zoom

Day ArchiveMiqësorja mes Spanjës dhe Shqipërisë pushtohet nga thirrjet raciste

Vazhdojnë thirrjet raciste në stadiume, këtë rradhë në miqësoren mes Spanjës dhe Shqipërisë, ku protagonistë u shfaqën tifozët spanjollë.

Me thirrjet “Kosova është Serbi, Katalunja është Spanjë”, ata përsëritën qëndrimin e tyre të njëjtë sikurse vetë shteti spanjoll që nuk e ka njohur akoma Kosovën si shtet.

A les Rodalies de l’estadi de Cornellà la gent crida:
“Unidad nacional”
“Hay que votar a VOX”
“Es polaco el que no vote” i la pancarta resa:
“Kosovo es Serbia y Cataluña es España”
Però després van dient que “no hay que mezclar la politica con el deporte”
pic.twitter.com/viR3s2iiSb

— Joan Carles Calbet (@jccalbet) March 26, 2022

/Zoom.al

Pogba ndez shpresat e Juventus: Në Man.Utd s’kam fituar asgjë

Paul Pogba e sheh të ardhmen e tij gjithnjë e më larg Manchester United dhe kjo kuptohet që në deklaratat e tij ku ai kërkon të fitojë trofe pas një sezoni nën pritshmëri me fanellën e kuqe.

“Nuk kam vendosur asgjë, ndoshta mund ta bëj nesër ose gjatë verës. Tani për tani dua ta përfundoj këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Pogba për TeleFoot.

Për mesfushorin, i vetmi objektiv i tij që synon ta fitojë është Kupa e Botës me Francën dhe shpreson ta bëj atë për herë të dytë rradhazi. Sa i përket ecurisë së tij me skuadrën angleze, ai shton se me Manchesterin nuk ka fituar asgjë këtë sezon dhe kërkon që ti rikthehet titujve dhe sfidave të reja.

“Është e vështirë të gjykosh një sezon me ndryshimin e menaxhementit dhe me shumë dëmtime. Unë dua të fitoj tituj dhe të konkurroj për diçka, por këtë sezon kemi dështuar për gjithçka dhe Manchester United nuk ka fituar asgjë për kaq vite. Është vërtetë e trishtë”, përfundoi ai.

Gjatë qëndrimit të Pogba në Old Trafford, Manchester United ka fituar vetëm dy herë Kupën e Ligës në 2010 dhe 2017, plus Europa League 2017. Me Juventusin, ai fitoi titullin e Serie A katër herë radhazi, dy edicione të Kupës së Italisë dhe dy edicione të Superkupës së Italisë.

/zoom.al

Broja mesazh tifozëve pas miqësores me Spanjën: Na mbështesni me Gjeorgjinë

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë dhe të mos ndjejë presionin e nivelit të lartë të mbrojtjes që përpiqet ta markojë për ta ndaluar atë drejt portës. Sulmuesi i Kombëtares sonë tregoi edhe njëherë se sa i rrezikshëm është në duelet një kundër një dhe këtë e bëri përballë Spanjës, një prej skuadrave më të mira të botës.

Në lidhje me këtë paraqitje pozitive të tij, Broja ka reaguar duke bërë thirrje nga stërvitja që kjo mbështetje të vazhdojë dhe në ndeshjen e rradhës përballë Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”.

“Përshëndetje tifozëve kuqezinj! Jam Armando Broja. Faleminderit shumë për suportin që na jepni gjithmonë dhe ishalla ju shohim në stadium kundër Gjeorgjisë! Faleminderit!”, shprehet talenti ynë në një prononcim të drejtpërdrejtë me mbështetësit kuqezi nga ekrani.

Shqipëria luan me Gjeorgjinë më 29 mars në orën 20:45.

Shqetësuese! Deputeti rus propozon të pushtohet Polonia dhe disa shtete të tjera

Përmes një deklarate shqetësuese, deputeti rus, Savostyanov ka propozuar që Rusia të kryejë një sulm të plotë kundër Polonisë, vendeve baltike dhe Kazakistanit.

“Jo vetëm Ukraina, por edhe Polonia, vendet baltike, Moldavia si dhe Kazakistani, gjithashtu duhet të çmilitarizohen nga Rusia”, tha Sergei Savostyanov.

Dokumenti me kërkesën e tij, drejtuar qeverisë dhe Vladimir Putinit daton më 24 mars dhe është shpërndarë në Twitter nga Mykhailo Podolyak, kryenegociatori i Ukrainës dhe këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit është shprehur se Rusia kërkon që të ketë shumë gjak në Evropë.

“Ky është vetëm fillimi. Rusia premton qartë se do të ketë shumë gjak në Evropë,” shkruan Mykhailo Podolyak./ Zoom.al

Florian Marku njofton duelin me britanikun Jenkins, data kur luhet

Florian Marku do të luajë më 2 prill përballë Jenkins për të mbrojtur titullin e IBF. Boksieri shqiptar e ka bërë të ditur njoftimin nëpërmjet rrjeteve sociale, ku sipas tij premtohet spektakël për të arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, ku në rast se Marku ia del të fitojë, ai do të vazhdojë të mbajë titullin si kampion ndërkombëtar në kategorinë “IFB”.

Dueli do të zhvillohet në Utilita Arena.

2 april I defend my IBF INTERNATIONAL TITLE. #AndStill pic.twitter.com/0hXtk32OEb

— Florian Marku ? (@FlorianMarku92) March 27, 2022

“Luan pingpong”! Zelensky: Perëndimit i mungon guximi

“Perëndimit i mungon guximi, luan pingpong”. Kështu është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka rikthyer kritikat për perëndimorët, në një mesazh të fundit.

“Ukraina ka nevojë vetëm për 1% të avionëve dhe tankeve të NATO-s. Ne kemi pritur 31 ditë. Kush është në krye të komunitetit euroatlantik? Moska është ende atje për shkak të frikësimit?”- ka thënë Zelensky.

Më pas, presidenti ukrainas tha se foli me mbrojtësit e Mariupolit, ditën e sotme:

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta, vendosmëria e tyre, heroizmi dhe qëndrueshmëria e tyre janë të mahnitshme”./ Zoom.al

Rusia me dorë të hekurt! Bllokon intervistën e Zelensky-t

Rregullatori shtetëror rus i medias, Roskomnadzor ka lëshuar një paralajmërim për mediat ruse, në lidhje me një intervistë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rregullatori paralajmëroi shtypin se nuk duhet të publikojë intervistën dhe se për këtë ka nisur një hetim për të identifikuar shkallën e përgjegjësisë në lidhje me mediat që kanë kryer intervistën.

Më herët, gazeta liberale ruse Meduza njoftoi se kishte intervistuar Zelensky, së bashku me Dozhd TV dhe gazetën ruse Kommersant.

Meduza dhe Dozhd janë të dyja media të bllokuara në Rusi. Rusia kohët e fundit ka miratuar ligje të reja që kufizojnë mënyrën në të cilën mediat ruse mund të raportojnë për luftën në Ukrainë.

Ligjet më të rrepta, kundër shpërndarjes së “lajmeve të rreme” mbi aktivitetet e Forcave të Armatosura Ruse, mbartin akuza të rënda penale deri në 15 vjet burg për shkelësit./ Zoom.al

Princi William dhe Kate Middleton largohen nga Pallati Mbretëror?

Princi William theu protokollin mbretëror dy ditë më parë, kur dha një vlerësim të sinqertë të vizitës së tij me Dukeshën e Kembrixhit në Belize, Xhamajka dhe Bahamas, e cila është përfshirë nga polemika.

“Ky turne ka sjellë në fokus pyetje edhe më të mprehta për të kaluarën dhe të ardhmen,” pranoi ai.

Burimet mbretërore thanë se William dëshironte të dëgjonte, të mësonte dhe të mos jepte leksione në të ardhmen.

Duka i Kembrixhit deklaroi se “nuk u thotë njerëzve se çfarë të bëjnë” dhe se zgjedhja e Komonuelthit se kush e drejton atë në të ardhmen “nuk është ajo që ka në mendje”.

Princi ripohoi përkushtimin e tij ndaj “familjes së Commonwealth”, por tregoi se nuk supozonte se do ta drejtonte atë.

Mbretëresha është kreu i Komonuelthit dhe të 54 vendet anëtare kanë rënë dakord që Princi i Uellsit të marrë titullin kur të jetë Mbret.

William, 39 vjeç, tha: “Ai që Commonwealth zgjedh për të udhëhequr familjen e tij në të ardhmen nuk është ajo që kam në mendje. Ajo që ka rëndësi për ne është potenciali që ka familja Commonwealth për të krijuar një të ardhme më të mirë për njerëzit që e formojnë atë dhe përkushtimi ynë për t’i shërbyer dhe mbështetur sa më mirë që mundemi.”

William pranoi gjithashtu se udhëtimi i Kembrixhit kishte qenë shumë më sfidues diplomatikisht nga sa kishin pritur familja mbretërore dhe ndihmësit.

Ndërsa ishin në Xhamajka, ata u mirëpritën në Trench Town, Kingston, ku u rrit ylli i ndjerë i reggae Bob Marley, por një defekt në PR shkaktoi një stuhi. Një foto u bë virale e çiftit në një shëtitje të improvizuar për të përshëndetur fëmijët me krahët e shtrirë nëpër një gardh teli, duke nxitur akuza për pandjeshmëri racore.

William dhe Kate do të kthehen në shtëpi për të kaluar Ditën e Nënës me Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Në çdo vend, Cambridges foli publikisht për shpresat e tyre për të sjellë fëmijët e tyre me vete në udhëtimin e tyre të ardhshëm. Por tani ka një pikëpyetje, nëse ai do të jetë në një cilësi zyrtare si mbreti dhe mbretëresha e ardhshme e mbretërive./ Zoom.al

Bilanc lufte, sa civilë ukrainas kanë ndërruar jetë deri tani

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut konfirmoi sot se 1,119 civilë ukrainas janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që kur Rusia filloi sulmin e saj në Ukrainë.

Midis të vrarëve 52 viktima janë fëmijë, 15 vajza dhe 32 djem, raporton OKB, sipas një deklarate që mbulonte periudhën midis fillimit të luftës më 24 shkurt dhe mesnatës së 26 marsit.

Megjithatë shifrat reale të viktimave pritet të jenë shumë më të larta, sesa shifrat e konfirmuara.

Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë?

Shefi i inteligjencës ushtarake në Ukrainë tha se Rusia mund po përpiqet ta ndajë Ukrainën në dysh, pasi presidenti rus Vladimir Putin e ka kuptuar se “ai nuk mund ta marrë të gjithë vendin” dhe ka të ngjarë të përpiqet të ndajë vendin sipas “skenarit korean”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar sërish Perëndimit që t’i sigurojë Ukrainës avionë luftarakë dhe raketa të mbrojtjes ajrore;

Mbikëqyrja bërthamore e Ukrainës thotë se një objekt kërkimor bërthamor në Kharkiv është sulmuar sërish nga Rusia dhe luftimet e bëjnë të pamundur vlerësimin e dëmit;

Guvernatori i qytetit perëndimor të rajonit Lviv tha se një qytetar u arrestua, pasi dyshohet se ka spiunuar për dy sulmeve me raketa që tronditën qytetin të shtunën.

Zyrtarët në Portin e Odesës në Detin e Zi po përpiqen mbrojnë trashëgiminë kulturore, nga frika se mos përfundojnë si Mariupoli.

Ambasada e Ukrainës në Ankara tha se një grup prej 159 jetimësh ukrainas kanë mbërritur në qytetin jugor turk të Antaloas. Djemë dhe vajza, të moshës katër deri në 18 vjeç, u evakuuan nga shtëpitë sociale në rajonin e Dnipro.

Leonid Pasechnik, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhanskut në Ukrainën lindore, ka thënë se rajoni i tij dëshiron të mbajë një votim për bashkimin me Rusinë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se SHBA nuk po përpiqet të rrëzojë presidentin rus Vladimir Putin, pavarësisht dënimeve të ashpra për pushtimin rus të Ukrainës./Zoom.al

Plani i Italisë për të bindur Mancinin që të qëndrojë

Federata Italiane e Futbollit është kundër vendimit të trajnerit Roberto Mancini për të dhënë dorëheqjen nga stoli i Kombëtares.

Megjithëse kërkesa e trajnerit për tu larguar është e pashmangshme pas asaj disfate të rëndë në play-off, federata ka hartuar një plan se si mund ta bind për të qëndruar dhe për fushatat e ardhshme eleminatore që do të nisin në muajin qershor.

Gjithçka nis nga një analizë e tetë muajve të fundit e ndjekur nga zgjidhjet e nevojshme për të ndihmuar të ardhmen që po shikon përpara Kupën e Botës të Amerikës së Veriut në 2026, ku Gravina do të donte që Mancini të drejtonte Azzurrit.

Në ditët në vijim do të ketë më shumë takime mes dyshes, veçanërisht pas miqësores kundër Turqisë të martën.

Ka të ngjarë që një skuadër e re e Italisë të shihet në qershor, kur Azzurri do të përballet dy herë me Argjentinën, Anglinë, Hungarinë dhe Gjermaninë, ku trajneri italian do të jetë në gjendje të provojë gjëra të reja.

Mancini ka ende nevojë për kohë për të reflektuar dhe për të marrë vendimet e tij në lidhje me të ardhmen e tij dhe FIGC nuk dëshiron ta nxitojë atë, por tani për tani gjërat tregojnë që ai të qëndrojë.