuuarit mund të shihet tymi që del prej tyre.

Sipas RTE, trupat e pashpirt ruse bombarduan një autokolonë humanitare që hynte në Chernihiv.

Forcat ruse kishin njoftuar se po tërhiqnin “në mënyrë drastike” trupat nga Kievi dhe Chernihiv, por shumë ukrainas e kundërshtojnë këtë, duke thënë se sulmet janë intensifikuar.

“Pesë autobusë u vunë nën zjarr të drejtpërdrejtë nga armiku teksa ata u përpoqën të shkonin në qytetin e rrethuar për të evakuuar njerëzit,” tha Avokati i Popullit i Ukrainës, Lyudmyla Denisova në Telegram.

“Në autobusë kishte vetëm vullnetarë civilë. Si pasojë e granatimeve, një person ka mbetur i vdekur, katër janë plagosur rëndë.”

Denisova tha se forcat e Vladimir Putin “po mohonin çdo mundësi për të evakuuar qytetarët paqësorë nga Chernihiv i rrethuar” dhe “duke mbajtur peng dhjetëra mijëra njerëz pa ushqim, ujë apo ngrohje”.

Ajo tha se trupat ruse po bombardonin vazhdimisht zonat e banuara.

Chernihiv, një qytet me 280,000 banorë, ka pasur luftime intensive që nga shpërthimi i luftës mbi një muaj më parë.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vladyslav Atroshchenko, tha se 350 njerëz, kryesisht civilë, kishin vdekur që nga 24 shkurti.

Ajo vjen pasi dalin raporte për trupat ruse që plaçkitnin fshatrat e Ukrainës dhe abuzonin me civilët e pafajshëm.

Një bandë ruse efektivë me tanke përdhunoi një vajzë 16-vjeçare, sipas një telefonate të përgjuar të publikuar nga Ukraina.

Në telefonatë, një ushtar rus mund të dëgjohet duke diskutuar sjelljen e neveritshme të shokëve të tij në ushtrinë pushtuese të Vladimir Putin me një grua.

Në telefonatë ai thotë se “tre ushtarë të tankeve” kishin “përdhunuar një vajzë” për të cilën gruaja përgjigjet “kush?” dhe pastaj e përsërit pretendimin. Gruaja e tronditur thjesht përgjigjet “f***” kur dëgjon konfirmimin e asaj që ndodhi.

 

Aksident i rëndë në Mallakastër, humb jetën një 37-vjeçar

Një 37-vjeçar humbi jetën ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur gjatë aksidenti rrugor të ndodhur në Mallakastër.

Aksidenti u regjistrua ne fshatin Ziaj te Mallakastres dhe në të u përfshinë dy makina që u përplasën me njera-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë humbi jeten, Indrit Rushitaj që drejtonte njërën nga makinat, ndërsa u plagos edhe 34-vjeçari, Fatjon Lalaj që drejtonte automjetin tjetër.

Shkak dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

Kapiteni i Serbisë: Do t’i marrim hak Zvicrës së shqiptarëve për eliminimim në 2018

Mbrëmjen e sotme kombëtaret e kualifikuara për në Kupën e Botës 2022 kanë njohur kundërshtarët, që do të kenë në fazën e grupeve.

Një rastësi ishte fakti se Brazili, Zvicra dhe Serbia janë shortuar përsëri në të njëjtin grup, si në Rusi 2018.

Kapiteni i Serbisë, Dushan Tadiç, ka komentuar kundërshtarët që do të ketë përballë, duke veçuar faktin se Zvicra është një rival i sikletshëm, por njëkohësisht kanë rastin të hamkerren për humbjen e 4 viteve më parë, kur Xhaka dhe Shaqiri tundën rrjetën.

“Besoj se mund të fitojmë një nga dy vendet e para. Brazili është gjithsesi emri më kumbues. Zvicra është tradicionalisht një kundërshtar i sikletshëm, por është edhe një mundësi e mirë për t’u hakmarrë për humbjen në Kaliningrad. Sa i përket Kamerunit, është një kombëtare tipike afrikane që është fizikisht shumë e fortë dhe gjithmonë mund të krijojë probleme“, tha Dushan Tadiç

Jimmy Fallon po bashkëpunon me Jennifer Lopez për librin e tij

Moderatori i njohur Jimmy Fallon ka zbuluar së fundmi se po bashkëpunon me këngëtaren e njohur Jennifer Lopez në librin e tij të ardhshëm për fëmijë.

“Ideja tjetër që kemi… ajo përfshin JLo. Gjithmonë kemi dashur të bëjmë diçka së bashku dhe sigurisht, unë i them, ‘Duhet të bëjmë një këngë së bashku’. Jennifer thotë: ‘Jo, nuk mundem. Jam e zënë. Oh, herën tjetër’, u shpreh ai.

52-vjeçarja nuk ishte e kënaqur për një këngë me Fallon, por dyshja vendosi të bashkëpunojë për fëmijët e tyre. Lopez është nënë e dy binjakëve, Max dhe Emme, ndërsa Fallon ka dy vajza, Franny dhe Winnie.

Ndërsa fansat presin bashkëpunimin e Fallon dhe Lopez, ai do të sjellë dhe një libër tjetër për fëmijë, “Nana Loves You More”./L.K

/Zoom.al

1 prilli/ Si u tall ekspertja gjermane me Edi Ramën në krye të NATO-s

Thuajse të gjitha mediat shqiptare, por në veçanti ato pranë qeverisë, i bën jehonë sot një lajmi sensacional, se kryeministri Edi Rama ishte një nga dy kandidatët kryesor për të marrë postin shumë të rëndësishëm të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Dhe për këtë iu referuar një postimi në tëitter të një eksperte të panjohur gjermane me emrin Suzan Starikov.

Ajo shkroi se kryeministri shqiptar dhe kryeministrja e Estonise Katja Kalas, kanë më shume shanse të marrin drejtimin si Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut.

Madje ajo thoshte Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanë instituar që këtë post ta marrin një nga zyrtarët e vendeve më të reja antare të NATO-s.

Por në fakt të gjitha mediat që e pasqyruan këtë lajm u bën padashje pjesë e një loje që ekspertja gjermane e komunikimit kishte bërë me rastin e 1 Prillit. Pa verifikuar vërtetësinë e këtij informacioni dhe mbi të gjitha duke iu referuar statuseve në rrjetet sociale, morën të mirëqënë një lajm që autorja e kishte në formën e shakasë me rastin e Ditës së Gënjeshtrave.

Duke parë pikërisht reagimin e madh që pati ky koment i saj në rrjetet sociale, vet ekspertja gjermane, pasi pa rezultatet e këtij eksperimenti, vendosi të ndërhyjë dhe të shuajë të gjitha hamëndësimet që u krijuan jo vetëm në median shqiptare, por edhe në politikë.

Nëpërmjet një tjetër astatusi ajo njoftoi se e gjitha ajo që kishte shkruar në komentin e vet ishte në kuadrin e 1 Prillit, Ditës së Gënjeshtrave

 

FOTO/ Meta shfaqet në krah të Berishës, çfarë i bëri bashkë?

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ajo çka i bëri bashkë dy figurat ishte një ceremoni dekorimi që u zhvillua në presidencë, ku publicisti Ndriçim Kulla u vlerësua me titullin ‘Nderi i Kombit’.

Mes shumë personaliteteve, i ftuar ishte edhe ish-kryeministri Berisha, i cili siç shihet edhe nga disa foto të publikuara nga LSA, ku shfaqet krah Metës.

Kujtojmë se prezenca e Berishës në Presidencë vjen në një kohë ku situata në PD është akoma e nderë, pas njohjes nga gjykata të grupit të Rithemelimit.