zoom

Day ArchiveBarcelona i jep leksione Realit në Santiago Bernabeu

Barcelona demonstron më së miri formën e saj të shkëlqyer në kampionat duke shkatërruar me rezultatin e thellë 4-0 rivalët e Real Madrid.

Në një ndeshje ku madrilenët shiheshin favorit, fusha tregoi të kundërtën duke parë dominues katalanasit që sunduan që prej minutës së parë e deri në të fundit. Goli i parë erdhi në minutën e 29-të me autor Pierre Emeric Aubameyang, i shërbyer mjeshtërisht nga Ousmane Dembele. 8 minuta më vonë vjen goli i dytë i miqve me mbrojtësin Araujo që shfrytëzon një goditje këndore të ekzekutuar mjaft mirë nga sulmuesi francez, i cili regjistroi asistin e tij të dytë në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë shfaqi të njëjtën panoramë. Ferran Torres shënon për të tretin në minutën e 47-të, i asistuar nga Aubameyang dhe pak minuta më vonë, sulmuesi gabonez shëon dhe të dytin personal dhe të katërtin e sfidës duke konsoliduar përfundimisht rezultatin në favor të Barcelonës me një poker magjik në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Barcelona rikthehet në vendin e tretë me 54 pikë, po aq sa Atletico por me një ndeshje më shumë për të luajtur. Skuadra e Xavi Hernandez tashmë e sheh vendin e parë 8 pikë larg, kur kanë mbetur dhe 9 javë nga përfundimi i sezonit.

Në anën tjetër, Real Madrid ndalet pas 4 fitoreve rradhazi në kampionat, por vijon të mbetet i pa shqetësuar në krye të renditjes. Kujtojmë që për skuadrën e Ancelottit mungoi Karim Benzema, gjë që reflektoi dhe në rastet me pakicë të sulmuesve në përpjekje për të gjetur golin në portën e Ter Stegen.

/zoom.al

Analizë: Çfarë prodhoi java e 26-të e Kategorisë Superiore?

Ka përfunduar dhe java e 26-të e Kategorisë Superiore. Një javë që për disa rezultoi një provë e kaluar me sukses dhe për disa të tjerë që ngecën duke ndalur hapin ngjashëm si rivalët e tjerë.

Tirana kryeson, e pa shqetësuar mbi vazhdimësinë dhe me siguri të plotë ndaj objektivit të vetëm që ka, titullin e 26-të. Pas suksesit të rradhës përballë Dinamos me rezultatin minimal 1-0 në “Elbasan Arena”, bardheblutë janë shumë pranë “kyçjes” së trofeut duke mos i lën vend imagjinatës për ndonjë përmbysje të mundshme në ndeshjet e fundit. Një realitet që tashmë po kuptohet nga të gjithë, sidomos në ambientin bardheblu ku entusiazmi tashmë është rritur akoma më shumë.

5 ndeshje rradhazi pa humbje dhe në distancë prej 13 pikësh nga vendi i dytë që mbahet nga Laçi janë vërtetë shumë për të bërë të pamundur ngritjen e një hipoteze për ndryshimin e hierarkisë në tabelën e klasifikimit, kur mbeten dhe 10 ndeshje nga përfundimi i sezonit.

Në anën tjetër kemi luftën për një vend në kupat e Europës, aty ku janë në garë tre skuadra, por për koiçidencë të fatit të treja dështuan të merrnin pikë në këtë javë. Egnatia befasoi Vllazninë në shtëpi në shifrat 3-0, Kastrioti fitoi minimalisht me Partizanin , ndërsa Kukësi gaboi në përballjen me Skëndërbeun duke u ndalur në barazim 1-1 në Korçë.

Rezultatet janë zhgënjyese për objektivat që këto skuadra pretendojnë. Europa është aty, me tre pozicione të garantuara, përfshirë këtu dhe vendin e dytë në të cilin ndodhet Laçi. Janë dhe 10 ndeshje deri në fund për të luajtur dhe skuadrat janë të vetëdijshme se për të koleksionuar një vend në garat ndërkombëtare, nuk duhen toleruar gabimet dhe lëniet e pikëve që mund të peshojnë shumë në renditjen përfundimtare të kampionatit.

Gara për mbijetesën sa vjen dhe bëhet më e fortë. Sukseset përballë Vllaznisë dhe Partizanit kanë bërë që Egnatia me Kastriotin të jenë “kokë më kokë” në luftën për të qëndruar mes më të mirave të Superiores. Kastrioti është në zonën e sigurisë, me një pikë më shumë se Egnatia në zonën e play-off, ndaj në javët në vazhdim pritet një betejë shumë interesante mes këtyre dy skuadrave që do të diskutojnë deri në fund mbijetesën.

Dinamo dhe Skëndërbeu. Janë në vendet e fundit të klasifikimit dhe për nga emri që kanë këto dy skuadra me të drejtë mund të themi se nuk e meritojnë të “dënohen” për ecurinë e dobët që kanë kaluar këtë sezon. Dinamo erdhi në këtë kampionat si një forcë e vjetër, një klub me histori që u ringrit pas peripecive në kategoritë e ulëta, ndërsa në anën tjetër Skënderbeu po e vuan akoma dënimin e UEFA-s për pezullimin nga arenat ndërkombëtare, diçka që ka reflektuar dhe në projektin e klubit ku shumë emra me peshë janë larguar, ndërsa të rinj janë afruar dhe rrjedhimisht kanë pasuar me ecurinë aktuale në kampionat.

Dinamo afroi Vanolin, pas largimeve të Shkëmbit dhe Devollit. Debutimi i italianit përkoi me derbin e kryeqytetit, përballë Tiranës kryesuese, por nuk mundi të linte shenjë vetëm pas tre ditësh nga emërimi i tij në krye të dinamovitëve.

Një humbje që mund të pranohet si një mësim për teknikun, i cili tashmë do ketë dy muaj në dispozicion për t’i garantuar skuadrës dhe tifozëve qëndrimin në Superiore.

Në anën tjetër është Skëndërbeu. Pas afrimit të Skënder Gegës, korçarët kanë siguruar vetëm dy pikë në dy ndeshjet e fundit. Gega ka një detyrë shumë të vështirëm thuajse në kufi të të pamundurës për të shpëtuar nga rënia nga kategoria.

Momentalisht, Skëndërbeu ka vetëm 19 pikë në 26 javë, 8 më pak se Egnatia që ndodhet në play-off. Mundësitë janë minimale, por për Gegën asgjë nuk është e pamundur, ndaj do të kërkojë maksimumin në këto javë të mbetura për të mbajtur të gjallë shpresën për të qëndruar sërish në kampionat.

/zoom.al

Lufta në Ukrainë drejt fundit, Turqia: Kievi dhe Moska, shumë pranë marrëveshjes!

Turqia ka siguruar se Rusia dhe Ukraina kanë bërë përparim në negociata dhe janë afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund pushtimit.

Mediat italiane shkruajnë se jo nuk është e lehtë, pasi lufta është duke u zhvilluar.

“Civilët po vriten, por duam të themi se negociatat po përparojnë”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Ankaraja është në kontakt me ekipet negociuese të të dy vendeve dhe “po luan rolin e ndërmjetësit dhe lehtësuesit”.

Sakaq, për nesër është paralajmëruar bisedime të reja mes palëve. Kjo është konfirmuar nga TASS.

FOTO/Miniera e vdekjes në Tropojë ku humbën jetën dy minatorë të shtunën

 

Dy persona, të moshës 41 dhe 43 vjeçare humbën jetën një ditë më parë në minierën e Lajthizës në Tropojë.

Shkak u bë shembja e një masivi dheu i cili i zuri nën të.

Zoom.al ka siguruar foton nga hyrja e një prej galerive të minierës. Siç shihet edhe në foto miniera është në një gjëndje shumë të keqe dhe pa asnjë lloj sigurie për minatorët.

Nuk dihet sesi pronarët e kësaj miniere kanë marrë të drejtën për të kryer veprimtari në brendësi të saj, pa plotësuar as kushtet minimale të sigurisë.

Ulen ndjeshëm infektimet me covid, shënohen vetem 48 raste

Mbeten të ulëta infektimet me covid në vendin tonë, teksa në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 48 raste nga 864 testime të kryera.rënie kanë pësuar edhe shtrimet në spital ku aktualisht gjenden të shtruar vetëm 31 pacientë. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk ka pasur humbje jete.

Njoftimi I Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 864 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, 7 në Fier, 3 Himarë, Sarandë, 2 në Kukës, Delvinë, Kuçovë, 1 në Has, Kavajë, Patos, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Memaliaj, Korçë.

Janë 617 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,984 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (20 Mars 2022)

 

Raste të reja ditore           48

Të shëruar në 24 orë        45

Të shtruar në spitale         31

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   864

 

Testime totale               1,767,907

Raste pozitive                   273,088

Raste të shëruara             268,984

Raste Aktive                        617

Humbje jete                        3,487

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë              274

Fier                  103

Vlorë                79

Kukës              30

Elbasan           29

Gjirokastër      24

Korçë               16

Shkodër          15

Berat               15

Lezhë              13

Durrës             13

Dibër                 6

 

 

Juventus likuidon edhe Salernitanën, hedh “sytë” nga titulli

Juventus mori fitoren e katërt radhazi, e fundit në shtëpi ndaj modestëve të Salernitanës në shifrat 2-0. Lojë racionale me pikë maksimale, duke e ngushtuar diferencën me kreun në 7 pikë, kur mbeten edhe 8 javë nga fundi i Serie A.

Bardhezinjtë e gjetën shumë shpejt golin e avantazhit me anë të Dybala. Sulmuesi argjentinas shënoi që në minutën e pestë pas pasimit të marrë nga Vlahovic.

Ky i fundit shënoi vetë në minutën e 25-të, duke mos e vënë në dyshim fitoren. Sulmuesi serb merr kreun e shënuesve më të mirë në Serie A me 21 gola, aq sa ka edhe Immobile, por Vlahovic ka dhënë një asist më shumë. Tashmë te Juventus besojnë se mund të marrin edhe kreun.

Ushtarët rusë mes lotësh: Putini një gënjeshtar, trupat tanë po hidhen në varre masive

Ushtarët rusë të kapur rob në Ukrainë i kanë kërkuar popullit të tyre të ngrihen kundër Vladimir Putinit, ndërsa paralajmërojnë kolegët e tyre ushtarë se po hidhen në varre masive. Grupi i ushtarëve kanë folur për një konferencë për shtyp në agjencinë e lajmeve Interfax-Ukraine.

Alexei Zheleznyak, një ushtar i brigadës së 34-të të veçantë të pushkëve të motorizuara të stacionuar në Republikën Karachay-Cherkess të Rusisë , iu dorëzua forcave të vendit kundërshtar.

Ai e paralajmëroi Putinin se kurrë nuk do të ishte në gjendje të dërgonte trupa të mjaftueshme në Ukrainë për të pushtuar vendin.
“Putini, pa shpallur luftë, po bombardon banorët, spitalet , qytetet e Ukrainës,” tha ai, sipas përkthimeve të konferencës për shtyp.

“Popull i Rusisë, mos i shikoni zombit. Populli ukrainas është një popull trim. Ata do ta ndalin këtë pajisje (ruse) edhe pa armë. Ata janë të bashkuar.
“Sado që Putini të dërgojë trupat e tij këtu, ai nuk do ta pushtojë këtë territor… Komandanti ynë i përgjithshëm është gënjeshtar dhe mashtrues i gjithë popullit tonë.

Ai mashtroi jo vetëm ne, por gjithë Rusinë. Ai thjesht na bëri fashistë.

Mustafaev Mugsad, i brigadës së 34-të të veçantë të pushkëve me motor të Federatës Ruse, u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të injorojnë propagandën shtetërore për luftën.

“Si njerëzit janë ulur në bodrume për ditë të tëra, si vdesin,” tha ai për ukrainasit që aktualisht strehohen nga bombat ruse.

“Nuk do të thosha nëse nuk do ta shihja vetë. Njerëzit do ta kujtojnë agresionin tonë për shekuj.

“Njerëz, ushtarakë të Rusisë, më në fund hiqni syzet rozë dhe shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë”, tha ushtari.

Publikimi i videove të robërve të luftës është një zonë gri në Konventën e Gjenevës – një traktat ndërkombëtar i krijuar për të rregulluar luftën.
Neni 13 i traktatit thotë se “të burgosurit e luftës duhet të mbrohen në çdo kohë, veçanërisht nga aktet e dhunës ose frikësimit dhe nga fyerjet dhe kurioziteti publik”.

Nuk është e qartë se në çfarë kushtesh po shfaqeshin ushtarët në konferencën për shtyp dhe nëse ata u detyruan apo u detyruan të flisnin kundër Kremlinit.
Është gjithashtu e vështirë të matet se cili është niveli i mbështetjes për luftën në Rusi.

 

Beniada lë përfundimisht Italinë, jeta e re në Tiranë dhe tentativa për biznes

Beniada gjeti pas “Big Brother Vip” famën që nuk e gjeti dot si modele në Itali. Qëkur ishte brenda në shtëpinë e “Big”-ut, asaj iu ofrua posti i moderatores në “Procesin Sportiv”.

Por me të dalë, ajo mori edhe një tjetër format, ku pas disa javësh do ta shikojmë edhe në “E diell”. Kështu ka nisur një jetë e re për modelen, e cila dita-ditës është më pranë ëndrrës së saj.

Bëhet me dije se Beniada ka lënë përfundimisht jetën në Itali, duke u zhvendosur në Tiranë, ku mund të jetë më pranë punëve dhe projekteve të shumta që e presin. Ditën e djeshme, Beniada ka zbuluar se ka marrë edhe një banesë në Tiranë ku ka ndarë edhe një foto nga shtëpia e saj. Natyrisht që shtëpia luksoze, të cilën ajo e publikoi në rrjetet sociale është e marrë me qira dhe jo e blerë.

Shtëpia e re është në një lokacion të lakmuar për Tiranën, që tashmë i shtohet edhe një banore tjetër të famshme. Ajo që kemi mundur të mësojmë është se veç planeve për në televizion, Beniada po përgatitet për t’i hyrë edhe botës së biznesit.

Ish-finalistja e “Big Brother”-it po mendon të hap edhe linjën e saj të veshjeve në Tiranë. Duket se famën e fituar nga loja 136-ditëshe, ajo do ta përkthejë në para tashmë që gjithçka ka përfunduar.

Mbetet për t’u parë nëse ajo do të zgjedhë të sjellë një linjë të brendshmesh, apo një linjë tjetër të veshjeve për publikun. Ndërkohë që gjithçka mbetet e njëjtë në jetën e saj private. Modelja e pozave nudo vijon të jetë “single”, ndonëse si ka deklaruar dëshiron një mashkull shqiptar në krah. Të gjithëve i bëri përshtypje deklarata që ajo bëri për Arditin pak javë më parë.

Arditi dhe Beniada ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Madje pas daljes, këngëtari u shpreh se do e priste jashtë modelen për të vazhduar njohjen. Ndërkohë, Beniada teksa ishte e ftuar në “E diell” ku u pyet: Arditi ka thënë që kur të dalë Beniada, do ta thotë ajo mendimin e saj në njohjen që ne kemi krijuar në “Big Brother”, pra që do ta vazhdoni jashtë. Arditi po pret akoma apo…?

Modelja tregoi se mes saj dhe Arditit nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë gjë.

“Arditi më duket se po fle akoma me biberon në gojë. Nuk kemi pasur asnjëherë diçka, as ai nuk ka pasur pëlqim për mua, as nga ana ime nuk ka pasur interes. Është një shok shumë i mirë, por më shumë se kaq nuk mund të jetë. Ngacmon kot ai”, tha Beniada.

Kujtojmë se Beniada doli nga “Big Brother VIP” si finaliste me 10 mijë euro dhe si një nga banoret më të pëlqyera nga publiku. Teksa si modele e pozave erotike nuk mund të shkonte më tej në vendin tonë, tashmë si një ndër personazhet më të dashura, ajo do të përpiqet të shndërrohet në një “business ëoman”, por pse jo edhe në një nuse Shqipërie./Panorama

EMRAT/ Kush janë dy vëllezërit që rrahën brutalisht kuzhinierin Indrit Çela në Fushë Krujë

Kanë dalë në dritë të tjera detaje në lidhje me dhunimin e kuzhinierit, Indrit Çela. Ai është rrahur nga vëllezërit Ernest Luka dhe  Donald Luka, të cilët kanë pasur konflikte të hershme me 39-vjeçarin Çela. Ernesti është kapur mbrëmë gjatë operacionit policor te koduar “Derveni”. Ndërsa Donaldi  është shpallur ne kërkim.

Po si ka ndodhur ngjarja?

Policia thote se dy vellezerit, banues në fshatin Derven, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fushë Krujë – Rinas, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, me automjetin e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit, me të cilin udhetonte Indrit Çela 39 vjeç, dhe e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policise

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u dhunua fizikisht, me sende të forta 39-vjeçari I. Ç.

Autorët e dyshuar, dy vëllezërit nga fshati Derven, njëri prej të cilëve, shtetasi E. L., 24 vjeç është kapur mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit policor të koduar “Derveni”.

Vëllai tjetër, shtetasi D. L., 27 vjeç, është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dy shtetas kishin dhunuar fizikisht shtetasin I. Ç., i cili ka deklaruar se nuk i kishte njohur, si pasojë e errësirës, kanë organizuar punën, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, paraditen e sotme, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, ku ka rezultuar se:

Shtetasit E. L., dhe D. L., vëllezër, banues në fshatin Derven, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fushë Krujë – Rinas, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, me automjetin e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit, me të cilin udhetonte shtetasi I. Ç., 39 vjeç, dhe e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Shtetasi E. L., është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Derveni”, ndërsa vëllai i tij shtetasi D. L., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultat se mes shtetasve I. Ç., dhe vëllezërve E. L., e D. L., ka pasur konflikte të mëparshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale  “Plagosje e rënde me dashje”, e kryer ne bashkëpunim.

 

Vendimi i Ministrisë, ja rrugët ku do të ndërpritet ndriçimi për shkak të krizës së energjisë

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur importi i energjisë do të jetë më i madh sesa prodhomi vendas. Po ashtu ministrja u shpreh se i kanë kërkuar ARRSH që të ndërpresë ndriçimin në akset automobilistike kombëtare.

“I kemi kërkuar ARRSH që të ndërpresë ndriçimit në akset kombëtare. Do përmend disa prej tyre, aksi Tiranë-Durrës, By Passi i Durrësit Plepa – Kavajë-Rrogozhinë, Qafë e Kasharit- Rinas, Lin-Pogradec, By Passi i Shkodrës, Korçë-Ersekë, Ura Kajdarit-Qafë Gjashtë, tha Balluku.

Nga ana tjetër ajo tha se do të kërkohet nga bashkitë që pas orës 00:00 të ndërpresin energjinë e pa nevojshme. Balluku theksoi se duhet të kursejmë energji, pasi çmimet e importit janë të larta dhe nuk duhet të futemi në situatën që të na ndërpritet shërbimi i energjisë gjatë periudhave të ndryshme të ditës.