zoom

Day ArchiveHodhi gruan nga ballkoni, ja kush është personi tjetër i plagosur në Kamëz

Dilaver Idrizi është personi tjetër që mbeti i plagosur si pasojë e zjarrit që përfshiu mbrëmjen e sotme komisariatin e Kamzës. 62 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai u ndalua disa ditë më parë, pasi hodhi nga ballkoni9 bashkëjetuesen e tij.

Mozzik i urren njerëzit që janë dinak

Reperi shqiptar, Mozzik, është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe ndan me njerëzit postime të ndryshme. Ai publikuar një postim në InstaStory, ku thotë se i urren njerëzit që janë dinak.

“Të qenët dinak; veprim që bëhet për të mashtruar të tjerët, për t’ua hedhur pa e kuptuar, veprim a sjellje prej dinaku; dredhi, dhelpëri. Këta njerëz i urrej shumë”, tha Gramos Aliu (emri i plotë). E aq shumë gënjejnë saqë fillojnë t’i besojnë vetes aq shumë rrena. Edhe ata që mashtrojnë, mashtrojnë e vetëm mashtrojnë. Edhe ata janë …”, tha tutje ai.

Artisti i njohur shtoi: “Mirëmëngjes vetëm njerëzve të mirë”.

Ylli nga Ferizaj momentalisht ndodhet në Shqipëri për shkak të angazhimeve me mbrëmje e koncerte. Ai po vazhdon të jetë sa më pranë fansave jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe nëpër vende të tjera në botë./L.K

/Zoom.al

 

Ja kush është i riu që humbi jetën nga zjarri sot në Komisariatin e Kamzës

Kanë dalë në dritë të tjera detaje nga ngjarja e sotme në Komisariatin e kamës. Mësohet se I riu që humb jetën është, 26 vjecari Arben Mici, i cili eshte arrestuar kete pasdite.

Ndërkohë që krahas prokurorisë, hetime ka nisur edhe Shërbimi për Ccështjet e Brendshme në Ministrinë e Brendshme.

Humbi jetën nga zjarri në komisariat, i riu ishte shoqëruar për dhunë në familje

Personi që humbi jetën nga zjarri që përfshiu Komisariatin Nr.5 në Kamëz ishte një i ri vetëm 25 vjeç. Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se ai ishte shoqëruar për dhunë në familje. Ndërkohë që mësohet se zjarri fillimisht ka rënë pikërisht në ambientet ku qendronin personat e shoqëruar.

Doja Cat tërhiqet nga muzika

Doja Cat ka bërë të ditur se ka mbaruar punë me industrinë e muzikës, në bazë të disa postimeve që ka bërë për fansat në Twitter. Këngëtarja e “Say So” shkroi në Twitter: “Kjo nuk është për mua, kështu që unë jam jashtë. Kujdesuni të gjithë”.

Më herët atë mbrëmje, ajo kishte një shfaqje në Brazil dhe u kërkoi falje fansave që nuk dhuroi spektakël në skenë. Koncerti erdhi dy ditë pasi asaj iu desh të anulonte shfaqjen e saj në Paraguay për shkak të një stuhie që shkaktoi përmbytje të mëdha.

Reperja postoi në rrjete sociale se nuk do të bëjë më kurrë foto me fansat pasi të përfundojë turneun e saj botëror.

“Ka ikur, do të largohem mezi prez të zhdukem dhe nuk kam nevojë të më besoni më. Gjithçka ka vdekur për mua, muzika ka vdekur dhe unë jam një budallallëqe që kam menduar se jam krijuar për këtë, ky është një makth i tmerrshëm, mos më ndiqni”, tha ajo./L.K

/Zoom.al

 

 

Zjarri në komisariatin e Kamzës, vdes një nga personat e ndaluar

Një nga personat e plagosur gjatë zjarrit që përfshiu komisariatin e kamës ka humbur jetën në spital. Policia bën të ditur se ai është me inicialet A.M. ndërkohë që të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, njëri është një tjetër i shoqëruar me inicialet D.I dhe personi i dytë është një policë.

Forcat ruse bombardojnë reaktorin kërkimor bërthamor të Kharkiv-it

Një reaktor kërkimor bërthamor në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është goditur nga raketat ruse, sipas autoriteteve të cituara në një media ukrainase.
Kyiv Independent raporton se për shkak të bombardimeve të vazhdueshme në verilindje të vendit, autoritetet nuk kanë mundur që të vlerësojnë dëmet në vend. Rusia është kritikuar vazhdimisht për shënjestrimin e centraleve bërthamore në Ukrainë, siç është centrali bërthamor Zhaporizhia në juglindje./zoom.al/

 

Spanja fiton miqësoren me Shqipërinë

Spanja fiton miqësoren me Shqipërinë me rezultatin e ngushtë 2-1.

Skuadra e Luis Enriques ishte dominuese përgjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Kombëtarja jonë u treguan të aftë në mbrojtje duke mos lënë spanjollët të gjenin portën.

Një rast i mirë për Kombëtaren u shënua në minutën e 12 me Eric Garcia që krijon kontakt me Cikalleshin, por për arbitrin nuk ka asgjë duke lejuar lojën të vazhdojë normalisht.

Broja është i pamarkueshëm nga mbrojtja e Spanjës. Sulmuesi i talentuar arriti të krijonte shumë vështirësi në gjysmëfushën e kundërshtarëve duke krijuar jo pak panik në disa raste konkrete.

Spanja shënon me Ferran Torres në minutën e 76’të pas një loje intensive, ndërsa Uzuni rikthen ekulilibrat duke shfrytëzuar një top të mirë në zonë për të ngritur në këmbë shqiptarët në stadium dhe shtangur vendasit.

Kur u duk se gjërat do të shkonin drejt një barazimi 1-1, mendoi Dani Olmo në minutat e fundit të ndeshjes duke rikthyer entuziasmin tek spanjollët që e fitojnë këtë miqësore me jo pak vuajtje.

Rusia ka shkatërruar rreth 4,500 ndërtesa banimi në Ukrainë
Rusia ka shkatërruar rreth 4,500 ndërtesa banimi, 100 ndërmarrje, 400 institucione arsimore dhe 150 institucione mjekësore në Ukrainë, thotë një ministër i qeverisë ukrainase.

Dëmi i përgjithshëm në të gjithë vendin do të vlerësohet pas përfundimit të luftimeve dhe heqjes së minave, thotë Ministri për Zhvillimin e Komunitetit dhe Territorit Oleksiy Chernyshov, përcjell agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.

Sipas vlerësimeve paraprake, humbjet e shkaktuara kanë arritur në dhjetëra miliarda dollarë amerikanë, dhe shuma pritet të rritet çdo ditë../zoom.al/

OKB: Mbi 1 mijë civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë, mes tyre 51 fëmijë

Më shumë se 1100 civilë janë vrarë Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e vendit, më 24 shkurt, sipas La Reppublica.

Sipas një raporti të përditëstuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, 1,104 janë vrarë dhe 1,754 janë plagosur.

Në mesin e më shumë se 1,100 civilëve që kanë humbur jetën, 167 janë gra dhe 51 fëmijë./zoom.al/