Aplikacion
Zhanri i veçantë muzikor i Koresë së Jugut K-pop është kthyer në një muzikal, “KPOP”, që do të hapet në Broadway në Nju Jork më vonë këtë vit.
Luna, një ish-anëtare e grupit K-pop f(x), do të bëjë debutimin e saj në Broadway në shfaqjen, e cila tregon historinë e superyjeve të ndryshëm të K-pop-it, të cilët po përgatiten për një koncert të veçantë vetëm për një natë.
Por gjatë përgatitjes, një nga yjet, të luajtur nga Luna, kalon një luftë të brendshme që kërcënon të prishë të gjithë industrinë. Krijuesja e shfaqjes, Helen Park, tha se ajo po punon shumë për të nderuar artistët dhe fansat e fenomenit global K-pop.
“Unë mendoj se frika ime më e madhe ka qenë gjithmonë të bëja një parodi të keqe të zhanrit,” tha Park. “(Por) mendoj se do të arrijmë në një vend ku jemi krenarë për të.”
Park e përshkroi mjedisin si të pamëshirshëm në kërkimin e përsosmërisë dhe plot pasion, por në fund të fundit një burim gëzimi për audiencën, me elemente multimediale prekëse dhe befasuese.
“KPOP” është planifikuar të fillojë më 13 tetor dhe zyrtarisht të hapet më 20 nëntor në Circle in the Square Theatre në New York City./L.K
/Zoom.al
Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos? Deputetja demokrate hedh dyshimeNënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje mosarrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako, vendodghja e të cilit nuk dihet ende.
Përmes një postimi në facebook Tabaku thekson refuzimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pengoi arrestimin e ish-deputetit.
Ndaj ajo kërkon mbajtjen e përgjegjësisë nga kushdo që ka përkrahur autorin e krimit në bazë të nenit 302.
“Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos nga momenti i njoftimit publik të SPAK, datë 29.03.2022, ora 11:30 deri në momentin e përgjigjes së Kuvendit, datë 30.03.2022, ora 22:30, duke refuzuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit për Mandatet, për rrjedhojë dhënien e autorizimit për SPAK? Kushdo qoftë do të duhet të përgjigjet përpara ligjit”, shkruan Tabaku në facebook.
Alqi Bllako është arratisur jashtë vendit? Fotoja e avokatit të tij ngre shumë dyshimeAlqi Bllako duhet të kishte shkuar sot pas hekurave pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi arrest me burg ndaj tij.
Por deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar ndërkohë që sipas Neës 24, blutë nuk e kanë gjetur në banesë në momentin kur kanë shkuar për ta arrestuar.
Situata është bërë akoma edhe më dyshuese pas një fotoje të publikuar në rrjetet sociale nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Dy orë më parë ai ka postuar në Storyn e tij në Instagram një foto nga avioni ku shkruan “Ciao përqafime”.
Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, i cili akuzohet për aferën e inceneratorëve ndodhet në arrati.
Burime zyrtare nga policia pohojnë se Bllako nuk është dorëzuar në komisariat, si dhe gjatë kontrollit në banesë nuk është gjendur aty.
Avokati i tij, Sokol Hazizaj u shpreh se nuk është njoftuar për arrestimin dhe se ka një prokurë për përfaqësimin e Bllakos. Telefoni i ish-deputetit, prej ditësh del i fikur.
Alqi Bllako është arratisur. Ai ka shfrytëzuar kohën që i duhej deri në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe pasi ka bërë gati dorëheqjen, duket se kohën e ka shfrytëzuar për t’u fshehur.
Policia nuk e ka gjetur në banesë dhe ai nuk është dorëzuar në polici.
FOTOT/Momenti i arrestimit të zyrtarëve të akuzuar për inceneratorëtPublikohen momentet e arrestimit nga policia e Tiranes e zyrtarëve të përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 11 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit e bashkisë së Elbasanit, një biznesmen dhe dy administratorë të incerenatorit në Fier. Ndërkohë që pritet ekzekutimi I vendimit të Gjykatës edhe për arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako.
Hetimi për këtë nisi pas kallëzimit penal të Partisë Demokratike, LSI dhe Nismës Thurje dhe në qendër të hetimit ishte kontrata koncesionare mes ministrisë së mjedisit dhe kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”. Hetuesit thonë se kanë gjetur veprime të kundërligjshme dhe korrupsion.
Një rulotë me targa të huaja doli nga rruga në afërsi të fshatit Pocem në Mallakastër, ndersa nje burrë dhe nje grua qe udhetonin me te përfunduan në spitalin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Levan- Tepelenë, kur një rulot me targa të huaja E913JOW ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur dy shtetas, Dominic Macfarlane dhe Gabriela Tominac, çift skocez.
Fillimisht burrë e grua, kanë pritur që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes uniformat blu duke refuzuar ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit, por më pas janë shoqëruar me autoambulancë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga ka qenë lagështia në rrugë era e fortë në këtë pjesë të rrugës. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën bluzat e bardha të cilat i dhanë ndihmën e parë të lënduarve, ndërsa më pas burrë e grua janë shoqëruar në spital, ku paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ana e policisë po kryhen veprimet për të zbuluar edhe shkakun e daljes nga rruga të rulotës.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 20:00, në Poçem, Mallakastër, shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Skoci, duke drejtuar automjetin tip rulot, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi D. M dhe pasagjerja, shtetasja G. T., 26 vjeçe, banuese në Skoci, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.
Lista e plotë/Kush janë ministrat dhe deputetët e Ramës që janë arrestuar ose kanë lënë mandatin
Në pak më shumë se 8 vite qeverisje të socialistëve, kryeministri Edi Rama është detyruar të humbasë një numër të madh bashkëpunëtorësh te arrestuar si të përfshirë në akte kriminale, që nga vrasjet e deri te korrupsioni. I fundit ndër ta është ish-deputeti, Alqi Bllako, ndaj te cilit ka nje vendim gjykate per arrestim për akuzën e korrupsionit me inceneratorët.
Në fakt lista është shumë e gjatë dhe nis shumë herrët, që në vitetet e para pasi socialistët arritën të marrin pushtetin në vitin 2013.
I pari që humbi mandatin dhe më pas u arrestua nga policia ishte deputeti i Lezhës, Armando Prenga. Ai arrestua nga Policia në kushtet e flagrancës pasi u përfshi në një konflikt me armë në komisariatin e Laçit.
Pas tij radha ishte e një tjetër deputeti të Lezhës, kësaj here Arben Ndokës, i cili humbi mandatin pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Itali.
Lista do të zgjatej edhe më tej me dy deputetë të tjerë, Tom Doshi i zgjedhur nën singlën e PS dhe Mark Frroku i zgjedhur si aleat i socialistëve, po në qarkun e Shkodrës.
Tom Doshi u vu më pas në pranga për kallëzim të rremë, ndërsa u shpall edhe person non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Mark Frroku më vonë përfundoi prapa hekurave me vendim të formës së prerë, ku u dënua për fshehje pasurie, pastrim të produkteve të veprës penale dhe ndërtim pa leje.
Lista e personave që kishin problem me drejtësinë u shtua edhe më tej gjatë mandatit të dytë të socialistëve, ku mandatin u detyrua ta lërë edhe ish-ministri i Rendit, Sajmir Tahiri, i cili pas një beteje të gjatë ligjore përfundoi në burg për shpërdorim detyre.
Postin e ministrit të Brendshëm do e linin nën akuza të forta politike edhe dy figura të tjera të socialistëve, Fatmir Xhafaj dhe Sandër Lleshi. I pari u detyrua të largohej pasi ishte vënë në qendër të akuzave për shkak të vëllait, i cili i ishte fshehur ekzekutimit të një dënimi nga autoritetet italiane për trafik droge.
Ndërsa Sandër Lleshaj u detyrua të largohej nga posti pas vrasjes tragjike nga një punonjës policie të të riut Klodian Rasha.
Një tjetër ish-ministër i Ramës përfundoi në burg dhjetorin e shkuar për korrupsion dhe pastrim të parave. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, ashtu si edhe Bllako.
Lista bëhet edhe më e gjatë me drejtuesit e pushtetit lokal, si ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, i cili kishte fshehur një krim në Itali.
Një tjetër kryebashkiak që ra në pranga ishte edhe ai i Lushnjes, Fatos Tushe i arrestuar për korrupsion.
Në pranga ra edhe kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili po ashtu kishte fshehur një dënim në Greqi.
Ndërkohë që Vangjush Dako, një tjetër figurë e rëndësishme e socialistëve dhe që drejtoi Bashkinë e Durrësit për më shumë se 10 vite, u detyrua të mos rikandidojë më pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën non grata.
Kësaj liste i shtohet një tjetër emër i njohur i socialistëve. Bëhet fjalë për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pejtri, i cili hoqi dorë nga marrja e mandatit të kryebashkiakut pasi kishte mashtruar në deklarimin e formularit të dekriminalizimit duke fshehur një dënim. /Zoom.al
Të larguarit apo arrestuarit
Alqi Bllako
Lefter Koka
Sajmir Tahiri
Tom Doshi
Mark Frroku
Arben Ndoka
Armando Prenga
Fatmir Xhafaj
Sandër Lleshi
Elvis Roshi
Vangjush Dako
Agim Kajmaku
Valdrin Pjetri
Fatos Tushe
Dua Lipa përfundon gjysmën e albumit të saj të tretëDua Lipa ka nisur të shpërndajë më shumë informacione rreth albumit të saj të ardhshëm, që do të jetë edhe albumi i tretë me radhë.
Këngëtarja me famë botërore, është shprehur e entuziazmuar që albumi i radhës po merr formë dhe se tashmë “50% e tij është gati”, shkruan të mërkurën revista “Hola!”.
Artistja 26-vjeçare, e cila do të performojë këtë verë në një prej festivaleve më të mëdha, Lollapalooza, ka folur së fundmi në podcastin e saj “At Your Service”.
Dua ka thënë se muzika e saj e re “po merr formë të mirë”. Këngëtarja shqiptare ka pasur sukses të madh me albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, dhe fansat tashmë kanë filluar të flasin rreth albumit të tretë, duke e paramenduar edhe drejtimin e tij marrë parasysh bashkëpunimin e këngëtares me reperen e famshme amerikane, Megan Thee Stallion./L.K
/Zoom.al
Kandidatët e PS në Bankën e Shqipërisë, maxhoranca arrin në 80 vota në Kuvend
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar ditën e sotme kandidaturat e Natasha Ahmetajt dhe Anastas Angjelit si anëtarë të këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë. Ahmetaj ka marrë 80 vota pro, 7 kundër dhe 3 vota abstenim ndërsa Angjeli ka marrë 92 vota pro dhe një kundër.
Ndonëse opoizita ishte shprehur se do të votonte kundër këtyre propozimeve që erdhën në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, ato janë votuar me më shumë vota sesa shumica e majtë ka në Kuvend, ccka tregon se një pjesë e opozitës ka bashkuar votat me socialistët.
Ndërkohë që një pjesë e deputetëve që përfaqësojnë foltoren kanë votuiar kundër.
Të 7 deputetet e PD mësohet se kanë votuar kundër
Tritan Shehu
Luan Baçi
Agron Shehaj
Isuf Çelaj
Albana Vokshi
Elda Hoti
Bujar Leskaj
Shqipëria e varur nga importi i naftës. Ekspertët: Shkak abuzimet në këtë sektor
Shqipëria është një vend prodhues i naftës dhe në të kaluarën arrinte të përpunonte një pjesë të saj në vend, duke plotësuar disa nevoja në treg për hidrokarbure. Por gjatë tre dekadave të fundit, abuzimi dhe keqmenaxhimi i këtij sektori ka sjellë, që sot vendi të varet krejtësisht nga importi. Qytetarët po e paguajnë këtë keqmenaxhim me çmimin e lartë të naftës, e cila vjen e gjitha nga importi. Kjo pasoi mbylljen perfundimtare të rafinerisë kryesore të përpunimit të thellë, e cila është drejt demolimit të plotë.
Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, solli një tronditje të fortë të çmimit të naftës dhe gazit në tregjet ndërkombëtare që kishin filluar të ngriheshin edhe para sulmit. Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Pasojat e ngritjes së çmimeve janë ndjerë edhe në Shqipëri, një vend që sot varet tërësisht tek importet për plotësimin e nevojave për naftë dhe benzinë. Në të kaluarën vendi arrinte të plotësonte një pjesë të nevojave për karburant nga nafta e nxjerrë në Shqipëri. Por keqmenaxhimi dhe abuzimi me procesin e privatizimit të rafinerisë kryesore të vendit, ka bërë që, që nga 2019, nevojat të plotësohen të gjitha nga importi.
Nevojat vjetore llogariten në rreth 1 milion ton në vit ( prej të cilave, 600 mijë ton naftë për automjete, industri dhe bujqësi, 120 mijë ton benzinë, dhe 200 mijë të tjera). Ndonëse një vend prodhues, nafta e Shqipërisë saj është e tipit të rëndë, jo të lehtë, që ka nevojë për përpunim të thellë. Gjatë 10 viteve të fundit, mesatarja vjetore e prodhimit të naftës bruto llogaritet afërsisht 1 milion ton në vit. Një pjesë e vogël e saj përpunohet në vend, kryesisht për bitum solar dhe mazut. Të dyja këto nënprodhime janë të vlefshme për infrastrukturën rrugore dhe si lëndë djegëse për disa industri.
Uzina e përpunimit të thellë te naftës në Ballsh u privatizua në vitin 2008 dhe kaloi nga një pronar tek tjetri deri në vitin 2019 kur u mbyll përfundimisht dhe u dha për demolim. Ish-punonjës të saj dhe ekspertë i thanë Zërit të Amerikës, se të gjitha qeveritë e pas 90-ës e asfiksuan këtë industri, e cila nëse do ishte në punë, mund të plotësonte sipas tyre 30 deri ne 40% të nevojave të vendit për hidrokarbure.
“Dorë pas dore ky kombinat u menaxhua nga njerëz jo profesionistë. Unë vetëm specialistë të hidrokarbureve nuk pashë aty. Ua dhanë disa njerëzve të papërgjegjshëm, disa njerëzve që ndoshta edhe naftën me sytë e tyre e kishin parë nga larg”– tha për Zërin e Amerikës Novruz jahaj, ish punonjës në rafinerinë e naftës në Ballsh.
“Liçensat që jepeshin kanë kaluar dorë për dorë, nuk ishin reale. Shkruhej një emër dhe nuk dihej kush ishte pas tij. Këtë punë e bën monopoli i karburanteve që shiten në Republikën e Shqipërisë”- tha për Zërin e Amerikës Bardhi Alushaj, ish teknolog në rafinerinë naftës në Ballsh.
“Të fundit që u larguan nga rafineria i lanë një borxh jo vetëm shtetit, tatime, taksa, detyrime në bashkinë e Mallakastrës, bizneseve të nivelit të dytë, por u detyrohen dhe naftëtarëve mbi 13 paga” -tha për Zërin e Amerikës Sokol Dautaj, Kryetar i Sindikatës së Naftëtarëve.
“Në qoftë se do të përpunohej nafta shqiptare në vend, jo vetëm që do të prodhoheshin karburante për ekonominë, por kjo do të përkthehej në mirëqenie për shqiptarët. Do të kishin mundësi sot, në kushtet e vëshitrësive të burimeve të furnizimit, që të ishin më të mbrojtur, dhe s’do ishim të varur nga importi”– Nako Petro, ish- drejtor në rafinerinë e naftës, Ballsh.
Sipas statistikave zyrtare sasia më e lartë e naftës prej 2 milionë e 500 mijë tonë naftë, është prodhuar në 1974-ën. Deri në vitet 90, është ruajtur një mesatare prej më shumë se 1 milion tonë në vit. Më pas prodhimi u përgjysmua (në 500 mijë tonë në vit ) dhe mbajti këtë kuotë në dy dekada. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, prodhimi u dyfishua sërish.
90% e naftës sot prodhohet nga kompania private Bankers Petroleum Albania ( e cila shfrytëzon vendburimin më të madh të naftës në vend atë të Patos-Marinzsës) dhe pjesa tjetër nga disa kompani të tjera, përfshirë dhe të vetmen kompani shtetërore Albpetrol.
Pjesa më e madhe e naftës bruto eksportohet. Shqetësimi i ekspertëve lidhet me mungesën e rafinimit të saj në vend.
Kjo pasoi mbylljen përfundimtare të Uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, që mori emrin Armo (Albanian Refining Marketing of oil, pjesë e së cilës ishte dhe rafineria e Fierit dhe e Cërrikut, që ju shkëput kompanisë nga qeveria në vitin 2008) pas reformës së vitit ‘99 në industrinë e naftës në shqipëri. Ajo u privatizua në vitin 2008 nga një konsorcium (Amra Group dhe Refinery Associates of Teksas) me 85 % pas të cilit qëndronte biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, me një shifër prej 128 milion euro. 15% të aksioneve i kishte Ministria e Ekonomisë. Vit pas viti, gjendja financiare e kompanisë Armo u përkeqësua, duke krijuar humbje dhe borxhe ndaj shtetit dhe palëve të tjera. Por kjo nuk e pengoi qeverinë e atëhershme, që në vitin 2012, të shpallte fitues të tenderit, për blerjen e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës “Albpetrol” konsorciumin Vetro Energy, që ofroi 850 milionë Euro ku shfaqet sërish biznesmeni Rezart Taçi. Tenderi u anulua në fillim të vitit 2013, pasi nuk u arrit të sigurohej shuma e blerjes.
Ndërkohë rafineria e Ballshit, pjesë e kompanisë Armo, në vitin 2019 u shit përfundimisht nga bankat si kolateral dhe sot është drejt demolimit të plotë.
Zv. Ministri i energjitikës Ilir Bejtja i tha Zërit të Amerikës se që prej privatizimit në të nuk ishte bërë asnjë investim, teknologjia nuk i përgjigjej kohës dhe sasia që përpunohej sipas tij, nuk arrinte t’i sillte fitime kompanisë.
“Është dështim financiar. Ishte një pazëll e ngritur mbi një fluskë, mbi një asgjë. Borxhet u kapitalizuan në mënyrë të rregullt për të arritur në fund të 2015-ës 518 milionë dollarë borxhe, dhe kapitali vetë 495 milionë dollarë. Megjithatë arritëm në pikën që nuk kishte më leverdi të punohej uzina, janë paraqitur disa kompani. Tani përfundimi është që ajo u shit tek disa kompani që merren me grumbullimin e hekurit dhe çelikut. Do të demontohet e gjitha dhe do shkrihet për prodhim çeliku. Në të njëjtën sipërfaqe ata që e kanë blerë, kanë marë angazhimin të ndërtojnë një parcelë të madhe rreth 85 hektarë, me fotovoltaikë, prodhim energjie nga dielli”– tha për Zërin e Amerikës Ilir Bejtja, Zv.Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Biznesmeni Rezart Taçi ish- pronar i kompanisë Armo u shpall nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në nëntor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për veprat penale të pastrimit të parave në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ndaj tij ka vendim arresti nga gjykata në mungesë. Por ekspertët sugjerojnë hetime të thelluara që prekin sipas tyre edhe inisiatorët e hartimit të marrëshjeve që çuan në privatizimin e dështuar të ARMO-s,.
“Të treja rafineritë edhe ne Fier edhe në Ballsh edhe në Cërrik janë zona krimi them unë, pra aty duhet të vendoset një shirit “këtu ka ndodhur një krim” nga SPAK-u më së fundi, për të parë se kush ishin njerëzit që vendosën se në Ballsh dhe në Fier duhet të ishin kompanitë azere për shembull apo kompani të tjera që nuk arritën asnjëherë ta menaxhonin. Ato vërtet janë privatizuar me ligj. Sot është shumë e vështirë të gjesh fajtorët për shkak se ky quhet korrupsion ligjor. Kjo është zanafillë e asaj që po ndodh, kur ne nuk kemi treg të hidrokarbureve, nuk kemi një kompani që të prodhojë dhe të shesë brenda vendit, nuk kemi rafineri që të rafinojë naftën që është pasuri kombëtare brenda vendit dhe nuk kemi as ndërmarrje që ta shpërndajnë këtë njësi të prodhuar”– u shpreh për Zërin e Amerikës Bardhi Sejdarasi, ekspert për çështjet ekonomike.
Shqipëria sot po paguan gjithë pasojat e keqmenaxhimit 30 vjeçar në sektorit të hidrokarbureve. Mesatarja e çmimit të naftës gjatë javës së fundit llogaritet me rreth 240 lekë për litër, duke pësuar një rritje me afro 30% që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukraninën më shumë se një muaj më parë./VOA